Ministria e Financave miraton tarifat pėr tė gjitha llojet e automjeteve

Ndryshohen ēmimet e sigurimeve
Liberalizohet tregu, jo mė tarifa fikse pėr automjetet

Nuk do tė ketė mė siguracione fikse pėr makinat, pasi qė nga 1 prilli, kompanitė e sigurimit nė Shqipėri do tė kenė tė drejtėn pėr tė vendosur pėr ēmimet e sigurimeve me tė cilat do tė operojnė nė treg. Ky hap ėshtė hedhur dje nga shteti shqiptar pėr tė liberalizuar treguan e siguracioneve nė vend, nė njė kohė kur kanė hyrė shumė shoqėri sigurimesh private.

LAJMI

Shteti shqiptar ka hequr kėshtu pėrfundimisht ēmimin fiks tė siguracioneve, i detyrueshėm pėr t'u aplikuar nga ēdo shoqėri private sigurimi. Gjithsesi, liberalizimi ėshtė bėrė me kufinj kuotash. Ėshtė pėrcaktuar kuota minimale dhe maksimale, midis tė cilave do tė mund tė operojnė firmat me tarifat e tyre. Kryetarja e Autoritetit tė Mbikėqyrjes sė Sigurimeve, Merita Xhafa, ka publikuar dje tarifat e reja qė do tė pėrdoren nga kompanitė e sigurimit, tė cilat kanė marrė pėrkrahjen e ministrisė sė Financave. Ēmimi minimal i siguracionit qė do tė paguajė njė drejtues i njė autoveture do tė jetė rreth 6600 lekė, duke pėrfshirė edhe tatimin mbi vlerėn e shtuar (TVSH). Tarifa maksimale e vendosur do tė jetė afro 18 mijė lekė, bashkė me TVSH-nė. Tarifat e zbatuara deri mė sot sihin fikse. Njė siguracion i njė autoveture vlente 11 700 lekė, tarifė kjo e njėjtė nga tė gjitha shoqėritė.

Konkurenca
Sipas ekspertėve pritet qė kjo reformė e nisur nga ministria e Financave pėr liberalizimin e ēmimeve tė sigurimeve do tė shtojė konkurrencėn e kompanive nė treg. Autoriteti i Mbikėqyrjes sė Sigurimeve ka vendosur qė tė detyrojė kompanitė qė tė derdhin nė njė llogari bankare primin e rrezikut pėr ēdo klient, ēka e siguron drejtuesin e mjetit pėr shpagim, edhe nėse shoqėria ėshtė nė prag falimentimi apo refuzon ta ēdėmtojė totalisht atė. Nė Shqipėri do tė pėrdoreht pėr herė tė parė skema e primit tė rrezikut, megjithėse nė tė gjitha vendete e botės ėshtė e aplikueshme. Me hapjen e njė llogarie tė veēantė pėr primet e rrezikut, konsumatori ėshtė i sigurt pėr ēdėmtimin e tij nė ēdo lloj rrethane. Sipas kryetares sė Autoritetit tė Mbikėqyrjes sė Sigurimeve, Merita Xhafa, hartimi i tarifave tė reja ėshtė bazuar nė njė strategji tė re, nė funksion tė pėrllogaritjeve tė aktuarėve (ekspertėve tė sektorit) mbi bazėn e frekuencės sė dėmeve dhe dėmit mesatar tė ndodhur, duke marrė pėr bazė kėta tregues pėr njė periudhė relativisht tė gjatė, qė pėrfshin vitet 1999-2004. Ajo u shpreh se "nė ndryshim nga vitet e kaluara, skema e tarifave tė reja tė sigurimit tė detyrueshėm synon mbrojtjen nė radhė tė parė tė tė siguruarve, duke i detyruar shoqėritė e sigurimit tė bllokojnė nė njė llogari tė veēantė bankare primin e rrezikut". Synimi i kėsaj strategjie ėshtė thithja e TVSH-sė nga organet tatimore nė mėnyrė reale dhe tė drejtė. Gjithashtu, nė ketė skemė do tė mbahen tė kontrolluara dhe tė monitoruara shoqėritė nė tė gjithė elementėt financiarė, pėr kėtė lloj sigurimi, nė mėnyrė periodike dhe mujore.

Skema e re
Aplikimi i skemės sė re nė sigurimin e dety-rueshėm ka ardhur pas nxjerrjes sė akteve nėnligjore nga qeveria nė funskion tė reformave tė shumta qė po aplikon nė kėtė fushė. Kompanitė private tė sigurimit kanė akuzuar mė parė shtetin pėr mbajtjen nė mėnyrė tė qėllimshme tė njė tregu tė ēekuilibruar tė sigurimeve. Xhafa pranoi se hyrja nė fuqi e metodės sė re tė llogaritjes sė ēmimeve ka krijuar njė tolerancė ndėrmjet nivelit minimum dhe maksimum tė tarifės sė primit.


ĒMIMET VARIOJNE

- Motoēikletė 2600-7000
- Autoveturė 5500-15000

Mjete Transporti
- Pasagjerėsh 5-15 vende 10.500-28600
- Autobusa mbi 16 vende 17300-46200
- Mjete transporti mallrash deri nė 20 ton 12000-31600
- Rimorkio 3000-9200
- Mjete bujqėsore 2000-7100
- Zjarrfikėse 6000-16400
Kėto tarifa janė pa 20% tė TVSH

(Marre nga GSH)