Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Fromm

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Fromm

    Personalisht nuk kam shume njohuri mbi Erich Fromm prandaj shpresoj qe ata qe kane lexuar disa nga veprat e tij ti kontribuojn kesaj teme.

    Erich Fromm ka lindur ne 23 Mars 1900, Frankfurt am Main, Gjermani dhe ka vdekur 18 Mars 1980, Muralto, Switzerland. Fromm ishte psikoanalist dhe filozof social por gjithashtu eshte i njohur si humanist. Ne vitin 1933 e la Gjermanine dhe erdhi ne ShBA. Ai argumentoi se principet psikoanalitike mund te aplikohen per te sheruar semundjet e kultures (shoqerise).

    Me poshte po postoj nje pjese te mire te kapitullit te pare te librit te tij "Arratisje nga Liria" te perkthyer nga Gjergj Sinani.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    (ju kerkoj falje per gabime ortografike qe mund te gjeni, por skam kohe ta rilexoj)

    1. Liria: Nje problem psikologjik?

    Historia moderne europiane dhe amerikane bazohet ne perpjekjen per ta cliruar lirine nga zinxhiret politike, ekonomike dhe shpirterore qe kane lidhur njerezit. Betejat per lirine u bene nga te shtypurit, nga ata qe aspironin nje liri te re, kunder atyre qe kishin privilegje per te mbrojtur. Duke luftuar per clirimin e tyre nga tirania, cdo klase besonte se luftonte per lirine ne vetvete dhe keshtu mund t'i bente thirrje nje ideali, deshires per liri te rrenjosur tek te gjithe te shtypurit. Megjithate, ne betejen e gjate dhe te vazhdueshme per lirine, klasat qe ne nje moment te percaktuar historik luftuan kunder shtypjes u nodhen nga ana e armiqve te lirise kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje te reja per te mbrojtur.

    Pavaresisht nga permbysjet e shumta, liria i ka fituar betejat. Ne keto beteja shume kane mbetur me bindjen se te vdisje ne luften kunder shtypjes ishte me mire se sa te jetoje pa liri. Nje vdekje e ketij lloji ishte pohimi me i larte i individualitetit te tyre. Historia dukej se tregonte se njeriu ishte ne gjendje te drejtonte vetveten, te merrte vendime te pavarura dhe te mendonte dhe te ndiente si te besonte me mire. Shprehja me e plote e mundesise se individit dukej se ishte qellim final drejt se cilit po afrohej ne menyre te shpejte zhvillimi shoqeror. Parimet e liberalizmit ekonomik, te demokracise politike, te autonomise fetare dhe te individualizmit ne jeten personale, shprehnin deshiren per liri dhe ne te njejten kohe, dukej se i afronin njerezit ne realizimin e tyre. Njeri pas tjetrit, zixhiret rane. Njeriu e permbysi sundimin e natyres duke u bere sundimtari, e permbysi sundimin e kishes dhe sundimin e shtetit absolutisht. Permbysja e sundimit te jastem dukej kushti i domosdoshem dhe i mjaftueshem per te arritur qellimin e deshiruar, lirine e individit.

    Nga shume njerez Lufta e Madhe u mbajt si lufta e fundit dhe ne perfundimin e saj u pa fitorja e plote e lirise. Demokracite e vjetra dolen te perforcuara dhe demokracite e reja zevendesuan monarkite e vjetra. Por kaluan vetem pak vite dhe dolen sisteme te reja, qe mohuan gjithcka qe njerezit besonin se e kishin fituar ne shekuj lufte. Ne fakt, thelbi i ketyre sistemeve te reja, qe do te mbisundojne ne menyre efikase tere jeten sociale dhe personale te individit, ishte nenshtrim i te gjitheve, pervec nje grushti njerezish, ndaj nje autoriteti mbi te cilin nuk kishin asnje kontroll.

    Fillimisht, shume njerez u pajtuan me mendimin se fitorja e sistemit autoritar vinte nga marrezia e pak individeve dhe kjo marrezi e tyre, me kohe do t'i conte ne shkaterrim. Te tjere mendonin se populli italian, ose ai gjerman, nuk kishin patur kohe te mjaftueshme per t'u edukuar me demokracine dhe, per kete arsye, mund te pritej qetesisht momenti kur do te arrihej pjekuria politike ne demokracine perendimore. Nje iluzion tjeter i perbashket, ndoshta me i rrezikshem nga te gjithe, ishte besimi se njerez si i e kishin shtene ne dore pushtetin mbi aparatin e gjere shteteror vetem me hajduteri dhe poshtersi, se ata dhe stelitet e tyre qeverisen thjesht permes forces se kulluar; se tere popullsia qe vetem objekt i privuar nga vullneti prej tradhetise dhe it. Gjate atyre viteve deri sot, fallsiteti i kesaj teze eshte i dukshem. Kemi qene te detyruar te pranojme se ne Gjermani miliona njerez ishin te gatshem te hiqnin dore nga liria e tyre ashtu si kishin qene te gatshem eterit e tyre per ta fituar ate; se ne vend qe te donin lirine, kerkonin menyra per t'iu shmangur asaj; se miliona te tjere ishin indiferente dhe nuk besonin se ia vlente te luftoje dhe te vdisje per te mbrojtur lirine. Per me teper ne pranojme se kriza e demokracise nuk eshte vetem problem italian ose gjerman, por eshte problem i cdo shteti modern. Dhe nuk ka rendesi se cilet simbole zgjedhin armiqte e lirise njerezore; liria mund te kercenohet duke e sulmuar ne emer te fashizmit te deklaruar si dhe nen mbulesen e etiketes se antifashizmit. Kjo e vertete ka qene formuluar aq bukur nga Xhon Djui sa me pelqen te shpreh mendimin me fjalet e tij. "Kercenimi i vertete per demokracine tone, pohon ai, nuk eshte ekzistenca e shteteve totalitare te huaj. Eshte prania, ne qendrimet tona vetiake dhe ne institucionet tona, e kushteve qe ne vende te tjera bene qe te triumfoje autoriteti i jashtem, disiplina, uniformiteti dhe nenshtrimi ndaj kryetarit. Pra fusha e betejes eshte dhe ketu: ne veten tone dhe ne institucionet tona."

    Ne qofte se duam ta luftojme fashizmin duhet me pare ta kuptojme ate: optimizmi nuk do te na ndihmonte.

    Perseritja e formulave optimiste do te ishte e paafte dhe e padobishme ashtu si rituali i nje vallezimi indian kushtuar shiut.

    Pervec problemit te kushteve ekonomike dhe sociale qe i hapen rrugen fashizmit, ka edhe nje problem njerezor qe duhet kuptuar. Qellimi i ketij libri eshte analiza e faktoreve dinamike te struktures se karakterit te njeriut modern qe ne vendet fashiste e kane bere qe te deshiroje braktisjen e lirise dhe ne kete menyre jane perhapur dhe ne popullsine tone. Kur shikojme aspektin njerezor te lirise, deshiren e nenshtrimit dhe etjen per pushtet, na dalin perparesi keto pyetje te pashmangshem: Cfare eshte liria si pervoje njerezore? Deshira perliri a eshte valle dicka e brendshme ne natyren njerezore? Eshte nje pervoje e njejte, pamvaresisht nga tipi i qyteterimit ku jeton personi, apo eshte dicka qe ndryshon sipas shkalles s individualizmit te arritur nga nje shoqeri e vecante? Liria eshte vetem mungesa e presioneve te jashtme apo eshte edhe prania e dickaje? Dhe ne qofte se eshte keshtu, per se eshte fjala? Cilet jane ne shoqeri faktoret sociale dhe ekonomike qe nxisin impenjimin ne favor te lirise? A mund te behet liria nje barre mjaft e rende per t'u mbajtur, dicka prej se ciles individi kerkon te largohet? Atehere perse liria eshte per shume njerez nje cak i cmuar dhe per te tjeret nje kercenim?

    A nuk ka, ndoshta, pervec nje deshire per liri te lindur bashke me njeriu, edhe nje deshire instinktive per nenshtrim? Dhe ne qofte se nuk eshte keshtu, si mund ta shpejgojme joshjen qe ka sot per shume njerez nenshtrimi ndaj kreut? A eshte gjithmone nenshtrim ndaj nje autoriteti te shfaqur, apo edhe nenshtrimi ndaj autoriteti te brendesuar, si detyra ose ndergjegja, shtrengime te brendshme apo autoritet anonim si opinioni publik? A ka nje kenaqesi te fshehte ne nenshtrim dhe cili eshte thelbi i tij?

    Cfare eshte ajo qe krjon tek njerezit nje etje te pashuar per pushtet? Eshte forca e energjise se tyre vitale, apo eshte nje dobesi thelbesore dhe paaftesia per ta jetuar jeten spontanisht dhe me dashuri? Cilat jane kushtete psikologjike qe perforcojne keto impulse? Cilat jane kushtet sociale mbi te cilat bazohen, nga ana e tyre, keto kushte psikologjike?

    Analiza e aspektit human te lirise dhe te autoritarizmit na detyron te shikojme nje problem te pergjithshem dhe pikerisht ate te rolit qe faktoret psikologjike zhvillohen si force aktive e procesit shoqeror, dhe kjo nga ana e vet con ne problemin e nderveprimit te faktoreve psikologjike, ekonomike dhe ideologjike ne procesin shoqeror. Cdo orvatje per te kuptuar joshjen qe fashizmi ushtron mbi kombet e medhenj na detyron te njohim rolin e faktoreve psikologjike. Ne fakt, do te merremi ketu me nje sistem politik qe thelbesisht nuk i ben thirrje forcave racionale te egoizmit, por qe zgjon dhe mobilizon tek njeriu forca diabolike, pranine e te cilave nuk e kemi dyshuar aspak ose, e pakta e konsideronim te zhdukur shume kohe me pare. Ne shekujt e fundit imazhi i zakonshem per njeriu ishte ai i nje qenie te arsyeshme, veprimet e te cilit percaktohen nga interesi egoist dhe nga aftesia per te vepruar ne perputhje me te. Edhe shkrimtare si Hobsi, qe shikonin tek vullneti per pushtet dhe armiqesine forcat levizese te njeriut, e shpjeguan pranine e ketyre forcave si rezultante logjike te egoizmit. Meqenese njerezit jane te barabarte dhe kane te njejten deshire per lumturi dhe meqe nuk ka pasur te mjaftueshme per t'i kenaqur te gjithe ne te njejten mase, domosdoshmerisht luftojne me njeri tjetrin dhe deshirojne pushtetin per te siguruar realizimin e ardhshem te asaj qe e kane. Por imazhi i Hobsit, ne nje fare mase, shfaqet i kapercyer. Meqe klasa e mesme ia doli ta thyeje pushtetin e drejtuesve te vjeter politike e fetare dhe njerezit ia dolen ta mbisundojne natyren dhe miliona individe ekonomikisht u bene te pavarur, gjithnje e me shume u binden se bota ishte racionale dhe se njeriu, ne thelb ishte nje qenie racionale.

    Forcat e erreta dhe djallezore te natyres njerezore do t'i behen dalje Mesjetes dhe periudhave me te hershme te historise dhe u shpjeguan me injorancen ose me makinacionet e shkatheta te mbretit dhe prifterinjve mashtrues.

    Keto periudha u pane sic mund te shikohet nje vullkan qe per shume kohe ka pushuar se qeni nje kercenim. U ndien te sigurte e plot besim se fitoret e demokracise moderne i kishin flakur te gjitha forcat e kobshme; bota dukej e ndricuar dhe e sigurte si rruget e ndricuara bukur te nje qyteti modern. Lufterat u konsideruan si reliket e fundit te koheve antike dhe u mendua se mjaftonte vetem nje lufte per t'u dhene fund te gjitha lufterave; krizat ekonomike u konsideruan si incidente edhe pse keto incidente vazhduan te perseriteshin me nje rregullsi te caktuar.

    Kur erdhi fashizmi ne pushtet, pjesa me e madhe e njerezve ishin te papergatitur, si teorikisht dhe praktikisht. Nuk arrinin te besonin se njeriu mund te manifestonte te tilla prirje ndaj se keqes, nje vullneti te tille per pushtet, njer perbuzje te tille per te drejtat e te dobeve ose nje etje te tille per nenshtrim. Vetem pak njerez kishin lajmeruar gjemimin e vullkanit qe paraprin shperthimin. Nicja e kishte turbulluar optimizmin e embel te shekullit XIX; po aq kishte bere Marksi, ne menyre te ndryshme. Nje paralajmerim tjeter erdhi pak kohe me vone nga Frojdi. Natyrisht ai, dhe shumica e dishepujve te tyre, kishte vetem nje ide mjaft te thjeshte te asaj cka ndodhte ne shoqeri dhe pothuajse te gjitha zbatimet e tij te psikologjise ne problemet shoqerore ishin konstruksione te gabuara. Megjithate, duke e perqendruar vemendjen e tij ne fenomenet e crregullimit emotiv dhe mendor te individeve, ai na coi ne majen e vullkanit dhe na beri te shkojme ne kraterin e tij ne vlim.

    Frojdi shkoi me perpara se te tjeret duke e drejtuar vemendjen drejt vezhgimit dhe analizes se forcave iracionale dhe te pandergjegjshme, qe percaktojne pjeserisht, sjelljen njerezore. Ai dhe pasuesit e tij te psikologjise moderne jo vetem kane zbuluar sektorin iracional dhe te pandergjegjshem te natyres njerezore, prania e se ciles kishte qene pershkruar nga racionalizmi modern; por madje kane treguar se keto fenomene iracionale ndjekin disa ligje dhe prandaj mund te kuptohen ne menyre racionale. Ai na mesoi te kuptojme gjuhen e endrrave dhe simptomat fizike si dhe elementet iracionale te sjelljes njerezore. Ai zbuloi se ky racionalitet, ashtu si tere struktura e karakterit te individit, ishin reaksione ndaj ndikimit qe ushtron bota e jashtme dhe ne menyre te vecante ndikimet qe pesohen ne feminine e pare.

    Por Frojdi ishte aq i mbushur me frymen e kultures se tij sa qe nuk arriti qe te shkonte tej limiteve qe kjo kulture i impononte. Edhe vete keto limite do te behen kufizime ne qellimin per te kuptuar individin e semure dhe do ta pengojne kuptimin e individit normal dhe te dukurive iracionale qe veprojne ne jeten shoqerore.

    Meqe ky liber nxjerr ne pah rolin e faktoreve psikologjike ne procesin shoqeror dhe meqe kjo analize bazohet mbi disa zbulime thelbesore te Frojdit - vecanerisht ne ato qe lidhen me funksionimin e forcave te pandergjegjshme ne karakterin e njeriut dhe varesia e tyre nga ndikimet e jashtme - mendoj se do ta ndihmoje lexuesin te njohe, qe nga fillimi, disa parime te pergjithshme te metodes sone si dhe dallimet themelore midis kesaj metode dhe koncepteve klasike frojdiste.

    Frojdi e pranonte idene tradicionale per nje dikotomi thelbesore midis njeriut dhe shoqerise, si dhe doktrinen tradicionale te ligesise se natyres njerezore. Sipas tij, njeriu eshte thelbesisht antisocial, shoqeria duhet ta zbute, duhet t'i plotesoje disa kenaqesi qe vijne nga impulset biologjike, qe si te tilla jane te domosdoshme, por ne pjesen me te madhe shoqeria duhet te rafinoje dhe te frenoje, ne menyre te shkathet, impulset themelore te njeriut. Per shkak te kesaj ndrydhjeje te impulseve natyrore nga ana e shoqerise ndodh dicka e mrekullueshme: impulset e ndrydhura transformohen ne aspirata kulturalisht te vlefshme de behen baza njerezore e qyteterimit. Frojdi zgjodhi fjalen "sublimim" per kete transformim te cuditshem te ndrydhjes ne sjelljen civile. Ne qofte se ndrydhja eshte me e madhe se aftesia e sublimimit, individet behen e dhe eshte e domosdoshme qe te lejohet zbutja e ndrydhjes. Megjithate, ne pergjithesi, ka nje raport te zhdrejte midis kenaqjes se impulseve njerezore dhe qyteterimit; sa me e madhe te jete ndrydhja aq me i madh qyteterimi (dhe rreziku i shqetesimeve neurotike). Ne teorine e Frojdit raporti midis individit dhe shoqerise eshte ne thelb statik: virtualisht individi eshte i njejte dhe shnderrohet ne masen qe shoqeria ushtron nje presion me te madh mbi impulset natyrore (dhe pra e shtrengon ne nje sublimim me te madh) ose lejon nje kenaqje me te madhe te impulseve (dhe keshtu sakrifikon qyteterimin).

    Njelloj si te ashtuquajturat instinkte themelore te njeriut, te postuluar nga psikologet e meparshem, koncepsioni i natyres njerezore nga Frojdi ripasqyronte ne thelb impulset me te rendesishme qe gjendeshin tek njeriu modern. Per Frojdin "njeriu" perfaqesohej nga individi i shoqerise se vet dhe ato pasione dhe ankthe, qe jane karakterisitke per njeirun ne shoqerine moderne, shfaqen si forca te perjetshme qe i kane rrenjet ne ndertimin biologjik te njeriut.

    Mund te japim shume shembuj per kete (si per shembull baza sociale e armiqesise qe ekziston tek njerezit e sotem, kompleksi i Edipit, i ashtuquajturi kompleksi i tredhjes tek grate); por do te doja te jepja nje shembull tjeter, qe eshte vecanerisht i rendesishem sepse ka te beje me tere konceptin e njeriut si qenie shoqerore. Frojdi e shikonte gjithmone individin ne marrdheniet e tij me te tjeret; megjithate keto raporte, si i shikonte Frojdi, ngjanin me raportet ekonomike me te tjeret, karakteristike per individin e shoqerise kapitaliste. Cdo njeri punon per vetveten, individualisht, me rrezikun e vet dhe jo dukshem ne bashkepunim me tjetrin. Por nuk eshte nje Robinson Kruzo; ai ka nevoje per te tjeret, si kliente, si nepunes ose si punedhenes. Duhet te bleje dhe te shese, te jape dhe te marre. Tregu, si ai i mallrave ose i fuqise punetore, i rregullon keto lidhje. Keshtu individi i vetem dhe i vetmjaftueshem, hyn ne marredhenie ekonomike me te tjeret si mjete per nje qellim te vetem: te shese dhe te bleje. Koncepti frojdist mbi marredheniet njerezore ne thelb eshte i njejte: individi paraqitet i pajisur nga nje seri e plote impulsesh biologjike te paramenduara. Qe te mund t'i kenaqe ato, individi hyn ne marredhenie me "objekte" te tjera. Keshtu individet e tjere jane mjete per t'u perdorur per qellimin tone, kenaqjen e aspiratave, qe nga ana e tyre e kane origjinen tek individi para se ata te hyjne ne kontakt me te tjeret. Fusha e marredhenieve njerezore, ne kuptimin e Frojdit, ngajn me tregun: eshte nje shkembim kenaqesish te nevojave fiziologjike, ku marredhenia me individin tjeter eshte gjithmone nje mjet dhe nje qellim dhe kane nje qellim ne vetvete.

    Perkundrazi, analiza e paraqitur ne kete liber mbeshtetet mbi pohimin se problemi kyc i psikologjise eshte ai i llojit te vecante te marredhenies qe individi ka me boten dhe jo ai i kenaqjes ose frustracionit te kesaj apo asaj nevoje instiktive ne vetvete; gjithashtu mbi pohimin se marredhenia ndermjet njeriu dhe shoqerise nuk eshte statike.

    Nuk eshte se nga njera ane kemi nje individ te pajisur nga natyra me disa impulse te caktuara dhe, nga ana tjeter, nje shoqei te ndare prej tij ne nje fare menyre, qe kenaq ose frustron keto prirje te lindura. Duke qene nevoja te njejta te njerezve si uria, etja, seksi, keto impulse qe provokojne dallimet ne karakteret e individeve, si dashuria dhe urrejtja, vullneti per pushtet dhe etja per nenshtrim, plotesimi i kenaqesive te seksit dhe frika ndaj tyre, jane qe te gjitha produkte te procesit shoqeror. Prirjet me te bukura te njeriut si dhe me te ashprat, nuk jane pjese e nje natyre njerezore te fiksuar dhe te paravendosur biologjikisht, por shmangen nga procesi shoqeror qe krijon njeriun. Me fjale te tjera, shoqeria nuk ka vetem nje funksion shtypes, megjithese e ka pikerisht edhe kete, por ka edhe nje funksion krijues. Natyra e njeriut, pasionet e tij dhe ankthi, jane nje prodhim i qyteterimit; megjithese, vete njeriu eshte krijimi me i rendesishem dhe fiton nga perpjekja e vazhdueshme e njerezimit, tregimet e te cilit quhen histori.

    Eshte pikerisht detyra e psikologijse sociale qe te kuptoje procesin e krijimit te njeriut ne histori. Perse nga nje epoke historike ne tjetren ndodhin disa ndryshime te dukshme ne karakterin e njeriut? Perse shpirti i Rilindjes eshte i ndryshem nga ai i Mesjetes? Perse struktura e karakterit te njeriut ne kapitalizmin monopolist eshte i ndryshem nga ai i shekullit XIX? Psikologjia sociale duhet te shpjegoje perse burojne aftesi dhe pasione te reja, te keqia ose te mira. Zbulojme keshtu, per shembull, se nga Rilindja deri sot njerezit kane qene nxitur nga nje deshire e zjarrte urie, ndersa ne shoqerine mesjetare kjo nxitje, qe sot duket kaq natyrore, u shfaq pak. Ne te njejten periudhe njerzit fitojne nje ndjenje te bukurise per natyren qe me pare nuk e kishin. Dhe me tej ne vendet e Europes Veriore, njeriu i shekullit XVII ka shfaqur nje deshire perpune qe me pare i mungonte njeriut te lire.

    Por nuk eshte vetem se njeriu eshte prodhim i historise pasi dhe historia eshte prodhim i njeriut. Zgjidhja e kesaj kontradikte te dukshme perben fushen e psikologjise sociale. Detyra e saj eshte qe te tregoje jo vetem se si ndryshojne dhe zhvillohen pasionet, deshirat, ankthi si rezultat i proceseve shoqerore, por edhe se si energjia njerezore e uar keshtu ne forma specifike behet nga ana e saj forca produktive, qe plazmon procesin shoqeror. Keshtu, per shembull, deshira per fame dhe sukses dhe impulsi per te punuar jane forca pa te cilat kapitalizmi modern nuk do te kishte mundur te zhvillohej; pa keto dhe forca te tjera njerezore njeriut do t'i mungonte vrulli per te vepruar sipas kerkesave sociale dhe ekonomike te sistemit tregetar dhe industrial modern.

    Nga ajo cka kemi then del se, pikepamja e paraqitur ne kete liber dallon nga ajo e Frojdit, sepse, ne menyre te vendosur heq dore nga interpretimi i tij per historine si produkt i forcave psikologjike, te cilat ne vetvete nuk kushtezohen nga pikepamja shoqerore. Per me teper, ne menyre te vendosur heq dore nga ato teori qe e zbehin rolin e faktorit njerezor, kete element dinamik te procseit shoqeror. Kjo kritike ngrihet jo vetem kunder teorive sociologjike qe ne menyre eksplicite synojne te eliminojne problemet psikologjike te sociologjise (si ajo e Dyrkhajmit dhe e shkolles se tij), por edhe kunder atyre teorive qe jane, pak a shume te ngjyrosura nga psikologjia e sjelljes. Te gjitha keto teori kane te perbashket pohimin se natyra njerezore nuk ka nje dinamizem te vetin dhe se ndryshimet psikologjike duhet te kuptohen si zhvillime te "petkave" te reja ne pershtatje te eve te reja kulturore. Keto teori, megjithese flasin per faktorin psikologjik, ne te njejten kohe e reduktojne ne et e reja kulturore. Vetem psikologjia dinamike, bazen e se ciles e ka hedhur Frojdi, mund ta shpjegoje me tej nderimin ndaj faktorit njerezor. Meqe nuk kemi nje natyre njerezore fikse, ne nuk mund ta konsiderojme kete te fundit si pafundesisht te epshme dhe te afte qe t'i pershtatet cdo lloj kushti pa fituar nje dinamizem te vetin psikologjik. Natyra njerezore, megjithese eshte produkt i evolucionit historik, ka disa mekanizma dhe ligje te perhershme, qe psikologjia ka detyren t'i zbuloje.

    Ne kete pike, per nje kuptim te plote te asaj cka eshte then deri tani dhe te asaj qe do shtjellojme, me duket e domosdoshme qe te shqyrtohet ideja e "pershtatjes". Ne te njejten kohe, ky shqyrtim jep nje ilustrim te asaj qe kuptojme per mekanizma dhe ligje psikologjike.

    Eshte e dobishme te dallohet pershtatja "statike" nga ajo "dinamike". Me pershtatje statike kuptojme nje pershtatje ndaj eve te tilla qe e lene te pandryshuar tere strukturen e karakterit dhe qe nenkupton vetem perftimin e nje "strehe" te re. Shembull i ketij tipi te pershtatjes eshte kalimi nga zakonet kineze te te ngrenit, ne zakonet perendimore per te perdorur pirunin dhe thiken. Nje kinez, qe transferohet ne Amerike, do t'i pershtatet ketij i te ri, por pershtatja ne vetvete ka pak pasoja mbi personalitetin e tij; nuk nxit impulse te reja ose tipare te karakterit.

    Me pershtatje dinamike kuptojme, per shembull, tipin e pershtatjes qe ndodh kur nje femije u nenshtrohet urdherave te nje babai te eger dhe kercenues duke pasur mjaft frike prej tij qe te veproje ndryshe dhe behet nje femij "i mire". Dicka ndodh tek ai ne pershtatjen ndaj nevojes se situates. Mund te linde tek ai nje armiqesi e theksuar kunder babait, qe e shtyp, pavaresisht se do te ishte teper e rrezikshme qe ta shprehte ose dhe te jete i ndergjegjshem per te. Sidoqofte kjo armiqesi e ndrydhur, megjithese nuk manifestohet, eshte nje faktor dinamik ne strukturen e karakterit te tij. Mund te krijohet nje ankth i ri dhe ta coje keshtu ne nje nenshtrim edhe me te thelle; mund ta shtype drejt nje qendrimi te vaget sfidues, i revoltuar ndaj asnje njeriu ne vecanti, por, sidomos ndaj jetes ne pergjithesi. Megjithate, si ne rastin e pare, edhe ketu individi u pershtatet disa rrethanave te jashtme. Kjo lloj pershtatjeje krijon dicka te re tek ai, nxit impulse te reja dhe ankth te ri. Te gjithe neurotiket jane shembuj te kesaj pershtatjeje dinamike; jane teresisht nje pershatje ndaj kushteve te jashtme (dhe ne vecanti ndaj atyre te feminise se pare) ne vetvete iracionale dhe, ne pergjithesi, te pafavorshme ne rritjen dhe zhvillimin e femijes. Ne menyre analoge fenomenet socio-psikologjike te krahasueshem me fenomenet neurotike (me vone do te thuhet se perse nuk duhet te quhen neurotike) si prania e impulseve te forta shkaterruese ose e ne disa grupe shoqerore, japin nje shembull te pershtatjes dinamike ndaj kushteve shoqerore, te cilat jane iracionale dhe te demshme ne zhvillimin e njerezve.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Erich Fromm

    Disa besime tė njeriut,
    nė njeriun, pėr njeriun


    Libri mė "personal" qė Fromm tė ketė ndonjėherė shkruar ėshtė libri i tij Beyond the Chains of Illusions. My encounter with Marx and Freud, botuar mė 1962. Ai fillon me njė kapitull autobiografik dhe mbyllet me "Credo" aq shumė tė cituar nga Fromm, nė tė cilėn ai pėrmbledh, siē nė njė pohim publik tė fesė sė vet, vizionin e tij tė njeriut dhe atė ēka ai ka kuptuar nga dinamika progresive apo regresive e proceseve humane dhe shoqėrore. Kjo "Kredo e njė humanisti", e pabotuar nė Francė, ėshtė shprehja e besimit humanist tė Fromm. Ai e shkroi atė me gjasė mė 1965, pasi ka pėrfunduar sė shkruari, mė 1964, Zemra e njeriut.

    Unė besoj nė njeriun, tė shquar nga tė krijesat e tjera tė gjalla pėr nga uniteti i tij. Sepse njeriu jeton nė vetėdije tė plotė. Njeriu, i vetėdijshėm pėr vetveten dhe tė ardhmen e tij, e di qė ardhmėria e tij ėshtė pėr tė vdekur, ai ėshtė i vetėdijshėm pėr vogėlsinė dhe pafuqinė e tij ; njeriu e sheh tjetėrsinė e tjetrit ; njeriu jeton nė natyrė dhe i nėnshtruar ndaj ligjeve tė natyrės, ndonėse ai ta kapėrcejė atė nėpėrmjet mendimit.
    Unė besoj nė njeriun si produkti i njė evolucioni natyror qė vjen nga konflikti pėr tė qenė njėkohėsisht rob i natyrės dhe i ndarė nga ajo, si dhe nga nevoja pėr tu bashkuar dhe harmonizuar me tė.
    Unė besoj nė natyrėn e njeriut, kontradiktė e ngulitur nė kushtin njerėzor. Tė jetosh nė kėtė kontradiktė kėrkon njė hulumtim tė pėrhershėm zgjidhjesh duke krijuar, nga ana e tyre, kontradikta tė reja dhe nevojė pėr pėrgjigje tė reja.
    Unė besoj tek pėrgjigjet ndaj kėtyre kontradiktave, sepse ato e ndihmojnė njeriun pėr tė kapėrcyer ndjenjėn e tij tė huajėsisė dhe i japin atij njė ndjenjė afrimiteti, uniteti dhe pėrkatėsie.
    Unė besoj nė ēdo pėrgjigje ndaj kontradiktave, sepse ato e vėnė njeriun pėrpara alternativės pėr tė ecur para apo pėr tu zbrapsur. Cilado qofshin zgjedhja, dhe veprimet qė e shoqėrojnė kėtė, ajo ēka ai ka zgjedhur ėshtė udha qė i lejon atij pėr tė zbrapsur apo progresuar humanitetin nė tė.
    Unė besoj nė zgjedhjen e vetme tė njeriut ndėrmjet jetės dhe vdekjes, ndėrmjet krijueshmėrisė dhe dhunės shkatėrruese, ndėrmjet realitetit dhe iluzioneve, ndėrmjet objektivitetit dhe intolerancės, ndėrmjet pavarėsisė vėllazėrore dhe nėnshtrimin ndaj njė sundimi.
    Unė besoj nė kuptimin e jetės si lindje e pėrhershme dhe lulėzim i vazhdueshėm.
    Unė besoj nė kuptimin e vdekjes si fund ndaj rritjes dhe pėrsėritje e pėrjetshme.
    Unė besoj qė njeriu ku pėrgjigja e tė cilit ėshtė regresive, ėshtė njė njeri nė kėrkim uniteti, qė e kėrkon atė duke u ēliruar nga frika e padurueshme e vetmisė dhe e pasigurisė, dhe duke shfytyruar atė ēka e kthen nė njerėzor dhe e shqetėson kėtė njeri. Orientimi regresiv shfaqet nė tre fenomene qė mund t’ia behin bashkė ose veēmas : nekrofilia, narcisizmi dhe simbioza incestuoze.
    Kuptoj me nekrofili dashurinė pėr gjithēka qė ėshtė e lidhur me ushtrimin e dhunės dhe tė shkatėrrimit ; dėshira pėr tė vrarė ; admirimi pėr forcėn ; joshja e vdekjes, e vetėvrasjes, e sadizmit ; dėshira pėr tė shndėrruar organiken nė inorganike nga njė nevojė e pa mėnjanueshme « pėr tė vėnė rregull ». Nekrofilisė i mungojnė nga natyra cilėsitė e nevojshme pėr krijimin dhe ajo strehohet, e vėnė nė lėvizje nga njė ndjenjė pafuqie, nė zgjidhjen e lehtė, qė ėshtė tė shkatėrruarit, pėr tė duke peshuar vetėm njė gjė : forca.
    Kuptoj me narcisizėm qėndrimin e njeriut i cili, duke pushuar sė treguari njė interes autentik ndaj botės sė jashtme, pėr t’u lidhur veēse pas vetvetes, grupit, klanit, fesė, kombit, racės sė tij, ka deformuar plotėsisht frymėn e tij pėr tė shquar gjėrat. Nevoja pėr kėnaqėsi narcizike rrjedh, nė pėrgjithėsi, nga nevojshmėria pėr tė kompensuar njė skamje materiale dhe kulturore.
    Kuptoj me simbiozė incestuoze tendencėn pėr tė qėndruar i lidhur pas nėnės sė vet apo pas zėvendėsuesve tė saj – gjaku, familja, tribuja -, prirja pėr t’i ikur barrės sė padurueshme tė pėrgjegjėsisė, lirisė dhe vetėdijės, dhe pėr tė kėrkuar mbrojtje dhe dashuri nė njė azil sigurie dhe dashurie tė paguar shtrenjtė, ngaqė ēmimi pėr kėtė ėshtė, pėr njeriun, ndalja e zhvillimit tė tij pėr tė qenė njerėzor.
    (vijon)

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    vazhdim

    Unė besoj nė njeriun qė zgjedh pėr tė evoluar, sepse ai gjen, falė shpėrthimit tė forcave tė tij njerėzore, njė unitet tė ri. Tre orientime, tė cilat mund tė paraqiten veēmas apo bashkė, janė njė terren i favorshėm pėr shpėrthimin e tyre : biofilia, dashuria pėr humanitetin dhe pėr natyrėn, pavarėsia dhe liria.
    Unė besoj tek dashuria, sepse ajo ėshtė kyēi i rritjes njerėzore. Dashuuria, bashkimi me njė qenie apo njė gjė jashtė vetes, vendos njė lidhje me tjetrin, lejon ndaj njė qenie pėr tu ndjerė njė me tė tjerėt, por nuk i heq asgjė ndjenjės sė tij tė integritetit dhe pavarėsisė. Dashuria ėshtė njė orientim produktiv qė ka pėr natyrė disa kėrkesa qė duhet tė jenė tė plotėsuara njėkohėsisht. Ajo kėrkon qė tė interesohemi ndaj objektit tė dashurisė sonė apo tė bashkimit, qė tė ndjehemi pėrgjegjės pėr tė, qė ta respektojmė dhe ta njohim.
    Unė besoj tek pėrvoja e dashurisė. Asnjė kėnaqėsi nuk ėshtė mė njerėzore sesa ajo e dashurisė, nuk ėshtė mė e aftė pėr tė humanizuar njeriun. Por dashuria, siē dhe arsyeja, nuk njeh gjysma. Ne nuk duam pėrgjysėm.
    Unė besoj tek nevojshmėria pėr tė qenė « tė lirė » nga lidhje tė brendshme dhe/ose tė jashtme, me qėllim pėr tė fituar « lirinė » e krijimit, ndėrtimit, tė hyrjes tek dija etj., me qėllim pėr tu kthyer njė individ i zgjuar dhe i pėrgjegjshėm.
    Unė besoj tek liria e pėrkufizuar si aftėsi pėr tė ndjekur zėrin e arsyes dhe tė njohjes, dhe pėr tu rezistuar zėrave tė pasioneve iracionale ; unė besoj tek ēlirimi, i cili e kthen njeriun tė lirė dhe tė aftė pėr tė pėrdorur mundėsitė e tij racionale, pėr tė kuptuar objektivisht botėn dhe pjesėn qė ai ka nė kėtė botė.
    Unė besoj tek « lufta pėr liri » qė nuk qe nė pėrgjithėsi gjė tjetėr pėrveēse lufta kundėr njė autoriteti tė imponuar qė kėrkon pėr tė thyer vullnetin e njeriut. Sot, « lufta pėr liri » ėshtė mė tepėr ēlirimi individual dhe kolektiv nga njė « autoritet » i zgjedhur « me dėshirė », njė ēlirim nga forca tė brendshme qė na nxitin pėr t’iu nėnshtruar atij, sepse ne nuk e durojmė lirinė.
    Unė besoj tek liria, jo aq si cilėsi e pandryshuar qė ne « e kemi » apo « nuk e kemi », por si akt ēlirimi nga vetja jonė, nga i cili ne pėrdorim lirinė tonė pėr tė bėrė zgjedhje. Ēdo etapė e jetės qė ngre shkallėn e pjekurisė sė njeriut, ngre gjithashtu dhe aftėsinė e tij pėr tė zgjedhur zgjidhjen qė e ēliron atė.
    Unė besoj tek « liria e zgjedhjes », ndonėse ajo tė mos jetė gjithmonė e njėjtė pėr tė gjithė njerėzit nė ēdo moment. Njė njeri me orientim ekskluzivisht nekrofil, narcizik apo simbiotik dhe incestuoz nuk mundet pėr tė bėrė gjė tjetėr pėrveēse zgjedhjen e regresionit. Njeriu i lirė, i lirė nga lidhjet iracionale, nuk bėn zgjedhje regresive.
    Unė besoj qė liria e zgjedhjes u shtron probleme vetėm njerėzve qė kanė orientime tė kundėrta, dhe tek tė cilėt liria pėr tė zgjedhur ėshtė pėr kėtė arsye e kushtėzuar nga dėshira tė pavetėdijshme dhe racionalizime siguruese. (vijon)

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    vazhdim

    Unė besoj tek dashuria pėr fqinjin, nėse ajo ėshtė e sinqertė dhe pa sentimentalitet dhe iluzione, nėse ajo ėshtė njė formė ndihme, duke e ndihmuar tjetrin pėr tė gjetur udhėn e vet. Asnjė nuk mundet pėr ta « ndihmuar » fqinjin e tij duke vendosur pėr tė. Tė vetėdijėsohesh mbi zgjidhje ēliruese mundet pėr tė zgjuar energji tė fshehura dhe tė nxisė pėr tė zgjedhur mė parė jetėn sesa vdekjen.
    Unė besoj tek barazia ndėrmjet njerėzve, qė ēdo njeri ėshtė nė gjendje pėr tė ndjerė nėse ai mėson pėr tė njohur vetveten, nėse ai njeh qė ėshtė i barabartė me tė tjerėt dhe tė identifikohet me to. Ēdo individ mbart humanitetin nė vete ; « kushti njerėzor » ėshtė unik dhe i njėllojtė pėr tė gjithė njerėzit megjithė dallimet e pashmangshme nė zgjuarsi, talent, madhėshti, ngjyrė, etj.
    Unė besoj tek nevojshmėria pėr tė pėrmendur gjithmonė barazinė ndėrmjet njerėzve me qėllim pėr tė penguar qė ato tė instrumentalizohen reciprokisht.
    Unė besoj tek vėllazėrimi nėse ai ėshtė dashuri pėr fqinjin. Por ai mbetet gjė e zbrazur nga kuptimi sa kohė qė nuk janė zhdukur tė gjitha lidhjet « incestuoze » qė frenojnė aftėsinė e njė qenie pėr tė gjykuar objektivisht « vėllain » e vet.
    Unė besoj tek humaniteti nė njeriun dhe tek aftėsia e qenies njerėzore pėr t’iu afruar atij nėse ai kapėrcen shoqėrinė e vet. Sado i lidhur qė tė jetė ai me shoqėrinė ku ai lind, ai duhet tė mėsojė pėr tė parė nėse ajo nxit apo pengon lulėzimin e potencialit njerėzor. Ai nuk mundet pėr tė patur njohje tė natyrės njerėzore nėse tabutė, kufizimet, vlerat e pėrēudnuara t’i duken atij tė « natyrshme ».
    Unė besoj tek funksioni i dyfishtė – nxitės dhe paralizues – i shoqėrisė, dhe pra tek konflikti i pėrhershėm ndėrmjet shoqėri dhe humanitet. Shoqėria do tė pushojė sė paralizuari njerėzit dhe sė bėri ato qytetarė tė thumbuar nga shija e tė sunduarit kur qėllimi i saj do tė jetė i njėjtė mė atė tė humanitetit.
    Unė besoj tek njė shoqėri e shėndoshė nė tė cilėn tė mundesh – dhe tė duhesh – pėr tė shpresuar, tek njė shoqėri e cila nxit aftėsinė e njeriut pėr tė dashur fqinjin e tij, pėr tė punuar dhe krijuar, pėr tė zhvilluar arsyen e vet dhe njė vėshtrim objektiv tė vetvetes, tė bazuar mbi pėrvojėn e energjisė sė tij prodhuese.
    Unė besoj tek ringjallja kolektive e shėndetit mendor, burim shprese, tek mendja e shėndoshė nė njeriun, qė i jep atij dhuntinė e dashurisė dhe krijimit, duke e ēliruar atė nga lidhje incestuoze me klanin dhe tokėn e vet, duke i dhėnė atij njė identitet tė bazuar mbi pėrvojėn qė ai ka mbi vetveten e tij si subjekt dhe veprues i forcave tė veta, duke e paisur atė me pushtetin pėr tė qenė i prekur nga realiteti brenda dhe jashtė tij, dhe pėr tė zhvilluar objektivitetin dhe arsyen e tij.
    Unė besoj tek bashkimi i forcave tė njė numri nė rritje individėsh tė ethshėm pėr tė punuar me atė qė ka tė njėjtat merake, pėrballė njė bote qė ėshtė duke u kthyer e ēmendur dhe ēnjerėzore.
    Unė besoj tek njerėzit me synime tė qarta ku pėrpjekjet e tė cilėve nuk kufizohen pėr tė ofruar njė pėrshkrim njerėzor tė botės, por qė nisen si gjurmues mbi udhėn e humanizimit dhe punojnė pėr transformime tė mundshme. Njė interpretim i botės pa dėshirė ndryshimi mbetet i kotė : njė ndryshim pa interpretim paraprak ėshtė njė ndėrmarrje e verbėr.
    Unė besoj tek realizimi i njė bote ku njeriu ėshtė mė shumė, ndonėse duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk ėshtė e sunduar nga dėshira pėr tė konsumuar, ku « njeriu » ėshtė qėllimi i parė dhe i fundit, ku njeriu gjen mjetin pėr t’i dhėnė njė qėllim jetės sė tij dhe forcėn pėr tė jetuar i lirė dhe pa iluzione.(fund)

    (Pėrkthyer nga UN)

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ja dhe njė tekst i dytė i psikanalistit tė shquar amerikan Erich Fromm. Kush dėshiron tė komentojė ndonjė gjė nė lidhje me mendimet e tij, ėshtė i lutur pėr ta bėrė. Ju falemnderit.

    Erich Fromm

    Ajo ēka nuk mė pėlqen nė shoqėrinė


    Erich Fromm e braktisi pėrfundimisht Meksikėn pėr tu vendosur nė Tessin mė 1974, por jetonte tashmė qysh nga 1967 gjashtė muaj tė vitiit nė Zvicėr. Ai qėndronte ēdo vit nga prill nė shtator nė Locarno, ku ai vendosi mjaft shpejt kontakt me shtypin italian. Teksti i mėposhtėm qe shkruar pėr Corriera della Sera, qė e publikoi nė janar 1972. Pėrkthimi ynė bazohet mbi origjinalin anglisht.

    Gjėrat qė nuk mė pėlqejnė nė shoqėrinė bashkėkohore janė kaq tė shumta saqė nuk di nga ta filloj numėrimin. Pak rėndėsi, veē kėsaj, sepse gjėrat qė nuk mė pėlqejnė janė veēse faqe tė ndryshme tė sė njėjtės strukturė shoqėrie. Faqe qė formojnė njė sindrom dhe qė ringjiten tė gjitha tek e njėjta rrėnjė, struktura e shoqėrisė industriale, nė gjurmėn e saj kapitaliste dhe sovjetike.
    Gjėja e parė qė nuk mė pėlqen ėshtė qė gjithēka dhe gjithkush, ose pothuaj, tė jenė pėr tu shitur, mallrat, shėrbimet, idetė, arti, librat, njerėzit, personaliteti, bindjet, ndjenjat, buzėqeshja e tyre. Njeriu i tėrė ėshtė, sipas imazhit tė pjesės tjetėr, kthyer mall, me tė gjitha aftėsitė dhe mundėsitė e tij.
    Njė realitet nga i cili nxjerrimqė nuk mundemi mė pėr t’i besuar gjithkujt. Jo ngaqė njerėzit tė jenė kthyer tė pandershėm nė biznese apo hipokritė nė marrėdhėniet e tyre personale, jo, ėshtė diēka shumė mė e thellė ajo qė ka ndryshuar. Qysh tė jemi tė sigurtė qė njeriu i cili ofrohet nė tregun e ditės si njė mall, do tė jetė nesėr i njėjti siē sot ? Qysh tė dihet kush ėshtė ai nė tė vėrtetė ? Kujt t’i besoj ? Siguria e vetme qė unė kam ėshtė, ndoshta, dhe kjo nuk ėshtė e sigurtė, qė qenia qė mė del pėrballė nuk ėshtė njė vrasės, ose qė ai nuk do tė mė vjedhė. Por a ėshtė kjo e mjaftueshme pėr tė krijuar njė ndjenjė besimi ?
    Kjo ėshtė tė thuash qė bindjet personale tė njeriut janė nė zhdukje e sipėr. Unė kuptoj me bindje njė opinion tė rrėnjosur nė karakter dhe personalitet, dhe qė motivon vendimet e dikujt nė fushėn e tij tė veprimit. Unė nuk kuptoj kėtu njė ide tė thjeshtė qė, sado qendrore qė ajo tė jetė, ėshtė gjithmonė e aftė pėr ndryshime.
    Pika qė unė do tė pėrqas tani ėshtė ngushtėsisht e lidhur me kėtė ide. Breza personash mė tė moshuar pėrulen pėr tė modeluar karakterin e tyre mbi skema konvencionale dhe e gjejnė tė nevojshme pėr tu pėrshtatur. Shumė tė rinj pėrpiqen, ato, pėr tė mos patur karakter fare. Nuk them qė ato janė tė pandershėm, pėrkundrazi, unė gėzohem, pikėrisht, nga ndershmėria e shumicės sė tė rinjve. Unė kuptoj me mungesė karakteri kėtė mėnyrė tė jetuari ditė pas dite, pa merakun e tė nesėrmes, emocionalisht dhe intelektualisht. Tė rinjtė pėrpiqen tani pėr t’i plotėsuar menjėherė nevojat e tyre, pa marrė kohėn pėr tė mėsuar. Tė paduruar, ato i jetojnė keq ndrydhjet, nuk hyjnė nė zemėr tė vetvetes dhe nuk e gjejnė identitetin e tyre. Qė ato vuajnė kėtu, kjo zbulohet nė pyetėsimet e tyre tė vazhdueshme mbi identitetin e tyre dhe kuptimin e jetės.
    Pėrballė kėsaj mungese identiteti, disa psikologė e bėjnė nevojėn virtyt duke pretenduar qė tė rinjtė kanė njė karakter « shumėformėsh » dhe tentojnė pėr tė arritur gjithēka, pa patur pėr tu angazhuar askund. Kjo ėshtė njė mėnyrė mė poetike pėr tė folur mbi mungesėn e personalitetit tė emėrtuar prozaikisht nga Skinner « teknikė programimi njerėzor ». Sipas tij, njeriu ėshtė ajo pėr ēka ai qe kushtėzuar.
    Mėrzia dhe mungesa e gėzimit tė pėrgjithėsuara janė dy gjėra qė nuk mė pėlqejnė aspak nė shoqėrinė tonė. Shumica e njerėzve nuk interesohen me tė vėrtetė ndaj asaj ēka ato bėjnė dhe mėrziten. Sistemi ynė industrial duke mos patur veē kėsaj interes ndaj asaj qė njerėzit tė pasionohen pėr punėn e tyre, ēfarė u mbetet atyre pastaj pėr tė mbushur kėtė mėrzi ? Nxitėsit kryesorė janė shpresa pėr tė kaluar pak kohė tė lirė dhe zbavitjet. Argėtimet duke qenė megjithatė tė organizuara nga industria e argėtimeve, siē puna ėshtė kėshtu nga ndėrmarrja, argėtimet janė, logjikisht, krejt po aq tė mėrzitshme sa dhe puna. Nuk kėrkohet mė gėzimi, por kėnaqėsia dhe ndijimet e forta, jo mė rritja, por pushteti dhe pasuria. Nuk kėrkohet mė pėr tė qenė mė shumė, por pėr tė patur dhe pėrdorur mė tepėr.
    Njerėzit janė sot mė tė tėrhequr nga ajo qė ėshtė e vdekur dhe mekanike sesa nga jeta dhe proceset e rritjes. I kam marrė nga Miguel de Unamuno fjalėt « nekrofili », pėr tė pėrshkruar joshjen e sė jo-gjallės, dhe « biofili » pėr joshjen e sė gjallės. Shoqėria jonė pjell, kundėr ēdo dukje, nėn zbukurimet e njė shoqėrie qė kėrkon zbavitjen, njė nekrofili nė rritje dhe njė dashuri pėr jetėn e cila dobėsohet nga dita nė ditė. Njeriu mėrzitet pėr vdekje. Stimulimet, nė shndėrrim tė pėrjetshėm, e mbulojnė mėrzinė veēse nė dukje. Sa mė pak qė stimujt janė me natyrė pėr tė zgjuar tek qenia e gjallė njė interes autentik, tė gjallė dhe aktiv pėr atė ēka ai bėn, aq mė shumė ato duhet tė ndryshojnė shpesh. Pėrsėritja e stimujve « tė thatė » bėhet shpejt e mėrzitshme. Ky ėshtė njė fakt biologjik i vendosur.
    Pėrshkrimi, nė mitologjinė greke, i « racės sė hekurt » tė tillė siē Grekėt e panė t’ia behte nė epokėn e tyre, pėrmbledh, atė ēka nuk mė pėlqen mė shumė nė tonėn. Hesiode shkruan :

    Dhe kur, duke u rritur me moshėn, ato do tė kapnin kohėn qė shėnon hyrjen nė adoleshencė, ato jetonin pak kohė, dhe, nga ēmenduria e tyre, vuanin njė mijė mundime. Ato nuk dinin tė hiqnin dorė ndėrmjet tyre nga njė ēmenduri e tėrbuar. Ato refuzonin pėr tu ofruar njė kult tė Pavdekshmėve apo pėr tė sakrifikur nė altaret e shenjta tė Fatlumturve, sipas ligjit tė njerėzve qė i kanė dhėnė vetes sė tyre banesa. Atėherė Zeus, i biri i Cronos, i tėrbuar, i varrosi ato sepse ato nuk nderonin zotat fatlumtur qė zotėronin Olimpin. Dhe, kur dheu i pati mbuluar, ato u kthyen ata tė cilėt tė vdekshmit i quajnė Fatlumturit e Ferrit, gjeni inferiore, por qė ndonjė nder i shoqėron akoma.

    Unė ruaj megjithatė njė dritė shprese qė ne tė jemi nė zemėr tė njė evolucioni tė papėrfunduar dhe qė ne tė humbasim progresivisht iluzionet tona. Tė heqėsh dorė nga iluzionet, thotė Marx, kjo ėshtė tė heqėsh dorė nga njė situatė qė ka nevojė pėr iluzione.


    (Pėrkthyer nga frėngjishtja UN)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •