Mendimtaret kristiane mbajne tezen qe besa (besimi) eshte nje problem TEORIK, qe ne thelbin e tij permban natyren e vetekomunikimit, aspirata ESKATOLOGJIKE dhe objektive misionare te nje BESE qe e quan veten UNIVERSALIZM. Kristianizmi eshte nje mision, jo nje mesazh. Arsyeja ka te beje me natyren e kesaj eksperience, ose bashkekohore ose ne relacione me permbajtjen e saj specifike.
Ky konceptim i problemit te Kishes ne boten moderne, do te vuaje nga nje konfuzion serioz: eksperienca bashkekohore nuk duhet te identifikohet me formulen JOKRISTIANE, MOSBESIMI si EKSPERIENCE per ata qe jane jashte Kishes. Pervoja bashkekohore duhet te kuptohet si nje mode ndergjegjesie qe konstituon pararojen e njeriut qe ky ka arritur ne zhvillimin e tij evolucionist.
E dime te gjithe qe cdo gje nuk ka vajtur as mire as drejt; vetbesimi qe ka pase karakterizuar ndergjegjen kristiane, ka qene tronditur ne keto vitet e fundit te shekullit te 20. Me qene se kerkesat specifike te shkences jane nje saktesi kazuale, nje filozofi perene, duhet te kenaqe mendjen njerezore me mire sesa mund ta bejne PASIGURIMET dhe VETEREVIZIONIZIMET e shkencave moderne, - kembengulin mendimtaret fetare kristiane.
Ne kete gjysmeshekullin e fundit eshte diskutuar nxehtesisht: besimi fetar dhe iluzioni fetar. Ne pergjithesi feja tregon te gjitha karakteristikat e procesit psikologjik te njohur si ILUZION. Porse termi ILUZION eshte nje term teknik. Nganjehere keqkuptohet, sic e ka sqaruar Frojdi, i cili thote se ka nje ndryshim ne mes te termit iluzion si gabim dhe termit iluzion si fantazi, genjeshter. Problemi me besimet dhe specifikisht me termin iluzion si besim ne Zotin eshte se Teizmi fetar, qe diku pati shume ndikim ne popuj, duke i sherbyer njeriut per te zhvilluar ose per t'iu shpetuar disa perpleksiteteve reale, beri gabimin te perpetuohet jashte nevojes ne kohe kur nuk besohej me.
Fatkeqesisht trashegimia qe kemi marre nga Helenizmi eshte pesimizmi, i cili u be nje pike themelore e natyres njerezore. Na mbetet te pyesim: a eshte imperative qe ne te zgjedhim ne mes te nje Providence dashamire dhe nje te panjohure fatale te fatcaktimit te njeriut?
Teologet mendojne qe morali kristian eshte nje moral kenaqesie, sepse vjen nga Zoti, por duhet verejtur fakti qe mendimtaret e lire e vene ne dukje se predikatoret popullore kane vene emfazen qe ashtu sic ka kenaqesi shperblimi, ashtu ka edhe vuajtje e denime nga Zoti. Ky qendrim e ve ne dyshim mendimin e lire sepse atje ka nje kontradikte: nje Zot qe denon veten e tij me qene se ai i ben njerezit te ligj.
Po te konsiderojme qe lumturia ne esencen e saj eshte dicka e krijuar dhe ekzistonte nga njeriu ne njeriun, atehere pyesim: cila eshte diferenca ne mes te kesaj doktrine dhe te Hedonizmit Ateist? Thoma Akuini dallon lumturine fizike nga ajo qiellore, e cila eshte perfundim i aktit te fundit te njeriut. Teoria e Thomait mbeshtetet ne parimin helenik qe lumturia eshte perfeksioni i njeriut qe ka hedhur poshte te gjitha veset.
Arrijme, pra, ne nje konkluzion agnostik: problemi i integracionit te TEIZMIT ne jeten moderne kerkon nje justifikim teorik me qellimin e integrimit te tij ne pervojen bashkekohore; me fjale te thjeshta - nje teori te zhvillimit dogmatik.
Mendimi Protestan nuk eshte dispozuar mire per Filozofine. Tendenca tradicionale Protestane e qendrimit besnik Shkrimit te Shenjte e predispozon vetveten kunder logjikes dhe Filozofise pergjithesisht dhe ky atitud eshte konfirmuar prej urrejtjes origjinale ndaj racionalizmit skolastik.
Mendimi katolik ka njohur rolin e nevojshem te Filozofise ne spekulimet teologjike.
Eshte sugjeruar qe integrimi i teizmit, me eksperiencat e reja shkencore kerkon jo vetem DEMITOLOGJIZMIN (heqjen e mitlogjise) nga Shkrimet e Shenjta, porse duhet akoma nje komprehenosiv (i forte) DEHELENIZACIONI (heqje e helenizmit) nga DOGMA dhe specifikisht dogma e doktrines kristiane mbi Zotin.
Po te studjojme ateizmin bashkekohor dhe ateizmin kristian, do te arrijme ne kete perfundim: ekzistenca e ateizmit ne qender te kultures sone, e cila eshte ne shumice, nje kulture teistike, kulture e cila me gjithe APOSTAZINE e saj mbetet nga pikepamja kulturore dhe antropologjike e pershkruar ne termat: Kultura Perendimore e Kristianizmit, na shpjegon dicka mbi TEIZMIN KRISTIAN. Ekziston ne bote nje variacion i madh i teizmit ashtu si i ateizmit. I dallojme sic i beri Henri de Lubac ne Ateizmin e perkufizuar nga vete termi qe eshte ANTIKRISTIANIZMI dhe ateizmin agnosticist, qe permbledh te gjithe besimet e botes.
Martin Heideggeri dhe Sartri (ky me i njohur ne boten perendimore) nga elemente te negativitetit i japin me ngjyre mosbesimit te tyre. Shume here Sartri mundohet te mohoje ekzistencen e Zotit dhe kerkon ta provoje ate teze. Ai ka filluar nga ateizmi dhe ka mbaruar ne ANTITEIZMIN. Per antiteistin Zoti te pakten eshte i konceptueshem. Per A-teistin ai nuk eshte i konceptueshem ne asnje lloj menyre logjike.
Tek Heideggeri gjejme nje ateizem, cili kerkon dhe tregon jo vetem emrin e A-teizmit porse ATEIZEM ABSOLUT. Kjo anon mendimin provim te MOSEKZISTENCES se Zotit. Por kjo formule eshte dicka e erret dhe kete erresire ma ka pranuar Kongresi i Kalifornise dhe ja sepse: ateizmi absolut nuk e mohon thjeshtesisht vetem MOSEKZISTENCEN e Zotit, se keshtu do te ishte konvencioni logjik i mohimit te thjeshte te Zotit; c'ka ai kerkon te afirmoje eshte se "eshte absolutisht e vertete JO-REALITETI i Zotit". Haideggeri refuzon te mohoje ekzistencen e Zotit duke e kufizuar mendimin e tij ne pyetje persistente qe mbarojne duke e kategorizuar si te parendesishem Zotin ne investigacionin filozofik te mungeses se ZOTIT ne jete; mendimi qe eshte i themeluar ne pamjen UNI- VETJA JONE dhe BOTA jane te vetmet realitete qe ndergjegja mund t'i provoje ne fenomenin e EKZISTENCES = DASSEIN.
Vijon...
Krijoni Kontakt