Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738

    Gjergj Kastrioti në sytë e historianëve turq

    Një Skënderbe "turk"


    Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta

    nga Iva Tiço

    Që Skënderbeu nuk ka qenë ai kalorësi i çartur i rrëfenjave të moçme, që me një të ngritur të shpatës këpuste dhjetëra koka turqish, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Edhe që ai nuk u morr peng i vogël për të jetuar 29 vjet në oborrin e sulltanit, ashtu siç e duan legjendat, por që përkundrazi me përjashtim të disa periudhave të shkurtra ka jetuar në Shqipëri, edhe kjo tashmë është e shkruar në tekstet historike. Po sikur në vend të një heroi që përveç luftrave mbrojtëse ka edhe meritën e krijimit të të parit shtet të mirëfilltë shqiptar të lexonim se bëhej fjalë vetëm për një luftëtar idhnak, që luftonte për çështje fetare po aq sa për hakmarrje dhe plaçkitje? Atëherë do të duhej të shfletonin historinë e perandorisë turke. Ku një figurë si ajo e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të zinte një vend të vogël, një vend fare periferik. Të njëjtin vend që zinin edhe zotërimet e tij në krahasim me përpasat e perandorisë osmane. Por përveç vendit të vogël që do të zinte historia e Skënderbeut brenda historisë osmane, ajo që do të na habiste më tepër do të ishin vetë faktet historike, do të zbulonim një Skenderbej kaq të ndryshëm jo vetëm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve të shkollës. Do të zbulonim një Skenderbej si ai që përshkruan historiani turk Sulejman Kulçe, një pjesë e veprës së të cilit tashmë është e botuar edhe në shqip në librin "Shqipëria në historinë osmane". Në një frymë krejt tjetër nga ajo që ka shoqëruar çdo tekst shqiptar, aty mund të lexosh të gjitha bëmat luftarake të Skenderbeut tashmë jo si një hero kombëtar që luftonte për një shtet por për luftrat e një njeriu, vërtet trim, që e nisi luftën për një inat thjesht personal ndaj sulltanit, që lidhi aleanca të dyshimta me katolikët e Venedikut dhe që vdiq pasi forca e tij ishte dobësuar. Një portret pra i një të vdekshmi të thjeshtë që mbart gjithë veset e virtytet e rracës njerëzore dhe jo i një mbinjeriu. Dhe për ta bërë ndoshta më njerëzor, apo thjesht për t'i ulur vlerat, siç nuk e ka bërë asnjë historian, gjatë gjithë kohës Sulejman Kylçe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si të ishte një ushtar i thjeshtë.

    Përpara se Skënderbeu të bëhej luftëtari i madh që do ta njihnin të gjithë, ai do të kalonte njëfarë kohe si pjesë e ushtrisë turke, do të stërvitej aty dhe do të njihte taktikat e saj, gjë e cila në të ardhmen do ta ndihmonte të kishte më tepër sukses në ekspeditat e tij ushtarake. Për historianin turk Sulejman Kylçe, historia është pak a shumë e ngjashme me atë letrare të Barletit, sipas të cilës Skënderbeu së bashku me të vëllezërit iu dorëzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorëzimi i djemve të Gjon Kastriotit, princit të Mirditës (në të vërtetë të Matit, me qendër Krujën), ndodhi kur ai u nënshtrua pa kundërshtim përpara ngadhënjimeve të Muratit II në Shqipëri. Prandaj, sipas rregullit të asaj saj kohe atij iu morrën peng katër djemtë e tij dhe u dërguan në kryeqytetin e Turqisë osmane, Edrene, në vitin 1422.

    Gjergj Kastrioti që ishte më i vogël dhe më i zjarrtë se vëllezërit e tij kishte lindur më 1414. Kylçe shkruan se sulltani e mbajti në një vend me djemtë e tij dhe u kujdes në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht të Lekës së Madh. Në saraje ai qëndroi deri në moshën madhore ku thuhet të ketë rënë në sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjë që do ta bënte t'i besoheshin detyra të ndryshme shtetërore. Ende 18 vjeç, iu dha posti i sanxhakbeut. Në emër të ushtrisë së sulltani, ai mori pjesë në disa luftra, ku në mënyrë të veçantë si luftëtar spikati në betejat e zhvilluara në Turqi dhe në Siri.

    Sulejman Kylçe e përshkruan Skënderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrës. Dhe ishin pikërisht këto arsyet që do ta shtynin të prishej me Turqinë, me pak fjalë sipas historianit turk të "tradhtonte" sulltanin. Si "mollë sherri" në këtë rast kishte shërbyer Kruja: pas vdekjes së Gjon Kastriotit, që ishte sanxhakbej i Krujës dhe që me anë të influencës së qeverisë osmane kishte fituar një famë të madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skënderi, pasi të tre vëllezërit që ishin pranë sulltanit i kishin vdekur kohë më parë (historianë të ndryshëm japin variantin e helmimit) tanimë e llogariste veten kandidat për vendin e të atit, e quante veten trashëgimtarin e ligjshëm të Krujës. Për shkak se deri në atë kohë ai i kishte shërbyer sulltanit në disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kështu simpatinë e tij, as që i shkonte ndër mend se mund të mos e emëronin në vend të të atit. Në atë kohë ai ishte 25 - 26 vjeç.

    Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend këtë emërim: ndoshta edhe për arsye se kishte të tjera plane për të, në dobi të shtetit turk. Dërgoi në Krujë një tjetër sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh këtë punë, u zemërua së tepërmi duke e quajtur si një poshtërim që po i bëhej. Dhe që nga ky moment nisi të përgjonte rastin për të kundërvepruar. Historiani turk Kylçe nuk flet fare për betejën e Nishit prej nga ku Skënderbeu u largua së bashku me treqind kalorësit shqiptarë. Në vend të kësaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej në More dhe Skënderi që ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parësinë shqiptare, që kishte ardhur për t'u bashkuar me armatën e sulltanit dhe përgatiti planin e kryengritjes. Një natë hyri në çadrën e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve të sulltanit) dhe i kërkoi të shkruante një ferman në emër të tij për sanxhakun e të atit. I kërcënuar ai shkroi ç'iu kërkua dhe ia dorëzoi Skënderit, i cili menjëherë sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkë me shqiptarët që ishin në armatën turke.

    Historiani turk shkruan se, kur Skënderi arriti në Dibër, u bashkua me parësinë shqiptare që e priste dhe shkoi në Krujë. La njerëzit e tij jashtë kalasë dhe vetë vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrë kështu çelësat e kalasë. Puna e parë e tij ishte të fuste në kala njerëzit e tij dhe në një moment të caktuar të vriste rojen turke të kalasë si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylçe, -"Flamuri i kryengritjes që u shpalos në këtë mënyrë u valëvit për shumë vjet me radhë. Kjo ngjarje që ndodhi në kohën e përhapjes dhe të vendosjes së turqve në Ballkan, dalëngadalë doli në plan të parë: sepse princat e Toskërisë dhe Gegërisë, vojvoda i Malit të Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morën vesh dhe u bashkuan me Skënderin".

    Pastaj e gjithë ajo që nga historianët trajtohet si një kryengritje e madhe e përgjithshme kundër Turqisë, në librin e historianit turk Sulejman Kulçe është thjesht një varg luftrash dhe betejash të Skendërbeut me ushtritë e sulltanit. Në libër rrëfehet se herën e parë kundër Skënderbeut u dërgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaçke dhe skllevër dhe rrugës për kthim zbuloi se grykat ishin zënë: mezi shpëtoi pas një lufte të rreptë dhe u kthye në Edrene në vitin 1437. Dhjetë vjet më vonë, sulltani u shtrëngua vetë të nisej në luftë kundër Skënderit ndërsa me vete kishte marrë edhe trashëgimtarin Mehmetin. Kur arriti në Krujë dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit të kalasë. Historiani turk shkruan se pas kësaj shtrëngese Kruja u pushtua, por Skënnderi nuk u kap pasi qe tërhequr në male. Me afrimin e stinës së dimrit sulltanit iu desh të largohej dhe në kthim ai i propozoi Skënderbeut paqen, por propozimi i tij u rrëzua. "Gjatë rrugës armata e tij u bastis nga Skënderi", shkruan historiani turk teksa rrëfen se një marrëveshje mes dy palëve u arrit në vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit në fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhënjimtar) i cili bashkë me gjithë delegacionet që erdhën ta uronin për postin, pranoi edhe të dërguarin e Skënderbeut me të cilin bëri një armëpushim trevjeçar, kohë gjatë të cilës do të merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mëvonshme sulltani do të merrej me të tjera luftra: në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Greqi. "Kaluan dhjetë vjet", shkruan Kylçe, "që kur Fatihu u kurorëzua mbret dhe Skënderi i përballonte gjithnjë me fitore ushtritë e tij ndërsa në botën e krishterë numërohej i vetmi hero". Por jo gjithçka do vazhdonte kaq mirë: pas një beteje në Berat ku Skënderi sipas historianit turk kishte humbur pesë mijë luftëtarë dhe komandantët e tij më të zotë, ai nisi dredhitë: bëri sikur nga ushtria e tij ishte larguar një Moze nga Dibra (bëhet fjalë për Moisi Golemin) dhe e dërgoi në Stamboll ku ai i kërkoi sulltanit t'i jepej një ushtri prej 15 mijë vetësh për të sjellë kokën e Skënderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatën, por kur u gjend në Dibrën e poshtme Moisi Golemi kaloi në anën e Skënderbeut dhe ushtrinë osmane e shpartalluan.

    Në të njëjtën mënyrë me Moisi Golemin, historiani Kylçe trajton edhe atë që njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar të ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dërguar në krye të një ekspedite me 11 mijë këmbësorë dhe 6 mijë kalorës për pushtimin e Shqipërisë. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumë shtetit turk...". Pas kësaj beteje, ku Skënderbeu kishte marrë peng një sanxhakbej, Sulltani u detyrua që për lirimin e robit t'i ofronte atij një tjetër paqe, së bashku me 15 mijë dukatë florinj. Historiani turk shkruan se kohën e kësaj paqeje Skënderbeu e shfrytëzoi për ekspeditat ushtarake në Itali ku luftoi kundër Karlit VII të Francës në përkrahje të mbretit Ferdinand të Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenë dhe Durrësin duke i dhënë një gusht Venedikut që ishte i lidhur me Skënderin. Kjo paqe nuk zgjati më shumë se tre vjet dhe sipas Kylçes u prish për shkak të aleancave të Skënderbeut me Papa Piun II, i cili po bënte planet e një kryqëzate antiosmane. Pas kësaj rifilluan betejat. Pas dështimeve të para turke, sulltani dërgoi kundër Skënderbeut Ballaban beun, që kishte ndihmuar në pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skënderbeut me Ballabanin nuk ishin të thjeshta për t'u fituar. Në përpjekje me të Skënderbeu humbi tetë nga komandantët e tij më të mirë kurse në një betejë të dytë u plagos edhe vetë, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kësaj, sulltan Fatihu u nis vetë në luftë kundër Skënderbeut i cili sipas historianit Kylçe kur dëgjoi për këtë inkursion të ushtrisë otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata që në historinë skënderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytë i Krujës".

    Faktin që ushtria e Skënderbeut po dobësohej nga ky "rrethim" nuk përmendet vetëm nga historiani turk Kylçe, por edhe nga dëshmitë e mbledhura të Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dëshmitë italiane tregojnë se lajmet për disfatat shqiptare kishin mbizotëruar vetëm në fillim: shumë shpejt në Romë erdhën lajme të kundërta që tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dërrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylçe flet për shpartallime të ushtrisë turke nga ana e Skënderbeut me anë të sulmeve që ai i quan "bastisje", por vetëm sa i përmend. Pasi në stilin e gjithë kronikanëve apo dhe historianëve turq, nuk merret me dështimet. Përkundrazi, përshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujës ndoqi taktikën e izolimit: ndërtoi një kala të re në Elbasan në anë të së cilës i preu rrugën Skënderbeut pastaj dogji një qytet që ky i fundit e kishte ndërtuar pranë Durrësit. Pa përmendur fare udhëtimin e dështuar të Skënderbeut në Itali në kërkim të aleatëve, pa folur më pas as për atë që quhet "rrethimi i tretë i Krujës", Kylçe shkruan se "Skënderi i cili pa përgatitjet turke, e kuptoi se nuk do të ketë sukses; la çdo gjë të tij dhe u tërhoq në drejtim të Lezhës. Qendrën e tij, Krujën që e mbrojti për 25 vjet, ia la venedikasve... Skënderi tanimë i kishte mbushur 63 vjetët". Sipas historianit turk, për shtatë vite me radhë, Skënderbeu duhet të ketë jetuar në Lezhë ndërsa ka vdekur rreth moshës 70 vjeçare. Krejt ndryshe nga ç'e ka dëshmuar Gjon Muzaka i cili në kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skënderbe e kapën ethet në Lezhë dhe aty vdiq, më 1466, në moshën 63 vjeçare". Dhe ç'është më e rëndësishmja nuk ishte aspak i tërhequr nga pafuqia për t'u bërë ballë dyndjeve turke, përkundrazi, ishte duke bërë planet për sulmin ndaj kalasë së Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

    Detajet që kanë të bëjnë me betejat nuk janë të vetmet ndryshime mes historisë "turke" të Skënderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo që është më thelbësorja është vetë fryma. "Skënderi në Shqipëri e varte çdo turk që i binte në dorë. Megjithatë gjaku i derdhur nuk qe për asnjë qëllim të shenjtë", shkruan historiani turk ndërsa pohon që në këtë rast bëhet fjalë për një komandant me vlerë: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikëpamjet e Fatihut dhe zotësia për të mëkëmbur një shtet të ri". Në fakt në asnjë rresht historiani turk nuk flet për Besëlidhjen e Lezhës, nuk flet as për marrëdhëniet me shtetet evropiane... E megjithatë në fund detyrohet të pranojë së paku se "Iskanderi ka qenë një hero, një komandant me vlerë". Vetëm kaq. Sepse Skënderbeu i tij ishte thjesht një njeri, aspak i mbinatyrshëm.



    Një histori brenda perandorisë

    "Shqipëria në historinë osmane" është botuar në Izmrir në vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylçe me origjinë shqiptare nga Luma, ka qenë adjutant i Shemsi Pashës, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emërruar prej tij komandant divizioni me detyrë për të ruajtur qetësinë në Kosovë. Vetë autori, i cili ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe ka qëndruar në Shqipëri me detyra të rëndësishme që nga viti 1905 deri në ikjen përfundimtare të turqve nga Shqipëria në vitin 1913. Dhe megjithëse librin e ka botuar në vitin '44, Kylçe nuk është aspak i zhveshur nga koncepti perandorak në të shikuarin e gjërave.

    Përmbajtja e librit është kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi Çakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhërisë së Republikës Turke, i cili gjithashtu ka qëndruar në Shqipëri deri në fund të luftës ballkanike. Në shqip libri është përgatitur për botim dhe është pajisur me shënime nga Zyber Hasan Bakiu.



    Revista Klan






    dy llafe.

    'qe skenderbeu nuk eshte ai trimi i cartur qe e dinim kjo dihet tashme', thote kjo torollakja, Tico. Nga dihet, kush e tha, ku eshte ballfaqimi i fakteve? Sigurisht nga nje turk si Kyylcyku keto fjale do priten, por nuk i falen keto fjale nje shqiptari. Nuk kemi degjuar ndonje revizionim te madh te historise se skenderbeut, as nga burimet e treta asnjeanese si historianet italiane etj. Mire kjo Tico eshte fycke e bibe, por si falet Klanit si reviste serioze te lere nje budallacke te tille te pergojoje figurat e kombit.

  2. #2
    Zemra Kumanoves Maska e Kumanovarja
    Anëtarësuar
    20-08-2004
    Vendndodhja
    Kam shetitur ane e mbane qe nga Shkodra ne Sarande ,Te gjitha vendet i kalova me e bukur KUMANOVA
    Postime
    142
    Po skane pune tjeter ato te merren me kto (budalliqe)Turp i madhe per to ska ligje me i nxjerr ne gjygje atje.e kshtu qe mund te( blla blla) cfare duan..
    Ismet Jasharri yll epoke,
    Rreze drite vepra jote,
    Si vigan në shekuj rritesh,
    I pavdekshëm n'zemër t'Shqipes

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ngadale bre, mbani kuajte.

    Kjo Tico po i ben koment libres se Sulejman Kylçe, shkronjetar turk me origine pi Lume. E gjora, i kane thene te zografiti per nje subjekt qe e njeh vetem nga statuja qe ka pare ne shesh, dhe nga historite qe ka degjuar nuk di a tu besoje syve me kete livre qe po boton Shqipenjeria.

    Ky Sula i Menit e ka pasur t’ane jenicer, po nuk ka arritur graden e Iskanderit, se sulltani harroi ti jape edhe ketij emer. Edhe Sulltani do jete gabuar per Skanderbegun, se ce ta quanje Aleksander= Iskander (figure e ndritur greke maqedone) nje pis aranavut pet te Epirit. Coc ka qene i panjohur ne histori. Nuku i ka punuar mire oborri.

    Yve te te tjeret ngrouni ne diell.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Se cfare komentesh idiote bejne turqit per gjergj kastriotin mua sme hyn shume ne pune se te tilla komente priten nga ta, por te ben pershtypje papergjegjesia gazetareske e ketyre bibave te reja gazaetare si tico qe flasin per skenderbeun si me qen altin arapi, pra thjesht nje historitjeter. lexojeni komentin e kesaj Tico kukumjackes ne fillim te artikullit per tu bindur.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka nje fare bazamenti historia e rrembimit, qe Harry Hodgikson e shqyrton, por ama ndryshe nga ai liber, zonja me siper shkruan me nje fare urrejetje dhe percmimi te papare, prandaj dhe rrevoltohet njeriu.

    Njera ane eshte pune akademike, tjeter ane eshte te shkruash per dike qe siduket zonjusha e urren. Ajo qe te acaron me teper eshte Revista Klan qe paska ngel per te publikuar marrezira te tilla. T U R P

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Le te dale atje ne shesh dhe t'ja fusin me veze kokes, pastaj le te thote prape po te doje "Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta." blla-blla.

    Nje maje opinge do kjo, ate do. Nje maje opinge qe ta hedhe drejt e ne Turqi. Me gjithe Klanin. Atje le te shkruajne ca te duan!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Une propozoj t'i dergojme nje leter ankese Kryeredaktorit te Klanit dhe ta firmosim te gjithe.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk je ne ameriqi ketu qe te vesh firma e emra neper letra.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Nuk ve mend ai shtet e milet dreqi me letra e ankesa (ndonese eshte ide shume e mire dhe e dobishme), por te lendon fakti qe nje revist serioze lejon nje karafile si Tico (qe si ka mbushur akoma te tridhjetat) te neperkembe pa pasur fakte historike bindese nje figure si GK.K.S. Sa kishte skenderbeu shpaten kjo biba nuk eshte e gjate (bashke me taka).

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    O Turqit le te thojn ca te dun se pa Skenderbeun qe ishte gjeneral i tyre ata u shkaterruan nga Hungarezet shume leht ne cdo lufte kur i la. Tani kur erdhi dhe ai kryeministri turk edhe na thot me nderu historine eshte turp per historine turke. Atyre u vjen turp qe thojn qe perandoria me e forte ne Europe ne shekullin e 15 u thye nga disa shqipetare dhe turqit nuk arriten dot te na mundnin per 100 vjet. So Grekt, Serbet e kan inat historine e Skenderbeut se ne te pakten luftuam per 100 vjet kurse ata u derzuan brenda disa vjetve kur erdhen Turqit ti pushtonin. "Kurr mos i besoni ca thot ai qe sna do se vetem per te keqen tone duan"

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kjo Iva mos eshte gje produkt i "kolegjit" turk te Tiranes ku nen hijen e "shkollimit"
    prodhohen "jeniçere"?

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Miqte e mi. Shume gjera do te degjoni ne te ardhmen nga shume njerez qe do te veteshpallen historiane, analiste, shkrimtare, etj. ne lidhje me figurat e simbolet tona kombetare. Do te ishte mire t'i injorizoni, anashkaloni, e mos t'i kushtoni rendesi sepse ata kurre s'kane per te pushuar se prodhuari "fakte" apo "shkrime" te ketij apo atij, 50 vjet me pare apo 500 vjet me pare. Ato qe keni mesuar ne shkolle apo ne librat historike shqiptare jane me se mjaftueshem per te patur nje ide te qarte ne lidhje me shumicen e figurave, simboleve apo fakteve historike kombetare. Ju sugjeroj qe ate kohe qe do t'a kalonit duke lexuar dike qe kundershton ato qe dini, t'a kaloni duke bere ndonje para, duke u relaxuar, pire nje gote, duke kontaktuar nje shok/shoqe te vjeter, pse jo edhe duke bere sex. Te tjerat lijini specialisteve te fushave perkatese te merren sepse ne fund te fundit kjo eshte dhe puna e tyre per te cilen ne pergjithesi paguhen e mbajne familjet e tyre me buke. Ju, nuk besoj se doni t'i merrni buken e gojes, apo jo?

  13. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Vibrator, ke plot te drejte.

    Roni, po kjo fjale "Janiçare " çdo te thote?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Degjoni vibratorin dhe vertisni tryelin. Leruani gerkeve t'u shkruanje istorine. Ce mos keni ditur te shkruani ndonjehere, qe te mesoni tashi!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O vibrator, se ka nje ekspert perkates te kesaj fushe kjo sdo te thote qe une si shtetas i lire te mos e shpreh mospajtimin tim me dicka qe e shoh si trillim. sipas teje ti meshojme vendit ne e te leme ticat e llasticat te pergojojne identitetin tone? jo or mik se zoti me ka dhene goje.

    edhe gjermanet dikur ne fillim e shihnin hitlerin si nje politikan te zakonshem dhe e toleruan por i bene varrin vetes me pas...

  16. #16
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Turqit, qe sipas maxhorances myslymo-percexhinj na duan neve me fort se vellezerit e vet, vec se nuk kane sesi u devijojne historise, se kushedi sesa e gjate do ishte lista e epiteteve kundra George Kastriotit! Natyrisht qe, nuk me beri absolutisht fare pershkrimi qe ben historiani, sepse kuptohet qe per turqit ai ka qene (ne te vertete) dredharak dhe hakmarres...ndryshe nuk do kishte krijuar shtetin e pare shqiptar duke na dhuruar lirine, nderin dhe emrin!Lidhjet me Papa Piun dhe Venedikasit nuk paska harruar t'i permende historiani i gabelve te Turqise barbare! Rrethin e Matit (katolike ne shekuj) me qender Krujen, prape e permend qe mbeti nen mbikqyrjen e katolikeve italiane...

    Vec orthodoksine e bujshme te Skenderbeut, Krujes e Arberise...mu prish qejfi qe e paska anashkaluar! Apo thuaj, i lexojme rregullisht cdo dite propagandat e vyera orthodokse ketu ne forum dhe...e kompesojme edhe kete...
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 17-11-2005 më 00:29

  17. #17
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sigurisht qe Turqit do arrijn te bejn cdo gje ta nderojn historine me llafe dhe propaganda por cfare ndodhi ne te kaluaren nuk nderoet dote! Skenderbeu ishte Shqiptare, katolike, dhe luftetari i Zotit qe mbrojti Shqiperine dhe Evropen nga perendoria qe do sillte kohet me te errta me shekuj ne Evrope!

    E quajn Skenderbeun si Turk, sepse kan turp te thojn qe Skenderbeu dhe trimeria Shqiptare i theu ne cdo beteje kur shume perandori te tjera nuk arriten shume here!

    Rroft ai Skenderbe per cdo gje qe beri per Shqiperine, pa ate hero Shqiperia sot do ishte si Veriu i Qipros me flamur turk, do flitej gjuha Turke dhe pa pavarsi! Pa ate Skenderbe sot do ishim komb i kalbur, province Turke, dhe nji komb pa identitet, trimeri, histori, kulture, dhe qe te njfieshim si Shqiptare dhe jo Turq!

    E urrej Turkun me gjith shpirt, dhe kurr si quaj vellezer ata qe vran Shqiptarin per 500 vjet dhe rrembyen tokat tona, dhe kurr nuk e quaj Skenderbeun Turk sepse nuk jam Turk dhe as tradhtar i sakrifices te Skenderbeut dhe te gjith Shqiptarve qe se lan Shqiperine te fshihej nga hartat e Evropes!

    Skenderbeu eshte Shqiptare dhe njeriu i Zotit qe luftoi per te miren tone dhe kurre nuk duhet quajtur vellau i Turkut apo vellau i Islamit!

  18. #18
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    O leni kete artikull se ky autori sigurisht per perfitime personale e ka be, se turqit e njohin Skenderbeun shqiptare, futuni ne faqet historike e shihni edhe gjithe turqit e njohin si shqiptar Skenderbeun mos e pergjithsoni per nje deshtak se ka letra qe Skenderbeu ka shkemby me Mbretet e Evropian dhe fund emri u shkru Gjergj Kastriot e shume gjera tjera qe kjo eshte qesharake, sja vlen me diskutu.

    Shikoni ju neper forume te huaja sesi serbet, greket dhe maqedonet si po mundohen me pervetsu Skenderbeun dhe asesi nuk pranojne qe eshte shqiptar bashke me famijlen Kastriotet kurse turqit e pranojne qe ka qene shqiptar...

    Po kshtu kur ta kesh nje heronj te madh krejt shtetet mundohen me ta pervetsu, aq ma teper armiqet tane serbet dhe greket mundohen gjithe figurat e shquara shqiptare me i pervetsu per shkak se vet skane heronj te tille. Qellimin sdo ta arrijne kurr dhe do ta pesojne me shume

  19. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Problemi me kete artikull eshte se autorja Iva Tico nuk duket se di te bej as koment.
    Faktikisht, nuk eshte historiani turk, qe e nxin historine e Skenderbeut, por eshte komenti i pabaze i Iva Ticos.


    Iva Tico, mesa duket, e ka pas mendu Skenderbeun ne formen e nje shenjti, engjelli, qe vetem buzeqeshte, nuk kishte zemerim, nuk kishte nevoja e interesa personale. Gazetare te tilla prodhon media sot, qe nuk kane filluar te ecin akoma.



    Nuk ka asgje te keqe, te cmitizosh hiperbolizmin, nqs eshte mitizuar, te fuqise se paperballueshme luftarake te Skenderbeut. Ky cmitizim, nuk e ben me pak hero ate. Megjithate, do te ishte marrezi, bazuar mbi dokumente, te mendosh se Skenderbeu nuk ka qene i fuqishem ne permasat njerezore.



    E ku ka mbret, figure shteterore a ushtarake, etj (pervec Krishtit), qe, bashke me motivet e 'pastra' ka patur edhe ato vetjake te 'papastra'?
    Mos valle sulltanet nuk luftonin per inate, intriga, hakmarrje, perfitime personale?

    Si do ta shpjegojme miqesine e gjate midis turqve edhe venedikasve? Si dashuri humane, fetare apo si dashuri interesash te ngushta perfitimi? Po luften midis osmaneve muslimane edhe safavive po muslimane? Si armiqesi fetare?


    Po ashtu eshte normale qe historia osmane edhe trashegimtarja e sotme, turqia, ta shohin si periferike figuren e Skenderbeut, ta minimizojne ate. Nuk eshte heroi i tyre, por armiku. Demi qe Skenderbu mund ti sillte osmaneve nuk ishte serioz, ne sensin sa te permbyste perandorine otomane, por potencialisht ai ishte nga armiqte me te denje te osmaneve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 17-11-2005 më 05:44

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  2. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •