Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 110
  1. #101
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Skënderbeu vs Muratit II. Motivi? Gjakmarrje

    Nga Ardian Klosi
    16-07-2007 (shekulli)

    Oliver Jens Schmitt, historiani i njohur zviceran, autor i "Arbërisë Venedike" që u botua para pak muajsh edhe në shqip, është thuajse në mbyllje të një monografie të re për mesjetën arbëre: një libër që i kushtohet tërësisht Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
    Përveç trajtimit origjinal të një figure të madhe në një mjedis të caktuar politik-kulturor, kjo vepër shquan nga pasurimi i bibliografisë së deritanishme skënderbejane me një numër dokumentesh të reja, të cilat profesori 34-vjeçar i Vjenës i ka nxjerrë nga disa arkiva qytetesh europiane, sidomos nga Biblioteka Kombëtare e Francës. Njëri prej tyre, një letër e vitit 1454 e shkruar prej diplomatësh milanezë, vërteton se motivi kryesor i braktisjes së kampit turk prej Skënderbeut ishte gjakmarrja: pas vrasjes së t'et, Ivanit (apo Juanit) prej Muratit II, Gjergj Kastrioti vë njerëz që vrasin të vëllanë e Mehmetit II.

    Po botojmë sot, pas intervistës me Oliver Schmitt, një relacion diplomatësh milanezë prej Rome lidhur me qëndrimin e Skënderbeut pranë oborrit papnor dhe bisedën e tyre me prijësin arbër në dhjetor të vitit 1466.

    Zoti Schmitt, në ç'fazë është libri juaj i ri për Skënderbeun?

    Libri është thuajse gati: Mungon ende kapitulli përmbyllës dhe redaktimi i disa kapitujve të veçantë. Vij tani pas disa udhëtimeve, sidomos në kështjella e lokalitete të Shqipërisë së mesme, që i kemi bërë së bashku me dy historianë shqiptarë, Kasem Biçokun dhe Dritan Egron. Janë vende me rëndësi për epokën e Skënderbeut, arena të kryengritjes dhe lëvizjeve të tij. Natyrisht që këto përshtypje në terren bëjnë që të plotësohen ose përmirësohen vende të caktuara në libër.

    Mund të na e përshkruani këtë libër me pak fjali? Çfarë trajton?

    Nuk është kjo një biografi klasike në traditën e historiografisë së deritanishme për Skënderbeun, e cila ka ecur në mënyrë të rreptë kronologjike. Në thelb libri përbëhet prej dy blloqeve kronologjike dhe një pjese qendrore që është e ndarë sipas temash, si për shembull Skënderbeu si udhëheqës karizmatik, pra jo si një person që vepron përmes institucionesh, por si një udhëheqës që ushtron rrezatim të fuqishëm mbi pasuesit e tij; më tej tema si Hapësira ku ndodh kryengritja, ku shtjellohen faktorë si klima, mjedisi, ekonomitë tradicionale, rëndësia e financave, çështja e monetarizimit të shoqërisë në ultësirë dhe në male. Pra sidomos në trajtimin strukturor, ky libër ndryshon nga të tjerët.

    Cilat janë risitë e këtij libri, çfarë është këtu ndryshe nga monografitë e shumta mbi Skënderbeun?

    Mendoj se zbulimi më i rëndësishëm, në pikëpamje burimore, është motivi i vërtetë i veprimit të Skënderbeut, që ishte gjakmarrja. Kemi në duar tani një dokument të ri nga arkivat e Milanos, i cili tregon se sulltan Murati II ka pasë vrarë të atin e Skënderbeut, Ivanin, dhe se Skënderbeu ishte pjesë e një përbetimi që çoi në vrasjen e vëllait të madh të Mehmetit II, Alaedin Ali Çelebiut, e pra ky motiv, gjakmarrja si shtysë personale e Skënderbeut, është një e re. Një interpretim i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me kryengritjen e Skënderbeut, e cila në fazën e saj të parë nuk duhet vlerësuar si kombëtare, por si kryengritje e popullatës ortodokse në Ballkanin perëndimor, vërtet me një shumicë arbërish, por gjithashtu me pjesëmarrje të sllavëve jugorë e të vllehëve, të cilët ngritën krye si të krishterë ortodoksë kundër Perandorisë osmane, në një kohë kur kjo perandori po kalonte, në vitin 1443, një periudhë dobësimi politik. I ri është edhe shpjegimi i konvertimit të Skënderbeut në fenë islame. Jam i mendimit se Skënderbeu nuk kaloi në islamin sunit, por është islamizuar në mjedisin bektashi. Këtu të çon sidomos përshkrimi i Marin Barletit; mendoj se kjo është një pikë e rëndësishme. Më tej është interpretimi i Skënderbeut si figurë politike, që ai nuk ka krijuar ndonjë shtet në kuptimin modern, me një territor të qëndrueshëm, me një qeverim të qëndrueshëm, me popullatë të qëndrueshme, çka përbën përkufizimin e zakonshëm për një shtet, porse që ishte shumë më tepër një udhëheqës karizmatik, i cili luftoi duke përdorur me shkathtësi përparësitë e terrenit dhe të klimës. Po të vështrosh nga afër terrenin, kupton që në verë osmanët zakonisht kontrollonin ultësirën, ndërsa vendasit blegtorë qëndronin në male me kopetë e tyre. Është karakteristike që vendasit fitoret e tyre më të mëdha i kanë arritur në vjeshtë, atëherë kur osmanëve u duhej të tërhiqeshin pasi thuajse nuk kishin më ushqime: ata jetonin prej prodhimeve të vendit dhe, kur shterrnin rezervat e drithit, u duhej të tërhiqeshin e pikërisht në këtë kohë vendasit zbrisnin nga malet dhe sulmonin. Kështu, ndërsa në verë territori i tyre ishte shumë i tkurrur, pasi u duhej të jetonin në male, në vjeshtë e në dimër hapësira e tyre shtrihej shumë, madje mund të zhvillonin fushata e mësymje deri në krahinën e Polokut, ose deri në portat e Shkupit apo në portat e Ohrit. Nuk mund të flasësh pra për një territor të qëndrueshëm, por për një hapësirë të kushtëzuar nga stinët e vitit, herë tkurrje e herë zgjerim.

    Cilët janë shembujt tuaj, apo, pyetur ndryshe: cilën monografi duhet të kesh lexuar para se të vish në librin tuaj të ri?

    Libri që më ka ndikuar më shumë nuk ka të bëjë fare me historinë e Shqipërisë: është fjala për një histori të Uellsit, po në fillim të shekullit 15, shkruar nga Rice Davis për Owain Glyndwr. Glyndwr është heroi kombëtar i uellsianëve. Në fillim të shekullit 15 ai shpërtheu një kryengritje kundër anglezëve. Strukturat e shoqërisë së Uellsit mund të krahasohen fare mirë me ato të shoqërisë arbëre. Ishte një shoqëri shumë e fragmentarizuar politikisht, përballë një kundërshtari, Anglisë, të organizuar shumë mirë, sikundër Perandoria osmane përballë Arbërisë, një kundërshtar me ushtri shumë të zhvilluar, me epërsi teknologjike-ushtarake, me burime shumë më të mëdha financiare, me administratë të organizuar mirë, e më anën tjetër, siç përmenda, një lëvizje mjaft e copëtuar, por që shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer përparësitë natyrore, sidomos klimën: në Uells kishim klimën me shira të shumta që e rëndonte së tepërmi ushtrinë. Më tej, edhe në Uells sikurse në Arbëri kleri katolik luante një rol mjaft të rëndësishëm; më tej, një ide e fortë politike, sikurse ishte për Skënderbeun themelimi i një mbretërie katolike, në Uells shkohej edhe më larg, kleri këtu kërkonte të krijonte një universitet kombëtar; e në të dyja shoqëritë rëndësia e madhe që kishte tradita gojore, këngët. Në Uells ishin bardët me këngët e tyre tradicionale kelte, për Arbërinë dimë që qysh në kohën e Skënderbeut këngët heroike kishin një karakter mobilizues. Ky libër pra pati për mua rëndësi të madhe në hartimin e monografisë për Skënderbeun.

    Po botojmë në këtë numër të gazetës një nga dokumentet që keni gjetur ju në Paris. Si keni rënë në këto dokumente? Po këtu pyetja: si shpjegohet që nuk dëgjojmë për gjetje arkivore prej historianëve shqiptarë, ka të bëjë kjo me mungesa materiale apo me diçka tjetër?


    Gjetjet janë thjesht rastësi. Desha të kontrolloj në Bibliotekën Kombëtare të Francës, në sektorin e dorëshkrimeve, një tekst edhe një herë, kur papritur zbulova që, me të njëjtin shkrim, ndodheshin këtu një radhë dokumentesh të rëndësishme, si ky që po botoni. E pra gjetje të rastësishme, prej skrupulozitetit.

    Pyetja juaj e dytë është mjaft më e vështirë për t'iu përgjigjur. Ka të bëjë mënjanë me faktin që shumë historianë nuk punojnë në arkiva, më anë tjetër sigurisht ka edhe arsye materiale. Ndoshta janë më tej edhe arsye strategjike, mënyra se si organizohet historiografia, dmth. cilat janë temat që shtrohen. Këtu duhet ngritur pyetja se sa të arsyeshme janë mënyrat si shpenzohen fondet. Graviteti këtu bie mbi konferencat, ku prezantohen rezultate...

    ... të cilat dihen qysh më parë...

    po, e saktë, ku specialisti e di që në fillim se çfarë do të thuhet. Ndërsa në hulumtimin e burimeve, në botimet dokumentare, investohet shumë pak. Pra janë shkaqe shkencore-strategjike.

    Kur do të botohet libri?

    Shpresoj në pranverën e ardhshme. Versioni shqip varet nga përkthyesi me të cilin po bisedoj.

    Biseda dhe përkthimi i tekstit nga italishtja mesjetare: Ardian Klosi

    Bibliothèque nationale de France. Manuscrits italiens 1591 f. 394r-v. Lorenzo de Pesaro dhe Augustino de Rubeis drejtuar Bianca Marias dhe Galeazzo Maria Sforzas.

    Hyrje solemne e Skënderbeut në Romë. Përmbledhje e hollësishme e një bisede të diplomatëve milanezë me Skënderbeun. Ky ankohet sidomos për politikën e Venedikut. Druan se Venediku kërkon ta mënjanojë politikisht. Intrigat venedikase kundër Skënderbeut.

    (...) Dje mbërriti Skënderbeu, të cilin Shenjtëria e tij e priti me nderime të mëdha, duke i nxjerrë përpara të gjithë kardinalët me shpurat e tyre, njerëzit e shtëpisë së vet dhe një numër të madh prelatësh dhe oborrtarësh të tjerë, e po kështu e nderuan dhe e shoqëruan gjithë ambasadorët etj. Madhëria e tij, zoti mbret Ferando, e ka dërguar me shumë rekomandime tek Ati ynë i shenjtë, duke nisur bashkë me të Graciabetesin tonë, i cili e shoqëron vazhdimisht dhe nuk e braktis asnjëherë; po kështu Madhëria e tij u ka shkruar përfaqësuesve të vet këtu se duhet t'ia bëjnë të gjitha nderet, e këta e vizitojnë shpesh dhe e shoqërojnë e po kështu dhe ne dhe ambasadorët fiorentinë bëjmë të njëjtën gjë për respekt të Madhërisë së lartpërmendur. Në emër të Shkëlqesive tuaja e pritëm ngrohtë dhe i bëmë mjaft oferta, të cilat i pranoi me njëmijë falënderime. E kupton dhe e flet mirë italishten, njësoj si ne. Ka rreth pesëdhjetë kuaj me vete e po kaq arbër, njerëz të vrazhdë me sjellje të vrazhda. Kërkon t'i nisë shumë shpejt. Papa e mban me shpenzimet e veta këtu e mendojmë se do t'i japë edhe disa pak të holla, sadoqë ai kërkon mbështetje që të mund të mbrohet prej turqve e të rifitojë ato që ka humbur në Arbëri, duke thënë se po të ketë gjithsej katër ose pesë mijë vetë prej këtej aty nga mesi i shkurtit, do t'i mjaftonin për t'u bërë ballë turqve në atë vend e për të rifituar shpejt gjithë gjërat e humbura. Por nuk do të humbasë më shumë kohë se përtej mesit të shkurtit, pasi thotë se turqit e kanë si rregull që të zbresin në fushëbetejë gjatë marsit e po iu drejtuan Arbërisë, pa ngurruar shumë do t'i bijen edhe Dalmacisë dhe Skiavonisë. Kështu Kruja do të rrënohet përsëri, sepse ndodhet në gjendje shumë të ngushtuar e pse ky, Skënderbeu, nuk mban tjetër vend në Arbëri. Thotë më tej, se turqit kanë ngritur dy fortesa mbi dy lumenj që janë aty, ku në njërin krah janë venedikasit e në tjetrin përsëri turqit, të cilët do mund të nxirrnin në det pa gjetur kundërshtim disa qindra galera. Në qytetin që kanë fortifikuar turqit aty, ka mjaftueshëm lëndë druri, hekuri e çdo gjë që nevojitet për të bërë galera etj. Por mund të ndodhë edhe që, duke patur goditje nga ana e Hungarisë e duke qenë të zënë atje, të mos kenë mundësi të hidhen këndej. Megjithatë dyshon shumë se mund të ndodhë siç u përshkrua më sipër.

    Sidomos kundër venedikasve ankohet shumë Skënderbeu, që thotë për ta gjithë të këqijat, ngaqë nuk i kanë mbajtur premtimet e dhëna. I patën thënë se do t'i jepnin pesëqind kuaj e pesëqind këmbësorë, me të cilët do kishte mundur të qëndronte e të mos ishte katandisur kështu sikurse tani. Tregon se i kanë dhënë vetëm pak e nga pak, njëherë 30 këmbësorë, njëherë 40, njëherë 50 e po kështu kuaj, aq sa nuk ka pasur ndonjëherë gjithë-gjithë 200 kuaj. Dhe ai e ka kuptuar fare mirë, se Sinjoria e Venedikut këtë gjë e bënte vetëm e vetëm për ta dobësuar e mërzitur e për ta çuar pak e nga pak në atë skaj, sa të detyrohej t'ua linte në duar Krujën, të cilën e dëshirojnë shumë e po kështu të gjitha gjërat që mund të kishte etj. Ç'është e vërteta ua kishte kuptuar mirë lojën e më mirë pranonte të digjte gjithçka, e një mijë herë më mirë ua jepte turqve sesa atyre.

    Marrim vesh anasjelltas se edhe venedikasit thonë gjithë të këqijat për Skënderbeun, për shembull që është edhe më turk sesa turqit. Disa nga venedikasit që janë në oborrin e këtushëm thonë se ka ardhur si zbulues dhe spiun i turqve etj. Ende nuk e ka pritur Ati i Shenjtë. Kur të ndodhë kjo gjë, do të njoftojmë Shkëlqesitë Tuaja, të cilëve po u çojmë amëshueshëm përshëndetjet tona. Romë, më 13 dhjetor 1466

    Shërbëtorët e përunjur Laurentius de Pisauro et Augustinus de Rubeis.

    Një interpretim i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me kryengritjen e Skënderbeut, e cila në fazën e saj të parë nuk duhet vlerësuar si kombëtare, por si kryengritje e popullatës ortodokse në Ballkanin perëndimor, vërtet me një shumicë arbërish, por gjithashtu me pjesëmarrje të sllavëve jugorë e të vllehëve, të cilët ngritën krye si të krishterë ortodoksë kundër Perandorisë osmane

  2. #102
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Përvjetori heshtur i Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Nesër bëhen plot 540 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Është më tepër një datë e kujtuar në kalendar se sa në aktivitete institucionale. Deri më tani nuk është lajmëruar asnjë aktivitet për të përkujtuar këtë përvjetor. Nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka asnjë aktivitet të programuar, po ashtu nga Akademia e Shkencave. Është një heshtje që u vu re edhe në 600-vjetorin e lindjes në vendin tonë. Drejtori i Muzeut të Krujës, Mehdi Hafizi shprehet se në këtë ditë muzeu do të qëndrojë i hapur gjatë ditës dhe do të ketë një koncert me grupin folklorik "Gjergj Kastriot Skënderbeu". Ata nuk janë njoftuar për aktivitete të tjera. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira, të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit , Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t'i bëhej ballë vetëm më sukses, vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve europiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Në fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV. Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe. Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të shek. XV është "Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve", shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një "margaritar". Por vlen për tu përmëndur ne këtë plejadë autorësh që kanë shkruar për Skëndërbeun dhe romantiku i njohur arbëresh Jeronin De Rada për hartimin e veprës së tij "Skënderbeu i pafan"(1873), rrugën e të cilit do ta ndjek më vonë edhe Naim Frashëri me veprën e tij "Istori e Skënderbeut"(1898) me vargjet karakteristike:
    Kruj' o qytet i bekuar! Prite, prite Skënderbenë /Po vjen si pëllumb i shkruar/ Të shpëtojë mëmëdhenë.
    Vargu i poetëve që iu kthyen epokës së Skënderbeut nuk përfundon këtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat në vazhdim, duke u bërë burim i të gjithë krijuesve, e veçmas atyre që shkruajnë poezi. Për veprën e tij madhore shkruan edhe shumë shkrimtarë të huaj në mesin e të cilëve përmendet edhe një poemë e shkruar në gjuhën islandishte, duke e ngritur figurën dhe epokën e tij në piedestalin e një personaliteti në historinë e njerëzimit. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe në këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore, duke i dhënë atij tiparet e një figure legjendare.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Postime
    2
    Biografia e pare e shkruar per Skanderbeun nuk eshte ajo e Marin Barletit, por e Dhimiter Frangut, e shkruar qyshe me 1480 latinisht me doren e tij. Kjo veper u perdor nga Marin Barleti, i cili e zgjeroi me tregime fantastike dhe disa here te pa vend. Perveç Barletit, gjithe shkkrimtaret pasardhes e kane pase si udhezues deri duke e kopjuar fjale per fjale librin e Frangut, nder ta historiani Italian Paolo Jovio, Peshkop i Noçeres, i cili e perktheu italisht dhe e botoi si veper te tij (1531, 1541, 1545). Vepra e Frangut pati jehone dhe u botua deri 17 here vetem ne Venecia, por edhe ne France, Gjermani, Angli, etj. vende deri me 1700. Dhimiter Frangu u la ne hije dhe iu humb vlera nga historianet dhe akademiket shqiptare, dhe vazhdon te lihet ne harrese, duke qene i pari nder te paret qe shkruejti per Gjergj Kastriotin. Edhe per flamurin, qe flitet akoma aq shume ai na e ka dhane te sakte, kur Skanderbeu, pasi heq flamuret e turqise vendos flamurin e kastrioteve, fushe e kuqe me shqipen dy krenare ne mes. Une qe shkruej keto shenime jam ai qe e ka perkthye i pari krejt librin e Frangut nga italishtja e vjeter, te botuar ne Venecia me 1548, sipas origjinalit latinisht. Libri qe kam perkthye gjendet prane bibliotekes kombetare me titullin "Veprat e Lavdishme te Skanderbeut" i botuar dy here, me 2005 dhe 2007, nga SH.B. Arberia e pati jehone ne mediat dhe u promovue ne Lidhjen e Shkrimtareve me 17 janar 2006, ku u akorduan dy çmime, per mua dhe Sabri Godon, edhe ai per librin e tij per Skanderbeun. U detyrova te shkruej keto shenime, sepse shikoj se per Skanderbeun, po merren per baze ma teper shkrimtare ma te vonshem se sa ai qe ishte fare ma i afert i tij, arketar e shoqerues, gjate gjithe kohes, i pranishem ne te gjithe betejat e veprat e tjera. Nuk e marr vesh fare se si arrihet ne te tilla mosperfillje, veçanerisht nga ata qe e mbajne veten si historiane e me tituj akademike. E verteta heret a vone del ne shesh e duhet pasqyruar. Lek Pervizi

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Postime
    2
    Detyrohem te nderhyj edhe njehere. Historia e Barletit ka vleren e vet, si nje veper e plote dhe e shquar per nga stili i bukur e i rrjedhshem i latinishtes, qe shkon ne merite te autorit, por nuk eshte aspak e vertete se Dhimiter Frangu ka marre nga Barleti, por eshte Barleti qe ka marre krejtesisht nga Frangu, rrjedhen e ngjarjeve e gjithe tregimi, deri edhe fjale per fjale, duke e nderthurur me zbukurime si stilistike e tregime fantastike, siç e permendem ne pergjigjen e pare. Kjo te kihet parasyshe dhe mos te ia heqim meriten atij qe dha i pari biografine e vertete te Skanderbeut. Per nje analize me te zgjeruar mund te ju çoj parathenien qe i kam bere librit qe kam perkthyer, po qe se lejohet. Megjithese ajo eshte paraqitur ne disa site te internetit.

  5. #105
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68
    Respekte ndaj diktatorit te pare shqiptar sic ishte Skenderbeu, se paku keshtu kam degjuar sepse historia jone le shume per te deshiruar....bye
    Gjithcka e bej per vete...

  6. #106
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Ina 19

    Nëse jeni 19 , të falet (me intervenime heheh)

    Skenderbeu nuk ishte diktatorë.
    Një ndër faktet: Ai mblodhi familjet fisnike shqiptare dhe ndërtoi mbretërin tonë, nuk i pushtoi a vrau princët e tjerë .

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #107
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga sebastej Lexo Postimin
    Detyrohem te nderhyj edhe njehere. Historia e Barletit ka vleren e vet, si nje veper e plote dhe e shquar per nga stili i bukur e i rrjedhshem i latinishtes, qe shkon ne merite te autorit, por nuk eshte aspak e vertete se Dhimiter Frangu ka marre nga Barleti, por eshte Barleti qe ka marre krejtesisht nga Frangu, rrjedhen e ngjarjeve e gjithe tregimi, deri edhe fjale per fjale, duke e nderthurur me zbukurime si stilistike e tregime fantastike, siç e permendem ne pergjigjen e pare. Kjo te kihet parasyshe dhe mos te ia heqim meriten atij qe dha i pari biografine e vertete te Skanderbeut. Per nje analize me te zgjeruar mund te ju çoj parathenien qe i kam bere librit qe kam perkthyer, po qe se lejohet. Megjithese ajo eshte paraqitur ne disa site te internetit.
    A eshte ky ai botimi i njohur nga Antivari? Ku mund te gjindet ky liber?

  8. #108
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    MBI “MORALIN POLITIK” TË GJERGJ KASTRIOTIT
    08-12-2008 / D.r Aurel Plasari



    I. Që historia mund të na shërbejë për të mësuar ne prej saj dhe jo që t’i japim ne asaj mësime – ky parim i historiografisë u ngulitet fort studentëve të degëve të Historisë nga libra themelorë të disiplinës së filozofisë së historisë: atyre të shkollës frënge nga “Apologji për historinë ose Mjeshtëria e historianit” të Marc Bloch-ut (1886-1944), atyre të shkollës anglo-saksone nga “Ç’është historia?” e Edward H. Carrit (1892-1982) etj. Kurrfarë befasimi që, ndoshta edhe më parë se autorë të tillë zëmëdhenj, këtë parim ta formulonte qysh në vitet ’30 Zef Valentini, kur në një studim për domosdonë e nxjerrjes nga legjenda në histori të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit vinte si parakusht: “Në daçim me e marrë historín për mësuese të jetës e jo m’u bâ na mësuesa të historís...” (“Si do studjue historija e Kastriotit” në “L.E.K.A.”, 1937/ 8-12). Nxjerrja nga legjenda në histori e të jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit paraqet interes jo aq nga pikëpamja jetëshkrimore e tij si person dhe personazh, sesa për të kthjelluar situatën që ka të bëjë me motivimet, në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të tij. Posaçërisht për të skajuar një skepticizëm tradicional, që e zë fillin së paku nga Gibboni e këndej, dhe që do të diskutohej sot ende simbas skemës së Machiavellit: si marrëdhënie mes politikës dhe moralit. Edward Gibboni (1737-1794) ishte historiani më i madh anglez i shek. XVIII dhe, pa fjalë, njëri ndër historianët më në zë europianë të “shekullit të dritave”. Te një përfaqësues si ai i racionalizmit iluminist dhe, njëherësh, i skepticizmit po aq iluminist, skepticizmi spikat si tipar edhe i veprës madhore “Historia e teposhtjes dhe e rënies së Perandorisë romane” (6 vëll.). Nuk është fjala vetëm për idetë e tij mbi historinë, – “Historia nuk është veçse pak më shumë se regjistri i krimeve, çmendurive dhe fatkeqësive të njerëzimit” etj., – por për faktin që pesha më e rëndë e skepticizmit të tij, si dhe e një pjese të iluministëve të tjerë të asaj epoke, do të binte mbi Kishën dhe klerin e saj, si dhe mbi dogmën e saj “irracionale”. Kisha – në veçanti ajo katolike – u kujtonte atyre të ashtuquajturit “shekuj të errët” të Mesjetës. Gibboni ngulmonte në kritikën e tij ndaj Kishës për rolin që kishte luajtur në minimin e themeleve të qytetërimit pagan duke u ngritur ajo vetë mbi to. Rrekja për t’i ikur traditës së krishterë të qytetërimit europian e shtynë atë në simpati (të kuptueshme) për fetë jashteuropiane, përfshirë edhe islamin. Për një historian me ide të tilla të parakonceptuara një figurë si ajo e Gjergj Kastriotit, aleat i thuajse gjithë Fuqive të krishtera të Europës së kohës së tij dhe luftëtar për sipërmarrjet antiturke të të cilit u interesuan shtjellimisht gjithë papët e kohës së tij (Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II), do të ishte pré e lakmueshme. Duke zbrazur skepticizmin e tij të njohur edhe ndaj një figure si ajo e Gjergj Kastriotit ai nuk e pati për gjë ta akuzojë atë për “tradhti”, “pabesi”, “skuthëri” etj., si edhe t’ia njollosë bashkëluftëtarët si “aventurierë”. Ka pasë vërejtur Gibboni: “Në sytë e të krishterëve rebelimi i Skënderbeut përligjet me dëmet shkaktuar t’et, me vdekjen e dyshimtë të tre vëllezërve të tij, me poshtërimin [degradation] e tij vetë dhe skllavërimin e vendit të tij; dhe admirojnë zellin e lartë, ndonëse të vonët, me të cilin Skënderbeu mbrojti besimin dhe pavarësinë e të parëve të tij. Por prej moshës nëntëvjeçare ai kishte thithur doktrinën e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenë e një ushtari e përcaktojnë autoriteti dhe zakoni; është mjaft e vështirë të ftillosh se ç’dritë e re erdh’ e e ndriçoi në të dyzetat shpirtin e tij” (The Decline and the Fall, VI, kr. LXVII). Nxjerrja nga legjenda në histori e rrethanave që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kushtet e dërgimit të Gjergjit në Oborrin e sulltanit në një moshë rreth të 20-ave dhe jo nëntëvjeçar, si iç-ogllan dhe jo si jeniçer, – ai nuk pati qenë asnjëherë jeniçer, sepse rezulton bir i dhënë peng i një zoti që kishte pranuar të vihej vasal nën sulltanin simbas sistemit të gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve të tillë, nga radhët e bujarëve të krishterë, si “çuna nderi” (iç-ogllanë) në oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin për luftëra dhe, më në fund, ngarkoheshin me detyra të rëndësishme në administratën feudale-ushtarake osmane, shpesh në vendet e tyre (e ka argumentuar tanimë bindshëm historiani Hali Inalcik (Fatih Devri, 158 dhe vij.), – me specifikat e shërbimit të tij të herëmbashershëm në fushatat e sulltanit, me emërimin e tij qysh më 1426 si tirmarli në një nga timaret e Arbërisë, me dërgimin e tij prej Muratit II në ish-zotërimet atërore si “subash i Akçahisarit” (Krujës) së paku prej 1438-s më 1440 etj., e heqin m’anësh këtë farë skepticizmi dhe shtyjnë t’i besohet, fjala vjen, një jetëshkruesi dhe njëherësh bashkëluftëtar i tiji i afërt në detyrën e thesarmbajtësit (tezorier), siç është Demetrio Franco : “Skënderbeu kishte mbajtur gjithmonë dhe mbante ende pranë vetes një numër të madh luftëtarësh të krishterë të t’et, të cilët oreçast e stërvisnin fshehurazi në fenë e krishterë të marrë nëpërmjet pagëzimit të shenjtë” (Gli Illustri et Gloriosi Gesti, 3 verso). Ndërkaq skepticizmi i Gibbonit të kujton pikërisht të kundërtën e situatës së kushtit të vënë nga Valentini: kur dikush do që të bëhet mësues i historisë, në vend që ta marrë historinë si “mësuese të jetës”. Ka vijuar tezën e tij Gibbon skeptiku: “Nëse Skënderbeu qe kthyer në fenë e krishterë dhe kishte bërë mend një rebelim prej kohësh, çdo shpirt i drejtë do ta dënojë këtë dredhi të ulët që mund të shërbejë vetëm për të tradhtuar, që mund të premtojë vetëm për të shkelur benë, dhe që mund të ndihmojë vetëm për rrënimin tokësor e shpirtëror të aq mijërave vëllezërve të tij fatkëqinj. Do ta lavdërojmë letërkëmbimin e tij të fshehtë me Hunyadin, ndërsa komandonte pararojën e ushtrisë osmane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gibboni me këtë qëndrim të kujton anshmërinë e skajshme të kronikanit të vjetër osman Mustafa b. Ahmed b. Abd al-Mavla Çelebi (Ali): “Një njeri i pavlerë nga fisi arbër i quajtur me emrin Iskender, i cili mbasi u rrit dhe u edukua në oborrin intim të nderuar [të sulltanit], doli jashtë si një gulman që mori rrugë të shtrembët. Meqenëse ky djalë që ushqeu tradhtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe, ndëshkimi me të vërtetë serioz nga ana e pallatit shtetëror nuk e përmirësoi gjendjen e tij. Ai nuk e ngriti dot famën midis shokëve me rrugën përçarëse. Duke u kthyer në fenë e vjetër, i hyri rrugës së dezertimit...” (Künh-ûl-ahbâr, 124 b., Lufta shqiptaro-turke, 284). Siç shihet, skepticizmi i historianit të “shekullit të dritave” ndaj të sjellit politik të Gjergj Kastriotit ka të bëjë jo vetëm me botëvështrimin e vet ideologjik, me kuptimin e vet për “mirëbërësit” dhe “tradhtarët” etj., por edhe me njohjen e vet të përciptë të historisë së Skënderbeut. Përveç Historisë së Barletit, për Gjergj Kastriotin ai nuk pati për duarsh tjetër burim informimi, as edhe atë të Francos. “Do të kisha dashur të gjeja disa Kujtime të thjeshta dhe autentike, të shkruara prej një miku të Skënderbeut, që të më përshkruanin vendin, njeriun dhe kohët, - shënonte ai. - Në Historinë e vjetër kombëtare të Marin Barletit, prift nga Shkodra, në veshjet e tij [të Skënderbeut] kaba dhe të larushitura janë ngjitur shumë xhevahirë të rremë” (po aty). Që të mos lindin keqkuptime: skepticizmi i Gibbonit, si edhe i ndjekësve të tij, nuk bën të quhet përfaqësimtar i racionalizmit iluminist. Do të mjaftonte të kujtohet që maja e iluminizmit evropian, Voltaire (1694-1778), – edhe ky kritik i rreptë i dogmës së Kishës katolike, – la të thënë për Gjergj Kastriotin: “Sikur perandorët bizantinë [grecs] të kishin qenë Skënderbegë [des Scanderbegs], perandoria e Lindjes do të ishte ruajtur” (Essais, IV, XC, 247). Pra: edhe një arsye më shumë që tezat e Gibbonit të shqyrtohen në ballafaqim me dëshmi alternative, jo vetëm ngase ato kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me metodat dhe mjetet e implikuara në veprimin politik të Skënderbeut për realizimin e interesave të tij individualë dhe të një kolektiviteti të caktuar që e rrethonte, pra si burrë i politikës, por edhe sepse shenja të një ringjalljeje anakronike të kësaj teze ndeshen ende sot – së paku nga viti 1995 – në ndonjë organ shtypi shqiptar. II. Diskutimi i këtyre rrethanave, – për aq sa kanë të bëjnë me motivimet, në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të tij, – hapin faqe më vete në historinë politike të Gjergj Kastriotit. Qysh gjatë Rilindjes europiane dhe shumë para Gibbonit për ata që u quajtën filozofë të historisë e që u morën veçan me shqyrtimin e marrëdhënieve mes politikës dhe moralit “rasti Skënderbe” do të kishte përbërë një objekt të lakmuar. Si do të kishte trajtuar atë, vallë, vetë Machiavelli? Me siguri kjo pyetje ka qenë ngritur në mendjen e Nolit. Përveç një përmase që lidhej me “unin shkrues” të tij – Noli shqetësohej më shumë për pamundësinë e ndikimit vetjak në politikë për të vënë në jetë “ato që dinte”, më shumë se për të rindërtuar çdofarë panorame politiko-qytetërimore të Firences së shekujve XV-XVI, – interesi rreth marrëdhënieve mes politike dhe morali në “rastin Skënderbe” do të ketë qenë arsyeja se përse Noli u vu të hartonte një nga esetë e tij më pak të njohura: atë për Machiavellin (“Princi i Machiavellit prej F. S. Nolit”, Boston 21 janar 1939, Universiteti i Bostonit, Fakulteti i Graduatëve, Histori e Europës 1500-1815). Edhe pse në të “rasti Skënderbe” nuk përmendet shtjellimisht, interesi mund të quhet i nënkuptuar nëse mbahet parasysh që Skënderbeu përbënte për Nolin historian subjektin e subjekteve. Në të vërtetë, duket që ai ta kishte kuptuar drejt veprën mjaft të keqinterpretuar të Machiavellit kur ka nënvizuar: “Ideja e çlirimit të Italisë është kryemotivi i Machiavellit. Gjithçka tjetër rrjedh prej saj ose është e lidhur ngushtë me të”. Si edhe kur e ka quajtur traktatin në fjalë “ungjill të veprimit patriotik”. Princi, për Machiavellin, nuk është shenjtor nga ata të Mesjetës, as ushtarak nga ata të Antikitetit. Është, përkundrazi, burrë i fuqishëm dhe karizmatik. Në “dorën e fortë” të tij – sot do ta quanim decizionizëm – historia mund të gjejë, më në fund, formulën alkimike për ta shndërruar mungesën e rendit individual në rend të mbarë kolektivitetit. Brenda teorisë politike të sekretarit fiorentin – i cili për herë të parë e vështroi politikën të ndarë nga etika dhe morali teologjik ose absolut pa ngurruar të dëftonte që një princ duhet të ishte i zoti t’i përdorte “ndershmërinë”, “mirënjohjen” dhe “mëshirën”, ashtu si dhe t’i linte mënjanë ato kur interesi i atdheut t’ia lypte – Noli duket të ketë kërkuar të gjente edhe interpretimin e drejtë të të sjellit politik të kryeheroit të tij. Mirëpo ka mjaft të ngjarë që fama e përgojuar e Machiavellit ta ketë detyruar t’i skajohej një interpretimi nën emrin e tij. Rasti nuk e deshi që ai të njihte veprën e një tjetër filozofi të historisë, “kundërshtar të Machiavellit”, i cili u mor qysh herët pikërisht me interpretimin e të sjellit politik të Skënderbeut për ta përligjur atë me argumente parimore. Është fjala për Georges de Scudéry-un dhe veprën e tij Fjalime politike të mbretërve (Paris 1682). E ka pasë pikasur, ndër të parët, Ymer Jaka (Skënderbeu në historiografinë frënge, 195-200). Ndonëse pa i pranuar rekomandimet e “fiorentinit të rrezikshëm”, – kështu e quan autori Machiavellin, – madje duke u “tmerruar” syresh si e shumta e klerit të asaj epoke, Scudéry-u i ka bërë qysh në kohën e tij, që ishte shek. XVII, apologjinë qëndrimit të Skënderbeut për ç’i përket “mbajtjes së besës”, të cilën në raste e tjera autori e ka quajtur “të shenjtë”: “Por shikoj një Luftëtar të madh me shpatën lart, që më thotë me sy kërcënues se teza ime është tepër e përgjithshme, se nuk ka asnjë rregull pa përjashtim, dhe se mund t’u dalim fjale atyre që na kanë dalë fjale të parët. Skënderbeu i madh pati aq famë në botë, sa që e meriton ta mbajmë vesh para se sa ta dënojmë”. Në ligjëratën (e trilluar) Skënderbeu komandantëve të vet (Discours politiques, 438 dhe vij.), në situatën kur sulltani ka dërguar pranë tij një çaush për ta qortuar për “pabesinë” dhe “tradhtinë”, Scudéry-u vë në gojën e heroit vargun e argumenteve që, në thelb, ofrojnë interpretimin e drejtë të të sjellit të tij: “Ju përgjërohem të vështroni mirë nëse ata që thonë se mund t’u dalim fjale atyre që na kanë dalë fjale të parët, kanë të drejtë apo jo. E di që besa publike duhet mbajtur si gjë e shenjtë, por di edhe se ata që e shkelin atë të parët bëhen në padenjë që të tjerët t’ua mbajnë. Pikërisht këtu zë fill, kryesisht, përligjja ime” (po aty, 441). Mandej: “Është e lejueshme ta zmbrapsësh forcën [e kundërshtarit] me forcë dhe, në disa raste, nuk është as e nevojshme të përdorësh të njëjtat armë që përdor ai. Gjithë sa mund ta shpartallojë atë është e drejtë; gjithë sa mund ta dëmtojë atë është e lejueshme; asgjë nga sa mund ta shkatërrojë atë nuk është e ndaluar” (po aty, 441-442). Më tej: “Kushdo që është agresor të lejon të bësh gjithçka kundër tij si armik; çfarë më parë do të kishte qenë krim, bëhet pafajësi; dhe çfarë do të kishte qenë tradhti, nuk është më veçse rrjedhoja e një sjelljeje të mençur; ndërsa çfarë mund të quhej mizori, shndërrohet në një mbrojtje të drejtë” (po aty, 442). Si numëron padrejtësitë e Muratit II kundër familjes së tij, por edhe atdheut të tij në përgjithësi, Skënderbeu i Scudéry-ut sqaron: “Nëse ai më kurseu në këtë ndeshje, nuk e bëri këtë as prej ndonjë ndjenje njerëzie, as prej ndonjë ndjenje drejtësie, por vetëm sepse, duke i qenë mjaft i dobishëm në luftërat ku më kishte përdorur, llogariste se, po të më humbte, do të humbte edhe ai vetë shumë” (po aty, 445). Dhe më në fund: “Të mos thotë më, pra, se e mashtrova e se i dola fjale, sepse, në doli fjale ai, nuk ia kam fajin unë. Pikësëpari, unë nuk jam fshehur dhe kam bërë haptazi kundër tij gjithë sa mund të bëja. Sepse duke llogaritur që ishte e drejtë (sikurse ishte padyshim) të ëndërroja për të futur përsëri në dorë atë çfarë ai më kishte pushtuar, nëpërmjet ç’rruge tjetër do mund ta bëja, përveçse rrugës që ndoqa? Po t’i kisha dëshmuar Muratit ndonjë pakënaqësi për veprimet e tij të padrejta, do të isha burgosur në çast dhe do të kisha përfunduar i helmuar ose i mbytur qysh atë ditë. Po të kisha ëndërruar t’u shkruaja banorëve të Krujës për t’u kërkuar ndihmë, këto veprime e përpjekje mund të zbuloheshin dhe, edhe sikur të mos zbuloheshin, ç’do të kishin mundur të bënin pa mua banorët, ata që ishin thuajse skllevër të garnizonit të vendosur në qytet? T’ia besoja veten kokë e këmbë dashurisë që ushtarët muhamedanë kishin për mua, kurrfarë dobie nuk do të kishte. Të ëndërroja të ikja fshehurazi nga Porta e Zotërisë së madh për të vajtur e për t’u kërkuar ndihmë Princërve të krishterë, nuk ishte gjë që mund ta bëja dot lehtë. Por, edhe sikur ta kisha bërë, nuk qe fort e sigurt se ata Princër do të donin të nisnin një luftë të kësaj rëndësie për hirin tim dhe të vinin në rrezik shtetet e tyre për të fituar unë shtetin tim. Por edhe sikur ata të vendosnin ta bënin, puna do të ishte edhe më e dyshimtë duke pasur parasysh fuqinë e hatashme të një armiku aq të rrezikshëm. Desha, pra, në këtë rast ta farkëtoja vetë fatin tim dhe, nëse Murati u befasua prej kësaj, për këtë meritoj lavd e jo qortim, ngase s’bëra veçse atë që mund të bëja me drejtësi dhe që ai nuk as duhej ta kishte vënë në dyshim se do ta bëja sapo që të mund të gjeja mjetet. Të gjitha veprimet e jetës sime të kaluar do të duhej ta kishin siguruar për këtë; të gjitha shërbimet që i kisha bërë do të duhej ta kishin bindur se nuk do t’i duroja padrejtësitë pa u hakmarrë për to; dhe, sikurse qe sjellë ndaj meje në mënyrë haptazi mashtruese, do të duhej të përgatitej se do ta mashtroja gjithashtu sapo që për këtë ta gjeja rastin. Por me këtë dallim se, duke më mashtruar, ai kishte dhunuar të gjitha llojet e të drejtave, ndërsa unë duke e mashtruar kryeja gjithë sa kisha detyrë: hakmarrjen për vdekjen e vëllezërve të mi, çlirimin e atdheut tim, lavdinë time dhe atë të Zotit” (po aty, 454-457). Një kësi interpretimi i të sjellit politik të heroit, tanimë në frymën e Rilindjes europiane, përkon me dëshmitë e kohës. Mjaft më realist se Gibboni, për shembull, sa i përket “miqësisë” së siguruar me turqit osmanë nëpërmjet dhënies së bijve peng në Oborrin e sulltanit dhe “besës” së tyre ndaj pengjesh të tilla duket një bashkëkohës i ngjarjeve (1444) prej Raguze, i cili shkruante se “miqësia” e blerë kësisoj prej turqve nuk ishte aspak jetëgjatë: “sikurse është dëshmuar prej shembujsh të tjerë dhe sidomos prej zotërve të Sklavonisë, të Bullgarisë, të Romanisë [territoret europiane të Bizantit, - A. P.] dhe të Arbërisë, në rastin e despotit dhe bijve të tij, dhe prej shumë të tjerësh, prej të cilëve del qartë se si u patën skllavëruar dhe vijojnë të skllavërohen ende sot e gjithë ditën për shkak të mosbashkimit dhe mosmarrëveshjes së tyre” (Jorga: Notes et extraits, I, 368). Pakashumë po kështu e ka përshkruar “miqësinë” dhe “besën” me turqit edhe kronografi bizantin Mikail Dukas: “Dhe nëse sot ata [turqit osmanë, - A. P.] bëjnë paqe me serbët, të nesërmen rrënonin e shkretonin vendet e Atikës e të Lakedemonies, të Akajës e të Heladës, të mbasnesërmen, kur bien në ujdi me vendin e bizantinëve, janë vendet e serbëve, të bullgarëve dhe, mandej, të arbërve që kridhen në gjëmë e në vaj” (Historia Byzantina, 176). Ish-jeniçeri Kostandin i Ostrovicës, nga ana e tij, na ka dëshmuar një rast konkret të metodave dhe mjeteve të përdoruara prej politikës osmane për ç’u takon “besës” ose marrëveshjeve të tyre kontraktuale me kundërshtarët. Një ditë jeniçeri Kostandin kishte vajtur në depon ku ruheshin thesaret e Oborrit të sulltanit, tek shërbente i vëllai i tij, kur aty ia mbërrinin papritmas dy këshilltarët e sulltanit, Mahmut-pasha dhe Is’hak-pasha. I hequr m’anësh për të mos rënë në sy, jeniçeri dëshmitar mban vesh bisedën e dy dinjitarëve të lartë ulur këmbëkryq në sixhade, ndërsa kuvendojnë për Bosnjën dhe këshilltarët që sapo ka dërguar Mbreti i saj në Oborr për të propozuar paqen. “Çfarë duhet të bëjmë? Ç’përgjigje do t’i japim mbretit të Bosnjës?” pyet Is’hak-pasha. “Asnjë përgjigje, veçse do të bëjmë paqe me ta për 15 vjet dhe, fill mbas kësaj, pa vonesë, do të marshojmë mbrapa tyre, - ia kthen Mahmut-pasha. - Përndryshe kurrë nuk do ta pushtojmë dot tokën e Bosnjës, sepse është tokë malore dhe, veç kësaj, do t’i vijnë në ndihmë mbreti i hungarëve, kroatët dhe zotër të tjerë, dhe do të forcohet aq shumë sa ne mandej nuk do të bëjmë dot asgjë. Ndaj dhe të bëjmë paqen me ta, në mënyrë që të dërguarit të nisen të shtunën, ndërsa ne mbrapa tyre të mërkurën, deri në Sitnicë, jo larg Bosnjës. Së andejmi askush nuk do ta dijë se nga ka në mend t’ia mbajë perandori”. Pikërisht kështu u veprua, siç thotë dëshmitari i bisedës, dhe kështu u pushtua Bosnja më 1463-shin, sikurse tregon në Kujtimet vetë Kostandini pjesëmarrës në atë pushtim (Cronaca turca ovvero Memorie, 114-115). A mund të mendohet që këto metoda dhe mjete të pushtuesit turk, që i nxuri padashur edhe jeniçeri i thjeshtë Kostandin prej Ostrovice, të mos i njihte Skënderbeu, i formuar e i rysur në Oborrin e sulltanit si dinjitar i lartë ushtarak? Në kuptimin e drejtpërdrejtë politik, të qëndresës dhe luftërave të Skënderbeut, skepticizmi që tanimë mund të quhet gibbonian rezulton sa jashtë kontekstit historik, – kohë dhe vend, – në të cilin ngjarjet kanë ndodhur, aq dhe jashtë mendësisë së të njëjtës kohë e të njëjtit vend. Kjo e pati shqetësuar Valentinin, kur porosiste që “s’duhet me marrë ndore aspak përpjekjet e disa projektuesave të mendësís moderne mbi botën e shkueme”. Në politikën e tij Gjergj Kastrioti nuk mund të nisej veçse nga realiteti që kishte përpara: aty ishte “sheshi” dhe atij aty i duhej “të hidhej”. Arbëria mbahej me gjak – e kemi të dëshmuar këtë – dhe jo me stërhollime politologjike. Nuk mund të ishte përbluarje mendore abstrakte politika e një burri shteti në rrethanat e ekspandimit të një fuqie ushtarake në ngritje e sipër si ajo e turqve osmanë dhe të mobilizimit për qëndresë antiturke të zotërve të territoreve drejtpërsëdrejti të rrezikuara ekzistencialisht – njëri prej të cilëve ai ishte – si mision jetik për popujt e kësaj pjese të Europës – dhe pikësëpari për popullin e tij. III. “Ungjill të veprimit patriotik” e quante Noli “Princin” e Machiavellit, mbasi kishte nënvizuar: “Ideja e çlirimit të Italisë është kryemotivi i Machiavellit”. Ç’donte të thoshte me këtë kryehistoriani i Skënderbeut? Asgjë më shumë veçse të pohonte që kriteri i kritereve për vlerësimin e të sjellit politik të një burri shteti mbetet qëndrimi ndaj atdheut, me tjetër fjalë: atdhetaria. Pa e njohur punimin e Nolit për Machiavellin, pothuajse në të njëjtën kohë në “Gjergj Kastrioti pasqyra e atdhetarit shqiptar” Valentini kishte ngulmuar në vendosjen e idealit atdhetar si kriter për gjykimin dhe vlerësimin e heroit. Klerik njëri, klerik tjetri: ejani e thoni se nuk tërheq vëmendjen fakti që asnjëri syresh nuk sugjeroi si kriter të tillë fenë ose idealin fetar. Por, të bëjmë kujdes: Valentini na kujton t’u ikim përpjekjeve të “disa projektuesave të mendësís moderne mbi botën e shkueme, asish që e stilizojnë idén kombtare në një mjegull hegeliane”. Ndjesia atdhetare, simbas tij, është po aq e vjetër sa shoqëria politike, e cila është në natyrë të njeriut dhe do të mbetet e tillë përderisa njeriu të mos ndërrojë natyrë. Ndërsa mendësia atdhetare nuk pati qenë gjithmonë një, por ka ndryshuar simbas kohësh dhe rrethanash: perandoria, mbretëria, shteti nuk janë kështu veçse zgjerim i kuptimit themelor të fisit ose të qytetit. Vetëm me humanizmin, për mendimin e tij, zunë e u ndryshuan konceptet e u përftuan “atdhenat” modernë. “Kush don me e njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar, duhet me dijtë e me e vendosë pikënisht n’ate fazë të mendësís atdhetare që kjo e tija”, porosiste. “Skanderbegu i ri, me ato pak njoftime fillestare e thjesht praktike të gjuhëvet të vjetërsís që kishte mujtë me xanë n’Edrene, s’mujte me kenë nji humanist enthusiast si pedantat e shekullit, - përfundonte ai. – Për këte luftar, që po kthehej prej nji Turkije vijanoz të dalldisun n’atmosferë të luftës shejte, në gji t’Europës ku ushtote zani i Eugjenit IV, i Kaliksit III, i Piut II, ideali atdhetar s’mund t’ishte tjetër konkretisht veçse ai i moçmi e i amshueshmi: pro aris et focis. Të tillë e jo kund ndryshej na e diftojnë letrat që dërgoi në Romë e përhapi nepër Europë, aktet e Papvet, zani i përbashkët e i padyshimët i jetëshkruesavet, besimi që i pshteti Europa”. Vlerësime të tilla realiste doemos që u qëndrojnë larg elementeve idealizuese të trashëguara në historinë e jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit. Ngjashëm dhe po aq guximshëm u qëndronte larg elementeve detraktuese për “Princin” e Machiavellit edhe vlerësimi i Nolit për të si “ungjill i veprimit patriotik”. Në parantezë: vërtet, çfarë lexonte shtetari ynë? Ja një pyetje së cilës nuk mund t’i iket, që ta imponon jo vetëm përcaktimi realist i një Valentini, por vetë kureshtja historike. Duke u nisur prej Barletit, jetëshkruesit e tij kanë renditur një varg gjuhësh që ai paskësh njohur: arabishten, turqishten, greqishten, italishten, deri edhe “ilirishten” (Historia, I, III verso). Më fort se realitet faktik, numri i gjuhëve ngjan si një desideratum i atit të tij Marin Barleti. Paganeli në Historinë e vet shënon të dhënën e trashëguar nga Historia universale e Cantùsë për të ashtuquajturin Libër të Skënderbeut, që ndodhej në Bibliotekën e Dukës së Madh të Vajmarit: një dorëshkrim në pergamenë i shkruar në ngjyrë Kine, ku paraqiten armë, pajisje, makineri lufte dhe shpikje të tjera ushtarake të shekujve XV-XVI, me gjasë dhuruar Gjergj Kastriotit nga mbreti i Napolit Ferrante (Histoire, 392 etj.). Edhe një vepërz tjetër, e vogël por e vyer, rezulton të ketë qenë pjesë e “bibliotekës” së heroit: një “Ufice e Shënmërisë”, kodik i dekoruar e i bukurshkruar, me ç’duket dhuratë prej ndonjë miku të shquar perëndimor. Është fjala për një njoftim të nxjerrë nga një katalog ankandi i një antikuari të Librarisë Antikuare Hoepli të Milanos, më 1925: kodiku në fjalë u shit në atë ankand, mandej u rishit në Londër (Malaj: Necessità d'un coordinamento, facsimile 18: Ufficio della B.M.V. di G. Castriota Scanderbeg, codice ms. del XV sec. conservatosi a Londra). Kastrioti Anonim i 1779-s, në jetëshkrimin e tij bizar, na ka siguruar për të: “Ndonëse gjithmonë i zënë me luftën, ai e donte leximin”. Madje edhe ka saktësuar: “I rysur në historinë greke dhe latine, ai i kishte zët romanet. Komentarët e Jul Cezarit ishin libri i tij i dashur…”. (Afërmendsh që një aventurieri si ai historia nuk mund t’i zërë besë: po ai ka saktësuar edhe “ngjyrën e gjelbër” me të cilën vishej heroi Skënderbe, “beretën e kuqe me pendë” që mbante mbi krye, “çizmet e verdha” që mbathte etj. Le Grand Castriotto, 101-102). Lamartini, romantik i pakorrigjueshëm edhe në historiografi, si ka numëruar gjuhët që Skënderbeu fliste, - arbërishten, greqishten, turqishten, arabishten, italishten, - ka shtuar edhe se “ai hartonte vargje dhe këndonte duke e shoqëruar veten me lirën e epirotëve në të gjitha këto gjuhë” (Histoire de la Turquie, III, 131). Duke i tejkapërcyer përshkrime të tilla bizare, historiani i Gjergj Kastriotit politik nuk mund të mos ndalet para përcaktimeve të Valentinit për idealin atdhetar të heroit: “Porse, ka do elementa t’amshueshëm, që e përbajnë atdhetarín sot si e përbanë motit e do ta përbajnë deri në t’ardhmen ma të largtë: dashtnia për vendin e për popullin, zotsia në të naltsuem të ndjesivet mâ shejte të tija, drejtsia, besimi n’ate dorë të Zotit që i krijon kombet e s’i len me hupë, trimnia; mbi të gjitha shpirti i flijimit. Këto e bajnë – dje, sot e përgjithmonë – Gjergj Kastriotin idealin e atdhetarit shqiptar, e kohën e tij epopenë mâ të shkelxyeshme që ka pasë ky komb”. Duken “të vjetruara” vlerësimet e Valentinit? Përpos një amze “vjetrimi” që na vjen prej gjuhës së tij, në të vërtetë thuajse gjithçka në tezën e tij rezulton moderne. Dhe ja sepse: sepse, me ndryshimet përkatëse të shprehjes e të stilit, vendosjen e idealit atdhetar si kriter për gjykimin dhe vlerësimin e Skënderbeut lexuesi modern e ka gjetur dhe mund ta gjejë së rishti jo vetëm në monografitë “Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV” të Athanas Gegajt (Louvain 1937) dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468” të Fan S. Nolit (New York 1947), por edhe në studimet skënderbegiane të Aleks Budës, deri tek ato më të fundit: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468” të Kristo Frashërit (Tiranë 2002), “Skënderbeu” (Tiranë 2005) dhe “Për Skënderbeun” (Tiranë 2005) të Kasem Biçokut etj. Fundja, të bëjmë një pyetje përfundimtare: me gjithë ndryshimet e kohëve e të rrethanave, a nuk ka mbetur nde sot e gjithë ditën ideali atdhetar kriteri i kritereve për gjykimin dhe vlerësimin e burrave të politikës? IV. Le ta heqim m’anësh Valentinin, në daçi edhe Nolin dhe Gegajn, Budën me Frashërin e me Biçokun etj. Kenneth M. Settoni, njëri ndër studiuesit më autoritarë të Europës mesjetare dhe të Kryqëzatave (kryeredaktor i veprës 5-vëllimshe “Histori e Kryqëzatave”, University of Wisconsin Press 1955-1990 etj.), i ka kushtuar disa faqe Gjergj Kastriotit politik në vëll. II të veprës madhore “Papati dhe Levanti 1204-1571" (American Philosophical Society 1976-1984). Duke e spikatur pikërisht në një kontekst realist politikën e tij, Settoni i mbyll faqet për të me një përfundim që ia vlen të citohet i plotë: “Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Ashtu si papët, ai kishte një kuptim të thjeshtë mbi marrëdhëniet me turqit: të luftoje gjithmonë me ta, duke bërë paqe (kur ishte e mundur) vetëm për të fituar kohë për përgatitje të mëtejshme për luftë. Sado të rrekeshin venedikasit, gjenovezët dhe grekët moreotë të peshonin protë dhe kundrat për bashkëjetesë paqësore me turqit, Skënderbeu ishte i mendimit se çmimi përfundimtar i një paqeje të tillë do të ishte robëria degraduese. Sado ndjesi nderi të kishin pasur sulltanët e mëparshëm, Mehmeti II as donte t’ia dinte për skrupuj moralë. Egoist i pamëshirshëm, ëndërrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjë rëndësi jetës njerëzore dhe nuk kishte kurrfarë respekti për dinjitetin e të tjerëve. Sundues i një shteti robërish, ideja e tij për pushtimin e botës ishte thjesht robërimi i njerëzimit. Prej kohësh armiq të ambicies perandorake, kudo që ajo të shfaqej në Bizant apo në Gjermani, papëve Turku i Madh [sulltani, - A. P.] nuk mund t’u dukej veçse dyfish i neveritshëm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk është për t’u habitur që ata iu kthyen Skënderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej në Arbëri, ku ai po përpiqej të ndërtonte një shtet të centralizuar, duke i nxjerrë prijësit grindavecë prej bastioneve të tyre malore. Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malësori për pavarësinë dhe shpesh thirrën Turkun e Madh për t’i ndihmuar kundër tiranisë së Skënderbeut. Kishte, megjithëkëtë, një ndryshim mes këtyre dy kuptimeve arbërore për lirinë. Prijësit shikonin mbrapa me nostalgji nga një e kaluar kaotike, ndërsa Skënderbeu shikonte përpara drejt krijimit të një shteti të krishterë të centralizuar. Sundimi turk do të vinte paskëtaj për t’u dhënë arbërve më të keqen e të dyja botëve, së paku simbas opinionit të Skënderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare të prijësve të frikur dhe duke e shkëputur Arbërinë nga respublica Christiana, commonwealth-i i Europës” (The Papacy and the Levant, II, 195). Nëse pranohet që çdo politikë është një përzierje idealizmi dhe realizmi, Skënderbeu atëherë shfaqet qartë në pikëprerjen e këtyre të dyjave. Ndërsa prej veprimtarisë së tij politike del i besueshëm profili i tij prej realisti politik, siç e nxjerr në pah Settoni, jo më pak i besueshëm shfaqet profili i tij prej idealisti politik. I mahnitur prej moralitetit të këtij burri lidhur me rrethanat e ndërhyrjes së tij në “luftën dinastike” në Itali, të tillë ia përvijoi atij këtë profil, fjala vjen, një Francisc Pall, – kritiku më i rrepte i Barletit ky, – i cili gjithashtu ia vlen të citohet: “Nuk duhet harruar, më në fund, mbresa mjaft e mirë morale që la kjo ndërhyrje e heroit arbër në të mirë të së njëjtës çështje që ai e quante të drejtë, d.m.th. në një luftë qëndrese kundër ndërhyrjes së huaj, asaj frënge, të mbështetur brenda vendit nga rebelimi feudal. Në këtë luftë Skënderbeu u lëshua në mënyrë të vetvetishme, i shtyrë nga një ndjesi mirënjohjeje për ndihmat – ndonëse mjaft modeste – të marra në luftën antiturke nga ana e aragonezëve të Mbretërisë së Napolit. Dhe edhe njerëz me mendje aq të përllogaritur, aq dinakë dhe aq të paskrupuj, në atë mjedis të shekullit XV ashpërsisht egoist dhe me pabesi të përgjithshme, sikurse ishin Francesco Sforza dhe Ferranteja i Aragonës, u dëftuan – ndoshta pikërisht për këtë arsye! – posaçërisht të ndjeshëm kundrejt një shpirtmadhësie të tillë dhe një besnikërie aq të çiltër” (I rapporti, 150). Ai mjedis i shekullit XV, ndërkohë e imoralitetit më të thellë politik, i pati dhënë shkas aspiratës për “princin” ideal të Niccolò Machiavellit (1469-1527), bashkëkohës i Barletit ky. Në vizionin e sekretarit të përhimë të Firences së asaj kohe – e quajtur edhe “shteti i parë modern i botës” – princi ideal duhej të ishte prijës dorëfortë, ushtarak dhe shtetar i aftë, i mbushur me dashuri për atdheun, luftëtar për lirinë e tij dhe bashkimin e tij, “burrë” i njëmendët në mendime e veprime: kështu e parakuptonte në të vërtetë termi i tij i parapëlqyer “virtù” prej italishtes së moçme vir = burrë. Të vihet re: koha e Machiavellit, dhe njëherësh e Barletit, ishte koha e “portreteve” të burrave të tillë, ndaj vjen e kuptueshme që shkruesit e mëdhenj të saj të ishin edhe “portretistë”; në të shumtën e rasteve madje me “modele” që as e patën ditur kurrë se kishin “pozuar” për ta. Nëse Barleti la të realizuar për përjetësinë portretin e “Princit të Epirotëve”, Machiavelli mbeti tek ëndrra e një “burri” virtual, që mund të ishte qoftë edhe “duka i Valentinit”, i cili në të vërtetë as ekzistonte. Komentuesit e tekstit të tij dalin rëndom në përfundimin: Mirëpo... Princi i tij nuk erdhi! Ai nuk i erdhi vërtet Italisë së copëtuar e të grirë prej luftërash civile, atdhe sa i republikave të ndritura aq edhe i tiranive më të errëta, i pasioneve dhe urrejtjeve politike gati të përjetshme, i partive që thuajse e kishin humbur përfundimisht domethënien e tyre politike. Porse, në bregun përkundrejt një burrë i tillë ishte shfaqur dhe ishte ngritur duke u bërë realitet: figurë shumë më afër “princit të Rilindjes” europiane se çdo Cesare Borgia egërshan i mjediseve italike. Keqkuptimi i idealit atdhetar të lirisë dhe të bashkimit mund të ketë bërë që figurës së këtij burri të Arbërisë t’i jetë kundërvënë ndonjëherë jo “modeli ideal” i Machiavellit, por ajo çfarë quhet e vdekur prej ideve të fiorentinit mendjehollë: pjesa për të cilën ai u bë “famëkeq”. Është pjesa më trashanike e mendimit të tij, “zgjyra”, e quajtur edhe “makiavelizëm”. Ajo ishte, me sa kuptohet sot, haraçi i paguar ëndrrës për një “Dukë të Valentinit”. Për një ballafaqim me këtë “makiavelizëm” duket ta ketë pasur fjalën qysh në shek. XIX historiani i Republikës së Venedikut Samuele Romani i cili, duke kallëzuar mbrapshtitë e kurdisura vijimisht prej Sinjorisë kundër atij “njeriu të mrekullueshëm”, – kështu e ka quajtur ai Skënderbeun në Historinë e Venedikut, – përfundonte: “Aq dyfaqëshe dhe e mbrapshtë ishte politika e atyre kohëve, ajo politikë të cilën, sikurse çdokush e sheh, Machiavelli një shekull më mbas nuk e shpiku, por vetëm sa e pati zbuluar faqe bote” (Storia documentata, IV, 242-243). Është fjala, pra, në rastin e burrit të Arbërisë për një model politik që e kapërcen figurën e “kryqtarit” fanatik apo edhe të “kalorësit” impozues, duke e afruar atë më shumë tek ajo e “shtetarit të ndritur”. V. Çfarë ngre peshë në historinë e tij politike është fakti që, edhe kur Gjergj Kastrioti të mos ishte më, ideja e luftës çlirimtare antiturke – që zëvendësonte dalëngadalë atë të kryqëzatës – do të vijonte së toku me projektet përkatëse. Dy vjet mbas vdekjes së tij, me rënien në duart e turqve të Negropontit – katastrofë që në Europë bëri përshtypje edhe më të madhe se rënia e Kostandinopojës – ishte kardinali Visarion që hartonte një thirrje të re për “luftë të shenjtë” kundër turqve. Një tjetër kujtesë për luftë, me konceptim thuajse kryekëput ushtarak, hartonte në muajt e parë të 1480-s për papën Sikst IV (1471-1484) një Martin Segoni, peshkop i Ulqinit. Ishte koha kur Otranti rrezikohej prej ekspeditës detare të Gjedik-pashës dhe kujtesa e tij titullohet pikërisht Mbi pajisjen [mbrojtëse] të Otrantit dhe mbi organizimin ushtarak turk dhe prejardhjen e tij; ajo nuk u mor parasysh dhe flota turke do të zbarkonte në Otrant krejt sikurse Segoni e kishte parashikuar. (Në kujtesë ngulmohej posaçërisht në nevojën e një ekspedite detare me anije të lehta të përshtatshme ad cursum në brigjet epirote dhe arbërore, në zonën Durrës-Korfuz, në mënyrë që flotës turke t’i pengohej kalimi për në bregun italik etj.) Për një projekt të ri lufte antiturke do të bëhej fjalë edhe gjatë ekspeditës së Charles-it VIII në Itali, më 1492. Edhe papa Aleksandër VI shpallte një fushatë të re në mbështetje të forcave hungare, duke dërguar një flotë 13 luftanijesh në brigjet greke. Në jehonë të bullës së tij do shënuar projekti kërshëror i një arbëreshi të Greqisë, i quajtur Aleks Qeladhoni (Alessio Celadoni), peshkop i Galipojës së Apulisë, me anë të së cilës dëftonte rrugët që duhej të ndiqnin ushtritë e krishtera “kundër Turkut”: ndërsa ushtria e tokës duhej të marshonte drejt Serbisë dhe Trakës, ushtria e detit duhej të nisej nga Italia e jugut dhe të zbarkonte në bregun arbër, saktësisht në Apoloni dhe Durrës, për të vijuar mandej fushatën drejt Maqedonisë e Thesalisë. Thirrje lufte për çlirimin e Kostandinopojës nga pushtuesit turq dhe për dëbimin e tyre nga Europa do të lëshonte edhe papë Leoni X, madje duke premtuar të vihej vetë në krye të saj. Simbas këtij projekti Perandori do të sulmonte nga “Ballkani” me gjermanët, polakët dhe hungarët, nga ana e Epirit do të sulmonin frëngjtë, italianët dhe zviceranët, ndërsa detyra për të sulmuar prej detit nga ana e Galipojës u caktohej anglezëve dhe spanjollëve. Një fushatë antiturke do ta niste më 1535 edhe mbreti Charles V. Beteja si ajo e Lepantit më 1571 do të përbënin çaste historike në të cilat u duk sikur “fryma kryqtare” t’i paskësh pushtuar përsëri perëndimorët. Mbas fitores në Lepant, për shembull, Don Juani i Austrisë i shkruante kryepeshkopit të Monemvasies, Makar Melisenës, për ta njoftuar se do të vinte së toku me flotën e tij, duke kaluar nëpër Korqyrë (Korfuz), “për shtimin e shoqërisë së të krishterëve dhe për të mirën e përbashkët”. Më 1583-1584 një tjetër projektues i luftës antiturke shfaqej me Sigismundin e vetëquajtur “princ i Transilvanisë, i Moldavisë, i Maqedonisë e i Arbërisë”, i cili i drejtonte nuncit papnor në Vjenë një projekt për “çlirimin e Levantit”. Në fund të shek. XVI në organizimin e një fushate antiturke u përfshi edhe papa Klement VIII (1592-1605). Mes projektit kryqtar dhe komplotit konspirativ do të lëvizte në fillim të shek. XVII plani i Dukës së Neversit (1612-1618), në planin e tij, në të cilin gërshetoheshin sulmi ushtarak kryqtar me kryengritjen e popujve të robëruar prej turqve në rajon, përfshiheshin me negociata një kont i Château-Renaudit, një Pietro de Medicis, majnotët e Moresë me peshkopin e tyre Neofit, peshkopët e Zygos, Lakedemonës, Lepantit dhe Artës, Menomvasies, Metropoliti i Bullgarisë, peshkopi i Durrësi Hariton, që duhej të hapte portën e “Ballkanit”, dhe posaçërisht “kryengritësit arbër”. “Ata [të dërguarit e Dukës] vajtën nga toka me dy komandantë vendës dhe vizituan disa peshkopë dhe njerëz me rëndësi në vendet e Maqedonisë, Serbisë, Arbërisë, Dalmacisë dhe Kroacisë”, saktësohet në Kujtesën e Dukës së Neversit, të 24 shtatorit 1615, për mbretin Filip III. Në këtë projekt brendashkruhet edhe mbledhja e një Kuvendi në Kuç të Arbërisë, në të cilin merrnin pjesë “krerë kryesorë të të gjitha vendeve, d.m.th. të Arbërisë së Epër, Bosnjës, Maqedonisë, Bullgarisë, Serbisë, Hercegovinës dhe Dalmacisë që e kishin turqit” në bashkëveprim edhe me Himarën etj. Pavarësisht rezultatit të projekteve të tilla, ideja e qëndresës antiturke e ndërkallur në idealin e luftës çlirimtare u shndërrua në ide përçuese, e cila funksionoi si faktor koheziv mes popujve të kontinentit europian përkundrejt kërcënimit përparues të fuqisë ushtarake osmane. Edhe me zmbrapsjen që ideali i luftës antiturke pësonte, ajo ide nuk u rrëgjua me kalimin e shekujve: e tillë vijoi të shfaqej dhe rishfaqej në veprat e humanistëve të Rilindjes, prej Erasmit (të Roterdamit), te një Leibnitz, një Volney etj. Ribotimet, dhe sidomos përkthimet, e jetëshkrimit të Barletit për “të Krishterin e Madh” gjatë shekujve XVII-XVIII me rishfaqjen e këtij ideali dhe, përkatësisht, ideje përkonin. Kur në fillim të shek. XVIII ushtritë turke të Ahmetit III do ta bezdisnin edhe një herë Europën, thirrjen drejtuar princërve të krishterë për një “kryqëzatë të re” do ta thurte në librin e tretë të Odeve të tij një poet, Jean-Baptiste Rousseau: është një hartim i gjatë, gjithë figura e metafora, kryevepër retorike. Kësodore edhe ideja e “kryqëzatave të vonëta” (the later Crusades), duke dalë nga realiteti e duke kaluar në retorikë, kishte marrë teposhtjen. Mirëpo prej konstruksionit ideologjik dhe politik të përftuar prej saj rezulton të ketë mbetur një trashëgimi deri në kohën tonë, kur në procesin e bashkimit të Europës vjen e rishfaqet ende në diskutime ideja e bashkësisë së quajtur tradicionalisht Christianitas. Si e tillë, ajo është në ditën e sotme edhe rast për refleksion historiko-kritik mbi qëndrimin e qytetërimit të krishterë ndaj luftës. Në një epokë rragatjesh pro dhe kundër luftës, edhe historia politike e Skënderbeut na kujton që opcioni i luftës nuk ka pasë qenë përjashtuar asnjëherë kryekëput as nga doktrina, as nga praktika e qytetërimit të krishterë. Kalendari i Kishës prej kremtesh që përkujtojnë ngadhënjime ushtarake është piketuar: nga “Lufta e Kryqit të Vërtetë” fituar nga perandori Herakli, te fitorja e Janko Hunyadit dhe Giovanni Capistranos kundër turqve në muret e Beogradit, te ngadhënjimi i të krishterëve në Lepant, te fitorja e Jan Sobieskit për mbrojtjen e Vjenës prej ushtrive turke, dhe me radhë. Duke saktësuar se “paqja nuk është thjesht mungesë e luftës” (Kanoni 2304), Katekizmi i Kishës katolike ka nënvizuar se parimi i heqjes dorë nga përdorimi i dhunës merr kuptim si dëshmi e dashurisë ungjillore vetëm me kusht që “kjo të bëhet pa paragjykim për të drejtat dhe detyrat e njerëzve e të shoqërisë” (Kanoni 2306). I njëjti katekizëm vendos kushte të përpikta për ushtrimin e forcës së armatosur (duke përjashtuar me këtë çdo pacifizëm “parimor”): kur dëmi i shkaktuar kombit ose bashkësisë së kombeve nga një agresion të jetë i vijueshëm, i rëndë e i sigurt; kur të gjitha mjetet e tjera për t’i dhënë fund atij të kenë rezultuar të papraktikueshme ose të paefektshme; kur të ketë kushte të bazuara për sukses; kur përdorimi i armëve të mos shkaktojë të këqija dhe trazira më të mëdha nga e keqja që lypset luftuar (Kanoni 2309). Nuk mund të mos vërehet se, pavarësisht rezultatit të “projekteve kryqtare” në të cilat Skënderbeu u përfshi ose jo, prej asaj çfarë Skënderbeu përftoi – me një vizion gati-gjenial të rrethanave – diçka mbeti. Një diçka që do të zhvillohej, qoftë edhe në forma shumë të ndryshme. Mund të mbahen të diskutueshme në ditën e sotme përcaktime si ato të Šufflayt dhe/ose të Jirecekut për realizimin nga ana e Gjergj Kastriotit të një formacioni të mirëfilltë politiko-fetar, që ata e quajtën “shteti më i madh i krishterë të Ballkanit”: “Nën Skënderbeun bërthamat e shumta shtetërore shkrihen në një shtet të vërtetë, i cili mbas rënies së Kostandinopojës, Serbisë dhe Bosnjës është i fundmi shteti më i madh i krishterë i Ballkanit” (Šufflay: Povijest, 18); “Me rënien e Bizantit, Serbisë dhe Bosnjës, Arbëria mbeti i fundmi shtet i madh i krishterë në Gadishull” (Jirecek: Albanien, 82. Edhe masa e amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, për të cilin Gjergj Kastrioti u lavdërua aq shpesh, mund të diskutohet. Por ajo çfarë nuk mund të vihet në diskutim është se, nën Skënderbeun, edhe arbërit e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën dhe në luftërat antiturke, e ndjenë veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndjenë veten pjesëmarrës e pjesëdhënës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari. Do të thotë kjo që, mbi një konstruksion që sot na duket thjesht “fetar”, erdhi e u realizua në ato kontingjenca një konstruksion mirëfilli politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk do të harrohet më, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do të mundin ta fshijnë. Askush, as ndër “arbërit” modernë të thashethemeve elektronike, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit prej këtij kujtimi që rihet e përtërihet nëpërmes shekujve: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së [atyre] kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve (I Castriota, 1). Dhe, ç’është e vërteta, do të rezultonte e pamundur e kundërta: që në marrëdhënie të vijueshme me Bizantin, nga njëra anë, si dhe me Republikën e Venedikut, me Mbretërinë e Dy Siqelive dhe të Napolit etj., nga tjetra, Arbëria e atyre kohëve të mos kishte ndier influkset mirëbërëse të qendrave të kulturës, artit, tregtisë së Europës. Pa përfilljen e këtij konstruksioni të ri të modeluar mbi konstruksionin e mëparshëm, asokohe vetëm në përftim e sipër, nuk do të mund të kuptohej pozicioni i arbërve në raport me kontinentin europian jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra prej Gjergj Kastriotit, por edhe mbas tyre, atëherë kur ata do t’i përfshiheshin përdhunshëm njësisë së re perandorake që do të instaurohej gjatë shekujve XVI-XIX në juglindje të kontinentit: Perandorisë osmane. Në një kontekst si ky qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të Europës, ashtu edhe për pozicionin ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij; prej një kësi pozicioni ai vetë rezulton, pa asnjë dyshim, personaliteti më i madh jo thjesht ushtarak, por politik i historisë së Arbërisë dhe njëherësh figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së epokës së tij.

    Gazeta 55
    link: http://www.gazeta55.net/index.php?ka...artikulli=2535

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Skenderbeu: Një dramë e panjohur dorëshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit

    Dr. Musa Ahmeti, Dr. Etleva Lala

    Skënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat.
    Dorëshkrimi i Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut.
    Dorëshkrimi ofron një vlerë të madhe kulturore-historike, pikërisht për faktin se pasuron bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës.

    Dorëshkrimi edhe sot e kësaj dite i pabotuar

    Interesant është edhe historia e mosbotimit të këtij dorëshkrimi. I pari për të njofton T. Smiçiklasi, ndërsa nga studiuesit shqiptar, dr. Z. Neziri. Ne kemi përgaditur tekstin e këtij dorëshkrimi për botim. Kemi bërë transkriptim, transliterimin dhe përkthimin në gjuhën shqipe. Shpresojmë, që së shpejti do të shohë dritën e botimit si monografi e veçantë, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë kroate. Harresa dhe heshtja e plotë, duke lejuar që dorëshkrimin ta mbulojë pluhuri i kohës, e bëjnë edhe më enigmatike, arsyen e mosbotimit komplet ose fragmentar të kësaj drame! Nuk janë vlerat letraro-artiskike, shkak për mosbotim, ngase si krijimtari letrare, dorëshkrimi, radhitet, ndër krijimet më të realizuara artistike, të I.K. Sakcinskit. Ndoshta një gjë të tillë, duhet kërkuar në tërheqjen e autorit nga jeta politike, e më vonë edhe me mospranimin e titullit të anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Jugosllave (tashmë kroate) në Zagreb më 1870. Kjo mund të shpjegohet edhe me kundërshtimin e sistemit absolutist Habsburgian të Austrohungarisë. Në anën tjetër, befasues është edhe qëndrimi i shkencës së letërsisë kroate, e cila nuk ka treguar ndonjë interesim të veçantë, për këtë dorëshkrim, as për vlersimin e tij real, kur dihet se Sakcinski ka një vend të merituar në këtë fushë. Teksi i dramës është i shkruar në 58 fletë të formatit të madh, 27,5 x 51.8cm. Në fillim, tetë faqet e para, kanë një format më të vogël, 22,5 x 35cm, në të cilat jepen shënimet paraprake për jetën dhe veprën e Skënderbeut, sipas burimeve dhe autorëve me të cilët ka punuar Sakcinski. Më tej, në vazhdim, kemi 48 fletë të shkruara dhe 2 fletë të zbrazëta. Të gjitha këto fletë janë të palosura më dysh dhe autori ka shkruar vetëm në njërën anë, pra në faqen “recto”. Dorëshkrimi përgjithësisht është i ruajtur mirë. Disa fletë, ato të aktit të tretë dhe dy të fundit janë të përlyera me baltë. Si duket kjo është pasojë e transportit të dorëshkrimeve dhe teksti në to vështirë lexohet.
    Sipas të gjitha gjasave, autori i është rikthyer disa here dorëshkrimit, për përpunim dhe plotësim, ngase anash, me ngjyrë dalluese, ka shënime dhe përmirësime të mëvonshme, qofshin ato të natyrës drejtshkrimore, plotësime teksti me fraza të reja, apo edhe ndryshime monolgjesh të tëra.

    Gjendja momentale e dorëshkrimit

    Teksti në të cilin është shkruar pjesa e parë e dramës, shtrihet në 13 tabak. Secili tabak, është i shënuar me numra romakë nga I-IV; po ashtu pranë tyre janë numrat arabë, nga 1 deri në 4, ndërsa fletët e tjera janë të panumëruara.
    Të trembëdhjetë tabakët mbajnë këtë renditje numerike: akti i dytë: II/1, II/2, II/3, II/4, ky i fundit ka një fletë të zbrazët; pastaj: akti i tretë: III/1, III/2, III/3, III/4 dhe një tabak të pa numëruar; akti i katërt: IV/3, IV/4. Tabakët e tjerë janë të pa numëruar. Nëse ndjekim parimin logjik, atëherë mund të konkludojmë se kanë humbur, nga akti i parë, tabakët: I/1, I/2, I/3, I/4 dhe nga akti i katërt tabakët: IV/1, IV/2.
    Njëri ndër problemet më të ndjeshme dhe të rëndësishme është çështja e burimeve historike, në të cilat është mbështetur Sakcinski, të cilat duhet të sqarohen. Në shënimet paraprake autori shënon tre autorë: Georg Marnaviqin, Andrija Kaçiq-Mioshiqin dhe J. B. Hamerin, por, është evidente se Sakcinski ka shfrytëzuar edhe burimet e autorëve të tjerë, të cilët nuk i përmend, por nga leximi i vëmendshëm, mund të vërejmë se cilat janë ato vepra e burime.
    Këtu në radhë të parë mendohet për Marin Barletin: “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis,” Zagreb, 1743; pastaj për: “Hungarische [Sibenbürgische] Moldau-Ëallach/ Türch-Tartar-Persian und Venetianische”, 1663, Francffurt am Maynn; pastaj për: “Türchische-Tartarische-Persianische-Griechische Venetianische”, 1665, Francffurt am Maynn.
    Është interesant se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk shënon titujt e veprave të tyre, por vetëm numrin e faqeve, të cilat i ka konsultuar, në dorëshkrimin e tij të dramës për Skëndrbeun.
    Për autorin e parë, Georg Marnaviqin dhe veprën e tij, kemi njohuri dhe të dhëna të shumta ngase ai, ishte njëri nga kundërshtarët më të ashpër të Frang Bardhit. Përndryshe, ky autor, në historiografinë kroate, njihet si falsifikator i përkryer, i të dhënave dhe fakteve historike. Sakcinski nga vepra e Marnaviqit ka shfrytëzuar faqet 9-23.
    Nga Andria Kaçiq-Mioshiqi, Sakcinski ka shfrytëzuar “Bisedimet e këndëshme të popujve sllavë”. Është shumë e vështirë të përcaktohet se cilin botim ka shfrytëzuar autori, sepse, pothuajse asnjërit nuk i përgjigjen faqet, të cilat i citon Sakcinski. Por më i afërt është me botimin e Dubrovnikut të vitit 1825. Na çon në këtë përfundim, fakti se ky botim, ka qenë më i përhapuri në kohën e Rilindjes kroate.
    Ndërkaq nga autori i tretë, J. Hameri, Sakcinski, si duket ka shfrytëzuar të dhënat kryesore. Këto të dhëna ai i plotëson me Marin Barletin dhe biografë të tjerë të Skënderbeut, gjithsesi duke qenë i kujdesshëm, që të ruajë autenticitetin e burimeve për aq sa është e mundur një gjë e tillë në një tekst letrar. Në mënyrë mjeshtrore, Skacinski, i është shmangur mistifikimit të figurës së Skenderbeut, si dhe përpjekjeve tendencioze të historianëve të ndryshëm, të cilët origjinën e Skenderbeut e vinin në dyshim, duke i rritur apo zvogëluar meritat e tij, në luftën e pandërprerë kundër pushtuesve Osmanë.

    Ndërtimi i veprës

    Veprimi bazë i dramës bazohet në disa nga momentet kyçe të jetë së Skenderbeut, të cilat kanë mbështetje të plotë nga burimet dokumentare dhe tekstet e botuara. Në tetë fletët e para të dorëshkrimit Sakcinski, ka shënuar: të dhëna biografike për jetën e Skenderbeut, disa të dhëna themelore për personazhet kryesore dhe burimet e shfrytëzuara, duke na paraqitur edhe një koncept të shkurtër, për gjithë atë që planifikonte të shkruante. I tërë subjekti i dramës ndahet në tre periudha:
    - në vendimin e Skënderbeut për tu kthyer në Shqipëri dhe përgatitjet në këtë drejtim,
    - në kohën e kthimit të Skënderbeut në Shqipëri, dhe
    - në njërën nga betejat e tij më të famshme, rrethimin e parë të Krujës.
    Është e sigurtë, se autori nuk kishte për qëllim, të shkruante një dramë të aksionit, por një dramë psikologjike, duke u përpjekur të futet, sa më thellë në vetëdijen e Skënderbeut, shqiptarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ishin nga shumë vende të ndryshme të Evropës. Të dhënat biografike kalohen me shpejtësi, sepse autori kryesisht ndalet në dy momente të rëndësishme: marrjen e vendimit dhe përpilimin e planit për t’u kthyer në Shqipëri. Lidhur ngushtë me të, edhe përgatitjet për shpalljen e një kryengritje të përgjithshme popullore për mbrojtje nga Perandoria Osmane. Rasti i parë i volitshëm ishte beteja në mes ushtrisë hungareze e drejtuar nga Gjon Huniadi dhe ushtrisë turke, zhvilluar në Nish, në nëntor të vitit 1443.
    Në vazhdim përshkruhet kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe inkuadrimi i tij në jetën e përditshme, të një prijësi shqiptarë. Pjesët e tjera të jetës së Skënderbeut, zhvillohen në retrospektivë: qoftë përmes kujtimeve të Vranjaninit para Skënderbeut, të vezirëve dhe pashallarëve në pallatin perandorak të Sulltanit ose përmes bisedës së heronjve të tjerë, pas përfundimit të betejave; ose në prag të betejave të reja.
    Gjykuar sipas planit, në fillim të dorëshkrimt, mund të themi se autori nuk ka planifikuar të paraqesë, jetën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në tërsi, por duke shfrytëzuar teknika të ndryshme përshkrimore, të domosdoshme për veprat letrare, ta përpunojë vetëm një pjesë të kësaj periudhe historike, e cila do të përfshinte përafërsisht kohën e kthimit të Skënderbeut në atdhe, e deri në rrethimin e parë të Krujës. Metaforikisht kjo periudhë historike do të shpjegohej me lindjen e konfliktit dramatik dhe me përfundimin fatlum të tij, gjë që është edhe ideja kryesore e Skacinskit!
    Të dhënat burimore të shfrytëzura nga Marnaviqi, Kashiqi dhe Hameri i takojnë vetëm kësaj periudhe të jetës së Skënderbeut dhe mungojnë ato të viteve të mëvonshme të jetës së tij. Ky fakt na bën të gjykojmë, se ai ka planifikuar, që dramën e tij, për Skënderbeun, ta përfundojë me martesën e heroit, respektivisht me lindjen e djalit të Skëderbeut, Gjonit dhe me tradhtinë e Hamza Kastriotit, që në një farë mënyre do të spjegohej karakteri i fortë dhe i vendosur i Skenderbeut, përball atij të dobët të Hamzait, edhe pse gjenealogjikisht lidhjet e gjakut, të dy i kanë të përbashkëta, pra këtu do kishim elementet psikologjike dhe faktorin njeri, si dominues në përcaktimin e fatit për të ardhmen e atdheut.
    Duhet thënë se ky dorëshkrim mban në vetvete disa momente të rëndësishme. Shkruhet nga penda e njohur e një historiani të shquar, i cili zbërthen anën faktografike në një tregim tërheqës dhe mjaft të lehtë për lexim. Gjuha e përdorur është e thjeshtë, e qartë dhe shumë melodike. Por më e rëndësishmja është se autori ka ruajtur paanshmërinë, duke qenë i kujdesshëm që personazhet kryesore të na i paraqesë, në dritë pozitive, por asnjëher më shumë se sa e meritojnë.

  10. #110
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Shkrime shume interesante.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •