Williams dhe Kate tė dashuruar seriozisht


Nga Londra
Muhamed Veliu


10 Prill Romanca e princit anglez pėr shoqen e klasės po pėson gjithnjė rritje

A ėshtė Kate Middleton mbretėresha e ardhshme e Anglisė?

Williams, princi anglez, i cili ka pushtuar zemrat e mijėra vajzave nė botė, po pėrjeton njė romancė fantastike me Kate Middleton.

Pavarėsisht se ata nuk e kanė deklaruar publikisht faktin se tashmė janė tė dashuruar, gjithnjė e mė shumė po duket se miqėsia e tyre filluar dy vjet mė parė, po konsilodohet dukshėm dhe ėshtė nė rritje dita-ditės.

Njė gjė tė tillė e tregojnė fotot, qė kanė mbushur gazetat britanike, ku ai sė bashku me babanė e tij Charlsin dhe vėllanė ēapkėn Harry, kishin ftuar pėr ski edhe bukuroshen Kate. Pėr vajzėn e cila i “vodhi” zemrėn princit 22-vjeēar, ėshtė viti i dytė qė ajo i bashkohet familjes mbretėrore pėr ski. Prezenca e saj ėshtė komentuar si shumė sinjifikante, pasi princin Charls e ndajnė vetėm shtatė ditė nga martesa.

Ėshtė mėsuar se ka qenė vetė Charlsi ai qė ka bėrė ftesėn qė e dashura e djalit t’i bashkohet atyre pėr pushimet dimėrore. Burime nga familja mbretėrore i thanė gazetės “The Sun” se “tani Kate po trajtohet njėsoj si pjesė e familjes”, duke shtuar se “Charls sė bashku me princin Harri, janė tė dashur me tė, dhe duket qartė qė prania e saj po i bėn tė ndjehen tė lumtur.” Ftesa e Charlsit padyshim ėshtė ndėrmarrė pasi ai e di sa shumė tė dashuruar Williams dhe Kate janė. Nė lidhje me kėtė “The Sun”, duke iu referuar po tė njėjtit burim saktėson se “lidhja e ngushtė qė ata po pėrjetojnė, ėshtė shenja e qartė qė tregon se dashuria midis tyre ėshtė e zjarrtė. Kate shikohet nga Williams si gruaja e tij e ardhshme. Duke parė tė gjitha kėto zhvillime pozitive nė dashurinė e princit, i cili ka trashėguar shumė nga nėna e tij, princesha Diana, kėshilltarėt mbretėror kanė filluar pėrgatijen e terrenit pėr prezantimin e tyre sa mė denjėsisht nė publik. Njė pushim i shkurtėr nė resurset e skive nė Kloster tė Zvicrės pėr Charlsin pėrpara martesės, ka qenė njė arsye e mirė dhe shfrytėzuar nga kėshilltarėt e princit pėr tė sjellė ngadalė nė publik figurėn e 22-vjeēares, qė tashmė duket pjesė e familjes. Ndėrkohė disa javė mė parė ėshtė raportuar qė vetė Charlsi, tė jetė takuar me tė dashurėn e djalin e tij, pėr tė dhėnė bekimin kėsaj lidhjeje.

Ski, dashuri dhe paparacė

Williams dhe Kate po qėndrojnė sė bashku me princin Charls dhe 20 miqtė e tyre nė Kloster tė Zvicrės. Nga fotot duket qartė se ata tė dy duken shumė tė lumtur nė krahėt e njėri-tjetrit, por nga ana tjetėr kuptohet sa i rehatshėm ėshtė Charlsi tė shikohet nė publik me tė dashurėn e djalit. Nė njė nga fotot qė mbajnė firmėn e fotografit mė tė njohur britanik, Jason Fraser, Williams nė njė shikim nga afėr ėshtė buza gaz teksa bisedon mė tė dashurėn e tij, ndėrsa babai i tij, Charls, po shikon nė drejtim tjetėr indiferent, duke i lėnė ata tė qetė.Vėllai i Williamsit, Harry, cilėsuar si “princi i skandaleve” ka veshur njė kapuē tė zi, dhe qėndron ulur nė njė tavolinė tjetėr afėr tyre. Edhe ai ėshtė parė tė shoqėrohet me njė vajzė nga Afrika e Jugut, e cila kėsaj here nuk i ėshtė bashkuar atij pėr tė shijuar skitė zvicerane.

“Williams nuk ja ndante sytė asaj sapo filluan tė bėnin ski, ndėrsa Harrit, 20 vjeē, padyshim i mungonte e dashura e tij, Chelsey Davy, 19 vjeēe”, shkruan korrespondenti mbretėror i “The Sun”, Duncan Larcombe. Analistėt britanikė tė ēėshtjeve mbretėrore, kanė shpejtuar t’i komentojnė fotot si njė koordinim tė kėshilltarėve tė princit me median nė mėnyrė qė publikut me kujdes t’i tregohet se dashuria dyvjeēare midis simpatikut Williams dhe bukuroshes Kate ėshtė nė rrugė tė mbarė. Por, zyra e princit Charls, Clarence Haouse ka mohuar njė gjė tė tillė, duke deklaruar se ata nuk kanė luajtur asnjė rol nė publikimin e fotove. Njė deklaratė e tillė nuk ka shuar spekulimet pėr vetė faktin se publikimi i fotove nuk ėshtė kundėrshtuar nga Clarenc House. Paddy Harverson, sekretar shtypi i princit Charls, insistoi se nuk ka patur asnjė kooperim nga ana jonė nė publikimin e fotove. ”Kėto foto janė nxjerrė nga disa paparacė jo anglezė, dhe janė shitur. Nga ne nuk ka asnjė lloj bashkėpunimi nė mes”, tha ai.

Kate, vajza perfekte pėr William

Njerėz tė afėrm tė familjes mbretėrore e shikojnė Kate si gruan ideale pėr t’u martuar me Williams. Kate ėshtė 22 vjeēe, ajo u rrit nė njė familje nė zonėn e quajtur Bucklebury Beks. Shtėpia e prindėrve ku jetojnė njė vėlla dhe motra e saj thuhet se kushton njė milion paund. Sikurse motra e saj, Pipa, 20 vjeēe dhe vėllai James, 16, ajo u shkollua nė kolegjin Marlborough, i cili kushtin 22 mijė paund nė vit.

Kate u takua me princin Williams, kur ata tė dy filluan qė tė studionin histori nė universitetin e St Andrew. Njohja e cila u kthye nė dashuri pėr William filloi javėn e parė tė universitetit ne univeritetin skocez, ku ai tani po studion gjeografi, ndėrsa Kate histori. Do tė ishte Williams, ai i cili do tė paguante 200 stėrlina nė njė mbrėmje bamirėsie me paradė mode, ku Kate do tė vishte njė veshje tė tejdukshme (see-through).

Kate ishte ajo, e cila ndihmoi princin qė tė studionte gjeografi nė vend tė historisė, duke mos e lejuar atė tė linte studimet. Nė vitin e dytė tė studimeve, ata jetonin nė njė shtėpi sė bashku me tre shokė, nga ku mė pas lėvizėn nė njė shtėpi tė vogėl. Deri mė tani midis medias dhe zyrės sė princit Charls, Clarence House ishte vendosur njė marrėveshje pėr t’i lėnė ata tė qetė, nė mėnyrė qė tė pėrqėndroheshin te mėsimet. Por, me mbarimin e shkollės dhe graduimit nė javėt nė vazhdim gjerat po rrokullisen me shpejtėsi. Momentalisht, askush nuk ėshtė nė gjendje qė tė thotė se gjėrat pėr ta do tė rrjedhin nė formė mė tė zyrtaziruar, pasi askush nuk kėrkon tė flasė pėr jetėn private tė Williams. Muajin e shkuar zonjusha Middleton ju bashkua Williams pėr ski, gjithashtu ajo ėshtė bėrė njė vizitore e rregullt e rezidencave mbretėrore. Jo vetėm kaq, ajo ishte e ftuar disa kohė mė parė nė darkė festive pėr ditėlindjen e Charlsit, vjehrrit tė ardhshėm.

“Martesa ime me Kate, kur tė jem 30 vjeē”

Princi Williams, ai i cili do tė jetė mbreti i ardhshėm i Anglisė, ka deklaruar: “Unė jam vetėm 22 vjeē, shumė i ri pėr t’u martuar. Nuk dua tė martohem pėrpara moshės 30 vjeē”. Pėr herė tė parė ai ja ka hapur zemrėn e tij gazetės “The Sun”, ku ka folur rreth jetės private brenda familjes mbretėrore, njė nga familjet mė tė njohura nė tė gjithė botėn. Gjatė intervistės sė botuar dje, ka treguar se mezi pret ditėn kur babai i tij do tė martohet me Kamilėn, duke thėnė se ėshtė shumė i ri pėr t’u martuar. Ndėrsa pėr tė dashurėn e tij, Kate Middleton, nuk ka dashur tė komentojė gjatė, por ka thėnė: ”Jam me fat qė kam njė rreth shoqėror qė i besoj”.

Prinici ka pranuar se vėllai i tij, Harry, ėshtė i dashuruar marrėzisht dhe ka shprehur shqetėsim ndaj gazetarėve qė e bezdisin atė shpesh. Pėrpara se tė fillonte bisedėn me gazetarin Duncan Larcombe, princi nė vend qė t’i pėrgjigjej pyetjeve tė tij, ka preferuar qė tė pyes ai i pari. “Ēfarė shkrimi do tė keni pėr nesėr nė gazetė?”

Ndėrsa gazetari ėshtė pėrgjigjur: ”Mė vjen keq t’ju them, por ka tė bėj me ju dhe tė dashurėn tuaj.” Duke qeshur Williams ka pyetur: ”Pse ka kaq interes pėr kėtė histori. Gazetari ėshtė pėrgjigjur: ”Sepse njė ditė ju do tė bėheni mbret dhe nėse do tė martoheni me Kate, ajo do tė jetė mbretėresha jonė”.

Fotoja mbi kokė tė krevatit

Ndoshta ėshtė e vėrtetė, ndoshta ėshtė veēse njė anekdodė. Mėsohet se kur Kate filloi kolegjin, ajo e kishte ėndėrr tė martohej me dikushin nga familja mbretėrore, duke mbajtur foton e princit Williams varur mbi kokėn e krevatit. Similariteti i kėsaj ėndrre ėshtė gati-gati e njėjtė me atė tė princeshės Diana, e cila edhe ajo mbante mbi kokėn e krevatit tė varur foton e princit Charls.

Nė fillim Kate dhe Williams nuk ishin asgjė mė shumė se shokė, qė ndanin njė apartament banimi. Por romanca midis tyre filloi tė rritej ngadalė, duke shkuar bashkė pėr fundjavė plot intimitet, duke arritur kulmin gjatė njė “takimi miqsh” nė njė udhėtim drejt Klosterit. Nuk duket aspak qė Kate tė ishte interesuar nė statusin mbretėror tė tij, dhe t’i bėhej gabėrr nga mbrapa. Kur njė mik i saj i tha se ajo ishte me fat, qė po shoqėrohej me princin, ajo pa problem iu pėrgjigj: ”Ai ėshtė me shumė fat qė tė shoqėrohet me mua”. Jassica Hay, mike e tyre, komentoi pėr ta, duke thėnė: ”Unė jam e bindur se ajo ėshtė pikėrisht ajo vajzė qė i duhet Williamsit, pasi ata kanė ngjashmėri me njėri-tjetrin dhe se ata e dashurojnė shumė fshatin. Pavarėsisht nga kjo dashuri premtuese drejt bėrjes solide, mes tyre njė pyetje mbetet pa pėrgjigje, tė paktėn edhe pėr disa vite. A do tė jetė Kate Middleton gruaja e princit Williams dhe mbretėresha e ardhshme e Anglisė?