Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Plani i Hyatt-it për kazinonë te Tajvani

    Projekti grek supozohet të bëhet pjesë e planit francez, pasi transformimeve për hir të kazinosë do t’u nënshtrohet edhe parku Rinia. Hyatt zotohet të sjellë në Tiranë rreth 100 mijë turistë jo shqiptarë vitin e parë të aktivitetit


    Regency Hyatt Casino deklaroi se në rast triumfi mbi patriotët e Club Hotel Loutrakki, do ta ngrejë kazinonë e saj në ambientet e qendrës Tajvan, duke përfshirë edhe parkun Rinia në transformimet e nevojshme për të mirëpritur lojtarët e ardhshëm. Sipas përfaqësuesve të kompanisë greke, sipërfaqja që do të përdoret si kazino dhe në funksion të saj do të jetë 1687 m2, duke përfshirë, përveç sallave të bixhozit, edhe restorant, klub nate, sallë konferencash, etj. Investimi llogaritet ta kalojë shifrën 10 milionë euro, ndërkohë që Hyatt Casino ka ngrirë në Bankën Kombëtare të Greqisë, dega Tiranë, 9 milionë euro, shumë kjo e shoqëruar me një deklaratë nga banka. Sipas kompanisë greke, projekti mendohet të përfundojë në fund të muajit tetor. Ian Gosling, nënkryetar i kompanisë, deklaroi se kishin parashikuar të sillnin rreth 100 mijë turistë të huaj në kazinonë e tyre në qendër të kryeqytetit. “Ne jemi të interesuar për vëllimin e klientëve; ne duam mijëra njerëz të kalojnë nëpër dyert tona, mbi një bazë mujore apo javore, pa pasur efekte negative mbi ta,” tha Gosling, duke shtuar se synohet edhe frekuentimi i klientëve shqiptarë. Sipas tij, Tajvani synohet të kthehet në një qendër të mirëfilltë dëfrimi, pasi kumari duhet kuptuar së pari si zbavitje. Kazinoja te parku Rinia do të ketë 20 tavolina loje dhe 220 slot machine. “Ne jemi të vetmit që kemi punuar sipas standardeve të Nevadës,” deklaroi nënkryetari i Regency Hyatt Casino. Besnik Sulaj, pronar i qendrës Tajvan, njëherësh president i Dinamos, prezantoi një pjesë të projektit të kazinosë. Sulaj, i vetmi aksioner shqiptar i njohur për momentin i kazinosë së Hyatt, sqaroi se transformimi i parkut Rinia është projektuar nga një studio e njohur austriake. Sipas tij, ky investim pritet ta kalojë shumën e 3 milionë eurove. Regency Hyatt Casino filloi të ekzistojë në vitin 1996. Ajo i përket një konsorciumi të përbërë nga kompania e hoteleve Hyatt – 50 për qind të aksioneve (me interesa amerikane, sipas medias greke); kompania Laskaridis – 40 për qind; dhe kompania N.I. Theocharakis – 10 për qind. Në sipërmarrjen aktuale për hapjen e kazinosë në Tiranë, Laskaridis Group merr pjesë me 49 për qind të aksioneve të palës greke. Nga ana tjetër, krejt pjesa që grekët së bashku zotërojnë, përbën 51 për qind të aksioneve të kazinosë që shpresojnë të ngrejnë në Tiranë, ndërsa 49 për qind zotërohet nga partnerë shqiptarë. Familja Laskaridis dhe familja Theocharakis njihen si dy mbështetësit kryesorë të Hyatt-it në Greqi.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire e paska bere Edi Rama qe e paska rrafshuar pra.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kazioja do të ngrihet në ambientet e qendrës Tajvan, duke përfshirë edhe parkun Rinia që do të ndryshohet

    Grekët e “Hyatt-it” marrin kazinonë

    Siç ishte paralajmëruar, grekja “Hyatt Regency S.A.” ka marrë të drejtën për hapjen e kazinosë së vetme në Tiranë

    Ervin Qafmolla

    TIRANË- “Hyatt Regency Hotel &Tourism (Hellas) S.A.” u shpall dje firma që do të ketë monopolin e bixhozit në Tiranë. Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për Kazinotë, pas vlerësimit që u bëri planbiznesit të paraqitur nga dy kompanitë konkurruese, shpalli fituese me 95,49 pikë “Hyatt Regency Hotel &Tourism S.A.”, kundrejt 90,83 pikë që ishte vlerësimi për “Club Hotel Loutrakki S.A.”. Ministri i Financave miratoi listën e shpallur nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave të Kazinove dhe në zbatim të këtij urdhri, subjekti i shpallur i pari në listë ka të drejtën e vazhdimit të procedurave të mëtejshme. Fitorja e Hyatt-it ishte paralajmëruar nga kryetari PD-së, Sali Berisha, i cili e kishte lidhur këtë ngjarje me privatizimin e hotel “Dajtit”. Fitorja e “Regency Hyatt Casino” vjen pas një konkurrimi të ashpër me rivalen e tij “Club Hotel Loutrakki”, kur të dy garuesit shkëmbyen akuza të ashpra mbi ligjshmërinë e pjesëmarrjes së tyre në garë, disa ditë më parë në praninë e medias. Hyatt kishte deklaruar se në rast triumfi mbi patriotët e Loutrakki-it, do ta ngrinte kazinonë e saj në ambientet e qendrës Tajvan, duke përfshirë edhe parkun Rinia në transformimet e nevojshme për të mirëpritur klientët e ardhshëm. Sipas përfaqësuesve të kompanisë greke, sipërfaqja që do të përdoret si kazino dhe në funksion të saj do të jetë 1 mijë e 687 metër katrorë, duke përfshirë përveç sallave të bixhozit, edhe restorant, klub nate, sallë konferencash etj. Investimi llogaritet ta kalojë shifrën 10 milionë euro, ndërkohë që Hyatt Casino ka ngrirë në Bankën Kombëtare të Greqisë, dega Tiranë, 9 milionë euro, shumë kjo e shoqëruar me një deklaratë nga banka. Sipas kompanisë greke, projekti mendohet të përfundojë në fund të muajit tetor. Ian Gosling, nënkryetar i kompanisë, deklaroi se kishin parashikuar të sillnin rreth 100 mijë turistë të huaj në kazinonë e tyre në qendër të kryeqytetit. “Ne jemi të interesuar për vëllimin e klientëve; ne duam mijëra njerëz të kalojnë nëpër dyert tona, mbi një bazë mujore apo javore, pa pasur efekte negative mbi ta”,- tha Gosling, duke shtuar se synohet edhe frekuentimi i klientëve shqiptarë. Sipas tij, Tajvani synohet të kthehet në një qendër të mirëfilltë dëfrimi, pasi kumari duhet kuptuar, së pari, si zbavitje. Kazinoja te parku Rinia do të ketë 20 tavolina loje dhe 220 slot machine. “Ne jemi të vetmit që kemi punuar sipas standardeve të Nevadës”,- deklaroi nënkryetari i “Regency Hyatt Casino”. Besnik Sulaj, pronar i qendrës Tajvan, njëherësh president i ekipit të futbolli “Dinamo”, është i vetmi aksioner shqiptar i njohur për momentin i kazinosë së Hyatt. Sulaj ka sqaruar se në kuadër të ndërtimit të kazinosë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të kryhet një transformim i parkut Rinia. Projekti mësohet të jetë realizuar nga një studio austriake dhe, sipas Sulaj, ky investim pritet ta kalojë shumën e 3 milionë eurove.
    Fituesja
    “Regency Hyatt Casino” filloi të ekzistojë në vitin 1996. Ajo i përket një konsorciumi të përbërë nga kompania e hoteleve Hyatt - 50 për qind të aksioneve (me interesa amerikane, sipas medias greke); kompania “Laskaridis” - 40 për qind; dhe kompania “N.I. Theocharakis” - 10 për qind. Në sipërmarrjen aktuale për hapjen e kazinosë në Tiranë, Laskaridis Group merr pjesë me 49 për qind të aksioneve të palës greke. Nga ana tjetër, krejt pjesa që grekët së bashku zotërojnë, përbën 51 për qind të aksioneve të kazinosë që shpresojnë të ngrejnë në Tiranë, ndërsa 49 për qind zotërohet nga partnerë shqiptarë. Familja Laskaridis dhe familja Theocharakis njihen si dy mbështetësit kryesorë të Hyatt-it në Greqi.

Tema të Ngjashme

  1. Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-01-2016, 16:09
  2. Tajvani, autonom, i pavarur apo pjese e Kines?
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •