Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 115
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    traditat e dasmave shqiptare

    kur isha e e vogel me merrnin ne cdo dasme dhe sa here qe shkoja me benin pershtypje gjera te ndryshme si psh nusja kur vjen tek shpia e burrit lyen gishtat ne mjalt dhe prek pragun e deres, dhendrrin kur e nisin per te marr nusen i vene tek kembet nje xhezve uj dhe ai e shtyn kur kalon deren, apo nuses i vene lakra ose buke nder sjetulla, nusja diten e trete shkon tek shpia e prinderve me petulla, naten qe perzihet nusja ne sofer (per ato qe se dine nata e pare qe nusja ha buke si e shtepise) ka gjelle qe duhen gatuar, dhe ne kolle fshihet nje lek dhe nese e gjen cun nusja ben djal, e shume tradita te tjera.

    ju lutem na tregoni per tradita te tjera qe ka neper dasmat shqiptare dhe po e ditet pak persene e tyre.


    jo sme ka rene mendja te martohem thjesht interest.

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Kata moj Kata, rreshti i fundit me pelqen me shume, me duket me folklorik, ndoshta ngaqe e kam me afer, ndoshta he!
    Emrin e kandidatit e ke tato ne lekure, ne kordele mendafshi, apo ne faqen e ditarit, Po te jete kjo e fundit (duhet te kete shume) ndoshta na bie rradha para se te zverdhet faqja.
    Ndoshta he!
    Si ka ardh koha veshtire me i puq dy zemra, kjo me jep shprese dhe rradha s'me trishton, ndoshta he!
    Shejtan se mos s'te ze gjumi naten, bejme dhe shaka nganjehere, ndoshta he!

  3. #3
    O Kata me kenaqe fare me kete teme. Megjithse u be kohe pa qene ne nje dasem shqiptare sa here bie fjala ju them te gjitheve se dasmat tona jane me te bukurat ne bote. Ka lezet atmosfera e pergatitjet e gjithe ato gjera te tjera qe ti ke permendur. Ne fakt cdo qytet e krahine ka zakonet e veta p sh ate punen e xhevzes as e kam pare as e kam degjuar. Tani nuk po me kujtohet ndonje gje e vecant pervecse ne disa dasma kur ikte nusja thyenin dicka

    Meqe jemi tek dasmat : ne koke gjithe beqareve
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    Duhet me gjeg dhonrri shomin e beqarit. Ene konga qe kendohet gjate ketij akti quhet ne menyre shume imagjinative (lol) Digje shamin e beqarit.

  5. #5
    MeLoDi e JeTeS Maska e BruNe EmBeL
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    *Ju es ej*
    Postime
    61

    Dasmat Shqiptare jane te bukura!!

    Ehh, na ka marre malli ne fakt per ndonje dasem Shqiptare.
    Kurse ne nga Gjirokastra, nuses i fusim lek ne kepuc, qe ti shkoje mbare gjithe jeten.

  6. #6
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    po ate meselen qe nusja duhet te mbaj nje lek poshte gjuhes e di njeri.
    ose nje tjeter qe nje femi duhet ti laj kembet nuses dhe ajo pastaj u jep para femijve. dhe nuses i ulin ne preher nje femi dhe zakonishte i ulin nje djal qe te bej cun nusja.

    dhe nje tjeter qe ma kujtoi lilka tani eshte qe i hedhin nuses e dhendrrit nje pule apo gjel (se di mire) qe tu fluturoj mire.

    ose nje nga traditat me te cmuara kur je i vogel eshte ajo kur marrin nusen ta fusin ne makine ose ne kohen e babaqemos e hypnin ne kal ose me e forta ne kamion, i hedhin oriz, sheqer, karamele Zana dhe qindarka. ska qef me te madh per cullt se kjo. fillojne zihen njeri me tjetrin kush te marr me shume karamele e lek.

    o alvi, xhan e di ti ate kengen e shamise. aman na e kendo njehere ashtu sic di ti. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 22-08-2002 mė 16:44
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Ashu ,e duket se vetem ato llafe ka. lol
    Digje shamin e beqarit, po mos u merzit se do pysim kushurit m'tirone dhe po i msova llafet, kom me e vu ke forumi si Audio file.
    Alvi live fo e quj albumin

  8. #8
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Ne kohen e Skenderbeut ne nga KRUJA ,e kena pas hyp nusen ne kale te bardhe nje rit e zakon i vjeter qe eshte trasheguar deri nja 2 dekada me pare ok......

    edhe kruja e ka zakon ,ne shtepine e dhenderrit fillome e bejme muzike qysh te ejten me orkester

    cdo nate duke filluar nga e ejtje ne darke deri te shtunen kemi muzike ne darke ,kendojme kercejme ,presim mysafir dhe qerasim me karamele dhe duhan te gjithe paperjashtim..........

    here tjeter do te tregoj per gjera te tjera ok........... se dasma ka shume ok............

    bye .......
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #9
    alvi
    i/e ftuar
    Kruja, kruja Skenderbeut. LOL

  10. #10
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    nje tjeter tradite e bukur ehste kur vijne dajallaret e djalit. nipit dajat i vijne me lodra e me aheng; muzakun ( nese jane te varfer ose kan shume niper vijne me desh) e vene para gjithe klanit dhe muziken e dajallrve e degjon tere fshati apo qyteti. dhe ne peshkopi ku jam rritur une muzika fillon qe te enjten po nata me e bukur eshte e shtuna, nata e dajave. tani muzika behet me orkester po te shtunen eshte vetmja nate qe kemi loder e cul, eshte nje tradite mjaft e bukur dhe kuptim-plote por ne te njejten kohe mban gjalle dhe muziken e vallet tona me vegla tradicionale.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  11. #11
    anetare
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    18
    Nuk mund te them se mbaj mend zakone te dasmave Shqiptare, por e di qe ato jane me te hijshmet dhe qe permbledhin me shume shpirtin e njeriut. Por vrejnturia e nuses me ka bere gjithmone pershtypje, ndonese e di arsyen. Te them te drejten, nuk mund te dihet perse nusja eshte e vrenjtur, e heshtur, sepse vetem ajo mund ta dije, por eshte e bukur kur ndegjon llafe te krushqijnte per nusen. Ajo eshte dicka tjeter e bukur - thashememja e pergjithshme. Te ben te mendohesh.
    Tungjatjeta
    pour n'etre pas devot je ne suis pas moins homme

  12. #12
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Vec per hire te lezetit qe ka nje dasem shqiptare kisha mare edhe njehere nusen time


    Shqiptare, andi ka shqiperia a qan nusja diten kur del nga shtepia e prinderve?

    Flm
    albanish by nature

  13. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Kata, tani e morra vesh qe qeke nga peshkopia, kam pase ca njerez nga ato ane.
    Njehere kam qene ne plazh me nje goce nga peshkopia, ishte me e bukura e gjith plazhit.

    Ndersa per keto zakone, urroj qe nje dite te ulesh dhe ti shkruash, do te jete nje gje e ēmuar per ty dhe per ne, e them kete nga qe shoh qe ke njohuri te shumta.
    Bile s'do te qe keq qe me vone te shkoje ne shqiperi dhe te mblidhje zakone nga zona te tjera te saj. Mendoj se duke kryer diēka serioze, sado te vogel e pavlere ne dukje, i japim vlere vetes, shoqerise, kombit, botes.

    te pershendes,

  14. #14
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    NJE TRADITE NE dasem eshte edhe kercimi i plakut me plaken, ju kujtohet

    diten e dasmes pa arrit nusja ne oborr ,nje grua i del para me nje pasqyre dhe nje dege ulliri ,ulliri simbolizon trashegimnine ok

    vijon me tutje.....
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  15. #15
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ornament shhhhhhhhhht
    me te vertete meqe ra fjala. di njeri nese ka shkruar kush ndonje liber me traditat shqiptare. do me pelqente shume qe te ishte nje botim i tille, aq me mire nese do te perkthehej ne gjuhe te tjera.
    ne shqiperi kam frike se dita dites njerezit po i humbasin traditat per te qene me modern a kujdi un. kurse kam vene re qe ne diaspore traditat ruhen shume mire ne fakt me fanatizm te madh. nje prej tyre eshte ajo e nuses qe duhet te rrij sikur po e pushkatojne e jo se po martohet. para dy vitesh isha ne nje dasme ulqinake ketu ne NY dhe me beri pershtypje si nusja merrte temena cdo tre hapa dhe luante duart nalt e poshte per shenje respekti dhe pershendetje (po dukeshte si robot se si kishte hije fare) dhe pas nje fare kohe shoh nje dasme ulqinake po kesaj here ishte ne ulqin, ore po nusja aty hidhte vallen e kercente sikur po martohej.

    me e forta eshte se kur ke te besh me komshi te huaj hajde e shpjegou pse po fluturon nje gjel mbi oborr.
    nusa merre dhe njehere nusen e bej nje dasme vetem qe te vij une ka qe dy vjet pa kercyer ore, vdiqa.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  16. #16
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Ka shume autore qe kane shkruajtur per kete teme interesante te artit shqiptar FOLKLORIN,SE T se ne te gjthe krainat e Shqiperise ju mun te gjeni tradita te ndryshme .......

    Folklori eshte pasuria e letersise sone ......
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Katana
    Ish Profesori im i Folklorit,i ndjeri Tahsim Gjokutaj ka shkruar nje liber reth dasmes Gjirokstrite.
    Nje thesar i gjalle i kultures sone.Mjerisht nuk kam asnje kopje ketu tju riprodhoja ndonje pasazh.
    Besoj se librin mund te gjendet neper librari ne Shqiperi.Ka dale ne qarkullim ne 96
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Si po tkurren dasmat shqiptare!!!

    ''Po prishet tradita dhe si kanė ndryshuar dasmat shqiptare. Shembulli qė ndiqet ėshtė ai i Perėndimit''
    --------------------------------------------------------------------------------

    "Dasma vazhdoi tri ditė e tri net. Dasmorėt hėngrėn e pinė dhe pėr njė javė nuk u doli pija". Kėshtu pėrshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, tė cilat fillonin qė tė hėnėn nė mėngjes dhe pėrfundonin tė hėnėn tjetėr. Pėr njė javė njerėzit hanin,pinin dhe kėndonin pėr fatin e dy tė rinjve qė martoheshin. Ndėrsa sot ndodh e kundėrta. Mund tė tė lajmėrojnė se marton nipin para dy ditėve tė dasmės dhe vetėm tė dielėn tė jesh i pranishėm nė koktejlin e thjeshtė qė do tė organizohet mė kėtė rast. Njė traditė qė shuhet qė nė momentin e parė kur kontakton me tė renė, duke tribluar bukur drejt nevojės ekonomike e cila shtrėngon shumicėn e njerėzve qė dasmat e fėmijėve tė tyre t'i bėjnė sa mė tė ngushta.

    Tradita
    Sipas traditės shqiptare, dasmat kishin njė rėndėsi tė padiskutueshme nė rrethin familjar dhe fisnor ku bėje pjesė. Tė gjithė njerėzit e rrethit mė tė afėrt familjar, siē janė dajat, hallat dhe tezet, kishin njė vend qė ishte vendosur qysh kur djali ose vajza ishte lindur. Tė kishe rolin e krushkės ose atė tė sinitorit nė dasmėn e mbesės ose tė nipit, ky ishte njė detyrim qė nuk kishte kufizim pėr asnjė pjesėtar tjetėr tė familjes. "Kam qenė tri herė krushkė nė dasmat e fėmijėvė tė vėllait. Nė dasmėn e nipit tė dytė nuk doja tė veja, pasi e isha me zi, por vendin tim nuk e zinte kush, kėshtu qė u detyrova tė shkoj, ashtu siē isha",-tregon njė grua, e cila nuk ka mundur t'i shpėtojė dot detyrimit tė tė qenit hallė dhe krushkė njėkohėsisht. Vendi i dajės, si shoqėrues i krushqve gjatė dollive, ka njė rol qė asnjė tjetėr nuk mund ta bėjė mė mirė.

    Shthurja
    Ahengu, zhurma, dollitė, kėngėt dhe vallet morėn fund. Tradita duket sikur nuk ka ekzistuar fare. Mbas viteve '90, vihet re qė dasmat shqiptare po rendin drejt shthurjes. Ato nuk kanė mė harenė dhe gėzimin e dasmave tė mėparshme. Sa vjen dhe bėhen mė tė vogla, nė shpenzime dhe nė njerėz. Dasma qė duken si ditėlindje, ku njerėzit vetėm flasin pėr harxhime, politikė, madje edhe tė vdekur, janė dasmat tip koktej, qė vijnė nė Shqipėri nga Perėndimi. Rrethi i tė afėrmve tė familjes sa vjen edhe ngushtohet. Kryefamiljarėt, me laps dhe letėr, bėjnė mė shumė llogari se ēfarė do tė harxhojnė pėr tė ngrėnė dhe pėr tė veshur, sesa pėr numrin e tė ftuarve. "Nuk e pėrballojmė dot njė dasmė. Deri tani kemi harxhuar 4 milionė lekė vetėm pėr rrobat e nuses dhe tė dhėndrit, pa llogaritur kėtu edhe lekėt qė kemi shpenzuar pėr lokalin qė e kemi marrė me qira dhe harxhet pėr ushqimet"- tregon Moza, njė grua e cila ka dasmėn e djalit sė shpejti. Lokali ka ngjyra jo shumė tė ndezura, ku nė sfond dėgjohet njė muzikė e lehtė. Kujt i pėlqen tė kėrcėjė, mund tė ngrihet, ndėrsa ata qė e kanė mendjen vetėm tek e ngrėna, vendosen para tryezės dhe i gjejnė fundin pjatės qė kanė pėrpara. Nusja dhe dhėndri presin tortėn pasi kanė kėrcyer vallen e njohur tė ēiftit, e cila ka nota tė njė vallėzimi modern. Qė ēifti tė jetė i lumtur, tė gjithė tė kryejnė detyrimin e tė qenit tė pranishėm - kjo ėshtė dasma shqiptare mbas shthurjes sė saj shekullore.

    Pengu
    Asaj qė ndoshta dasmorėt shqiptarė nuk i kanė shpėtuar dot, janė vallet e traditės. Edhe ēifti nuk shkon nė dhomėn e gjumit, nėse nuk ka kryer ritin e valles sė nuses dhe dhėndrit. Shoqėrimi i ēiftit qė kėrcen nė shoqėrinė e prindėrve ėshtė e vetmja traditė, e cila ka shpėtuar e paprekur.. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janė tė vogla, ēifti, domosdoshmėrisht, duhet tė kėrcejė hipur mbi njė tryezė, ku do tė digjet edhe shamia e beqarisė. Sipas traditės, nė vallen e nuses merrnin pjesė edhe tė afėrm tė tjerė, tė cilėt tashmė duken rrallė e mė rrallė nė kėtė valle. Kjo pėr faktin se nusja dhe dhėndri lodhen.

    Dasma, njė borxh
    Vetėm 50 njerėz mund tė numėrosh nė dasmat e sotme moderne. Edhe ata qė kanė mbėrritur janė pėrballur me pasigurinė sesi do tė bėhet kjo dasmė. Tashmė ka kaluar edhe frika se kush ka djalė tė vetėm edhe harxhi do tė jetė i madh. Tė gjithė tė ulur nėpėr tryeza, duke trokėllitur gotat nėn peshėn e detyrimit tė tyre si familjarė, tė afėrm apo shumė rrallė komshinj, paraqiten nė dasmė pėr tė larė borxhin. Vetėm pėr tė larė njė borxh janė dukur disa tė tjerė, pasi kur tė bėhet djali i tyre pėr t'u martuar edhe atyre do t'u shkojnė me kėtė qėllim. Pra, dikush si borxh, dikush si njė meritė, qė duket vetėm gjatė kėtyre aktiviteteve tė mėdha tė familjes, ku i bie barra pėr tė qenė i pranishėm, kjo ėshtė dasma e shekullit tė fundit.

    Psikologu Dragoti: Eshtė koha pėr individualizėm

    Sipas psikologut Edmond Dragoti, kėto ndryshime kanė si bazė konceptimin e dasmėss nė shoqėrinė shqiptare tė orientuar drejt fisit dhe grupit. Kėshtu, nėse tė parėt kanė qenė tė prirur qė dasmat e tyre t'i organizonin me sa mė shumė njerėz, qėllimi kryesor ka qenė orientimi drejt grupit. Lidhjet fisnore, fqinjėsore tashmė janė zbehur ose kanė filluar tė shthuren. Kėshtu qė ėshtė menduar organizimi i dasmave mė tė vogla. Rol tė madh luajtėn edhe ndryshimet e shpejta nė jetėn shoqėrore, morale dhe familjare tė shqiptarėve. Konkurrenca nė ekonominė e tregut, puna e pakėt lidhet mė shumė me nevojėn e individit pėr t'u ndier mirė vetėm dhe jo nė prani tė tė tjerėve. Madje edhe raporti i bashkėshortėve lidhet me individualitetin e tyre. Pasi tė dy ata i pėrkasin dy familjeve qė kanė kushtėzime tė ndryshme ekonomike dhe familjare. Familja tek ne ka luajtur gjithmonė njė rol tė padiskutueshėm, madje ata edhe vendosin pėr fatin e dy tė rinjve nė tė shumtėn e rasteve. Kėshtu qė edhe organizimi i dasmave ka tė bėjė shumė me atė ēka prindėrit vendosin pėr njė dasmė qė mund tė bėhet sė shpejti.

    Historia
    "Para lufte, -tregon Sefideja, njė grua rreth tė 80-ave, dasmat bėheshin shumė tė mėdha, edhe pse njerėzit ishin shumė tė varfėr. Sot, edhe pse kanė mė shumė para, aq mė shumė e ngurtėsojnė zemrėn. Kur bėhet fjalė pėr njė dasmė ėshtė harxh i madh, nėne,- mė thonė. Nė kohėn tonė, ne sillnin nė dasmė nga shtėpitė tona kush njė bukė, kush ėmbėlsirėn, duke e ndarė kėtė punė sipas konakėve. Tė gjithė ishim tė detyruar tė sillnim atė qė na takonte. Madje tė afėrmit sillnin pėr tė afėrmit edhe perime, nė qoftė se ishte vakti i tyre, pėr tė mos e harxhuar tė zotin e dasmės, por ato ishin dasma. Kėrcenim pleq e tė rinj, qė tė enjten, kur shtypnim grurin, deri tė hėnėn, kur mbyllej dasma dhe pėrcillej ēifti pėr tė fjetur"

    P.S. Po dalim nga traditat tona dhe po shkojme drejt individualizmit ne jeten tone, kjo duket edhe tek dasmat tona qe pak e nga pak po e humbasin traditen. Kete artilkull e futa per te pare me qarte se dasmat e bukura na mungojne, njerez qe martohen pa dasma ose qe jetojne ne bashkjetes...

    Cmendim keni???
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  19. #19
    Eshte per te ardhur keq. Njerezit nuk kane tradite dhe mundohen te krijojne nje, ne e kemi dhe po e prishim. Nuk besoj se eshte thjeshte gjendja ekonomike qe ndikon apo te qenit me individual. Keto te dyja mund te luajn rol ne madhesin e dasmes por jo ne prishjen e tradites. Me shume mendoj ndikon fakti qe shpesh here dasmat e tradites konsiderohen dicka e kohes se vjeter ndersa dasmat tipi ri jane me "moderne". Perse shqipetaret jashte shqiperise sic thote dhe Kata I ndjekin me shume ritet tradicionale ne nje dasem. Jo per shkak te gjendjes ekonomike me te mire por thjeshte se kane deshire. Aziatiket gjithashtu I kane dasmat shume te shtrenjta megjithate vazhdojn ti bejn. Prandaj besoj se dhe ne shqiperi si kudo ne bote do te vazhdoje te kete dy lloj dasmash: tradicionale dhe jo tradicionale
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #20
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Ne foto shihni kopertinen e librit te autorit ish gjermano-lindor Kurt Seliger qe shetiti Shqiperine ne fund te viteve '50 - fillim '60, dhe shkroi kete liber qe u botua ne 1960-en ( 'ALBANIEN: LAND DER ADLERSOHNE' ) me 260 faqe.
    Pikerisht ne foto eshe fiksuar momenti i cuarjes se nuses (se mbuluar me duvak) ne shtepine e burrit.
    Thuhet se libri ka materiale mbi kulturen shqiptare si dhe te dhena nga Shqiperia e asaj kohe...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •