Nisma e lavdėrueshme qė ndėrmori Organizata ndėrkombėtare pėr migracionin (IOM) lidhur me strategjinė kombėtare tė migracionit nė Shqipėri (Tiranė, 21-22 Shkurt 2005), nuk mund tė shihet jashtė kontekstit shqiptar e ndėrkombėtar. Nė kėtė konferencė u paraqit strategjia kombėtare pėr migracionin e u trajtuan njė sėrė problemesh madhore si: politika e regjimit tė vizave dhe lėvizshmėria afatshkurtėr pėr shtetasit shqiptarė, emigrimi pėr motive punėsimi, regjistrimi i emigrantėve shqiptarė, dėrgesat dhe investimet me to nė dobi tė Shqipėrisė, mbrojtja e tė drejtave tė emigrantėve shqiptarė, kuadri ligjor i politikės migratore, konsolidimi i diasporės nė dobi tė Shqipėrisė dhe kuadri institucional i politikės migratore

E para nė llojin e vet, kjo nismė mori formė dhe u realizua nė njė periudhė domethėnėse pėr emigracionin shqiptar. Nga njė anė, migracioni po shndėrrohet nė njė karakteristikė tipike e shoqėrive tė sotme moderne, tė cilat, nėn shtytjen e globalizimit po bėhen gjithnjė e mė tė lėvizshme. Nga ana tjetėr, emigracioni shqiptar po mbush gati 15 vjet, kohė jo shumė dėftuese nė vetvete, por qė shndėrrohet nė njė treguese emblematike tė shoqėrisė shqiptare po tė ndėrthuret me shifrat e larta tė shqiptarėve jashtė atdheut; gjithsesi, kohė e mjaftueshme pėr t’u ndėrgjegjėsuar lidhur me njė dukuri qė ka hyrė tashmė nė fazėn e vet tė stabilizimit.

Deri mė sot, nė Shqipėri, ka mbizotėruar njė farė apatie ndaj temave kryesore qė kanė tė bėjnė me pėrfshirjen e qytetarėve shqiptarė me banim jashtė shtetit (ose ndryshe emigrantėt) nė njė projekt kombėtar gjithėpėrfshirės. Pėr shembull, nuk ka patur asnjė diskutim publik serioz qė ta ngrejė e ta trajtojė problemin e votės sė emigrantėve. A duhet tė votojnė emigrantėt? Nėse po, pėr ēfarė arsyesh, e nėse jo, pėrsėri pėr ēfarė arsyesh. Tjetėr: emigrantėt duhet tė votojnė nė zgjedhjet vendore apo nė ato politike? Apo nė tė dyja? Ndokujt mund t’i duken ēėshtje tė parėndėsishme, qė s’kanė nevojė pėr rrahje mendimesh, por unė besoj tė kundėrtėn. Mjafton ta skėrfisim pak temėn dhe problemet dalin nė sipėrfaqe. Tė marrim zgjedhjet vendore. Pėr njė shqiptar tiranas me banim nė Romė, zgjidhjet politike dhe administrative tė Walter Veltronit kanė rėndėsi, nė mos pėr gjithė vitin, pėr njėmbėdhjetė muaj medoemos. Kanė rėndėsi do tė thotė se vendimet e Kryetarit tė Bashkisė sė Romės ndikojnė drejtpėrdrejt jetėn e pėrditshme tė emigrantit shqiptar dhe tė familjes sė tij (taksat, autobusat, metropolitana, plehrat, banimi, etj.). Vendimet e homologut tiranas Edi Rama, kanė patjetėr rėndėsi pėr emigrantin shqiptar, por jo nė atė masė si ato tė kryebashkiakut italian, sepse nė Tiranė, emigranti jeton, nė rastin mė tė mirė, vetėm njė muaj nė vit. Pėr cilėn bashki duhet tė votojė emigranti nga Tirana? Natyrisht gjėrat paraqitet mė tė ndėrlikuara, sepse emigranti mund tė kthehet pėrfundimisht nė vendlindje dhe tė gjejė para ballkonit, dikur me pamje panoramike, njė pallat njėzet katėsh, me pronar togerin me tė cilin ai tallej dikur pėr injorancėn e trashėsinė tipike. Duhet tė votojė si pėr Veltronin ashtu edhe pėr Ramėn? Po taksat, kujt ia paguan?
Do tė kishte qenė e udhės qė ky debat i hapur tė zhvillohej fillimisht nė sallonet ligjėrimore tė elitave shqiptare, pėr ta sensibilizuar e pėrfshirė tėrėsisht opinionin publik, dhe pėr t’i dhėnė mundėsi mė pas politikės qė tė dilte me pėrfundimet pėrkatėse. Siē ndodh shpesh nė vendin tonė, rendi nuk u respektua, edhe pėr arsyen se diskutime pėr votėn ka patur vetėm nė radhėt e mėrgatave shqiptare, madje shpeshherė tė panyjtuara bindshėm. Shumė prej diskutimeve, kryesisht nė listat shqiptare nė internet, lindėn pikėrisht pas votimit sė fundi tė emigrantėve irakenė kudo nė botė, tė cilėt ngrinin gishtat e ngjyrosur lart prej ngazėllimit dhe pozonin krenarė para telekamerave. Nė njė farė mėnyre, ato pampje tingėllonin si njė lloj tallje pėr emigrantėt shqiptarė, tė cilėt, mirė a keq, e kanė njė shtet mė tė qėndrueshėm e jo nė gjendje lufte, ndaj duhet tė kishin votuar mė parė se kolegėt emigrantė nga Iraku.Votės sė emigrantėve nuk i ėshtė rezervuar asnjėherė ndonjė tryezė e rrumbullakėt ku mund tė diskutohet paqėsisht. Kjo temė pėrfundoi drejtpėrdrejt nė ringun e politikės shqiptare, brenda tė cilit veprojnė tė tjera rregulla gravitacionale, qė ndryshojnė kryekėput nga ato, ta zėmė, tė studiuesve tė ēėshtjeve sociale. Ėshtė fare e qartė se Shqipėria nuk ka asnjė strategji tė qartė mbarėkombėtare lidhur me problemin e votės sė emigrantėve, ēka dėshmohet haptazi edhe nga qėndrimi konfuz dhe i pakoordinuar i forcave politike. Ndėrsa, Presidenca e Republikės e mbėshtet tė drejtėn e votės pėr emigrantėt (“nė mos nė kėto zgjedhje, nė tė ardhshmet, emigrantėt duhet tė votojnė”, tha Moisiu), qeveria vazhdon tė notojė nė mjegull, duke ua mohuar nė praktikė kėtė tė drejtė qytetarėve shqiptarė jashtė shtetit. Forcat opozitare, me nė krye PD-nė, janė pro votimit tė emigrantėve, ashtu si edhe forca politike qė deri dje bėnin pjesė nė partinė e maxhorancės (LSI).

Pėrshtypja se ēėshtja e emigracionit ėshtė rrethuar nga tymnajat e retorikės politike po bėhet gjithnjė e mė e fortė. Nuk ka nevojė pėr argumentim fakti se emigracioni pėrbėn njė forcė kushtėzuese politike tė padiskutueshme. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr Shqipėrinė – rast unikal nė botė –, e cila e ka pothuajse njė tė tretėn e popullsisė nė mėrgim. Politika shqiptare, kur nuk ėshtė e verbėr, e kupton fare mirė rėndėsinė e emigracionit, edhe nga pikėpamja politike. Mirėpo, ėshtė po aq evidente se kjo forcė gjigande tė kall frikėn nė atė masė qė paraqitet e pakontrollueshme. Kush mund ta kontrollojė sot pėr sot votėn e emigracionit? Partitė shqiptare sigurisht qė jo. Nuk i kanė mjetet, mundėsitė, aftėsitė, edhe pse orvatje sporadike nuk mungojnė. Po tė ishim bijtė e mosbesimit e dyshimit, do tė thoshim se politika shqiptare, pėrballė njė tė panjohure tė madhe, edhe pse me formėn e llokmės sė shijshme, struket detyrimisht nė bunkerin e retorikės: fjalė tė mira pėr emigrantėt, por asnjė zgjidhje konkrete. Nė rast se mirėbesimi e optimizmi do tė ishin etėrit tanė, atėherė do tė ishim tė bindur se nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare emigrantėt do ta thonė fjalėn e tyre.
Strategjia kombėtare pėr migracionin ėshtė nė realitet njė kuti artistike dėshirash e parimesh: e punuar bukur, me kujdes, me shije. Shumė pak mund tė thuhet pėr pamjen e saj tė jashtme, pak mund tė retushohet. Problemi i vėrtetė qėndron nė faktin se, sipas tė gjitha gjasave, kjo kuti dėshirash e parimesh fisnike do tė mbetet nė vitrinėn e premtimeve politike shqiptare pėr t’u admiruar thjesht nga pikėpamja estetike. Pranė saj nuk shihet gjėkundi ndonjė kuti me vegla pune dhe as njerėz me vullnet tė mirė qė do tė punonin pėr realizimin konkret tė qėllimeve pozitive aq bukur tė formuluara. Megjithatė shpresa, siē thonė, ėshtė ajo qė vdes e fundit. Emigrantėt janė ende nė pritje tė ndihen qytetarė tė njė vendi qė aktualisht u jep vetėm ngjyrėn e pasaportės. Vota do tė ishte njė mėnyrė pėr t’i bėrė ata qė tė ndihen pjesė e njė bashkėsie, qė deri mė sot ka folur vetėm me gjuhėn e indiferencės. Tė kuptohemi, nė ēėshtjen e votės nuk hyn asfare romantizmi kombėtarist, edhe pse ky i fundit ka qenė frymėzuesi kryesor i ndonjė deklarate politike. Kėtu kemi tė bėjmė me njė tė drejtė themelore tė qytetarit, tė njeriut, pėrveēse me interesa mė pragmatike pėr tėrė shoqėrinė shqiptare. Nga kjo pikėpamje, do tė kishim parapėlqyer t’i shikonim shqiptarėt me gishtin e bojatisur qė nė zgjedhjet e 2005-s, por me sa duket, duhet tė presim edhe katėr vjet tė tjera. Ndėrkohė, para telekamerave tė verbėra e tė shurdhėta, vendase e tė huaja, mund tė pozojmė me gishta tė tjerė. Intelligenti pauca.



Rando Devole

(Botuar tek "Bota Shqiptare", Romė, Itali)


White_Angel