OUR HERO BELONGS HERE
http://www.ourprime.org/index.php?cid=1,9
Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO!
Drejtuar: Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë në Hagë
Ne, të nënshkruarit, kërkojmë që z. Ramush Haradinaj t’i ofrohet e drejta për ta mbrojtur veten në liri. Z. Haradinaj, puna e të cilit si Kryeministër është çmuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për rrugën e Kosovës drejt një vendi demokratik dhe paqësor. Ai konsiderohet si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, jo vetëm nga qytetarët tanë, por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Nën udhëheqjen e tij energjike dhe të efektshme, Kosova ka bërë një progres të konsiderueshëm drejt plotësimit të standardeve të vendosura nga Bashkësia Ndërkombëtare. Duke dhënë dorëheqjen si Kryeministër, z. Haradinaj edhe njëherë tregoi devotshmërinë e tij për Kosovën përmes këtij veprimi që tregon pjekuri dhe patriotizëm. Fakti që ai ka dhënë dorëheqjen dhe ka vendosur të ballafaqohet me padinë e Tribunalit të Hagës vetëm flet për karakterin e tij të sinqertë dhe sensin e tij të përgjegjësisë.
Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO! Lëreni atë të vazhdojë punën e tij më se të suksesshme drejt pajtimit dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin.
Për të gjitha këto dhe të tjera arsye, ne kërkojmë që atij t’i lejohet rikthimi në vendin e tij dhe ta mbrojë veten në liri.
http://www.ourprime.org
Krijoni Kontakt