Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni se Brigel duhet te ik nga kombtarja jone?

Votues
33. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, sa me parë...

    8 24.24%
  • Po, ai eshte pengese per talentet e reja...

    2 6.06%
  • S'ka fajet Brigel, duhet nderim gjeneratash...

    6 18.18%
  • S'ka fajet Brigel, kemi nepotizem ne Kombtare...

    3 9.09%
  • FSHF-ja duhet te leshon postet...

    3 9.09%
  • Jo, ka bere dicka edhe ai...

    7 21.21%
  • Nuk kam pergjigje...

    4 12.12%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 141
  1. #-19
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.

    Une mendoj se Brigeli ka deshtuar plotesisht si traineri i kombetares sone.
    6 pike ne 5 ndeshje mund t`i kishim marre me cfaredolloj traineri.

    Deshtimi i Brigelit n.q.s nuk eshte i qellimshem (gjera qe ndodhin ne ditet e sotme), tregon nje perciptesi te plote te tij si trainer, mosnjohje totale te lojtareve, nje pertaceri te jashtezokonshme ,dhe te gjitha me nje fjale = injorance dhe indiference .

    Sa per ate qe ka zbuluar ndonje talent, me duket gjeja minimale qe mund t`i kerkohet nje traineri kombetare, qe mendohet te jete traineri me i mire i nje vendi.
    Edhe kur shikon ndonje ndeshje kampionati shqiptar, le te kuptohet se po kryen ndonje sakrifice te madhe.

    Aq me teper qe vjen ne Shqiperi nje here ne mot, dhe jep deklarata kontradiktore ne shtypin e huaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 14-02-2005 më 07:18

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs down Mos t'i bime samarit...

    JO!
    Nuk ndrrohet kali ne mes te rruges...

    6 pike ne 5 neshje mund te mos i kishim marre me çdo trajner. Brigeli si tranjer nuk eshte shume lart, por dihej se kush eshte edhe para se te vinte.

    Talente s'ka... Ku ka talente nje vend qe nuk ka kampionat?

    Deklarat kontradiktore... keto jane krejt normale... Ne presim shume prej nje kombetareje qe s'eshte ne cilesine e kundershtareve, gjithmone bertasim per fitore te sigurta...jemi te etur per fitore... dhe ai eshte i detyruar ne njefare menyre qe t'i marre parasysh keto ...

    Ti qe fajeson Brigelin...fol konkretisht...
    Marrim Bushin... Bushi ne ekipin e vet, per momentin, nuk lu ne 11-she te pare. Po ku lun Bushi? Ne nje ekip ne Ligen Turke qe perpiqet te mos bije nga kategoria... Pse e merr Brigeli Bushin? Sepse s'ka te tjere... Ai eshte me i miri... Po me i miri sulmues i yni loz aty ku e thashe me lart ndersa me i mire i Ukraines loz tek Milani dhe kete vit morri nje TOP TE ARTE...Ukraina u fut me dy ekipe ne Champions League ndersa ekipet tona me zor kalojne naj tur nga Intertotto...

    O shqiptare, kuptojeni se s'kemi futboll...kemi shume per te bo... jemi shume mbrapa...

    Them se nuk duhet ta ndrrojme tranjerin...

  3. #-17
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Postime
    189
    Jo more ...
    Po Brigel eshte ai qe po e con kombetaren tone sa me lart pastaj eshte edhe kurajoja e lojtarve .Po ne nuk kemi shanse nuk na do loja qe te fitojme (edhe pse ndonjeher nuk luajm me zemer).
    Gjithsesi i uroj fat kombetares per ndeshjet ne vazhdim

  4. #-16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Nga gazeta Panorma

    Kush u mund, Brigel apo kombëtarja shqiptare

    Shqipëria e vogël, aktualisht ka një kontigjent të mirë futbollistësh profesionistë. Në raport me popullsinë, skuadra jonë është nga më të mirat, por duket se disa defekte janë tek trajneri Brigel. Rrjedhimisht, mendoj se nuk ka humbur kombëtarja jonë, por Brigel. Më 9 shkurt u luajt një ndeshje futbolli me një skuadër që është përfaqësuese e një vendi të madh, e një vendi që ka popullsinë 20 herë më të madhe në numër sesa ne. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi realistë, jo modestë. Pra, shkallët e suksesit dhe të pretendimeve të ngjiten një nga një dhe jo të gjitha përnjëherë. Nuk mundet që një skuadër futbolli, deri dje e pakonsideruar, të bëhet rivale në kampionatin botëror. Kjo, nëse do të ndodhte, do të ishte një mrekulli. Unë mendoj se zoti Brigel gaboi në formulimin e formacionit dhe zëvendësimet e bëra pa një filozofi realiste, që t’i përgjigjej ritmit të fushës. Përpara se të shprehem u kërkoj falje emrave që përmend, por unë mund të them se në portë duhej Lika ose Beqja dhe jo 40-vjeçari Strakosha, i cili mbetet i nderuar për gjithë sa ka dhënë deri më tani. Po kështu, në mbrojtje u vunë dy djem shumë të rinj, Dallku dhe Osmani. Në vendin e tyre u desh të luanin Dede dhe Liçi, të dy këto lojtarë me eksperiencë dhe në formë të mirë sportive. Në mesfushë me Skelën e Haxhin duhej Patushi i ekipit të Tiranës. Natyrisht që duhej edhe i mirënjohuri Fatmir Vata. Ndërsa Bogdani duhej futur në sulm që në minutin e parë dhe jo në fund. Po të ishin bërë këto ndryshime dhe ky rregullim, mendoj se rezultati do të ishte krejt ndryshe. Sportdashësi shqiptar ka kërkuar me modesti që skuadra shqiptare të arrijë sa më afër garës së botërorit. Kombëtarja shqiptare, për paradoks, ka mundur skuadra të fuqishme si psh., Gjermaninë, ndërkohë që është rrahur nga skuadra shumë të dobëta. Kjo ka ardhur, si pasojë e neglizhencës dhe mosorganizimit të mirë. Mendjemadhësia është një gjendje që sjell humbje, kjo ndodhi edhe pas ndeshjes me Greqinë. Tani që u mundëm nga Ukraina, në ndeshjen me Turqinë ne mund të dalim fitues. Unë mendoj se kombëtarja jonë duhet organizuar mbi baza të shëndosha profesionale, larg interesave klanore që fatkeqësisht veprojnë ndonjëherë edhe aty.

  5. #-15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Ja edhe nje tjeter na www.sportisot.tk


    Kombëtarja Shqiptare, eksperienca e parë për trainerët e huaj?!!!
    Dërguar nga webmasteri më 13/2/2005 0:08:31 (114 lexime)

    Kombëtarja Shqiptare si dihet humbi edhe me skuadrën e Ukrainës disa ditë më parë, pasi kishte humbur më parë edhe me skuadrën e Danimarkës po në Shqipëri. Por çdo të ndodhi më vonë, ka një të ardhme kjo kombëtare? Gati të gjithë lojtarët e kombëtares Shqiptare kanë luajtur bashkë për disa vjet dhe tashmë është një grup i konsoliduar. Nuk arrijnë të fitojnë me skuadra të nivelit më të lartë se jona (edhe se Gjeorgjia nuk duhet të jetë shumë më lart se ne, por përsëri nuk fituan) atëherë pse duhet të zhgënjejmë gjithë këta tifoza duke ju thënë se pretendojmë për një vend në botëror.

    Gjithnjë nuk kam qenë i mendimit se Brigeli apo Dossena apo cilido tjetër specialist i huaj me eksperiencën e këtyre të fundit janë të nevojshëm për kombëtaren tonë. Jo sepse mendimi im është i ndonjë specialisti apo i ndonjë gazetari, apo cilitdo tjetër që është marr gjithë jetën me sport, por vetëm thjesht i një tifozi të kombëtares edhe pse jo shumë i zjarrtë. Të fillojmë të analizojmë dy ndeshjet që kemi humbur në Tiranë, gjithnjë sipas njohjes sime të futbollit dhe mendimeve të mia. Humbëm me Gjeorgjinë dhe që këtu u lëkund pozicioni i një skuadre që pretendon për të zënë një vend në një kampionat botëror sepse pikërisht humbëm me një skuadër pak a shumë të një niveli me ne, humbëm duke luajtur mirë apo keq kjo është tjetër punë sepse edhe me Gjermaninë më përpara kemi humbur me një gol dhe kemi luajtur shumë mirë por loja nuk sjell pikë dhe ne e dimë shumë mirë sepse më shumë se vendi i parafundit nuk kemi shkuar. Çfarë bëri Brigeli më shumë se trainerët më para tij, trainerët shqiptarë? Asgjë, doli i parafundit në grup (pavarësisht se e drejtoi skuadrën tonë kur ishin luajtur disa ndeshje) nuk tregoi ndonjë zgjuarsi apo kapacitet të madh si trainer, pavarësisht se disa ndeshje si për shembull atë me Greqinë e ka ndërtuar shumë mirë. Mbase ne shqiptarët i mbivlerësojmë të huajt, sepse Brigeli ka qenë vetëm një futbollist shumë i mirë por jo një trainer, futbollista shumë të mirë kanë qenë edhe Maradona, Pele, Panajot Pano e të tjerë por trainerë nuk kanë qenë ndonjëherë. Të kalojmë tek ndeshja me Danimarkën. Çdo futbolldashës e kupton se Danimarka është skuadër më e konsoliduar dhe më e fortë se jona, skuadër nordike, ka sulmues të qetë para porte që shënojnë në rastin më të vogël që i jepet. Çfarë bëri kombëtarja jonë me në krye trainerin e saj Brigel për të ndalur Danimarkën? Thjesht luajti me të njëjtën taktikë që luan gjithnjë, e cila nuk sjell rezultat sepse po të kishte sjell rezultat
    nuk kishte nevoj të merrnim një trainer të huaj duke shpresuar që të ndryshonte taktikën e lojës së kombëtares sonë, sepse kombëtarja jonë luan akoma me atë taktikë e cila nuk sjell rezultat, një herë e ka ndërruar taktikën, vetëm me Greqinë, ku punës që bën në mesfushë me qarkullimin e topave i shtoi dhe presingun e vazhdueshëm kundrejt mbrojtjes greke në fillim të lojës, por Brigeli nuk ndryshoi lojën dhe karakterin e lojtarëve, pra asgjë, taktika me Danimarkën ishte po ajo me Ukrainën, merreni me mënd se sa lodhen skuadrat tona kundërshtare që të zbulojnë taktikën tonë e cila nëse bllokon Skelën në mesfushë, nga i cili kalojnë të gjitha topat për tek sulmi atëherë ke bllokuar gjithë sulmin dhe mesfushën Shqiptare.
    Si Danimarka dhe Ukraina përpara ndeshjeve jepnin deklarata se do të ishte ndeshje e vështirë kjo përballë skuadrës së Shqipërisë, për mua këto skuadra kanë dashur të tallen me ne, pasi ne kërkojmë fitore më shumë me fjalë se sa me vepra. Ato e dinin që në Shqipëri do të fitonin dhe të dyja fituan lehtë. Ka disa që thonë se Ukraina vetëm dy gjuajtje bëri në portë dhe ne luajtëm mirë, kjo nuk është aspak e vërtetë, mendohuni mirë, çdo të ndodhte nëse Ukraina gjuante edhe tre herë në portën tonë, rezultati do të ishte 5-0. Ukraina u duk që ka një trainer të zotin sepse bëri atë që mos të lodhte lojtarët e tij dhe Shevçenkon që "shqiptarët" e konsideronin si më të rezikshmin e vendosi në rolin e organizatorit më shumë se sa të sulmuesit, traineri i Ukrainës ndryshe nga traineri jonë gjeti pikat e dobëta të skuadrës Shqiptare dhe pikërisht shënoi dy gola nga dy goditje standarte, aty ku çalon mbrojtja jonë. Brigeli mbase ka edhe merita, unë nuk shoh shumë merita të tij por di që Brigel në ndeshjet me Danimarkën dhe Ukrainën duhet të linte të luanin skuadrat kundërshtare e jo të luante me taktikën e Brazilit sepse Shqipëria nuk është Brazili. Ne duhet të përdornim një kundërsulm të shpejtë, dhe të reshtoheshim mirë në mbrojtje për të marr qoftë edhe një barazim 0 - 0 dhe të godisnim me kundërsulm kundërshtarët. Në këto dy ndeshje Shqipëria nuk ka treguar aspak se është një skuadër pretendente pët të zënë edhe qoftë vendin e tretë në grup e jo më lart pastaj. Nuk e kuptoj se pse lojtarët tanë luajnë me pasime të shumta në mesfushë dhe nëse nuk i vete topi Skelës për tja përcjell më pas sulmuesve do të kthehet topi pas, kjo është e çuditshme, po një ditë kur Skela të mos jetë më në kombëtare si do të bëjmë, do të gjejmë një Skelë tjetër apo do të vendosim më në fund që të luajmë të gjithë së bashku. Së fundi traineri Brigel ma mbushi plotësisht mendjen se nuk është për trainer, ne kemi plot trainerë të mirë, por ka edhe trainerë të tjerë të huaj që kanë eksperiencë, për shembull Zdenek Zeman apo shumë të tjerë, por jo nga këta që duan të fitojnë eksperiencë me kombëtaren tonë, me klubet mund të bëhet çfarë të duash por jo me një kombëtare që ka disa vjet që po e pret populli Shqiptar, kombëtarja është kombëtare dhe jo thjesht skuadër ku të mësojnë dorën ish-futbollistë të huaj. Së fundi mendimi im është se ka dhe trainerë të mirë në Shqipëri, trainerët tanë nuk janë të "vjetër" sepse kanë qenë ata që na kanë drejtuar deri më sot, kanë qenë ata që i kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare klubet Shqiptare si Flamurtari, Vllaznia, Tirana, Partizani. Përse vallë nuk mund ti bëjnë punë kombëtares sonë trainera si Leonidha Çurri, Bejkush Birçe, Shkëlqim Muça, Astrit Hafizi, Ramadan Shehu, Sulejman Mema, Sulejman Starova, Neptun Bajko, Vasil Bici, mos vallë këta federata e futbollit nuk i preferon sepse janë Shqiptarë dhe trainera të vjetër? Këta njerëz deri tani i kanë dhënë futbollit Shqiptar prestigjin që ka sot (atë prestigj që ka), kanë punuar një jetë për futbollin Shqiptar edhe në kushte shumë të këqija, shumë herë me pasion e dëshirë të madhe për të ndryshuar këtë futboll, ata nuk janë të vjetër. Kush vallë do ta drejtonte kombëtaren tonë më mirë se një shqiptar që dëshiron porsi vetë tifozat që mbushin stadiumet fitoren dhe prestigjin e vendit ku ka lindur dhe të sportit më të dashur për atë, të cilit të gjithë këta specialista që përmenda më lart i kanë dhënë pjesë të rëndësishme nga jeta e tyre.
    Kombëtarja Shqiptare nuk duhet të vuaj nga pazotësia e drejtuesve të FSHF-së, sepse nëse ata binden se duhet një trainer i huaj le të mos veprojnë si veprojnë klube të kampionatit Shqiptar duke i marrë lojtarët nga rruga që të luajnë në Shqipëri, sepse ish kampion bote apo ish kampion europe ka shumë, por ne na duhet vetëm një kampion i vërtetë, një trainer që ti japi një lojë të re kësaj skuadre, e cila i ka të gjitha mundësitë për të shkuar më lart se një vend i parafundit.

    (Webmasteri - Për www.SportiSot.tk)

  6. #-14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Po te futej Brigeli ne fushe, edhe mund te shenonte...
    Lojtaret e kombetares tone nuk bejne dot nje gjuajtje ne porte, kurse ju thoni te iki brigeli...
    Kush e ka fajin qe Tare dhe Bushi nuk bene nje guajtje per te pare a eshte noj cike portier i mire ai i ukraines?
    Kush e ka fajin qe Skela nuk dhe nje pas per gol. Kush e ka fajin qe duro dhe haxhi nuk e moren nje here te vetme fundoren?
    Per mua i vetmi gabim i brigelit ishte mos-thirrja e F. Vates.Ai aktualisht eshte lojtari me ne forme shqiptar.
    Pastaj tranjeret shqiptar nuk kane mentalitet fituesi dhe jane brumosur me ndjenje e inferioritetit ndja skuadrave perendimore...
    Hajt pra, le ti urojme skuadres tone FAT ne ndeshjen me turqit. Une kom nje parandjenje qe turqit do tregohen tolerante me ne.
    Mjaft na kane shkel me kembe 500 vjet,,, tani erdhi dita edhe te na tolerojne icik...

  7. #-13
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Ja cfare shkruan sot tek www.sportishqiptar.com.al

    Nuk duhet të harrojmë se trajneri ynë i kombëtares ka qenë përherë disfatist për të ardhmen 15-02-2005

    "Arkitekti" i humbjes së kombëtares...

    Sporti - Online


    Nga Xhevdet Zekaj Nuk besoj që historia e sportit në Shqipëri të ketë pasur ndonjë trajner më të përkëdhelur dhe të superpaguar se Hans Peter Brigel. Asgjë e re. Ai ka marrë sa ka dashur, ka grumbulluar kë ka dashur, ka shitur dhe blerë kë ka dashur, nuk ka pyetur dhe respektuar median, ka bredhur si kryetrajner, pa respektuar asnjë trajner a "ish" para tij e çfarë nuk ka bërë, por nuk merremi me atë jo sepse humbi, se humbje pëson edhe Brazili, por ai duhet të jetë më ekzigjent në punën e tij. Për mendimin tim, humbja e kombëtares nis te deklarimi dhe kapitullimi i Brigelit para disa muajve: "Atëhere, ajo që ne të ëndërrojmë praninë në Gjermani, është një iluzion. Në të vërtetë, unë i kam vlerësuar shanset tona më pak se një 1%. Të gjithë e dinë se Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. Niveli i superligës në Shqipëri i përgjigjet nivelit të ligës së katërt amatore në Gjermani. Kushtet e stërvitjes janë të tmerrshme, thjesht katrastrofike, ekipet e Bundesligës 2 as mund të krahasohen me superligën shqiptare. Infrastruktura shumë, shumë e varfër, ju bile nuk e përfytyroni dot sa e keqe është ajo. Aty në çdo moment të stërvitjes mund të pësosh traumë. Kur shkova në këtë vend kishte vetëm tri fusha ku mund të luhej futboll. Problem kryesor është rritja e barit, por duhet të nënvizoj se FSHF po merr masa drastike për të përmirësuar situatën. Këtu punojnë trajnerë me moshat nga 15?21 vjeç. Po në përgjithësi ky vend nuk prodhon talente që mund të sigurojnë ecjen përpara." Qartë, hapur, prerë, një sinqeritet i dhimbshëm, i pavërtetë, por dështak e i patolerueshëm për këdo trajner në botë. Ne mund të jemi vendi më i varfër në Europë, por Brigelit i dhamë një pagesë e CV të pasurish e të sinqertë, kurse ai asnjëherë nuk na i tha objektivat. Cili trajner shqiptar, ndonjë Birçe, Hafiz, Zhegë, Demollar, Bajko, nuk do të ishte persekutuar për deklarime të tilla, por në fakt për abuzime me detyrën, për dy humbje rresht në fushën tënde? Cilin trajner shqiptar do të kishte kryqëzuar media dhe drejtuesit për pazaret anti?Vatë, anti?Beqaj dhe anti?Bogdan? Kush do t'i shpëtonte aktivizimit jorentabël të futbollistëve të dëmtuar dhe që ngrohin stolat nëpër Europë? Beqaj, për të disatën herë, është portieri i javës në kampionatin helen, protagonist i rubrikave sportive në ERT, Lika i Dinamos në formë dhe perspektivë e ne vazhdojmë të rrimë nihilistë e të duartrokasim për Foton, që është emblemë e kombëtares, por çdo gjë e ka një fund. A do të rrinim pa mallkuar e quajtur antishqiptar Birçen e kompani, po të vlerësonin me atë gjuhë institucionin e futbollit shqiptar? Por kjo pjesë interviste është justifikim për të gjitha rezultatet e përfaqësueses sonë, ku pa dyshim pjesën e luanit të fajit e ka Hans Petër Brigel, për të cilin nën zë të gjithë ia thonë të metat, megjithëse ne disa herë i kemi thënë edhe në këtë faqe të "Sportit". Nuk besoj se habitesh kur "disiplina gjermane" e futur nga Brigeli te përfaqësuesja jonë dhe e trumbetuar nga të gjithë, është ajo e rrumpallës dhe jo mbulimit në zonë. Them kështu, sepse dy golat e pësuar nga Ukraina nuk kanë asgjë të përbashkët me disiplinën gjermane, sepse lojtarë pa stërvitje që të aktivizohen nuk kanë asgjë të përbashkët me disiplinën gjermane, sepse portier që të mos dalë një herë të grushtojë rrallë gjen në manualet gjermane, sepse trajnerë disfatistë e pesimistë rrallë gjen në disiplinën gjermane, sepse, sepse.... Intervista e sinqertë e Brigelit ishte më shumë se kambanë për humbjen e të mërkurës. Ajo ka të bëjë edhe me psikologjinë dhe vizionin e futbollbërjes shqiptare, edhe me personalitetin e vet gjermanit. Ndoshta për të qenë të qetë jo se humbëm, sepse Ukraina mundi Turqinë në Turqi, barazoi në Danimarkë, por sepse Brigeli duhet të punojë dhe përmbushë kontratën si shqiptar, të kuptojë se ka të drejta dhe detyrime, se duhet të punojë më shumë në Shqipëri, të dëgjojë më shumë, se ka shumë për të bërë, sepse ai edhe mund të ikë si Dosena e ne do të kërkojmë një tjetër emër të madh, që do të na thotë: Unë ju kualifikoj! Kurse në sajtet e UEFA?s dhe median botërore të pohojë se në Shqipëri s'ka fusha, s'ka futboll, s'ka talente, janë injorantë e të varfër etj. Sepse këtu çështja është karakter dhe për ata që dyzojnë karakterin është vështirë të besosh se do të ringrenë futbollin shqiptar. Pak muaj më parë, mbarë bota qe dëshmitare e përfundimit me sukses të Euro 2004?ës dhe të Lojërave Olimpike në Athinë. Të mbledhur rreth pishtarit olimpik, sportistë dhe sportiste treguan se sa afër mund të qëndrojnë kombet me njëri?tjetrin dhe se si mund të lënë mënjanë urrejtjen dhe konfliktet, se si mund t'i japin dorën e mbështetjes njeri?tjetrit. Le të lëmë simbolin e paqes dhe vëllazërisë olimpike të na ndihmojë të ndërtojmë një botë futbollistike më të mirë dhe më të sigurt, për të tashmen dhe për brezat që do të vijnë dhe besoj se kontributi kryesor në këtë valle i takon FSHF?së dhe herr Brigelit. Le t'i lëmë edhe shqiptarët të ëndërrojnë të paktën për një futboll të pastër e të barabartë.

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Po gazetaret ate puna kane, o Qerim. Kur fiton te ngren ne qiell, kur humb te shajne e mundohen te te perzene...

    Me shume mundesi e njejta gazete i ka thure lavde Brigelit pas fitoreve me Greqine dhe Kazakistanin...

    Shqiperia s'ka futboll dhe per shume vjet s'do kete!

  9. #-11
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    SHQIPERIA KA SHUME FUTBOLL DHE GJITHNJE DO TE KETE.

    Permendet shume here ne kete forum se ukraina kishte Shevcencon, por edhe ne kishim Bogdanin qe momentalisht kerkohet me ngulm nga Udinese , qe ne kampionatin italian nuk eshte vecse 2 vende poshte Milanit.

    E di njeri deri kur e ka kontrakten Brigeli me FSHF ??

  10. #-10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    SHQIPERIA KA SHUME FUTBOLL DHE GJITHNJE DO TE KETE.

    Permendet shume here ne kete forum se ukraina kishte Shevcencon, por edhe ne kishim Bogdanin qe momentalisht kerkohet me ngulm nga Udinese , qe ne kampionatin italian nuk eshte vecse 2 vende poshte Milanit.

    E di njeri deri kur e ka kontrakten Brigeli me FSHF ??
    Aman mos krahaso Shevçenkon me Bogdanin o burr i dheut...
    Bogdani ka qene diku ne kategori te pare pastaj ka shku atje ku eshte... Ndersa Sheva ka sa vjet qe e mban i vetem nje MILAN dhe fiton kampionate, champions etj....


    Kur them s'ka, kuptohet qe e kam fjalen per cilesine...
    SHume Futboll ka, eshte e vertete, por nuk ka rendesi sasia por cilesia...

    Do ta them gjithmone kete deri sa tu mbushet mendja te gjithe tifozeve:

    Shqiperia s'ka futboll dhe per shume vjet s'do kete!
    Fajin s'e ka Brigeli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 15-02-2005 më 09:08

  11. #-9
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Postime
    189
    Ne zihemi kot sepse ne duma vetem fitore
    Pastaj ne grup nuk eshte se kemi skuadra te lehta po kemi disa nga skuadrat qe pretendojne per te marre boterorin,ndersa ne duma vetem te futemi ne boteror,rendesi ka qe kete loje qe po bejme tani te bejme deri ne fund kjo eshte e rendesishme.

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lexova dy artikujt e mesiperm e me teper me ngjajten me bomba tymuse se sa fjale objektive e realiste qe mund te na tregojne dicka per te dale nga situata ku eshte kombetarja.
    Po e dime ne can niveli eshte shtypi shqiptar dhe gazetaret e tij!

    Kritikat jane te nevojshme po te jene realiste dhe te japin dhe zgjithje po jo sic ndodh me ca gazetar qe vetem denigrojne e genjejne pa dhene as dhe nje alternatve bindese.

    Brigeli solli nje ere te re ne kombetare dhe po ta keni parasysh kombetarja gjermane eshte e vetmja kombetare ku trainjeret pavaresisht haritjeve vleresohen e respektohen e kurre nuk denigrohen e kane nje vazhdimesi pa prishur klimen dhe imazhin e kombetares.

    Per kushtet e pergjithshme ku ndodhet shqiperia tani dhe per nja 10 vjet do ishte me mire te kishim nje trainier te huaj.[i dime problemet pa fund qe krijohen me trainieret shqiptar dhe per ca kohe kur shqiperia te harij ne nje tjerer nivel]

    Trainieri gjerman per mendimin tim jane nga me te pershtatshmit per vete karakteristikat e gjermaneve punetor e me disipline qe jane shume te nevojshme per ne.
    E pame ca beri trainieri italian qe u soll si alabak.

    Brigeli e tha qe pas greqise se nuk kam lojtare e kjo duhet te na shqetesoj.

    Ne artikullin e fundit artikullshkruesi ja hidhte fajin dhe atmosferes madheshtore qe e ka zili cdo kombetare dhe te tjeret hedhim miliona dollare ta krijojne.
    Na jep dhe shembuj nga Greqia qe i pame qarte ne shtator kur ajo atmosfere qe ai reklamon per ne solli ne vrasjen e nje tifozi shqiptar e masakrimin e qindra te tjereve qe festonin thjesht per nje ndeshje futbolli.

    Ne cdo vend jane tifozat e mbeshtetja e publikut qe e con sportin para.
    Kjo e con cdo sport para qe nga spektakli i krijuar deri te mbeshteja monetare e deri te biznesi e te levizia qe sjell ne jeten e vendit.
    Ne ameriken e veriut sportet maten thjesht nga mbeshtetja e publikut, kush eshte me i madhi,po keshtu ne europen perendimore.

    Trainieri ,Federata duhet te kene nje strategji me te afatgjate e jo te ngelen ne javen e fundit kur ky luan e ky nuk luan dot.
    E me shume ndeshje stervitore , me shume talente te reja e pse jo nje plan per ta bere nga e para me lojtar te rinj per Kupen e Europes se qe tani punohet per ate e jo te presim pas dy vitesh te kujtohemi para ndeshjes se kush mund te luaj e kush jo.
    Plus e kemi nevoj te kemi disa klube ne shqiperi te jene te pakten ne standartet europiane.
    Dhe ne greqine fqinje qe eshte shtet me me shume para tre ekipe jane kryesore te tjerat japin lojtar per keto.

    Tifozat Kuqezi , Brigeli dhe loja e forte e lojtareve tane qe duhet ta pranojme e vjeresojme se kane luajtur me perkushtim na coi ne kete nivel qe ne medojme e pretendojme per kualifikim.
    Mos te bejme ne keto momente si ca 'humbes' apo eren e tyre qe hapin'gazetaret' tane medioker po te shikom ca mund te bejme te kemi nje kombetare me te mire e i kemi mundesite.

    Ta marr e mira ne dhe vetem nje sport kemi ne shqiperi, futbollin, kurse vende si Kroacia,Danimarka etj me te njejten popullsi me ne kane gjithe ato sporte e dalin shume mire ne to e marrin nje qerre me medalje.

    FORCA SHQIPERIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-02-2005 më 10:52

  13. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Une mendoj se Brigeli ka deshtuar plotesisht si traineri i kombetares sone.
    6 pike ne 5 ndeshje mund t`i kishim marre me cfaredolloj traineri.

    Deshtimi i Brigelit n.q.s nuk eshte i qellimshem (gjera qe ndodhin ne ditet e sotme), tregon nje perciptesi te plote te tij si trainer, mosnjohje totale te lojtareve, nje pertaceri te jashtezokonshme ,dhe te gjitha me nje fjale = injorance dhe indiference .

    Sa per ate qe ka zbuluar ndonje talent, me duket gjeja minimale qe mund t`i kerkohet nje traineri kombetare, qe mendohet te jete traineri me i mire i nje vendi.
    Edhe kur shikon ndonje ndeshje kampionati shqiptar, le te kuptohet se po kryen ndonje sakrifice te madhe.

    Aq me teper qe vjen ne Shqiperi nje here ne mot, dhe jep deklarata kontradiktore ne shtypin e huaj.
    Qerimo,

    Ti e di qe kete artikull e ke bere nga merzia e humbjes, sepse shpresoje ne fitore me Ukrainen. Megjithate kjo nuk do te thote qe Briegeli meriton cka thua. Pertac Briegeli nuk eshte pasi ai pershembull drejton dy kombetare (A dhe B), gje qe s'e ben asnje trajner ne Evrope. Injorant nuk eshte sepse ka qene ne ambientin e futbollit per 35 vjet. Indiferent nuk eshte sepse i intereson te fitoje.

    Briegeli i ka futur mentalitet te ri federates (apo te pakten eshte munduar t'i fuse), qe te gjejne miqesore e te mbajne ekipin e grumbulluar sa me shpesh ne menyre qe te provohen skema e zgjidhje qe jane te nevojshme ne raste qe te mungojne lojtaret.

    Briegeli eshte ai qe fitoi dy ndeshje zyrtare (Rusi dhe Greqi) ne dy vitet e fundit, te dyja me mire se vendi i 20-te ne renditjen FIFA, kur asnje trajner tjeter s'e ka bere deri me sot qysh prej vitit 1946. Ne fakt, qe prej atij viti (59 vjet) vetem nje fitore kishte arritur Shqiperia me skuadra te atij niveli (Belgjiken e '84 qe u rendit e katra ne bote ne 1986 ne Meksike).

    Briegeli eshte trajneri i Shqiperise me statistikat me te mira nder trajneret me me shume se 10 ndeshje (8 fitore, 2 barazime, e 10 humbje).

    Kur Briegeli thote qe ne Shqiperi ka varferi ne mund te na vrase miza nen kesule ama duhet te pranojme qe ne Shqiperi ka varferi. Ndryshe genjejme veten. Kur Briegeli thote qe ka kushte te llahtarshme stervitjeje (edhe pse shton qe shume po behet), thote nje te vertete. Pse s'duhet ta pranojme ne? Eshte gje e mire qe kemi nje trajner qe ta shkunde ambientin me deklarata te tilla, pasi nje shqiptar do pajtohej me kollaj me status quo-ne e sportit. Briegeli s'bie ne kompromise dhe i thote gjerat troc, i vete gjuha ku dhemb dhembi. Menyra me e mire per te ndryshuar eshte te pranosh se si je. Po kujtove se Shqiperia eshte plot me talente, qe jemi me te mire se te tjeret, qe jemi fenomena etj., s'ke bere gje tjeter vecse ke ushqyer shpresa te kota. Shqiperia s'ka kampionat per te qene sepse skuadrat e saj ne Evrope une s'i kam pare ndonjehere ne shtator 15 vitet e fundit (luajne ne vere kur te tjeret sterviten). Shqiperia e ka skuadren kampione qe stervitet ne llac e argjile (merre me mend te tjerat). Shqiperia s'ka dushe me uje te ngrohet per skuadrat e c'quhet (hmmm), Superliga. Shqiperia i ka stadiumet bosh sepse ka dizinteres per skuadrat, kaq i ulet eshte niveli i futbollit.

    Ne fund te fundit Briegeli kur tha qe Shqiperia ka 1% shanse u tregua optimist, pasi agjencite e basteve (para ndeshjes me Ukrainen) e jepnin Shqiperine mesatarisht 1:300, pra me 0.333 shanse, pra Briegeli e rriti kuoten.

    Xhevdet Zekaj nuk ka shume shifra kur shkruan artikujt e tij. Ai ben polemika qe te lexohet si ata debilat e "Processo di Biscardi", qe shkatarrojne ambientin italian duke i dhene skicofreni tipike italike. Te lutem Qerim mos u bej si ai. Ti e njeh futbollin dhe jam i sigurte qe do me kuptosh.
    Ignore List: Den Bossi

  14. #-6
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    une jam per nderrimin e trajnerit Brigel.mendoj qe kaq ishte.cdo trajner ka pozitivet dhe negativet por ne duhet ta nderrojme per arsye se te mos i duket vetja i pandryshueshem.Edhe Saki e coi Italine ne finale ne 1994 ,atehere qe Italia doli e treta e grupit ne filklim por me vone e nderruan.pra duhet ndryshuar.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  15. #-5
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Nderrimi trajnerit ne keto momente eshte si me nderru kepucet, nga Nike te marresh Adidas, ose ne rastin tone, nga Firma Plepi tek Firma Mysybeti.


    -Kur do e kuptoni ju qe golin e bo koma jo kepuca?

    Kur i morren shpaten Skenderbeut per t'ia cuar ne Stambolll, te gjithe Shqiptaret u prene, se shpresat i kishin tek ajo shpate. Por Gjergj Kastrioti i tha qe sekreti ishte krahu e jo shpata. Kshu pra.

    -Ndaj, ne kemi marr aq pike sa meritojme duke u bazuar ne kontigjentin e lojtareve qe kemi ne formacion, ku 30% jane sakate, 30% invalide lufte, 40% pensionista dhe te tjeret ne asistence sociale.

    Ju siguroj une, qe po te kemi 11 lojtare me te mire se ata "mumjet" qe ishin me Ukrainen ne fushe do marrim me shume pike. Ekuacioni u zgjidh. X-i nuk qenka trajneri.

    Brigelin do ta nderrojne, se ne jemi si ajo kafsha e urritur qe cfare te gjej ha. Edhe ne s'kemi ku ta gjejm shpresen edhe mendojme se duke ndryshuar trajnerin, cdo gje do ndryshoje ne favor tone, aq shpejt sa kur shtyp edhe nji buton. Biles ne do fitojme edhe Euro 2008. lloooll (Turp ne fakt) .

    Pra ajo qe doja te thoja, me pak fjale, eshte se nuk e kemi problemin tek trajneri. Ne, na qan syri diku tjeter... s'kemi talente!

    C'rendesi ka kush do ngrofi pankinen, kur ne skemi ata qe do vrapojne barin!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 16-02-2005 më 01:23
    HOLLAND...

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.sportishqiptar.com.al/
    I kemi dhënë jetë elegjisë për ndeshjen me Ukrainën ndërkohë që perdja e shfaqjes ka rënë me kohë 16-02-2005

    Elegji pas rënies së perdes...

    Ahmet Shqarri


    E kishim parashikuar si shfaqje dhe kështu ndodhi. Paçka se humbëm, shfaqja nuk mungoi. A nuk ishte ai flamur kombëtar i jashtëzakonshëm, që u shpalos me përmasa të tilla, si në asnjë rast tjetër në botë, që çeli shfaqjen e asaj mbrëmjeje? Por erdhi humbja, me një llojë zhurme dhe keqardhje, sikur ajo të ndodhte për herë të parë në këtë lojë, aq më tepër në futbollin tonë!? Filloi elegjia që vazhdon ende, edhe pse perdja e shfaqjes ka kohë që ka rënë! Gjithsecili ka të drejtë që të shprehë mendimin e tij, sepse pikërisht për këtë futbolli mbetet interesant. Gjithsecili mund të kritikojë, po ashtu të "luajë" rolin e trajnerit, megjithatë jo të kalohet në ekstremitet, aq sa fjalët e mira të thëna një ditë më parë, të harrohen menjëherë dhe në vend të tyre të hidhen anatema, për të shkuar nga ndonjeri deri në dorëheqjen e trajnerit! Dhe për kë, për një njeri që kombëtarja jonë kurrë nuk e ka pasur ndonjëherë më parë në drejtimin e saj; për një trajner që të kaluarën e tij e ka të stolisur me dy tituj nënkampion bote, një herë kampion Europe dhe një herë kampion i Italisë! Dhe që prej dy vjetësh i ka dhënë 8 fitore Shqipërisë, aq sa ajo nuk i kishte arritur në disa dekada, për të kujtuar se 2 prej tyre, aq sa asnjëherë tjetër në historinë e futbollit tonë, ky Brigel na i ka dhënë vetëm për eliminatoret e një botërori. Kush do të ishte ai që nuk do ta dëshironte një fitore atë mbrëmje ndaj Ukrainës, aq më tepër futbollistët tanë dhe vetë Brigeli? Pse nuk u arrit ajo, këtu mund të sjellësh llojlloj shkaqesh dhe argumentesh, që nuk janë specifike vetëm për këte ndeshje dhe vetëm për skuadrën tonë. Sa dëshirë do të kishte pasur Maqedonia, që pas humbjes së turpshme në Andorë, po për këto eliminatore, të arrinte një fitore triumfuese ndaj këtij liliputi të futbollit botëror gjatë ndeshjes së kthimit në Shkup, por jo, ajo nuk shkoi në këte ndeshje më shumë se barazimi. Por ajo nuk e ktheu në elegji këtë rast, siç jemi duke bërë ne prej ditësh, edhe pse kemi humbur përballë një ekipi që ka në përbërje, as më pak dhe as më shumë, por vetë Shevçenkon, lojtarin më të mirë të Europës dhe Voroninin, një prej më të mirëve të Bundesligës. Dhe të mos harrojmë se ajo Andorë lilipute, që sfidoi skuadrën maqedonase, na pat mundur edhe ne keqas, 2-0, jo më larg se 3 vjet më parë, kur Brigeli ende nuk kishte zbritur në Shqipëri. E pra, në këtë "epokë" të këtij gjermani, që jemi duke e marrë nëpër gojë si pa të keq, ne fituam në Kazakistanin e nënvleftësuar prej disave, por që ajo Ukraina kryesuese e Shevçenkos e pat mundur me vështirësi para nesh. Kur ekipi ynë "po i merrte përpara" kundërshtarët, ideja se po i afroheshim për herë të parë një finaleje botërore nisi të bëhej shumë e afërt për të gjithë ne, por tani që kemi rënë përsëri me këmbë në tokë nuk ka pse të kalojmë nga këngët e festës në elegji. Se, siç dihet, ekstremitetet janë gjithmonë të rrezikshme. I shpallur hero deri dje, sot po për këtë njeri shkohet deri atje, sa që shumë vetë, midis tyre edhe pseudogazetarë dhe pseudospecialistë kërkojnë t'i mësojnë "ABC"-në e futbollit, pikërisht atij që dikur u kundërvihej plot sukses yjeve nga më të shndritshëm në botë, si Maradona apo Platini, për të mos përmendur të tjerë në karrierën e gjatë të titullarit të më se 70 ndeshjeve me përfaqësuesen gjermane, Hans Peter Brigel. Atij që iu thurrën lavde kur mundi të sapokurorëzuarën me titull kampione e Europës, Greqinë, ndërsa tani, pas një humbjeje ndaj një ekipi kryesues në grup, që ka nënshtruar pak kohë më parë në Turqi fituesen e vendit të tretë në botë, po dërdëllitet se ajo fitore ndaj "mbretit Rehagel" për ne paska qenë veçse një fitore fati!? Madje, ndryshe nga çfarë është thënë më parë, tani po na del se ky grupi ynë na qenkej i dobët dhe se ky Brigel duhej t'i kishte fituar të gjitha ndeshjet!? Në vend që të bëhen analiza për të qenë nga specialistë të mirëfilltë dhe nga ata që kanë marrë përsipër fatet e futbollit tonë, përfshi këtu edhe Brigelin, për të cilët po thoshim para humbjes me Ukrainën se i kanë dhënë një identitet tjetër-pozitiv Shqipërisë, disa po merren ende me "urra komuniste", që veç demagogjisë false të "shqiptarëve të pamposhtur", nuk i sjellin asnjë të mirë atmosferës së jetës sonë, që edhe pa këtë elegji, që vazhdon ende pas rënies së perdes, mbetet për të dëshiruar, ngado që të hedhësh sytë. Në fund të fundit, ku kërkojmë të shkojmë me këto "këshilla" që po duam t'i japim Brigelit, i cili nga idhull përnjëherë na u kthye në hiçgjë!? A do të bënim të njëjtën gjë me të nëse do të kishim fituar ndaj Ukrainës, qoftë edhe me "fat", siç po thuhet tani se paskemi fituar edhe ndaj grekëve? Gjermanët si gjermanët, të fortë dhe këmbëngulës, ata bëjnë atë që mendojnë se është më mirë. Ja, shihni se çfarë bën Klinsmani që e drejton Gjermaninë nga Amerika(!), i cili në vend që të fusë në lojë portierin e famshëm Kahn, përkundrazi aktivizon, në kundërshtim me shumë zëra, pikërisht Lehmanin, edhe pse ky prej kohësh nuk luan me ekipin e tij. Janë punë më të studiuara se sa i mendojmë ne ato që trajnerët bëjnë për ndërtimin e një ekipi. A nuk ishte Brigeli ai që e futi në kombëtare, për ta lënë titullar atje, mbrojtësin e ri Elvin Beqiri, që të tjerët e patën provuar, por e harruan më vonë? A nuk është po ky Brigel që provoi gjithashtu dy të rinj të tjerë të aftë, apo tani që humbëm duhen gjetur vetëm yçkla për të denigruar, ashtu siç dimë të bëjmë ne zakonisht, duke e harruar mirënjohjen për gjithçka të bërë mirë më parë! Ishte po Brigel që, një herë që u bë "shqiptar", duke futur në lojë në gjendje të vështirë shëndetësore atë që e ka bërë titullar të pazëvendësueshëm, Aliajn, tani pas humbjes po "e mallkojnë" me të gjitha mënyrat e mundshme! Të shumtë ishin ata që thanë se Tare nuk duhej të kishte luajtur se nuk ishte në formë, po çfarë forme qe ajo që Tare shfaqi pas 3 ditësh, paçka se golin e shënoi për Bolonjën? "Duhej ta kishte nisur lojën me Bogdanin,"- thanë disa të tjerë, por a nuk e nisi si zëvendësues Tare ndeshjen e së dielës që shkoi, ndaj Palermos, e megjithatë shënoi, ashtu siç shënoi në fakt edhe Bogdani që i konfirmoi përsëri vlerat si golashënuesi më i mirë i Serisë B? Pra, ky është futbolli, me të mirat dhe me të pakëndshmet e tij, që gjithsesi për këtë vazhdon të jetë një lojë e përjetshme e surprizave, të cilit nuk mund t'ia ndryshojë petkun karakteristik asnjë trajner, përveçse mund t'ia modifikojë disi. Këtë po bën me futbollin shqiptar edhe një gjerman shumë i njohur në të gjithë botën, emri Brigel i të cilit është tepër e vështirë të mbulohet me tymnajën e shpërndarë këto ditë, kur vazhdon elegjia, edhe pse perdja tashmë ka rënë. Dhe, për ta mbyllur, kur kemi qenë ndonjëherë të kënaqur me trajnerët e përfaqësueses ne shqiptarët, kur në dekadën e fundit, pasi lamë duart me Birçen, Bajkon, Hafizin, Zhegën dhe me Demollarin, që e patën çuditur me ftesën e papritur që i patën bërë në atë kohë kur i dorëzuan kombëtaren, tani kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me një personalitet të tillë të formatit të madh ndërkombëtar, si Brigel, që futbolli ynë nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e tij.

  17. #-3
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    SHyqyr qe lezova dicka te hajrit nga nje gazetar shqiptar , Shqarri e ka tamam .

  18. #-2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shqarri ka kopju shkrimet e mia...

    edhe une jam i te njejtit mendim me Taulantin...

  19. #-1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me poshte eshte mendimi i gazetarit te njohur sportiv, Besnik Dizdari, per ndeshjen, botuar ne gazeten Tema.

    ABC-ja e problematikës mbas Shqipëria – Ukraina 0-2

    Përse kërkojmë që vetëm me Kombëtaren të hyjmë në
    Evropë?


    - Kur askund tjetër nuk po hyjmë?
    - Gabimet e trajnerit Briegel dhe fajet e Shqipërisë

    Nga BESNIK DIZDARI

    A
    Tashmà të gjithë kërkojnë me këmbëngulje që me
    Kombëtaren e Futbollit të hyjmë në Evropë. Për çudi e
    kërkojnë të gjithë pa përjashtim: punëtorë e fshatarë,
    luftëtarë për demokraci, mbajtës të pushtetit,
    “reaksionarë”, “komunistë”, biznesmenë, të varfër, të
    pasur, komunistë të sotëm e të djeshëm, instruktorë të
    Komitetit Qendror të Partisë, atdhetarë, gazetarë të
    sprovuar e diletantë, ish punonjës të Sigurimit të
    Shtetit, veteranë të rezistencës antifashiste, nxënës,
    studentë, veteranë të Kombëtares, ekspertë të
    përnjiméndtë e të rréjshëm të futbollit kombëtar e
    ndërkombëtar me kombësi shqiptare, shqiptarë “njohës
    të fortë” të Serie A të Italisë e të Bundesligës
    gjermane, “analistë” të paçmim të futbollit në ekrane
    televizioni, drejtorë, ministra, anëtarë kryesish të
    partive, fëmijë e të rritur, pleq e plaka, ushtarakë e
    policë, diasporas të vjetër e të rinj, familje me
    origjinë shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë,
    spektatorë e tifozë, telespektatorë e lexues gazetash.
    E kërkojnë të gjithë. E kërkon shteti e dikasteret. E
    kërkon Federata Shqiptare e Futbollit. E kërkon
    kryeministri e ndjekësit e tij. E kërkojnë të
    sapothemeluarit “Miqtë e Kombëtares”. E kush nuk e
    kërkon!
    Mirëpo, të gjithë harrojnë se është tepër e vështirë
    të hysh në Evropë qoftë dhe me futbollin, kur nuk ke
    hyrë me të tjerat. Dhe nuk mund të hysh në Evropë kur
    bie fjala, çdo mbrëmbje edhe në kryeqytetin me emrin
    Tiranë, shteti të ndalon të drejtën e furnizmit me
    energji elektrike pa pikë mëshire e turpi bashkë,
    madje pa denjuar as të të thotë përse të degdis
    rregullisht kësisoji në errësirë. Nuk mund të hysh në
    Evropë as me gjestin arrogant prej sunduesish ndaj
    qytetit të Shkodrës, të cilët sapo mbaron ndeshja e
    futbollit, përshembull ajo Vllaznia – SK Tirana, nga
    ndriçimi i Stadiumit menjëherë e çojnë popullsinë në
    errësirën e shtëpisë. Nuk mund të hysh në Evropë me
    futbollin kur nuk ke hyrë me ekonominë, me rrogat, me
    pensionet, me të ardhurat për frymë, me shkollën, me
    fshatin e qytetin. Madje nuk mund të hysh në Evropë
    qoftë dhe me futbollin e Kombëtares kur nuk ke hyrë me
    futbollin e Kampionatit. Nuk mund të hysh në Evropë me
    Kombëtaren vetëm e vetëm sepse ngarkon një njeri të
    Federatës Shqiptare të Futbollit të cilin me sqimë e
    përkujdeje krejt artificiale e ke caktuar të vëjë
    pranë çdo venduljeje të tribunës qeveritare një shall
    të kuq, një kapelë të kuqe, një flamur të kuq
    kombëtar. Kur për popullin e thjeshtë në treg i shet
    300-500 lekë të reja për krye. Dhe nuk mund të hysh në
    Evropë me Kombëtaren sepse kësaj i premton 400.000
    euro, e stadiumin e Shkodrës dhe gjithë stadiumet e
    Shqipërisë i ke thuajse rrënoja.
    E megjithate ka raste kur me Kombëtaren e futbollit
    mund të hysh në Evropë pa hyrë me të tjerat. Kjo ndodh
    vetëm një herë në shekull, kur ke fatin që Providenca
    të zbatojë posaçërisht për ty sentencen “topi është i
    rrumbullaktë”. Shqipëria mesa duket këtu shpreson.

    B
    Por le të mos ngutemi. E vërteta është se Shqipëria ka
    ndërtuar në këte periudhë mbase Kombëtaren më moderne
    që ka patur ndonjëherë. Dhe mund të synojë që me te të
    kërkojë të hyjë në Evropë, çka mund të shprehet për
    një mundësi kualifikimi për në Gjermania 2006. E
    prapseprap kjo nuk do të thotë se mund të hysh në
    Evropë, thjesht ngaqë e ke skuadrën kësisoji, madje
    me thuajse të gjithë “evropianë” në 11-sh, pra l1 djem
    që luajnë në kampionatet e shteteve evropiane. Sepse
    këta “evropianë” të sotëm dhe të lindur në Shqipëri,
    në fund të fundit, janë po shqiptarë, çka do të thotë
    se papritmas iu shfaqen disa dobësi të shqiptarëve që
    ne mund t’i kemi në gen: lodhje e parakohëshme fizike,
    naivitet, eufori, mungesë sakrifice, inferioritet
    psikologjik, besim i tepëruar, mosbesim, pavëmëndje,
    nënvleftësim i pavetdijshëm, harresë. Vite të shkuara,
    kur Brazili i famshëm shfaqte dobësi fizike në
    krahasim me skuadrat e Evropës, specialistët ia vinin
    fajin fëmijërisë së varfër që kishin kaluar këta
    futbollistë. Brazili e kapërcente këte mangësi me
    virtuozitetin e lojtarëve të tij që ishte disa herë më
    i shumfishtë se sa ç’ishte epërsia fizike e
    evropianëve.
    Shqipëria jonë nuk zotëron kësisoj shumëfishimesh,
    ndonëse sot ka skuadrën kombëtare më moderne në
    histori. Me të cilën ka dhuruar disa ngjarje të mëdha,
    të paharrueshme. Përshembull ka arritur të mundë
    Rusinë, Suedinë, Greqinë… Dhe nuk kërkon të mbesë te
    fitorja e 4 shtatorit 2004 kundër Kampiones së
    Evropës, shembull ballkanik ky, që e frymëzon,
    natyrisht. Ndonëse Shqipëria nuk është Greqia, madje
    në të gjithë treguesit e jetës shoqërore, ekonomike,
    politike, sportive, futbollistike e të mendësisë
    evropiane. Kësisoj, e ka disi naiv mendimin për të
    hyrë në Evropë me Kombëtaren e futbollit, sepse jo
    pak, por plot katër Kombëtare të grupit të saj:
    Danimarka, Turqia, Greqia dhe Ukraina ia kalojnë
    shumfish në gjithçka, në furnizimin me ujë e me drita,
    në ndërtim e me investime, në kulturë e qeverisje,
    madje deri në liri të personit, të mendimit a të
    idesë. Ndonëse megjithate, kjo nuk mund të ndikojë
    deri aty sa të paktën në futboll, një herë të vetme
    Shqipëria të mos ua zëjë atyre vendin që ato kanë në
    Evropë.

    C
    Në ndeshjen e Shqipërisë me Ukrainën 0-2 të 9 shkurtit
    2005, në 11-shin e saj kjo e fundit kishte 9 lojtarë
    të kampionatit të vet: 5 të Dinamos së Kievit
    (Shovkovsky, Nesmachnyy, Rusol, Gusev, Gusin), 3 të
    Dnjeprit (Yezerskyy, Shelaev, Rotan), 1 të Shahtjor
    (Tymoschuk). Dhe vetëm 2 që vinin nga kampionatet e
    shteteve evropianoperëndimore (Shevchenko, Voronin).
    Çka në një farë mënyre do të thotë se Kampionati i
    Ukrainës për forcën e Kombëtares së vet ka triumfuar
    mbi kampionatet e shteteve të Evropës Perëndimore.
    Shqipëria ndër 11-tët kishte vetëm dy të Kampionatit
    të saj: Çipi e Dallku. Duket disi artificial ky
    përfundim. Po ajo që nuk është artificiale mbase është
    kjo tjetra: edhe pse për një farë periudhe ti ke një
    skuadër shumë të mirë me futbollistë që luajnë në
    kampionate të shteteve evropianoperëndimore, kur
    papritmas një ditë të mungojnë kësisoj titullarësh
    evropianoperëndimorë, je i detyruar t’i kërkosh
    ndihmë Kampionatit Kombëtar. Dhe nëse ky është i
    dobët, ahere ty të tronditet menjëherë mundësia e
    hyrjes për në Evropë. Përshembull, mungesat e Hasit,
    Muratit apo Elvin Beqirit, u ndjenë qartë në lojën e
    Kombëtares. Dallku dhe T.Osmani - dy 20-vjeçarë jo pa
    të ardhme - natyrisht që treguan se mund të bëhen, por
    prap se prap nuk kishin përgatitjen e “evropianëve”
    tanë. Madje deri edhe Geri Çpi megjithë përvojën e tij
    të njohur evropiane, i cili në kohë rekord është
    shndërruar nga evropianoperëndimor në “shqiptar” i
    Kampionatit Kombëtar.
    Kombëtarja e Shqipërisë vështirë se ka për të hyrë në
    Evropë me këte Kampionat që ka vetë Shqipëria, që në
    fund të fundit, duhet të jetë miniera e prodhimit dhe
    fabrika e formimit të talenteve të saj.
    Disa herë e kemi prekur temën e Kampionatit. E
    kuptojmë se gjithçka ka shkuar në shurdhësi,
    mosdëgjim, por dhe në moskundërshtim. Sepse FSHF
    kujton se futbolli në Shqipëri është vetëm Kombëtarja.
    Përsërisim: ky Kampionat 2004-05 më 10 skuadra ka
    marrë fund në cilësi. Sot skuadra e 10-të e
    Shqipërisë, Laçi, ndodhet 56 pikë larg kryesueses,
    dukuri që përbën një rekord shqiptar, evropian dhe
    botëror së bashku. Praktikisht, kjo skuadër nuk luan
    më asnjë rol në Kampionat. Pra ke mbetë me 9 skuadra,
    madje me 8, sepse edhe Egnatia e Rrogozhinës duket që
    13 javë para mbarimit i ka thënë lamtumirë
    Kampionatit. Një Kampionat pa pikë rivaliteti të një
    cilësie, të cilit ka kohë që i ka thënë lamtumirë
    edhe spektatori më besnik i tij, ai i kryeqytetit.
    Madje jo vetëm ai i Dinamos që është një klub pa
    ndjekës, pa spektatorë, pa tifozë, por për fat të keq
    edhe spektatori i kampiones në fuqi dhe kryesueses
    Sportklub Tirana. Me KS Lushnjen të premten që shkoi
    ishin vetëm 600 shikues! Po kështu edhe ai i
    Partizanit: të dielën në ndeshjen e rëndësishme me
    Vllazninë ishin vetëm rreth 800 spëektatorë!
    Siç shihet, dështimi i Kampionatit të 66-të është i
    qartë si drita e diellit.
    Përsërisim: Kampionatit Kombëtar Shqiptar i mungon
    barazpesha, i mungojnë ngjarjet, i mungon cilësia,
    befasia e vërtetë e futbollit, i mungon financa
    ligjore dhe e qëndrueshme në drejtimin e klubeve
    “presidencialë” shqiptarë, i mungon kultura e
    qëndrueshme e drejtimit, i mungon disiplina. E çka nuk
    i mungon! Përjashto ndërtimin e hijshëm të fushave –
    arritja e vetme dhe më madhe e dy viteve të fundit.
    Pra fushat, terreni, jo stadiumet të cilët në Shqipëri
    ende nuk mund të quhen stadiume! Dhe Kampionati
    Kombëtar i sotëm i Shqipërisë me 10 skuadra, nuk është
    më Kampionat i Qyteteve, por i të ashtuquajturave
    Qëndra të Banimit, mbase një përcaktim jo dhe aq
    bindës ky, por që na lind kur mendojmë traditën e
    shuar të futbollit cilësor në të munguarat e mëdha:
    Korçë, Kavajë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Fier…
    Ky Kampionat kurrsesi nuk mund të jetë mbështetës i
    forcimit dhe hyrjes në Evropë të Kombëtares së
    Shqipërisë

    D
    Kur mbas fitores së bujëshme 2-0 kundër Kampiones së
    Evropës, Greqisë, Kombëtarja shkoi te humbja po 0-2 me
    Danimarkën, në faqet e kësaj gazete po dhe te
    “Futbolli Shqiptar-MAGAZIN” kemi shkruar:
    “Festa mbaroi. Mbaroi të shtunën, për ne në një prej
    mbrëmbjeve më të thella të futbollit, andej rreth orës
    23.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të Tiranës,
    kur përfundimisht Danimarka fitoi 2-0 me Shqipërinë.
    Qe humbja më e rëndë në shifrat e fushës sonë, qysh
    nga 1 shtatori 2001, kur Finlanda fitoi po 2-0 ndaj
    Shqipërisë, në një ndeshje po për Kupën e Botës… Tri
    mungesa shkatërruese në mbrojtjen e gati dy vjetëve të
    palëvizëshme (Çipi, Aliaj, E.Beqiri) që detyruan
    kthimin prapa të dy mesfushorëve të shkëlqyer, Hasi e
    Cana, të cilët në të shumtën e kohës, treguan
    universalizmin e tyre të jashtzakonshëm përballë
    teknikëve motorrikë të Danimarkës, mund të jenë një
    shkak kryesor, natyrisht. Po ndërkaq, ndërrimet tejet
    të vonuara të trajnerit Briegel prej mosbesimit të tij
    tek stoli – e kjo ka të bëjë me prodhimin e paktë të
    futbollit shqiptar të talenteve të rangut të besueshëm
    – mund të jetë shkaku i dytë. Dhe vetëm kaq. Festa
    mbaroi. Tash e mbrapa punët duhet t’i marrë ndër duar
    jo më më pathosi i fitores me Greqinë, por
    profesionalizmi i konkurimit në ndeshjet për Kupën e
    Botës 2006. Ndryshe, mund të ndodhemi përballë kthimit
    befasues në origjinë”.
    Çka mund të kuptonim me kthimin në origjinë?
    E spjeguar me gjuhën e historisë, kthimi në origjinë
    do të thoshte që ne të mbetemi si në të shumtën, po të
    fundit e grupit; siç na ka ndodhur tash 40 vjet në
    pjesëmarrjet tona të Kupës së Botës, në 8 edicione
    pjesëmarrëse të deritashme, kur jemi renditur as më
    pak e as më shumë se sa kësisoji:
    1964-66: Të fundit në grup!
    1972-74: Të fundit në grup!
    1980-82: Të parafundit në grup!
    1984-86: Të parafundit në grup!
    1988-90: Të fundit në grup!
    1992-94: Të fundit në grup!
    1996-98: Të fundit në grup!
    2000-02: Të fundit në grup!
    Kjo është ajo, e pamëshirëshmja, e padiskutueshmja
    ritmikë historike në njëtrajtshmërinë e vet!
    Patëm shkruar: “Tash, të gjitha këto u arshivuan.
    Shqipëria e vogël duhet t’i futet garës së Kupës së
    Botës me synimet e saj, jo thjesht për kualifikim, por
    për mëtim (pretendim)”. Dhe patëm shtuar: “Kemi
    përshtypjen se ai që më tepër ka nevojë për financa
    është Kampionati Kombëtar gati i rrënuar, prej të
    cilit do të lindin lojtarët e ardhëshëm të Kombëtares,
    e kësisoj në vend të një shoqate artificiale “Miqtë e
    Kombëtares” që shpesh duket se ka punë vetpubliciteti
    për anëtarët e saj, do të ishte më e dobishme një
    shoqatë asisoji për “Miqtë e Kampionatit”. “.
    Por gjithë këte problematikë e shndërroi në të
    harrueshme fitorja në Kazakistan.
    Tash me humbjen 0-2 të 9 shkurtit 2005 me Ukrainën,
    vetvetiu shtyhemi, ose rikthehemi tek problematika e
    humbjes identike me Danimarkën. Nuk ka temë të re për
    sot, ka përsëritje tematike: Shqipëria nuk mund të
    hyjë me Kombëtaren në Evropë, kur nuk hyn dot me të
    tjerat. Sidomos kur nuk arrin të modernizojë fabrikën
    e Kombëtares që është Kampionati Kombëtar.
    E pra? Nuk do të kishte gjë më me kuptim që 400.000
    eurot e bëra gati e të parathëna me pompozitet në
    takimin kryeministror të para ndeshjes me Ukrainën, të
    jipeshin me që u mblodhën, me që ekzistokan. T’i
    jipeshin Kampionatit Kombëtar. T’i jipeshin Stadiumit
    “Loro Boriçi”. Stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Stadiumit
    “Niko Dovana”. T’i jipeshin stadiumeve apo klubeve të
    Vlorës, Korçës, Beratit. T’iu jipeshin për rindërtim
    të futbollit. Dhe organizata “Miqtë e Kombëtares” të
    shndërrohej në “Miqtë e Kampionatit”. Ky po, do të
    ishte një hap drejt Evropës në futboll.

    E
    Ka qenë një mjedis interesant në nëntribunat e
    Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” mbas ndeshjes me
    Ukrainën. Nuk mund të harrohet konferenca e shtypit me
    trajnerin Bllohin, ku mund të shijoje modestinë e tij,
    diturinë, vlerësimin, respektin e tij për
    kundërshtarin, gëzimin pa krenari për fitoren,
    mendimin lakonik specializues. Ky njeri, i cili kur
    dikush e pyeti se çka do të kishte bërë po të ishte në
    vendin dhe rolin e trajnerit gjerman, tha se “Briegeli
    di më shumë se unë”, dhe i cili më fort se në
    gjithçka, gëzohej që për herë të parë në histori
    Ukraina fitonte në muajin e papërshtatshëm shkurt një
    ndeshje të Kupës së Botës, na befasoi më tej kur
    theksoi se edhe me 14 pikët që ka, ende nuk ndjehet i
    sigurtë për vendin e parë në grup. Kur në Shqipëri,
    gazetaria më naïve e botës, ka javë që përmend për
    Shqipërinë kualifikimin! Fluturim tipik i idesë të
    tipit socialist, për të mos thënë “komunist”. Harrojnë
    rrregulloren e shkuarjes për në Gjermania 2006, që nuk
    e boton askush asnjëherë dhe që thotë:
    “8 skuadrat që zejnë vendet e para në grupet së bashku
    me dy skuadrat e dyta më të mira shkojnë
    drejtpërsëdrejti në fundoret e Gjermania 2006. Dhe
    mandej 3 të kualifikuarat mbas play –offi-t që dalin
    prej 6 të dytave të tjera, shkojnë gjithashtu në
    Gjermania 2006!”
    Një rregullore që na e kishte zvogëluar tejet
    kualifikimin edhe pa u ndeshur me Ukrainën, pa harruar
    mundësitë e traditën që kemi. Ndonëse një herë edhe
    Shqipëria mund ta ëndrrojë ate.
    Njëzet vjet më parë autori i këtyre rradhëve ka qenë
    pjesëmarrës i mbledhjes në sallën e Ministrisë së
    Arësimit, kur anëtari i Byrosë Politike që mbulonte
    edhe sportet, lëshoi urdhërin e famshëm të partisë:
    “Ne duhet të shkojmë në Meksikë!” Por ne shkuam në
    Stadiumin Olimpik të Athinës dhe 2-0 për Greqinë! Dhe
    mbarim i ëndrrës parajsore të partisë. Shqipëria nuk
    kishte hyrë me asgjë në Evropë. Dëshëronte të hynte me
    Kombëtaren e futbollit. Kujtojmë: jemi në 20-vjetorin
    e ndeshjeve të historike Poloni – Shqipëri 2-2- dhe
    Shqipëri – Belgjikë 2-0. E kemi thënë: “Ishte viti
    oruellian 1984!”.
    Në të vërtetë, asnjëherë deri tani trajneri Briegel
    nuk ka thënë se Shqipëria do të shkojë në Gjermania
    2006. Ndonëse përherë ka kërkuar të luftojë për
    fitoren e rradhës.
    Dhe duke, i kthyer mjedisit të nëntribunave të
    pasndeshjes, teksa po hynte në Konferencën e tij të
    shtypit, Trajneri Briegel, i ka zgjatur dorën Oleg
    Bllohinit duke e ururar për fitoren. Asnjëherë nuk e
    kisha parë që gjermani ynë, të cilit në kësi rastesh
    nuk i lëviz asnjë muskul i fytyrës, të shprehte kaq
    qartë idhnimin për humbjen. Dhe pa u ulur mirë, ai
    tha: “Kjo është humbja më e idhët që kam pësuar!” Në
    sallën e shtypit nuk ishin as gjysma e gazetarëve që
    kishte patur Oleg Bllohini. Hans Peter Briegelin e
    kishin braktisur gazetarët shqiptarë!
    Shqipëria kishte humbur besimin brënda vetëm një ore.
    Briegeli u mblodh ndërkaq. “Janë edhe shtatë ndeshje”,
    tha me një sforcim, por me krenari teutonike, si për
    t’i ikur kompleksit të humbësit të madh.

    F
    Kësaj here Hans Peter Briegel kishte gabuar.
    Kishte gabuar në ndërrimet e vonuara, sidomos të
    dyshes Bogdani - Myrtaj. Kishte gabuar kur iu kishte
    besuar gati gjysmës së lojtarëve të cilët kohët e
    fundit thuajse nuk kishin luajtur me klubet e tyre.
    Kishte gabuar që nuk kishte thirrur një nga shqiptarët
    më të bujshëm në kampionatet evropianoperëndimore:
    Fatmir Vatën e Bundesligës gjermane, i cili parmbrëmë
    qe motorri i fitores së bujëshme 3-1 të Arminias sës
    tij kundër Bayernit! Kishte gabuar Briegel edhe në
    mënyrën e ndërtimit të mbrojtjes, ndonëse me mungesa
    jo për faj të tij. Kishte gabuar ndoshta edhe në
    mënyrën e lojës, për çudi më fort në pritmëni se sa në
    një sulm taktik dhe strategjik së bashku, nëse mund të
    përcaktojmë kësisoji. Kishte gabuar edhe në përçimin e
    një psikologjie të fortë të fitimtarit si të ndeshjes
    me Greqinë. Dhe kishte gabuar sepse u duk se kishte
    harruar të shihte moshën e titullarëve të tij dhe
    tonët që kanë disa shifra tronditës: Strakosha 40
    vjeç, Haxhi 30, Çipi 29, Lala 30, Aliaj 29, Tare 32,
    Bushi 32, Skela 29! Si brazilianët e dikurshëm, edhe
    këta të gjithë kanë kaluar një fëmijëri të varfër.
    Natyrisht, ne nuk gabojmë që të themi se këta
    futbollistë të mrekullueshëm, që na kanë dhuruar disa
    kënaqësi të paharrueshme duhen flakur tej. Jo! Ata
    duhen mpleksur me më të rinj. Ndoshta Dallku dhe Tefik
    Osmani qenë një shembull shprese. Ndërsa 21vjeçari
    Lorik Cana – më i mirë në fushë - qe një kujtesë e
    madhe edhe për Hans Peter Briegelin. Kësaj rradhe Hans
    Peter Briegeli vërtet që kishte gabuar. Madje kishte
    gabuar jo pak…
    Ndërsa Shqipëria ishte fajtorja. Ajo ishte madje
    fajtorja e përherëshme. Sepse kërkon të hyjë në Evropë
    me Kombëtaren e Futbollit, pa hyrë me askurgjë tjetër.
    Çka me sa duket është e pamundur të realizohet.
    Shqipëria ishte fajtorja e madhe sepse e vazhdon ta
    rréjë mendja se mund të hyjë në Evropë me Kombëtaren
    pa hyrë me energjinë elektrike, me ujin e pijshëm, me
    rrogat, me pensionet, me ndërtimin, me të ardhurat për
    frymë, me jetesën qytetare. Si dhe me stadiumet e me
    Kampionatin e saj. Ishte fajtore se mendonte se mund
    të hyjë në Evropë me Kombëtaren pas hyrë me futbollin
    kombëtar që luhet në stadiumet e saj të akullta pa
    spektatorë, pa tribuna përsëmbari. Ishte fajtore se
    mendonte se mund të hynte në Evropë me Kombëtaren,
    duke patur Vlorën, Korçën, Kavajën, Beratin,
    Gjirokastrën, Fierin jashtë Kampionatit Kombëtar.
    Ishte fajtore sepse me kryefortësi allogjike këmbëngul
    në këte Kampionat të cilit i ka dhënë një emërim
    absurd dhe ahistorik “superior”, kur atij mund t’i
    shkonte më fort emërtimi “inferior”. Inferior me
    Evropën, natyrisht. Ishte fajtore sepse mendonte se
    mund ta mbajë gjatë afshin e kësaj Kombëtareje më
    moderne se asnjëherë në historinë tonë, pa prodhuar,
    forcuar, e formuar lojtarë të tjerë nga Kampionati
    Kombëtar.
    Në të vërtetë, Shqipëria nuk “ishte” fajtore. Ajo
    është fajtore.

    G
    92 vjet mbas Pavarësisë së saj, Shqipëria prodhoi
    Flamurin më të madh kuq e zi të saj me shqiponjën më
    gjigande në histori. Flamurin që mbuloi tribunën e
    spektatorëve atdhetarë shqiptarë. E prodhoi ajo që
    organizoi Kryengritjen e famshme të 1911-12-tës që i
    dha Pavarësinë Shqipërisë, Kosova që e barti prej
    Prishtine deri në Tiranë, edhe pse ai peshonte 350
    kilogram. Thonë se historia e Kupës së Botës qysh në
    krijim, më 1930, nuk ka parë në mjedisin e ndeshjeve
    të saj një Flamur kaq gjigand. Shtrirjen spektakolare
    të këtij Flamuri gjigand e kanë drejtuar dhe
    ekzekutuar rreth 4000 shqiptarë të Kosovës të përhapur
    tejendanë në tribunën popullore të njohur si “karshi”.
    Kombëtarja e ka nderuar Flamurin historik të 6
    shkurtit 2005, duke ia kthyer shpinën tribunës së
    qeveritarëve me shalla e kapelë të kuqe, dhe duke vënë
    përballë Flamurit fytyrën, shikimin, gjoksin, teksa
    ekzekutohej Hymni Kombëtar. Ndërsa tribunës qeveritare
    i solli shpinën. Ky gjest spektakolar me sa duket iu
    ka shpëtuar të gjithëve. Ishte emblematik aq sa ç’qe
    emblematike shpalosja e Flamurit më të madh shqiptar
    92 vjet mbas Pavarësisë së 1912-tës.
    Ky nuk ishte një gjest futbolli. Ishte një gjest
    atdhetarie.

    H
    Mbas humbjes me Ukrainën, duke i hedhur një vështrim
    renditjes së 8 grupeve evropiane, simbas pikëve të
    mbledhura (6), Shqipëria më renditej e 30-ta midis 52
    shteteve! A mos ishte kjo renditja reale e Kombëtares
    shqiptare, Kombëtares së një shteti të vogël,
    problematik, zhvilluesi më i ri , më i vonuar
    demokratik në Evropë, që sipas “Time Almanac 2004” ka
    vetëm 3800 dollarë për frymë në vit, që mua si njohës
    i Shqipërisë sime, më duken shumë?
    E pra ia ka arritur të formojë skuadrën e saj më
    moderne që ka patur ndonjëherë në histori. Shqipëria e
    cila me Ukrainën pësoi humbjen e 3-të në fushën e vet
    në këto 5 vjet të Shekullit XXI, të mërkurën e 9
    shkurtit 2005, zbriti në vendin e 5-të të Grupit 2
    evropian për Kupën e Botës 2006. Para saj janë
    Ukraina, Greqia, Turqia dhe Danimarka. Katër shtete që
    prej kohësh janë në Evropë. Shqipëria asesi! Mu kujtua
    ndërkaq edhe një herë se Shqipëria kishte fituar vetëm
    8 ndeshje në 67 të luajtura qysh nga viti 1964-65 kur
    merr pjesë në Kupën e Botës. Dhe siç e patë më sipër,
    asnjëherë nuk ka qenë më lart se sa e vendit të fundit
    ose të parafundit në grup! Kështu të dërmon historia.
    Shqipëria kurr nuk ka mundur të fitojë më shumë se 1
    ndeshje në grupin e saj në 8 edicionet e mëparshme të
    pjesëmarrjes së saj.
    Ndërkaq, mbeta i çuditur nga prania e Presidentit të
    Ukrainës, Leonid Kuchma, në tribunën e “Qemal Stafës”
    i veshur me xhakoventon dhe kapuçin e Kombëtares së
    Ukrainës. Ishte i dyti udhëheqës i një shteti evropian
    pas Teodor Zhivkovit të Bullgarisë më 1959, i cili
    ndiqte një veprimtari në Stadiumin Kombëtar “Qemal
    Stafa”. Se si nuk më dukej dhe aq e natyrshme prania e
    tij në ndeshje. Mirëpo, kur dëgjova intervistën e tij
    para trupës televizive të Ukrainës, mbeta i mahnitur
    nga zbërthimi analitik që i ai bëri ndeshjes. Gjithçka
    e trajtonte si një çështje e një rëndësie kombëtare,
    ndonëse ishte punë futbolli, ndonëse askund nuk
    dëgjova se lojtarëve të tyre iu ishin premtuar 400.00
    euro për fitoren. Ky njeri, i cili disa muaj më parë
    zinte ekranet e televizioneve të gjithë botës për
    rreth asaj çka ngjante në Ukrainë, e konsideronte
    futbollin thuajse si një lloj strategjie.Teknikisht me
    kompetencën që ai demostronte, më bënte të pyesja
    veten: “Mos ka qenë, më e pakta një farë futbollisti a
    trajneri presidenti Kuchma?”. E pyeta: “A e prisnit
    këte rezultat?. Vuri buzën në gaz. “Kur fiton
    kësisoji, - tha, - të duket se e ke pritur të jetë i
    tillë.” Kuchma nuk ka qenë futbollist. Ka qenë dhe
    është një ingjinier fizikant, sekretar partie dhe
    drejtor ndërmarrjesh të rëndësishme në ish BRSS,
    laureat i Çmimit “Lenin” si shkencëtar, shpikës i
    shquar, autor librash, mbi të gjitha i librit të
    bujshëm “Ukraina nuk është Rusi”. Por e pakta në
    forcën e futbollit ajo duket se është Rusi!
    Të lind pyetja: “A e ka Shqipëria një çështje
    kombëtare, Kombëtaren e futbollit?
    Do të thosha se Shqipëria shpesh kërkon t’i japë një
    rëndësi kombëtare Kombëtares së Futbollit. Nuk do të
    ishte pak. Në përmbajtjen e punëve, ajo ende nuk e ka
    ate një çështje kombëtare. Sepse një Kombëtare
    Futbolli nuk ka kuptim të shndërrohet në një çështje
    kombëtare. Sidomos në ato vënde të vogla e
    problematikë si Shqipëria, ku nuk shndërrohen në
    çështje kombëtare një tufë çështjesh jetike për
    popullin e saj. Midis të cilave natyrisht hyn sporti
    në tanësi, të cilin shumë vënde të përparuara e kanë
    njërën prej çështjeve kombëtare. Shqipëria jo.
    E pra, çka ka që kërkon të hyjë në Evropë me
    Kombëtaren e Futbollit kur nuk ka hyrë
    ende me asgjë tjetër?…
    Ky është Edicioni i 9-të i pjesëmarrjes së Shqipërisë
    në Kupën e Botës. Dhe për herë të parë në gjithë këte
    histori ajo ka arritur të fitojë 2 ndeshje. Janë edhe
    shtatë ndeshje të tjera, tha Hans Peter Briegeli..
    Shtatë ndeshje që kërkojnë riparimin e gabimeve të
    Hans Peter Briegelit dhe fillimin urgjent të njohjes
    dhe mënjanmit të fajeve të Shqipërisë.

  20. #0
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Ok jam dakort edhe une me kete llogjike qe parashtroni ju.

    Por prape jam i mendimit se edhe Brigeli ka shume gabime, dhe jep me pak se sa mund te jepte nje trainer i huaj per nje kombetare si tonen.

    Mund te marrim shembullin e trainerit frances tek Gjeorgjia. Ka bere nje revolucion te vertete tek kjo skuader, qe para pak kohesh as qe e perfytyronte te ishte pretendente.Ai tha do fitojme me Shqiperine atehere kur ne vinim pas nje fitoreje historike me Greqine dhe fituan. Barazuan me Danimarken, me Turqine ne Turqi , dhe une jam i sigurt se kjo skuader do te jete nje nga pretendentet e grupit.Pra ai ka ndryshuar shume tek kjo skuader, i ka dhene besim etj

    Edhe rasti i trainerit gjerman te Greqia, qe arriti t`a coje deri kampion, nje skuader qe vleresohej e nivelit nen mezatar.Ketu thuhet se nuk kemi lojtare. Po greqia kishte lojtare per te dale kampione??. Une jam i mendimit se jo lojtaret por grupi e ben ekipin, dhe ketu ka rol shume te madhe traineri. Traineri i grekut, kur ben zevendesime ke qef t`a shikosh. Ndryshon gjithe lojen e ekipit.Ky i joni ben ca zevendesime kot, qe i kishte menduar qe para ndeshjes.

    Me kujtohet kur u zevendesua Muka nga Lici ne Kazakistan.Kjo levizje ishte menduar qe para ndeshjes., ne rast se do kishte probleme nga krahu i majte. Pra une mendoj se brigelit i mungon spontaniteti.

    Une jam dakort qe nuk kemi ekip qe te pretendoje, por nje barazim me Gjeorgjine ose Ukrainen edhe mund t`a nxirrnim me pak kujdes.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pas akuza për korrupsion nga ndërkombëtarët, ndryshon qeveria e Kosovës
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36
  2. Londer: Largime dhe ndryshime në kabinetin qeveritar
    Nga Nice_Boy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 09:14
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Ndryshime rrënjësore tek besimet Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:09
  5. Ndryshime ne kushtetuten shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •