Profesor ne universitetin e Bolonjes, ne Itali, i specializuar per semiotiken, Umberto Eko ka nisur te shkruaje romane ne moshen 48 vjec. I pari, i titulluar, "Emri i trendafilit" (Grasset, 1994), njohu nje sukses nderkombetar. Kohet e fundit shkrimtari ka publikuar "Flaka misterioze", roman i ilustruar, nje meditim mbi imazhet e femijerise.
Ju thoni se cdo roman eshte nje pervoje e re eksperimentimi. Kete here ju keni perdorur nje sasi te madhe imazhesh, qe nderfuten ne rrefim. Perse?
Ne kete liber une rikthehem tek e shkuara ime dhe e brezit tim, e rritur nen fashizem. Kjo kujtese mbeshtetet mbi imazhe, muzike, objekte, pra jo vetem mbi fjale. Per te ndertuar materialin e tekstit tim, kam permbledhur nje dokumentim mbi vitet 1930-1940. Ne shtepine time kisha nje koleksion te rendesishem librash, disqesh, senduqesh...qe e kisha plotesuar te bukinistet, ne kerkim te objekteve qe me mungonin. E nepermjet internetit kam mundur te rindertoj gjithe koleksionin tim te pullave.
Por librat jane ilustruar perhere vetem ne epoken tone. Ne shekullin e XIX-te autore si Zhyl Vern nderhynin vete ne kerkimin e imazheve. Sot mund te tremben kur ilustrimi i bashkangjitet gjuhes dhe pushtetit te saj. Por une kam bere kujdes ne ate qe imazhet te mos zevendesojne kurre nje pershkrim me fjale. Ato sherbejne per te dhene prova, per te treguar se nuk e ekzagjeroj, kur pershkruaj propaganden fashiste, per shembull.
Kane gjithashtu nje "funksion shtese": une tregoj kapakun e nje libri te vjeter, dmth nepermjet tij ngacmoj dhe kujtesen e lexuesve, gjithashtu te stimuluar.
Cili ka qene impakti i letersise te rinise, me universin e saj te mrekullueshem, ne formimin dhe imagjinaten e ketij brezi?
Duke mbledhur materialin e librit, kam rizbuluar gjendjen skizofrenike te Italise ne kete epoke. Nga njera ane ishte bindja ndaj edukimit zyrtar te diktatures ? kam gjetur keto kenge dhe keto libra qe flasin per lavdine, heroizmin. Nga ana tjeter gjendej ndikimi i dyfishte, i perditshem, permes radios dhe muzikes ne mode, qe festonte nje bote provinciale dhe mikroborgjeze, dhe permes kinemase, qe mberrin nga Amerika me filmat vizatimore dhe romanet policore.
Keto histori, banale ne Shtetet e Bashkuara, tek ne marrin nje dimension politik dhe ideologjik. Mandrake, heroi i filmave vizatimore, ishte i veshur me frak, nuk perdorte arme. Nuk dallohej tek ai asgje e perbashket me heroin fashist me mitraloz, qe na propozohet si ideal. Ne kete mjedis ushtarak, personazhet e albumit me kostume dhe kapele, te zote te zgjidhin me nje veprim elegant problemet me te medha, perbenin tashme nje provokim.
Romani juaj pershkon shekullin e XX -te. Ju keni ndier nevoje te riktheheni ne historine e shkuar?
Kam ndier mbi te gjitha nevojen per te treguar feijerine time. Italia nuk ka reshtur, qe prej fundit te luftes, te rindertoje te shkuaren e saj, te beje provimin e ndergjegjes se saj, ndryshe nga Franca. Sot, megjithese fashiste te vjeter ka dhe ne qeveri, jemi deshmitare te nje revizionimi, qe kerkon te rilexoje te shkuaren fashiste nga nje tjeter kendveshtrim: kembengulet edhe mbi krime te kryera nga partizanet, te pohuara tashme nga historiane.
Une provoj te ve ne raport historine e madhe me te voglen. Ne jeten e nje femije kjo eshte plotesisht e lidhur: si gjella me mishin, ato vijne se bashku ne tavoline. Nuk ka hierarki midis artikujve te gazetave, filmave vizatimore, kengeve. Ky oshilacion (luhatje) eshte ne zemer te librit.
Hermetizimet jane shpesh te pranishme ne librat tuaj, te perdorura me erudicion dhe humor. Keto vitet e fundit jane shfaqur best-seller si; Kodi i Da Vincit, i Dan Broen, apo Alkimisti i Paulo Coelho. Si ju duken ju keto libra?
Ne "Lavjerresin e Fukol", kisha futur perberes te shumte hermetike, qe gjenden ne Kodin e Da Vincit. Personazhet e mia kryenin misionin e projekteve te tyre, kam parasysh Graal, per shembull. Kam dashur te jap nje paraqitje groteske te asaj qe shihja rreth meje dhe per te cilen parashikoja venien ne kryq. Ishte e lehte ta beje kete profeci. Per "Lavjerresin e Fukolt" kam boshatisur gjithe librarite, tashme te specializuara ne kete lloj!! Dan Broen kopjon vepra qe gjenden prej tridhjete vjetesh ne dyqanet e rruges Hachette ne Paris.
Suksesi shpjegohet per faktin se autoret e ketyre best-seller e marrin seriozisht kete dhe nga nevoja e njerezve per misterin. Ne "Lavjerresin e Fukolt", une citoj frazen e G. K. Chesterton : "Kur njeriu nuk beson me ne Zot, nuk do te thote se ai nuk beson me ne asgje, do te thote se ai beson ne gjithcka."
Une kam qene gjithmone i terhequr nga ritet sinkretiste braziliane. Me duket se ato do te mberrijne menjehere ne Europe. Kisha po nis te mbylle syte ndaj gjithe realiteteve te saj ne kohen e re. Ajo deri me tash besoi se duhet te ndeshej kunder komunizmit apo materializmit, por ja qe ajo duhet te ndeshet me rritjen e kesaj nevoje per misterin, komplotin, te mbinatyrshmen. Me "Lavjerresi i Fukol" une besoj se ndreq llogarite e saj per kete dukuri. Ne te kundert, une e kam mbeshtetur ate, duke dhene ndoshta material frymezimi dhe per autore te tjere.
Kujt ia njihni ju kete nevoje?
Mjaftonte te hysh ne nje librari. Sektoret kushtuar marksizmit dhe mendimeve revolucionare te viteve '70 kane nisur te zevendesohen me sektoret mbi orientalizmin, kultet e reja, epoken e re.
Psikologjia e komplotit ka dominuar ne shekullin e XIX-te dhe XX-te, deri ne antisemitizmin nazist. Gjysma e drejtuesve te medhenj naziste ishin te lidhur me vellazerira te okultistikes (besimi te praktika te fshehta si magjia etj). Ka lidhje qe pershkojne historine e dy shekujve te fundit, tek te cilet une jam perpjekur te kuptoj, sepse me terheq kjo dukuri. Une koleksionoj libra te vjeter. E mbledh gjithe kete material okult, sepse me ka bere per vete. Por, mund te jem i apasionuar nga bretkosat, pa dashur te behem nje bretkose! Une koleksionoj perralla, fabula, mistere, dhe, ne te njejten kohe, une e di qe ato nuk thone te verteten. Nuk besoj as ne zana, as ne magjistare.
Perktheu: Magdalena Alla/25 Mars 2005 Koha Jone
Krijoni Kontakt