Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar

    Profesor ne universitetin e Bolonjes, ne Itali, i specializuar per semiotiken, Umberto Eko ka nisur te shkruaje romane ne moshen 48 vjec. I pari, i titulluar, "Emri i trendafilit" (Grasset, 1994), njohu nje sukses nderkombetar. Kohet e fundit shkrimtari ka publikuar "Flaka misterioze", roman i ilustruar, nje meditim mbi imazhet e femijerise.

    Ju thoni se cdo roman eshte nje pervoje e re eksperimentimi. Kete here ju keni perdorur nje sasi te madhe imazhesh, qe nderfuten ne rrefim. Perse?

    Ne kete liber une rikthehem tek e shkuara ime dhe e brezit tim, e rritur nen fashizem. Kjo kujtese mbeshtetet mbi imazhe, muzike, objekte, pra jo vetem mbi fjale. Per te ndertuar materialin e tekstit tim, kam permbledhur nje dokumentim mbi vitet 1930-1940. Ne shtepine time kisha nje koleksion te rendesishem librash, disqesh, senduqesh...qe e kisha plotesuar te bukinistet, ne kerkim te objekteve qe me mungonin. E nepermjet internetit kam mundur te rindertoj gjithe koleksionin tim te pullave.

    Por librat jane ilustruar perhere vetem ne epoken tone. Ne shekullin e XIX-te autore si Zhyl Vern nderhynin vete ne kerkimin e imazheve. Sot mund te tremben kur ilustrimi i bashkangjitet gjuhes dhe pushtetit te saj. Por une kam bere kujdes ne ate qe imazhet te mos zevendesojne kurre nje pershkrim me fjale. Ato sherbejne per te dhene prova, per te treguar se nuk e ekzagjeroj, kur pershkruaj propaganden fashiste, per shembull.

    Kane gjithashtu nje "funksion shtese": une tregoj kapakun e nje libri te vjeter, dmth nepermjet tij ngacmoj dhe kujtesen e lexuesve, gjithashtu te stimuluar.

    Cili ka qene impakti i letersise te rinise, me universin e saj te mrekullueshem, ne formimin dhe imagjinaten e ketij brezi?

    Duke mbledhur materialin e librit, kam rizbuluar gjendjen skizofrenike te Italise ne kete epoke. Nga njera ane ishte bindja ndaj edukimit zyrtar te diktatures ? kam gjetur keto kenge dhe keto libra qe flasin per lavdine, heroizmin. Nga ana tjeter gjendej ndikimi i dyfishte, i perditshem, permes radios dhe muzikes ne mode, qe festonte nje bote provinciale dhe mikroborgjeze, dhe permes kinemase, qe mberrin nga Amerika me filmat vizatimore dhe romanet policore.

    Keto histori, banale ne Shtetet e Bashkuara, tek ne marrin nje dimension politik dhe ideologjik. Mandrake, heroi i filmave vizatimore, ishte i veshur me frak, nuk perdorte arme. Nuk dallohej tek ai asgje e perbashket me heroin fashist me mitraloz, qe na propozohet si ideal. Ne kete mjedis ushtarak, personazhet e albumit me kostume dhe kapele, te zote te zgjidhin me nje veprim elegant problemet me te medha, perbenin tashme nje provokim.

    Romani juaj pershkon shekullin e XX -te. Ju keni ndier nevoje te riktheheni ne historine e shkuar?

    Kam ndier mbi te gjitha nevojen per te treguar feijerine time. Italia nuk ka reshtur, qe prej fundit te luftes, te rindertoje te shkuaren e saj, te beje provimin e ndergjegjes se saj, ndryshe nga Franca. Sot, megjithese fashiste te vjeter ka dhe ne qeveri, jemi deshmitare te nje revizionimi, qe kerkon te rilexoje te shkuaren fashiste nga nje tjeter kendveshtrim: kembengulet edhe mbi krime te kryera nga partizanet, te pohuara tashme nga historiane.

    Une provoj te ve ne raport historine e madhe me te voglen. Ne jeten e nje femije kjo eshte plotesisht e lidhur: si gjella me mishin, ato vijne se bashku ne tavoline. Nuk ka hierarki midis artikujve te gazetave, filmave vizatimore, kengeve. Ky oshilacion (luhatje) eshte ne zemer te librit.

    Hermetizimet jane shpesh te pranishme ne librat tuaj, te perdorura me erudicion dhe humor. Keto vitet e fundit jane shfaqur best-seller si; Kodi i Da Vincit, i Dan Broen, apo Alkimisti i Paulo Coelho. Si ju duken ju keto libra?

    Ne "Lavjerresin e Fukol", kisha futur perberes te shumte hermetike, qe gjenden ne Kodin e Da Vincit. Personazhet e mia kryenin misionin e projekteve te tyre, kam parasysh Graal, per shembull. Kam dashur te jap nje paraqitje groteske te asaj qe shihja rreth meje dhe per te cilen parashikoja venien ne kryq. Ishte e lehte ta beje kete profeci. Per "Lavjerresin e Fukolt" kam boshatisur gjithe librarite, tashme te specializuara ne kete lloj!! Dan Broen kopjon vepra qe gjenden prej tridhjete vjetesh ne dyqanet e rruges Hachette ne Paris.

    Suksesi shpjegohet per faktin se autoret e ketyre best-seller e marrin seriozisht kete dhe nga nevoja e njerezve per misterin. Ne "Lavjerresin e Fukolt", une citoj frazen e G. K. Chesterton : "Kur njeriu nuk beson me ne Zot, nuk do te thote se ai nuk beson me ne asgje, do te thote se ai beson ne gjithcka."

    Une kam qene gjithmone i terhequr nga ritet sinkretiste braziliane. Me duket se ato do te mberrijne menjehere ne Europe. Kisha po nis te mbylle syte ndaj gjithe realiteteve te saj ne kohen e re. Ajo deri me tash besoi se duhet te ndeshej kunder komunizmit apo materializmit, por ja qe ajo duhet te ndeshet me rritjen e kesaj nevoje per misterin, komplotin, te mbinatyrshmen. Me "Lavjerresi i Fukol" une besoj se ndreq llogarite e saj per kete dukuri. Ne te kundert, une e kam mbeshtetur ate, duke dhene ndoshta material frymezimi dhe per autore te tjere.

    Kujt ia njihni ju kete nevoje?


    Mjaftonte te hysh ne nje librari. Sektoret kushtuar marksizmit dhe mendimeve revolucionare te viteve '70 kane nisur te zevendesohen me sektoret mbi orientalizmin, kultet e reja, epoken e re.

    Psikologjia e komplotit ka dominuar ne shekullin e XIX-te dhe XX-te, deri ne antisemitizmin nazist. Gjysma e drejtuesve te medhenj naziste ishin te lidhur me vellazerira te okultistikes (besimi te praktika te fshehta si magjia etj). Ka lidhje qe pershkojne historine e dy shekujve te fundit, tek te cilet une jam perpjekur te kuptoj, sepse me terheq kjo dukuri. Une koleksionoj libra te vjeter. E mbledh gjithe kete material okult, sepse me ka bere per vete. Por, mund te jem i apasionuar nga bretkosat, pa dashur te behem nje bretkose! Une koleksionoj perralla, fabula, mistere, dhe, ne te njejten kohe, une e di qe ato nuk thone te verteten. Nuk besoj as ne zana, as ne magjistare.



    Perktheu: Magdalena Alla/25 Mars 2005 Koha Jone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Flm Dikea qė e solle kėtė artikull. Pėr Da Vinci's code kam dėgjuar tė njėjtat komente nga shumė miq e tė njohur pėr tė cilėt Lavjerrėsi i Fukoit ngelet njė libėr magjepsės. Nuk e kam lexuar Da Vinci's, sepse kam arritur nė pėrfundimin qė s'ėshtė gjė tjetėr vetėm bastardimi i Lavjerrėsit, thjeshtėzimi i tij, zbukurimi me ujra me qėllim qė tė kėnaqė shijen dhe etjen e "masave". Megjithėse Da Vinci po pėlqehet nė masė, (best seller etj etj), nuk ka pėr tė pasur kurrė vlerėn dhe fuqinė ndikuese tė Lavjerrėsit (tek unė tė paktėn ).

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Hapesit te kesaj teme pershendetje:

    Eshte mese e vertete qe gjithe ky liber qe sapo lexova eshte pjeserisht i vjedhur, Ne pjesen ku flitet per templaret eshte huazuar totalisht nga legjenda egjyptiane.

    Dito.

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    eshte perkthyer ne shqip akoma kjo pedro?

    interesant. ishalla nuk ka kopjuar "kronike ne gur" me kete librin e fundit umberto eco, "flaka misterioze e mbretereshes loana", (qe nuk duhet te kete aspak nevoje, pasi eksperienca e italise fashiste eshte krejt tjeter nga ajo e shqiperise se para dhe gjate luftes) po nga menyra se si flet ashtu po me ngjaka. bej shaka.

    pershendes kete medium, roman i ilustruar, dhe me behet qejfi qe nje ze serioz e me humor si umberto eco ka eksperimentuar ne thurjen midis imazheve dhe gjuhes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 03-04-2005 mė 12:10
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Beleive it or not...

    Dy libra tė shkruar nė kohė dhe vende tė ndryshme

    Mona Liza pėrballė "Kodit tė Da Vinēit"

    ________________________________________
    Fatmir Minguli

    Nė vitin 2000 Moikom Zeqo botoi librin e tij tė habitshėm "Kėshtu foli Mona Liza". Ishte hera e parė qė nė letrat shqipe tė konceptohej njė subjekt gati jashtėshqiptar, njė tematikė e lidhur me kryeveprėn e Leonardo da Vinēit, portretin emblematik tė Mona Lizės. Ky libėr tejet i vėshtirė nė konceptim dhe nė tė shkruar shėnon hapjen e njė porte e re krijuese pėr Moikom Zeqon. Libri bėn tipologji me artistin tė kryeveprės, duke zhdukur kufijtė e dualizmit absurd. Kėshtu, Zeqo thurr Pėlhurėn e Penelopės pėr tė gjithė, plot shpresė dhe pėrsiatje pėr artin nė pėrgjithėsi. Zeqo pėrdor njė teknologji tė tė shkruarit, ai fut me guxim nivelet e disa palimpsesteve, duke e bėrė kėrkimin nė vetvete njė aventurė tė madhe. Ai qėndis njė ankth nė tė tėrė librin. Lexuesi shqiptar kapet nė njė grackė tė artė. Ai fillon tė mėsojė jetėn e vėshtirė plot paradokse tė Leonardo da Vinēit, tė gėrshetuar nga tė gjitha kulturat e botės. Zeqo arrin deri nė blasfemi; ai, duke u bazuar nė studimet mė tė fundit pėr krijimtarinė e Da Vinēit, shpjegon qartė se portreti, qė mban emrin e Mona Lizės, nuk i pėrket Mona Lizės.
    Nuk ėshtė Mona Liza
    Sipas studiuesit tė madh Karlo Pedreti, portreti i takon njė femre tė quajtur Izabela Gualandi, e cila ka qenė e dashura e fshehtė e sundimtarit tė madh tė Firences Xhulio Mediēi. Pedreti ka shkruar shumė pėr kėtė zbulim qė e argumenton me dokumente. Por ajo qė ėshtė kryesore, lidhet me faktin se Zeqo bėn portretin e Da Vinēit sipas njė skeme tė re. Ky mund tė quhet portretizim ose deduksion i pėrafėrsive, duke pasur vetėdijen e njė tė vėrtete tė re. Nėpėrmjet palimpsesteve tė tij, Zeqo ndėrton njė mozaik tė hatashėm tė dhėnash, idesh, duke restauruar njė estetikė tė humbur. Kėrkimi i tij ėshtė nė kundėrshtim me rrėfimin e romanit policor, ose tė filmave horror. Nga kjo pikėpamje Zeqo ndryshon kryekėput me shkrimtarin Dan Brown. Pėr Zeqon hulumtimi nė filozofi i ka tė gjitha pėrmasat, ai gjen tė pėrbashkėta me epet e Lindjes, me doktrinėn e Zarathustrės, me artin e surrealistėve dhe tragjiken e romantikėve tė mėdhenj e tė vetmuar. Kėrkimet e Zeqos janė mė tepėr nė rrafshin e shpirtrave dhe tė ideve. Ankthi i tij ėshtė kėshtu shpirtėror me tepėr sesa material. Njėkohėsisht ai bėn njė ndėrthurje tė prozės me poezinė, por pa bėrė tė kėlthasin kėto dy gjini letrare.
    Grali i shenjtė
    Pa dyshim pėr Zeqon nuk ėshtė i panjohur dhe miti i Shėn Gralit, as fakti qė nė tablonė afresk tė Da Vinēit "Darka e fundit" figura nė krahun e djathtė tė Krishtit nuk ėshtė apostulli Gjon, por pikėrisht Maria Madalena. Te ky fakt nis gjithė intriga e librit e Dan Brown-it. Pastaj Brown zaptohet nga ndjenja djallėzore e kėrkimit alkimist, qė krijoi mitin e kalorėsve tė Shėn Gralit. Ja ē'shkruan Zeqo pėr Shėn Gralin te "Kėnga e kėngėve", f. 84: "Ėshtė shumė e ēuditshme historia e Shėn Gralit nė Evropė. Shėn Grali ėshtė Kupa e Shenjtė, ku Josifi i Arimatesė mblodhi gjakun e plagėve tė Krishtit. Kjo kupė shtegtoi nė Evropė drejt viseve ishullore britanike. Nė epokėn heroike tė Mbretit Arthur, kreshnikėt e tij zodiakorė e kėrkonin Shėn Gralin pėr ta gjetur. Por asnjėherė nuk arrinin qė ta gjenin. Shėn Grali zotėroi si njė variant i dytė i krishtėrimit tėrė mesjetėn evropiane, njė alternativė mė tepėr mitologjike, metaforike, metonimike, por jo simbolike. Pra njėlloj konkurrimi, ose ndajshtimi, ose pėrforcimi. Nė trevat evropiane nė qerthullin francez, shpesh Shėn Grali ėshtė identifikuar me Maria Madalenėn, qė kinse qe martuar dhe kish bėrė fėmijė me Jezu Krishtin tė mbijetuar pas kryqėzimit. Madje, fėmijėt e kėsaj lidhjeje tė pakanonizuar nga historia, ishin dhe fillesat e familjeve mbretėrore evropiane. Nė peizazhet mė mosbesuese britanike, Shėn Grali qe njė provė drejt vdekjes, pėr tė kuptuar substancat e pavdekshme tė botėve tė tjera. Kabalistėt dhe alkimistėt shihnin te Shėn Grali njė projektim tė gjetjes sė gurit filozofial, apo tė kapėrcimit tė asaj gjendjeje ekstaze njėsuese, qė disa teologė ndikuar nga budizmi e krahasonin me Nirvanėn. Gjithsesi, koncepti i martesės mistike si njė strukturė mesjetare prapė na ēon te Hommonculusi i Paraēelstit, pra te krijimi i njė Njeriu Artificial si njė qenie universale pa kufizime. Si ka mundėsi qė tė mos nuhasim dhe tė mos ndėrfutemi nė pėrngjasimin e Homonculusit me njeriun e klonuar?".
    Kjo ėshtė struktura ideore e Zeqos. Kjo ėshtė nė thelb edhe struktura ideore e Dan Brown-it, por ai ėshtė i zotėruar nga tradita e romanit policor, qė ēon te statusi i bestsellerit. Romani "Kodi i Da Vinēit" pati njė sukses tė hatashėm, u pėrkthye nė shumė gjuhė. Nė tė kundėrt, libri i Zeqos u vetmua qėllimisht nė njė heshtje tė zezė, duke pasur nė vetvete edhe mallkimin e gjuhės sė njė populli tė vogėl, siē ėshtė shqipja. Nėse Zeqo do ta kish shkruar nė anglisht librin e tij, do tė ballafaqohej me dinjitet me botėn. Do tė ish tepėr interesante qė Dan Brown tė kish mundėsi ta lexonte pėrkthyer nė anglisht librin e Zeqos. Por kjo ngjan me njė ėndėrr tė pamundur.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Tema tė Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  3. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Te gjitha gafat e Kodit te Da Vincit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 17:10
  5. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •