Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 115
  1. #21
    Nderimet e mia Katana,
    Lexova ca tradita te shqiptarve ne Shqiperi edhe ne to pash ca tradita nga Kosova.
    Tek ne ne Drenice defi eshte nje instument shume i perhapur prandaj edhe thuajse e tere darsma eshte me def.

    Ndoshta si tradite mund te permendi fillimi i darsmes ne diten e Ejte ne mengjes para se te zbardh drita,vajzat kendoj me def edhe fillojn darsmen me sitjen e miellit ne magje.
    Ja nje keng:
    Sitet milli ne magje te re of aman a man ,perhajr te kjof o bab kjo re of aman aman.
    Site milli ne magje te kuqe of a aman a man perhajr kjof oh vlla kjo nuse of aman aman.

    Kam ca keng ne kolekcion nga naten e vajzave,ato jan keng autoktone ku vajtohet vajza qe shkon tek burri.

    Nese jeni e interesuar atehere do i postoj edhe menyren se si nje kanagjegj eshte bere ne Drenice,e kam fjalen per kanagjegjet qe jan bere dikur sepse tani shume kan ndryshu,nena jeton me mua keshtu qe shpesh here marre ndonje keng apo tradite nga e kaluara qe mundohem sa do pak ti vendosi ne leter.

    Ja nje keng:

    Kaj Katana ne shami t'verdh tan shoqet tu kan mbledh,tu kan mbledh tu kan tubu ty te burri dojn me te qu

    Katana mbes me shpres se nuk do me idhnoheni pasi qe perdora nofken e juaj ne keng pa kerkuar leje nga ju.

    Ju pershendes
    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 10-11-2002 mė 18:10

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Ne kerkim te virgjereshave

    Mua me detyron rroba e legenit qe t'ju them edhe nja dy gjera jo aq te kendshme nga traditat e dasmes shqiptare si psh:

    Ne jug (nuk po e them vendin se do dale ndonje kreshnik me fatua) pas dasmes, kur nusja dhe dhendri nisen per ne tenden ku do te kryhet akti i konsumimit te marteses, dhendrin e shoqeron nje bresheri guresh te hedhura nga farefisi. Mbasi ka mbaruar pune (zakonisht 10-20 sekonda, i ka ardhur robit ne maje) farefisi pret jashte qe te deshmoje nje carcaf me njolle te kuqe qe dhendri e nxjerr pasi ka depertuar nusen vendce.

    Pervec kesaj edhe une i kam qejf dasmat......

    Hehehehe

    Qyfo pro c-virgjerimit te hershem te species femerore....

  3. #23
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ndoshta kujtesa me e bukur qe kam e dasmave shqiptare eshte pikerisht kjo. Mbyllja e dhendrit ne dhome me nusen. Me pelqente se si i kendonin dhendrit, perdornin dhe fjale “ te pista” mbaj mend nje dasme ne vecanti kur nisen ti kendojne Feritit te gjithe kushurinjte e moren ne krah dhe e hidhnin ne ajer, dogjen shamine e beqarise e pastaj e nisen per ne dhomen e tij ku gjindej nusja . Dhe pasi e futen robin ne dhome kenget e vallet nuk pushuan sa Feriti doli ne ballkon te dhomes dhe theu nje llampe gjigante qe ndriconte tere oborrin. E pastaj u fut serisht ne dhome. Njera nga kenget qe me bucet ne koke tani ishte dicka e tille: Grisja nuses mos ato brek (dicka tejter) per dy lek. ama nuk mbaj mend te shpalosej si flamur carcafi. ndoshta existon dhe ne trojet tona kjo tradite andollake po un skam arritur ta shoh se si e vogel me derytronin te flija pasi mbyllej dhendri ne dhome. Duke me thene “ po ja dhe nusja me dhendrin po flene, dhe ti shko e fle kurse ne te pastrojme” Gullible fool I was.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    2
    mua mu kujtua edhe nje tradite tjeter, qe thyejn nje shishe tek rrotat e makines qe hipen nusja edhe dhendri kur vjen dhendri te djelen ne mengjes per te marre nusen.
    I Luv ME :^xhan2

  5. #25
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ndėrrova mėndje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 05-02-2003 mė 23:49
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #26
    Perjashtuar Maska e SweeT^BaBe
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    My WoRLd!
    Postime
    149
    Wow! Kjo tema me duhej per nje project qe po bej ne shkolle. A nuk mund te gjeni ndonje Fotografi? Mirupafshim

  7. #27
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    o po pritoj me ia nise me shkrua, se cuditen edhe gjelat ne oborr, e as pulat nuk bejne me veze, pa gjela... po ia nisi, vec une nuk dij te ndalem, e ma beni me shenje, bile te kollitet dikush e ndalem tevona...

    Ne treven tone te vendlindjes sime, ne Dushkaje te Gjakoves, eshte nje treve me nja 17 fshatra, nga 78 fshatrat e komunes, dasmat jane bere perpara ne menyre shume madheshtore, deri ne 300 krushq...Thuhet, se perpara dasmat tona jane bere deri me nga 700 krushq, ku e dij, edhe ku jane Vorret e Krushqve, ne nje mal te Dushkajes, ne mes te fshatrave: Gergoc e Maznik, e Kralan, ku jane takuar ne rruge dy pare krushqi, nga dy dasma dhe jane vra deri ne nje, edhe kur nuk ka mbetur asnje i gjalle, edhe nuset kane zbrite nga qerret dhe jane dale ne dyluftim me njeratjetren dhe sot eshte vendi i asaj gjakderdhjeje - e per cka? Vetem mos te ia leshojne udhen njeritjetrit, dy pare krushqite, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thehet...sepse rruget ishin te ngushta vetem njedrejtimeshe (sikurse nje rruge njekaheshe)...Kjo eshte shume interesante dhe e dhembshme si tragjike shqiptare, kur dy pare krushqi, nga dy fshatra, me dy bajraqe, flamuj, nuk eshte shnderruar udha...

    E sot, ne ato treva, kur behet dasma, kur takohen dy pare krushqi ne rruge, njera krushqi ndalet, ia hjekin zinxhiret e qerreve te kuajve, i leshojne pertoke, derisa te kalon kolona e krushqeve tjere, derisa te shnderrohen ne rruge, shkembejne cigare, e pije kembazi, pershendeten dhe ia urojne njeritjetrit martesat dhe vazhdojne udhen...hedhin vallezime te shkurta e me rithem te shpejt, dramatik, kreshnik, ne shenje aprioriteti...

    Thashe, pritoj me ia nise, e s'dij te ndalem dot... Sikur njeri njehere ne nje darsem, nje darsem u mundua gati si me zor ta qet te kercej (na thome, me kcye, me kecye ne dasem, t'kcefsha n'dasem...shprehje urimi) dhe mezi e qiten burrin me kcye... e kur ia nisi, nuk dinte metutje te ndalesh (po mua nuk me tha askush, e jeni te lire), ai burri aqe shume ishte nxehur ne vallezim
    sa qe edhe instrumentisteve iu mpine duart, e gati iu muar goja defatoreve duke kenduar, sepse ishin tupan, surle, defa, tupana te vegjel, ndodhte edhe harmonika etj...ku djeresiteshin ujegjalle
    prej lodhjes pa pushua gjate kohe...por, vertet, edhe kishin pse me u lodhe a! Bukuri e trishtuar, tmerresisht e bukur, sic thote Poradeci... sa thoshe, se u mbyll me aq, e nuk ka tjeter qe ia kalon...por, por ai u harronte shpejt, prej tjetrit pasardhes valletar! Kjo ishte deshmi per te dy gjinite, si per mashkujt, ashtu edhe per femrat...ka disa njerez jane te lindur per dicka kuriozitative ne superlativ te shprehjes psiko-fizike, si nga pamja figurative tmerresisht e bukur, si nga levizjet e gjymetyreve, si krah dallendyshesh, si nga levizjet e kembeve me nje estetike te rralle e te paperseritshme, si me hedhje madheshtore spekulative
    krenare, si me nje estetike te papershkrueshme, te lakimit te trupit, nyjeve te gjymetyreve, levizjeve artistike teshuplakave te dores, mimikes se fytyres, gjesteve fizike - qe shkurt ta ftofnin jeten (dmth. e ndien veten aqe te vogel sa nje femij qe nuk din asgje...). Krejt keto shkojne nga dhunetia e natyres, me origjine, si tradite gjenealogjike e rodit, sojit te njeriut edhe vet brenda fisit a kombit... Jo, qe po i madheroj une keto zakone, veti, cilesi psiko-fizike, por, i kam krejt te xhiruara ne memorje, shume skena, sa qe droj as nuk mund t'i shprehu a pershkruaj si dukeshin ne origjinal...dridhem kur me kujtohen gjera te tilla... e kjo theme me zgjoi disa nga ato ndjenja pershkruese siperfaqesore, si nje hyrje ne nje veper aq te lashte, e aqe te bukur artistike te tradites sone virtuale te zhanrit folklorik-filozofik, e te melosit popullor, te artit te te shprehurit natyror te gjenialitetit te njeriut, permes nje skene aqe te thjeshte, e aqe domethenese...si me nje kritike konstruktive, si me nje qortim te rrebte, te ashper te veseve e gjesteve negative te njeriut, ne te gjitha fushat e spektrit te personalitetit te tij: huqet, karakteret, xhelozia, marrezia, hajnia, kurveria, mendjelehtesia, egersia e njeriut, tradhetia, injoranca, spijunazhi, mendjetrashesia, mendjemadhesia etj... ku kritikoheshin tmerrsisht bukur, aqe shkurt e thjeshte, sa nuk kishte mundur ta shprehte as nje aktor e aktore me renome - nje personalitet te tille, ne nje veper madhore dramatike...

    Tradita shqiptare e dasmave dhe riteve te tyre, sa me perpara ne kohe, ishte ne nje nivel aqe te larte kulture, edukative
    arsimore, me nje kolorit te pakrahasueshem, te skenave te shkurta te shfaqjeve individuale e grupive, te te dy gjinive njerezore, te te gjitha moshave, nga pleqet e deri tek femijet...ku cdi luhej cdo: rit, myth, thelb legjende, kult, apo skene komike e satirike, nga persona qe ishin te lindur
    gjenialisht - qofte per humor, satire te mprehte, me subjekte domethenese, me nje kompozicion aq te thjeshte - e aqe domethenes - sa, kur me bie ndermend per disa skena te tilla, e nuk jane incizuar, apo xhiruar ne video, te perciellen nder breza - me shkon rrenqethje dhe nuk ka me humbje te madhe, mbase personazhet e aktoret popullor, folklorik te themi keshtu, kane vdekur, e nuk jane me... Gjithashtu edhe vdesin ashtu edhe vet zakonet, kur brezat nuk i perseritin ne te ardhshmen...

    dasma, si zakon autokton shqiptar, karakteristik nga te gjithe popujt tjere (kuptohet nga rrethet ku eshte inteligjenca e lindur me trashegim, kultura: virtytet, gjestet, sjelljet, te folurit, te kercyerit ne duet, vallezimet ne duet e vallezimet ne grupe etj...

    vijojme tjeterhere konkretisht, nese eshte e arsyeshme...gabimet teknike-orthografike-gramatikore e sintaksore - i bej neser, se po me merr gjumiii...e katana m'i zgjoi disa sosh skena...ne fjalen katana, e kemi ne superlativ - vajze katane, madheshtore universale...thome Gegenia...

    me vijua -

  8. #28
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    c'mund te them me shume se fjale qe nuk do ta shprehnin kenaqesine qe po ndiej teksa lexoj ate me siper.
    faleminderit nje thesar i vertete.
    te lutem vazhdoje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #29
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    mire katana, ti nuk u kollite a?
    krejt orijinal, po vijoj me nje titull spontanisht, natyrshem ore

    ZAKONET POPULLORE NE DASMEN SHQIPTARE


    Moti heret, apo kahmot, thohet se dasma shqiptare, kishte zakone tjera, ku nuk kemi ndonje dokumentar historiografik origjinal, por mund te hetoj se nga ato zakone madheshtore, kane mbetur rite e mythe, apo bile fosile thesaresh, te atij skeleti
    te madh dardanoillir, kur eshte fjala per Shqiperine Veriore, qe une jithmone kam menduar te thirret keshtu, derisa te behet nje bashkim kombtar...Zakonet shqiptare, (ku vet fjala zakon, si fjale shqipe, formoi edhe fjalen sllave - ligj, si shkalla me e larte e jurisprudences...); jane zakonet me karakteristike jovetem ballkanike...mjafton te hetohen e verehen ato fosile te nje kulture universale, vetem ne disa valle shqiptare, si ne 'vallen e shqipeve'
    etj., ku si dhuneti e shqipes, formoi personalitetin e shqioptarit te koherave (mirepo, a ngjajme na ne ata shqiptaret e hershem...)?
    Pak sot ngjajme ne gjuhe e psiko-fizike...

    Sipas tregimtareve, deshmitare te kohes, qe jane percielle neper breza zakonet shqiptare ne dasma, mund ta japi nje veshtrim gjeneral, te shkurte, se vetem nje e qinta e shprehjes se ndjenjave te kahmotshme te personalitetit, mendoj ne ato ndjenja, ku preket qofte edhe dinjiteti i njeriut, se lere me veset e gjestet negative te njeriut - sot do te beheshin edhe me shume vrasje, ku do te jakosej nje darsem e tere sot...po e preke ne ate nivel, burrin shqiptar a gruan shqiptare...por, atehere thohet se e kane duruar njeri-tjetrin aqe shume, sa ia kane dijte per nder, kur e ka qortuar, e kritikuar ne mase publike...Pleqet tone thone, se ''prej se hame speca prej plehut kimik, nuk jemi ne terezi..."

    Kam pare dasma madheshtore, sa mund te qendroje gjithnatenelume sykokerr, sa sikur te vijonin ashtu, nuk e dij si kishte per te perfunduar dasma...Me kujtohet poeti yne Din Mehmeti, kur ishte ne nje dasem aq madheshtore, nga krismat thuase deri ne qiell te muzikes ne valle duet, e ne grupe - nga madheshtia e aktoreve popullore - sa nga krismat e armeve (ku ne nje dasem me mbi 400 krushqi, jovetem revole, pushke automatike, por edhe bomba hodhen per dritaret e kulles dhe vec kur pame mollat ne bashqe trupa te nxierrur me rrenje perpjete...) ne asi dasme poeti i inspirua aq dhe shkroi poemen "Krisme eshte emri im"...
    Nga viti 1968, kur Kosova nxorri (gati si me zor) Flamurin Kombetar Shqiptar, dasma shqiptare filloi te merr nje karakter tipik shqiptar, deri pas 1990...
    Zakoni i mbajtjes se bajrakut-Flamurit. - Ky zakon i Flamurtarit (bajraktarit, se dikush ende ka me qejf ta thrrasin bajraktar, se sa flamurtar), ka disa vecori specifike, si trashigimi historike, ku thohet sot epiteti i dasmes - lufte, pra dasma eshte nje lufte...(ka qene e perciellur brezash, 'ka thirre mbreti n'dasem'. kjo shprehje rrenjet e veta historiografike e etnografike shqiptare, i ka shume me heret para pushtimit turk...Kjo don te thote se per shqiptarin - lufta eshte dasem, e luftetaret jane krushqit...krushk ne dasem, sikurse luftetare ne lufte...Kjo don te thote, krenarine dhe etjen e shpirtit shqiptar, per liri - ku e ka ndier ndjenje te gezueshme shkuarjen ne lufte...Por, si? Kur ne krye te kolones valon flamuri - flaka e kombit, flake flamuri (qe dikush sot e quan edhe lecke).
    Flamurtari, ka pase per zakon heret kahmoti, te caktohet, jo si pernga lidhja e gjakut me te zotin e dasmes sikurse eshte pothuaj sot, por eshte zjedhur njeriu me i rryer, me i persosur universalisht, me tipare karakteristike te nje prijesi te vertete te luftes me shume - se sa nje flamurtar (bajraktar) dasme...

    Flamuri vehet dy-tri dite perpara mbi kullen ku mbahet dasma, me nje gjalleri kulminate nen ate kulm dasme, po shume perpara ne kohera, edhe nje jave para dasmes, ku dasmat kane zjate nje jave rresht...(per mendimin tim, joaqe sa per bashkimin e dy te rinjve ne martese, sa per nje unitet fisnor e kombetar, si nje tubim atdhetar, si nje tabllo universale: diturie, krenarie, historie, politike-kombetare, arsimore, edukative, zbavitese-argetuese, sportive etj.) I gjithe farefisi, eshte mbledhur disa dite para fillit te dasmes, per tu pergatitur per nje dasem te madhe shqiptare... per kuzine (vendi ku zinė), ardhja e (ndihmave) dhuratave te farefisit, me desh, ogiē, tarak, pije, bylmesa, pite, embelsira, peshqeshe (dhurata pra) te ndryshme te shtrenjta e sa me te shtrenjta... e shume tjera rite zakonore para fillimit te dasmes...

    Eshte interesant, zjedhja e flamurtarit dhe qendrimi i tij burreror, sikur vertet, nje prijes lufte. Ai merr flamurin, vetem jep urdhera (mbase ia kane pregatite terrenin e organizimit te jithmbarshem te dasmes tjeret...) dhe jate gjithe dasmes Flamurtari, nuk eshte udheheqes i dasmes, por vetem i udhes nga shtepia e dhendrrit e derisa ta bjen nusen ne shtepi...Qendrimi burreror, serioz i Flamurtarit, shihet si nje myth antik, i nje prijesi luftarak. Ai iu prine krushqve, derisa ta marrin e bijne nusen, por, eshte nje karakteristike tjeter e mbajtjes se flamurit nga Flamurtari... Gjate qendrimit ne shtepine e nuses, flamuri i dorezohet njeriut me besnik te atij trolli, ta mbaje flamurin jashte kulles, derisa te dalin krushqit me ne krye Flamurtarin dhe ai i jep mbajtesit te flamurit nje shperblim qe ia ka ruajtur mire flamurin...Kurse, gjate rruges per ne kullen e dhendrrit, Flamurtari (dikush ndoshta edhe ketu ka me qejf ta quaj bajraktar ; udheheqe me krushqit si jje prijes i vertete lufte...Kam pase rastin, njehere ne Deēan, mu ne mes te sheshit kryesor, kur jane takuar kater pare krushqi - darsmore, kater dasma pernjehere...ate dite, kam pare nje nga skenat me madheshtore ndoshta, te nje fuqie vertet, mahnitese te dhunetise se shqiponjes, kur ne mes te shehit te qytetit, u bashkuan si vllazer, te kater pare krushqite, jovetem per tu uruar njeritjetrit martesat, sa per te treguar fuqishem para hijes pushtetare sllave - gjenialitetin artistik te valleve shqiptare. Valle rugovase, dukagjinase, me krismat e 7-8 tupaneve e surlave, bizhnicave etj... valletaret ne veshje kombetare, malesore, ruovase, dukajinase etj...secili ne menyren e vet...tok, edhe pa asnje organizim nga dikush kompetent, por, thjeshte krejt natyrshem...valle me shpata, valle me revole, valle me pushke, valle rinore, valle kombetare...krisma te panumerta armesh...krejt kjo thuase, je ne shtetin shqiptar...
    Veshjet e valltareve ishin gjeja ma karakteristike, mbajtja e armeve te ftofta e te zjarrit, loja me to gjate skenarit te zbatuar natyrshem, nga valltari, kcimi luftarak, patriotik, levizjet e zjarrta te valltarit, thuase eshte nje jakderdhje e vertete - shihej ne rithmin fiziolojik, mimiken e fytyres, shprehjet permes levizjeve te gjymetyreve e te trupit, shprehja e mllefit kunder pushtuesit ne skene te natyres shqiptare, reflekset e gjuajtjeve onomatopeike, thjeshte nje drame shqiptare ne loje...Qyteti ishte i bllokuar, per 2-3 ore te tera, thuase nuk ekziston askund pushtet mbi dasmoret shqiptar! Thuase vertet, dridhej toka nga krisma e emrit - shqiptar!
    Shkembimi i urimeve, pijeve e cigaveve ne mes kater krushknive, pamja e kater nuseve, hyjni te gjalla, enthuziasmi i te gjitheve - por edhe krenaria kombetare!

    Perpara jane marre nuset diten e Enjte, diten e Jupiterit, cka ketu kemi nje fshehtesi te madhe historiografike - pse bash te Enjten?
    Dhe dita e Premtimit, E premtja, ishte kur nusja dilte ne mes darsmoreve, ku dukej madheshtia e saj ne cdo prizem zakonor, qe nga veshja, qendrimi, krenaria, optimizmi, sensualiteti...
    Jane disa thenie popullore, mbi enthuziasmin evajzes qe shkon nuse ne ate kohe...kur vajza qe do te behej nuse, i ka numeruar ditet keshtu: E hane, e Marte...E Lumja mori E Enjte! (E harroi te Merkuren.... Dasma kur dahet martesa, kur merret nusja, dallon nga ajo e Konagjeqit, ku i ngjitet kana (kona), me konė...(hajde perhair na qofte konagjeqi i nuses katane, madheshtore)!

    Nje myth zakonor shqiptar ne dasem eshte edhe kur vijne krushqit me nusen e marrur martesore, ne kullen e dhendrrit. Parase, te hyjne ne territorin e mahalles se dhendrrit (te zotit te dasmes), ndalen krushqit dhe pushojne pak, te rreshtuar, a grupe, dhe ne nje heshtje te pergjithshme, si heshtje varri -Flamurtari (bajraktari), e thrret dhendrrin ne emer e mbiemer nga nje largesi shume e madhe, e thrret disa here, derisa t'i pergjijet dhendrri...dhe ia uron ashtu nga larg: Ooooo x y uaaaaa! Oooooooo hojaaaaaa moreeeee eeeeeheeeeeeeejjj!
    Oooooooooo perhair moreeeeeeeeeee! Oooooo hair paē oreeeeeee eheheeeeeeeeeeeejjj...! Dhe krise pushka e bajraktarit disa here ne air...
    Ofrone ngadale krushqit, mirepo, qerrja e nuses tash duhet te prije te hyj ne oborr, e krushqit sikur e mbrojne nusen nga ndonje e keqe eventuale, grabitje a cka tjeter... Ne oborr, nuk mund te permbahesh mire psikikisht, nga vrulli i gjallerise enthuziaste, te te gjithe dasmoreve te te dy gjinive... Aty filon nje etape e re e dasmes - ardhja e nuses! Gjithcka duket sikur flake e gjalle enthuziasmi, gezimi krenarie...

    Dhe kur krushqit done te hyjne ne kulle, per ne dhomen e tyre
    ndalen si rit zakonor para deres se kulles dhe nje rup krushqish vec ka hyre perpara ne kulle dhe e kane kape e lidhe tamruk me zinxhire e konop - te zotin e dasmes dhe e kane shtie ne koke ne oxhak te kulles ne dhome, ashtu te lidhur...Gjate kapjes se te zotit te dasmes, hetohen shume cilesi mbizoteruese te nje penu te jalle te njeriut, i cili duhet t'i plotesoj disa kushte, per krushqit
    ani per ta leshuar te gjalle...Kjo behet ne saje te thuash nje spekter juridik zakonor, ku mbrojtesit e te zotit te dasmes, kryedasmorit, kerkojne nga krushqit vullnetin e tyre dhe kerkesat e tyre, cfare kane kerkuar ne menyre demostrative...Ata, krushqit i perjigjen se Na duam 1000 buke, e 10 kazana mjalte, e 100 shishe vere kreshtabardhe...
    Perderisa nuk garanton kryedasmori, i lidhur me krye e trup ne oxhak kulle dhe nuk garantojne dorzanet e tij - nuk leshohet i gjalle...Atehere, kur garantojne dorzanet se kryedasmori i kryen te gjitha kerkesat e juaja...e leshojne kryedasmorin dhe e zjidhin nga zinxhiret e prangat ne oxhak kulle... Rrembimi i kryedasmorit nga nje grup krushqish, behet ne menyre aq te ashper e te rrebte, sa njeriu kujton se ndodhia eshte e vertete (per ata qe jane separi ne ate dasme treve)!

    (po m'humb kund e ta postoj ma mire...)

  10. #30
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    vijon -

    krushqit tevona hyjne ne kulle te gjithe sa mund t'i zej kulla dhe shtrohen sofrat, me ato '1000 buket' petlla posecerisht qe njihen 'petllat e krushqve', enet e medha me mjalte kreshtabardhe, pijet freskuese e alkoolike, e dasma vazhdon...
    verehet nje program kulturoro-artistik i gjalle, shumedimenzional
    pernga llojet e pikave programatike ashtu ne menyre krejt te natyrshme, pa u duke organizatoret ne skene, vetem sikur realizimi i nje skenari te vertet filmik a theatral... Pasi te kene ngrene krushqit nje bliczemer (as dreke as darke), apo ne oret e vona, nje blicdarke kuazitare, fillojne paraqitjet e para te aktoreve
    vetiu nga rradhet e krushqve...reflekse shprehjesh aleorike, satirike e historike-kombetare, vershojne atmosferen e gezueshme dasmore... luhen role te ndodhive te ndryshme aktuale historike te kohes, nga disa vetaktore popullore, ne veshje kombetare, e fillojne skenen e pare...thuase shkrepi zjarri n'shtat'mahalle, e n'shtat'qytete...ashtu natyrshem...pa regjisore. pa skenograf, pa bine theatrore, natyrshem ne mes te odes...njeri nga nje ane e tjetri nga ana tjeter, thuase vertet, duan te vriten mesveti...e fillon monologu e dialou i zjarrte, me nje pjekuri mendimesh, qe zor mund t'i jejsh ne veprat dramatike te kohes...me nje filozofi aqe te thelle te fjales, me nje retorike gurre kroi malesh te larta, me nje humor burreror e te holle, me nje satire aqe te mprefte...jehon zeri i aktoreve te drames se theatrit dasmor... (me thelle hyhet ne detalje dramatike kompozicionale...).

    Hyrja e dhendrrit ne dhomen e nuses. - E kerkojne dhendrrin ku eshte e ku jindet ne momentin e hyrjes se tij dhenderr...ka njare, qe e kane kerkuar me ore, e askund nuk kane munde ta gjejne dhendrrin...ai ka ikur dikah larg...kjo ka ndodhe ne ata persona virgjin, ku e kane ndjeke dhendrrin neper bashqe vrap disa veta
    derisa e kane zene dhe te lidhur e kane prua me hy dhenderr...

    jane dy karakteristika te hyrjes se dhendrrit ne dhomen e nuses...
    e para eshte hallashtisja e dhendrrit me nenen e tij, sikur po shkon ne nje jete tjeter pas vdekjes - apo, edhe eshte nje e vertete e madhe, se tashetutje djali e ka nenemadhen (nenen e nuses) dhe nenvolen (nenen e vet), kjo eshte nje alegori e bukur popullore shqiptare...apo nje satire e mprehte...

    dhe karakteristika tjeter e hyrjes se dhendrrit ne dhomen e nuses, eshte kur e siellin te mberthyer perkrahesh nje rup familjaresh e te afermish te tij - por duke e rrahur shpindes me shuplaka e grushta, si me te qite syte gaca...derisa e perplasin ne dhomen e nuses...E ai, dhenderr qe eshte i shkathte, e inteligjent, i mashtron ate grupin qe e mberthejne, duke iu thene se nuk dua te hyj dhenderr, se jam burre i burrave! Ashtu qysh kane grate burra edhe burrat kane burra...thone tek na...E dhendrri jsate atij mashtrimi mund te pervjedhet e te hyj ne dhomen e nuses edhe pa asnje shuplake a grusht shpindes...

    me vijua -
    derisa te kollitet dikush...hm!
    (nuk e dij a kam bere ndonje perseritje, gjate shkrimit direkt edhe te shpejte bile...) anipra

  11. #31
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    ndalu pak te dita e ejnte PERSE?, dhe fol pak edhe per nusen!!!, a i thoni edhe ju dites se merkure "kanagjegje", eshte dita kur farefisi e kojshite e vizitojn vajzen qe shkon nuse?

    Mahmut Ferati

    "oj dora me kane
    oj dora me kane,
    ku e ke mindilin
    qe ta kam dhane
    mindilin e kam, mindilin e mbaj
    diten e merkure, me ēat'o do qaaj"

    (nje dite PARA marteses)

    "oj dora me kane
    oj dora me kane,
    ku e ke mindilin
    qe ta kam dhane
    mindilin e kam, mindilin e ruuj
    diten e xhuma, me ēat'o do luuj"

    (nje dite PAS marteses)


    Tek ne ne maqedoni nusen e marin edhe diten e dielle!

    Flm
    albanish by nature

  12. #32
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    po, nuh, po nuk kam kohe njehere...deritevona

    mund ta vijoni... Dita E Enjte eshte nje karakteristike e vecante shqiptare, qe rrjedhen e vet trashigimore e ka kahmoti...

    flasim

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Ritet e dasmes ne Presheve
    --------------------------------------------------------------------------------

    Mbi ritet e dasmės nė rrethinėn e Preshevės
    Njė pjesė e madhe e fshatrave tė rrethinės sė Preshevės ėshtė e banuar me popullsi shqiptare e cila, natyrisht ka njė begati tė folklorit dhe tė riteve tė ndryshme, qofshin ato pagane (qė janė fare tė pakta) apo edhe tė ditėve tona.

    Fshatrat e rrethnės sė Preshevės shtrihen nė dy pjesė: nė atė malor dhe rrafshe. Fshatrat malore kanė ruajtur mė shumė folklorin, kurse kėto tė dytat e kanė thjeshtėsuar deri diku, duke pasur parasysh ndikimin e kulturės dhe tė rrymave tė ndryshme qė e kanė lidhur kėtė rrethinė me viset tė Ballkanit dhe tė Azisė. Me njė fjalė, ky rajon ėshtė jė mal i paprerė folklori, qoftė me kėngė apo edhe me tregime tė moēme popullore.

    Nė kėtė trevė mė shumti janė ruajtur brez pas brezi shumė kategori tė kėngėve. Njėra ndėr kėto kategori janė edhe padyshim kėgėt e dasmės, ritet e sė cilės do t`i shohim pėrmes kėtij vėshtrimi tė pėrgjithshėm.

    Nė krahasim me tė tjerat, kėngėt e dasmės janė mė tepėr tė pėrhapura nė kėtė trevė si nė fshatrat malore ashtu edhe nė ato tė rrafshit. Kėto kėngė janė tė shkurtuara, por qė kanė njėfarė pėrmbajtje nė vete, qoftė kur pėrmbajnė nė vete elementin humoristik, satirik apo herėherė sarklastik, por pa njė qėllim tė keq.

    Zanafilla e kėtyre kėngeve ėshtė aq e vjetėr sa edhe martesa. Kėto kėngė janė bartur brez pas brezi e mė sė shumti i kanė ruajtur femrat, vajzat dhe gratė pak tė shtyra nė moshė. Madje kėto tė dytat e kultivojnė edhe njė lloj kėngash tė vjetra, qė nė kėto anė thirren Krahinat e plakave, tė cilat i kėndojnė nėpėr dasma kur pushojnė dajret dhe kėnga e vajzave. Tematika e kėtyre kėngėve ėshtė interesante duke pėrmbajtur nė vete notėn e bujarisė, mė formė tė qėlluar, mė vargje tė matura dhe herė herė edhe me rimė tė puthur.

    Kėngėt e dasmės nisen tė kėndohen ndėr grupet e vajzave dy ditė para se tė fillojnė dasma para atė ditė kur bėhen gati petkat e nuses dhe tė nisen fisnikėt tė shkojnė te miqtė e rinj. Atė ditė vajzat e pėrgatisin shtėpinė pėr dasmė dhe duke punuar kėndojnė kėngė tė ndryshme. E lavdėrojnė djalin dhe nusen.

    Njė ditė para se tė fillojnė, dasma qysh nė mėngjes, tubohen tė gjitha vajzat e lagjes dhe farefisit, dh eme defe fillojnė tė kėndojnė dhėndrrin:

    Ni fije bari, ni fije kullosė

    Beqaria Isuf-agės sot nav ka sos.



    Pastaj nisin t`i bėjnė gati kusiat (kazanat) qė janė mė tė mėdha, me tramak misri, gjė qė tregon shumimin nė familje nga ēifti i ri, i cili do tė fillojė njė jetė tė re. Disa nga Vajzat nisin tė kėndojnė nusen:


    Oj lule hasretit, hasretit-o

    Tra kemi ndu synin pi pes`vjeti-o



    Lavdėrimi i shtėpisė sė burrit shihet mė sė mir nga vargjet e kėngės sė poshtėshėnuar:


    Njo n`at kodėr, njo n`ket kodėr

    -A po t`duket luli soba vogėl

    Soba e vogėl rreth me xhama

    -Lum, lumbofsha pėr at`vlla,

    Un, ksi sobe kurr s`kam pa!


    Kėto na del nė shesh se vajza qė e kanė zėnė pėr djalė ėshtė nga njė derė mė e varfėr, gjė qė tregon edhe sot e kėsaj ditė pėr njė ndasi klasore, por jo nė atė kuptimin e plotė qė ka pasur dikur, sepse nė dallgė kohėsh kjo ndasi ka filluar tė asimilohet.

    Gazi dhe hareja shtohet sidomos ditėn para se tė fillojė dasma. Kėnga ndjek kėngėn. Pėrqeshet babi i nuses e lavdėrohet shtėpia e djalit, si shtėpi bujare, shtėpi pasaniku, qė ka gjithēka. Pėrveē „tamlit tė zogut“ si thot populli.


    Po vjen babgjysh derri me bujtėn ni nat`.

    I kish hyp magarit po qet salltanat


    Zakon ėshtė nė kėto treva qė tė shkohet nė ēdo shtėpi tė bijave dhe tė farefisit dhe tė ftohet gratė e burrat tė vijnė nė dasmė qė ta shtojnė gazmendin. Kur tė vijnė bijat vajzat e reja nė tė hyrė tė oborrit nisin kėngėn:

    Po vjen Isuf-aga me ni kerr bija

    Sot po na mushet tan avlija

    Ani tan avlija ton sokaki-o

    Se po na martohet djali i plakti-o


    Mbasi martesat lidhen nė mes dy familjeve fshatare apo fshatare qytetare, qofshin tė malėsis apo tė rrafshit, nė kohė tė fundit, ndodh qė miqtė tė shkojnė nė shtėpitė e njėri tjetrit qė tė njihen mė pėr sė afėrmi.


    Ore Isuf-aga, Isuf-aga

    Shpija jote n`qeremide t`bardha

    N`qeremide t`bardha pika pika

    Krejt e rrethekume n`alitrika

    Nga kjo kėngė e shėnuar mė lartė mund tė kuptojmė gjendjen ekonomike tė mikut, pėrmisimin e njė standardi jetėsor qė ėshtė nė ngritje e sipėr nė dita mė ditė.

    Nė shtėpinė e djalit bėhet dasmė, si dhe te vajza, por atje nė njė formė tjetėr, sepse nuk ka muzikė, por dajrave u bien disa vajza tė reja ose „defatoret“. Kėto i argėtojnė mikeshat qė vijnė ta pėrcjellin vajzėn deri nė ditėn e fundit, kur tė vijė ta marrin nusen. Shoqet fillojnė tė kėndojnė shoqen e vet qė do tė shkojė nuse, qė ditėn e parė kur ia ngjesin bojėn- veshja e rrobave tė reja nga ana e burrit.

    Ori Xhejlane motėr, po ta nxhesim bojėn,

    Ani ti ma s`pari mere n`gryk nonėn

    Ani merre nonėn ēi t`ka rrite-o

    Sot nė der`t`huj do me t`qite-o


    Vajza pasi i vesh, gjoja pa dėshirė, rrobet qė ia ka sjellė familja e burrit, pasi t`i marrė, me rend gratė ngryk del nė dhomė tjetėr dhe i heq ato e vishet sėrish me rrobe vajzėrie, deri tė nesėrmen kur vishet si nuse dhe pret gratė e fshatit qė vijnė tė shohin pajėn, qė ka pėrgaditur brenda afatit tė fejesė.

    Ditėn e dytė ėshtė zakon nė kėto anė qė vajzat tė qajnė me zė, kur tė vijė ēdo grua qė ėshtė mė e vjetėr se ajo, madje-madje edhe shoqet e saja kur tė hyjnė nė dhomė i merr ngryk dhe ulet nė njė skaj tė dhomės,.preferohet qė tė ulet kah skaji i derės. Shoqet qė vijnė tubohet dhe ia fillojnė kėngės :


    Kaj Xhejlane n`skaj t`janit

    Ty t`ka lėn loja e bajramit

    Tana qika kur t`mlidhemi

    Ty ori motėr na dot t`thirrmi.


    Dy ditėt e dasmės te vajza nuk janė interesante. Intensiteti I ahengut shtohet vetėm ditėn e fundit. Nė mbrėmje kėndojnė vajzat e herė herė edhe plakat me ndonjė kėngė tematike gurbeti- kėngeė nizamesh. Kėtė natė tubohen mė tepėr gra dhe vajza sesa natėve tė tjera. Mbasi tė rrijnė njė kohė tė gjatė, hyn njė gura si nė moshė me njė enė kanė dhe di ti ngjes kanėn, pėr ta bėrė nuse. Vajza posa e sheh kėtė ia fillon sė qari, shoqet e kėndojnė.


    Oj bija e trimit, e trimit-o

    Shka po ngjet konėn e llatinit-o



    Pas kėsaj lusin vajzat t`u lėrė kujtimet nėnės, babait, motrave dhe vėllezėrve:


    Shka po e le nonės pėr mall?

    Dy gishta konė n`duvar.


    Atėherė vajza ngritet e i vė dy gishta edhe qanė. Tė gjitha shoqet me gratė tjera e shikojnė me pėrmallim, shprehet njė ndenjė dhembje pėr njė ndarje nga gjiri i familjes dhe hyrja nė njė fazė mė tė pjekur, fazė kjo nuserisė qė lyp mė shumė, qė shkakton nesėr apo pasnesėr edhe shumė probleme tjera.

    Ndėrsa te djali bėhet aheng gjatė terė dasmės, ajo zgjatė tri ditė e tri netė, sepse i thonė ato po “marrim rob”.

    Te burrat kėndohen kėngė madje bien daullet dhe zurlet. Te gratė ka vetėm dajre dhe vajzat qė i bien defit. Vajzat e mahallės i kėndojnė tė gjitha nuset e me nuset mė tė reja. Deri sa biseda dhe katundarėt qė vijnė dhe palohen nė rradhė ahengu arrijnė nė kulm vajzat e thejnė kėtė monotoni me zėrin e tyre:


    Oj luli zambak, ol luli zambak

    Pse s`u rrite luli ani edhe pak…


    Me kėngė dhe valle dasma bėhet mė madhėshtore. Kusherirat dhe mbesat e djalit, mundohetn ta ngrisin dhėndėrrin lart, duke kėnduar at sipėrfaqesues tė shtresave tė larta, kurse vajzėn herė-herė edhe me atė tė shtresave tė ulta, por si tham edhe mė parė, kjo nuk prish fort punė, kur gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt tė dy familjet e bashkėshortėve tė ardhshėm.

    Mė interesante nga tė gjitha ditėt, qė nga fillimi, kur tė vehen tramakėt e misrit pėr t`i ngrėnė dasmorėt e ėshtė nata e qerres kur bėhet pėrgaditja e qerres me qilima tė kuq, shenjė qė tregon se ėshtė qerre nuseje. Atė mbrėmjeje behėt aheng i madh sesa ditėve tjera, kur edhe nėna e djalit (Vjehrra) del dhe luan me djetė dhe vajzat qė kėndojnė dhe vallėzojnė tė gjithė sė bashku:

    Po knon knusi tra m`tra

    P`e martojmė na ēet vlla

    Ēe ket vlla pėr hasret

    Zoti na lashė pėr jet`.


    Nė mbrėmje te gratė bėhet sėrish gėzim. Luhen shumė drama tė shkurtėra popullore ( kryesisht i luajnė gratė) duke i imituar burrat dhe gratė plaka. Pastja njė vajzė tė bukur e veshin me rrobet e dhėndėrrit dhe hyn me njė plak pėr t`ia parė edhe gratė e tjera se ēfarė rrobe ka blerė dhėndrri. Kėtu bėhen edhe disa mahi dhe kėngė qė therrin gruan (kėtė rast si nėnė tė djalit” qė e fut nė dhomė kėtė vajzė tė bukur.


    Po nxen honxa jasht

    Po nxen honxa jasht

    Allahi djalin ta plast

    Allahi djalin ta plast.


    Kundėr kėngės sė vajzave pėrgjigjet nėna e djalit :


    Po nxen honxa jasht,

    Po nxen honxa jasht

    Allahi djalin ma lasht

    Allahi djalin ma lasht



    Posa zbardh dita zgjohen tė gjitha gratė dhe bėhen gati tė shkojnė ta marrin nusen. Pėr tė shkuar qė tė marrin nusen nisen edhe dasmorėt, kuptohet disa nga tė afėrmit e djalit:


    Jan`nisė kerret mlue me kuē

    Para I shkojnė treēin krushē



    Nė rast se ndodhė ndonjė mosmarrėveshje, pėr shumė gjėra objektive dhe subjektive mes familjes sė djalit dhe tė vajzės, atė ditė nė shtėpinė e djalit e ndjejnė njėfarė frike tė pėrzier nė ndenjė gėzimi.

    Posa tė kthehen qerret e nuses nė fund tė fshatit ndėgjohen pushkėt habetare qė lajmėrojnė se po vjen nusja:


    Krisi pushka ndėr katund

    Po bojnė krushkat lum e lum

    Lum e lum o pėr kėt dit`

    Nusja kerrin na ka zdrit`


    Dėshira dhe gėzimi i prindėrve dhe tė afėrmėve tė tyre shihet qartė nė fytyrat e hareshme:


    Hyni kerri te dyrt e mdhaja

    N`shpin`ton` ka ardh dynjaja

    Kann`arh `dynjaja pėr me pa

    Nusen tonė bajrak ndėr gra.


    Pasi tė zbresin tė gjitha gratė prej qerres me nusen mbetet vetėm njė grua. Pas pak bjen babai i djalit, apo vėllai mė i madh dhe e zbresin nusėn pėr dore deri te pragu i derės sė shtėpisė. Aty e kthejnė nusen nga dasmorėt, gratė dhe fėmijėt e shpesh ndodh qė tė jenė edhe disa meshkuj tė afėrm. Afrohet njė i njohur dhe me pushkė apo revole ia ēon duvakin pėr nusen dhe shtėnė disa herė.


    Naka dal nusja si hona plot

    Tan oborrin naj ka zdrit sot


    Mbasi hyn mbrenda vajza nisin ta kėndojnė nusen:


    Mori nuse shka po fshan

    A thu babėn keq e ke lan

    Ne paēe lon keē mos u mėrzit

    Se atje boll je rrit


    Pastja kėndojnė edhe kėshtu :


    Ke hy nuse n`sob`tmir`

    Ta ka fal vjerra ni lir`.


    Kėshtu shprehet qartė pasuria qė ka burri duke pėrmendur edhe rindėrtimin e shtėpisė qė e ka berė pėt dasmė, qė nusja nė fillim tė shoh gjithēka qė ka tė mirėt. Mbasi ta kėndojnė nusen, vajzat i kapin arkat me pajėn e saj , e shtrijnė rreth e perqark mureve tė dhomės.

    Pak para muzgut, vjen dhėndrri nė oborr dhe nusen e qesin nė dritare pėr ta parė ai. Ky ėshtė takimi i tyre i parė qė nga fejesa e deri nė kėtė ditė.

    Mund tė themi se kėto janė aq tė larmishme sa qė me shembujt e tyre tė nduarnduarta paraqesin njė kolorit tė pasur si nga pėrshkrimi nga forma dhe pėrmbajtja.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    e kendshme e kendhsme kjo teme

    nejse, po mire kur hidhnin karamele zana neper shkalla duhet te ruheshe edhe nga rakija qe e e hidhnin..

    si zakone te pergjithshme une di djegien e shamise, napolonin, qe fillon pasi ka kercer nena e baba e nuses, vellazeria dhe krushqia, parate qe i hidhen nuses ku ti qendrojne e shumica i shkojne orkestres............

    me pelqen ajo tradita kur i caktojne kush do shkoje krushq, dy here kam qene krushke e nuk e mora vesh tamam si u be, tek cuni shkojne krushqit numer tek tek goca vene krushqit numer cift me duket...nga e gjithe kjo mbaj mend qe kur pertoja te regulloja noj gje ne shpi i thosha mamit: e po sikur do prsim krushqit sot! lool

    zakone qe kane mbetur, eshte qe nusja ka "lezet" me nejt ne kembe, syckat ulur po mundi, te lotoje kur del nga shpia (sa kam qare une per kojshijet, e zot i madh, sikur cfare e gjeti ajo u martonte mu me vinte keq) atehre e nxjerr ose vellai/babi/daja nga krahu ke makina/kali/gomari mjate te cilat duhet te bejne sa me shume zhurme kur te kalojne te lajmerojne martesen

    tani une jam kurioze per nje gje, e shtuna e goces dhe e diela e cunit kane qene dita tradicionale te marteses apo u bene nga e keqja, se te shtuen u martove/ te henen ne pune shkove?

    jam shume kurioze te di per kto supersticionet shqiptare, psh e di qe ne disa zona martohen te enjten..ose kur thone qe nuk ben te shkosh te henave ne varreza? kam degjuar too, se e marta mban nje ore te lige ne te, kshu qe duhet te ruhesh dhe martesa nuk behet te martave....

    epo te na trashegohet cifti,
    rrofsh o katka qe na ftove
    se te gjithe ne na mblodhe lool
    Liebe! liebe, lass mich los!

  15. #35
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nusja para se te hyje ne shtepi lyne gishtat me mjalte dhe i vendos tek dera e shtepise.Ky rit behet pasi koka e nuses eshte bete tabele qitjeje me nje lemsh te kuq .Pasi e vendosin diku ndezin dy qirinj duke i caktuar me gjisht nje per nusen e nje per dhenderin dhe qiriri qe digjet me vone i takon xhelozit .
    Vallen e pare me nusen e nis ndonje plak i moshuar.
    Ne mes nate dhenderi shkon dhe takon nusen ndersa nusja jep nje pako me llokume."Kjo eshte beteje e vertete" Zakonisht ketu hyjne cunat e rinj beqare e te forte ndersa pakoja me llokume behet pre qe dhjetra duarve.Je me fat po dole pak i "gjakosur" .

    Keto jane disa momente qe me kujtohen naten e marteses tek shtepia e dhenderit.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #36
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Lamtumirė dasmave tė traditės

    Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnė nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

    Belina Budini/Shekulli
    TIRANĖ- Nusėrim vetėm pėr njė ditė, konfeta nė vend tė llokumeve, koktejle nė vend tė drekave e darkave me mish e raki... Jo vetėm fustanet e nuseve por edhe ceremonitė e martesave kanė ndryshuar. “Rezervatet” e tradicionales pozitive janė shumė tė rralla. Gjen ende nga tė gjitha, por tendenca ėshtė drejt modeleve italiane, greke, turke. Pėr fustanin dhe organizimin e ceremonisė si edhe ritet e dasmave. Nė rend tė ditės ėshtė imitimi. Prirja metropolitane ėshtė megjithatė drejt sė veēantės. Sociologėt kanė njė shpjegim pėr kėtė dukuri. Flitet pėr dukurinė e difuzimit tė kulturės nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithēka ėshtė e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara nė tė tashmen, shumė rite janė zhdukur, por disa tė tjera janė rikthyer. Ndėrsa kanė vėrshuar rite tė tjera, madje plot tė tilla me origjinė kristiane: dasma nė Kishė e madje edhe nė Xhami, por edhe ceremoni tė ngushta nė rreth miqėsor mė tepėr sesa nė rreth fisnor.
    Stringlat tendencė
    Shporta me “konfeta” tė paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (mė tė shtrenjta se rakia), nga ato qė shėrbehen nė dalje tė kishės ku sapo ėshtė lidhur martesa e njė ēifti me betimin e pėrjetshėm tė besnikėrisė, kanė zėvendėsuar tani llokumet e fejesės. Detaji i kishės nuk ka rėndėsi. Nė thelb bajamet e sheqerosura nėnkuptojnė pjellorinė dhe sheqeri ėmbėlsinė simbolike tė nuses. Nė varėsi tė luleve, bomboneve me bajame tė paketuara, stringlave, njė e tillė mund tė kushtojė edhe 9 mijė lekė tė vjetra. Kollona me lule pėr mjediset e jashtme e tė brendshme ku bėhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa tė ndryshme, tė gjitha tė bėra vetė, qė jepen me qira. Ndėrsa buqeta e nuses, nė rast se nuk sillet nga jashtė, e bėrė vetė nė dyqanet shqiptare shkon 15 mijė lekė. Tendenca ėshtė qė edhe konfetat e lulet tė sillen nga jashtė, megjithėse nė tregun shqiptar ato kanė nisur tė futen qė nė vitin 1992. Nė fillim ishin fare tė pakėt ata qė i parapėlqenin. Numri i atyre qė i kėrkojnė sot ėshtė shumė mė i madh sipas tregtarėve tė kėtyre stringlave martesore. Tabela “Just Married” dhe kanoēet pas makinės sė ēiftit janė “aksesorėt” mė pak tė imituar. “Nuk e duan tabelėn nė anglisht se nuk e kuptojnė tė gjithė”, - thotė pronarja e njė dyqani nusėrie. Ndėrkohė qė tradita e “just married” e ka origjinėn nė fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese pėr makinėn zgjidheshin tė freskėta, jo lule plastike.
    Risitė e ceremonisė
    Dikur vetėm nė tavolinėn qendrore kishte 40 vetė. Tani e gjithė ceremonia mund tė ketė 40 tė ftuar a mė pak. Nė vend tė pjatave me shumė mish dhe shisheve me raki tani serviret njė koktejl shpeshherė modest (mė tepėr pėr shtrėngim ekonomik). Nuset shpesh kanė edhe shoqėruese tė veshura me fustane nusėrore mė pak tė bukur se ai i protagonistes sė dasmės. Ndėrsa fustani i nuses kushton 400 mijė lekė (me qira) ai i shoqėrueses jo mė shumė se 200 mijė. Hera-herės ka dasma qė bėhen nė kishė por edhe nga ato qė organizohen nė xhami. Edhe mjediset ku bėhet dasma janė nga mė tė ndryshmet. Veē lokaleve e shtėpive, edhe nė ndonjė kėshtjellė-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusėron mė katėr ditė si dikur, qė vishej qė tė enjten. Zakonisht nusėron vetėm tė shtunėn nė shtėpinė e saj dhe tė dielėn nė atė tė burrit, ose vetėm njė ditė, nėse bėhet njė dasmė e pėrbashkėt. Por nga njėra dasmė tek tjetra ka veēori dhe risi tė tjera.

    Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinė e martesave tė reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive tė traditės sė mirė shqiptare

    “Ritet e mira tė martesės, qė i kemi humbur”

    Shumė kohė mė parė nė dasmat shqiptare nė vend tė parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim tė kėsaj tradite edhe nė ndonjė dasmė shqiptare qytetare. Por nė mė tė shumtat e rasteve doroviten para. Ndėrkohė qė tradita tė tjera negative janė nė rikthim, janė harruar fare tradita tė mira si ajo e sponsorizimit tė pajės. Ja ēfarė shpjegon rreth kėtyre ndryshimeve nė ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ka patur shumė ndryshime nė ritin e dasmės, fejesės dhe martesės. Kjo shpesh ka ndodhur pėr arsye tė difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Pėr shembull ėshtė shtuar pėrdorimi i pijeve tė tjera qė pak pėrdoreshin nė dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani pėrdoret shumė vera dhe birra. Kėto prirje kanė lidhje me emigracionin. Pėr shembull nė dasmat e tė emigruarve nė Itali shpesh shokėt e dhėndrit qėllojnė njėri-tjetrin me tortė, por sidomos dhėndrin. Kjo si shenjė e jetės sė lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetėr ėshtė thyer zakoni pėr mosvajtjen e dhėndrit vetė pėr tė marrė nusen (prej kohėsh) dhe tani dhėndri shkon ta marrė nusen madje si shofer. Kėto janė disa shembuj periferikė tė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė ritet e dasmave. Njė ndryshim i rėndėsishėm ėshtė ai i shtimit tė diferencės nė moshė mes dhėndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Nė njė farė mėnyre nė kėtė rast kemi tė bėjmė me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet burrit dhe gruas nė moshė. Sot kjo diferencė sipas statistikave shkon deri nė 2 vjet mė shumė se paraadhėsja, pra nė 6-7 vjet ndėrmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantėve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtė. Njė rikthim tjetėr ėshtė fakti qė njė pjesė e emigrantėve marrin gra tė pashkolluara. Ėshtė njė rikthim negativ, sepse kėto gra po e humbin nė kėtė mėnyrė pavarėsinė ekonomike dhe njėkohėsisht pushteti ekonomik i burrit ėshtė rritur shumė. Por veē traditave jopozitive tė sė shkuarės ka tradita tė mira, tek tė cilat ia vlen tė kthehesh. Nuk ėshtė nė traditėn e shqiptarėve komercializimi i dasmės. Si rregull nuk ēohej para nė shtėpinė e atyre qė martoheshin, por dhurata si pėr shembull dashi ose diēka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, mė mirė tė bėhen dhurata simbolike sesa tė detyrosh nė njė farė mėnyre tė ftuarit e tu tė dorovisin para, edhe kur janė tė varfėr. Komercializimi i dasmave ėshtė bėrė njė gjė vulgare. Njė rit tjetėr interesant por edhe human i traditės shqiptare ėshtė ai i “sponsorizimit” siē do tė shpreheshim sot, i pajės sė nuses sė varfėr nga familjet e pasura. Ka qenė njė traditė e Shqipėrisė sė Mesme, e cila pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur thuajse krejtėsisht. Sigurisht ideja klasike e pajės nuk mund tė aplikohet mė, por nė vend tė saj “sponsorizimi” mund tė ishte pėr diēka tjetėr tė dobishme pėr ēiftin e tė sapomartuarve”.

    Rite
    Paja e nuses
    Njė institut i rėndėsishėm i sė drejtės zakonore familjare, i njohur qė nga kohėt mė tė lashtė ka qenė paja e nuses. Nė fshatrat shqiptare ku sundonte varfėria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (ēorape e veshmbathje tjetėr) qė merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labėrisė” paja pėrbėhej nga sendet vetjake tė nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Nė Shqipėrinė e Veriut, paja e nusės pėrfshinte edhe prikėn. Nė Labėri paja pėrgatitej nga shtėpia e burrit. Babai i dhėndrit sė bashku me babanė e nuses shkonin nė pazar dhe i blinin rrobat e nuses qė nga kėpucėt (zakonisht 2-3 palė) e deri tek shamia e kokės. Kjo normė e pashkruar e sė drejtės zakonore ka vepruar kudo nė Shqipėri e nė Kosovė.

    Krushqit e armatosur
    Gojėdhėna popullore e fshatrave tė Labėrisė tregon se format e martesės tė njohura nga e drejta zakonore familjare kanė qenė martesa me kurorė, martesa me shpėrblim dhe martesa me rrėmbim, kurse martesa me provė nuk njihej. Edhe nė Kanunin e Skėnderbeut nuk njihej martesa me provė. Martesa me rrėmbim, njė nga format mė tė lashta e mė tė pėrhapura kudo, praktikohej nė Labėri ashtu si edhe nė Malėsinė e Veriut e nė zona tė tjera malore tė vendit. Martesat me rrėmbim nuk kanė qenė dukuri shqiptare, por kanė ekzistuar qė nga kohėt mė tė lashta dhe janė praktikuar nė Greqinė e vjetėr, Romėn e lashtė, etj. Pėr martesėn me rrėmbim dėshmon veē tė tjerash edhe dėrgimi i krushqve tė armatosur pėr tė marrė nusen.
    .

  17. #37
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une kam idene qe shqiptaret jashte Shqiperise, mundohen ti ruajne traditat me shume se ata qe jetojne vete ne Shqiperi. Ata qe jane ne Shqiperi u/po perballen me boten nga te gjitha anet dhe duke qene se vete nuk jane pjese e "botes", nuk e kuptojne dot akoma se "bota"/"njerzit" jane kudo njesoj. Por jane traditat dhe "rrenjet" qe na dallojne.

    Une jam e pranishme gjithe kohes ne organizime dasmash ketu ne Amerike dhe mund te them si shqiptaret, cifutet, greket, italianet, indianet etj. , te gjithe i ruajne traditat dhe i zbatojne zakonet e vendeve nga vijne, pavaresisht se te gjithe jetojme ne Amerike. por jo te gjithe kane mundesi te barabarta. Madje dasmat e cdo kulture, sa me afer tradites, aq me shume kushtojne keto dite. Pra ka raste qe "mos praktikimi" i ketyre zakonve ndodh dhe per shkaqe financiare. Si ne Shqiperi ashtu dhe per shqiptaret ne diaspore.

    Ndersa disa ndryshime jane te pashmangshme. Patjeter do e bejne ne lokale apo keshtjella te medha*, koha ecen, njerzit e kane kuptuar qe stallat jane kapanone ushqimi per kafshet.

    Per mendimin tim, me aq sa ka mundesine, njeriu duhet te mundohet te mbaje nje ekuiliber midis te vjetres dhe te rese. Jo vetem ne dasma, po kudo ne jete.


    p.s. E dinit se ciftet cifute flene naten e dasmes dhe nje jave pas saj, ne krevate me vete?! Gjithashtu gjate vitit, kane dite te caktuara gjate javes kur ciftit i lejehet te fleje ne krevat te perbashket

  18. #38
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Femije ne vitet '80 mbaj mend me se miri dasmat ku kam marre pjese dhe te "delegacioni" qe shkonte per te marre nusen.

    Kur dilte nusja nga shtepia/pallati mblidheshin gjithe femijet ne pritje te karameleve dhe qindarkave qe do te hidheshin me kete rast.

    Perberesit ne kete rit: oriz, karamele (nga ato qe te thyenin dhembet) dhe monedha 20 qindarkeshe (qe kane dale prej vitesh nga qarkullimi). Bereqet per jeten e ciftit te ri dhe gezim per femijet. Kush mblidhte me shume qindarka qe pastaj t'i beheshin 5 ose 10 leke te vjetra qe te blinte akullore me kaush (nje luge ose dy luge)

  19. #39
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Ritet dosmore tė rrethinės sė Preshevės

    Ritet dosmore tė rrethinės sė Preshevės

    Mbi ritet e dasmės nė rrethinėn e Preshevės
    Njė pjesė e madhe e fshatrave tė rrethinės sė Preshevės ėshtė e banuar me popullsi shqiptare e cila, natyrisht ka njė begati tė folklorit dhe tė riteve tė ndryshme, qofshin ato pagane (qė janė fare tė pakta) apo edhe tė ditėve tona.

    Fshatrat e rrethnės sė Preshevės shtrihen nė dy pjesė: nė atė malor dhe rrafshe. Fshatrat malore kanė ruajtur mė shumė folklorin, kurse kėto tė dytat e kanė thjeshtėsuar deri diku, duke pasur parasysh ndikimin e kulturės dhe tė rrymave tė ndryshme qė e kanė lidhur kėtė rrethinė me viset tė Ballkanit dhe tė Azisė. Me njė fjalė, ky rajon ėshtė jė mal i paprerė folklori, qoftė me kėngė apo edhe me tregime tė moēme popullore.

    Nė kėtė trevė mė shumti janė ruajtur brez pas brezi shumė kategori tė kėngėve. Njėra ndėr kėto kategori janė edhe padyshim kėgėt e dasmės, ritet e sė cilės do t`i shohim pėrmes kėtij vėshtrimi tė pėrgjithshėm.

    Nė krahasim me tė tjerat, kėngėt e dasmės janė mė tepėr tė pėrhapura nė kėtė trevė si nė fshatrat malore ashtu edhe nė ato tė rrafshit. Kėto kėngė janė tė shkurtuara, por qė kanė njėfarė pėrmbajtje nė vete, qoftė kur pėrmbajnė nė vete elementin humoristik, satirik apo herėherė sarklastik, por pa njė qėllim tė keq.

    Zanafilla e kėtyre kėngeve ėshtė aq e vjetėr sa edhe martesa. Kėto kėngė janė bartur brez pas brezi e mė sė shumti i kanė ruajtur femrat, vajzat dhe gratė pak tė shtyra nė moshė. Madje kėto tė dytat e kultivojnė edhe njė lloj kėngash tė vjetra, qė nė kėto anė thirren Krahinat e plakave, tė cilat i kėndojnė nėpėr dasma kur pushojnė dajret dhe kėnga e vajzave. Tematika e kėtyre kėngėve ėshtė interesante duke pėrmbajtur nė vete notėn e bujarisė, mė formė tė qėlluar, mė vargje tė matura dhe herė herė edhe me rimė tė puthur.

    Kėngėt e dasmės nisen tė kėndohen ndėr grupet e vajzave dy ditė para se tė fillojnė dasma para atė ditė kur bėhen gati petkat e nuses dhe tė nisen fisnikėt tė shkojnė te miqtė e rinj. Atė ditė vajzat e pėrgatisin shtėpinė pėr dasmė dhe duke punuar kėndojnė kėngė tė ndryshme. E lavdėrojnė djalin dhe nusen.

    Njė ditė para se tė fillojnė, dasma qysh nė mėngjes, tubohen tė gjitha vajzat e lagjes dhe farefisit, dh eme defe fillojnė tė kėndojnė dhėndrrin:

    Ni fije bari, ni fije kullosė

    Beqaria Isuf-agės sot nav ka sos.



    Pastaj nisin t`i bėjnė gati kusiat (kazanat) qė janė mė tė mėdha, me tramak misri, gjė qė tregon shumimin nė familje nga ēifti i ri, i cili do tė fillojė njė jetė tė re. Disa nga Vajzat nisin tė kėndojnė nusen:


    Oj lule hasretit, hasretit-o

    Tra kemi ndu synin pi pes`vjeti-o



    Lavdėrimi i shtėpisė sė burrit shihet mė sė mir nga vargjet e kėngės sė poshtėshėnuar:


    Njo n`at kodėr, njo n`ket kodėr

    -A po t`duket luli soba vogėl

    Soba e vogėl rreth me xhama

    -Lum, lumbofsha pėr at`vlla,

    Un, ksi sobe kurr s`kam pa!


    Kėto na del nė shesh se vajza qė e kanė zėnė pėr djalė ėshtė nga njė derė mė e varfėr, gjė qė tregon edhe sot e kėsaj ditė pėr njė ndasi klasore, por jo nė atė kuptimin e plotė qė ka pasur dikur, sepse nė dallgė kohėsh kjo ndasi ka filluar tė asimilohet.

    Gazi dhe hareja shtohet sidomos ditėn para se tė fillojė dasma. Kėnga ndjek kėngėn. Pėrqeshet babi i nuses e lavdėrohet shtėpia e djalit, si shtėpi bujare, shtėpi pasaniku, qė ka gjithēka. Pėrveē „tamlit tė zogut“ si thot populli.


    Po vjen babgjysh derri me bujtėn ni nat`.

    I kish hyp magarit po qet salltanat


    Zakon ėshtė nė kėto treva qė tė shkohet nė ēdo shtėpi tė bijave dhe tė farefisit dhe tė ftohet gratė e burrat tė vijnė nė dasmė qė ta shtojnė gazmendin. Kur tė vijnė bijat vajzat e reja nė tė hyrė tė oborrit nisin kėngėn:

    Po vjen Isuf-aga me ni kerr bija

    Sot po na mushet tan avlija

    Ani tan avlija ton sokaki-o

    Se po na martohet djali i plakti-o


    Mbasi martesat lidhen nė mes dy familjeve fshatare apo fshatare qytetare, qofshin tė malėsis apo tė rrafshit, nė kohė tė fundit, ndodh qė miqtė tė shkojnė nė shtėpitė e njėri tjetrit qė tė njihen mė pėr sė afėrmi.


    Ore Isuf-aga, Isuf-aga

    Shpija jote n`qeremide t`bardha

    N`qeremide t`bardha pika pika

    Krejt e rrethekume n`alitrika

    Nga kjo kėngė e shėnuar mė lartė mund tė kuptojmė gjendjen ekonomike tė mikut, pėrmisimin e njė standardi jetėsor qė ėshtė nė ngritje e sipėr nė dita mė ditė.

    Nė shtėpinė e djalit bėhet dasmė, si dhe te vajza, por atje nė njė formė tjetėr, sepse nuk ka muzikė, por dajrave u bien disa vajza tė reja ose „defatoret“. Kėto i argėtojnė mikeshat qė vijnė ta pėrcjellin vajzėn deri nė ditėn e fundit, kur tė vijė ta marrin nusen. Shoqet fillojnė tė kėndojnė shoqen e vet qė do tė shkojė nuse, qė ditėn e parė kur ia ngjesin bojėn- veshja e rrobave tė reja nga ana e burrit.

    Ori Xhejlane motėr, po ta nxhesim bojėn,

    Ani ti ma s`pari mere n`gryk nonėn

    Ani merre nonėn ēi t`ka rrite-o

    Sot nė der`t`huj do me t`qite-o


    Vajza pasi i vesh, gjoja pa dėshirė, rrobet qė ia ka sjellė familja e burrit, pasi t`i marrė, me rend gratė ngryk del nė dhomė tjetėr dhe i heq ato e vishet sėrish me rrobe vajzėrie, deri tė nesėrmen kur vishet si nuse dhe pret gratė e fshatit qė vijnė tė shohin pajėn, qė ka pėrgaditur brenda afatit tė fejesė.

    Ditėn e dytė ėshtė zakon nė kėto anė qė vajzat tė qajnė me zė, kur tė vijė ēdo grua qė ėshtė mė e vjetėr se ajo, madje-madje edhe shoqet e saja kur tė hyjnė nė dhomė i merr ngryk dhe ulet nė njė skaj tė dhomės,.preferohet qė tė ulet kah skaji i derės. Shoqet qė vijnė tubohet dhe ia fillojnė kėngės :


    Kaj Xhejlane n`skaj t`janit

    Ty t`ka lėn loja e bajramit

    Tana qika kur t`mlidhemi

    Ty ori motėr na dot t`thirrmi.


    Dy ditėt e dasmės te vajza nuk janė interesante. Intensiteti I ahengut shtohet vetėm ditėn e fundit. Nė mbrėmje kėndojnė vajzat e herė herė edhe plakat me ndonjė kėngė tematike gurbeti- kėngeė nizamesh. Kėtė natė tubohen mė tepėr gra dhe vajza sesa natėve tė tjera. Mbasi tė rrijnė njė kohė tė gjatė, hyn njė gura si nė moshė me njė enė kanė dhe di ti ngjes kanėn, pėr ta bėrė nuse. Vajza posa e sheh kėtė ia fillon sė qari, shoqet e kėndojnė.


    Oj bija e trimit, e trimit-o

    Shka po ngjet konėn e llatinit-o



    Pas kėsaj lusin vajzat t`u lėrė kujtimet nėnės, babait, motrave dhe vėllezėrve:


    Shka po e le nonės pėr mall?

    Dy gishta konė n`duvar.


    Atėherė vajza ngritet e i vė dy gishta edhe qanė. Tė gjitha shoqet me gratė tjera e shikojnė me pėrmallim, shprehet njė ndenjė dhembje pėr njė ndarje nga gjiri i familjes dhe hyrja nė njė fazė mė tė pjekur, fazė kjo nuserisė qė lyp mė shumė, qė shkakton nesėr apo pasnesėr edhe shumė probleme tjera.

    Ndėrsa te djali bėhet aheng gjatė terė dasmės, ajo zgjatė tri ditė e tri netė, sepse i thonė ato po “marrim rob”.

    Te burrat kėndohen kėngė madje bien daullet dhe zurlet. Te gratė ka vetėm dajre dhe vajzat qė i bien defit. Vajzat e mahallės i kėndojnė tė gjitha nuset e me nuset mė tė reja. Deri sa biseda dhe katundarėt qė vijnė dhe palohen nė rradhė ahengu arrijnė nė kulm vajzat e thejnė kėtė monotoni me zėrin e tyre:


    Oj luli zambak, ol luli zambak

    Pse s`u rrite luli ani edhe pak…


    Me kėngė dhe valle dasma bėhet mė madhėshtore. Kusherirat dhe mbesat e djalit, mundohetn ta ngrisin dhėndėrrin lart, duke kėnduar at sipėrfaqesues tė shtresave tė larta, kurse vajzėn herė-herė edhe me atė tė shtresave tė ulta, por si tham edhe mė parė, kjo nuk prish fort punė, kur gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt tė dy familjet e bashkėshortėve tė ardhshėm.

    Mė interesante nga tė gjitha ditėt, qė nga fillimi, kur tė vehen tramakėt e misrit pėr t`i ngrėnė dasmorėt e ėshtė nata e qerres kur bėhet pėrgaditja e qerres me qilima tė kuq, shenjė qė tregon se ėshtė qerre nuseje. Atė mbrėmjeje behėt aheng i madh sesa ditėve tjera, kur edhe nėna e djalit (Vjehrra) del dhe luan me djetė dhe vajzat qė kėndojnė dhe vallėzojnė tė gjithė sė bashku:

    Po knon knusi tra m`tra

    P`e martojmė na ēet vlla

    Ēe ket vlla pėr hasret

    Zoti na lashė pėr jet`.


    Nė mbrėmje te gratė bėhet sėrish gėzim. Luhen shumė drama tė shkurtėra popullore ( kryesisht i luajnė gratė) duke i imituar burrat dhe gratė plaka. Pastja njė vajzė tė bukur e veshin me rrobet e dhėndėrrit dhe hyn me njė plak pėr t`ia parė edhe gratė e tjera se ēfarė rrobe ka blerė dhėndrri. Kėtu bėhen edhe disa mahi dhe kėngė qė therrin gruan (kėtė rast si nėnė tė djalit” qė e fut nė dhomė kėtė vajzė tė bukur.


    Po nxen honxa jasht

    Po nxen honxa jasht

    Allahi djalin ta plast

    Allahi djalin ta plast.


    Kundėr kėngės sė vajzave pėrgjigjet nėna e djalit :


    Po nxen honxa jasht,

    Po nxen honxa jasht

    Allahi djalin ma lasht

    Allahi djalin ma lasht



    Posa zbardh dita zgjohen tė gjitha gratė dhe bėhen gati tė shkojnė ta marrin nusen. Pėr tė shkuar qė tė marrin nusen nisen edhe dasmorėt, kuptohet disa nga tė afėrmit e djalit:


    Jan`nisė kerret mlue me kuē

    Para I shkojnė treēin krushē



    Nė rast se ndodhė ndonjė mosmarrėveshje, pėr shumė gjėra objektive dhe subjektive mes familjes sė djalit dhe tė vajzės, atė ditė nė shtėpinė e djalit e ndjejnė njėfarė frike tė pėrzier nė ndenjė gėzimi.

    Posa tė kthehen qerret e nuses nė fund tė fshatit ndėgjohen pushkėt habetare qė lajmėrojnė se po vjen nusja:


    Krisi pushka ndėr katund

    Po bojnė krushkat lum e lum

    Lum e lum o pėr kėt dit`

    Nusja kerrin na ka zdrit`


    Dėshira dhe gėzimi i prindėrve dhe tė afėrmėve tė tyre shihet qartė nė fytyrat e hareshme:


    Hyni kerri te dyrt e mdhaja

    N`shpin`ton` ka ardh dynjaja

    Kann`arh `dynjaja pėr me pa

    Nusen tonė bajrak ndėr gra.


    Pasi tė zbresin tė gjitha gratė prej qerres me nusen mbetet vetėm njė grua. Pas pak bjen babai i djalit, apo vėllai mė i madh dhe e zbresin nusėn pėr dore deri te pragu i derės sė shtėpisė. Aty e kthejnė nusen nga dasmorėt, gratė dhe fėmijėt e shpesh ndodh qė tė jenė edhe disa meshkuj tė afėrm. Afrohet njė i njohur dhe me pushkė apo revole ia ēon duvakin pėr nusen dhe shtėnė disa herė.


    Naka dal nusja si hona plot

    Tan oborrin naj ka zdrit sot


    Mbasi hyn mbrenda vajza nisin ta kėndojnė nusen:


    Mori nuse shka po fshan

    A thu babėn keq e ke lan

    Ne paēe lon keē mos u mėrzit

    Se atje boll je rrit


    Pastja kėndojnė edhe kėshtu :


    Ke hy nuse n`sob`tmir`

    Ta ka fal vjerra ni lir`.


    Kėshtu shprehet qartė pasuria qė ka burri duke pėrmendur edhe rindėrtimin e shtėpisė qė e ka berė pėt dasmė, qė nusja nė fillim tė shoh gjithēka qė ka tė mirėt. Mbasi ta kėndojnė nusen, vajzat i kapin arkat me pajėn e saj , e shtrijnė rreth e perqark mureve tė dhomės.

    Pak para muzgut, vjen dhėndrri nė oborr dhe nusen e qesin nė dritare pėr ta parė ai. Ky ėshtė takimi i tyre i parė qė nga fejesa e deri nė kėtė ditė.

    Mund tė themi se kėto janė aq tė larmishme sa qė me shembujt e tyre tė nduarnduarta paraqesin njė kolorit tė pasur si nga pėrshkrimi nga forma dhe pėrmbajtja.

    marre nga www.presheva.com

  20. #40
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Historia e traditave martesore

    Kush nuk ka qene kurioz, per te ditur sesi jane zhvilluar ceremonite
    e para martesore? Ne fakt, ne menyre virtuale cdo pjese e dasmes, qe
    nga fejesa dhe deri ne muajin e mjaltit, ka nje histori te pasur.
    Dhe, rrenjet kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kane fokusuar
    martesen per mijera vjet te njerezimit. Kjo eshte nje histori e
    shkurter e elementeve te ndryshem te marteses.

    Ritet e para martesore

    Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e
    martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u
    mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te
    kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte,
    njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume
    besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-
    martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak
    kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe
    formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene
    gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te
    tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin.
    Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit,
    atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne
    martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen
    shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me
    rrembim".

    Dreka e beqarise

    Sipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky
    festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia
    e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore,
    zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim.
    Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku
    komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-
    tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.

    Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te
    dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin.
    Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona
    ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te
    thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se
    tyre te madhe.

    Martesa

    Gjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert,
    asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit
    ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit
    (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund
    te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i
    familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te.

    Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne
    keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar. Qe
    disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha
    pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe
    eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe
    te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne
    martesen...

    Lulet e dasmes

    Perpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin
    buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin
    kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes,
    lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin
    pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te
    ndryshme ne vende te ndryshme...

    Veshjet e dasmes

    Rrobet e dasmes nuk kane qene gjithmone, keshtu si jane sot. Ne
    shekullin e 18-te, nuset e varfera visheshin me veshje te thjeshta.
    Kjo simbolizonte per burrin e saj te ardhshem, se ajo nuk kishte
    sjelle asgje dhe po keshtu nuk e detyronte te shoqin per asgje.
    Ndersa, ne mes te shekullit te 19-te, te gjitha nuset filluan qe te
    aplikojne veshjet e bardha te nuserise. E para qe e ka perdorur
    fustanin e bardhe, thuhet se ka qene ne vitin 1840, Mbreteresha
    Viktoria.

    Velloja e nuserise

    Velloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara
    per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban
    vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te
    shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar
    pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet
    me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te
    pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin
    1840.

    Unazat e marteses

    Tradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha
    traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe
    nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te
    marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi
    perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e
    barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan
    metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre
    unazave. Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i
    katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse
    ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne
    gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi
    pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse
    shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez
    shkruajne me te djathten.

    Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne
    doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla.
    Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu
    eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per
    supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se
    marteses.

    Embelsira e marteses

    Embelsirat kane qene pjese e ceremonise se marteses qe ne kohet
    mesjetare. Ne Rome embelsira e pare e marteses ishte bere nga feta te
    bukes se bardhe. Gjate ceremonise buka thyhej mbi koken e nuses, si
    nje bekim per nje jete te gjate dhe shume femije. Miqte e ftuar ne
    dasem hanin nje pjese te saj, si shenje te fatit te mire.

    Muaji i mjaltit (henes)

    Muaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe
    ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka
    ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga nje vend ku per
    tradite, behej vere nga hidromeli (nje lloj pije) dhe mjalti. Kjo
    tradite e Evropes se veriut, nenkuptonte qe cifti per te pasur fat ne
    jeten e tyre, duhej te pinin kete vere te embel, qe quhej metheglen,
    per nje muaj pas marteses. Dhe, qe kur muaji i pare u quajt "henor"
    kjo periudhe u njoh me emrin "muaj mjalti".

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •