Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19

Tema: Alergjite

  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Alergjite

    S'di pse isha e sigurte qe kisha pare nje teme per keto ne forum,po bera nje kerkim dhe s'e gjeta.
    Nese eshte u lutem moderatoreve ta bashkojne

    ēfare eshte alergjia

    Alergjia eshte nje reagim mbrojtes i tepruar i sistemit tone imunitar perballe substancave qe konsiderohen gabimisht te demshme.Gabimi ndodh ne fazen e pare te takimit dmth kur substanca jo vetem njihet si e huaj per organizmin por edhe "zmadhohet" rrezikshmeria e saj. Prandaj sistemi yne mbrojtes nga njera ane shenon ne memorien e vete kete substance si te huaj dhe nga ana tjeter prodhon nje numer te tepert antikorpesh qe reagojne menjehere kur prezantohet e njejta substance.
    Eshte njesoj sikur nje patrulle e ushtrise te shohe nje ushtri armike dhe ti shpike komandes qendrore rrezikshmerine e kesaj: rrjedhimi eshte nje gjendje gatishmerie e gjithe batalionit i cili kur has ushtrine tjeter direkt e sulmon pa verifikuar rrezikshmerin e saj.Rezultati eshte nje harxhim i kote njerezish dhe bombardime te kota duke shkaktuar deme.
    arsyet

    Akoma sot nuk eshte e mundur te percaktohet me saktesi shkaku i ketij "gabimi" te sistemit imunitar,megjithese dihen mekanizmat nuk eshte ne gjendje te percaktohet kush eshte ne rrezik dhe kush jo.Dihet vetem se koha qe kalon nga kontakti i pare deri ne shfaqjen e simptomave te kontaktit te dyte ndryshon nga personi ne person, dhe mund te jete disa dite ose disa vjete.
    Gjithashtu dihet qe ka nje perqindje trashegimie dmth paraqitet ne 30% te rasteve te femijet qe kane nje prind qe vuan nga alergji dhe shfaqin fenomene te te njejtit tip ne moshe madhore.

    Substancat alergjene

    Keshtu quhen substancat qe shkaktojne alergji dhe hyjne ne kontakt me organizmin mbi te gjitha nepermjet ajrit. Nder me te njohurat eshte Poleni i bimeve dhe barishteve qe ndodhen ne ajer nga Janari deri ne mes te shtatorit.
    Gjithashtu ka dhe alergjene ne shtepi qejane prezent gjate gjithe vitit dhe japin te njejtat simptoma me ato stinore.
    produktet fekale te insekteve qe jetojne ne ambjente me pluhur dhe lageshti zakonisht ne dyshek leshim tapete dhe moket.
    produkte qe ndodhen ne lekuren e kafsheve shtepiake si qente, macet, zogjte, lepujt,kavjet.

    Simptomat

    Alergjia mund te shfaqet te ēdo person ne ēdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diare, te vjella.(shume ralle dhe jo stinore)
    Simptomat ne hunde: teshtima te perseritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar,kruajtje
    Simptoma ne sy: kruajtje , skuqje, fryrje, lotim, bezdi ne drite.
    Simptoma te lekures: kruajtje, fryrje, skuqje.
    Simptoma pothuaj ne te gjitha shume frekuente: irritimi i shpejte dhe lodhja.

    Si diagnostikohe:

    Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat qe shfaqen me shume gjate pranveres ose veres. Me pas behet nje test i rendesishem per nje diagnoze alergjike dhe per te dalluar substancen qe sistemi imunitar njeh si te rrezikshme.
    PRICK TEST ose test lekure ose kutireaksion me alergjene.
    Hiqet lekura ne disa vende( pa provokuar dhimbje dhe as rrjedhje gjaku) prej 1 cm dhe ne distance 2 cm nga njera tjetra.te secila vihet nje pike solucioni me alergjen te ndryshem.brenda 10-20 min duket nje fryrje e rozte dhe kruajtese aty ku alergjeni specifik eshte vendosur.
    Per raste te dyshimta behet RAST nje test qe bazohet ne marrje gjaku dhe kontrollimi te antikorpeve te prodhuara per nje ose me shume substanca.
    Eshte dhe nje test tjeter qe quhet Provokim Bronkial me Alergjene dmth shifet reagimi i mukozes bronkiale duke dhene sasi shume te vogla alergjenesh.

    Si kurohet

    Terapia specifike behet me Kromoliat Disodik qe bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik qe bllokojne Histaminen, qe eshte substanca me te cilen antikorpet reagojne ndaj alergjenit.ne format me te renda perdoren kortizone qe bllokojne sistemin imunitar ne menyre me drastike.
    Terapia me specifike behet pas testeve me inieksione si psh ne rastin e poleneve duhen bere per gjithe periudhen ne te cilen alergjeni eshte prezent ne ajer. Ka nje terapi vaksinash qe e bejne sistemin imunitar te mesohet me pranine e substancave alergjene.Megjithate njeriu mund te shfaqe alergji te tjera me pas,pavaresisht se arrin te mbrohet nga nje substance dhe ndonjehere madje sistemi pavaresisht nga vaksinat vazhdon te reagoje per arsye te pashpjegueshme ne te njejten menyre.
    Mjekesia alternative
    Kjo mjekesi i konsideron personat te ndryshem njera nga tjetra prandaj kerkon te zbuloje si ka lindur ērregullimi brenda njeriut qe e ka ēuar ne kete aktivitet alergjik.
    Agopunktura gjithashtu mendohet qe sherben

    Si te evitohet 10 rregullat Anti alergji

    Tretja ne uje e nje derivati bimor RIBELS MIGRUM ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht. Eshte nje riekuilibrues i sistemit imunitar.
    Diete me vitamina C B K te dobishme per irritimin e syrit.
    Te evitohen ushqime qe kane n e etikete Aroma Natyrore sepse ndonjehere midis ketyre fshihen substanca alergjene : mjalti.poleni dhe propoli jane per tu evituar nese dikush vuan nga azma alergjike.
    S'duhen mare ilaēe pa konsultuar mjekun pasi kush vuan nga alergjite esht eme i ndjeshem ndaj produkteve kimike te mjekimeve. per me teper acidi acetilsalicilik qe eshte aspirina shume pak e dine qe mund te shkaktoje azme.
    S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambjentet me duhanxhinj:P sepse mukozat e hundes dhe syve mund te irritohen.
    Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten:
    Te flihet 8 ore ne nate
    Te hahet tre here ne dite
    Shplodhja ose ndalimi i punes per te pakten ēerek ore kur ndihesh i lodhur.
    Aktiviteti fizik javor
    Gjetja e kohes se lire per ti dedikuar vetes
    Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes dhe te jetohet ne qetesi raporti me te tjeret
    (sepse eshte tashme e njohur qe emocionet e permbajtura,streset fizike dhe psikike, jeta e ērregullte jane faktore qe prishin ekuilibrin e sistemit imunitar dhe rendojne alergjite.

    Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
    te mos behet prerja e barit ose aktivitet ne natyre gjate momenteve kritike.

    Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal,sepse ne det polenet jane me pak te pranishme ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.

    Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Qenkam "alergjike" ndaj kesaj teme moj helene Si shume "amatore" me duket. Nejse, te pershendes per iniciativen. Po ajo puna e vioxx si vate moj aman? Do i marrim apo s'do i marrim paret.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    jo helene deri me sot se di te kem pas noi here alergji gjate gjithe jetes sime

    ti yllo mire e bere qe e hape kte teme ta dim i her shoket e shoqet tona ktu ne forum nda kujt jan alergjik

    cupke pe korce pse moj lalke qeke alergjike ndaj ksaj teme amatore mund te duket po eshte dicka shume e mire per te dhen nje pergjigje

    nejse ti ben si di vet sepse ke mendimin tend

    kiss kiss helene :P se mos e thua qe ke alergji ndaj puthjeve
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga helene
    Terapia specifike behet me Kromoliat Disodik qe bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik qe bllokojne Histaminen, qe eshte substanca me te cilen antikorpet reagojne ndaj alergjenit.

    Ne format me te renda perdoren kortizone qe bllokojne sistemin imunitar ne menyre me drastike.

    Terapia me specifike behet pas testeve me injeksione si psh ne rastin e poleneve duhen bere per gjithe periudhen ne te cilen alergjeni eshte prezent ne ajer. Ka nje terapi vaksinash qe e bejne sistemin imunitar te mesohet me pranine e substancave alergjene.Megjithate njeriu mund te shfaqe alergji te tjera me pas,pavaresisht se arrin te mbrohet nga nje substance dhe ndonjehere madje sistemi pavaresisht nga vaksinat vazhdon te reagoje per arsye te pashpjegueshme ne te njejten menyre.
    Kromoliat disodik uahh c'me beri pershtypje, hera e pare qe e degjoj ne shqip (cromolyn sodium).

    Kortizonet jane ilace te tmerrshme, nqs. ka mundesi duhen evituar sa me teper.

    Kurse kjo terapia quhet desensitizim dhe e meson trupin me keta alergjene qe me pas ai mos beje reaksion alergjik, por eshte shume e shtrenjte dhe duhet perseritur cdo vit ose cdo disa vjet. Zakonisht s'ja vlen barra qirane.

    Ka shume anti-histaminike ne US, biles edhe mjaft prej tyre mund te merren pa recete mjekesore ne supermarket apo farmaci.

    Ata anti-histaminike qe jane me te vjeter te bejne te ndihesh e pergjumur, ne raste te rralla kur ju jepen femijeve mund te shkaktojne seizures, dhe nuk duhen mare para se te operosh makineri. Kurse te rinjte qe domosdo jane dhe pak me te shtrenjte, nuk e kane kete efekt anesor shpesh te padeshirueshem. Megjithate nqs. teshtin nga alergjite dhe s'arrin dot te flesh naten, anti-histaminiket e vjeter (qe gjenden ne treg edhe si doza per femije) do ishin ideale per te te vene edhe ne gjume vec te tjerash.

    Anti-histaminike qe s'te bejne pergjumesh:
    Cetirizine (Zyrtec) (pa recete)
    Loratadine (Claritin, qe jepet shpesh per femijet e vegjel vec te tjereve)(pa recete)
    Loratadine (Clarinex) (me recete)
    Fexofenadine (Allegra) (me recete)

    Me e reja me duket eshte olopatadine (Panatol), qe shtihet me pikatore ne sy, nqs. alergjite bezdisin me teper syte. (me recete)

    Anti-histaminike qe te bejne pergjumesh:
    diphenhydramine (Benadryl) - me e perdorura, pasi eshte nga me te vjetrat dhe shume mjeke ndihen rehat me kete ilac pasi eshte provuar ne shume njerez. Jepet si tablete, pomade/krem, ose spray per ne hunde. Kur ju jepet te rriturve i ben te pergjumur. Kur ju jepet femijeve te vegjel nganjehere mund t'i beje te pergjumur, nganjehere mund t'i beje alerte sikur kane pire kafe. Nqs. kjo e dyta ndodh duhet kontaktuar mjeku dhe te ulet doza.

    Pastaj ne po kete grup kemi dhe chlorpheniramine, hydroxyzine etj., por diphenhydramine eshte me e perdorura ne mase.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 04-04-2005 mė 19:20
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Qenkam "alergjike" ndaj kesaj teme moj helene Si shume "amatore" me duket. Nejse, te pershendes per iniciativen. Po ajo puna e vioxx si vate moj aman? Do i marrim apo s'do i marrim paret
    lol une fjalet shqip mezi i gjej ne kete fushe.mire dhe kaq:P
    Po te pakten keshtu shtyj ata qe dine me mire te shkruajne

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    jo helene deri me sot se di te kem pas noi here alergji gjate gjithe jetes sime
    kurse une Edo sot po vdes nga syte ndaj mu kujtua tema

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Cupka me C te madhe , mire e ka cupka me c te vogel moj, pse amatore? Pak si shume ne gjuhen e popullit po hajde se ashtu duhet, se per popullin po shkruajme ketu.

    Vetem ato gjerat ne mjekesia alternative, shume me duken si pa baza, po hajde mer, kush beson ne ato gjera t'i provoje se nganjehere alergjia eshte thjesht ne mendje me teper (efekti placebo )
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Kortizonet jane ilace te tmerrshme, nqs. ka mundesi duhen evituar sa me teper.

    .

    Ehhhh mos mi permend, se i kam marre per 4 muaj se nuk kisha
    rrugezgjidhje tjeter....jam betu qe edhe po te jem duke vdek si pi ma,
    po me vone i mora vesht pasojat e tyre....!

    Helene teme shume e plote..! ( me ndihmen e Angeldust as qe diskutohet)

  9. #9
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Vetem ato gjerat ne mjekesia alternative, shume me duken si pa baza, po hajde mer, kush beson ne ato gjera t'i provoje se nganjehere alergjia eshte thjesht ne mendje me teper (efekti placebo )
    Ato une as nuk i perktheva tamam vetem i permenda se as une s'u besoj , dmth me alergjine kurkund lidhje

    poleni= pjalmi???

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    He de helene he, pjalmi!


    Shkodrane jam kurioze perse i more kortizonet? (pyes se kane perdorime ne shume semundje te ndryshme)

    p.S.: Ate djalin ruaje mos te ta mare njeri ne sysh se e ke shume te bukur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    angel una duke mesuar shqipen tani, se gjuhen shkencore asnje llaf s'di,turp turp:P

  12. #12
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    He de helene he, pjalmi!


    Shkodrane jam kurioze perse i more kortizonet? (pyes se kane perdorime ne shume semundje te ndryshme)

    p.S.: Ate djalin ruaje mos te ta mare njeri ne sysh se e ke shume te bukur.

    Nga muaji i 7 i shtatzanise me erdhi nje dhimbje kembe qe fillonte nga
    ku mbaron shpina dhe deri ne gjysem te kembes.
    Doktorat me thoshin eshte sciatica dhe ndodh shume shpesh ne gra me barre.
    S'mund te besh asgje vetem se ta durosh, keto ishin fjalet qe me thoshin.
    Kisha nje dhimbje qe nuk pershkruhet dhe nuk mu dukte normale arsyetimi
    i tyre po skisha ca me ba.
    Mbasi qe linda dhimbja mu shtua dhe me shume, dhe kur bera nje Mri te
    L-Spine s'me doli asgja.
    Kur kam ba Mri te pelvis me ka dale problem ne SI joint, fluids, edema.
    Nje dhimbje qe s'kishte ilac qe e ndalonte: as morphine as demorol nothing.
    Atehere me filluan steroids per 3 muaj te cilat ma ndaluan dhimbjen por
    side effects ma kane shpife.
    Prape e ndjej disa here por me lehte shyqyr, se sa diagnosat mi kane nxjerre
    qysh tash nje zot e di. Po bahem doktor i vetes dhe te them se ka kene nga
    lindja dhe asgje me shume.
    U zgjata, por nuk dija si ta pershkruaja ma shkurt ca kam heqe...e gjitha kjo
    per te ba njate bukuroshin qe thu ti..

  13. #13
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Anti-histaminike qe s'te bejne pergjumesh:
    Cetirizine (Zyrtec) (pa recete)
    Loratadine (Claritin, qe jepet shpesh per femijet e vegjel vec te tjereve)(pa recete)
    Loratadine (Clarinex) (me recete)
    Fexofenadine (Allegra) (me recete)
    Anti-histaminike qe te bejne pergjumesh:
    diphenhydramine (Benadryl) - .
    I kam provuar qe te gjitha asnjera nuk me ka thene efekt vecse Nasonex. Shkodranja qenka treguar me e forte se une me morphine (was it good lol)

  14. #14
    I vetmi ilac qe me ben efekt eshte Claritin. E keni parasysh si e ka Claritin reklamen?! Filimisht sfondi dhe ai apo ajo qe flet jane te mjegullt, e me pas me Claritin pastrohet pamja, qartesohet?!
    Ate efekt jep vertet-i kane rene ne koke reklames.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 05-04-2005 mė 12:31 Arsyeja: shkurtim

  15. #15
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga green
    I vetmi ilac qe me ben efekt eshte Claritin. E keni parasysh si e ka Claritin reklamen?! Filimisht sfondi dhe ai apo ajo qe flet jane te mjegullt, e me pas me Claritin pastrohet pamja, qartesohet?!
    Ate efekt jep vertet-i kane rene ne koke reklames
    Sa me fat qe je ti!!! Ilaci i pare qe me dha doktori ishte Claritin per dy jave, kur shkova serisht per vizite po me shihte si i cuditur qe s'me beri efekt. Sikur ja kisha fajin une lol. Mbasi claritin nuk me e beri efeket...shife sa i forte eshte babi im, iu duk sikur i gjeti kurim alergjise e me thote 'Hajde me babin ti, te bejme vrap njehere ne dhe ta shohesh ti qe do te pastrohet hunda' haha 'Mire i thashe' sepse ma tha me aq besim saqe dhe une vete fillova te besoja. Beme vrap jo pak por 2 ore, me peme rreth e qark, dhe kur ne fund doja te ulesha ne bare se u bera telef (u lodha) babi 'E shef qe s'ka trupi jot rezistence prandaj do te ulesh' Ju duken pak 2 ore vrap, dhe gjate vrapit i thoja 'O babi po jo se po behem me keq'....'S'di gje ti, mos ndalo vazhdo vrapin, DHE MOS me merr fryme me goje mua thoshte gjithe seriozitet' 'Shife ti kur te shkojme ne shtepi do te behesh me mire'....Ikim ne shtepi, une isha bllokuar me keq, dhe se kundershtoja dot babin gjate vrapit sepse i kishte hypur ne mendje qe s'kisha rezistence prandaj kisha alergji, dhe kur kujton qe eshte i drejte s'ka burre bote qe ti thote je gabim. 'Si ka mundesi? I thoshte mamit, po diskutonin te dy si kishte mundesi qe nuk u sherova' hahahha. Me ne fund me thote 'Bej c'fare te duash me doktoret' Se as doktoreve si besonin meqense Claritin nuk me beri efek 'C'jane keta doktore budallenj, te ishim ne Shqiperi te kishin sheruar doktoret' loool. Jane te forte prinderit e mij

  16. #16
    Nuk i dihet, babi dhe mund te kete te drejte soni. Mbase te duhet te besh pak fiskulture?!
    Sa per te ngushelluar, kam kaluar dhe une neper nje periudhe "te zymte" eksperimentimi me ca ilace alergjie qe te benin te flije ne kembe...dhe se fundmi u perplasa tek Claritin. Dhe papritur jeta ime ndryshoi.

    pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 05-04-2005 mė 13:07

  17. #17
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Mossss green ... se prandaj u turturova dy ore per ti treguar prinderve qe jam ne gjendje te mire fizikisht lool. Prap me dreq me fat je lol, une kam ndejtur pa gjume prej alergjise. Gjithmone me bien ne dore ilace koti, ku ti gjej keta prescribed medications si te tuajat dhe morphina e Shkodranes (some good stuff) j/k

  18. #18
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    I kam provuar qe te gjitha asnjera nuk me ka thene efekt vecse Nasonex.
    Edhe Nasonex ne familjen e kortikosteroideve eshte, si kortizoni i shkodranes, por ti e ke mare me pikatore vetem ne hunde besoj. Meqe s'e ke mare si tablete nga goja, s'te ka shkaktuar efekte anesore ne gjithe trupin.



    Bobo shkodrane, na trembe ne te tjerave me ate historine tende me shiatik. Ti e kalove njehere lumin te pakten.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Soni morphina me injection asht dicka, por ajo hap...pff akoma e kam nje
    shishe qe me sillet neper shpi, dhe dua ta tres e s'me ben dora.
    Kurse Demorol heret e para qe e merr....hmmm mire te themi, por te turbullon
    shume...dhe ndjehesh ne gjendje llapazanlleku...s'te pushon goja..lol

    AngelDust mos u tremb maj burrneshe, se ka dhe femna qe i bajne femite
    si me kene tu ba..... e din ti vete..nuk eshte njesoj per gjithkend.
    Por gjithe ato ca kam vujte nates te vorrit ja diftosha...por dhe hallall ja bej
    engjellit tim..qe ma ka ndrite jeten.

Tema tė Ngjashme

  1. Alergjite!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-07-2023, 10:29
  2. Alergjitė gjatė fėmijėrisė
    Nga no name nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2007, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •