Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    A rrezikohet valle turizmi ne Shqiperi nga grabitjet?!

    Turizmi, rreziku qe vjen nga Rendi

    Turizmi, rreziku qe vjen nga Rendi



    Nderkohe qe kufirin e kane kaluar per pushime ne Shqiperi rreth 550 mije kosovare qe vetem per 10 dite i sjellin vendit 100 milion USD te ardhura, rastet e grabitjes se tyre ne akset rrugore vazhdojne. Veprimet abuzive te policeve te qarkullimit rrugor dhe pse ministria e Rendit duhet te forcoje masat per sigurine e turisteve bashkekombas



    Shpend HASANI



    Ferdinand DERVISHI



    Perseri ne Kukes dhe perseri viktima kosovaret. Para 3 ditesh dy vellezer adoleshente i zene rrugen nje furgoni me kosovare ne rrugen e konsideruar te superuajtur Kukes-Morine dhe arrijne t'i grabisin. Pavaresisht reagimit te policise, rastet e tentativave te grabitjes se kosovareve gjate sezonit te veres shkuan ne 3 dhe ne dy raste kane ndodhur pikerisht ne rrugen super te ruajtur Durres-Kukes-Morine. Keto te dhena vijne ne nje kohe kur ne pikat e kalimit kufitar sipas policive lokale ne Kukes, Korce apo Shkoder e kane kaluar mbi 550 mije kosovare dhe 150 mije shqiptaro-maqedonas, te cilet sipas nje llogarie te thejshte nese rrine vetem 10 dite ne Shqiperi dhe shpenzojne nje shume minimale prej 20 EURO ne dite, kalojne shifren e 100 milione dollareve, te cilat shkojne ne xhepat e qytetareve shqiptare duke percaktuar keshtu turizmin si resursin me fitimprures te vendit. Pra jemi ne momentin kur dyert jane hapur, alarmet false ne fillim te sezonit te mediave malazeze e ne ndonje rast maqedonase jane harruar, turistet nga Kosova dhe Maqedonia kane preferuar dhe vazhdojne te preferojne plazhet shqiptare dhe kjo duhet ruajtur ashtu si mbahet ne duar ne ene e cmuar prej kristali. Por pikerisht ne kete stad te zhvillimit, shfaqen maskat duke rrezikuar te hedhin ne ere gjithcka. Duke treguar se megjithe masat mburrese te ministrise se Rendit per sigurimin e rruges problematike Durres-Kukes-Morine, megjithe angazhimin e trupave komando etj, vend per nje rezultat me te mire te asaj qe policia ka per qellim, ka. Per me teper akoma ka police te qarkullimit rrugor te cilet jane mesuar me prej vitesh te ndalojne kosovare e shqiptaro-maqedones e tu kerkojne si zakonisht pjesen qe e konsiderojne te tyre te gjobes, duke ua nxjerre nga hundet pushimet ende pa i filluar.

    Ju ftoj te jepni mendimet tuaja per kete teme qe mu duk interesante pasi ka lidhje me nje nga fushat kryesore te zhvillimit ne Shqiperi

    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    VINUSh..

    Grabitja kjo metode e vjeter e banditizmit nder Shqiptaret, eshte edhe sot rreziku kryesor jo vetem i TURISTEVE dhe Turizmit po dhe per frym-marrjen e perditshme te njeriut te ndershem ne SHQIPERI.

    Kemi 12 vite pluralizem...12 vite ushtrim i lire i fese...12 vite ku ne Shqiperi qarkullon cdo rrym kulturore e fetare e filozofike ..12 vjet qe dhe katundaret e Kukesit kane pare Bukurite e LONDRES e Parisit dhe perseri GRABITJA eskziston..

    Pra kemi 12 vite me shtet jo ne rregull.
    Mos valle ish me i mire ai shteti Enverist-koperativist ..jo aspak..
    Cka eshte pra..

    Grabitja eshte fytyre e Shtetit tone..
    Vjedhja ne Tenderat eshte fytyra e Nenpunesit ne Ministri..
    Grabitja ne rruge eshte fytyra e banorit te fshatit shqiptar..
    Jane te lidhura gjerat..

    Duhet zhdukur menyra e te jetuarit me vjedhje.
    Ne se shteti arrin tu a beje te pamundur frymarrjen Vjedhesve athere sdo kete vjedhes..

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jam plotesihst dakort me ty Brari kur thua qe grabitja duhet ērrenjosor nga mentaliteti i shqiptarit, vjedhja e tenderave.....e te gjitha ato qe permend. Problemi qe shtrova ka te beje me turizmin dhe artikujt qe shkruhen ne median shqiptare.
    Shume probleme qendrojne dhe duhen kritikuar pasi vetem kur ato denoncohen gjerat mund te levizin ne sencin e mire dhe ky eshte rrol i medias e i te gjithe shtetasve shqiptar.
    Kur kritika eshte konstruktive eshte dhe efikase por kur ajo behet vetem ne sencin per te shitur sa me shume lajmet e ne nje gazete jo vetem qe nuk eshte konstruktive dhe humbet objektivitetin e saj por shkakton deme nganjehere shume te shtrenjta e qe duhen vite te riparohen.
    Ne artikullin me siper thuhet se kane ardhur rreth 550 mije shqiptare nga Kosova apo Maqedonia per te kaluar pushimet ne Shqiperi dhe .....

    " Pavaresisht reagimit te policise, rastet e tentativave te grabitjes se kosovareve gjate sezonit te veres shkuan ne 3 dhe ne dy raste kane ndodhur pikerisht ne rrugen super te ruajtur Durres-Kukes-Morine."!

    Me duket e papergjegjeshme nga ana e gazetarit dhe kryeredaktorit te kesaj gazete qe duan te kritikojne nje fenomen te pakendeshem qe ka ndodhur dhe me ane te artikullit mundohen te bejne sa me te zeze gjendjen ne Shqiperi!!
    Me te vertete qe ne ato 3 raste ka patur viktima te grabitjes po po ta krahasosh numrin e viktimave me 550 mije turiste te ardhur eshte qesharak ( as 0.001% e te ardhurve) e ketu nuk mund te flitet me per fenomen me keto fakte po per raste te izoluara.
    Te botosh artikuj te tille do te thoshe te degradosh imazhin e turizmit shqiptar, te futesh friken dhe si pasoje te reduktosh numrin e turisteve ne vendin tone ose te pengosh ata turiste qe deshirojne te vijne ne Shqiperi. Kjo me duket te besh me apo pa koshience nje publicitet te keq per vendin tend!!
    Dhe pse problemet jane te ndryshme nuk kemi pse ti shtojme ne menyre artificiale dhe kjo vetem me qellim fitimin e shitjes te 1000 tirazheve me teper te nje gazete.
    Shtrimi i problemit ne kete gazete me duket manipulues dhe i denueshem per demet qe mund ti shkaketoje vendit.
    Shpresoj qe njerezit qe lexojne keto artikuj te mos jene aq naiv sa mendojne gazetaret apo redaktoret e ketyre gazetave.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Duke lexuar mbi ngjarjen dhe incidentet e bllokimit te shtetasve shqiptare neper pikat kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices nga pala greke me shkoi nepermend dhe pasoja katastrofike per turizmin shqiptar.
    Mu duket se ky incident i cili do te beje te pyesin veten dhjete here perpara se te rrikthehen emigrantet shqiptare ne vendin e tyre gjate pushimeve, do te jete shume me katastrofik per turizmin shqiptar se sa 3 grabitje te kosovareve qe kane ndodhur ne teritorin shqiptar.
    Kam frike se incidenti ne pikat kufitare per pengimin e kalimit te lirshem me dokumente te rregullta nga pala greke nuk eshte thjesht per probleme teknike ashtu si pretendon pala greke.
    Llogjika eshte e thjeshte, nqs nje emigrat shqiptar per te shkuar me pushime ne vendin e tij, do ti duhet te presi nje jave ne rradhe ne dogane per tu kthyer ne shtepine e tij, a do ti shkonte me nder mend qe te kalonte pushimet ne shqiperi?!
    Une per vete do te thosha pa hezituar jo pasi nuk doja te me kthehej ne torture dhe pasi do te kisha frike te humbja vendin e punes nqs kthehesha me 7 dite vonese.
    Atehere do te thoja qe jo vetem ata qe po vuajne neper kufij duke pritur me dite te tera por dhe shqoqata e biznesit te turizmit shqiptar duhet te ngrihet e te kerkoje llogari ndaj qeverise shqiptare pasi ky incident prek drejtperdrjet imazhin e turizmit si dhe turistin shqiptar. Rjedhimisht dhe ekonomine shqiptare, keshtu qe eshte problem i sejcilit prej nesh te ngrem zerin prane autoriteteve tona, qeverise tone e deri te kryeministri, pasi kur 5000 vete presin rradhen me dite te tera padrejtesisht nuk eshte me problem i shefit te doganes po i vete kryeminsitrit shqiptar.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •