Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sėmundjet me vdekjeprurese ne bote...

    (pergatiti DD)

    22 janar 2001
    Semundje te ndryshme e kane shoqeruar njerezimin qe nga fillimet e tij e deri ne ditet tona. Shume prej tyre jane vene nen kontroll, disa jane eradikuar plotesisht e pak jane ato semundje te cilat jane akoma te tmerrshme ne forcen e plote te tyre.
    Qe nga vitet `70 jane me shume se 20 semundjet, e panjohura me pare, per te cilat nuk kemi identifikuar nje trajtim te plote efektiv. Raste te tyre shihen ne cdo vend te botes, mjekesia po monitorizon zhvillimin e po perpiqet perdite qe ta kufizoje perhapjen e semundjeve te tilla, te zbuloje vaksina e kura te reja, pa permendur ketu zhvillimet me te fundit ne progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plote i gjenomit njerezor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia ne ndihme te mjekesie.

    Te shohim me te rendesishmet prej ketyre semundjeve, te cilat jane nder me te rejat e sjellin frike te ekspertet e mjekesise e ne mbare popullaten !

    1. VIRUSI NIPAH.
    Merr emrin nga vendi i zbulimit te tij (Nipah, Malajzi ne 1999). Megjithese ka shkaktuar pak "shperthime" aftesia e tij per tu shnderruar e levizur nepermjet kafsheve e njerezve dhe vdekshmeria e larte e ben kete virus nga me te tmerrshmit e semundjeve te reja.
    Mendohet se bartes eshte lakuriqi i nates, por semundja eshte pare dhe tek derrat, qente e macet.
    Njerezit e marrin kete virus duke u ushqyer me mishin e kafshes se infektuar ose nga gervishtjet e tyre.
    Periudha e inkubacionit eshte 4-18 dite, e duket si gripi ne fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjelle konvulsione e me pas koma. Gjysma e te semureve vdesin e nuk kemi trajtim per te. Deri tani 109 njerez kane vdekur.

    2. H5NI (Avian Flu)
    Ne Maj 1997 ekspertet boterore te gripit u frikesuan se mos po perhapej nje Pandemi e madhe gripi, e nje masiviteti te tille te papare qe nga koha e Gripit Spanjoll ( 1918 ) .
    Shkaku ? Nje djali 3 vjecar ne Hong Kong i kish rene gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit peson ndryshime (mutacione) gjate kalimit nga shpendet te derrat e me pas tek njerezit. Por ky tip kishte kapercuer barrieren e specieve, duke sjelle nje tip te ri virusi te gripit per te cilen njerezit nuk kane rezistence natyrale.
    Per gripin nuk ka kure, e per kete tip te ri nuk ka vaksine. Ky tip gripi u ra 18 veteve, 6 vdiqen: pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave semundja u vu nen kontroll.

    3. nvCJD - (new variant of CJD/ variant i ri i semundjes se "lopes te cmendur" .
    Kjo semundje u zbulua ne vitet `20 si gjendje e rende qe prekte moshat e vjetra.
    Semundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB ( CJD -> Creutzfeldt-Jacob disease) eshte forma njerezore e semundjes te cilen te kafshet e quajme semundja e "lopes se cmendur"- (BSE ose mad cow disease).
    Por ne 1996 Grupi Special Kombetar per monitorizimin e kesaj semundje (CJD) ne Britanine e madhe (me qender ne Edinburgh) identifikoi nje tip te kesaj semundje te panjohur me pare nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjec !
    Jane gjetur lidhje me ekspozimin, NDOSHTA nepermjet ushqimit, ndaj nje semundje te ngjashme tek gjedhi e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine ( BSE-Bovine spongiform encephalopathy ose Semundja e Lopes se Cmendur).
    Ne fillim te kesaj semundje pacienti kalon ne depresion dhe nje ndjenje te cuditshme si " ngjitje" e lekures. Me pas kemi humbje te balances, e ne stadin e vdekjes i semuri eshte komplet i imobilizuar dhe memec.
    Nuk dihen numrat e sakte ne te gjithe boten, por ne Britani kjo semundje ka prekur 100 vete.
    Eshte FATALE 100% nuk ka kure.

    4. Lyssavirusi Australian i Lakuriqit te nates.
    Nentor 1996, nje grua 39 vjecare nga Queensland qe sa kish filluar te kujdesej per lakuriqet e nates, semuret. Humb ndjeshmerine ne krahun e majte, gradualisht kalon ne koma e me pas vdes.
    Kjo eshte e para qe vdiq nga nje semundje e cila prek te gjithe popullaten e lakuriqeve te nates ne Australi. Nje tjeter person vdiq dy vjet me vone. Deri tani nuk ka kurim per kete problem.

    5. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi.
    Ne 1995 doktoret pane lezione ngjyre vishnje ne te zeze, ne lekuren ose organet e brendeshme te te semureve me SIDA. Ishte nje forme e re dhe e rralle e kancerit te lekures. Faktikisht kjo vjen nga nje variant i virusit herpes ,dhe ne ata qe kane sistemin imun te demtuar, e mund te perhapet te gjendrrat limfatike e mushkerite me pasoja fatale.
    E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet jane te pakenaqshme.

    6. Virusi Sabia.
    Gusht 1994, nje virolog shkoi ne Kliniken e Mjekesise Tropikale ne Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua qe ai kishte nje forme komplet te re te nje virusi, indentifikuar per here te pare ne Afriken e Jugut, i cili kishte "rreshqitur" nga nje epruvete e plasaritur.
    Vetem dy raste jane raportuar: nje vdiq me hemorragji te organeve te brendeshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve te papershkrueshme, te tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s`ka trajtim per te.

    7. Virusi Hendra.
    Ngjan me virusin Nipah, por gjindet ne Australi. Eshte hasur tre here ne njerez, te gjithe e moren nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqen.

    8. Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare - HSP.
    HSP u gjend per here te pare ne 1993, pas hetimeve te bera per nje semundje fatale respiratore qe u vu re ne shtetet jug-perendimore te USA. Qe atehere, 100 raste jane raportuar ne 20 shtete amerikane, shumica ne perendim.
    Vecoria e kesaj semundje ?
    Ndryshe nga shumica e semundjeve qe ZAKONISHT sulmojne njerezit me mbrojtje (sistem imun) te dobet, kjo semundje ka prekur me te shendetshmit e me te fortet.
    Vjen nga minjte e pyllit (i quajturi mi i drerit) pra nga rodentet. Pasi ekspozohen ndaj feceve te ketyre rodenteve pacientet kane ethe e dhimbje muskujsh deri 5 jave me vone, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme pasi mushkerite gradualisht mbushen me leng, ne raste ekstreme kjo sjell vdekje. S`ka trajtim per kete virus.

    Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130).
    Ky eshte bakteri pergjegjes per Koleren Asiatike, i izoluar per here te pare ne Peru (ne 1991).
    Perhapet teper shpejt nepermjet ujit te ndotur e me pas arrin proporcione epidemike:
    Nga mbi 1.000.000 paciente te prekur ne hemisferen perendimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 te vdekur.
    Semundja fillon MENJEHERE ! Periudha e inkubacionit varion, nga 6 ore - 5 dite. Pacienti ka ngerce abdominale, te vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotiket ndihmojne per te shkurtuar semundjen.

    10. Virusi Guanarito.
    Ne shtator te 1989, doktoret ne Venezuele filluan te shihnin nje semundje me ethe teper te larta ne mesin e popullsise se fshatit. Shume nga pacientet u shtruan ne spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobesi te pergjithshme, dehidrim dhe hemorragji te brendshme. Mbi 100 raste jane konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqen.
    Mendohet se perhapet nga minjte. Njohurite per kete virus jane minimale.
    Nga Dr. Lec Shiroka.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Si paranteze ne kete vazhdim, me duhet te theksoj per ju te dashur lexues se jam i bindur qe pasi te keni lexuar 10 semundjet e para, pervec informacionit e disa viruseve te cilat ju ndoshta si keni degjuar kurre (shumicen e tyre), mund t`ju lindin pyetje:
    E ne mes tyre mund te jene dhe keto :
    A vertete e justifikojne titullin e ketij shkrimi, keto semundje?
    A mund te fusim ne semundjet me vdekjeprurese te botes nje semundje qe ka prekur 2 vete apo tre, apo qofte dhe 100 paciente?
    Me duhet t`ju them se kjo eshte e natyrshme, me shume njerez vdesin ne urgjenca apo ne shtepi nga fasulet, komcat e objektet e huaja ne rruget e frymemarrjes. Me shume njerez vdesin nga semundjet "ordinere", pra pse?


    a.) Shume prej ketyre semundjeve te reja nuk i "masim" dot me numrin e viktimave. Jane zbuluar relativisht vone, e per faktore subjektive e objektive nuk mund ta bejme nje gje te tille.
    b.) Egersia e nje semundje matet nga vdekshmeria qe shkakton, nga njohurite qe kemi ne per te, e mjetet ne dispozicion per kurim. Prandaj themi nese ne semundjen e re, te pare ne tre paciente (ne gjithe boten) - dy vdesin. Kjo "perkthehet" qe 2/3 vdesin, pra ne rast perhapje te ketij virusi ne 100 paciente /66 jane pashprese, statistikisht.
    c.) Me kryesorja, mbani mend se bejme fjale per semundje infektive. Pra qe perhapen, jane ngjitese ne nje forme a nje tjeter. E ne kurre nuk e dime se kur ky virus do "vendose" te marre nje viktime tjeter ose te na cudise me nje epidemi masive.
    d.) Njohurite tona minimale, elementi surprize ne favor te virusit dhe vdekshmeria teper e larte, krahasuar me semundjet e tjera, nuk jane thjesht nje tregues i pafuqise se shkences mjekesore ne kete aspekt, por nje shtytje per te kerkuar e zbuluar rruge te paeksploruara !

    Per keto arsye, e shume te tjera keto semundje i quajme SEMUNDJET ME VDEKJEPRURESE NE BOTE !


    11. Hepatiti C.
    Ky infeksion viral i melcise eshte shkak madhor ne sjelljen e kancerit te melcise, verdhesit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar per here te pare ne 1989, perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik, e cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione te tjere. Nuk ka vaksine per Hepatitin C.


    12. Hepatiti E.
    Zbuluar ne 1988, ngjan me Hepatitin C, pervec se mund te transmetohet nga ushqimet e ka me pak shance te jete fatal.


    13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.
    Ne 1983 u zbulua HIV qe eshte pergjegjes per SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiences se fituar. Nje semundje kjo e indentifikuar per here te pare ne burrat homoseksuale ne Amerike. Qe atehere perhapja e kesaj semundje eshte bere me virulente ndermjet heteroseksualeve, vecanerisht ne Afrike e Azi. Shperndahet nepermjet gjakut e lengjeve trupore. Nuk ka kure dhe as vaksine per te, por nje forme e re trajtimi me ilace e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese.


    14. Escherichia coli 0157 : H7.
    Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua per here te pare ne 1982 pas nje shperthimi te nje diarreje te tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar. Pas kesaj, shumica e infeksioneve kane ardhur nga ngrenia e mishit te grire te pa gatuar plotesisht. Te rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund te jete vdekjeprurese te femijet e vegjel e tek te moshuarit.

    15. Campylobacter jejuni.
    Eshte shkaku kryesor i diarrese ne vendet e zhvilluara. Identifikuar ne `77, ky bakter prek kedo, por femijet nen 5 vjec dhe te rinjte jane me ne rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjindet ne pulen e pagatuar, ne qumeshtin e paziere, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat neper ferma.

    16. Cryptosporidium parvum.
    Tjeter fajtor per diarrene, prek nje ne 40 persona ne Europen perendimore.

    17. Rotavirusi.
    Kjo eshte nje endemi mbare boterore, pergjegjes per gjysmen e shtrimeve ne spitale nga diarreja te femijeve. Zbuluar ne `73 vjen nga pergatitja e ushqimit me duar te palara, zakonisht ne shtepi. Mbi 1.000.000. femije vdesin nga pasojat e rotavirusit cdo vit !

    18. Semundja e Legjionareve.
    Mori kete emer ne 1976 kur nje shperthim i pneumonise u pa ndermjet pjesemarresve ne takimin e Legjionit Amerikan ne Filadelfia. Qindra-mijera persona infektohen prej saj ne te gjithe boten cdo vit; 5-30% e tyre vdesin. Perhapet nga sistemi i ajrit te kondicionuar. Kapur ne fazen e hershme trajtohet me rrezultat.

    19. Ebola.
    Ethet hemorragjike Ebola, jane nje semundje vdekjeprurese te njerezit e majmunet, shihet ne menyre sporadike qe nga zbulimi i saj ne 1976. Merr emrin e nje lumi (Ebola) ne Kongo (ish Zaire). Eshte teper infektiv nepermjet kontaktit me lengje trupore, sjell temperature te larte e te vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda nje jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithe organet e brendshme te tyre bejne kolaps total. S`ka kure !

    20. Semundja Lyme.
    U pa ne fillim kur po vrojtohej artriti ne femijet e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rralle eshte fatale, por nese skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nepermjet semundjes se kyceve e lodhje kronike.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Semundjet me vdekjeprurese ne Bote!!

    Sėmundje tė ndryshme e kanė shoqėruar njerėzimin qė nga fillimet e tij e deri nė ditėt tona. Shumė prej tyre janė vėnė nėn kontroll, disa janė reduktuar plotėsisht e pak janė ato sėmundje tė cilat janė akoma tė tmerrshme nė forcėn e plotė tė tyre.

    Qė nga vitet e `70-ta janė mė shumė se 20 sėmundje, tė panjohura mė parė, pėr tė cilat nuk kemi identifikuar njė trajtim tė plotė efektiv. Raste tė tyre shihen nė ēdo vend tė Botės, mjekėsia po monitorizon zhvillimin e po pėrpiqet pėrditė qė ta kufizoj pėrhapjen e sėmundjeve tė tilla, tė zbulojė vaksina e kura (ilaqe) tė reja, pa pėrmendur kėtu zhvillimet mė tė fundit nė nė ēdo fushė: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotė i gjenomit njerėzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri tė nanoteknologjia nė ndihmė tė mjekėsisė.


    Tė shohim sėmundjet mė tė rendėsishme prej ketyre, tė cilat janė ndėr mė tė rejat e qė sjellin frikė tek ekspertėt e mjekėsisė e nė mbarė rruzullin tokėsor!



    1. VIRUSI NIPAH.

    E ka marrur emrin nga vendi i zbulimit tė tij (Nipah, Malajzi me 1999.) Megjithėse ka shkaktuar pak "shpėrthime", aftėsia e tij pėr t'u shėndrruar e levizur nepermjet kafshėve e njerėzve dhe vdekshmėria e lartė e bėn kėtė virus nga mė tė tmerrshmit e sėmundjeve tė reja.

    Mendohet se bartės ėshtė lakuriqi i natės, por sėmundja ėshtė parė dhe tek derrat, qentė e macet.

    Njerėzit e marrin kėtė virus duke u ushqyer me mishin e kafshės sė infektuar ose nga gėrvishtjet e tyre.

    Periudha e inkubacionit ėshtė 4-18 ditė, e duket si gripi nė fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellur konvulsione e mė pas gjendje kome. Gjysma e tė sėmurėve vdesin e nuk kemi trajtim pėr tė. Deri tani 109 njerėz kanė vdekur.


    2. H5NI (Avian Flu)

    Nė Maj 1997 ekspertėt botėrorė tė gripit u frikėsuan se mos po pėrhapej njė Pandemi e madhe gripi, e njė masiviteti tė tillė tė paparė qė nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku? Njė djali 3 vjeēar nė Hong Kong i kish rėnė gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pėson ndryshime (mutacione) gjatė kalimit nga shpendėt tė derrat e mė pas tek njerėzit. Por ky tip kishte kapėrcyer barrierėn e specieve (llojeve), duke sjellė njė tip tė ri virusi tė gripit pėr tė cilėn njerėzit nuk kanė rezistencė natyrale.

    Pėr gripin nuk ka kure (mjekim), e pėr kėtė tip tė ri nuk ka vaksinė. Ky tip gripi u ra 18 personave, 6 vdiqėn. Pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave sėmundja u vendos nėn kontroll.


    3. nvCJD - (new variant of CJD/ variant i ri i sėmundjes sė "Lopės sė ēmendur").

    Kjo sėmundje u zbulua nė vitet e `20-ta si gjendje e rendė qė prekte moshat e vjetra. Sėmundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) ėshtė forma njerėzore e sėmundjes tė cilėn tek kafshėt e quajmė sėmundja e "Lopės sė ēmendur"- (BSE ose mad cow disease). Por mė 1996 Grupi Special Kombėtar pėr monitorizimin e kėsaj sėmundjeje (CJD) nė Britaninė e Madhe (me qendėr nė Edinburgh) identifikoi njė tip tė kėsaj sėmundje tė panjohur mė parė nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeē! Janė gjetur lidhje me ekspozimin, ndoshta nėpėrmjet ushqimit, ndaj njė sėmundje tė ngjashme tek lopa e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine (BSE - Bovine Spongiform Encephalopathy ose Sėmundja e Lopės sė Ēmendur).


    Nė fillim tė kėsaj sėmundje pacienti kalon nė depresion dhe njė ndjenjė tė ēuditshme si "ngjitje" e lėkurės. Mė pas kemi humbje tė balancės, e nė stadin e vdekjes i sėmuri ėshtė komplet i imobil-izuar dhe memec.

    Nuk dihen numrat e saktė nė tė gjithė botėn, por nė Britani kjo sėmundje ka prekur 100 vetė.
    Ėshtė FATALE 100% nuk ka kure (shėrim).


    4. Lyssavirusi Australian i Lakuriqit tė nates.

    Nėntor 1996, njė grua 39 vjeēare nga Queensland qė sa kish filluar tė kujdesej pėr lakuriqėt e natės, sėmuret. Humb ndjeshmėrinė nė krahun e majtė, gradualisht kalon nė koma e mė pas vdes.

    Kjo ėshtė e para qė vdiq nga njė sėmundje e cila prek tė gjithė popullatėn e lakuriqėve tė natės nė Australi. Njė tjeter person vdiq dy vjet mė vonė. Deri tani nuk ka kurim (shėrim) pėr kėtė problem.











    5. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi.

    Mė 1995 doktorėt panė lezione ngjyre vishnje nė tė zezė, nė lekurėn ose organet e brendėshme tė tė sėmurėve me SIDA. Ishte njė formė e re dhe e rrallė e kancerit tė lėkurės. Faktikisht kjo vjen nga njė variant i virusit herpes, dhe nė ata qė kanė sistemin imun tė dėmtuar, mund tė pėrhapet te gjendrrat limfatike e mushkėritė me pasoja fatale.

    E vetmja tentativeė ngelet Kemioterapia, por rezultatet janė tė pakėnaqėshme.







    6. Virusi Sabia

    Gusht 1994, njė virolog shkoi nė Klinikėn e Mjekėsisė Tropikale nė Universitetin e Yale-it (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua qė ai kishte njė formė komplet tė re tė njė virusi, indentifikuar pėr herė tė parė nė Afrikėn e Jugut, i cili kishte "rrėshqitur" nga njė epruvetė e plasaritur.
    Vetem dy raste janė raportuar: njė vdiq me hemorragji tė organeve tė brendeshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve tė papėrshkrueshme, tė tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s`ka trajtim pėr te.


    7. Virusi Hendra.

    Ngjan me virusin Nipah, por gjindet nė Australi. Ėshtė hasur tre herė nė njerėz, tė gjithė e morėn nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqėn.













    8. Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare - HSP

    HSP u gjend pėr herė tė parė nė 1993, pas hetimeve tė bėra pėr njė sėmundje fatale respiratore qė u vu re nė shtetet jug-perendimore tė USA qė atėherė, 100 raste janė raportuar nė 20 shtete amerikane, shumica nė perėndim.


    Veēoria e kėsaj sėmundje?

    Ndryshe nga shumica e sėmundjeve qė zakonisht sulmojnė njerėzit me mbrojtje (sistem imun) tė dobet, kjo sėmundje ka prekur mė tė shėndetshmit e me tė fortėt.

    Vjen nga minjtė e pyllit (i quajturi mi i drerit) pra nga rodentėt. Pasi ekspozohen ndaj feceve tė kėtyre rodentėve pacientet kanė ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javė mė vonė, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme pasi mushkėritė gradualisht mbushen me lėng, nė raste ekstreme kjo sjell vdekje. S`ka trajtim pėr kėtė virus.


    9. Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130).


    Ky ėshtė bakteri pėrgjegjės pėr Kolerėn Aziatike, i izoluar pėr herė tė parė nė Peru (nė 1991).

    Pėrhapet tepėr shpejt nėpėrmjet ujit tė ndotur e me pas arrin proporcione epidemike: nga mbi 1.000.000 pacientė tė prekur nė hemisferėn perėn-dimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 tė vdekur. Sėmundja fillon MENJĖHERĖ! Periudha e inkubacionit sillet, nga 6 orė - 5 ditė. Pacienti ka ngėrēe abdominale, tė vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotikėt ndihmojnė pėr tė shkurtuar sėmundjen.


    10. Virusi Guanarito.

    Nė Shtator tė 1989-tės, doctorėt nė Venezuelė filluan tė shihnin njė sėmundje me ethe tepėr tė larta nė mesin e popullsisė sė fshatit. Shumė nga pacientėt u shtruan nė spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobėsi tė pėrgjithshme, dehidrim dhe hemorragji tė brendshme. Mbi 100 raste janė konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqėn.

    Mendohet se pėrhapet nga minjtė. Njohuritė pėr kėtė virus janė minimale.



    Si paratezė nė kėtė vazhdim, me duhet tė theksoj pėr ju tė dashur lexues se jam i bindur qė pasi tė keni lexuar 10 sėmundjet e para, pėrveē informacionit e disa viruseve tė cilat ju ndoshta si keni dėgjuar kurrė (shumicėn e tyre), mund t`ju lindin pyetje:

    E nė mes tyre mund tė jene dhe kėto:

    A vėrtetė e justifikojnė titullin e kėtij shkrimi, kėto sėmundje?

    A mund tė fusim nė sėmundjet me vdekjeprurėse tė Botės njė sėmundje qė ka prekur 2 vete apo tre, apo qoftė dhe 100 pacientė?

    Mė duhet t`ju them se kjo ėshtė e natyrshme, me shume njerėz vdesin nė urgjenca apo nė shtėpi nga fasulet, pullat e kėmishave e objektet e huaja nė rruget e frymemarrjes. Mė shumė njerėz vdesin nga sėmundjet "ordinere", pra pse?



    a.) Shumė prej kėtyre sėmundjeve tė reja nuk i "masim" dot me numrin e viktimave. Janė zbuluar relativisht vonė, e pėr faktorė subjektivė e objektivė nuk mund ta bėjmė njė gjė tė tillė.



    b.) Egėrsia e njė sėmundje matet nga vdekshmeria qė shkakton, nga njohuritė qė kemi ne pėr tė, e mjetet nė dispozicion pėr kurim (shėrim). Prandaj themi nėse nė sėmundjen e re, tė pare nė tre pacientė (nė gjithė Botėn) - dy vdesin. Kjo "pėrkthehet" qė 2/3 vdesin, pra nė rast pėrhapje tė kėtij virusi nė 100 paciente 66 janė pashpresė, statistikisht.



    c.) Mė kryesorja, mbani mend se bėjmė fjalė pėr sėmundje infektive. Pra qė pėrhapen, janė ngjitėse nė njė forme a njė tjeter. E ne kurrė nuk e dime se kur ky virus do "vendosė" tė marrė njė viktimė tjetėr ose tė na ēudisė me njė epidemi masive.


    d.) Njohuritė tona minimale, elementi surprizė nė favor tė virusit dhe vdekshmeria tepėr e lartė, krahasuar me sėmundjet e tjera, nuk janė thjesht njė tregues i pafuqisė sė shkencės mjekėsore nė kėtė aspekt, por njė shtytje pėr tė kėrkuar e zbuluar rrugė tė paeksploruara!


    Pėr kėto arsye, e shume tė tjera kėto sėmundje i quajme SĖMUNDJET ME VDEKJEPRURĖSE nė BOTĖ !


    11. Hepatiti C.

    Ky infeksion viral i mėlēisė ėshtė shkak madhor nė sjelljen e kancerit tė mėlēisė, verdhėsit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar pėr herė tė parė nė 1989, pėrhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Nė mėnyrė globale mendohet se janė mbi 170 milion persona me kėtė infeksion kronik, e ēdo vit kėsaj armate i shtohen 4 milion tė tjerė. Nuk ka vaksine pėr Hepatitin C.




    12. Hepatiti E.

    Zbuluar nė 1988-tėn, ngjan me Hepatitin C, pėrveē se mund tė transmetohet nga ushqimet ka mė pak shanse tė jetė fatal.














    13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.

    Mė 1983 u zbulua HIV virusi qė ėshtė pėrgjegjes pėr SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiencės sė fituar. Njė sėmundje kjo e indentifikuar pėr herė tė parė nė burrat homoseksualė nė Amerikė. Qė atėherė pėrhapja e kėsaj sėmundje ėshtė bėrė me virulente ndėrmjet heteroseksualėve, veēanėrisht nė Afrikė e Azi. Shpėrndahet nėpėrmjet gjakut e lėngjeve trupore. Nuk ka kurė (shėrim) dhe as vaksinė pėr tė, por njė forme e re trajtimi me ilaēe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese.


    14. Escherichia coli 0157 : H7.

    Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua pėr here tė pare nė 1982 pas njė shperthimi tė njė diarreje tė tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar. Pas kesaj, shumica e infeksioneve kanė ardhur nga ngrenia e mishit tė grire tė pa gatuar plotesisht. tė rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund tė jete vdekjeprurese tė femijet e vegjel e tek tė moshuarit.







    15. Campylobacter jejuni.

    Ėshtė shkaku kryesor i diarresė nė vendet e zhvilluara. Identifikuar nė `77-tėn, ky bakter prek ēdo kėnd, por fėmijet nėn 5 vjeē dhe tė rinjtė janė mė nė rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjindet nė pulėn e pagatuar, nė qumėshtin e pazier, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat nėpėr ferma.











    16. Cryptosporidium parvum.

    Tjeter fajtor pėr diarrenė, prek njė nė 40 persona nė Europėn perėndimore.


    17. Rotavirusi.

    Kjo ėshtė njė endemi mbarė botėrore, pėrgjegjės pėr gjysmėn e shtrimeve nė spitale nga diarreja tė fėmijėve. Zbuluar nė `73-tėn vjen nga pėrgatitja e ushqimit me duar tė palara, zakonisht nė shtepi. Mbi 1.000.000 fėmije vdesin nga pasojat e rotavirusit ēdo vit!










    18. Semundja e Legjionareve.

    Mori kėtė emėr nė 1976-tėn kur njė shpėrthim i pneumonisė u pa ndėrmjet pjesėmarrėsve nė takimin e Legjionit Amerikan nė Filadelfia. Qindra-mijėra persona infektohen prej saj nė tė gjithė Botėn ēdo vit, 5 - 30% e tyre vdesin. Pėrhapet nga sistemi i ajrit tė kondicionuar. Kapur nė fazen e hershme trajtohet me rezultat.


    19. Ebola.

    Ethet hemorragjike Ebola, janė njė sėmundje vdekjeprurėse te njerėzit e majmunėt, shihet nė mėnyrė sporadike qė nga zbulimi i saj nė 1976. Merr emrin e njė lumi (Ebola) nė Kongo (ish Zaire). Ėshtė tepėr infektiv nėpėrmjet kontaktit me lengje trupore, sjell temperaturė tė lartė e tė vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda njė jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithė organet e brendshme tė tyre bėjnė kolaps total. S`ka kurė (shėrim)!



    20. Semundja Lyme.

    U pa nė fillim kur po vrojtohej artriti nė fėmijėt e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallė ėshtė fatale, por nėse skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nėpėrmjet sėmundjes se kyēeve e lodhje kronike .


    Shpirt Njeriu

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundjet e seksit, studentėt nė krye tė listės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  2. Sėmundjet qė prekin sistemin tretės
    Nga DI_ANA nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 00:42
  3. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  4. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  5. Sėmundjet e shkaktuara nga dėmtimi i pankreasit
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •