Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 235
  1. #141
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Tani une ju ftoj te mirrni pjese prape ne kete teme!

  2. #142
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Ata qe ishin arkitektet e atllasve te Akropolit, e te Olympit, e te greqishtes e Greqise moderne - do te rilinden perseri...!

    Historia europiane i ka rrenjet ne Ballkan dhe ka nje shekull qe po lekundet shkencerisht dhe pseudo-shkences greke po i dridhen themelet - illiret jane gjalle dhe illirishtja nuk eshe gjuhe e vdekur - kur flitet nga shqiptaret!

    Seshpejti do te dali illirishtja e re ne shesh bote! BOTA ILLIRE trekontinentale - NILL - HIND - HILLER edhepse sot duket e nendheshme - do ta verifikoj vetveten!

    Fonetika Historike e Formologjia Historike e illirishtes prej Botes Hillire, eshte thelle ne Shqipen e lashte - qe nga Thoti, e do ta Thote te verteten perseri - para se ciles Thotishte, perseri do te rinjihet E VERTETA E BOTES!

    Illiret jane gjalle!

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Historia Europiane e ka rrenjet ne trojet e banuara me shqiptare..sipas Iliranit.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  4. #144
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ari, edhe si emer ka dy kuptime edhe nga klubi i bolksit, mund te na japi ndonje novatorizem illirian...

    ato troje te banuara me shqiptaret illirian, jane djepi i kultures europiane e me gjere - e nuk ka ndnje popull (sipas madhesise se tij demografike sot),qe i ka dhene botes heroj, strateg, burreshtetas, arkitekt te kultures jovetem europiane ma shume...

    po ari ende flet nga ringu...

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    pershendetje illyrian

    jane interesante sugjerimet e tua per temen. per nje gje jam bere shume kurioze (kureshtare, po nuk para e perdorim me ne shqip kete!!), ku e ke lexuar ate qe Aleksandri i Madh i thoshte ushtareve te vet zjarr ore.

    Te lutem mu pergjigj

    Gjithe te mirat
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  6. #146
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    bora, eshte nje tjeter me emrin illyrian...

    pyete ndonje te vjeter, si fliste Leka i Madh, e ai do te thote sikur ti - shqip... Leka gjate shprehjes se urdherave ushtarake, eshte ndegjuar edhe nga authore antik, te cilet e kane ndegjuar duke folur 'nje gjuhe qe nuk ishte as greke, as latine...'nje gjuhe barbare' thoshin ata...e cila eshte ajo gjuhe 'barbare', per ta vetem shqipja - qe tregon urrejtjen aq te madhe ndaj illirishtes?

    I gjithe kombi shqiptar e din se Leka i Madh ishte shqiptar e fliste shqip! Gjate shkollimit te tij ai mesoi edhe gjuhe tjera te kohes, por edhe luftoi kunder grekeve dhe greket i kishte kundershtar direkt e indirekt ne ndihmat e tyre ushtrive te huaja, kur ishte Leka ne beteja me ta, si me persianet etj...

    Nese ka shqiptar sot qe dyshon ne origjinen e Lekes se Madh - ai
    nuk e din kush ishte leka i Madh as Leka i Vogel! Lexoni authoret antik grek e latin e oriental, do te mesoni ma teper per Leken!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Falemndnerit per pergjigjen, por eshte shume e pergjithshme dhe nuk i pergjigjet pyetjes qe bera.

    Po ta bej edhe nje here, ne c'liber shkruhet kjo qe Leka u ka pas thene ushtareve te vet "zjarr ore" apo e ke thjesht gojedhane.
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Gazmend,

    Kam pas fatin te takoj historian qe kane studiuar kete teme per me shume se 50 vite. Nje historian i cili kishte hulumtuar me vite te tera arkivat e Stambollit, Londres, Romes e te Parisit. Nje tjeter historian I MADH gjendet edhe ketu ne forum. Zbuloje ti vete se cili eshte.

    Nese edhe ti je njeri nga ata qe kane studjuar kete teme ne keto 30 apo 40 vitet e fundit dhe ke ardh deri ne perfundim se disa shkrime ketu jane vetem marrezira, urdhero e na sjell kunderargumente. Ne kete menyre do te behej interesante sepse kemi nje person i cili na verteton se jemi gabim.

    Psh, gjeje se paku nje fakte i cili me te vertete na mbush mendjen se Leka i Madh ishte Greke. Jam munduar qe sa vite te gjeje nje fakte te till por skam pas suksese. Nga kjo pyetje edhe rrjedh besimi se ne qfare gjuhe ai u fliste ushtareve te tij.


    Huggos,

    Po me befason sa mire e di Shqipen. Nuk mesohet Shqipja aqe lehte a? Ndoshta edhe je Shqiptar. Hiq larg mendjes.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Kam mesuar se nena e Alexandrit ishte Ilire, por ende nuk kam lexuar shkrime qe kontendojne se Alexandri fliste shqip. Ai ka qene nje adhurues i madh i rakise keshtu qe shumicen e rasteve ka qene i dehur, prandja edhe nuk e kane kuptuar se cfare fliste ai. UNe nuk i kuptoj shoket e mi kur ata jane te dehur.


    Kisha pas deshire me lexu dicka konkrete lidhur me ate se cfare ka thene Alexandri ne beteje. Ma tregoni autorin dhe librin, do ta lexoje me nje vullnet te jashtezakonshem.

    Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Pershendetje Ari,

    Sipas mendimit tim do te ishte shume veshtire te vertetohet se ai fliste shqipe, kur kuptohet se i vetmi shkrim ne ate kohe ishte greqishtja. Pra edhe nese ai fliste shqip, ne dokumente eshte perkthyer ne greqishte. Pra ne nje gjuhe univerzale, siq eshte anglishtja sot. Te gjithe ata qe ishin personalishte aty me Aleksandrin i kane shkruar librat pas vdekjes se tij. Nuk kane mund te shkruajne gjate luftes.

    Eshte interesant ketu se si nje numer i deshmitareve (ti quaj shkrimtar) japin nje pasqyre te kunderte te Aleksandrit. Ne njeren ane gjenden Callisthenes, Onesicritus dhe Cleitarchus, te cilet njihen si retorik, apo thjeshte 100 % Greke.

    Kurse ne anen tjeter gjenden Ptolemy dhe Arisobulus, si deshmitar me real dhe pa perkufizime, qe me jep dyshimin se ishin Shqiptar.

    Nga deshmitaret me te preferueshem nga historianet boteror jane Ptolemy si komandant i tij dhe Aristobulus. Nga deshmite e ketyre eshte bazuar Arrian ne librat e tij. E kam lexuar nje liber te tij quhet "The Campains of Alexander" dhe e kam porosit ne Amazon.com librin ne te cilin shkruan mu per kete qe ti po kerkon dhe quhet Anabasis. Si duket edhe Plutarch paska disa referenca te dialogut mes Aleksandrit dhe nenes se tij.

    Kemi fakte te panumerta qe vertetojme se ai nuk ishte greke, kjo eshte edhe arsyeja pse ne dyshojme se ai ishte Shqiptar. Besimi im eshte qe nje studim i madh i Aleksandrit do te na jap te gjitha pergjigjet qe na interesojne.

    Nderime,

  11. #151
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Maqedonet thone se ai ishte maqedon. C'thuani ju?

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Ky eshte problemi me i vogli per sa i perkete Aleksandrit te madh.

    Maqedonet siq e dime ne dhe e gjithe bota jane asgje tjeter pos Bullgar. Ne jemi Kosovar, por per nga kombesia jemi Shqiptar dhe shpresoj te mbetemi ashtu pergjithemon.

    Kudo qe kame lexuar per kete pyetje kam gjete shkrime nga te huajte normal si: "Maqedonet dhe Bullgaret e kuptojne njeri tjetrin pa perkthyes.

    Nese pra vertetojme se Maqedonet jane Bullgar, dhe shiqojme se Bullgaret kishin ardhure ne Ballkan ashtu para 1500 viteve (keshtu shkruan ne historine e tyre) atehere nuk eshte e mundeshme qe Alexandri te ishte Bullgar, sepse kishte jetuar 800 vite para kesaj kohe.

    Dhe normal te njejten pyetje ne e bejme edhe per Keltet, apo Rumunet.

    Keltet ne kete kohe kishin emigruar ne veri, kurse per Rumunet ende duhet te bejme hulumtime. Une personalishte nuk di mjafte per ta. Vetem se deri me tani ata asq qe kane permend Aleksandrin.

    Ne duhet te jemi realista, se perndryshe vetem dalim qesharak, kete e kuptoj, por sipas mendimit tim qesharak jane Greket te cilet pa kurfar fakti, vetem pse Aleksandri dinte te fliste Greqishte e sidomos Bullgaret e Maqedonise, qe si mbeshtetje te vetme kane vetem emrin te cilin Titoja ua dhuroi para disa viteve.

    Nderime,

  13. #153
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    starcraft, ke te drejte, une e konsideroj si bashkatdhetare timin, pra MAQEDON!!!

    Flm

    PS: pelasgina, kij kujdes vellau im, se edhe mediat perendimore nuk e bejn kete gabim, bullgare mund te jene SLLAVOMAQEDONET. Nese te kam kuptuar, kete doje me thene, apo?
    albanish by nature

  14. #154
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuh Musa, ti nuk je maqedon por je shqiptar qe jeton ne Maqedoni. Fakti qe e ke pasaporten maqedonase ndoshta nuk te ben maqedon ty. Ndarje te tilla bejne vetem ata qe e kane per qellim dobesimin e ndarjen e kombit. Gejxhianet e kohes sone.

    Ne te gjithe jemi vellezer, prandaj edhe ti duhesh ta ndiesh veten si vella.

    Te pershendes,

    StarCraft

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Nuh, faleminderit

    Po, do te jem me shume i kujdesshem rrethe perdorimit te termave. Normal qe kisha ndermend keta qe e quajne veten Maqedon. Pra duhet ta permiresoj kete gabim dhe ta perdori termin sllavo-maqedon.

    Gjithashtu pajtohem me Starkraft.

    Qfaredo ndasie dhe ne qfaredo menyre ne duhet ta kundershtojme. Edhe pse une jam i lindur ne Kosove une kurr nuk kam thene e as qe do te them se jam Kosovar, por Shqiptar, me mish e me shpirt. Te gjithe Shqiptaret kudo qe jane duhet te deklarohen si Shqiptar e asgje tjeter.

    Perderisa te flasim Shqip ne jemi Shqiptar

  16. #156
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Sa per sqarim:
    Aleksandri i madh NUK ka qene shqiptar.Sepse thjesht fjala Shqiptar u perdor per here te pare ne shekullin e XVII pas eres sone. Mund te kete qene ilir ose maqedon ( shenim kur them maqedon nuk nenkuptoj sllavomakedonet e sotem , por maqedonet e lashte qe u zhduken si komb).
    Ne baze te librit "Historia e Aleksandrit te madh dhe pasrdheseve te tij" te studiuesit gjerman Dreusen, nena e Aleksandrit te Madh quhej Olympia dhe ishte EPIROTASE. Kurse i ati Filipi ishte maqedonas. Ne librin e Dreusen fjala Iliri dhe ilire permendet rreth 53 here ( ne 1200 faqe liber). Dhe keto me teper ne kapitujt e pare ku pershkruajne se si Aleksandri i Madh konsolidoi kufijte perendimore te shtetit te Maqedonise nga sulmet banditeske te ilireve. Pasi i nenshtroi iliret, ai nenshkroi paqe me mbretin Gent. Ne baze te protokollit te paqes ( sipas Dreusen gjithnje) iliret u detyruan te dergonin forca ushtarake ne ndihme te maqedonasve ne fushatat e mevonshem te Alekasandrit ne Lindje. Dreuseni i numeron keto forca ne 300 vete, por historiane te tjere e cojne kete numer ne 3000 vete. ( shenim :ne kulmin e saj ushtria e Aleksandrit te Madh numeronte 250 mije vete).


    Eshte per tu habitur se sa kembengules jane Pelasgian dhe Starcraft per origjinen shqiptare te Aleksandri te Madh.
    Leka i Madh eshte nje figure komplekse e antikitetit. Dihet boterisht qe ai perhai qyteterimin grek ne Lindje, jo ate ilir. U be i njohur si strateg duke perdorur falangen maqedonase , jo ilire.
    Njekohesisht njihet dhe si KASAPI i popujve sepse i masakroi popujt te cilet nenshtroi.
    Sipas disa studiuesve amerikane te universitetit te Wisconsin, studimi vitit 1999, i bazuar ne shkrimet e autoreve te lashtesise se kishin referenca per vdekjen e Lekes se Madh, del qe Leka i madh ka vdekur nga salmonela, semundje te cilen ja ka tranmestuar " i dashuri i tij" , i cili kishte vdekur nje muaj me pare nga e njejta semundje.
    Nuk e di se sa krenare duhet te ndihemi ne se Leka i madh eshte shqiptar ( sipas jush) dhe njekohesisht kasap i popujve por edhe homoseksual !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Me respek Toro.
    "Who is John Galt?"

  17. #157
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    I nderuar Toro,

    gabim e ke kryekeput.

    Une nuk po ngul kembe, madje kjo eshte hera e pare qe e permend Leken e Madh. Une vetem pyeta se cka mendojne bashkekombasit e mij per tezen se Leka i Madh qe maqedon.

    Nese kjo te ka prekur ne ndienja patriotike (ashqiptare) te lutem te me falesh.

    Perndryshe,

    enderra te kendshme.

    StarCrsaft

  18. #158
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gjuha shqipe rrjedh drejtperdrejte nga Pellazgishtja, pra eshte trasheguesja e vetme e gjuhes origjinale pellazge e pandryshuar aspak fare, dhe si te tille ne folesit e kesaj gjuhe te madherishme, jemi trasheguesit e drejtperdrejte pellazg. Duke u nisur nga ky fakt, pra qe gjuha jona eshte pasardhesja direkte e gjuhes pellazge dhe nga fakti tjeter qe gjuhet greke, romake rrjedhin nga gjuha pellazge atehere ne shkencerisht mund te konkludojme se gjuhet greke, romake rrjedhin nga gjuha shqipe.
    Kjo eshte shume e qarte dhe e logjikshme
    Dhe poashtu mos te harrojme faktin se ishin te huajt ne kohet moderne te paret qe e vertetuan kete fakt pothuaj te harruar te lingusitikes boterore.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Toro,

    Kembengulje apo besim, sidoqofte.

    1 Fjala SHQIPTAR nuk permendet as sot, por Albanian etj.

    2 Maqedonasit e lashte nuk u zhduken si komb. Nje komb mund te ndryshoj, mund ta nderroj vendin e banimit, mund ta nderroj vete emrin qe shquhen, psh nga Shqiptar ne Kosovar, mund ta nderrojne emrin e shtetit te tyre, por kurrsesi nuk mund te zhduken si persona fizik dhe si gjuhe. "Aleksandri u fliste ushtareve te tij ne nje gjuhe qe Greket nuk e kuptonin".

    3 Historia e Aleksandrit dhe Pasaardhesit e tij. A ke mund te kuptosh pra se kush ishin Pasaardhesit e tij, se paku sipas mendimit te Dreusenit.

    4 Serbet vetem para disa viteve vran me shume se 200 000 veta. Vrasje te pashpjegueshme ende jane duke bere Amerikanet, si vendi me demokratik ne bote. Aleksandri ka jetuar para 2300 viteve. Dhe perseri nuk mund te krahasohet. Ai u ipte shanse kundershtareve te tij qe te dorezoheshin. Ata qe dorezoheshin, i nenshtronte, por ua falte jeten. Dhe kete Aleksandri gjithemon e praktikonte. Ai bente nje dallim pasi okuponte ate vend. Emeronte prijesin te zgjedhur legjitim nga vete populli i atij vendi. Ne kete menyre ai krijonte aleat te forte kudo qe shkonte.

    5 Deshmitaret me real per Aleksandrin njihen Ptolemy dhe Aristobulus. Kishte edhe deshmitar tjere si psh Callisthenes i derguar i drejteperdrejte i Aristotelit, si nje emisar i Athines. Shumica te mos themi te gjithe historianet boteror e marrin ate dhe disa deshmitar tjere si retorik, deshmitar me fjale tjera qe e urrenin Aleksandrin dhe shkruanin keqe per te. Te mos harrojme se genjeshtrat kane ekzistuar edhe ne ate kohe, jo vetem tani. Keta te fundit shkruanin per Aleksandrin si homoseksual, i dehur, etj.
    Eshte nje fakte ketu, qe askush nuk mund ta mohoj. Ne asnje liber te ketyre deshmitareve nuk shkruan se dikush e ka pare Aleksandrin ne aktin e dashurise me ndonje mashkull tjeter. Te gjitha keto jane vetem supozime, besime.

    6 Disa pasaardhes te Aleksandrit te Madh, ishushtar te tij, qe quhen fisi Kalash ne nje kohe u ndalen ne nje pjese te Pakistanit, u martuan me vajzat lokale dhe ende pas 2300 viteve gjenden aty. Tregimet e tyre rreth Sikander Azem jane barte nga gjenerata ne gjenerat.
    Fisi Kalash nese nuk ke qene i vetedijshem ende ekziston ne Shqiperi. Kjo eshte nje lidhje e drejtperdrejte e ushtareve te Aleksandrit me nje fise Shqiptar sot. Le te dalin kushdo qofte Amerikan, Greke, Italian e ta mohojne kete. Sepse une me pak fate do te shkoj ti vizitoj ata personalishte. Dhe sipas Prof Dr Skender Rizaj ata ende bajne plisin.


    Mund vetem ta perserise. Ky eshte besimi im i padyshimte per kombesine e Aleksandrit. Deri me tani as nje fakte nuk kam mund te gjeje e cila me bene te besoj te kunderten.

    Nderime,

  20. #160
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mire de mire, natyrisht se jam shqiptare, ketu nuk ka luhatje, por per tu kuptuar me mire, duhet te ndertojm nje hirarhi, shqiptare jemi te gjithe, por trojet nga ne vijm, ose banojm kane emra te vecante. Dhe principiel, nese dikush ne ditet e sodit ka te DREJTE te mburet me emrin MAQEDON, atehere me se shumti shqiptaret e maqedonise.

    Eshte problem TEKNIK, ky emertim, ne essence nuk prek.

    Flm
    albanish by nature

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhėve tė huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Greqishtja E Lashte Dhe Shqipja
    Nga Seminarist nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 640
    Postimi i Fundit: 24-08-2017, 03:55
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •