Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Devocioni i Martin Luterit ndaj Shen. Marise

    Sic mund edhe ta keni ndeshur nder shkrimet edhe citimet e protestanteve te forumit, eshte diskutuar shpesh mbi personin e Martin Luterit. Shume prej ketyre protestanteve e quajten punetor te Zotit, reformator te Zotit, njeri qe kuptoi pastertine e doktrines etj. Ndersa une kam theksuar aspektin negativ te ketij personi edhe vepres se tij, si edhe pasojat negative qe solli veprimataria e tij ne Kishe, shoqeri edhe ndikimin e shekujve te mepasshem.

    Por ajo qe jo pa qellim kam lene pa u permendur jane disa "qoshe" te mesimit luterian, pasi doja ta perdorja me vone, pasi protestantet te pranonin 'vlefshmerine' e besimit te tij.

    Nqs eshte keshtu pra, perse te mos pranohet devocioni ndaj shen. Marise, dmth respekti qe Kisha edhe brezat e krishtere nder shekuj, qe nga fillimi i dhane kesaj Gruaje, Eva e dyte, ajo qe me nenshtrimin e saj gjeti Hir ne syte e Zotit, qe te mund te bente te mundur shpetimin, Misherimin e Zotit!
    =============================================

    Me gjithe radikalizmin e protestanteve te hershem persa i perket 'dallimeve' te hershme te antikitetit katolik, si Komunioni i shenjtoreve, Pendesa, prifteria, sakramenti i marteses etj, do te mund te tingellonte si suprize te zbulosh se Martin Luter ka qene me teper konservator ne disa pikepamje doktrinore te tij, sikunder ne pagezim, Kungim, edhe vecanerisht per te Bekuaren virgjereshen Mari.

    Ne fakt Luteri ka qene i devotshem ndaj Zonjes, edhe mbajti shume prej doktrinave tradicionale per Marine, te cilat ishin ne Kishen katolike atehere edhe jane edhe sot. Kjo gje madje shpesh nuk dokumentohet mire ne dokumentat biografike protestante per Luterin edhe ne historite e shekullit te 16-te, megjithese eshte nje e vertete e pamohueshme. Duket sikur eshte nje prirje natyrore njerezore per ndjekes te diteve te mevonshme qe ti veshin themeluesit te tyre pikepamje qe ato kane sot per te.Meqe Luterianizmi sot nuk ka ndonje Mariologji, zakonisht besohet se edhe Luteri vete ka patur bindje te ngjashme. Ne do te shohim, pasi do ti referohemi burimeve primare (pra shkrimeve te vete Luterit), qe faktet historike qendrojne ndryshe. Pra do te marrim ne konsiderate pikepamjet e Luterit ne lidhje me aspekte te besimit mbi Marine.

    Sebashku me te gjithe themelueset e tjere protestante (Kalvivni, Cvingli edhe Cranmer), Luteri pranonte besimin tradicional per virgjinitetin e perjetshem te Marise (Jesui nuk kish vellezer gjaku), edhe statusin e saj si Theotokos (Mema e Zotit):

    Krishti....ishte i vetmi Bir i Marise, edhe Virgjeresha Mari nuk lindi tjeter vec Tij ..... "vellezer" ne fakt do te thote "kusherinj", pasi Shkrimet e Shenjta edhe Judejte i therrasin gjithnje kusherinjte vellezer. (Sermone mbi Joanin, kap 1-4, 1537-1539)

    Ai, Krishti, Shpetimtari yne, ishte fruti i vertete edhe natyror i barkut virgjeror te Marise....Kjo u be pa ndermjetim njeriu, edhe ajo mbeti e virgjer pas kesaj. (Ibid)

    Perendia thote ....:"I Biri i Marise eshte Bir i im i vetem". Keshtu Maria eshte Mema e Perendise. (Ibid)

    Perendia nuk e mori hyjnine prej Marise; por kjo nuk do te thote se do te ish gabim te thuhet se Perendia lindi prej Marise, qe Perendia eshte Biri i Marise, edhe qe Maria eshte Mema e Perendise.....Ajo eshte Mema e vertete e Perendise edhe Lindese e Perendise.....Maria i dha gji Perendise, Evuri Perendine te fleje, pergatiti ushqim e supe per Perendine, etj. Pasi Perendia edhe njeriu jane nje person, Nje Krisht, Nje Bir, jo dy Krishter....sikunder biri juaj nuk eshte dy bij.....edhe pse ka dy natyra, trup e fryme, trupin prej jush, frymen prej Perendise vetem. (Mbi Koncilet edhe Kishen, 1539).

