Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Irlandezët, operacione plastike në Tiranë

    Flasin kirurgët. Udhëtimi i dhjetorit në Tiranë dhe befasia për kushtet primitive të kolegëve shqiptarë

    Irlandezët, operacione plastike në Tiranë

    Përfitojnë 50 pacientë, fëmijë me probleme të lindura


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    Një grup kirurgësh nga Irlanda, të specializuar në operacionet plastike, vullnetarisht do të mbërrinë në Shqipëri për të ndërmarë një sërë operacionesh në ndihmë të kolegëve të tyre shqiptarë, që operojnë, sipas tyre, në kushte skandaloze, me mjete primitive, shumica jo në gjendje pune.

    Iniciativa

    Iniciativa e këtij projekti bamirësie është ndërmarrë nga organizata me e re e bamirsisë në Irlandë e quajtur "Friends of Albania Ltd" (Miqtë e Shqipërisë) me një kosto totale prej 50 mijë eurosh. Grupi i kirurgëve vullnetarë irlandez do të shpenzojë kohën e tyre duke dhënë ekspertizën e nevojshme pranë spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë. Nga organizata bamirëse "Friends of Albania Ltd" në Irlandë, Gazeta Shqiptare ka mësuar se kjo iniciativë është përkrahur nga kirurgët e qëndrës së operacioneve plastike në qytetin Galaway të Irlandës. Ata po ashtu do të sjellin me vetë një sërë pajisjesh të rëndësishme, të cilat mungojnë në Shqipëri, për të realizuar me sukses operacionet. Grupi do të udhëhiqet nga konsulenti kirurg Jack McCann, duke shpresuar në trajtimin e 50 pacientëve, shumica prej tyre fëmijë me probleme të lindura, djegje, shenja në trup si dhe me kurimin e plagëve të marra nga plagoje të ndryshme.

    Ekipi

    Në përbërje të kirurgëve irlandez do të jenë disa nga emrat më të shquar të kirurgjisë plastike irlandeze. Grupit prej 14 vetave i janë bashkangjitur Jenny Lynch, Dermot Lowe, Eugene O'Kelly që të tre kirurgë si dhe nëntë infermiere që të gjithë nga "University College Hospital Galway" në Irlandë. Bashkëshortes së kirurgut McCann udhheqësit të grupit të kirurgëve do t'i duhet që të udhëtojë më datë 9 Prill drejt Tiranës, në ndihmë të një hosteli ku do të qëndrojnë fëmijët e pastrehë.

    Misioni

    Të dy bashkëshortët McCann gjatë muajit Dhjetor 2004 ndërmorën një mision Në shqipëri, që ata e etiketojnë "fakt-mbledhës" në Shqipëri. Nga i cili arritën në përfundimin shokues se në spitalet lokale shqiptare teknina e paisjeve mjekësore ishte shumë primitive. "Në Shqipëri janë rreth 20 fëmijë të cilët presin për ne që t'i operojmë", thotë kirurgu McCAnn i cili shton se "e dimë që janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndërhyrje të ndryshme. Ne do të punojmë me profesorin e operacioneve plastike në spital, por klinika e tij është shumë minimale dhe me mjete shumë të vjetra. Shumë nga pajisjet në klinikë duke filluar që nga ajo e thithjes është shumë e vjetër dhe nuk punon" u shpreh kirurgu McCann i cili shpreson në 14 ditët e qëndrimit në Tiranë të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur pacientët shqiptarë.


    McCann: 4-vjeçarja shqiptare në Galway

    I kontaktuar me telefon nga Gazeta Shqiptare Jack McCann i cili punon në spitalin Bons Secours Hospital në Galway u shpreh se "Disa vite më parë një nga asistentët e mi i cili kishte punuar me një organizatë bamirësie australiane më pyeti nëse kisha mundësi të kuroja një fëmijë katër vjeçar shqiptar, i cili kishte djegie të rënda në trup. Ajo ishte në gjendje të rëndë pasi kishte kaluar disa operacione, në tre apo katër muaj nga të cilat nuk po përmirësohej, por veçse keqësohej". Doktori McCann më tej gjatë bisedës rrëfen se ai mundi ta sjellë vajzën shqiptare në një nga spitalet irlandeze ku e operuan. McCann kujton: "E mbajtëm atë në spitalin tonë për katër muaj. E dërguam në Shqipëri vetëm atëherë kur e shëruam plotësisht. Kur isha në Shqipëri në Dhjetor e takova vajzën, ajo po shkon mirë, por do të na duhet të bëjmë disa "zbukurime" të vogla në trupin e saj".

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Njerez shume paqedashes Irlandezet. I vetmi komb ne Evrope qe gezon rrespektin tim.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •