Sic mund edhe ta keni ndeshur nder shkrimet edhe citimet e protestanteve te forumit, eshte diskutuar shpesh mbi personin e Martin Luterit. Shume prej ketyre protestanteve e quajten punetor te Zotit, reformator te Zotit, njeri qe kuptoi pastertine e doktrines etj. Ndersa une kam theksuar aspektin negativ te ketij personi edhe vepres se tij, si edhe pasojat negative qe solli veprimataria e tij ne Kishe, shoqeri edhe ndikimin e shekujve te mepasshem.
Por ajo qe jo pa qellim kam lene pa u permendur jane disa "qoshe" te mesimit luterian, pasi doja ta perdorja me vone, pasi protestantet te pranonin 'vlefshmerine' e besimit te tij.
Nqs eshte keshtu pra, perse te mos pranohet devocioni ndaj shen. Marise, dmth respekti qe Kisha edhe brezat e krishtere nder shekuj, qe nga fillimi i dhane kesaj Gruaje, Eva e dyte, ajo qe me nenshtrimin e saj gjeti Hir ne syte e Zotit, qe te mund te bente te mundur shpetimin, Misherimin e Zotit!
=============================================
Me gjithe radikalizmin e protestanteve te hershem persa i perket 'dallimeve' te hershme te antikitetit katolik, si Komunioni i shenjtoreve, Pendesa, prifteria, sakramenti i marteses etj, do te mund te tingellonte si suprize te zbulosh se Martin Luter ka qene me teper konservator ne disa pikepamje doktrinore te tij, sikunder ne pagezim, Kungim, edhe vecanerisht per te Bekuaren virgjereshen Mari.
Ne fakt Luteri ka qene i devotshem ndaj Zonjes, edhe mbajti shume prej doktrinave tradicionale per Marine, te cilat ishin ne Kishen katolike atehere edhe jane edhe sot. Kjo gje madje shpesh nuk dokumentohet mire ne dokumentat biografike protestante per Luterin edhe ne historite e shekullit te 16-te, megjithese eshte nje e vertete e pamohueshme. Duket sikur eshte nje prirje natyrore njerezore per ndjekes te diteve te mevonshme qe ti veshin themeluesit te tyre pikepamje qe ato kane sot per te.Meqe Luterianizmi sot nuk ka ndonje Mariologji, zakonisht besohet se edhe Luteri vete ka patur bindje te ngjashme. Ne do te shohim, pasi do ti referohemi burimeve primare (pra shkrimeve te vete Luterit), qe faktet historike qendrojne ndryshe. Pra do te marrim ne konsiderate pikepamjet e Luterit ne lidhje me aspekte te besimit mbi Marine.
Sebashku me te gjithe themelueset e tjere protestante (Kalvivni, Cvingli edhe Cranmer), Luteri pranonte besimin tradicional per virgjinitetin e perjetshem te Marise (Jesui nuk kish vellezer gjaku), edhe statusin e saj si Theotokos (Mema e Zotit):
Krishti....ishte i vetmi Bir i Marise, edhe Virgjeresha Mari nuk lindi tjeter vec Tij ..... "vellezer" ne fakt do te thote "kusherinj", pasi Shkrimet e Shenjta edhe Judejte i therrasin gjithnje kusherinjte vellezer. (Sermone mbi Joanin, kap 1-4, 1537-1539)
Ai, Krishti, Shpetimtari yne, ishte fruti i vertete edhe natyror i barkut virgjeror te Marise....Kjo u be pa ndermjetim njeriu, edhe ajo mbeti e virgjer pas kesaj. (Ibid)
Perendia thote ....:"I Biri i Marise eshte Bir i im i vetem". Keshtu Maria eshte Mema e Perendise. (Ibid)
Perendia nuk e mori hyjnine prej Marise; por kjo nuk do te thote se do te ish gabim te thuhet se Perendia lindi prej Marise, qe Perendia eshte Biri i Marise, edhe qe Maria eshte Mema e Perendise.....Ajo eshte Mema e vertete e Perendise edhe Lindese e Perendise.....Maria i dha gji Perendise, Evuri Perendine te fleje, pergatiti ushqim e supe per Perendine, etj. Pasi Perendia edhe njeriu jane nje person, Nje Krisht, Nje Bir, jo dy Krishter....sikunder biri juaj nuk eshte dy bij.....edhe pse ka dy natyra, trup e fryme, trupin prej jush, frymen prej Perendise vetem. (Mbi Koncilet edhe Kishen, 1539).
[**Shenim nga Klod: e shihni protestante se edhe Luteri me afrohet me teper mua qe e shaj se juve qe e lavderoni, hajde, hajde c'vete]
vijon.....
Krijoni Kontakt