    [**Shenim nga Klod: e shihni protestante se edhe Luteri me afrohet me teper mua qe e shaj se juve qe e lavderoni, hajde, hajde c'vete]

    vijon.....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim....

    Ndoshta besimi me i papritur i Luterit ndaj Marise eshte pranimi qe ai i beri Zenies pa mekat te Marise, gje qe nuk ka qene shpallur ende si dogme perfundimtare prej Kishes katolike deri me 1854. Persa i perket kesaj ceshtje, ka disa gjera qe jane te diskutueshme, ne lidhje me aspektin teknik te teorive mesjetare mbi zenien (mbarsjen) edhe frymen, edhe se nqs Luteri me vone ndryshoi ose jo mendje. Madje edhe disa shkollare te njohur luteriane, sikunder Arthur Carl Piepkorn (1907-73) i Seminarit te Concordias ne st. Louis kane pranuar kete gje. Luteri vijon:

    Eshte nje besim i i embel edhe i paresor qe vendosja e frymes tek Shen. Maria u be pa mekat origjinal; keshtu qe qe ne fillim te vendosjes se frymes se saj, ajo ka qene gjithashtu e pastruar prej mekatit origjinal edhe pajisur me dhuratat e Perendise; keshtuqe prej momentit qe ajo filloi te jetoje, ajo ishte e lire prej cdo mekati" (Sermon: "Mbi diten e mbarsjes se Memes se Perendise," 1527).

    Ajo eshte e plothirshme, e shpallur te jete krejtesisht pa mekat - dicka krejtesisht e madhe. Pasi Hiri i Perendise e mbush ate me gjithshka te mire edhe e mbron prej cdo te keqe. (libri personal "i vogel" i lutjeve, 1522).

    [**shenim nga Klod: tashti sepse une i mesova Emes nje lutje katolike ne latinisht 'ave Maria', Deshmuesi me quajti hipokrit, dmth jo te krishtere. Nuk e di nga e morri kete zbulese, jo nga burimi i Luterit, as asaj te Kishes 2000-vjecare. Ahhhh kjo mungesa e informacionit edhe perulesise.....]

    Referenca te mevonshme per Mbarsjen pa mekat te Shen. Marise jepen edhe ne sermonin e tij per Krishtlindjet (1533) edhe tek "kundra papatit te Romes" 1545. Me vone se kaq, ai vdiq me 1546, Luteri nuk besonte se kjo doktrine u duhej imponuar te gjithe besimtareve, meqe ai mnedonte se Bibla nuk e mesonte ate shprehimisht edhe formalisht. Nje bindje e tille eshte ne perputhje me nocionin e Sola Scriptura, edhe eshte e ngjashme me bindjen e tij po ashtu per Ngritjen e Shen Marise ne qiell, te cilin mesim ai kurre nuk e mohoi - megjithese ai ish teper kritik me ate qe ai mendonte se tejkalohej ne celebrimet e kesaj feste. Ne sermonin e tij te Gushtit 15, 1522, hera e fundit qe predikoi ne festen e Ngjitjes, ai tha:

    As qe ka dyshim fare se Maria eshte ne qiell. Se si ka ndodhur, ne nuk e dime. Edhe meqe Shpirti i Shenjte nuk na ka thene asgje ne lidhje me kete, nuk mund ta bejme artikull te besimit ..... eshte mjaft te besohet se ajo jeton ne Krishtin.

    Luteri i mbahej idese edhe praktikimit te devocionit per nderimin e Marise edhe e shprehu kete ne raste te panumerta duke perdorur nje gjuhe te fuqishme:

    Nderimi i Marise eshte shkrojtur thelle brenda zemres se njeriut. (Sermon. 1. Shtator, 1522).

    (Ajo eshte) me e larta e grave edhe me e shtrenjta ne Krishterim pas Krishtit.....Ajo eshte e shtrenjte, urtesi, edhe personifikim i shenjterise. Ne kurre nuk mund ta nderojme mjaft ate. Megjithate nderi edhe levdimi i duhen dhene ne ate menyre qe te mos ceket as Krishti e as Shkrimet. (Sermon, Krishtlindjet, 1531).

    Asnje grua nuk eshte si ju. Ju jeni me teper se Eva apo Sara, e bekuar mbi te gjithe te shquarit, urtesise edhe shenjterise. (Sermon, festa e vizitimit, 1537).

    Ne duhet ta nderojme Marine sikunder ajo vete deshiroi edhe e shprehu ate ne Madherimet. Ajo falenderoi Zotin per veprat e Tij. Si mund ta levdojme ate? Levdimi i vertete ndaj Marise eshte Nderim ndaj Perendise, levdim i Hirit te Zotit.....Maria nuk eshte asgje ne vetvete, por per shkak te Krishtit.......Maria nuk deshiron qe te shkojme tek ajo, por nepermjet saj tek Perendia. (Shpjegime mbi Madherimet, 1521)

    [**Shenim Klod: e shihni pra sa afer meje eshte Luteri? Une jo per mendjemadhesi ju thashe se jeni te pashkolle, e te paditur, prandaj mos beni teorira edhe mbrojtje te personave kot se koti, pa ditur me pare sec kane thene vete ata.]

    vijon....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Po M. Luteri na paska qene semikatolik??!!

    Dmth, ai do ti gjykonte per tradhetare te krishterimit ungjilloret e sotem??!!

    Mua me ka bere pershtypje pershkrimi i gruas si Dielli ne Zbulese. Patjeter qe kjo Mbretereshe, sic pershkruhet atje, nuk mund te jete asnje vecse Marise, edhe pse ne nje kuptim figurativ mund te ishte edhe Kisha. Por ne fund te fundit, Maria eshte edhe nje Simbol i Kishes se vertete, Nusja e Zotit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Luteri shkon me tutje, duke i dhene Virgjereshes se bekuar nje vend te larte si "Nena shpirterore" e te krishtereve, po aq shume sa edhe katoliket:

    Eshte miresia ngushelluese edhe e tepert e Zotit, qe njeriu te ngrihet ne nje thesar te tille. Maria eshte me te vertete Nena e tij, Krishti vellai i tij, ndersa Perendia eshte Ati i tij. (Sermon, Krishtlindje 1522)

    Maria eshte Mema e Krishtit edhe e te gjitheve neve, edhe pse Krishti ishte i vetmi qe u preh ne preherin e saj.....Nese ai eshte i yni, na duhet te jemi ne situatat e tij; atje ku eshte ai, duhet te jemi edhe ne edhe gjithshka qe ai ka, duhet te jete edhe e jona, edhe Nena e Tij eshte edhe Nena jone. (Sermon, Krishtlindje 1529).


    Luteri denoi fuqimisht ndonje lloj praktike devocioni qe barazonte Marine me Zotin, ose se ajo beri gjithshka, jashte hirit te vetem te Tij, si Shpetimtari yne. Kjo eshte edhe ka qene gjithnje mesimi i Kishes Katolike po ashtu. Qendrimi i tij perkarshi lutjes 'te falem Mari' [**Shenim nga Klod -- Per te cilen une u akuzova nga ungjilloret e forumit kur ia tregova dikujt, se i shpie njerezit nga feja e jo Krishti (????), nje pretendim qesharak jo logjik] ishte se citimi i asaj lutje me nje besim te pademtuar.

    Kushdo qe zoteron nje besim te forte, mund ta thote 'te falem Mari' pa u rrezikuar! Kushdoqe eshte i dobet ne besim, nuk mund ta thote 'te falem Mari' pa rrezikuar shpetimin e tij. (Sermon, 11 Mars, 1523).

    Lutja e jone duhet te perfshije Nenen e Zotit .... Cfare lutja 'te falem Mari' thote, eshte se lavdia i jepet e gjitha Perendise, duke perdorur fjalet: "Te falem Mari, Hireplote, Zoti eshte me ty; e bekuar je mbi te gjitha grate edhe i bekuar eshte fruti i barkut tyt Jesu Krisht. Amen!" Sic e shihni se keto fjale, nuk merren thjesht me lutje, por me teper me dhenie lavdi edhe levdim .... Ne mund ta perdorim 'te falem Mari' si nje meditim ne te cilin ne citojme hirin e Zotit qe i ka dhene asaj. Se dyti ne duhet te urojme qe gjithkush ta njohe edhe respektoje ate ... Ai qe nuk ka besim, keshillohet te mos e thote 'te falem Mari' (Libri i lutjeve personale, 1522).


    a nuk flasin vete fjalet e tij??!!

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 16:04
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  4. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  5. Jep dorėheqjen av. Martin Vulaj nga kreu i K.K.SH.A
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •