Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    PesËmbËdhjetË Vjet Harrese Dhe Krimi I NjË Dashurie TË PajetË

    PESËMBËDHJETË VJET HARRESE
    DHE KRIMI I NJË DASHURIE TË PAJETË

    Perpara deres qendronte nje burre dyzetvjecar, i shkathet dhe i celur ne fytyre, qe trokiti dy here pastaj i doli rreth e rrotull shtepise per te pare mos dallonte gje nga ndonje dritare e lene hapur. Trokiti serish, e si nuk u pergjigj njeri, u ul ne shkallet e mermerta, ndezi nje cigare dhe e shijoi ne heshtje.
    Brenda shtepise, Mikeli rreshkiti si hije duke e terhequr deren e dhomes pas vetes, u hoq zvarre me token dhe gjeti nje dritare nga ku mund te shihte gjithcka. Ishte nje i panjohur, qe tani po pinte qetesisht nje cigare, i mallengjyer sikur te kujtonte gjera te largeta. Mikeli degjoi zerin e dobet te nenes, u tremb sikur ta zbulonin, ishte nje klithme e gjate, e zvarrur, ankimi…
    -Pusho, se mund te na degjoje,-i erdhi te klithte, e ne fakt burri ngriti koken,pergjoi dhe trokiti prape ne dere,me me kembengulje.
    -Emili, jam une, mund ta hapesh deren!
    -Nuk qenka i taksave,-psheretiu Mikeli, pastaj u ngrit i vendosur, shkoi drejt deres qe e hapi me nje siguri te shtirur dhe pyeti:
    -C’deshironi?!
    Burri perjashta nuk i la asnje fjale, por duke e shtyre me mjeshteri djaloshin, i shpetoi duarsh dhe u fut brenda.-Lere pak hapur deren, ben shume nxehte ketu!-dhe u ul ne kolltuk duke bere te pamunduren te rehatohej sa me mire.
    -Ne shtepi eshte nena jote?
    -Eshte ne dhomen e saj, lart…Por ju…cili jeni, nuk ju njoh,-dhe Mikelit i erdhi turp nga ai i panjohur qe po e shihte drejt ne sy dhe i buzeqeshte.
    -Ti je Mikeli, apo jo? O zot sa qenke rritur…je koke e kembe si babai yt!
    -Ju e njihnit zoteri?-i shpetoi Mikelit nje klithme e lehte, ndjeu te shkundej toka nen kembet e tij, pastaj eci me afer te panjohurit, duke treguar sheshit interes per te.
    -Emili, Emili, ku dreqin je futur? Nuk paske fare deshire te me takosh serish ?!-dhe zeri i te panjohurit u shperhap me force, ai qeshi me te madhe, kurse Mikelit qe po i vinte cudi nga e gjithe kjo, s’i mbeti vecse te vinte ne kremastar xhaketen e te panjohurit, e kur u kthye i tha i nenshtruar :
    -Emili nuk ndihet mire… Nena ka kohe qe nuk ngrihet me prej shtratit, tashme s’ka forca as per t’u cliruar nga dhoma e saj, per te tjerat nuk do t’ia dije me, ne kete bote !
    -Oh, sa keq me vjen !-tha i panjohuri, pa kerkuar te fsheje nje lloj moskokecarjeje, ne gjithe ate histori, qe e beri Mikelin te nervozohej.
    -Atehere, kush jeni ?
    -Nuk keni levizur asgje brenda kesaj shtepie. Oh zot, eshte njelloj sikur mos kete kaluar asnje dite qe atehere…
    -Keni qene edhe here tjeter brenda kesaj shtepie ? E njihnit babin tim ?
    I panjohuri per heren e pare reagoi duke afruar ne siperfaqe te vetes nje buzeqeshje te vrare, nje dhimbje qe sikur te ringjallej, pas shume e shume vitesh, tani levizte eshtrat e premtonte vuajtje njelloj si me perpara.
    -Une isha me babain tend, kur vrau veten,-tha e cliroi nyjen e kravates, si per te nxjerre nje duf te paperballueshem, duke u dridhur i gjithi kerkoi nje gote uje, e Mikeli i paralizuar nxitoi t’ia plotesoje kerkesen.
    -A nuk duhej te vdiste, jo ne ate menyre,-dhe e rrakelleu goten me fund.
    Mikeli ndjeu hicin t’i krijohej brenda vetes, u largua pak, deri sa e mori veten dhe e pa ne sy duke i kerkuar te vazhdonte. I panjohuri ishte sikur te kishte ngrire fare, e kishte hequr veshtrimin prej Mikelit, ishte kthyer drejt deres se hapur, njelloj sikur te mos e dinte fare ku ndodhej.
    -Zoteri, vazhdoni ju lutem,-u lut djaloshi.
    -Ti nuk mban mend asgje ?
    Mikeli tundi koken per te mohuar.
    -Nena jote nuk te tregoi pse vdiq?
    -Nuk kemi folur asnjehere per kete.
    -Oh, une kam vite qe i jam larguar asaj historie, e gjithmone e kam bere veten fajtor per kete lloj arratisje. Prandaj jam ketu, te perballem me te shkuaren, njerezit kane nevoje te dine, te mesojne te verteten.
    Mikeli tundi koken pa kuptim.
    -Ashtu vertet. Une kam qene i dashuruar marrezisht pas nenes tende!
    -C’po thoni keshtu zoteri?-e djaloshi ndjeu qe frymemarrja iu be e kristalte, ra diku brenda tij, si copez akulli, duke u thyer mureve te zemres.
    -Ulu, qetesohu, ai ishte gjalle dhe i dinte te gjitha.
    -E nuk beri asgje?
    -Nena jote nuk ushqente interes per mua. Ishte e mire, e sjellshme, por kur kapej nga kriza ditesh, me klithte ne fytyre gjithcka, i thoshte te vertetat qe zhvishesin nga cdo lloj morali e qendronin duke u dridhur, lakuriq, para meje.
    -Ajo nuk eshte keshtu,-tha pa mundur te fshehe dot nje luhatje te lehte te zerit. –Nuk eshte kapur asnjehere nga kriza nervash, edhe tani me flet me peshperima…
    -Ka frike mos iu degjojne dhe vijne t’iu prishin qetesine, mos vijne te trokasin si puna ime dhe iu hapin serish dhimbje e kujtime te vjetra?
    -Ju nga e dini?
    -Oh, ti nuk duhet te kesh frike te besosh tek e pamundura, Mikel. Te kujtohet babai yt? Ai dinte gjithcka qe ndodhte rreth e rrotull. E mban mend?
    -Me linte perhere vetem, me nenen time. Ato kohe ajo me jepte te haja vetem gjera te thata. I dhimbte gjithmone koka e kur ishte vetem, qante me ze te larte, me ore te tera!
    -Dhe ti i dilje nga prapa, futeshe ne preherin e saj dhe i mbaje mbyllur te dyja duart, per te pritur lotet qe rridhnin. Emili gjithmone ka pushuar kur te shihte qe beje keshtu per te.
    -E vertete,-klithi i trembur Mikeli, u hoq mbrapa dhe duke ngritur supat, tha: -Ju si e dini?
    -Emili eshte lart? C’grua e mrekullueshme! Akoma kam pasion per te, kur i kujtoj emrin. Sa gje e vecante, e kupton si shperhapet ajri kur thua „Emili“? Ti e thua dhe e ndjen emrin qe ngrihet e shkel hapa te ajert, qe formojne nje pellg dridhjesh, te vijne afer e te magjepsin, nuk te lene te mbash syte hapur, te godasin aq fort sa ndjen dhimbje te embla qe te pershkrojne te gjithe trupin. Perserite me mua, me beso, “Emili”...
    -Emili…,-tha djaloshi, pa i hapur dot buzet, ndjeu sikur t’i kishin veshur nje kemishe te zjarrte, qe e percelloi ne gjithe trupin, i shkrumboi rrobat dhe nxehu aq shume ajrin rrotull tij, sa Mikeli ndjeu te shtyhej kunder vullnetit te tij, me shpatulla pas murit.
    -Nene,-tha me mundim, kur ndjeu nje dore te akullt, qe i shkau mbi sup. u drodh i gjithi e klithi me te madhe. I panjohuri vazhdonte te buzeqeshte, “jam une”, i tha, pastaj i la kohe te qetesohej, duke kundruar shkallet qe ngjitnin ne katin e dyte. Mikeli doli perpara, e kishte mbledhur veten, nuk do t’i lejonte te hidhte asnje hap perpara. –C’dini tjeter?-i tha, e prape nuk arriti dot qe te hiqej i qete. U gelltit dhe fshehu pas vetes duart qe i dridheshin.
    -Me thuaj, i dashur, te mundon gje?
    -Ju duhet te largoheni qe ketej! Ikni, ju lutem, tani !
    -Une jam mik i kesaj familjeje,-tha i panjohuri sikur te mos kishte degjuar asgje nga ai shperthim i papritur i djaloshit. –Une vazhdoj te ndjej dashuri per nenen tende, do kisha qejf te takohesha me te, te mblidheshin qe te tre rrotull nje tryeze darke, qe t’iu tregoj si vdiq, apo vetevdiq babai yt.
    -Kjo s’ka per te ndodhur kurre !
    -Leri ketu,-dhe i panjohuri e shtyu Mikelin sikur te mos i besonte dhe aq rezistences se tij. Por djaloshi nuk u dorezua, i doli nga krahet e duke rrembyer nje thike tavoline, i klithi qe te ndalte, perndryshe kishte per te vdekur.
    -Po shkoj tek nena jote, djalosh. Ti e di kush jam une…Kohe me perpara, me kane drejtuar ate thike, keshtu, si tani, njelloj!
    -Mikel, ngjitu lart,-u degjua nje ze gruaje qe po e urdheronte djaloshin te shkonte tek ajo.
    -Po te therret…C’pret, ule thiken,-dhe i panjohuri qeshi me nje trishtim te vrare, sa Mikeli u rrenqeth dhe per pak ia plasi te qarit.
    -Mos vono akoma,-degjoj zeri i nenes se tij, qe behej gjithmone e me shume i paduruar.
    -Nuk dua te me ndjekesh, tha duke ulur te gjitha rezistencat djaloshi, ktheu koken dhe pa te panjohurin qe tashme po dilte drejt deres. Mbeshteti doren ne parmaket e shkalles, ndezi nej cigare dhe i tha djaloshit:
    -Une jam ketu, po pres, nuk di me kur do largohem nga kjo shtepi…
    Djaloshi pohoi me koke, por pastaj nuk i benin kembet te ecte perpara, te ngjitej lart, te takonte nenen e tij. U kthye drejt te panjohurit, per pak u leshua me vrap drejt tij, sa shume do kishte dashur ta perqafonte, por i panjohuri, i veshur me nje mantel ajri, ngjante aq i larget. Si i vdekur. E cdo thithje qei binte cigares, e ngrinte pak, ne ajer, mbi te dyja kembet. Aq sa kur kollitej, perkulej e vinte doren diku ne gjoks, gjtihe dhimbje, sikur ta kishin plagosur me thike ne zemer.
    --Djaloshi im,-tha prape nena e tij, qe kishte dale ne kryet e shkallet, po e shihte e magjepsur e kur ky kthye koken drejt saj, i beri shenje me gisht, hoqi tylin e lehte prej kraheve dhe u fut rishtaz ne dhome.
    Mikeli i ngjiti shkallet me vrap e qendroi para deres, me nje gjalleri te pakuptueshme, sikur shume shpejt kishin per te marre fund te gjitha gjerat e ai te ishte serish i lire.-Te dashuroj, biri im,-dhe ajo zgjati krahet, e perqafoi dhe e puthi ne buze gjithe pasion, e shurdhet per te degjuar peshperitjen e te birit qe i thoshte ne vesh:
    -Mori fund Emili, ai eshte ketu!
    -Si the, i dashur?-ajo po i hiqte bluzen, ndersa Mikeli duke e ledhatuar ne te gjtihe trupin, i tha qe kishte trokitur nje i panjohur ne shtepi.
    -Une jam e semure, per te gjithe, zemer, per te gjithe. Asnje nuk duhet te na afrohet, mund te marrin vesh te verteten. Sekretin tone te vogel. Te verteten…
    -Ai eshte ketu,-tha Mikeli me ze te larte, por nena e tij beri sikur nuk e degjoi, e mbushi dhomen me nje te qeshur te madhe e i tha ne mund ta benin akoma apo jo lojen e tyre. Perplasi duart kur Mikeli iu pergjigj qe mundeshin e si i mblodhi floket pas vetes, cliroi gjoksin dhe pyeti:
    -Kush jam une?
    -Ti je endrra ime. Je cdo rreze drite qe perulet ne mengjes mbi qepallat e mia, rreshket mbi buzet time e kapercen shpirtin tim, per t’u bere dita e veshur si diell ; lakmi dhe zjarr, do beja gjithcka per ty…
    -Ti me meriton mua ?
    -Per tyune vras, kam vrare e duart le t’i ngjyej ne gjak, vetem te jem afer e kur gjithcka te marre fund, te them i lumt qe kam qene prane femres me te bukur ne bote.
    -Si je pa mua’
    -Ti, e mbyllur ne xhama kristali do beje te vdiste tmerrit me te fortin e njerezve. Je afer meje, nena ime, thesari im, te dashuroj.
    Ajo klithi nga gezimi, perplasi fort duart, iu hodh siper e duke e hequr pas vetes, arriti te shtrihej mbi krevatin martesor. U mbuluan dhe ndoqen njeri tjetrin ne nje aventure te gjate dashurie, djaloshit mekatar nuk i shkoi asnjehere mendja te dorezohej. Si mbaruan, ajo renkoi e lumtur, kurse ai u ngrit lakuriq, eci tek dritarja ku dalloi te panjohurin qe pinte cigare, e tha me ze te qarte, te degjohej sa me mire :
    -Sa mire qe eshte ketu. I vdekuri u kthye, sapo u kthye, nene e dashur !

    & & &

    -Ti nuk duhet te kesh frike prej tij, tashme eshte i rritur dhe mund t’i kuptoje te gjitha,-tha dhe ne tentative per t’i mbushur mendjen, e puthi lehtazi ne buze.
    -Nuk e di, nuk e di, me duket sikur po tradhetoj besimin e tij,- dhe burri kaloi te dyja duart mbi koke, pa mundur te ndaloje hapat e tij. Gruaja qe kishte perbri e terhoqi pas nga krahet, iu lut ta shihte ne sy dhe i tha:
    -Ti me dashuron mua? Kane kaluar pesembedhjete vjet qe atehere. Edhe ti ke te drejte te ribesh jeten tende. Mikeli tashme eshte nje djalosh, e une mund te jem nje nene e persosur per te.
    -Nuk me kupton,-i tha burri,-ti nuk e di c’lidhje e forte eshte mes tij dhe asaj.
    -E di, u shkaterrova edhe une prej saj. Nga dreqin nuk vdes nje here e mire,-tha gruaja, qe mendoi per nenen e Mikelit, e futur ne koma prej pesembedhjete vjetesh, qe nga lindja e djalit te saj.
    -Martina,-u lut me ze te dobet ai, pa arritur te heqe prej vetes nje vizion mekatar, te vdekjes se Emilise. –kjo do t’i shkaktonte shume dhimbje Mikelit. Tani nuk me le as qe te marr nje infermiere ne shtepi. E kalon gjithe kohen prane saj, e ndihmon te ushqehet prej tubave, i fle, i tregon, e perkedhel. Per Mikelin eshte njelloj sikur nenes se tij te mos i kete ndodhur asgje.
    -Mikelin? Eshte i gjithe faji i asaj gruaje. Plasa, dreqi e mori!-tha tjetra, duke u kapur pas mikut te saj, ne erresire.
    -Tamam, sic duket ka mesuar per ne, ndaj ndihet xheloz. Nuk me le t’I afrohehem nenes se tij. Nje dite me kercenoi me thike, nuk tha gje, vete qe ashtu, ne heshtje, syte e tij pelcisnin shkendija dhimbjeje e urrejtjeje.
    -Ti leme keto marrezira. Duhet ta mbyllim ate grua ne nje spital nje here e pergjithmone.
    -Te shohim, te shohim,-tha burri, qe e percolli me tej ne heshtje miken e tij, e puthi ne buze e la takim per neser, duke u larguar ne erresire.
    -Mberrita, Mikel,-tha ne deren e shtepise, e befasisht ndjeu ajrin e ftohte qe zbriti nga shkallet e katit te siperm, cuditerisht iu be sikur te pesonte nje shpim te akull, thike, qe pa pushim, pa pushim, vazhdonte t’i ngulej ne zemer !
    ERIS RUSI

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Sikur ke lindur ne vitet 50 dhe shkruan ne vitet 70-80. Por mos e merr per ofendim... ti me sjell nje lloj nostalgjie te kendshme me shkrimet e tua.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema të Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letër dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund të jetë një marrëdhënie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. FDH: Trupa të pajetë të shqiptarëve nga Kosova janë varrosur
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 16:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •