Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    De Filipi dhe Kadiu drejtojnë “Striscia la notizia”

    Hera e pare qe shoh femer ne drejtimin e "Stricias...". Mgjs me ate ze qe ka Maria . Bravo Kledit, ka hyre ne "big league" me kete tani, kushedi sa do paguhet




    Shekulli

    Maria De Filipi dhe Kledi Kadiu do të “qeshin” së bashku me lajmet e ditës. Ndërsa vazhdon të drejtojë konkursin televiziv “Amici”, të hënën po në ekranin “Canale 5” De Filipi, do të shfaqet pas tryezës së emisionit “Striscia la notizia”, ndërsa në maj do të nisë një tjetër program, të tipit “reality shoë”. Prej së hënës ajo do të shfaqet përgjatë 5 ditëve të javës në studion e “lajmeve satirike”. Përgjatë këtij emisioni ajo do të jetë e shoqëruar nga balerini shqiptar Kledi Kadiu, i bërë i njohur në saje të “Amici”-t, tashmë edhe protagonist në një film mbi jetën e tij, si dhe Garrison Rochelle-s, koreograf i të njëjtit program. Programi “Striscia la notizia” i regjisorit Antonio Riçi, është tërësisht ndryshe nga emisionet që De Filipi ka drejtuar dhe ajo vetë është shprehur se ende nuk e di nëse do të jetë e aftë të drejtojë një program të tillë.



    01/04/2005

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Qenka vetem per nje jave


    Kledi prezantues i "Striscia la notizia" me Maria De Filipin
    E Premte, 01 Prill 2005
    Balerini shqiptar do te prezantoje ne krah te Maria De Filipit dhe koreografit Gerrizon Roshell, programit satirik me te ndjekur italian "Striscia la notizia". Qe nga e hena, Kledi Kadiu do te jete per nje jave ne ekranin e Mediaset. Dyshja De Filipi-Kadiu vazhdon te mbizoteroje ne ekran, pas "Uomini e donne" dhe "Amici"

    Qe nga e hena, duke vazhduar me pas per te gjithe javen, Maria De Filipi do te zbarkoje ne programin satirik te Mediaset "Striscia la notizia" me Kledi Kadiun, balerinin shqiptar te "Amici" dhe Gerrizon Roshell, koreograf i te njejtit program. Nje prezantim qe do te zgjase vetem shtate dite. "Do te jem aty me shpirtin e cdo personi qe i futet nje gjeje krejtesisht te re, ku e vetmja shprese do te jete ajo e te mos berit deme", ka deklaruar De Filipi.

    "Striscia eshte 'sancta sanctorum' i televizionit dhe pas pak do te jem aty, e konsideroj nje toke te pashkelshme. Striscia e vertete eshte ajo e Grexhos dhe Jaketit, eshte programi i Antonio Ricit, dhe detyra ime eshte vetem ajo e thyerjes se kristaleve te shtepise. Kam grumbulluar pak eksperience ne nje sektor teresisht te ndryshem: besoj se mund t'ia hedh me ndjenjat, por sigurisht qe nuk e di as edhe per nje cast te vetem, nese jam e afte te bej per te qeshur dhe mbi te gjitha e di me siguri se nuk kam ritmet dhe kohen e nje edicioni informativ, i cili zakonisht fluturon si rrakete", ka shpjeguar drejtuesja e Amici. Pastaj ka shtuar: "Shpresoj qe Rici te kete marre nje goditje ne koke, qe me zgjodhi, por per fat do te zgjase vetem nje jave. Striscia udheton tek 30% te audiences dhe jam e sigurte, se megjithe renien qe do te shkaktoje prezantimi im, Rici thelle ne zemer do te vazhdoje te me konsideroje nje mike". Ne krah te saj, Maria ka zgjedhur as me shume e as me pak, por Kledin. Balerini yne, vazhdon ta shoqeroje ne programet e saj, nga "Uominin e Donne" tek Amici. Per te do te jete nje eksperience teper e vecante, pasi per here te pare improvizohet ne rolin e nje prezantuesi. Duket se pasi ka arritur ne kete shkalle te karrieres se tij, do ti provoje te gjitha. Pak jave me pare Kledi ka perfunduar xhirimet e filmit te tij te pare autobiografik "Kercim ne dy". Ne intervistat e dhena per median italiane shprehet se do ti hedhe syte nga kinematografia. Por zgjedhja e fundit per te qene ne kolltukun e Striscia, duket se per balerinin sfidat nuk kane te mbaruar. Ne shtator te vitit te kaluar ai hapi Akademine e tij te baletit, dhe eshte nje nder personazhet vip me te kerkuar te ekranit italian, se fundmi edhe per programin satirik te Mediaset. Per Maria De Filipin, nuk ishte e mundur ta zgjaste impenjim, per shkak te programit te perditshem "Uomini e donne". Maria, Kledi dhe Gerrizon per kete do te qendrojne ne "Striscia la notizia" vetem per nje jave, per t'ia leshuar vendin Xherri Skotit. Qe nga kjo jave e deri ne fund te sezonit, tek "Striscia" do te vihet ne zbatim formuala e shume prezantuesve, te cilet do te mund te merren me programin, edhe per nje dite te vetme, duke u shoqeruar edhe nga kolege te tjere.

    Korrieri

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  2. Video : Leka i Madh shqiptar ?
    Nga MuharremKruja në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 246
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 22:42
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. 3 Maj: Shen Filipi e Shen Jaku Apostuj
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •