Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 115
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Drini, ka pas qene nje teme diku me kenget/vallet /traditat shqiptare te dasmes, qe ishte shume aktive, me goxha informacion. Tema e kendshme, sidomos ne kete kohe "aksioni" dasmash ku vetem per martesa degjon

    Traditat jane te shumta, me pelqen te mendoj me teper per ato shqipetare qe jane plot, e ndryshojne nga krahina ne krahine, dhe secila ka shpjegimin e vet qe i vjen me per mbare karakteristikes se krahines (qofte fetare, supersticioze, e lidhur me vendin apo produktet rreth e qark)
    Psh darka/dreka e beqarise tek ne eshte pjese e ritualit dy ditor te dasmes: te shtunen ne darke e cupes te dielen ajo e djalit Simboli i perfundimit te beqarise tek ne, eshte djegia e shamise se beqarise ne dasem me uje te bekuar rakije.

    Nejse, na thoni ndonje informacion si jane sot te pakten
    TBD

  2. #42
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    39
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dasma Arbėreshe

    Dasma Arbėreshe” nė Tiranė


    Haig Zaharian

    U shfaq pėr publikun e Tiranės, para disa ditėsh, premiera e operės “Dasma Arbėreshe” kompozuar nga Rauf Dhomi me libret tė Ajmone Dhomit. Pėr mua nuk ishte hera e parė qė ndiqja shfaqjen e operės, pasi e kisha parė vitin e kaluar premierėn e Prishtinės. Kėshtu, emocioneve tė shfaqjes sė parė, iu shtuan edhe disa mendime mė racionale qė u mundėsuan duke ndjekur operėn nė premierėn e Tiranės.
    Vėnia nė skenė e njė opere nuk ėshtė thjesht njė shfaqje, por eveniment pėr jetėn artistike tė njė qyteti. Ajo kėrkon pėrkushtimin, jo vetėm tė njė grupi tė madh artistėsh, por dhe mbėshtetjen e institucioneve dhe tė artdashėsve. U gėzova nga kjo nismė, kjo dhe pėr faktin se kishim tė bėnim me njė bashkėpunim ndėrmjet artistėve tė Prishtinės dhe Tiranės.
    Libreti (sipas dramės “Dasma e Jaxerisė” e poetit arbėresh Giusseppe del Gaudio) dhe muzika ishin konceptuar nė stilin tradicional tė operės shqiptare, sipas stilit tė operės italiane me numra tė mbyllur. Tekstit, tė zgjedhur me fjalė tė thjeshta e tingėlluese i pėrgjigjet njė muzikė, pėr mendimin tim, e shkruar bukur nė stilin e vet. Parimi udhėheqės i melodisė nė ariet, koralet, recitativi i kėnduar, etj, jo vetėm shoqėrohet, por edhe mbėshtetet nga njė part orkestral i tingėllueshėm dhe i shumėngjyrshėm. Duket qė kompozitori e njeh mirė gjininė e operės, duke krijuar njė strukturė harmonike numrash muzikorė qė vijnė njėri pas tjetrit nė njė masė logjike pėr tė arrirė nė njė tėrėsi koherente.
    Harmonia dhe orkestracioni mbėshtesin plotėsisht zhvillimin melodik, duke krijuar njė unitet tė stilit. Koralet nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti koralja finale, aria e Marlules, monologu i Kalorit, parti i Martinit ishin nga numrat mė tė realizuar tė shfaqjes. Personalisht do tė doja tė kishte duete tė Arbėrit dhe tė Marlules mė tė spikatura, si dhe njė solo e plotė nė partin e Arbėrit dhe ndonjė numėr tė plotė ansambli.
    Do tė doja, gjithashtu, e meqė mė ra rasti tė shihja dy versione rolesh, tė krijoja njė trupė me interpretuesit, duke bashkuar nė njė, rolet qė duken mė tė realizuara nga ana artistike. Trupa ideale do tė ishte Arbėri i Kastriot Tushės, Marlulja e Etleva Golemit, Kalori i Agim Duros, Hareza i Lindita Hakajt dhe Martini i Sokol Hidėrshait.
    Drejtimi
    Pėrsa i pėrket, dirigjimit, dihet roli vendimtar i dirigjentit nė realizimin me sukses tė njė veprimtarie muzikore, aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr njė vepėr skenike muzikore. Dirigjenti Arbėr Dhomi, kėsaj radhe, kishte njė trupė me nivele tė ndryshme pėrvojash muzikore. Them me kėnaqėsi se ai, me zgjuarsi dhe profesionalitet, arriti tė organizojė veprėn, duke ndjekur dinamikėn e saj dhe duke i dhuruar publikut njė spektakėl tė plotė e me emocion.
    *Kompozitor/as.prof. nė Akademinė e Arteve




    10/05/2004
    KATEGORIA: Kulturė
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #43
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,083
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Tradita e darsmave tė Malėsisė

    Shqiptarėt e Malesisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato rreth martesės.
    Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martua mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur.
    Ka qilluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohtė bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve t’u caktohet fati pa lind.
    Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin “shkuesit” pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal. Darzma fillon atė ditė kur vajza-nusėja niset nga shtėpia e prindėrve.
    Dikur darzma ka zgjatė ca ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
    "Shkuesit" janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit.
    Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn.
    "Shkuesit" duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė malesorėve.
    Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit.
    Babai i vajzės ka pėr detyr t’ u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai.
    Dikur vajza nuk merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
    Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnjeve familjare ėshtė liberalizuar mjaftė.
    Tani vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm.
    Pasi shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė "shkuesit" dhe miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės.

    Pesorėt janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues.
    Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė ardhėshėm.
    Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar.
    Si shėnjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.)
    Kur merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė caktuar).
    Pesorėt nė ditėn e fejesės japin meqėrin (tė holla).
    Pesorėt me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė atė vellazėri.
    Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki.
    Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.

    Mqeri ėshtė njė sasitė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė.
    Nė qoftėse babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj gjatė atij vitit.
    Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur pajen e nusėrisė.
    Tė hollat jepėn sa pėr t’i siguruar vajzės pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim.
    Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
    Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės.
    Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė.
    Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza tė ketė 24 deshmitare.
    Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.

    Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė hėnėn kėthehėn me nuse.
    Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
    Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
    Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn t’ia rrėbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani.
    Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė.
    Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.

    Nisuja e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i lėn.
    Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen e djathtė.
    Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė.
    Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė.
    Nusja posa del nga shtėpia qanė.
    Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
    Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore.
    Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ē’rast e kap dasmoresha.
    Nusja duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak.
    Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit.
    Krushqit me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata. Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė…

    Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit e dhėndėrit pėr t’u kujdesuar pėr nusen ē’prej sė arrin e gjėr sa tė maroi darzma.
    Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė sjelle lumturin, begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė me njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė shtėpisė.
    Pastaj nė (mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herė.
    Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol. Nė prehėr tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e puth dhe i fal njė palė ēarapa.
    Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i dytė.
    Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat, sė pari pijė e meze dhe pastaj buka. Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė tjerėt sipas vėndit qe u takon. Mbretėron njė atmosferė gėzimi qė duket se secili aty-atė natė martohet.
    Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i shtėpisė, pastaj kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
    Dhėndri nė kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh.
    Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth pėrgaditjeve me qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė.
    Nusja nuk merr pjesė nė kurrfarė defrimesh.
    Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshėn dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
    Nė atė rast nusės ia heqin duvakun prej fytyrės.
    Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i pari shtjen me pushkė ose revole.
    Pasi ajo sė pari vjen pran sofrės sė parė e andej me rrallė tė tjerat.
    Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakė e me hijie tė mire.
    Pastaj fillojnė tė kėndojnė…
    Tė marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla nrikullės mbasandej edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave…

    Tė marten qitet jasht nė njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me qellim qė tė dihet se ēka sjellė ajo pėrveē pajės sė sajė.
    Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe peshqirė, kmisha etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit.
    Dasmoresha tregon publikisht se tė cilat tė fala janė pėr kėnd.
    Nė Malesi, vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej cohet tė qenisura me rrueza, opak dhe mashe pėr t’u ndezur duhanim musafirit etj.
    Bashkėshortėt pa kunorzuar nuk flejnė bashkė.
    Kunorėn e lidhin zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes civile, e pastaj ato qė janė religjioze nė kishė.
    Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė tėrpnuara, ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė pranishmėve.
    Pas tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin gjininė.
    Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose vėllai mė i vjetėr i burrit tė saj.
    Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė ose kėpucė qė ia blen gjinia.
    Atė mbramje mbildhet e tėr fshati e tej per t’i falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e gjėra tė tjera.
    Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat e ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
    Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.
    Nė Malesi fiset nė mes veti nuk martohen.
    Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu edhe nė Malesi, ca zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por, janė duke u thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet.
    Nė kohėt e mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as bajraku.
    Si vertetim i kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj ditė edhe pse numron mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
    Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.


    Malesia.org

  4. #44
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile Dasma vlonjate, zakonet dhe personazhet

    Si objekt tė ciklit mbi traditėn, zakonet dhe ritualet e dasmave, lindjes dhe vdekjes, kėtė javė “Shekulli-Kontakt” u ndal nė zonėn e Vlorės. Ajo qė dihet, ėshtė se traditat ndryshojnė nga njė vend tek tjetri dhe Vlora ka shumė zona. Ajo bėn pjesė nė zonėn e Labėrisė, por njėkohėsisht ndahet edhe nė 9 zona tė tjera, siē janė; zona e Lumit tė Vlorės, zona e Dukatit, qė pėrmbledh Dukat, Tragjas e Radhimė e njėkohėsisht, janė dhe zona e Bregdetit dhe ajo e Papalltisė, pra njė pjesė e Myzeqesė qė futet nė Rrethin e Vlorės. Siē parathamė, gjithsecila prej zonave tė lartpėrmendura ka veēantinė e saj, por ajo ēka krijon njė unitet tradite, ėshtė pjesa e Labėrisė sė Vlorės.

    ***

    Sigurisht, qė edhe nė Labėri nuk gjendet njė moment tjetėr mė i rėndėsishėm jetėsor sesa organizimi dhe festimi i njė martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janė ato qė sėrish flasin me njė gjuhė krejt autentike tė zonės, duke shfaqur veēanti, ashtu sikurse nė episode fragmentare, natyrisht qė nuk mund tė mungojnė elementė tė pėrngjashėm me dasmat qė zhvillohen nė trevat e tjera tė vendit. Periudha e martesės ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i jetės nė zonėn e Labėrisė.

    Para se tė planifikohej njė bashkim mes dy familjesh, pėrmes lidhjes sė kurorės nga ēifti i ri, ajo qė shikohej me vėmendje mė parė nga tė dyja palėt, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetėr qė tė ishin tė njė niveli ekonomik, social e kulturor, nė mėnyrė qė tė mos lindnin diferencime e mospėrputhje klasore dhe tė shmangeshin pakėnaqėsitė e pėrveēme.

    Ai qė merrte iniciativėn pėr njė bashkim martesor, patjetėr qė nuk mund tė ishte veēse mblesi. Mblesi shkonte pėr tė pirė kafe nė shtėpinė sė cilės i kishte vėnė “shėnjestrėn” dhe nėpėrmjet simbolikės frazeologjike, plastikės sė lėvizjes dhe ēdo gjesti e fjale qė thoshte, linte tė kuptohej qėllimi i vizitės. Pra, e thėnė nė mėnyrė mė popullore, “ai kuptohej qė nė gojė, kur kishte ardhur pėr punė mblesėrie”. Mė tej, mblesi kėrkonte dorėn e vajzės nė emėr tė familjes qė do ta merrte pėr nuse. Ēdo bisedė zhvillohej mes burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzės kėrkonte pak kohė pėr tė dėgjuar “zėrin” e dhėndrit dhe familjes sė tij, pasi kishte raste kur ai mund tė ishte me tė meta fizike, mendore, apo me ndonjė ves.

    Novruz Bajramaj, tregon se “para disa ditėsh ishim duke pirė kafe, pimė njė gotė raki, morėm nga njė gotė tjetėr dhe i zoti i lokalit na thotė se kam raki tė mirė. Miku im nga Labėria, ia kthen: Kur vjen dikush e tė kėrkon vajzėn pėr djalin, nuk thuhet qė ke vajzė tė mirė, sepse ai e ka vlerėsuar derisa ka ardhur ta kėrkojė”. Kjo histori tregon dhe njėherė, pėr traktatet dhe mėnyrat e komunikimit mes familjeve, ku gjithēka vendosej prej krushqve e mblesėve dhe pak kishin nė dorė ata qė do tė martoheshin, qė dashur pa dashur, do tė kalonin jetėn me njėri-tjetrin.

    (Marre nga Shekulli)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:37

  5. #45
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Momentet premartesore tė Labėrisė

    Siē mbaronin punė mblesėrit, familjet qė jepnin pėlqimin reciprok pėr njėra-tjetrėn, caktoheshin datat dhe vazhdonin pėrgatitjet njėra pas tjetrės. Kryheshin ceremonitė paramartesore tė shkėmbimit tė nishanit, dhuratave, unazave, e kėshtu me radhė pėr tė ardhur tek ajo qė e kemi quajtur “momenti premartesor”. Njė grup nga familja e dhėndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, qė zė vendin dhe pėrgjegjėsinė kryesore, xhaja, e ndonjė tjetėr i afėrm, shkojnė u bėjnė peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me tė gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanė e pijnė tėrė natėn, nė mėngjes bėhen gati tė rikthehen nė shtėpinė e dhėndrit, duke marrė me vete kuajt, qė tashmė janė ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaēkat dhe pajėn qė ajo ka pėrgatitur.

    Nusja do tė hipej siē e donte adeti; mbi njė pelė tė madhe, tė bardhė e tė zbukuruar, sikundėr nė ditėt e sotme, pėr tė zgjidhen makina luksoze tė bardha e tė zbukuruara mė tepėr se tė tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste qė brenda njė dite kėmbeheshin rrugės dy palė karvanė dasmorėsh, qė sillnin nuset pėr tek dhėndri. Ndryshe nga zona e Korēės dhe e Dibrės, ku tė tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjė karvan nuk i hapte rrugėn tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatėt kanė njė traditė tjetėr; tė paktėn kėshtu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, qė kur shkėmbeheshin dy karvane dasmorėsh nė njė rrugė, atėherė, ata ndaleshin dhe nuset shkėmbenin mes tyre shamitė e bardha dhe nga njė ėmbėlsirė. Kjo kishte kuptimin qė t’i jepnin fat njėra-tjetrės, ndėrsa ėmbėlsirėn e falnin pėr tė lehtėsuar lotėt e ndarjes nga familja, qė i fshinin me shamitė e tyre.

    Nusja pritet me krisma

    Duhej doemos, qė nusja tė shoqėrohej gjatė rrugės pėr nė shtėpinė e dhėndrit, nga njė fėmijė i vogėl, i afėrm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtėpisė sė burrit, njerėzit e kėtij tė fundit, dalin jashtė e qėllojnė nė ajėr me armėt e tyre, pėr tė lajmėruar se nusja erdhi shėndoshė e mirė. Janė pikėrisht kėto ēaste, kur atmosfera ndizet nė maksimum dhe kėngėt, vallet e lojėrat, ndjekin njėra-tjetrėn. Por, duhet thėnė se dasma nė shtėpinė e dhėndrit ka nisur qė njė javė para, me rituale e ceremoni tė tjera, siē janė: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithė fshati del nė pyll pėr tė prerė dru, qė nevojiten pėr ngrohje dhe gatim, gjatė dasmės madhėshtore qė zhvillohet gjithmonė nga familja e dhėndrit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:39

  6. #46
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sprovat qė duhen kaluar me vjehrrėn

    Studiuesi vlonjat, Novruz Bajramaj, tregon se “provokimet kanė qenė nė traditėn e Labėrisė. Para se nusja tė nisej nga shtėpia e saj, porositej prej grave tė fisit, hallave dhe tezeve, qė tė mos harronte asnjė zakon tė traditės. Nė asnjė mėnyrė, nusja nuk duhej qė tė harronte se, po tė takonte njė nuse tjetėr rrugės, ato duhet tė kėmbenin shamitė dhe ėmbėlsira mes tyre. Mė pas, nusja e re nuk duhet tė harronte gjithashtu, momentin kur tė hynte nė shtėpinė e dhėndrit; ajo patjetėr qė duhet tė linte mėnjanė ngurimin dhe hutimin dhe shumė solemnisht, kur tė zbriste nga pela e bardhė, duhet qė tė pėrulej e t’i puthte dorėn vjehrrit dhe vjehrrės. Po kėshtu, nusja e re nuk duhet tė harronte qė kur i afrohej pragut tė portės, tė mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltė, me tė cilin ajo do tė ngjynte pragun. Mė pas, kemi momentin kur ajo pėrballet tet a tet, me vjehrrėn nė dhomėn e burrave, ku duhet ta rrotullojė plakėn tre herė dhe t’i puthė dorėn nė ēdo rrotullim, pėr tė kaluar tek monedha qė nusja duhet ta fusė nė kėpucėn e saj para se tė niset, nė mėnyrė qė kur nipēja i vogėl i dhėndrit tė shkojė e t’i heqė kėpucėn, ta gjejė kėtė simbol mbarėsie...

    Nėse nusja harronte ndonjė prej kėtyre adeteve, atėherė do tė shikohej qė nė fillim me pėrēmim nga vjehrra dhe do tė kishte probleme nė marrėdhėniet mes tyre. Veē kėtyre zakoneve, kemi dhe atė qė quhej “Syri i zi”. Pėr tė shmangur “Syrin e zi”, nuses i vareshin hudhra e qepė tė fshehura dhe njė flamur i kuq, pasi labėt besonin se shejtani e kishte frikė tė kuqen dhe largohej.

    ***
    Kur vjen nusja te dhėndri, tė parėt qė ta presin duhet tė jenė patjetėr vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth dorėn qė tė dyve, ndėrkohė qė, pas ēaste mė pas, tė tjerėt nisin e i hedhin nuses lekė, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtėpisė, ku vjehrra i sjell mjaltė, me tė cilin nusja, pėr mbarėsi duhet tė lyejė derėn. Pasi nusja hyn nė shtėpi, kemi njė zakon tjetėr; ajo drejtohet menjėherė nė dhomėn e burrave, ku gjen tė ulur nė krye tė kėndit, vjehrrėn. Kjo ėshtė pėrballja e parė vetėm pėr vetėm, e dy zonjave tė shtėpisė. Pasi hyn nė dhomė, nusja fillon tė vėrtitet plot tri herė rreth karriges ku ėshtė ulur vjehrra dhe nė ēdo rrotullim, shkon dhe i puth dorėn plakės. Diēka para dhe pas atyre momenteve ishte e pathėnė, por vetėkuptohej prerazi: Pėr ēdo fjalė qė vjehrra thoshte, nusja duhet t’ia kthente kokėulur “lepe”, qė do tė thotė “si urdhėron”. Siē mbaron me rrotullimin tri herė dhe puthjen e dorės sė vjehrrės, nusja ulet nė fronin e saj, ku duhet tė nusėrojė disa orė. Aty vjen njė nga nipēet e dhėndrit dhe i heq vajzės kėpucėn, pėr tė marrė monedhėn qė ajo ka fshehur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:40

  7. #47
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dhėndri dhe lojėrat e hajdutėrisė

    Nėse krijojmė njė pasqyrė imagjinare tė ndarė nė dy sfonde, nė krahun tjetėr tė ndodhive me nusen, ishin dhe ndodhitė me dhėndrin. Ai merrej nga djemtė dhe burrat e fisit, tė cilėt e uronin, e pėrqafonin dhe mė pas loznin me tė, apo e ngacmonin me alegori, por gjithmonė nė njė sfond tepėr dashamirės dhe nė funksion tė ndezjes sė atmosferės festive tė dasmės. Pas momentit kur fėmija i vogėl merr monedhėn nga kėpuca e nuses, nė dhomė hyn dhėndri, i cili i ngre perēen gruas, pėr ta parė nė fytyrė. Gra e burra nuk kanė qėndruar asnjėherė bashkė, madje gjithmonė ndarjet bėheshin nė tri kategori: Gratė, burrat dhe fėmijėt, qė uleshin tė ndarė sipas klasifikimit dhe nuk pėrziheshin me njėri-tjetrin.

    Si nė dhomėn e grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojėra popullore, tė cilat sipas traditės, pėr fitues kishin atė qė tregohej mė i zoti ndėr shokėt pėr tė vjedhur njėri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekė e monedha, duheshin shtrėnguar mirė, e nė tė njėjtėn kohė, me sy kėrkohej preha qė duhej tė humbte, pikėrisht ato objekte qė “hajduti” i ruante pėr vete, mos ia vidhnin sy ndėr sy...

    Ka qenė dhe njė zakon tjetėr sipas tė cilit, krushqit e nuses, para se tė jepnin vajzėn pėr grua, provonin dhėndrin sa i zoti ishte. Ata i vinin si kusht qė ai tė vidhte, p.sh., dashin mė tė mirė tė njė kopeje qė ata ia caktonin. Nėse dhėndri nuk e bėnte, do tė thoshte se nuk qe i zoti “pėr ta nxjerrė qimen nga qulli” dhe nusja nuk i jepej. Teksa e pyesim pėr kėtė zakon, etnologu Bajramaj, na thotė se “ky nuk ėshtė njė zakon i mirėfilltė vlonjat, por e ka origjinėn mė tepėr nga barinjtė e malėsisė, tė cilėt kishin si zakon qė ia vidhnin njėri-tjetrit bagėtinė dhe nėse dhėndrit i vidhej bagėtia dhe ai nuk vidhte dot, atėherė tregohej se nuk qe i zoti pėr familje”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:41

  8. #48
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dajat, gjithmonė nė krye tė kėndit

    Tradita e respektimit tė dajės maksimalisht, madje shumė mė tepėr sesa xhaxhain, gjendet edhe nė zonėn e Labėrisė. Bajramaj tregon, se “jo vetėm nėpėr dasma, por nė ēdo ceremoni tjetėr, vendet kryesore i zinin dajat, pastaj krushqit e mėdhenj nė moshė, e kėshtu me radhė...”. Daja kishte rėndėsi tė madhe dhe konsiderohej si njeriu mė i respektuar nė familje, pasi nuk ishte pjesė e familjes, por ishte vėllai i nėnės dhe miku mė i afėrt i familjes. Vazhdimisht daja ka qenė personi mė i rėndėsishėm, edhe pėr nusen dhe pėr dhėndrin, ndėrsa xhajat kishin detyrime nė shtėpi dhe merreshin me punėt e dasmės. Daja mbante peshėn kryesore tė mbarėvajtjes sė gostive, muhabeteve, festės dhe krejt ceremonive. Duhet thėnė se fjala e dajės kishte tepėr peshė; ajo qe urdhėr, qoftė pėr ata qė shkojnė tė marrin nusen, apo dhe pėr ata qė e sjellin nusen tek dhėndri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:41

  9. #49
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vallja e Zogave

    Njė valle e veēantė me tipare qytetare, nuanca tė sė cilės ndeshen nė krejt Labėrinė, por edhe mė gjėrė, nė Kosovė, Ēamėri e Maqedoni, ėshtė “Vallja e Zogave”. Nė njė anė tė odės, qėndron njė grua bashkė me vajzat e saj dhe ia nis kėngės me kėto fjalė: “Lum kush ka zoga shumė...”, nė anėn tjetėr ndodhej njė grua e vetme, e cila ia kthente vargun sė parės: “Ke ti, por ta marr unė...”. E kėshtu, ēdo herė qė pėrsėriteshin kėto fraza, gruaja e vetme i merrte gruas qė niste kėngėn nga njė vajzė, simbolikisht, pėr djemtė e saj, kuptohet, nėpėrmjet kėngės dhe vallėzimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:42

  10. #50
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Natėn e parė, me nusen fle nipēja i dhėndrit

    Natėn e parė, nusja nuk flinte me burrin, por me njė tė afėrm tė burrit. Kuptohet, qė i afėrmi duhet tė ishte njė nip dhe i vogėl, me tė cilin nusja flinte natėn e parė. Burri nuk bėhej xheloz pėr kėtė gjė, pavarėsisht mentalitetit, sepse ishte pėrgatitur gjatė gjithė jetės pėr tė pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin mė tė madh, kėtė zakon.

    Mėngjesi i parė i nuses, pasi ka fjetur me dhėndrin

    Nusja, pasi fle me dhėndrin, del e shoqėruar nga kunatat dhe puna e parė qė bėn, do t’i ēojė kafe vjehrrit e vjehrrės, ndėrsa ata i hedhin para nė tabaka (dhisk). Pastaj, ajo ėshtė e detyruar tė ndėrrojė rrobet e nusėrisė, pėr tė mbajtur veshjen karakteristike tė zonės sė gruas tė shtėpisė. Siē pėrfundon me kafet, nusja merr shtambėn dhe shkon tė mbushė ujė nė burimin e fshatit.

    Por, qė nė tė gdhirė, kemi njė fenomen tjetėr tashmė tė harruar, i cili ka qenė zakon pėr zonėn. Pėr tė treguar virgjėrinė e vajzės, nė mėngjes, vjehrra var nė oborr ēarēafin qė e ka hequr nga krevati ku kanė fjetur nusja me dhėndrin, i cili duhet tė jetė i pėrlyer me gjak, pėr tė treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenė e virgjėr. Por jo gjithnjė dasmat shkonin mirė...! Nėse burri s’do ta gjente vajzėn e virgjėr, atėherė ai e kthente nė shtėpi. Kėtu nuk kishte ndonjė problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjė qejfmbetje, por ata qė e mbanin pėrgjegjėsinė mė tė madhe ishin mblesėt, tė cilėt kishin dalė edhe garant pėr vajzėn. Ka pasur raste qė kėto probleme janė mbyllur me vrasje, ashtu siē ka ndodhur qė janė mbyllur edhe me mirėkuptim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:42

  11. #51
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Matriakati i fshehur

    Gruaja ka pasur pushtet tė madh nė zonėn e Labėrisė. Zakonisht, kush luan rolin mė tė rėndėsishėm nė shtėpi, ėshtė dhe mė i fuqishmi. Nė zonėn e Labėrisė, burrat shkonin nė mal pėr tė kullotur bagėtitė, apo nė luftė e kurbet. Nė tė tilla raste, gruaja me moshė mė tė madhe nė familjes, pra zonja e shtėpisė, bėnte ligjin. Ajo mbante paratė, bėnte llogaritė pėr tė gjitha gjėrat, deri tek mė delikatet, pra, luante rolin kryesor nė ekonominė e shtėpisė dhe sigurisht, kishte pushtet mė tepėr edhe se burri, por me njė pėrjashtim: Kjo nuk ndodhte nė ato familje, burrat e tė cilave quheshin “Burra tė Kuvendeve”, tė cilėt kishin pushtet absolut nė shtėpitė e tyre.

    Lindja, vjehrra e lidhte nusen nė stallėn e bagėtive

    Kur nė njė familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me tė madhe. Tingėllon duke zgjuar habi, por ėshtė e vėrtetė! Bajramaj tregon se “nuk duhej ta merrte vesh njeri ditėn e lindjes sė njė fėmije, pasi syri i keq dhe magjitė, mund tė dėmtonin foshnjėn. Zakonisht lindjet bėheshin nė shtėpi dhe dita nuk tregohej e saktė. Kishte gra qė merreshin me kėtė punė. Sipas zakoneve pagane qė kanė ekzistuar deri vonė, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte nė stallėn e bagėtive nga tė dyja duart dhe e linte aty tė ulėrinte e vetme, derisa tė lindte”. Kuptohet qė, nėse fėmija do tė lindte mashkull, festa do “buēiste” edhe mė shumė, por edhe nė rast se fėmija qe vajzė, gėzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte nė botė fėmija i parė pėr ēiftin. Peshqeshet mė tė mėdha ishin tė vajzės nga prindėrit e saj, kur lindte fėmja, pas 40 ditėsh. Nėna e re, e merrte pjellėn e vet dhe e ēonte tek familja e saj, pėr t’u rikthyer pas disa ditėsh tek shtėpia e dhėndrit, bashkė me peshqeshe tė shumta...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:43

  12. #52
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn

    Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re, atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato raste, pritet si proces i natyrshėm.

    Novruzi tregon pėr “Shekulli-Kontakt” se, “kur isha nė Radhimė si mėsues, ndodhi qė njė djalė i mrekullueshėm rreth tė 30-ve tė vdiste pasi e zuri korenti. Pashė qė gratė e fshatit dolėn nė pjesėn mė tė ngritur tė fshatit dhe ulėrinin me tė madhe e ēirrnin faqet. I pashė me sytė e mi, qė fytyrat e tyre u mbushėn me gjak...”. Pasi vdes personi, sigurisht qė ndėr tė parat veprime qė bėhen, pas kontrollit mjekėsor, janė pėrgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve, parfumosja, etj. Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit, nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 04:44

  13. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte e vertete qe zona e laberise eshte e vetmja zone ne Shqiperi ku jane ruajtur traditat autoktone shqiptare. Kjo per vete faktin qe per shkak te pozites gjeografike dhe karakterit te leberve, kjo zone nuk eshte ndikuar nga infiltrime te huaja, sllave, turqe etj. Shume artikull interesant lioness!!

  14. #54
    CIA Maska e Tekanjozja
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Here, there, everywhere!!
    Mosha
    35
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Interesante, pale edhe un qe doja te merrja lab per burr, me zuri fryka me le pa martuar Lioness, un desha o lab o rashe vdiqa.......lol
    Ne boten e fjaleve qeshim
    Ne boten e fjaleve qajme
    Ne boten e fjaleve heshtim
    Dhe gjithe boten ne boten e fjaleve e mbajme..........

  15. #55
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Tekanjozja
    Interesante, pale edhe un qe doja te merrja lab per burr, me zuri fryka me le pa martuar Lioness, un desha o lab o rashe vdiqa.......lol
    Keto ishin te qemotit a derebardhe, lol, s'praktikohen tani.
    Por nga ana tjeter, kur marton djalin vlonjat, marton te emen, lol. Ama, sic thote artikulli, akoma jemi matriarkane ne natyre, grate bejne ligjin. Keshtu qe s'do te dilte keq.

    Keni zakone te tjera nga ana juaj? Puuuu, c'paskeshit qene, ose s'doni t'i ndani, ose jane inferiore me keto te Laberise, prandaj nuk i thoni .

  16. #56
    CIA Maska e Tekanjozja
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Here, there, everywhere!!
    Mosha
    35
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Keto ishin te qemotit a derebardhe, lol, s'praktikohen tani.
    Por nga ana tjeter, kur marton djalin vlonjat, marton te emen, lol. Ama, sic thote artikulli, akoma jemi matriarkane ne natyre, grate bejne ligjin. Keshtu qe s'do te dilte keq.

    Keni zakone te tjera nga ana juaj? Puuuu, c'paskeshit qene, ose s'doni t'i ndani, ose jane inferiore me keto te Laberise, prandaj nuk i thoni .
    Vallaj ne ka tirona se kam iden si i kemi mos me rrejt kot ,se tem qe sme ka interesu se u plakem ne perendim , pastaj gjona normale me ,jo nai kushedi se cfar te pakten besoj, ju i keni ekstrem fare e tremkeni nusen pa ardh ne shpi , u fusni xixat ,pale me duru vjerren nai nock derre pupupuppu , dru mjes drek dark para e mas buke kisha me i dhen ....lol
    Ne boten e fjaleve qeshim
    Ne boten e fjaleve qajme
    Ne boten e fjaleve heshtim
    Dhe gjithe boten ne boten e fjaleve e mbajme..........

  17. #57
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vallaj ne ka tirona se kam iden si i kemi mos me rrejt kot ,se tem qe sme ka interesu se u plakem ne perendim , pastaj gjona normale me ,jo nai kushedi se cfar te pakten besoj, ju i keni ekstrem fare e tremkeni nusen pa ardh ne shpi , u fusni xixat ,pale me duru vjerren nai nock derre pupupuppu , dru mjes drek dark para e mas buke kisha me i dhen ....lol
    Njerez pa taban lol, me "gjona normale" (j/k rrusho.)

    Tani, ate punen e vjehrres mos ta ezgjerojme shume, lol. Se me duket zakonet per vjehrren kane qene ne gjithe Shqiperine.
    Besoj e ke degjuar kengen "Kallma cigaren."

    Djali:

    "Kallma cigaren,
    pa eja cka t'kallxoj
    me ma idhnu nanen,
    gjuhen ta shkurtoj
    prej marakut tend (t'saj lol)
    zemra po me gufon"

    Vajza:
    "Nadje heret cohem e pastroj
    dreken/darken do t'ia bej
    shtratin do t'ia shtroj
    prej marakut ....."

    "Une nanen tande
    kurre s'do ta idhnoj
    do t'i bej une kafe, caj me limon,
    prej marakut saj zemra po me gufon" ....... lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 01-12-2006 mė 18:02

  18. #58
    CIA Maska e Tekanjozja
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Here, there, everywhere!!
    Mosha
    35
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E cpo me ben me u interesu per traditat e shqiperis se mesme , pastaj per vjerren ska nuse qe e do, ka halli po jo ka malli , te rralla jan vjerrat e mira ,sma heq njeri ka menja, shumica jan me u vra me buk ne goj ....lol
    Ne boten e fjaleve qeshim
    Ne boten e fjaleve qajme
    Ne boten e fjaleve heshtim
    Dhe gjithe boten ne boten e fjaleve e mbajme..........

  19. #59
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Tekanjozja
    E cpo me ben me u interesu per traditat e shqiperis se mesme , pastaj per vjerren ska nuse qe e do, ka halli po jo ka malli , te rralla jan vjerrat e mira ,sma heq njeri ka menja, shumica jan me u vra me buk ne goj ....lol
    Lol, me shkrive.

    Sa per traditat (duke qene gjysem per gjysem, se mamin e kam nga Bajram Curri) vertete Laberia ka disa vecanti te saj.

    Psh, vleresimi i dajes, mesa mbaj mend une neper dasmat ne Tropoje, nuk kishte ate vend daja qe ka ne Laberi.

    Gjithashtu kete te flamurit te kuq, apo te ngjyres se kuqe per te hequr "syrin e keq" tani e degjova per here te pare (hehehehehehe, ishte e shkruar qe do ngrinim flamurin ne Vlore, se na heq me te kuqen .) Per hudhrat qe i qepin ndoshta i bejne ne te gjithe Shqiperine, por une mbaj mend qe m'i kane qepur dhe mua hallat kur isha e vogel (vajza e madhe, lol, me kishin me merak.)

    Po ashtu, me beri pershtypje vecantia e punes se karvaneve, qe ne krahinat e Dibres dhe te Korces, thote autori, s'hapnin rruge, lol, arrinte puna deri ne gjak. S'qenkemi dhe aq kokegdhe ne labet, por s'thone kot, me mire syri se nami .

    Gjithashtu dhe puna e dhendrit, dmth prova me dashin. (Vetem qe si prove me hajdutllek me duket lol, s'gjeten gje tjeter?!)

  20. #60
    CIA Maska e Tekanjozja
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Here, there, everywhere!!
    Mosha
    35
    Postime
    106
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Lol, me shkrive.

    Sa per traditat (duke qene gjysem per gjysem, se mamin e kam nga Bajram Curri) vertete Laberia ka disa vecanti te saj.

    Psh, vleresimi i dajes, mesa mbaj mend une neper dasmat ne Tropoje, nuk kishte ate vend daja qe ka ne Laberi.

    Gjithashtu kete te flamurit te kuq, apo te ngjyres se kuqe per te hequr "syrin e keq" tani e degjova per here te pare (hehehehehehe, ishte e shkruar qe do ngrinim flamurin ne Vlore, se na heq me te kuqen .) Per hudhrat qe i qepin ndoshta i bejne ne te gjithe Shqiperine, por une mbaj mend qe m'i kane qepur dhe mua hallat kur isha e vogel (vajza e madhe, lol, me kishin me merak.)

    Po ashtu, me beri pershtypje vecantia e punes se karvaneve, qe ne krahinat e Dibres dhe te Korces, thote autori, s'hapnin rruge, lol, arrinte puna deri ne gjak. S'qenkemi dhe aq kokegdhe ne labet, por s'thone kot, me mire syri se nami .


    Gjithashtu dhe puna e dhendrit, dmth prova me dashin. (Vetem qe si prove me hajdutllek me duket lol, s'gjeten gje tjeter?!)

    Po po cdo vend me karaktersitikat e veta ca te bukura ca me pak , po un kam degjuar edhe nje , se di ne cilen krahin mos me rrejt, qe naten e dasmes dhendri ther dacin (macokun ) me i shti fryken nuses me tregu sa trim esht, ec tja bej tani ja shtin apo jo fryken........lol
    Ne boten e fjaleve qeshim
    Ne boten e fjaleve qajme
    Ne boten e fjaleve heshtim
    Dhe gjithe boten ne boten e fjaleve e mbajme..........

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Pėrcaktimi Pėr ēlirimin Me ēdo Mjet
    Nga Llapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 12:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 00:15
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •