Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    Ketu do me pelqente te shkruanim cilat veshje do jene me te pershtatshme dhe ne mode, per sezonin e vjeshtes, kjo si per cuna dhe per goca...

    Zakonisht me sa kam vene re, ose menyra si tendencohem une ne pergjithesi jane dyqanet ku zakonisht shkoj per te blere (cfare rryme veshje ka vete dyqani), ose revistat. Pra ne te vertete nuk jemi ne qe zgjedhim moden, por ajo na zgjedh ne. Gjithashtu kam vene re, se vetem lloji i materialeve te cilat njerzit veshin ndryshon ne varesi te klasave shoqerore, ndersa moda apo menyra si vishen gjithmone ndahet neper grupe sikur te ishte shkruar me ligj nga dikush.

    Gjithmone njerzit edhe pa dashur mundohen ti pershtaten njeri tjetrit, derisa perfundojne vishen njesoj dhe grinden kush i bleu e/i para/i rrobat. Po nq se ne dyqan shiten te njejtat gjera...atehere...


    Per stinen qe vjen, veshjet e vajzave tentojne te jene shume "femerore", klasike por me ngjyra te erreta per te treguar disi fortesi ne karakterin femeror. Po e ve re, se vajzat perseri po u largohen pantallonave, edhe pse pritet nje stine me e fresket. Ngjyra kafe (ndoshta kjo vetem si pasoje e stines) dhe tonet e saj, po i zene vendin edhe te zezes (Gucci duke i qendruar gjithmone besnik te zezes)...Megjithese asnjehere nuk mund te perjashtohet perdorimi i gjithe ngjyrave te tjera, ashtu si dhe vete vjeshta me gjethet shumngjyreshe.

    Kapelet e vogla (ndryshe nga kapelet rrumbullake dhe te medha qe u perdoren gjate veres) si dhe syzet, rripat, cantat, dorezat po perdoren jo vetem si shenje e stines se fresket por edhe si shenje e elegances dhe femerores.

    Veshjet e thurrura...xhaketa, funde te cilet mbulojne gjunjet, cizme me taka te holla, syze te medha dhe rripa te trashe eshte veshja e cila (gjithmone me sa kam pare nga dyqanet) do jete me e modes per kete stine. Linja e re e Ralph Lauren "Blue Label" eshte ndoshta me tipikja per veshjet e tilla, edhe pse krahas toneve te kafes ai ka shtuar dicka pranverore dhe jetike, te gjithanshme - ngjyren blu.


    Cantat ndryshe nga syzet, sa vjen dhe zvogelohen, megjithese gjithmone e me shume mbahen ne sup...shenje mode, menyra me e lehte per te mbajtur nje cante, apo thjesht nje tjeter dicka qe vajzat duhet te bejne vetem per tu dukur "mire" dhe asgje me shume?!

    Perdorimi i aplikimeve si ne veshje ashtu dhe ne kepuce. Lulet, perzjerja e toneve te nje ngjyre vihet re si ne cizme...pershtatja ndaj lekurave te kafsheve, apo thjesht grafike te tjere...ashtu dhe ne veshje ku pikpyetjet dhe nderlikimet "antike" kane filluar te vihen re (njesoj si dhe perdorimi i frudave dhe tyleve ne veshje...)

    E kuqja - ngjyra ime e preferuar ne veshje. Besoj kete stine xhaketat apo "pardesyte" e kuqe do perdoren shume. Koleksioni i Adrienne Vittadini per kete stine ku e zeza, e kuqja dhe e bardha jane perdorur shume, do rekomandoheshin nga une si veshje.

    Gjithashtu po te keni veshje te mamit, te viteve 70 deri 80 qe ju kane mbetur ne muze qe nga Shqiperia, vishini ; )


    Keto jane vetem disa vezhgime qe kam bere ditet e fundit kur kam dale per te blere "veshjet per shkolle" pra duke qene se nuk eshte mendim eksperti si dhe duke pasur parasysh qe sot moda ndryshon brenda ores, cdo sugjerim tjeter per veshjet e stines se vjeshtes, jane te mirepritura...

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Veshjet neper butiket shqiptare jane te pershtatshem vetem per kategori te caktuar njerezish. Eshte shume e veshtire te gjeje veshje nje grua paksa e egzaxhiruar ne permasa sepse ne dyqanet e veshjeve tregetohen vetem rroba per femra elegante qe nuk e kalojne kurre masen 42. Pastaj jane dhe shume moderne. A mundet nje grua serioze te vishet me bluza te shkurtera sa t`i dale kerthiza jashte? Mendoj qe duhet te kete kategori veshjesh te caktuara. Nje femer serioze nuk mbetet e kenaqur nese synon te bleje veshje ne dyqan. Nuk jane te gjitha moderne. Pyes nje dite pronarin e nje dyqani sepse nuk gjeja asgje te pershtatshme per te veshur, dhe me pergjigjet qe nuk kemi interes te terheqim veshje per grate ne moshe. Te rejat bejne me shume xhiro. Gjithsesi vjeshta po troket dhe duhet menduar nje zgjidhje.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    https://www.youtube.com/watch?v=oSYKTZ1bvII

    Tv Klan - Koleksioni vjeshtė-dimėr i Elisabetta Franchi, nė Tiranė |Lajme-News

    Maj 2022

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    https://www.youtube.com/watch?v=qJxNjHxss44

    Street Fashion in London. Stylish and Fashionable Clothes for Autumn.

    Shtator 2022
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-10-2022 mė 22:55

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    https://www.youtube.com/watch?v=nAiC2XCyN_g

    Tendencat e sezonit vjeshtė-dimėr, stilistja Rezarta Skifteri flet pėr Top Albania Radio

    Shtator 2022

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    https://www.youtube.com/watch?v=fI73yrXQR14

    What Are People Wearing In Milan, Italy? Elegant Clothes For Autumn 2022

    Tetor 2022

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshjet per sezonin e vjeshtes....

    Fustanet dhe ēizmet! Kombinimi qė rikthehet ēdo vjeshtė

    Verės i erdhi fundi dhe po numėrojmė mbrapsht ditėt pėr atė mot tė freskėt, qė sa vjen dhe na duket edhe mė i largėt. Me ndryshimin e motit, sigurisht ndryshohet dhe gardėroba.

    Ēdo stinė ka njė kombinim shpėtimtar dhe kur mendojmė pėr stilin e vjeshtės, mendjet tona shkojnė drejt e te kombinimi: fustanet dhe ēizmet. Ėshtė mėnyra mė e lehtė dhe e qetė pėr t’i thėnė lamtumirė ansambleve tona verore dhe pėr tė mirėpritur sezonin e ri.

    Hapat janė tė thjeshtė: vishni fustanin tuaj tė preferuar, shtoni njė palė ēizme, njė xhaketė dhe jeni gati.

    https://a2news.com/2023/09/29/fustan...t-cdo-vjeshte/

Tema tė Ngjashme

  1. FC Real Madrid
    Nga Fittox nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-08-2009, 18:21
  2. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  3. Veshjet me interesante nė “Grammy”2009
    Nga YlliRiaN nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 13:00
  4. Kalendari i Formula 1, me 19 gara pėr sezonin 2005
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 08:22
  5. Tė gjitha datat e provimeve tė vjeshtės.
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •