Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim:

    Mendimtaret kristiane mbajne tezen qe besa (besimi) eshte nje problem TEORIK, qe ne thelbin e tij permban natyren e vetekomunikimit, aspirata ESKATOLOGJIKE dhe objektive misionare te nje BESE qe e quan veten UNIVERSALIZM. Kristianizmi eshte nje mision, jo nje mesazh. Arsyeja ka te beje me natyren e kesaj eksperience, ose bashkekohore ose ne relacione me permbajtjen e saj specifike.

    Ky konceptim i problemit te Kishes ne boten moderne, do te vuaje nga nje konfuzion serioz: eksperienca bashkekohore nuk duhet te identifikohet me formulen JOKRISTIANE, MOSBESIMI si EKSPERIENCE per ata qe jane jashte Kishes. Pervoja bashkekohore duhet te kuptohet si nje mode ndergjegjesie qe konstituon pararojen e njeriut qe ky ka arritur ne zhvillimin e tij evolucionist.

    E dime te gjithe qe cdo gje nuk ka vajtur as mire as drejt; vetbesimi qe ka pase karakterizuar ndergjegjen kristiane, ka qene tronditur ne keto vitet e fundit te shekullit te 20. Me qene se kerkesat specifike te shkences jane nje saktesi kazuale, nje filozofi perene, duhet te kenaqe mendjen njerezore me mire sesa mund ta bejne PASIGURIMET dhe VETEREVIZIONIZIMET e shkencave moderne, - kembengulin mendimtaret fetare kristiane.

    Ne kete gjysmeshekullin e fundit eshte diskutuar nxehtesisht: besimi fetar dhe iluzioni fetar. Ne pergjithesi feja tregon te gjitha karakteristikat e procesit psikologjik te njohur si ILUZION. Porse termi ILUZION eshte nje term teknik. Nganjehere keqkuptohet, sic e ka sqaruar Frojdi, i cili thote se ka nje ndryshim ne mes te termit iluzion si gabim dhe termit iluzion si fantazi, genjeshter. Problemi me besimet dhe specifikisht me termin iluzion si besim ne Zotin eshte se Teizmi fetar, qe diku pati shume ndikim ne popuj, duke i sherbyer njeriut per te zhvilluar ose per t'iu shpetuar disa perpleksiteteve reale, beri gabimin te perpetuohet jashte nevojes ne kohe kur nuk besohej me.


    Fatkeqesisht trashegimia qe kemi marre nga Helenizmi eshte pesimizmi, i cili u be nje pike themelore e natyres njerezore. Na mbetet te pyesim: a eshte imperative qe ne te zgjedhim ne mes te nje Providence dashamire dhe nje te panjohure fatale te fatcaktimit te njeriut?

    Teologet mendojne qe morali kristian eshte nje moral kenaqesie, sepse vjen nga Zoti, por duhet verejtur fakti qe mendimtaret e lire e vene ne dukje se predikatoret popullore kane vene emfazen qe ashtu sic ka kenaqesi shperblimi, ashtu ka edhe vuajtje e denime nga Zoti. Ky qendrim e ve ne dyshim mendimin e lire sepse atje ka nje kontradikte: nje Zot qe denon veten e tij me qene se ai i ben njerezit te ligj.

    Po te konsiderojme qe lumturia ne esencen e saj eshte dicka e krijuar dhe ekzistonte nga njeriu ne njeriun, atehere pyesim: cila eshte diferenca ne mes te kesaj doktrine dhe te Hedonizmit Ateist? Thoma Akuini dallon lumturine fizike nga ajo qiellore, e cila eshte perfundim i aktit te fundit te njeriut. Teoria e Thomait mbeshtetet ne parimin helenik qe lumturia eshte perfeksioni i njeriut qe ka hedhur poshte te gjitha veset.

    Arrijme, pra, ne nje konkluzion agnostik: problemi i integracionit te TEIZMIT ne jeten moderne kerkon nje justifikim teorik me qellimin e integrimit te tij ne pervojen bashkekohore; me fjale te thjeshta - nje teori te zhvillimit dogmatik.

    Mendimi Protestan nuk eshte dispozuar mire per Filozofine. Tendenca tradicionale Protestane e qendrimit besnik Shkrimit te Shenjte e predispozon vetveten kunder logjikes dhe Filozofise pergjithesisht dhe ky atitud eshte konfirmuar prej urrejtjes origjinale ndaj racionalizmit skolastik.

    Mendimi katolik ka njohur rolin e nevojshem te Filozofise ne spekulimet teologjike.

    Eshte sugjeruar qe integrimi i teizmit, me eksperiencat e reja shkencore kerkon jo vetem DEMITOLOGJIZMIN (heqjen e mitlogjise) nga Shkrimet e Shenjta, porse duhet akoma nje komprehenosiv (i forte) DEHELENIZACIONI (heqje e helenizmit) nga DOGMA dhe specifikisht dogma e doktrines kristiane mbi Zotin.


    Po te studjojme ateizmin bashkekohor dhe ateizmin kristian, do te arrijme ne kete perfundim: ekzistenca e ateizmit ne qender te kultures sone, e cila eshte ne shumice, nje kulture teistike, kulture e cila me gjithe APOSTAZINE e saj mbetet nga pikepamja kulturore dhe antropologjike e pershkruar ne termat: Kultura Perendimore e Kristianizmit, na shpjegon dicka mbi TEIZMIN KRISTIAN. Ekziston ne bote nje variacion i madh i teizmit ashtu si i ateizmit. I dallojme sic i beri Henri de Lubac ne Ateizmin e perkufizuar nga vete termi qe eshte ANTIKRISTIANIZMI dhe ateizmin agnosticist, qe permbledh te gjithe besimet e botes.

    Martin Heideggeri dhe Sartri (ky me i njohur ne boten perendimore) nga elemente te negativitetit i japin me ngjyre mosbesimit te tyre. Shume here Sartri mundohet te mohoje ekzistencen e Zotit dhe kerkon ta provoje ate teze. Ai ka filluar nga ateizmi dhe ka mbaruar ne ANTITEIZMIN. Per antiteistin Zoti te pakten eshte i konceptueshem. Per A-teistin ai nuk eshte i konceptueshem ne asnje lloj menyre logjike.

    Tek Heideggeri gjejme nje ateizem, cili kerkon dhe tregon jo vetem emrin e A-teizmit porse ATEIZEM ABSOLUT. Kjo anon mendimin provim te MOSEKZISTENCES se Zotit. Por kjo formule eshte dicka e erret dhe kete erresire ma ka pranuar Kongresi i Kalifornise dhe ja sepse: ateizmi absolut nuk e mohon thjeshtesisht vetem MOSEKZISTENCEN e Zotit, se keshtu do te ishte konvencioni logjik i mohimit te thjeshte te Zotit; c'ka ai kerkon te afirmoje eshte se "eshte absolutisht e vertete JO-REALITETI i Zotit". Haideggeri refuzon te mohoje ekzistencen e Zotit duke e kufizuar mendimin e tij ne pyetje persistente qe mbarojne duke e kategorizuar si te parendesishem Zotin ne investigacionin filozofik te mungeses se ZOTIT ne jete; mendimi qe eshte i themeluar ne pamjen UNI- VETJA JONE dhe BOTA jane te vetmet realitete qe ndergjegja mund t'i provoje ne fenomenin e EKZISTENCES = DASSEIN.

    Vijon...

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim:

    Ateizmin marksist e kemi sqaruar ne pjesen e pare te ketij studimi dhe do te ishte monoton po ta krahasojme ketu me kete te Sartrit dhe te Haideggerit.

    Teizmet kristiane absolute dhe relative permblidhen ne substancen shpirterore te njeriut.

    Per realitetin e beses kristiane mund te themi se ajo eshte pak e koklavitur nese e kuptojme AKTIN E BESES (FAITH-FEDE-FOI) si nje operacion diskret. Nuk eshte me pak nje ardhje ne te qenurit, se sa nje akt i ekzistences, e cila eshte si nje mbarim i perhershem i asaj qe eshte e pambaruar. Ne jeten reale ne nuk gjejme dot aktin, por gjejme jeten e beses. Ne nuk mund te besojme ne Zotin, perfundimisht, ashtu si nuk mund te ekzistojme perfundimisht pergjithnje. Besa duhet te realizoje veten dhe te mbetet e parealizueshme.

    Kjo ide nuk e shpie kontinuitetin e beses se perkryeshme ne bese te perkryer, si p.sh. te mendojme qe mbarimi i ekzistences eshte vdekje, kjo eshte nje lloj ideje qe i shkon per shtat Haideggerit me shume sesa do t'i pershtatej beses kristiane.

    Teizmi absolut eshte besimi qe cdo gje eshte e afte te jete Zoti, porse mund te marre shume forma te ndryshme. Te njeriu primitiv eshte manifestuar ne monaizmin, animizmin, totemimin, politeizmin dhe henoteizmin. Duke u zbukuruar ideja behet panteizmi dhe henoteizmi. Me i permiresuar del panteizmi i STOIKEVE deri sa te ngjitet ne nivelin e Spinozes dhe me ne fund tek teizmi i Hegelit, ku fillon te nxjerre koken ATEIZMI ABSOLUT. Prej ketij duke mos qendruar ne panteizem arrin te marre forme perfundimtare ne monoteizem, ne te cilin kristianet mund te mbarojne. Monoteizmi absolut mund te jete nje teizem i lehte, i cili kujdesohet me shume per besen sesa per realitetin.

    Mund te konkludojme se ateizmi relativ dhe kondicional i kristianizmit eshte faqja e pare (e kunderta, e reverset), faqja obverse e teizmit te tij kondicional. Ekziston vecse nje ndryshim i madh ne mes te ateizmit kristian dhe atij marksist, megjithese te dy kane idene e ateizmit relativ. Ateizmi i marksizmit eshte i relacionuar me humanizmin e tij, kurse ai i kristianizmit eshte i relacionuar me teizmin e tij. Prej ketej del ideja qe marksizmi e gjen mungesen e Zotit ne pervojen njerezore, ndersa kristianizmi me te njejten pervoje i gjen te dyja: mungesen dhe prezencen e Zotit.

    Nga natyra relative e teizmit kristian vjen aftesia per zhvillim, ndertim dhe polimorfizem kulturor. Nuk eshte e dhene njeheresh per gjithenje dhe per te gjithe. Pra eshte dinamik, ne nje proces evolutiv dhe vetetransformues i vetvetes.

    Si mund te kete teizmi kristian te gjitha keto gjera dhe megjithekete i vertete? Dua te them: si mund te kete keto gjera dhe prape te qendroje ne te dy themelet: origjinal dhe i perjetshem, nje doktrine e vertete e beses kristiane. Pergjigja me duket mua varet nese nje teori e zhvillimit te doktrines kristiane mund te pajtohet me te gjitha keto kontradiksione aparente, cilesi reciproke ekskluzive te beses kristiane.


    Me gjithe kete, me duhet te shenoj qe, trashendenca e njeriut, natyra e tij e ndergjegjesise dhe dallimi rrenjesor prej kafshes, do te ishin shprehur gabimisht ne formulen e disa filozofeve: "Njeriu jo vetem di, njeh, porse e di qe di." Sipas mendimit tim, pika qendrore e gjykimit nuk eshte qe njeriu di, njeh, qe mund te dije, qe eshte ose mund te jete dic tjeter pervec vetes se tij, ai mund te jete dhe nje objekt i diturise, i njohjes perpara aktit te njohjes se vetes se tij. Nuk eshte vetem cilesia qe njeriu mund te mendoje ta beje veten e tij nje akt diturie, objektin e nje akti te diturise, keshtu qe ta dije qe ai eshte nje NJOHES. Kyci qendron qe ne vete aktin e njohjes, nje objekt (qofte nje qenie tjeter nga ai vete) kthehet, i perket vetes se tij. Njeriu nuk ka nevoje per nje akt me pertej refleksionit per te qene i vetedijshem. Qe ne piken e pare te fillimit te ndergjegjesise ai eshte me kohe prezent i qenies se tij.

    Baza e pervojes fetare kristiane qe e nje Zoti qe trashendon monoteizmin e Testamentit te Vjeter. Monoteizmi primitiv i Moisiut, qe i ndoqi besimet ne perendite e cuditshme, eshte zhvilluar ne kohe te mevonshme cifute per te arritur ne monoteizmin metafizik te PHILO-JUDAEUS dhe ne leteresine rabinike. Besa qe ne ato kohe qe bazuar ne kristianizmin, ne trinitetin formulues te nje pervoje fetare ne akord me te cilen, mbi njesine e qenies, si burimi i cdo qenieje, ish vete komunikimi i realitetit te tij.

    Vijon...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up Pune e vlefshme.

    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Njė pasqyrė shumė interesante e jetės sė njė njeriu pėrmes filozofisė. ... Dhe rezultati tek unė ishte vetėm kjo : mahnitja dhe respekti.

    Ju pėrgėzoj Veshtruse pėr punėn e shkėlqyer qė po bėni.
    Jam i te njejtit mendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 19-04-2005 mė 10:13

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    faleminderit [xeni]

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb vazhdim:

    Eshte e vertete qe dallimi i Thomait ne mes te esences dhe ekzistences nuk i aplikohet Zotit. Perkundrazi, ne Zotin te dyja jane nje absolute. Pyesim: duke pranuar konseguencat epistemologjike qe i perkasin natyres problematike te ekzistences dhe te natyres, cfare konseguenca te liga do te kishim ne ne qofte se ESENCEN dhe EKZISTENCEN ne krijesat e natyres ia aplikojme njohurise se Zotit, me qene se nuk ka ne ATE dallim ne mes te dyjave? Do te kishte kete konseguence direkte: ne mos u demonstrofte ekzistenca e Zotit nga IDENTITETI i ESENCES dhe EKZISTENCES se tij, atehere ekzistenca e Zotit eshte aq problematike sa ajo e krijesave te natyres. Zoti edhe ne qofte se ekziston, nuk mund te jete nje objekt i nje institucioni empirik, me qe ai nuk eshte nje qenie sensibel.

    Ketu qendron dyshimi i Haideggerit dhe Sartrit, sepse ata nuk e pane qarte vepren e nje fuqie inteligjente te Kozmogonise dhe mungesen e mendesise se proves nga identiteti i esences dhe ekzistences se Zotit.

    Kur kerkojme ekzistencen e Zotit, nuk duhet te na trembin dhe te sugjestionohemi nga opinionet e filozofeve te medhenj, sepse fundi i fundit edhe ata jane te gabueshem si cdo tru mendues.

    Ketu, ne atdheun e Teknologjise dhe te Statistikave, ne shume Fakultete te Filozofise ku studjohet METAFIZIKA dhe METALOGJIKA, eshte vene shume vite me radhe pyetja e ETERNITETIT TE ZOTIT.

    Kam shfaqur mendimin se per te studjuar dhe diskutuar kete thenie duhet te zhvishemi e te pastrohemi nga trashegimet e HELENIZMIT. Ky proces evolutiv i mendimit, i penguar nga llozhi i Helenizmit, eshte pak i zorshem per t'u pranuar nga fetaret dogmatike. Ekzistenca nuk matet me zgjatjen e kohes (La duree imediate e Bergsonit - durata-duration), as qe eshte koha masa e levizjes (motion- mozione). Po te pranojme kete premise (dhe duhet ta pranojme domosdo, se s'kemi tjeter udhe), po te pranojme VIZIONIN e analizes kritike te simultaneitetit temporal ne driten e observacionit shkencor, e ekspozojme ate si nje KONCEPT A PRIORI, keshtu eterniteti nuk mund te jete nje ZGJATJE KOHE e Zotit. Koncepti i eternitetit total eshte relativ me konceptin e kohes, ne akord me kete premise logjike simultaneiteti i pjeseve te HAPESIRES eshte fizikisht i mundshem. Pra, eternitet do te thote VETEIDENTITET.

    Qenia supreme e metafizikes greke e nevojit ate me nevoje absolute. Por nese Zoti i BESES kristiane nuk konceptualizohet (nuk kuptohet si koncept) nen format e kultures helenike, eterniteti qendron larg nga nje cilesim divin i nevojshem, nuk i perket aspak. Sepse nje Zot, pa fillim dhe pa mbarim (eternel), kontinuiteti i te cilit eshte nje QIELL, nje hapesire shume me perpara se sa KRIJIMI, mbetet esencialisht THEOSI i grekeve; edhe ne qofte se ai paraqitet ne kohe. Ne pervojen kristiane, Zoti nuk i kredh gishterinjt e tij ne Histori. Ai, po Ai vete kridhet, eshte brenda ne Histori. Kur Ai vjen te vizitoje boten, Ai nuk vjen si nje vagabond shetites, Ai vjen per te qendruar ne bote. Ai nuk vjen konkretisht, as vendimtarisht ne personin e FJALES, per ta bere planetin tone, token dhe historine tone, shtepine e tij, rezidenca permanente e tij nuk ka vazhdimtari.

    Zoti nuk ekziston ne kohe sikurse edhe njeriu. Megjithe kete, Zoti eshte temporal sic eshte edhe njeriu. Nga ana tjeter, me qene se Zoti nuk eshte nje Qenie, temporaliteti i tij nuk e krijon Ate. Perkunder njeriut qe behet ne kohe, Zot nuk e ben veten e tij, ate qe beri Ai eshte TE QENURIT. Temporaliteti i Zotit, nuk qendron ne VETEPROTEKSIONIN, jashte se shkuares, drejt posibilitetit te hapur te se ardhmes; ai konsiston ne te qenurit prezent ne kohe. Me qarte: me qene se Zoti eshte gjithmone prezent ne kohen e natyres dhe ne kohen e njeriut, konkludojme se temporaliteti i tij qendron ne te qenurit prezent ne histori. Relacioni themelor ne mes te njeriut e te Zotit gjendet ne realitetin e historise, konsiston ne prezencen e perbashket te Zotit e te njeriut ne krijimin e botes.

    Zoti prezent ne natyre, e ben natyren te afte per cdo krijim. Ne se Zoti nuk eshte Qenie supreme e Grekeve, plotfuqia e tij mund te kuptohet ne terma te nje kontigjence absolute te qenies qe eshte HAPESIRA radikale e natyres dhe e historise; ai modelohet ne QENIE ABSOLUTE me qene se te qenurit ne te dy kuptimet ekzistencialiste dhe esenciale nuk ka nevoje per asgje, sepse krijimi i natyres dhe i historise nuk eshte nje aktualizem i fuqise, por nje evolucion genuin dhe nje transformim nga i cili dalin E PAPARAPAMSHMJA dhe RIPERTERITJA. Pra, cdo histori eshte e mundshme.

    Prej ketej dalin bazat e relacioneve fetare te njeriut me Zotin. Ka qene pranuar nga Teizmi kristian qe Zoti nuk eshte nje realitet i pare i kuptimit metafizik.

    Zoti eshte prezent ne njeriun, ne teresine e natyres se tij, sepse fjala Zot, ka ardhur ne te, eshte shprehja HOMUOUSIOS, CONSUBS-TACIALIS PATRI. Forma helenike e kristianizmit e ka bere te zorshme kuptimin e ndryshimit ne mes te relacioneve te Zotit te metafizikes dhe relacioneve me Zotin e besimit kristian. Duke e konsideruar Zotin kristian si Qenien e pare te metafizikes greke, kemi konceptuar per konseguence relacionet themelore ne mes te Zotit e te njeriut si nje NENSHTRIM ASHENDENT. Porse, per fat te mirekuptimit, me qene se teizmi kristian eshte dehelenizuar (zhveshur nga tradita greke), besa kristiane merr emrin BESA ne terma qe Filozofia e shekullit tone nuk do te thote, nuk ben te kuptoje ashendencen e Zotit mbi njeriun, as nenshtrimin e njeriut ndaj Zotit.

    Mendoj qe ne te ardhmen, ndoshta nuk do te ndjejme nevojen ta konceptojme Zotin si nje QENIE mbinjerezore.

    Po te zhvishemi nga pamja helenike e natyres, Zoti kristian nuk pandehet te urdheroje ndodhite tona qe nga qielli, keshtu qe njeriu njekohesisht besues do te gezoje edhe lirine e tij te plote. Besa tradicionale kristiane atehere do te vendoset ne koncepte me te qarta te GRAZIAS dhe KARITETIT se sa teoria e supernaturalitetit ka bere ne kohe te shkuara. Problemi i DJALLIT mund te zhvillohet ne te ardhmen ne qofte se ne e konceptojme Zotin si nje vetekomunikim e nuk do te kemi nevoje te provojme pervojen filozofike te rrokemi me skolastoket STOIKE. Ne do te mundemi keshtu te mos i trembemi Zotit ne rolin e vjeter te DENIMTARIT-CLOTHO ose te hakerryesit te jetes sone ose te LACHESIS-dhenesit te shperblimeve dhe te denimeve. Grazia e Zotit mund te kuptohet si vetvendosje e njeriut mbi realitetin, prej nga vjen se: burimi i beses, i frymezimit, i ekzistences dhe i fuqise krijuese, nuk jane burime nga Zoti, nga nje fuqi jolendore, porse jane fillimi dhe mbarimi i ekzistences se jetes.

    Vijon...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •