Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Hobbes

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow Hobbes

    Hobbes, qe i perket shkolles mekaniciste te filozofise, pas nje studimi shume te ngaterruar ne teza, hipoteza dhe antiteza, perfundoi qe: jeta eshte levizje e organizmave per te mbaruar ne pushim, qe eshte vdekja. Njeriu eshte, per natyre, nje kafshe egoiste ne lufte te vazhdueshme me njeri-tjetrin dhe me veten e tij, me natyren dhe me pengimet qe i dalin perpara gjate ekzistences.

    Besimet, mendon filozofi, e kane komplikuar jeten e njeriut, duke i vene pengesa artificale kunder ligjeve te natyres. Kisha kristiane dhe, me shume kisha katolike, eshte me fajtore se ndarjet e saj dhe se besimet e tjera, sepse krijoi mentalitetin per te menduar dhe per te besuar ne korrolarin e saj: ne jete ekzistojne "e mira dhe liga si tendenca shpirterore dhe logjike; e para, domethene, e mira eshte jeta fetare me tipin perfekt shenjtorin; dhe, e dyta, eshte jeta tokesore (terrenale) me tipin perfekt Dreqin".

    Ne natyre, arsyeton Hobbes-i ne nje studim te gjate dhe te qarte, keto dy koncepte nuk ekzistojne vecse kur ne i krijojme artificialisht per demin tone. Njeriu qe ndjek ligjet e natyres eshte i lumtur, pa qene nevoja te komplikoje jeten me nomenklatura imagjinare demtuese...

    Isuf Luzaj
    Pertej se mires dhe se liges

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ju falemnderit Veshtruse pėr mundėsinė e krijuar pėr tė folur mbi njėrin nga filozofėt mė tė pėrfolur kėto kohėt e fundit (dhe kjo nga tė gjitha anėt).

    Nėse Machiavel ka qenė shpikėsi i politikės moderne, ėshtė Hobbes ai qė e ka ngritur atė nė njė shkencė. Nga principi qė njeriu shtyhet gjithmonė pėr t'u vetėruajtur, ai do tė nxjerrė nga kėtej njė logjikė tė kėsaj vetėruajtje. Kur vetėruajtja i lihet nė dorė vetvetes, nė gjendje tė lirė tė natyrės, ajo shndėrrohet nė njė egoizėm qė bėhet shkak lufte. Nga ku lind nevoja e Shtetit. Njerėzit hyjnė nė shoqėri, ia japin tė drejtėn e dhunės njė Sovrani mė mirė sesa tė marrin pėrsipėr rrezikun tė vdesin orė e ēast nė gjendjen e luftės. Pėr Hobbes, vetėm njė shtet qė ka monopolin e dhunės mundet pėr tė ndaluar luftėn.

    Uniteti i njerėzve nė njė shtet shprehet kėshtu pėr Hobbes : "unė autorizoj kėtė njeri apo kėtė ansamble, dhe i lė atij apo asaj tė drejtėn time pėr tė mė qeverisur; me kushtin qė ti gjithashtu t'i dorėzosh atij apo asaj tė drejtėn tėnde dhe tė autorizosh tė gjitha veprimet e tyre nė tė njėjtėn mėnyrė."

    Tė vijmė nė ditėt tona : si mendoni ju, qė mė 1997 nė Shqipėri vlente mė mirė anarkia apo ushtrimi i dhunės pėr tė ndėrprerė anarkinė ? Nėse do tė kishte patur atėherė njė shtet tė fortė, me monopolin e dhunės tė dhėnė ndaj tij, ne nuk do tė kishim numėruar me mijėra tė vrarė pėr asgjė nė shtėpitė e tyre, apo nė rrugė duke ecur. Hobbes do tė kishte qenė nė ato ditė njė filozof mjaft i pėrshtatshėm. Nocionet e lirisė sė pakufizuar do tė binin menjėherė poshtė. Sepse nė ato kohė, vetėruajtja ishte nė rrezik.

    Njź shembull tjetėr i sotėm : lufta nė Irak. Kishte dy pėrplasje filozofish : ajo europiane (po themi mė mirė ajo franceze) me vringėllimin e moralit kantian, dhe ajo amerikane me vringėllimin e forcės. USA duke qenė se sot ėshtė fuqia mė e madhe ekonomike, ushtarake, dėshiron (dhe me tė drejtė bile) pėr marrjen e autoritetit moral pėr tė luajtur rolin e Leviathan, sepse bota e sotme ėshtė njė shumėsi shtetesh dhe kėtu gjen nga tė gjitha : demokratike, diktatura, terroriste, anarkike, etj. Kėshtu qė pėr tė mbajtur pak rregull nė kźtė botė ku vdekja mund tė tė vijė nga gjithkund, mirė ėshtė qė t'i lihet dikujt e drejta e dhunės (nė rastin tonė, njė shteti demokratik), pėr qė t'i jepet fund gjendjes sė anarkisė dhe luftėrave ndėrmjet shteteve. Megjithatė debati mbetet i hapur...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    As une nuk i kam shpetuar tundimit per te bere nje lidhje mes "Leviathan" te Hobbes-it dhe luftes ne Irak. Kam bere nje essay per kete, te shikoj mos e kam akoma ne shtepi dhe ta hedh ketu. Shpresoj se pranohen shkrimet ne anglisht se nuk kam kohe ta perkthej

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    D&G Feminine,

    do isha mirenjohese ta sillje esen.. (edhe pse ne anglisht)...

  5. #5

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •