Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 69

Tema: Tėrmetet...

  1. #21
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Deri tashti edhe pse shkenctaret kane teknollogjin e duhur, prap nuk arrihet pse ndodhin termetet.
    Thuet qe vetem kafshet kan ndjenja qe dicka do ndodhi. Kjo u pa ne San Francisco kur termeti i madh 18 Prill, 1906 ku SF u shkaterrua por perpara nje dite macet dhe kafshet e tjera reagonin si te cmendur dhe nuk ishin normal.
    Disa prej teorive qe mund te shkaktoen termetet jane levizja magnetike (Magnetic Field), ose (Liquid Inner Core" nuk eshte e stabilizuar dhe kur leviz ben qe toka te lekunded dhe te jap termet.
    Cdo gje eshte e mundshme, ka plot teori por se kur, apo ne cfare vendi ndodhin termetet akoma nuk diet dhe do te duet mbase nje teknollogji me e madhe nga kjo qe kemi sot.

  2. #22
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Duke kuptuar boten ne mbrendesi arrijme te kuptojme termetet.

    ************************************************** ***************
    Madhesia e botes qe eshte rreth 12,750 kilometra ne diameter eshte njohur qe ne lashtesine Greeke,por jo ne menyre egzakte deri ne fillim te shekullit te 20'te ku shkencaret arriten ne konkluzion se Toka ish perbere nga tre shtresa kryesore : Crust,mantle, dhe core (berthama).Kjo strukture shtresash,per tu thjeshtezuar mund ta krahasoni me nje veze te zier.Domethene levozhga e bardhe (crust),shtresa e bardhe ne mbrendesi (mantle) dhe e kuqja e vezes (core,berthama) Crust,apo nese mund ta quajme levozhga e tokes eshte shtrese teper e holle ne krahasim me dy shtresat e tjera kryesore.Poshte oqeaneve levozhga tokesore ndryshon shume trashesine e saj dhe ne pergjithesi nuk eshte me e trashe se 5 km.Trashesia e levozhges tokesore poshte kontinenteve ndryshon perseri,por mesatarisht eshte e trashe rreth 30 km.Sidoqofte,poshte maleve te larta siq jane Alpet apo Sierra Neveda trashesia e levozhges tokesore shkon deri ne 100km thelle.Ashtu si levozhga e vezes edhe levozhga e tokes ka brishtesine e saj kundrejt forcave te medha dhe mund te thyhet.




    Poshte levozhges (crust) eshte shtresa Mantle! C'fare e perben kete shtrese?Kjo shtrese perbeht nga hekur,kalcium dhe magnez!Ka temperature dhe densitet teper te madh per arsye se presioni i tikes rritet gjithnje e me teper me rritjen e thellesise.Ndera Core ose berthama e tokes eshte ne qender dhe ka pothuajse dyfishin e densitetit te mantles per arsye se kompenentet qe e berbejne jane
    metalike.(Hekur,Nikel,Alumin) dhe jo e gure.Ne te kunderten e se kuqes se vezes,berthama e Tokes eshte e perbere nga dy shtresa; Outer core qe eshte 2.200 km e trashe dhe iner core qe eshte 1,250 km e trashe.Gjate rrotullimit te Tokes,shtresa e lengeshme e outer core rrotullohet duke krijuar rrymen magnetike te Tokes.

    Nuk eshte per tu quditur qe struktura e mbrendeshme e Tokes influencon mbi plate tectonics (qe siq thame jane pllaka tokesore qe berbejne strukturen e shtreses se siperme) Pjesa e siperme e mantles eshte disi me e ftohte dhe me e ngurte ne krahasim ne krahasim me pjesen e saj ne thellesi.Kjo sebashku me levoshgen e tokes (crust) perben pjesen e ngurte te Tokes qe eshte quajtur Lithosfere.Trashesia mesatare e Lithosferes arrin ne 80 km (siq thame ndryshon ne oqeane dhe kontinente).Lithosfera eshte e thyer ne pllaka masive te cilat kane levizur gradualisht duke formuar Kontinentet dhe Oqeanet e Botes.Shkencetaret besojne se poshte Lithosferes eshte zone me lavera te nxehta te levizeshme.Kjo zone quhet Asthenosfere.Meterialet en nxehta ne thellesimund te shkrihen dhe kryejne vershime,si pasoje e temperaturave te larta dhe presionit te larte pas nje kohe gjeologjike.Lithosfera e ngurte mendohet te pesoje levizje graduale si efekt i vershimit te llaverave te nxehtate asthenosferes.


    Formimi i tokes

    5 bilion vite me pare Toka eshte formuar si pasoje e bashikit dhe perplasjes se vashdueshme te meteoreve dhe kometave.Energjia e jashtezakoneshme e cliruar nga keto bombardime ka krijuar shkrije te gjithe planetit,qe akoma sot e kesaj dite eshte ne ftohje e siper.Materilalet densitive si hekuri (Fe) i ardhur nga meteoret te cilet jane shytur ne toke gjate renies,nderkohe qe ujerat (H2O)mendohet te kene ardhur nga akujt e kometave

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 25-08-2005 mė 04:26
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #23
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Sizmologjia dhe termetet ne Shqiperi

    Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke).Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle.

    Disa nga termetet me te fuqishme kane rene ne:

    Vlore me 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 te vrare.Berat me 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtare te vrare ne Kala.Shkoder ne muajt shkurt-tetor 1855, 12 termete qe u ndjene dhe ne Delvine dhe bari te Italise.Himare me 14 qershor 1895.

    Gjate shekullit te 20-te jane regjistruar keto termete te fuqishme:

    Shkoder me 1 qershor 1905, qe shkaktoi 1500 shtepi te shkaterruara, 200 te vrare dhe 500 te plagosur.Oher me 18 shkurt 1911.Tepelene me 20 nentor 1920, duke shkaktuar 36 te vrare dhe 102 te plagosur. Ai shkaterroi 2 500 shtepi e la pa strehe 15 000 veta.Durres me 17 dhjetor 1926, lekundjet u ndjene dhe ne Itali, Jugosllavi e Greqi.Vlore-Tepelene me 21 nentor 1930, duke shkaktuar 30 te vrare e mbi 100 te plagosur.Korce me 28 janar 1931.Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkaterruar afro 80 % te shtepive, 44 te vrare dhe 119 te plagosur.Lushnje, Fier, Rrogozhine, Peqin e Berat me 1 shtator 1959.Korce me 26 maj 1960, ku u shkaterruan 1479 ndertesa.Fier, Tepelene, Berat, Lushnje, me 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 te vrare e 77 te plagosur dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Fier me 18 mars 1962, ku u vrane 5 veta e u plagosen 77 te tjere dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Diber, Librazhd me 30 nentor 1967, duke shkaterruar 177 fshatra, ku gjeten vdekjen 12 veta dhe 174 te tjere u plagosen.Karakteristike e ketij termeti eshte thyerja e tokes me gjatesi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cetrimetra.Shkoder, Librazhd me 3 nentor 1968.Shkoder, Lezhe me 15 prill 1979, duke demtuar 17 118 shtepi e objekte social-kulturore.Rroskovec me 17 nentor 1982, duke u ndjere dhe ne Fier, Librazhd e Berat, ku u shkaterruan 16 534 ndertese, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.Tirane me 7 janar 1988, u demtuan 2083 shtepi Fushe bardhe, Gjirokaster me 26 mars 1990
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  4. #24
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Termetet dhe Plate Tectonics

    ************************************************** ***************

    Termetet qe godasin boten nuk jane te programuara ne menyre te rastesishme ne siperfaqe te tokes! Ato tentojne to kocncentrohen ne zona te ngushta! Perse ndodh kjo? Dhe perse ka Male te larta dhe vullkane ne pergjithesi afer ketyre zonave?

    Nje spjegim mund te gjendet ne Plate Tectonics,nje koncept qe eshte evoluar ne Shkencen e botes gjate 10 viteve te fundit.Teoria e Plate Tectonics permban shume nga idete rreth shvendosjes kontinetale (propozuar me pare ne vitin 1912 nga Alfred Wegener ne Germani) dhe shtrirjes se dyshemese detare (sugjeruar nga Harry Hess i Universitetit te Pricenton)

    Plate Tectonics na japin te kuptojme se Levozhga e ngurte e Tokes (Lithosfera) eshte e plasaritur ne nje mozaik kontinentesh dhe oqeanesh te cilat bejne levizje graduale duke rreshqitur mbi aesthenosfere e cila eshte shtresa e siperme e Mantles.Keto plates (plaka apo pjata) jane gjithnje ne levizje konstante! Kur keto pllaka kryejne ushtrim mbi njera tjetren (ndishen psh) ndodhin ndryshime teper te rendesishme gjeologjike,si psh formimi i varg maleve,termeteve dhe vulkaneve

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    ************************************************** ********
    1)Termeti me i madh i regjistruar ne USA ka qene 9.8 ballsh,i cili ka goditur Prince William Sound,Alaske ne te ashtequajturen Good Friday, ne 28 Mars,1964

    2)Termeti me i madh i rgjistuar ne bote ka qene 9.5 ballsh dhe ka goditur Chile ne 22 Mai,1960

    ....i Alaskes ka qene 9.2 ballesh.

    Dua te citoj nje sizmologe qe pati thene: Earthquakes don't kill people, buildings do.

  6. #26
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    1)Termeti me i madh i regjistruar ne USA ka qene 9.8 ballsh

    Citim Postuar mė parė nga Big Blue
    ....i Alaskes ka qene 9.2 ballesh.

    Gabim drejtshkrimor i imi....
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #27
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Tsunami

    Termetet jane ne pergjithesi te shoqeruara me lekundje te tokes si rezultat i valeve elastike (sizmike) qe pershkojne shtresen e ngurte te tokes.Sidoqofte ne thellesine e detrave,tabani i detit ngrihet dhe ulet befasisht duke shkaktuar gjith masivitetin e ujrave te valezohet lart e poshte.Energjia potenciale qe clirohet si rezultat i trazimit te tille te ujrave do te thote se niveli i detit transferohet horizontalisht duke krijuar vale te Tsunamit.

    Disa minuta pas termetit tsunami ndahet ne dy tsuname ! Njeri qe vershon drejt thellesise se oqeanit (Tsunami i larget) dhe nje tjeter qe vershon drejt bregut (Tsunami lokal) Keshtu qe kemi dy vershime tsunamesh kundrejt njera tjetres.Katastrofa e fundit nga tsunami...ju kujtohet nga lajmetqe ne fillim ka pasur terheqje te ujrave ne thellesi dhe pastaj zhvendosje te tyre mbi seperfaqen e tokes se banuar.Shpejtesia e nje tsunami varet shume nga thellesia ku ndodhet epiqendra e termetit.Ne pergjithesi Tsunami i krijuar ne
    oqeanet e thella udheton me shpejt se tsunami i krijuar ne ujrat afer bregdetit.Shpejtesia mesatare e nje tsunami mund te jete nga 500 deri ne 600 milje per ore.Ka mjete te cilat kontrollojne ujrat ne oqeani Pacific (ku tsunamet jane te shpeshta).Mirpo tsunam me pasoja mund te jete dhe nje 2 metersh i larte,qe eshte teper i ulet per tu vene re nga aeroplanet apo dhe nga anijet.

    Atehere si ka mundesi qe energji kaq shkaterruese eshte fshehur ne vale qe mezi shikohen!Per arsye se valet jane shume me teper seq duken.Ato gjithashtu permbajne rrotullime ujrash ne trajte vorbulle poshte siperfaqes.Per arsye se valet e krijuara nga tsunami shtrihen deri ne fundin e thellesise,gje qe nuk ndodh me valet e krijuara nga rrymat e ererave.Pra eshte nje masivitet i jashtezakonshem ujrash qe leviz ne menyre te padukshme.Prandaj keta vale qe mund te jene pothuajse te padukshme disponojne energji me potencial shkatrrues.

    Edhe pse te larta,valet e tsunamit nuk mund te vihen re per arsye se jane te sheshta,sidoqofte tejkalojne bregun me kilometra..Ndersa valet e krijuara nga era jane ne forme te dallgezuar dhe nuk e tejkalojne bregun.

    Shembull i tyre ne kete foton me poshte

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 25-08-2005 mė 12:47 Arsyeja: Ndryshim fotoje
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #28
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Kuptimi i fjales "Tsunami"

    ************************************************** ***************

    Tsunami eshte fjale e gjuhes japoneze qe ne Anglisht perkthehet "Harbor wave"."Tsu" do te thote harbor,ndersa "nami" wave .Shpeshhere ne te kaluaren Tsunami eshte quajtur "Tidal wave" (vale luhatese),po ashtu jane quajtur "Seismic sea waves" (vale sizmike detare) Termi "Tidal wave" eshte i gabuar dhe nuk ka te beje me Tsunamin.Tides (luhatjet ujore) rezultojne nga influenca e c'balancimeve gravitacionale mes henes,diellit dhe planetit.Termi "Seismic sea wave" (vale sizmike detare) eshte po ashtu i gabuar.
    Sizmik do te thote dicka qe ka te beje me termetin,mire po tsunami mund te shkaktohet edhe nga rreshqitja e tokes ne tabanin e detit apo nga renja e meteoriteve ne ujra.


    Si ndikon Termeti ne formimin e Tsunamit

    Tsunamet te shpeshta ndodhin ne Pacific (Oqeanin Paqesor) ku pllakat oqeanike rreshqasin poshte pllakave kontinentale ne nje proces qe njihet me emrin "Subdoction" (Nenkupton levizjen anesore dhe renjen e nje plake te shtreses se pare te tokes poshte nje plake tjeter) Termete te tilla jane shume efektive ne krijimin e Tsunameve.

    Ngaqe Tsunami eshte zhvendosje masive e ujrave dhe c'ekulibrimi i tyre,ato mund te shkaktohen dhe nga renja e meteoriteve ne ujra.Pas nje Tsunami,graviteti ndikon qe me kalimin e kohes keta ujra te arrijne dhe stabilizojne perseri ekuilibrin e meparshem.

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #29
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Rreshqitja e Tokes, nje tjeter fenomen katastrofik i natyres

    ************************************************** ********************

    Vete termi Rreshqitje e Tokes,ne Anglisht "landslide" nenkupton rreshqitjen nje pjese masive te tabanit te tokes si rrjedhoje e ndryshime dhe transformimeve te pesuara ne thellesi te saj.Edhe pse graviteti eshte arsya kryesore per kryerejen e rreshqitjes,egzistojne dhe faktore te tjere qe kontribojne ne kete proces.

    1) Eurozione te shkaktuara nga lumenjte,ose shkembinj te holluar ne pjesen fundore nga vale oqeanike.
    2) Shkembinj qe dobesohen gjate shkrirjes se deborerave apo rreshjeve te dendura te shirave
    3) Termetet qe krijojne plasaritje dhe shkeputje te nje pjese tabani.
    4) Termetet 4 ballesh apo me te larte jane me te permendurat per shkaktimin e rreshqitjes se tokes.
    5) Shperthimet vullkanike qe krijojne depozita hiri,mbeturina,transformime,dhe dobesim te struktures se tokes.
    6) Mbingarkesa e tokes nga shirat e dendura,debora,shkembinj qe ndikojne gradualisht nen forcen e gravitetit,struktura te ndertuara nga njeriu etj.

    Rreshqitje te tokes ndodhin pothuajse ne qdo shtet dhe territor te SHBA'se.Edhe pse shkaku fizik i krijimit te ketij procesi nuk mund te evitohet,praktika e mire ingjinierike dhe marrja e masave paraprake mund te pakesoje demtimet e krijuara nga rreshqitja tokesore.Shkencaret e USGC'se vazhdojne te harojne skica te vendeve me te dyshimta per rreshqitje ne zonat e SHBA'se.Ata moniturojne ndryshimet e struktures se tokes,nga rreshjet,vershimet e lumenjve apo gjithcka tjeter qe mund te ndikoje ne krijimin e ektij procesi.

    Ja dhe ca foto ku duket qarte pasoja e ketij fenomeni





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #30

    Dridhjet e Tokes ne Alaska trembin sizmiologet

    Mbi 50 termete brenda 10 oreve ne Alaske dhe gjendja sduket aspak e mire

    Lajme te frikshme vijne nga Alaska e cila brenda 10 oreve (deri ne oren 12 pm) ka pesuar 50 termete te magnitudave nga 2 deri ne 6.3 balle te shkalles rihter.

    Kodi:
    MAG UTC DATE-TIME y/m/d h:m:s LAT deg LON deg DEPTH km Region
    
    MAP 3.6 2006/06/14 11:21:40 51.830 176.953 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.9 2006/06/14 11:17:13 51.860 177.923 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.4 2006/06/14 11:12:13 51.936 177.106 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.4 2006/06/14 11:10:46 51.930 176.944 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.4 2006/06/14 11:02:20 51.936 177.106 5.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.7 2006/06/14 10:40:12 51.930 176.944 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.2 2006/06/14 10:28:20 51.886 175.811 5.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.5 2006/06/14 10:20:17 51.731 176.962 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.3 2006/06/14 10:02:01 51.830 176.953 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.6 2006/06/14 09:29:31 51.830 176.953 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 2.6 2006/06/14 09:20:22 51.768 178.252 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 2.7 2006/06/14 09:18:51 51.672 178.419 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.1 2006/06/14 08:42:52 50.951 176.507 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.7 2006/06/14 08:30:56 51.830 176.953 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.4 2006/06/14 08:23:15 51.936 177.106 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.6 2006/06/14 08:18:01 51.761 176.985 29.1 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.3 2006/06/14 08:05:40 51.930 176.944 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 2.6 2006/06/14 07:58:15 51.941 177.268 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 2.9 2006/06/14 07:36:29 51.772 178.414 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.7 2006/06/14 07:32:26 51.492 177.068 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.3 2006/06/14 07:30:21 51.936 177.106 5.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.6 2006/06/14 07:28:08 51.836 177.114 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.3 2006/06/14 07:25:51 59.825 -154.696 180.0 SOUTHERN ALASKA
    MAP 2.6 2006/06/14 07:20:25 51.855 177.761 20.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.0 2006/06/14 07:15:57 51.731 176.962 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.4 2006/06/14 07:06:21 52.062 177.287 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.4 2006/06/14 07:01:05 51.830 176.953 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.2 2006/06/14 07:00:12 51.864 178.084 20.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.1 2006/06/14 06:56:34 51.775 178.575 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.2 2006/06/14 06:51:30 51.197 176.584 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.4 2006/06/14 06:47:55 52.035 177.097 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.9 2006/06/14 06:38:21 51.120 176.696 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.8 2006/06/14 06:33:55 51.948 177.153 77.1 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.5 2006/06/14 06:32:35 52.062 177.287 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.4 2006/06/14 06:25:19 51.972 176.849 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.6 2006/06/14 06:21:13 52.258 176.958 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.5 2006/06/14 05:54:44 51.731 176.962 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.0 2006/06/14 05:48:21 51.772 178.414 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.1 2006/06/14 05:42:30 51.864 178.084 25.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.2 2006/06/14 05:33:37 51.936 177.106 10.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.6 2006/06/14 05:26:46 52.062 177.287 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.6 2006/06/14 05:18:05 52.035 177.097 5.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.7 2006/06/14 05:14:32 51.930 176.944 1.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.2 2006/06/14 05:10:02 51.775 178.575 25.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 6.1 2006/06/14 04:46:43 51.999 177.147 36.1 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.7 2006/06/14 04:35:05 51.822 176.908 35.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 4.8 2006/06/14 04:34:53 50.900 176.108 15.0 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 6.3 2006/06/14 04:18:47 51.907 177.186 41.2 RAT ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    MAP 3.3 2006/06/14 02:40:33 60.665 -151.506 70.0 KENAI PENINSULA, ALASKA
    MAP 2.6 2006/06/14 01:11:19 53.270 -165.526 10.0 FOX ISLANDS, ALEUTIAN ISLANDS, ALASKA
    Jane 2 termete mbi 6 balle, 15 jane 4.0-5.9 dhe 33 te tjere qe jane nga 2.5-3.9 balle. Dhe e gjitha kjo brenda 10 oreve. Nuk permenden termetet qe jane me te vegjel se 2.5 gje qe e con numrin e tyre shume me teper se 50 dhe qe do te thote qe toka ne Alaske spo pushon se lekunduri.
    Lajmi jo vetem qe eshte shume i pazakonte por edhe i frikshem dhe tregon qe dicka e madhe po ndodh ne ato zona.

    Lajmi eshte marre nga kjo faqja zyrtare e monitorimit te termeteve ne bote: http://earthquake.usgs.gov/eqcenter/...quakes_all.php

    Lajmi do vazhdoje te freskohet me informacionet e vazhdueshme qe leshohen per kete ngjarje.

  11. #31
    Ne te njejten kohe nje tjeter termet rregjistrohet kete rradhe ne brigjet perendimore te Sumatras Veriore qe ndodhet poshte ne jug perendim te Alaskes, nese do flasim ne vendosje globale. Mesa duket e gjithe pllaka tekntonike qe fillon ne Alaske dhe zbret poshte ne British Columbia, Kanada dhe me pas vazhdon ne brigjet perendimore te Amerikes ne oqeanin Paqesor, ne Kaliforni dhe me poshte deri ne Sumatra, ka nje aktivitet sizmik te pazakonte. Shkenctaret po ndjekin zhvendosjen e lekundjeve sizmike dhe po shpresojne qe ato nuk do spostohen ne jug. Po ashtu qendra per monitorimin e Cunameve eshte ne kod te Verdhe gadishmerie pasi termete kaq te shpeshta dhe me magnitude me te larte jane shkaktare te Cunamit.

  12. #32
    Intesiteti vazhdon. Rregjistrohen edhe 3 te tjere ne zonen e Sumatras me magnitude nga 4 deri ne 5.8 balle.
    Me poshte po postoj dy harta satelitore qe jane per aktivitetin sizmik global



    Ndersa foto e dyte e tregon me te perqendruar vendin se ku po ndodhin termetet. Dua te shtoj nje fakt qe te gjitha ishujt te cilat po kalojne keto lekundje, jane ishuj vullkanike dhe aktiviteti sizmik eshte gje normale por kurresesi i niveleve dhe intesiteti te tille.


  13. #33
    Levizja tektonike mesa duket po spostohet ne jug te Paqesorit ku vijne lajmet e shperthimit te nje vullkani aktiv ne Indonezi. Lajmi jepet nga CNN dhe lidhet me aktivitetin sizmik qe po ndodh ne pjesen veriore te Paqesorit dhe ne Alaska.
    Ishujt Aleutine jane vullkanike dhe gjithmone kane qene aktiv ne lidhje me termetet dhe shperthimet por ky intensitet jo vetem qe nuk eshte pare ndonjehere po as qe nuk pritej. Me poshte eshte lista e te gjithe ishujve (pjese e ishujve Aleutine) qe jane vullkanike:

    Buldir
    Kiska
    Segula
    Davidof
    Little Sitkin
    Semisopochnoi
    Gareloi
    Tanaga
    Takawangha
    Bobrof
    Kanaga
    Moffett
    Adagdak
    Great Sitkin
    Kasatochi
    Koniuji
    Sergief
    Atka
    Seguam
    Amukta
    Chagulak
    Yunaska
    Herbert
    Carlisle
    Cleveland
    Uliaga
    Kagamil
    Vsevidof
    Recheschnoi
    Okmok
    Bogoslof
    Makushin
    Table Top-Wide Bay
    Akutan
    Westdahl
    Fisher
    Shishaldin
    Isanotski
    Roundtop
    Amak



    Ndersa harta qe po postoj tregon spostimin e aktivtetit sizmik me ne jug dhe duket qarte qe po zbret poshte e me poshte.


  14. #34
    Shtohen te dhenat mbi termetet ne Alaska por nga informacionet qe merren nga qendra globale e monitorimit te aktivitetit sizmik del qe ka nje aktivitet te pazakonte ne te gjtihe boten. Ajo qe mendohej se ishte nje fenomen i kufizuar vetem ne Alaske rezultoi te ishte nje ide e pjesshme. Te dhenat e fundit tregojne nje gjithe bota po kalon nje aktivitet sizmik te cuditshem dhe shume te pazakonte. Me poshte po postoj 14 foto qe i perkasin te dhenave grafike te oreve te fundit dhe qe tregojne shperndarjen gjeografike te fenomenit.






  15. #35

  16. #36

  17. #37

  18. #38


    Lajmet vazhdojne dhe ndryshojne ndersa numri i termete rritet. Nga 50 ka vajtur ne 61 dhe magnituda e tyre varion ne shifrat e mesiperme.

  19. #39
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Me pak fjale te presim kur tja boj bam i thoni kti muhabeti?


    Amon mer Darius mo na thuj kshu gjonash se ne bone me zemer, te pakten po more vesh nai lajm te sigurte na lajmero te ikim te gjithe neper shpia, te pakten ti shofim edhe i here robt me sy!

  20. #40
    Nuk eshte qellimi per te trembur njerezit RomeoOOO po lajmi eshte kaq i pazakonte sa po cahen websitet dhe blogs ne gjithe internetin. Tani u dha dhe ne news vetem se jo i plote. Mesa del aktiviteti sizmik ka disa dite qe nuk duket normal.
    Informimi nuk duhet pare si trembje apo panik. Eshte lajm qe nuk e ndesh perdite.
    Fotot e mesiperme mund te ndiqen live pasi behen update cdo moment ne kete faqe: Live Internet Seismic Server

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Pse ndodhin fatkeqėsitė natyrore?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •