Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 110
  1. #61
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Skënderbeu”, përtej dëshmive të Marin Barletit

    Alma Mile

    Ka vendosur të mos mbështetet tek Marin Barleti, duke bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë gjithë historianët para tij. Dje, në ditën e fundit të Panairit të tetë të Librit, historiani Kristo Frashëri ka promovuar librin “Skënderbeu” botuar nga shtëpia Botuese “Toena”. Për realizimin e këtij libri Frashëri ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur, të cilin e ka vjelë në arkiva të ndryshme, kryesisht në ato italiane, por edhe nga studime e libra të historianëve medievalë. Për ndërtimin e figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, ai ka shfrytëzuar materiale që i përkasin shek. XV, mes të cilave letërkëmbime të vetë Skënderbeut me princër e figura të shquara të kohës, por edhe materiale të shkruara nga bashkëkohës të heroit shqiptar. Mes letrave të shkruara nga vetë Skënderbeu, mund të veçohet ajo 31 tetorit të vitit 1460, drejtuar Princit të Tarentit, ku dëshmohet jo vetëm për qëndresën që Skënderbeu u ka bërë ushtrive turke, duke u bërë mburojë për Evropën, por edhe për mungesën e ndihmës nga ana e vendeve Evropiane. Sipas akademikut Ylli Popa, për të realizuar këtë vepër, Frashëri, ndryshe nga gjithë historianët e tjerë që kanë shkruar për Gjergj Kastriot Skënderbeun, nuk u mbështet në veprën e Marin Barletit, e cila është shkruar me entuziazëm, madje dhe me ekzagjerime. Megjithatë, sipas Popës, pas hulumtimeve dhe punës me arkivat, Frashëri doli në përfundimin se ngjarjet e përshkruara nga Barleti janë të vërteta dhe janë vlefshme për tu shfrytëzuar si burime historike, edhe pse disi të ekzagjeruara.

    “Himara”, përgjigje për historianët grekë
    Kjo është një përgjigje për studiuesit grekë. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, historiani 85-vjeçar, Kristo Frashëri i është kthyer edhe një herë Himarës dhe autoktonisë së saj. Në një libër prej 100 faqesh të titulluar “Himara”, Frashëri mundohet t’u kundërvihet të gjitha pretendimeve të historianëve grekë, sipas të cilëve Himara dhe zona të tjera përreth janë greke. Jo më kot e ka nëntitulluar këtë libër edhe “Bisedë me historianët grekë”. Ky libër i botuar po nga Shtëpia Botuese “Toena”, është i organizuar në dhjetë kapituj, ku trajtohen çështje që lidhen me përkatësinë e Himarës. Ai vë përballë pretendimeve greke argumente historike që datojnë prej periudhës së Skënderbeut e më pas, siç është defteri i sanxhakut të Delvinës, ku renditen të gjithë emrat e kryefamiljarëve të zonave të Himarës, Palasës e Dhërmiut. Sipas studiuesit Myzafer Korkuti, ky dokument dëshmon për prejardhjen e shqiptarëve. “Të gjithë emrat në këtë defter i përkasin onomastikës shqiptare dhe nuk ka aspak lidhje me atë greke”, - thotë ai. Për të përforcuar mendimin e tij, Frashëri sjell edhe disa dokumente, si mbishkrimin e gjetur mbi muret e një kishe të zonës të vitit 1751, ku janë gdhendur emrat e dy priftërinjve që janë tërësisht shqiptarë. Gjithashtu ai merret edhe me dialektet e zonës, ku shquan prejardhjen e banorëve të zonës, për të vazhduar me anën etnokulturore, me doket, zakonet, këngët, vallet, legjendat, të cilat janë të njëjta me ato të Shqipërisë e më tepër me ato të Labërisë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Postime
    14
    GJERGJ KASTRIOTI I PAVDEKSHEM !!!!

    ai ashte mbreti i shqyptarve



    Program muzikor

    nje nate me ëndrra antike



    Në qytetin e Nju Jorkut ku bashkëjetojnë aq shumë kultura, rryma artistike është kënaqësi të dëgjosh këngë të folklorit shqiptar dhe këngë origjinale të interpretuara nga Parashqevi Simaku me bashkeshortin Robert Nolfe ne kitar. Repertori i mbrëmjes muzikore përmbledh këngë popullore si edhe kenge të muzikës lehtë shqiptare. Ndërthurja e tyre me këngë origjinale të shkruara nga Simaku dhe Robert si këngë Haxhirea e pasuron programin e përzgjedhur muzikor të kësaj mbrëmje. Dashamirësit e muzikës shqiptare kanë rastin ta shikojne kete mbremje akustike ‘nje nate me ëndrra antike’ nga Parashqevi Simaku në 8 Nëntor në Manhatan. Për më shumë hollësi, mund të shkoni në adresën www.simaku.com

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Kristo Frasheri sjell "letrat" e pabotuara te Skenderbeut

    Skenderbeu nepermjet letrave te pabotuara me pare.

    Lexuesit do ta kene ne biblioteken e tyre, pas disa ditesh, vellimin e pare qe Kristo Frasheri ka "dhuruar" per historine e Skenderbeut. I titulluar "Skenderbeu dhe lufta shqiptaro-turke ne shek.XV", vellimi i pare nga nente qe do te jene gjithsej, do te sjelle Burime Dokumentare Shqiptare. Te gjitha ne origjinal dhe ne shqip, shumica prej te cilave nuk jane botuar kurre me pare. Pjesa e pare e ketij vellimi qe quhet "Akte Kancelareske", perbehet nga 14 akte te Gjon Kastriotit, nga te cilat 3 jane diploma qe mbajne nenshkrimin ose vulen e tij (akte juridike). Por ajo qe perben nje interes edhe me te vecante per lexuesin, jane 10 letrat te nenshkruara prej tij, dhe 39 letra te humbura te heroit. Ne vijim eshte nje leter e cila mban nenshkrimin e Skenderbeut, nje tjeter te mbretit Ferdinand te Napolit. Dhe te gjitha keto e sjellin heroin tone, Skenderbeun, nepermjet letrave te pabotuara kurre me pare.

    Leter e Skenderbeut drejtuar Ferdinandit, mbretit te Napolit.

    "Madheri e Shenjte Mbreterore.

    Zot! Me duket se eshte natyre shume e keqe ajo e atyre njerezve qe shohin zoterit e tyre, farefisin ose miqte, te ngushtuar nga ndonje nevoje dhe presin te jene te lutur ose te kekohen. E di mire se madherise suaj i kujtohet se, menjehere mbasi filluan te ngjisnin sulmet dhe u be kryengritja ne mbreterine Tuaj, une, per te permbushur detyren time, ju dergova t'ju dhuroj veten, pasurite, dhe cdo gje qe kisha ne bote. Madheria Juaj, o sepse besuat se nuk do te kishit nevoje, o sepse menduat se une nuk do te vija ne veprim ate qe thoja, nuk me kerkuat asgje. Por une, nga lajmet qe degjoja se punet e Madherise Suaj po shkonin cdo dite e me keq, pa u keshilluar tjeter me ju, me ato pak anije qe munda te kem, dergova ne Pulje disa njerez, kembesore e kalores ne sherbim te Madherise Suaj. Nuk kam degjuar deri tani, nese ata do te kene dhene ndonje fryt, por vetem princi i Tarantit me shkruan nje leter, kopjen e se ciles si dhe pergjigjen time po ia dergoj Madherise suaj, dhe cuditem sesi Zoteria e tij mendon se une nga fjalet e ashpra do te nderroj mendim. Por nje gje dua te them: Zoti e ruajte Madherine tuaj nga e keqja, nga demi e nga rreziku, vec cfaredo qe te ndodhe, une do te jem nje mik i virtytit dhe jo i fatit. Le te shikoje Madheria e Juaj nese njerezit e mi ju kane sjelle ndonje sherbim ose nese kane per t'ju sjelle, dhe nese me duhet te dergoj te tjere dhe sa, e po ju lajmeroj, se ka shume dite qe kam pergatitur mire dyqind kalores, te cilet jane per vullnetin e Madherise suaj, te cilen me bindje po e lus se, nese shihni ndonje kercenim per shtetin tuaj, me kenaqesi te me lajmeroni, sepse o zoteri, une personalisht kam per te ardhur me aq njerez, sa edhe po te mos keni asnjeri tjeter, une kam guximin t'i zevendesoj me njerezit e mi dhe me besen se dua te vdes me te gjithe ne sherbim dhe ne shtetit e Madherise suaj, te kembet e se ciles perulem".

    Leshuar ne Kruje, diten e fundit te tetorit 1460.

    Sherbetor dhe vasal i Madheise Suaj - Gjerjg Kastrioti i quajtur Skenderbe.


    Duke pasur parasysh lidhjet shume te ngushta te Skenderbeut me Mbretin Ferdinand te Napolit, mbreti Ferdinand i Napolit i drejton nje leter Donikes, guas se Skenderbeut. Me poshte do te lexoni ngushellimet e mbretit Ferdinand, drejtuar Donika Kastriotit, pas njoftimit qe mori prej saj per vdekjen e Skenderbeut.

    "E perndritura Zonje posi nene e dashur!

    Jo pa hidherim shume te madh degjuam se i perndrituri Skenderbe, burri juaj fort i dashur qe edhe ne e patem si baba, vdiq, ashtu i ka qene pelqimi i Zotit tone Perendi. Per kete vdekje na erdhi keq, jo me pak se per vdekjen e atit tone, Mbretit Afons, qe la kujtim te pavdekshem. Me teper u be e madhe dhembja jone, kur pastaj i derguari juaj na deshmoi per vdekjen e permendur..."

    (Kjo eshte nje pjese e letres ngushelluese se mbretit Ferdinand, drejtuar Donikes, e cila mban daten 23 shkurt 1468)

    Rome, 12 shkurt 1467



    Deshmi per gjendjen shpirterore te Skenderbeut ne Rome

    "...I gjori Zoti Skenderbe u ni si deshperuar pardje, meqe nga papa nuk mundi te marre as ndihmen me te vogel, dhe as para. Mezi i pagoi edhe shpenzimet (e qendrimit ne Rome-Red). Por, (papa) e ka drejtuar tek Madheria e Tij, mbreti Ferrant me nje urdherpagese (asenjacion) prej 7500 dukatesh, qe eshte dakord t'i paguaje nga tributi ( qe i detyrohet mbreti papatiti), duke i dhene po aq edhe Madheria e tij, Mbreti nga ana e vet, do t'i plotesohet shuma prej 15 mije dukatesh gjithsej. Tjetri mundi t'i nxjerre nje urdherpagese Skenderbeut, gje qe eshte e vertete, mbasi keto tribute ende nuk jane perfunduar e vendosur, keshtu qe atij iu duk sikur po talleshin me te...

    ...Ai e mori vesh, se nje komandant turk na paska ardhur me ushtri te madhe ne Kruje dhe e e paskan debuar me turp, duke lene shume te vrare...Por, atij (Skenderbeut), nuk i ben pershtypje as lajmi i mire, as i keqi, meqenese nga Papa nuk arriti te nxjerre gje tjeter..."


    Kjo eshte nje "deshmi" e nxjerre nga relacioni i ambasadoreve L. Da Pezaro dhe A. de Rosi, drejtuar me 14 shkurt 1467 dukes se Milanit. Perkthimi ne shqip ky, qe botohet per here te pare.

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Mungesa e madhe e Donika Kastriotit

    E Premte, 18 Nentor 2005

    Ishte gruaja e Skenderbeut dhe fatin e ka patur te njejte me shume bashkeshorte te tjera njerezish shume te famshem: eshte eklipsuar prej lavdise se tyre. Eshte mbajtur ne hije. Eshte terrur. Ka mpakur dhe zvogeluar dimensionet historike te saj. Bashke me to edhe vlerat qe ka mbartur. Madje nje nga pasurite qe mund t'u rikthehet shqiptareve kudo ku jane eshte personaliteti i Donika Kastriotit dhe cilesite qe ka misheruar. Gjergj Kastriotit kemi afro gjashte shekuj qe i kthehemi dhe i rikthehemi, perhere duke zbuluar prej tij mesazhe te reja. Edhe gjashte shekuj apo gjashtedhjete nuk do t'i mungoje kjo perkujdesje. Por ajo padrejtesisht i ka munguar shoqes se tij te jetes, Donikes. Me kete gje nuk mund te mburremi ne kete vit te 600 vjetorit te lindjes se kryeheroit tone, vit qe tashme po shkon drejt mbylljes. Dymije e pesa nuk mund te ike pa kujtuar te munguaren e madhe dhe nje nga krijesat me madheshtore te femres shqiptare.

    Disa muaj me pare ne nje leterkembim me Alesandro Kastriotin, nje nga pasardhesit e Skenderbeut, ky me rrefeu intimisht nje nga planet qe kishte bashke me motren Paola, avokate dhe vellane Xhulio, gjyqtar. Ata kishin ndermend te blinin bashkarisht nje jaht. Do ta perdornin per fundjava apo per te kaluar pushimet e vitit neper Adriatik e Jon. Kete gje e bejne shume italiane, madje edhe prej atyre qe nuk banojne ne qytete buze detit. Kurse dy vellezerit Kastrioti dhe motra e tyre jetojne ne Lece. Pra jane njerez te lindur e te rritur me detin poshte dritares. Me kete rast kishin bere edhe nje liste te shkurter te emrave qe do t'i vinin jahtit. Midis tyre ishte edhe fjala Kroja (Kruja italisht) dhe Adronica (Donika shqip).

    Kur ndertimi i anijes se vogel turistike perfundoi dhe u leshua ne det per udhetimin e saj te pare me mberriti me poste elektronike edhe emri i perzgjedhur nga te tre pasardhesit. Ishte Adronica. I kishin vene emrin e stergjyshes se tyre. Nuk kisha dyshuar se do te fitonte, mes shume variantesh te tjera, vetem ai emer i bukur. Besoja se keshtu do te ndodhte, sepse kisha ruajtur ne kujtese nje detaj nga njeri prej takimeve me te tre. Paola, motra e tyre, ne nje bisede kishte thene pak a shume keshtu "Kam kuptuar se Shqiperia deshiron ta shohe te ardhmen e saj e nisur nga tradita e vet dhe nga nje krenari e panenshtruar ndonjehere, gje qe e sheh tek vepra e Skenderbeut, por edhe e te gjithe shqiptareve. Madje deshiroj te them edhe te krenarise se grave shqiptare, si Donika, e cila e shtrenguar nga ngjarjet e la vendlindjen e saj te dashur, por qe edhe ne trojet italike jetoi si shembull i nje shqiptareje".

    E megjithe kete ndjenje fisnike te Paola Kastriotit dhe te perkujdesit te te tre pasardhesve te saj dhe te Skenderbeut e mira Donika eshte nje e harruar e madhe edhe ne trungun e tyre familjar. Ne kete peme gjenealogjike, te ndertuar me skrupulozitet per afro gjashteqind vite, kujtimi i saj eshte teper i rralle. Mes qindra trashegimtareve ne mbi njezete breza ajo eshte ringjallur me emer vetem tre here. Ne pemen gjenealogjike te Kastrioteve masivisht e dhjetrafish eshte ruajtur ciklikisht emri Xhorxho (Gjergji) dhe Alesandro (Aleksander, pra Skenderbe, sepse turqisht Skender do te thote Aleksander).

    Keshtu edhe familja Kastrioti ne Itali ka bere pothuaj te njejten gje si edhe ne, shqiptaret ketej, ne trojet tona. Kemi mbetur borxh me te. I kemi hyre padrejtesisht ne hak. Donika Kastrioti mes shqiptareve ne te gjitha trojet e veta apo atje ku emigrojne, po ashtu edhe brenda shtetit te tyre, eshte perpjekur te perjetesohet ne kujtimin e saj me ndonje emer rruge. Ka disa qytete tek ne qe e kane nje rruge me emrin Donika Kastrioti. Mund te kete edhe ndonje shkolle, nese te tille ka, sepse edhe ne paste nuk eshte ndonje e degjuar. Sigurisht ne Muzeun Kombetar apo ne ate te Krujes ajo citohet dhe paraqitet me pamjen e saj te vetme qe ka. Portretin e saj dhe ndonje rradhe e gjen edhe ne disa libra shkollore. Vec vetem kaq, c'ka eshte teper pak per shume arsye. Mbi te gjitha sepse ajo nuk ka qene nje grua e rendomte, thjesht nje bashkshorte apo nje nene. Ose thjesht nje princeshe. Donika para se te ishte nje Kastriote ishte nje Komnene. Ajo ishte bija e princit te famshem Gjergj Arianiti, njerit prej prijesve me te medhenj te luftes kunder pushtimit osman. Hipotezat ndonjehere jane fare pa vend, sic ky qe po bejme tani: ne rast se nuk do te kishte ekzistuar dhe vepruar ne histori Gjergj Kastriot Skenderbeu, njeriu te cilin do ta benim model e monument te rezistences se madhe ne shekullin e pesembedhjete ky do te ishte Gjergj Arianiti, i jati i saj.

    Ishte bije princi te famshem dhe liridashes Donika, pra ishte nje dukeshe. Lidhi kurore me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj nje mbret pa kurore, dhe u be princeshe. Ne gjuhen e sotme protokollare Donika Kastrioti ishte gruaja e pare e Arberise. Sot per te marre kete status ka ligje dhe pretendime, madje ca kohe pati edhe nje debat. Nje zonje e pare ne nje vend te qyteteruar e hijeshon ate. Ato dine t'u sherbejne me vetmohim shtresave te pambrojtura dhe ne politiken moderne zonjat e para merren dukshem me bamiresi. Dhe a e dini se te dhena mjaft te terthorta, verifikimi i te cilave eshte dhunti e aftesi e historianeve, sjellin deri ne kohen tone faktin se Donika Kastrioti bashke me dy princeshat e tjera te Mbreterise se Napolit, atje ku edhe emigroi me 1468, menjehere pas vdekjes se Skenderbeut, bente bamiresi per te vobegetit dhe sidomos femijeve jetime te ushtareve te vrare ne lufte? Ne Napoli dhe ne Valencia, Spanje, ku jetoi, ajo nuk ishte nje grua e dores se dyte, por nje princeshe qe rrinte ne shoqerine e dy te tjerave, me te rendesishmet e fuqise se madhe mesdhetare te mesjetes, Mbreterise se Napolit. Ato ishin te njohura ne te gjithe hapesiren kontinentale, thirreshin "tri princeshat e trishtuara". Ishin qe te treja vejusha dinjitoze. Dy Xhovanat ishin bashkshortet e dy mbreterve ate bir dhe e treta ishte Donika jone, e veja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ato e therritnin mikeshen e tyre te ngushte me emrin Skanalibeka. Edhe pse ne shqiptimin tingullor pak e deformuar kjo donte te thoshte Skenderbesha, e shoqja e Skenderbeut.

    Donika Kastrioti, kjo e shquar e madhe dhe e terresuar nga vepra gjigande e bashkeshortit te saj si edhe nga pakujdesja e te gjitha brezave te shqiptareve, ne mungese te Skenderbeut ka drejtuar shtetin. Ky drejtim nuk ishte per nje jave apo dy, sepse pese apo gjashte shekuj me pare koha ecte shume me ngadale se tani. Te niseshe per nje beteje ne Berat, Oher, Sfetigrad e Diber, duhej te kalonin tufa te tera ditesh dhe javesh. Ishin me muaj periudhat kur Gjergj Kastrioti per nevojat e rezistences se tij shkonte ne Republiken e Raguzes, Dubrovniku i sotem, apo ne Itali, ne Pulia, Napoli dhe Rome.

    Adronika nuk beri jete aq te qete ne emigrimin e saj te dhimbshem me djalin e saj te vetem Gjonin dhe nipat e mbesat e vet. Njeri nga nipat e saj, vetem njezetevjecar peshkop i qytetit te Izernias, i vdiq kur kishte bere vetem njezete e tre vite jete. Varri bashke me nje bazoreliev madheshtor qe e gjyshja i ka ngritur ne nje nga kishat me me emer te Napolit, "Santa Maria la Nova", eshte i denje vetem per shpirtin e saj te madh si edhe klasin e larte social qe kishte. Studjuesit thone se gjyshja shpirtdhembshur i ka bere edhe nje varr madheshtor nje nipi tjeter, sipas tyre te quajtur Alfons. Ky gjendet ne Manastirin Real San Trinidad ne Spanje.

    Prej ketyre varreve si monumente rrojne gjer ne ditet tona kujtimet e dy niperve te saj dhe te Skenderbeut, por eshte Donika ajo te ciles nuk i dihet ku e ka strehen e saj te fundit ne kete toke. Princesha nuk ka varr. Nuk i gjendet. Me sakte askush nuk e ka kerkuar me kembengulje, sepse ai me siguri ekziston. Edhe per heroin tone kombetar, Gjergj Kastriotin, dime qe ka vdekur dhe eshte varrosur ne Lezhe, por per vendin e sakte se ku saktesisht ka shume hipoteza. Kenaqim krenarine tone me faktin se kur qytetin e pushtuan turqit ushtaret iu turren varrit te tij, e hapen dhe gjithsecili i mori nga nje eshter per ta mbajtur si hajmali e u bere sa fitimtar aq edhe i pavdekshem. Te dy, Gjergjin dhe Doniken, i kemi te shkruar ne historine tone me kete mungese te pikellueshme.

    Te pakten dime ditelindjen e Skenderbeut dhe keshtu te sigurte shkencerisht i perkujtojme kete vit 600-vjetorin. Por Donikes jo vetem nuk i dihet ku e ka varrin, por nuk i njihet as ditelindja dhe as ditevdekja. Dhe ishte nje shqiptare shume e madhe. Ka dokumenta se si ne Shqiperine e rene perfundimisht nen pushtimin osman qe nga trojet italike, ku princesha bente emigracionin e saj te trishtuar, u dergonte falas ngarkesa me grure bashkekombasve te vet.

    Per ta nderuar sic e meriton eshte pak, shume pak, nje emer lagjeje per te apo ai jaht vetmitar qe sterniperit e saj e levizin neper dallget e detit, te atij deti te trazuar te cilin ajo e kaperxeu me djalin e saj vetem dhjete vjec, ne ate fundshkurt 1468. Ndersa akoma kishte te gjalle ne sy fytyren e pajete te te shoqit, tingellimat e perzishme te kembanave dhe vajtimet e shqiptareve. Ndersa i gelltiste fshehurazi lotet dhe i mbyste ne gjoks. Nuk do te kthehej me kurre me ne Shqiperine e saj.

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Monumenti i Skenderbeut, edhe ne Shkup

    E Diele, 27 Nentor 2005

    Qendra e "gravitetit" per festimet e 600-vjetorit te lindjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte zhvendosur keto dite ne kryeqytetin e Maqedonise, Shkup. Aktivitete keto qe kane kulmuar dje me hedhjen e kazmes se pare per ngritjen e monumentit te Heroit, e cila parashikohet te jete nje platforme prej 16 metrash te larte, me nje permendore per te cilen do te zhvillohet nje konkurs nderkombetar. Para kesaj, keto aktivitete filluan me promovimin e ribotimit te ripunuar te romanit historik "Skenderbeu" te shkrimtarit te njohur Sabri Godo, ne Prishtine dhe Shkup. Po ne kryeqytetin e Maqedonise u promovua seria e pare e nje cikli prej 9 vellimesh me dokumenta per Skenderbeun, te pergatitur nga historiani Kristo Frasheri. Veprimtari kjo qe parapriu punimet dy ditore te simpoziumit shkencor per 600-vjetorin e Skenderbeut te organizuar nga ministria e Arsimit e Maqedonise e ku moren pjese e referuan akademiket me te njohur shqiptare dhe maqedonas.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Skënderbeu në muzikën shqiptare

    A. Mile

    Muzikë serioze, por edhe e mbështetur në tabanin kombëtar. Me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë, por edhe në kuadrin e 600 –vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, u zhvillua mbrëmë në skenën e Pallatit të Kongreseve, aktiviteti “Mbrëmje akademike muzikore-Skënderbeu në muzikën shqiptare”. Në skenë janë ngjitur vepra të cilat riktheheshin pas shumë vjetësh, si poema simfonike “Skënderbeu” e Fan Nolit, apo opera e Prenk Jakovës, e cila shënoi një rikthim të dytë. Në rolin kryesor, pra atë të Skënderbeut, ka interpretuar tenori Gaqo Çako. Intersante kanë qenë edhe veprat “Gaudeamus” e kompozitorit Aleksandër Peçi, opera “Scabderbeg” e Antonio Vivaldit dhe “Hosana” e Henry Lloid Weberit. Por mbrëmjes nuk i munguan as vallet popullore të interpretuara nga artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve dhe artistët e Trieshit nga Mali i Zi, si “Luftëtarët e lirisë”, apo “Vallja e trimave”. Përmes këtyre veprave, figura e Skënderbeut ka ardhur shumëplanëshe, si luftëtar, mbrojtës i krishtërimit, por edhe një figurë shumë popullore.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Vepra muzikore kushtuar Skënderbeut u interpretuan me rastin e 28 Nëntorit në Pallatin e Kongreseve

    Luftëtari i krishtërimit, në poemën simfonike të Nolit

    Alma Mile

    Ndonëse për shumicën e spektatorëve ishte një muzikë e padëgjuar, apo e dëgjuar vite të shkuara, ajo të dukej tepër familjare. Nga ekzekutimi i një orkestre tradicionale, apo organoje dhe instrumentesh të tjerë barokë, nuk mund të mendoje veçse që ajo muzikë ishte shkruar për Skënderbeun. Ritmi luftarak i përzier me notat lirike krijonin imazhe luftërash, trokun e kuajve, fitoreve dhe festave popullore. Në vitin 1937 Fan S. Noli i shtoi fondit muzikor shqiptar poemën simfonike “Skënderbeu”, e cila mbrëmjen e 28 Nëntorit u interpretua për herë të parë për një publik të gjerë në aktivitetin “Mbrëmje akademike muzikore - Skënderbeu në muzikën shqiptare”, në Pallatin e Kongreseve. Për herë të parë kjo vepër është interpretuar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar në vitet ’80, por më pas iu dorëzua harresës. Në mbrëmjen e së hënës, organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Orkestra e RTSH-së interpretoi vetëm një ekstrakt të kësaj poeme, e cila në variantin e plotë ka në përbërje plot tetë tema. Në këtë poemë simfonike, të përshtatur sipas poemës së Henry Longfelloë-t “Skënderbeu”, Noli ka pasur parasysh Gjergj Kastriotin si një mbrojtës të krishtërimit dhe kjo ndihet në ritmin luftarak të veprës, por ajo çka e bën të kuptueshme dhe të afërt për publikun është motivi popullor shqiptar që “ilustron” momentin e ardhjes së Skënderbeut në Krujë. Nuk mungojnë motivet orientale që shfaqen në fillim të veprës e që përkon me pushtimin e Shqipërisë nga turqit.
    Vepra e Nolit ka qenë vetëm një prej pjesëve të interpretuara mbrëmjen e 28 Nëntorit. Kronikani, në rolin e të cilit ishte veshur aktori Bruno Shllaku, i ulur në tryezën dhe poltronën e Skënderbeut ftoi në skenë artistë të cilët interpretuan edhe pjesë të zgjedhura folklorike.
    Pjesë e programit ishin dhe artistët e Grupit Barok Milanez, që sollën për publikun një pjesë nga opera antike “Scanderbeg” e kompozitorit të madh Antonio Vivaldi. Për herë të parë kjo vepër ka ardhur në variantin e saj origjinal, e interpretuar me instrumentet tradicionale, orkestra e fyelli barok. Atmosferën mbrëmjes ia ka shtuar vallja e interpretuar nga artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, “Luftëtarët e lirisë”, nën udhëheqjen e valltarit Rexhep Çeliku. Pas kësaj atmosfere heroike në skenë janë ngjitur edhe valltarët e Trieshit të Malit të Zi me xhubleta e veshje shumëngjyrëshe, që kanë sjellë ritme më të gëzueshme e festive. Mbrëmja u mbyll me një “Hossana” të kompozitorit Henry Lloid Weber, të interpretuar nga Mariana Leka e Armando Kllogjeri. Ky kolazh veprash kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut ka ardhur nën regjinë e regjisorit Pali Kuke dhe skenografinë e Bashkim Zahajt, i cili kishte ndërtuar një skenë që i ngjante një kështjelle mesjetare me flakadanë madhështorë e flamuj.

    Publiku
    Akademizëm pa akademikë
    Aktiviteti mund të quhej vërtet akademik, pasi në përbërje kishte një seri veprash simfonike e operistike, por publiku që mbushte sallën e Pallatit të Kongreseve nuk ishte i përgatitur për të. Gati gjysma e sallës ishte e mbushur me nxënës shkollash, që pak u interesonin simfonitë e Nolit, apo operat e Vivaldit e Prenk Jakovës. Gjatë interpretimit të veprave gumëzhinte salla, ndërsa lëvizjet e vazhdueshme të të rinjve tek kërkonin daljet, shqetësonin edhe spektatorin e interesuar që nuk ishte i pakët. Do kishte qenë e udhës që edhe publiku të ishte në nivelin e mbrëmjes.

    Rikthimi
    Çako, Skënderbeu 70-vjeçar
    Ndonëse muaj më parë i mbushi të 70-at, zëri i tij nuk e tregonte një gjë të tillë. Energjik dhe me zë të kthjellët, tenori Gaqo Çako është ngjitur në skenën e Kongreseve, për të interpretuar arien “Lirinë nuk ua solla unë” nga vepra “Skënderbeu” e Prenkë Jakovës. Bashkë me të është ngjitur në skenë edhe basi Pandi Zguro, në rolin e Gjon Flamurit. “Skënderbeu” i Jakovës është interpretuar për herë të parë në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOSOVA NË 600-VJETORIN E LINDJES SË SKËNDERBEUT



    Analizë





    Shkruan: mr. Jakup Krasniqi



    Shumë herë, gjatë këtyre ditëve kam pyetur veten: Ku qëndron fuqia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që ai të mbetej edhe 600 vjet pas lindjes, Rilindje për kombin shqiptar, Zot i bashkimit të popullit për liri, shpëtimtar i krishtianizmit dhe frymëzues i pashtershëm i lirisë për gjithë njerëzit pa liri, të bardhë, të zi apo të verdhë qofshin ata. Qëndron në fuqinë fizike mbinjerëzore që mund të këtë njeriu? Në shkathtësinë ushtarake të jashtëtokësorëve? Apo në fuqinë e urtësisë së tij, në filozofinë e ngrohtësisë njerëzore që kishte ai, në dashurinë e tij për lirinë e dijen, për familjen e pasurinë, për nderin e atdheun, në komunikimin e tij njerëzor me ushtarë e qytetarë, në guximin e tij për të marrë vendimin fisnik, për bashkimin e shqiptarëve në luftën për liri. Të gjitha këto, fuqinë e kanë në vizionin e Skënderbeut, në vendosmërinë dhe këmbëngulësinë e tij, në mbështetjen që ai gjeti të bashkëkombësit për realizimin e vizionit të tij për të bërë Shtetin Shqiptar mesjetar. Skënderbeu nuk u bë Perandor i madh, por u bë frymëzues i madh për shekuj, për vende dhe popuj me ideologji të ndryshme që lirinë e kishin ëndërr. Duke lexuar e rilexuar veprën e Marin Barletit: “Historia e Skënderbeut...”, të shkruar këtu e 500 vjet më parë, jam bindur se forca magjike e tij nuk qëndron në fuqinë mbinjerëzore e as në fuqinë e jashtëtokësorëve as në pritjen nga qielli apo nga ndonjë fuqi tjetër jashtë tokës e kombit të tij. Skënderbeu nuk kishte pritur që të tjerët ta bënin luftën e ai me fuqinë e Venedikut të fuqishëm të bëhej “shpëtimtar” i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Fuqia e tij ishte njerëzore, por e njeriut që kishte guxuar të konceptonte një ëndërr, një vizion për veten, për popullin dhe atdheun e tij. Një ëndërr për të bërë “Mbretërinë e Shqipërisë” e ai për të fituar titullin “Rex Albanikum” (Mbret i Shqiptarëve). Të merrte një vendim të guximshëm për të luftuar kundër Perandorisë më të fuqishme të kohës – Perandorisë Osmane, nuk ishte gjë e lehtë. Sikur nuk ishte lehtë as për Adem Jasharin që mbi 500 vjet më vonë, të bënte ushtri për ta luftuar Serbinë që ishte shndërruar në fuqi të së keqes, tmerruese për popujt e rajonit, kur shumë bashkëkombës të tij, nga frika e pavendosmëria e quanin krim e fashizëm luftën kundër saj. E quajtën e çka nuk e quajtën ushtrinë e tij, e cila eci e s’u ndal, eci dhe po e bën Kosovën shtet. Kundërshtarët e luftës çlirimtare, arritën deri atje, sa me ndihmën e ndërsjellë me ma të fuqishmit, edhe me mekanizmat serbë të krimit, ta quajnë “organizatë kriminale”, atë organizim që më vendosmëri luftoi pushtuesin shekullor që me dekada kishte ushtruar gjenocid deri në pastrim etnik në Kosovë. Edhe mohimi i angazhimit dhe i vendosmërisë për gjënë më universale të njeriut – Lirinë, ndjekja dhe marrja e lirisë dalzotësve të kombit, është precedent për demokracinë, për të drejtën dhe lirinë është krim apo vazhdim i krimit. Në qendër të ëndrrës se tij, Skënderbeu kishte vendosur Atdheun e tij - Shqipërinë dhe njerëzit e saj, lirinë e dinjitetin e popullit të tij. Ai u bë jo pa vështirësi, kryearkitekti më fuqi magjike për bashkimin e shqiptarëve në luftën për liri, për nder e atdhe si dhe “atlet i Krishtit”, në kohën kur të krishterët e Evropës nuk arritën të bashkohen për t'u bërë ballë depërtimeve Osmane në Evropë. Nuk arritën ta mbrojnë qendrën e krishtianizmit të lindjes – Konstandinopolin, se ata, Perandorët bizantinë “nuk ishin Skënderbe”. Ai kishte menduar e punuar më vite për realizimin e ëndrrës së tij. Me vite ishte përgatitur për gjetjen e momentit dhe ai moment kishte ardhur në muajin nëntor 1443. Ai po kthehej në Shqipëri për të realizuar projektin e tij, që e kishte përgatitur më vite për krijimin e Shtetit të Arbërisë me qendër në Krujë. Edhe Adem Jashari ishte betuar në majin e vitit 1981 për çlirimin e Kosovës, në kulmin e Pranverës Shqiptare, për të arritur çlirimin e saj në qershorin e vitit 1999, bërjen e Shtetit të Pavarur dhe Sovran të Kosovës me kryeqytet Prishtinën dhe Mekë e Jerusalem të shqiptarëve Prekazin, vendin e tij të lindjes. Epoka e Skënderbeut, epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e viteve (1878 – 1912), Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare (1939 – 1944) dhe epoka e UÇK-së së Adem Jasharit, janë katër orët më të ndritshme të historisë sonë shumëshekullore. Janë orët yje që i dhanë jetë, fuqi e pavdekshmëri kombit shqiptar, duke i dhënë vendin e merituar në Kontinentin e Vjetër – në Evropë.

    Për të ilustruar këtë që u tha, do të shkëpus dy momente kthese të historisë së Skënderbeut në dy vitet e para, kthimin në Krujë dhe Kuvendin e Lezhës – Besëlidhjen e Fisnikëve të Arbërisë. Në të dy rastet Skënderbeu do të sillet si Zot me qytetarët e tij, si sundimtar i zotit në Tokë që shpëtimin nuk e kërkon në qiell. Ai kishte nisur luftën me besimin, siç thotë Barleti me fjalët e Skënderbeut: “Një herë kemi për të vdekur, por ja të vdesim trimërisht, ja të shpëtojmë besën dhe lirinë”. Këtë betim, shqiptarët gjatë historisë do ta përsërisin shpesh. Skënderbeu iu thoshte bashkëkombëseve: “Shpëtimi ynë është në duart tona, tjetër shpëtim s’ka”. Ai udhëhiqej nga besimi: “...se asgjë s’është aq e vështirë, sa mos mund të zgjidhej nga mendja e njeriut. Natyra është e zonja për ta mbrojtur veten e vet dhe çdo gjë që bëhet drejt ka zakonisht përfundime fatbardha”. E drejtë ishte edhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj edhe u ndihmua nga Aleanca Veriatlantike dhe përfundimi ishte fatbardhë. Në këto që u thanë për Skënderbeun më lart, jo vetëm që shihet dashuria e madhe për atdheun, nderin e lirinë, por, edhe dashuria për mendimin e lirë e dijen njerëzore që ishte në ngritje e zhvillim në kohën e tij. Natyrisht, këtu qëndron edhe merita e priftit Shkodran të shek. XV –XVI, e Barletit si Humanist i kohës në kërkim të dijes humaniste, të mendimit të përparuar shqiptar edhe për kohën tonë. Skënderbeu, duke u udhëhequr në filozofinë që besimin e mbështeste në fuqinë e mendjes njerëzore, më 28 Nëntor 1443 do t’iu thotë krutanëve: “ Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj... Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpata dhe në ushta...” Skënderbeu edhe pse ishte vetë nderi e liria, ai këtë nuk e donte për vete, ai gjithçka donte t’ia linte popullit dhe atdheut të tij. Skënderbeu ishte zoti i tyre në tokë dhe mirësjellja ishte obligimi i tij për Ata që ishin: “gjaku, buka dhe jeta e Shqipërisë”.

    Me filozofinë e Skënderbeut është udhëhequr e gjithë historia e Lëvizjes Kombëtare nga vitet e 30-ta të shek. XIX e deri të Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari. Vetëm ajo filozofi, filozofia e qëndresës, e guximit, e vendimeve koherente dhe e veprimeve këmbëngulëse kanë bërë që të ruhet substanca jonë kombëtare, të ruhet nderi dhe dinjiteti ynë njerëzor e kombëtar. Të mendojmë thellë, cili do të ishte dinjiteti ynë, jeta e familja jonë, nderi, siguria dhe pasuria jonë pa veprën e Adem Jasharit – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

    Pasi Skënderbeu kishte vendosur rendin në qytet dhe ngritur Flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore në Kështjellën e Krujës, ia nis punës për bashkimin e fisnikëve shqiptarë në luftën e përbashkët për çlirimin e Shqipërisë, për mbrojtjen e familjes, të nderit e të pasurisë. Kuvendi i Besëlidhjes do të mbahet më 2 mars 1444 në Lezhë. Në Kuvend, shkruan Kristo Frashëri: “....qëndronin njëri pranë tjetrit bujarë të fiseve fushore dhe krerë të malësive të thella, trima të trojeve veriore dhe kapedanë të krahinave jugore, besimtarë të ritit katolik dhe besimtarë të kishës lindore, burra të shquar të pallës dhe pleq të nderuar të kanuneve”. Shikoni mjeshtrin e urtinë e Skënderbeut si arriti të bëjë bashkimin e përfaqësuesve të popullit shqiptar para 561 vitesh. Ku jemi ne sot? Kush krejt është duke e përfaqësuar popullin tonë, interesat e tij? Kini parasysh distancën kohore mbi 550 vjeçare. Sipas Barletit, Skënderbeu do t'u thotë krerëve të Shqipërisë: “Shqiptarët, mund të përballojnë furinë e papërmbajtur të armikut vetëm po të jenë të bashkuar”. A e kuptojmë porosinë e Skënderbeut në 600 vjetorin e lindjes?! Porosinë e Skënderbeut më së miri e kuptoi në vitet ’90 Adem Jashari, Ai që më jetën, veprën e rënien e tij e të Jasharëve, u bë zë kushtrimi për masivizimin dhe mobilizimin e popullit shqiptar në përgjithësi në luftën çlirimtare. Sot 600 vjet pas lindjes së Skënderbeut, 50 vjet pas lindjes së Adem Jasharit e 6 vjet pas luftës çlirimtare sikur s’po tregojmë gatishmëri për të kuptuar në përmasat e duhura filozofinë skënderbegiane e vendosmërinë ademiane të bashkimit, të mendjes së ndritur, të dijes, të pallës e të pushkës së luftës çlirimtare, të ideatorëve të Lirisë, të nderit e dinjitetit të Kombit!

    Ta përfundojmë: Skënderbeu dhe Adem Jashari nuk janë vetëm dy luftëtarë të guximshëm legjendarë, me pesë shekujt që kanë në mes, jo, janë dy udhëheqës vizionarë, secili për kohën e vet, secili në mënyrën e vet, janë më shumë, janë dy dhurata tepër të rralla të lirisë, janë dy drejtues shpirtërorë me guxim e vendosmëri njerëzore që lindën në tokën e shqipeve, i pari për t'i dhënë peshë e vlerë për shekuj Lirisë, i dyti për t'i dhënë fund territ të robërisë në fundin e shekullit XX, në gjysmën tjetër të Shqipërisë – në Kosovë. Që të Dy, pas më shumë së 550 vitesh i bashkoi, UÇK-ja në tokën e Kosovës. Skënderbeu erdhi në Prishtinë dhe Përmendorja e tij e vendosur mbi plisin e bardhë të Kosovës i jep dimension të ri jetës për qytetarët në kryeqytetin tonë.

    23-nëntor-2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Sabri Godo, ne Arberi per jubileun e Skenderbeut

    E Merkure, 30 Nentor 2005
    Te gjtha trevat shqiptare tashme kane festuar vitin jubilar, 600-vjetorin e lindjes se Skenderbeut. Me e vecanta deri me tani, eshte festa qe Arbereshet e Italise po bejne per te. Per 5 dite me radhe, nga data 1 deri 5 dhjetor, qyetet Faggiano dhe San Marzano te Pulias, do te vizitohen nga shkrimtari Sabri Godo. I urti Godo, keto dite ka qene i pranishem ne shume qytete shqiptare, por qe nuk jane brenda Shqiperise. Dhe pas Prishtines e Shkupit, takimi i radhes eshte ai me arbereshet e Italise, por edhe me te gjithe emigrantet qe kane shkuar me vone atyre trojeve. Dhe keshtu, pas 600 vjetesh mungese, ai shnderrohet ne te parin personalitet shqiptar qe shkel trojet e Arberise, ku flitet shqip. Por per te mos lene pellembe toke shqiptare pa shkelur ne kete vit te madh per ne dhe heroin tone kombetar, Skenderbeun, ai do te shkoje edhe ne vendet e Greqise, per te vene re ne ato troje, gjurmet e lena te brezave greke, qe ne kohen e eksodit te madh te shekullit te XV. Por jo me kot, pasi ky eksod perfshiu edhe shqiptaret, qe ne kete shekull ishin te rrezikuar nga pushtimi turk, qe i kish shtrire rrenjet ne te gjithe Ballkanin. Ndersa me e vecanta e ketij rrugetimi te te urtit Godo, do te jete vizita e tij ne kishen greke, e cila ka ikonat me te bukura qe prej shekullit te XV. Ndersa vec ketyre, Qendra Kulturore shqiptare "Artisti", duke pasur Godon ne krye te ketij turi kulturor, synojne promovimin e vlerave kulturore qe Shqiperia mbart. Vepra te skulptorit Llesh Biba dhe me foto te "Albania d'Italia", do te celin nje ekspozite per te gjithe arbereshet, qe kane ruajtur me fanatizem kulturen dhe gjuhen e te pareve. Vizitat nuk do te ndalen vetem ne nje vend, Ururi, Campo Marino, Porto Canone, qendra e arberesheve te Molises, do te jene stacionet e tjera te tij ne kete vizite historike per te gjithe. A.Ymeri

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Kater reliket e rralla të Skënderbeut

    Kristo Frashëri

    Njoftimet për armët e Skënderbeut i kemi nga dy rrugë-nga burime të shkruara dhe nga vetë armët që kanë arritur në ditët tona.
    Në burimet e shkruara flitet vetëm për shpatat. Dh. Frëngu thotë se shpata e Skënderbeut ishte një pallë e harkuar (una scimitarza storta) me tehe shumë të hollë dhe me damaskinë me shumë hijeshi, e cila për cilindo dukej e rëndë, kurse për të ishte e lehtë. Dikur mbante dy shpata, të cilat i vendoste në një mill. Pastaj ai shton se njëherë pruri nga Italia një mjeshtër të shkëlqyer, i cili i bëri tri palla shumë të mira. Njërën prej tyre, e cila mund të priste hekurin ia dërgoi dhuratë sulltanit. Dimë më në fund se në pritjen zyrtare që Papa Pali II i bëri Skënderbeut në natën e Krishtlindjes së vitit 1466, ai i dhuroi Heroi (siç do ta shohim në Kreun XXVI) një shpatë dhe një kësulë (una spada ed un capello).
    Përkundrazi nga pajimet personale që kanë arritur në ditët tona, ne kemi katër objekte- dy shpata, një përkrenare dhe një libër uratash. Përkrenarja dhe dy shpatat tani ndodhen në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë, kurse Libri i Uratave, i cili, sikurse u tha, ia dhuroi Heroit familja Di Capua e Napolit ndodhet në fondet e Shtëpisë Botuese “Shelley House” në Çelsi (Chelsea), Londër. Për Librin e Uratave nuk kemi ç’të themi më tepër nga sa u trajtua në Kreun XII kushtuar flamurit të Skënderbeut.

    Histori e errët
    Përkrenarja dhe shpatat kanë fillimisht një histori të errët. Pas vdekjes së Skënderbeut, ato i morën me vete, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur mërguan në Itali. Se kush i pati pas vdekjes së tyre nuk dihet. Ato shfaqen në burimet dokumentare në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVI. Në vitin 1590, përkrenarja dhe dy shpatat nuk ndodheshin në një dorë të vetme. Përkrenaren dhe njërën shpatë e kishte në zotërim konti Wolfang i Stunbenbengut. Shpata tjetër ndodhej në Muzeun e Armëve (siç del nga inventari i hartuar më 30 tetor 1590) të arkidukës Karl i Stirisë, biri i perandorit të Gjermanisë në Gratz (Austri). Ai që i bashkoi ato ishte biri tjetër i perandorit gjerman (vëllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit, me porosinë e të cilit, kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), i shtiu ato në dorë (me blerje). Me to ai pasuroi Muzeun që Ferdinandi ngriti në Ambras pranë Tirolit në Austri, të cilin e mbushi me veshje luftarake, mjete lufte, sende artistike dhe piktura të ndryshme të perandorëve, mbretërve, princëve, kontëve dhe figurave të shquara të shekullit XV-XVI. Në inventarin e hartuar në vitin 1595 përkrenarja dhe dy shpatat e Heroit renditen ndër objektet e Muzeut të Ambrasit një shekull e ca më vonë, në vitin 1806, ato u transferuan në Muzeun Perandorak të Vjenës, por përsëri të veçuara. Përkrenarja dhe shpata me trup të drejtë u vendosën në sallën e quajtur të Maksimilianit (salla XXV, nr.71 dhe 92), kurse shpata tjetër me trup të harkuar (palla), në sallën e quajtur të Karlit V (salla XXVII, nr.345). Ato u veçuan ngase drejtuesit e Muzeut të Vjenës, nuk ishin plotësisht të bindur se palla, e shkëputur nga përkrenarja, i takonte me të vërtetë Skënderbeut. Por, pas Luftës së Dytë Botërore, dyshimet u davaritën. Si rrjedhim, në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, ato u bashkuan në të njëjtën sallë, madje në të njëjtën vitrinë, të po atij institucioni që tani quhet “Muzeu i Historisë së Artit” (Kunsthistorisches Museum, Wien).

    Përshkrimi i përkrenares
    Përkrenarja e Skënderbeut është punuar në metal të bardhë, pajisur me një rrip (ruban) të larë në ar. Në majë të saj është vendosur një kokë dhije me brirë, punuan në bronx të larë gjithashtu në ar. Në pjesën e poshtme të saj, ka rreth e rrotull një rrip bakri me një mbishkrim prej gjashtë rrokjesh, të ndarë midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, që do të thotë: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae “Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit të beton ty Skënderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me këto gjashtë monograme duket se është vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit, të cilët kanë menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vlerën, kurse, siç u tha, ai nuk ka mbajtur asnjë nga këto tituj, por vetëm “zot i Shqipërisë” (Dominus Albaniae).
    Elementi kryesor që të bie në sy në përkrenare është koka e dhisë që qëndron në majë të saj. Se çfarë ajo simbolizon mbi përkrenaren e Skënderbeut, është vështirë të shpjegohet me saktësi. Mund të shpjegohet me kultin e dhisë së egër, simbolin e zanave shqiptare, të cilat jetojnë, sipas legjendës, edhe sot në bjeshkët e larta, përfshirë edhe në atë të Gjelagjoshit, mali që qëndron mbi krye të Qidhnës së Dibrës. Ka shenja që tregojnë se kulti i dhisë së egër është shumë i lashtë. Shkrimtari romak i shek I-II të erës sonë C. Suetom Tanquilli (De vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjatë luftës kundër Batos së ilirëve, kur arriti në Apoloni, preu për nder të fitores së tij, një monedhë argjendi me kokën e dhisë së egër.
    Por ka dhe një shpjegim tjetër me ndikim historik. Shefqet Pllana sjell një njoftim të dhënë nga Sami Frashëri në “Kamus-al-alam” në zërin Dhu l’Karnejn se togfjalëshi Dhu l’Karnejn (pronar i dy brirëve) ishte apelativ që në kohët e lashta madje edhe në Kuran, i Aleksandrit të Maqedonisë. Nga ana tjetër L. Malltezi shton pohimin e Plutarkut:”Në fillim (pjesa më e madhe e ushtarëve- K.F.) nuk e dallonin dot (Pirron) mbasi nuk kishte përkrenare, pastaj kur ai e kuptoi këtë gjë dhe vuri përkrenaren, u njoh nga pupza e lartë dhe nga briri i cjapit”. Pra, nuk përjashtohet mundësia që motivin e brirëve të dhisë, Skënderbeu ta ketë huazuar, sipas dy historianëve të përmendur, ose drejtpërdrejt nga legjenda e Aleksandrit të Maqedonisë, ose, siç duket më bindëse, nga pohimi i Plutarkut, meqënëse në Mesjetë shqiptarët e mbanin veten si pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, sidomos të Pirros së Epirit, aq më tepër se për Pirron e Epirit Skënderbeu ka pohuar skoqur se shqiptarët janë pasardhësit e tij.
    Duket se ky shpjegim i dytë ka më tepër të ngjarë të anohet nga e vërteta, mbasi teoria e vazhdimësisë maqedone-shqiptare dhe epirote-shqiptare ishte tepër e rrënjosur jo vetëm në opinionin shqiptar, por edhe në atë evropian. Ky opinion përshkon fund e krye sidomos veprën e M. Barletit. Mjafton të riprodhojmë një fragment të historisë së tij monumentale ku ai shkruan:”Njerzit kur vështronin atë rini luftarake dhe kur shikonin ata lule burrash rreth Skënderbeut, nuk u dukej aq çudi që fuqitë e Muratit ishin thyer prej shqiptarëve. Me të vërtetë ishin kthyer atëhere përsëri shkëlqimi i lashtë i Maqedonisë dhe dukej se kishin ardhur prapë tamam, siç ishin dikur, kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros”.

    Një kopje në Shqipëri
    Me porosi të qeverisë shqiptare të Paraluftës, një kopje identike e përkrenares së Skënderbeut, punuar më 1937 nga një mjeshtër i talentuar austriak, ndodhet në Muzeun Historik të Tiranës.
    Shpata me trup të drejtë, e cila ndodhej së bashku me përkrenaren në Muzeun e Ambrasit është me dy tehe. Trupin e ka të larë me ar. Eshtë e gjatë 85.5 cm, e gjerë 5.7 cm dhe peshon 1,3 kg. Ka mëhill lëkure. Sipas Faik Konicës, i cili e vëzhgoi në fillim të shekullit XX, në trupin e saj shiheshin ende njolla gjaku. Përkundrazi, shpata tjetër (palla), e cila para se të hynte në Muzeun e Ferdinandit (Ambras) e kishte në zotërim vëllai i tij, Karli (Gratz), ka trup të harkuar. Së bashku me dorëzën është 121 cm e gjatë dhe peshon 3,2 kg. Palla është e stilit turk të shekullit XV. Trupi i saj është i dekoruar me ornamente (damaskine ashtu siç shkruan Dhimitër Frëngu). Ka një mbishkrim turqisht, i cili, sipas F. Konicës, nuk është korrekt. Mbishkrimi mban emrin e Skënderbeut:
    (Libehadur Allah Iskander beg- Kampion i Perëndisë, Skënderbeu).

    Tezat e Konicës
    Sipas Faik Konicës, vetëm trupi i shpatës është i viteve të Skënderbeut. Dorëza e larë në argjend dhe mëhilli i veshur me kadife, janë të një kohe të mëvonshme. Të dyja shpatat janë riprodhuar në Vjenë, posaçërisht për Muzeun e Tiranës të Paraluftës. Sot ndodhen në Muzeun Historik të kryeqytetit. Ndër dy shpatat, ka mundësi që Skënderbeu në fushën e betejës të mos përdorte atë me trup të drejtë, por pallën me trup të harkuar (siç nënkuptohet nga Dh. Frëngu), për arsye: se e para (shpata) ishte e shkurtër për shtatin e tij të lartë, kurse me pallën, të cilën e kishte në përdorim ushtria osmane, ai ishte familjarizuar më tepër se me të parën. Këtyre mund t’u shtohet edhe një arsye tjetër: me të parën luftëtari e kishte më të lehtë ta godiste kundërshtarin horizontalisht, kurse me të dytën kishte përfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte më lehtë armikun me të një të rënë të fuqishme vertikalisht. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përkrenaren, e cila nuk duhet të ketë qenë komode në fushën e betejës. Përfundimisht, mund të thuhet se si përkrenarja ashtu edhe shpata me trup të drejtë i kanë shërbyer Skënderbeut kryesisht si pajime ceremoniale. Madje ka shumë mundësi që kjo e dyta të jetë shpata që Papa Pali II i dhuroi Heroit natën e Krishtlindjes së vitit 1466.

  11. #71
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Si qendron ceshtja e shpatave te Skenderbeut?
    E Premte, 11 Mars 2005
    Nga Prof. Kristo Frasheri

    Tashme dihet se nga objektet personale te Skenderbeut ne ditet tona kane arritur vetem dy shpata, nje perkrenare dhe nje liber uratash. Tre te parat ndodhen ne Muzeun Historik te Artit (Kunschistorisches Muzeum), ne Vjene kurse libri i uratave ne fondet e Shtepise Botuese "Shelley House" ne Celsi, Londer. Nder objektet e Vjenes perkrenarja eshte e njohur nga te gjithe. Eshte punuar me metal te bardhe me nje rrip (ruban) te lare ne ar. Ne maje te saj eshte vendosur nje koke dhie me brire punuar ne bronx, e lare gjithashtu ne ar. Ne pjesen e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IN * PE * RA * TO * RE * BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbej, princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Qe kjo perkrenare i takon Heroit, deri sot askush nuk e ka vene ne dyshim, me perjashtim te rripit prej bakri me gjashte monogramet, i cili duket se eshte vene me vone nga pasardhesit e Heroit, ndoshta duke menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren. Ne te vertete Skenderbeu nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj (as princ i Matit, as Mbret i Shqiperise, as Mbret i Epirit), por vetem ne fillim Zot i Dibres dhe i Matit, me pas Zot i Krujes dhe me ne fund, zot i Shqiperise (Dominus Albaniae).

    Dy shpatat qe ndodhen ne Vjene jane te ndryshme nga pikepamja tipologjike. Njera, e gjate (121 cm) me trup pjeserisht te harkuar, peshon 3.2 kg, tjetra e shkurter (85 cm) dhe me trup te drejte, peshon 1.3 kg.

    Deri disa kohe me pare askush nuk kishte shfaqur dyshime se armet qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes nuk jane te Skenderbeut. Por ja, qe tani doli nje historian i ri, me emrin Dritan Egro, i diplomuar ne Turqi si historian i Perandorise Osmane, te cilin Instituti i Historise, Tirane, e dergoi ne Vjene per te zgjeruar njohurite tona mbi keto objekte te vetme, qe kemi trasheguar nga Heroi. Ne perfundim te kesaj "ekspedite" ne prisnim qe ai te na sillte si "dhurate" per jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit nje punim me njoftime me te plota rreth ketyre tre objekteve, te cilat cdo shqiptar i nderon dhe i adhuron si relike te shenjta. Por, ai na fton te heqim dore nga dy shpatat e Heroit, pasi as njera, as tjetra, nuk qenkan armet e mirefillta te Skenderbeut. Nuk ka dyshim se ky njoftim e ka cuditur opinionin publik shqiptar, i cili pret nga dita ne dite te vijne nga Vjena objektet e Heroit- qe te qendrojne ketu disa jave ose muaj per t'i pare nga afer me sy, per t'i nderuar dhe per t'u perulur para tyre. Sigurisht qe e verteta historike duhet te triumfoje ndaj legjendave, kur ato nuk kane fare baze dokumentare dhe kur ato prishin pune, ndonese mund te mbyllet nje sy kur ato nuk jane plotesisht te dokumentuara dhe kane nje permbajtje te thelle simbolike. Perkundrazi, per dy shpatat e Skenderbeut, sikurse do te shihet me poshte, nuk mungojne burimet dokumentare qe deshmojne se ato i perkasin Heroit. Por historin i ri, nga i cili deri sot nuk kemi lexuar asgje, eshte ngutur shume. Ne ato qe shkruan ai tregon se ne trajten e vet nuk ka argumente qe te na bindin, por ka vetem shushka qe nxjerrin tym. Une nuk di se cfare ka mesuar ky historian i ri ne universitetin turk per historine e Shqiperise. Di vetem se ne rradhen e historianeve turq, Skenderbeu nuk gezon simpati. Ketu nuk eshte vendi per te dhene shume shpjegime se si e trajtojne epopene 25 vjecare te shqiptareve te udhehequr nga Skenderbeu. Dihet se kronistet osmane i quajne shqiptaret e kohes se Skenderbeut kokeforte, te pafe, rebele te gatshem ne cdo kohe per te kundershuar me kryengritje rendin dhe ligjin, madje edhe si kryengritesa te nxitur kurdohere nga armiqte e Perandorise Osmane. Meqenese dielli i fitoreve te Skenderbeut nuk mund te mbulohet me shoshen e propagandes shterpe, historianet e sotem turq e trajtojne Heroin me sy tjeter. E para, se fitoret e Skenderbeut alias te shqiptareve ndaj dy sulltaneve te medhenj osmane, Muratit II dhe Mehmetit II, nuk kane qene kaq te medha sa c'i pershkruajne historianet evropiane dhe e dyta, se ne forcat ushtarake te Skenderbeut benin pjese kryesisht mercenare evropiane dhe aty-ketu pak shqiptare. Tani le te kthehemi te shkrimi i ketij historiani te ri.

    ***

    Ne nje shkrim me titull "A jane armet e Skenderbeut ne Vjene", botuar ne gazeten "Shekulli", 28 shkurt 2005, pasi na njofton se "koleget e Muzeut te Vjenes e kane crregjistruar shpaten me trup te harkuar nga objektet qe i perkasin Skenderbeut", perpiqet te na binde se edhe shpata tjeter - shpata e shkurter me trup te drejte, e cila mban nje mbishkrim turqisht me emrin e Heroit - nuk qenka e tij. Pra, nga Skenderbeu, sipas tij, sot nuk kemi trasheguar asnje shpate. Po cilat jane argumentet qe ai sjell?

    Ai na thote se fillimisht ne Muzeun e Arkidukes Ferdinand ne Austri kane hyre ne vitin 1593 tri objekte te Skenderbeut: nje perkrenare dhe dy shpata, por se ku ndodheshin ato me pare, ai thote se nuk e di. Me vone, -vazhdon ai, - njera nga dy shpatat nuk figuron ne inventarin e muzeut, kurse ne gjysmen e dyte te shek. XIX, krahas shpates me trup te drejte, ne stenden e objekteve te Skenderbeut u vendos edhe nje shpate e harkuar, e cila i perngjante pallava turke te kohes, pra te shek. XV (paraprakisht themi se keto njoftime, sikurse do te shihet, nuk jane te sakta). Tani, vazhdon ai, kjo palla me trup te harkuar, eshte hequr nga vitrina e objekteve te Skenderbeut, mbasi, "koleget" i paskan thene atij se ajo "nuk i perket Heroit tone Kombetar, por eshte nje shpate e tipit bohemian qe eshte perdorur ne Luftrat Husite ne Ceki". Pastaj shton se, sipas vezhgimeve qe ka bere neper kataloge historiani yne D. Egro, ka vene re se "ne katalogun e koleksionit te armeve qe ndodhen ne Sarajin e sulltaneve ne Stamboll, ka disa shpata te kalifeve islame, qe ngjajne me shpaten me trup te harkuar te ekspozuar ne Vjene, por asnjera prej tyre nuk eshte simoter e saj, pra e njejte me te gjithe komponentet. Vetem dy prej tyre, - perfundon ai, - respektivisht njera ka trup te ngjashem dhe ndertim piktografik te njejte, ndersa tjetra ka te njejte vetem dorezen".

    Pra kemi te bejme me dy ngjasime - me shpatat e tipit bohemian te shek. XV dhe me shpatat e kalifeve islame. Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se "koleget" austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu. Gjithashtu as D. Egro nuk na ka sjelle deshmi se kjo shpate nuk eshte perdorur nga Skenderbeu, por nga filan sulltan apo kalif islam. Punonjesit e Vjenes i kane thene historianit tone te ri vetem se shpata eshte e tipit bohemian, kurse konkluzionin se Skenderbeu nuk e ka perdorur kete shpate historiani yne i ri e ka nxjerre nga xhepi i vet. E njejta gje duhet thene edhe me ngjashmerine e saj me shpaten e kalifeve islame. Askush deri sot nuk ka thene se ajo eshte shpate e tipit shqiptar ose e tipit skenderbegian. Eshte thene vetem se ate shpate e ka perdorur Skenderbeu. Pra ketu nuk flitet per prevetin e prodhimit, por per mbajtesin e saj, Skenderbeun, i cili pa qene nevoja te sjellin deshmi, dihet se ai ka blere mese njehere arme nga Evropa. Madje ka te dhena qe tregojne se Skenderbeu ka patur nje shpate te tille me trup te harkuar. Dhimiter Frengu, i cili ka sherbyer si financier i Skenderbeut ne vitet e fundit te jetes se Heroit, shkruan ne historine e tij se shpata e Skenderbeut ishte nje palle e harkuar me tehe shume te holle dhe me damaskine me shume hijeshi, e cila per cilindo dukej e rende, kurse per te ishte e lehte (La spada di Scanderbeg era scimitara storta tagliettissima, finissima damaschina che a ogn'uno pareva grave, ma a lui era molto legiera).

    Shpata qe ndodhet ne Muzeun e Vjenes i pergjigjet njoftimit te Dh. Frengut edhe nga ornamentet damaskine qe ka. Si rrjedhim, cilesimet qe ajo eshte e tipit bohemian, nuk eshte argument per te thene se ajo nuk eshte shpate e perdorur nga Skenderbeu. Une kam shfaqur mendimin se Skenderbeu, qofte si spahi (per njefare kohe) i ushtrise osmane, qofte nga shtati i tij i larte, ka qene i familjarizuar me teper me shpatat turke me trup te harkuar, sesa me shpatat me trup te drejte, e cila ishte teper e shkurter per trupin e tij. Si rrjedhim, ngjashmeria qe ajo ka me shpatat e muzeut te armeve te sulltaneve ne Top Kapi, nuk e perjashton, por e perforcon bindjen se shpata me trup te harkuar eshte shpate e Skenderbeut dhe nuk ka asnje lidhje me shpaten bohemiane.

    Ne lidhje me shpaten me trup te shkurter dhe me mbishmrimin turqisht me emrin e Skenderbeut, argumentet qe sjell historiani yne i ri, D. Egro, per te na bindur se Muzeu Historik i Artit ne Vjene, ka gabuar qe e pranon akoma se ajo eshte perdorur nga Skenderbeu, jane feminore. Sipas Faik Konices, mbishkrimi turqisht ndonese me gabime lexohet "Libehadur Allah Iskanderbeg" dhe e ka perkthyer "Kampioni i Perendise, Skenderbeu.

    Une nuk jam ne gjendje ta deshifroj mbishkrimin, por di nga ato pak qe kam mesuar se mbishkrimet osmane shpeshhere prodhohen me kaligrafi artistike, me nderthurje shkronjash, te shoqeruara me arabeske, te cilat jo te gjithe ata qe dine harfet arabe jane ne gjendje t'i lexojne, madje disave prej tyre u duken lale-lule (ornamente). E dyta, di qe F. Konica e ka njohur shume mire turqishten, jo vetem se e ka mesuar qe ne shkollen fillore ne Shqiperi dhe Rushdie ne Stamboll, jo vetem se ka nxjerre per disa kohe revisten "Albania" ne variantin turqisht, por ca me teper se ka qene nje linguist cilesor, saqe kur lexoi mbishkrimin e shpates se Skendebeut, ishte asistent i indoevropianistit te shquar freng, Prof. L. Boenloe. Historiani yne i ri thote se ka mundesi qe F. Konica te jete mbeshtetur te nje turk me emrin Sulejman i cili, sipas katalogut te Muzeut te Vjenes te vitit 1855, ka shprehur mendimin e tij (sipas D. Egros) ka "hamendesuar se kjo zhgarravine ornamentale" (jane fjalet e D. Egros) mund te lexohej ne trajten - li bahadir Allahu Iskenderbeg, kurse ai (historiani yne) thote se "ne menyren me te sforcuar arrita te lexoje vetem trajten e fjales beg dhe asgje me shume". Mbishkrimin turqisht ne shpaten me trup te drejte historiani yne mendon se e rrezon edhe me tri argumente te tjera.

    E para, ajo qe ai e quan "zhgarravine" nuk eshte emri i Skenderbeut ne turqisht i shkruar me gabime, sic thote Faik Konica, sepse Skenderbeu qe e njihte mire turqishten nuk mund te pranonte te mbante nje shpate me emrin e tij te shkruar josakte. Ky argument do te vlente per perkatesine e shpates, nese Skenderbeu, njohes i mire turqishtes do ta kishte prodhuar vete, por jo kur shpaten e ka prodhuar nje kovac, i cili nuk eshte e thene qe te ishte njohes i shkelqyer i shkrimit osmanisht. Ne kemi shembull vete vulen e Skenderbeut (vulen e madhe), ne te cilen emri i Skenderbeut eshte shkruar gabim Skanderbig, ne vend te Skanderbeg. Vetkuptohet se pergjegjesi i gabimit ishte artizani qe e prodhoi vulen dhe jo Skenderbeu. Por ky gabim nuk e pengoi Heroin ta perdorte ate ne shkresat e veta. E njejta gje duhet thene edhe per shpaten, te cilen e prodhoi kovaci dhe jo Heroi. Eshte interesante te sjellim ketu perseri nje njoftim qe na jep Dh. Frengu, i cili shkruan: "Dikur Skenderbeu mbante dy shpata, te cilat i vendoste ne nje mill, sepse ato ndonjehere gjate betejes i thyente, ose i prishte aq shume, saqe nuk mundej t'i mbante me me vete, pasi nuk e nxirrnin faqebardhe. Kjo ndodhte per shkak te demeve qe u bente armiqve". Pastaj ai shton se Skenderbeu pruri nga Italia nje mjeshter te shkelqyer, i cili beri tri palla, shume te mira. Njeren prej tyre, e cila mund te priste hekurin, ia dergoi dhurate sulltanit.

    Edhe pse nuk na lejohet te hamendesojme, me kete rast marrim guximin te supozojme se tri shpatat, njera nga te cilat iu dhurua sulltanit, ka mundesi te kene patur (sic e kerkojne zakonisht dhuratat) emrin e Skenderbeut ne mbishkrimin turqisht. E pse jo, njeren prej tyre te mos e kete mbajtur per vete Skenderbeu? E dyta, argumenti se Skenderbeu, i cili luftonte per mbrojtjen e Krishterimit nuk mund te perdorte nje shpate te ngjashme me ate te shpatave sulltanore, - gjithashtu nuk qendron. Pikepamja se Skenderbeu ka luftuar per mbrojtjen e Krishterimit, nuk eshte e sakte. Jane Papet dhe ndonje princ evropian ata qe e quajne Skenderbeun mbrojtes te krishterimit, kurse Skenderbeu vete asnjehere nuk ka thene se luftonte per te mbrojtur fene e krishtere. Ne luftrat e tij Skenderbeu ka thene se luftonte per vendin e tij, per atdheun e tij. Ai nuk mund te thoshte se luftonte per mbrojtjen e krishterimit, mbasi nuk ka luftuar vetem kunder ushtrive osmane, por edhe kunder ushtrive te krishtera te Venedikut si dhe kundershtareve te krishtere te mbretit te Napolit. Aq me pak nuk mund te thoshte, sic pohon ndonje historian Italian, se ai luftonte per mbrojtjen e fese katolike, po te kemi parasysh se ne ushtrine e vet kishte jo vetem shqiptare katolike, por edhe shqiptare ortodokse, madje nenkuptohet ne ndonje dokument, edhe shqiptare te islamizuar. Me ne fund njoftimet qe D. Egro jep per historine e dy shpatave te Skenderbeut, pervecse te cunguara, nuk jane as te sakta. Pa permendur konkretisht keto pasaktesi ne ketu po trajtojme historine e tyre me gjeresisht njoftime me te plota se ajo qe permban monografia kushtuar Skenderbeut, botuar me 2002.

    ***

    Fill pas vdekjes se Skenderbeut, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur merguan ne Itali moren me vete, midis te tjerave edhe dy shpatat, sebashku me perkrenaren e Heroit. Pas vdekjes se tyre ato kaluan ne duart e trashegimtareve. Sic dihet Gjoni pati kater djem, por prej tyre vetem djali i trete, Ferdinandi pati trashegimtare, kurse tre te tjeret (Gjergji, Kostandini, Frederiku), nuk paten femije. Ferdinandi, i cili vdiq me 1561 gjithe pasurine e tij ia la se bijes, Irenes, e vetmja femije legjitime e tij (femijet e tjere qene jashtemartesore). Irena Kastrioti, e cila pervec pasurise trashegoi dhe titullin dukeshe, u martua me 1564 me princin Pier Antonio di Sanseverino, por i shoqi, sic thone historianet italiane ishte nje plengprishes. Me shpenzimet e te hollave me vend e pa vend, brenda nje kohe te shkurter e beri pasurine e tij rrush e kumbulla. Kur vdiq, ai i la se shoqes, Irenes nje pasuri te shkaterruar dhe 700.000 dukate ari borxhe, nje shume kjo jashtezakonisht e madhe. Per te kapercyer gjendjen e shkaterruar ku e katandisi i shoqi, Irena ne bashkepunim me nje vella te saj jashtemartesor, Akili, u detyrua te shiste pasurine. Duket, se kjo situate financiare kritike, Irena Kastrioti vete, ose sebashku me vellane e saj u detyrua te shiste edhe objektet e Skenderbeut, te cilat kaluan ne duart jo te nje, por te dy bleresve. Ne vitet '70 perkrenarja dhe shpata e shkurter ndodheshin ne duart e Dukes se Urbinos, kurse shpata tjeter ne ato te dukes se Areskotit. Por te dy pronaret e rinj, objektet e Skenderbeut ua kaluan pronareve te tjere. Perkrenaren dhe shpaten e shkurter e bleu nga duka i Urbinos, Konti Eolfang i Sturbenbengut, kurse shpaten tjeter qe zoteronte Duka i Areskotit e bleu arkiduka i Stirise, Karli biri i dyte i perandorit te Austrise, per muzeun e vet, qe kishte ngritur ne qytetin e Gratzit. Kjo vertetohet nga shenimi qe permban inventari i Muzeut te Gratzit, i mbajtur me 1 nentor 1590, ku thuhet: "Me 30 tetor (pra dy dite me pare - K.F.), shpata e Skenderbeut prej Bossega e lyer me argjend hyri ne koleksionin e armeve". Ai qe i bashkoi te dy shpatat ishte biri tjeter i perandorit gjerman (vellai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit. kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Götzing), pasuroi me to muzeun qe Ferdinandi kishte ngritur ne keshtjellen e Ambrasit, prane Innsbrukut ne Tirol, me pvepra arti dhe pajime luftarake te njerezve te shquar te shek. XV-XVI. Prania e tyre ne kete muze vertetohet nga inventari i hartuar me 1593 ku jane shenuar te dy shpatat sebashku me perkrenaren e Heroit. Aty thuhet: "Gjergj Skenderbeu. Nje perkrenare ne metal te bardhe me nje rrip te lare ne ar, me ne maje nje koke dhie te lare ne ar, sebashku me briret esaj; dy shpata, njera me nje mehill lekure, qe besohet qe eshte e vertete per nga pesha dhe sepse ne te shikohen ende njolla gjaku, tjetra me nje mehill prej kadifeje; edhe kjo ka qene njesoj e nderuar si shpata qe i takonte Skenderbeut".

    Ne albumin me titull Augustissimorum imperatorum, regum, ataque archiducum illustrissimorum principum, etj, botuar ne Innsbruk, 1601 (varianti gjermanisht botuar me 1603), nga Jacob Schrenke von Gotzing, kancelari i Grandukes Ferdinand, sebashku me portretet e grumbulluara ne pallatin-muze te Ambrasit, ka perfshire edhe nje gravure te Skenderbeut, veper e piktorit Italian (nga Verona), Giovanni Battista Fontana dhe e gravuristit gjerman me nenshtetesi hollandeze Dominicus Custos. Gravura eshte teper interesante, pervec te tjerave edhe per problemin tone. Sebashku me Skenderbeun, paraqitur ne kembe, jane vizatuar dy objekte te tij, shpata me trup te shkurter, te cilen Heroi e mban ne dore dhe perkrenarja, e cila eshte vizatuar prane kembes se tij te majte. Te dy objektet kane ngjasmeri me shpaten me trup te shkurter dhe perkrenaren qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes. Kjo tregon se te pakten per kancelarin Schrenke shpata me trup te shkurter, e cila ka dhe mbishkrimin turqisht, eshte konsideruar pa dyshim, si palla e Heroit, ndoshta ngase ajo u ble njeherazi sebashku me perkrenaren.

    Qe ketej, dy shekuj e ca me vone, ne vitin 1806, sebashku me inventarin e Muzeut te Ambrasi, edhe tre objektet e Skenderbeut, u transferuan ne Muzeun Perandorak te Vjenes, por per arsye qe nuk i dime u vendosen perseri te vecuara, vecse me pozicione te ndryshme: perkrenarja me shpaten e harkuar ne sallen e Maksimilianit (Salla XXV, nr 71 dhe Nr. 92), kurse palla me trup te shkurter ne ambjentin e quajtur salla eKarlit V (Salla XXVII, Nr. 345). Ajo qe thote D. Egro se ne muze te dy shpatat u bashkuan ne gjysmen e dyte te shek. XIX, nuk eshte e vertete. Ne vitin 1897 nje qytetar shqiptar (I cili duket se ishte shkodran), gjate udhetimit te tij per ne France qendroi dy dite ne Vjene dhe sipas asaj qe shkruan vete- u ndal vetem per te pare armet e Skenderbeut ne Muzeun Perandorak. Ne letren e nenshkruar pa emer, por me siglen X qe i drejtoi nga Vjena me 15 tetor 1897 Faik Konices, i cili kete leter e botoi dy muaj me vone ne "Albania", Bruksel nr. 8, 30 dhjetor 1897. Ne leter thuhet: " Mesoni se kam pa ne Muze t'madh te Vienes pallen edhe ksulen (perkrenaren - K.F.) e t'naltit tone trim Skenderbegut Fortit. Trupi im u drodh tu e pa kete pallen e shentme (mete cilen Skenderbegu I dha dermen Turqis 30 vjet. Palla asht teper e gjat dhe gjene e ne maj pak e kthyeme, ene aq e rande sa mendohesha qish mundet me e perdor njeriu me udobisht, pse randesia e saj eshte afro tre oke me kan diftue (3 kg ene 200 gr). Presja (tehja - K.F.) asht e shkrunum me ar ene e bukur sa ma nuk banet". Me poshte shkruan: "Me qindra njerez vijne me cudit (sodit - K.F.) k'tu ne Viene armet e Skenderbeut edhe mue mu mushen syte me lot, tue menu sa nevoje ka Shqipnia e mjere me u pru n'kohrat e shkumuna". Nga kjo kuptohet se shpata me trup te harkuar ishte prane perkrenares, por e vecuar nga shpata tjeter, te cilen vizitori shkodran nuk e pa, ndoshta dhe nuk e dinte, pasi ndodhej ne nje tjeter salle.

    Por pallen tjeter e diktoi Faik Konica, i cili vizitoi kater vjet me vone Muzeun e Vjenes. Ai na sqaron se ne Muzeun Perandorak (keshtu quhej ne ate kohe muzeu qe sot mban emrin Muzeu Historik i Artit) perkrenarja me shpaten e harkuar ndodheshin ende te vecuara nga shpata me trup te drejte ne sallat e permendura.

    Nje tjeter deshmi qe tregon se te dy shpatat ndodheshin ende te vecuara njera nga tjetra, e ndeshim ne vitin 1907. Nje njohese e artit mesjetar, Anneta von Vivenot, mbesa e mikeshes se shquar te shqiptareve, baronesha J. Knorr, i dergoi redaksise se gazetes arbereshe "La nazione Albanese", fotografine e perkrenares dhe ate te shpates se gjate me trup te harkuar te Skenderbeut, qe ndodhej prane saj ne Muzeumin e Vjenes. Ne letren percjellese ajo njoftonte se te dy objektet e Skenderbeut vinin nga keshtjella e Ambrasit dhe sipas dokumenteve autentike ne shek. XVI ato ishin ne zoterim te princit Ferdinand te Tirolit. Forma e shpates eshte e ngjashme me ate te shpatave venedikase sic paraqiten ne katallogun e armeve te shek. XV. Ajo teja e shpates pak e harkuar, por mjaft e gjate, eshte e zbukuruarme ornamente shume interesante qe na kujtojne stilin roman (La Nazione Albanese, Pallagorie, Catanzaro, nr. 1, 15 janar 1907, f. 1). Tridhjete vjet me vone, ne kohen kur motrat e mbretit Zog kaluan neper Vjene dhe vizituan Muzeun e saj Historik, ne vitrine ishte ekspozuar, sikurse e tregon fotografia, vetem perkrenarja me shpaten e harkuar, mbasi per shpaten e shkurter ekzistonin ende dyshime, nese i perkiste ose jo Heroit. Por, pas Luftes se Dyte Boterore, dyshimet per shpaten e dyte, u davariten. Si rrjedhim, ne pragun e 500-vjetorit te vdekjes se Heroit, ato u bashkuan ne te njejten salle, madje ne te njejten vitrine, te "Muzeut te Historise se Artit", sic e tregon pamja e fotografuar ne vitin 1968.

    ***

    Perfundimisht eshte me vend te thuhet se orvatja e D. Egros per te na bindur se dy shpatat qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes, nuk jane perdorur nga Heroi dhe si rrjedhim, ne duhet te heqim mendjen prej tyre, eshte nje deshtim i plote. Por edhe sugjerimet qe shfaqen aty-ketu se problemin do ta ndricoje tipologjia e shpates dhe natyra e mbishkrimit nuk na nxjerrin dot ne krye. Deshmite e shkruara qe u parashtruan, besoj se jane me tefuqishme se dyshimet dhe hamendesimet. Ato na bindin se kemi te bejme me dy shpata, te cilat qe nga cereku i fundit te shek. XVI jane konsideruar vazhdimisht nga historianet dhe muzeologet si armet e Skenderbeut. Si perfundim, shqiptaret para perkrenares dhe dy shpatave do te perulen me respekt dhe ndoshta sic i ndodhi dhe vizitorit anonim shkodran te vitit 1897, " kur te jene para tyre do te kene dridhje trupi dhe lot nga syte". Sa per D. Egron e keshillojme qe te kete kujdes se eshte ende i ri dhe te mos marre vrap kaq te madh sa te kujtoje se eshte historian aq i larte dhe njohes aq i formuar i shkrimit osmanisht sa te hedhe poshte me kurajen qe karakterizon nje fillestar, shenimet e inventareve shekullore te Vjenes dhe pohimet e nje mjeshtri te tille si Faik Konica. Le te studioje kokeulur vitet qe vijne historine e Shqiperise dhe te na binde se e njeh osmanishten, pasi ne kemi patur rastin te dyshojme se ai nuk eshte ende ne gjendje te kuptoje osmanishten e shekujve XV-XVI. Edhe per Drejtorine e Institutit te Historise kemi nje sugjerim: kuadrot e reja qe i merr si punonjes shkencore ne Institut, perpara se t'i emeroje, le t'i provoje nese e zoterojne specialitetin qe pretendojne.

  12. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Në Bibliotekën e Provincës së Leçes ruhen rreth 300 libra e dorëshkrime që flasin për Shqipërinë dhe Skënderbeun. Sipas drejtorit Alessandro Laporta ka ende për të zbuluar për Heroin Kombëtar

    Biblioteka e Leçes, 300 dorëshkrime për Shqipërinë


    Shumë flitet për të, megjithatë figura e Skënderbeut mbetet e rrethuar nga hije misteri. Për shqiptarët është një hero, për të huajt një diplomat e strateg, por mbetet shumë për të zbuluar. Prof. Alessandro Laporta, drejtori i Bibliotekës në Provincën e Leçes, thotë se ka një boshllëk në histori, në lidhje me pozicionin e Gjergj Kastriot Skënderbeut i cili duhet mbushur me informacione që padyshim fshihen në arkivat italiane në Vatikan, Romë, Napoli… Vetëm në Bibliotekën e Leçes ai thotë se ruhen rreth 200-300 dorëshkrime dhe libra antikuarë që flasin për Shqipërinë e Skënderbeun. Janë kryesisht libra studimorë dhe historikë, që forcojnë imazhin e një heroi që jo vetëm u përball me Perandorinë Osmane, por edhe krijoi terrenin e duhur tek fqinjët që i mirëpritën arbëreshët në eksodin e parë në shek. XV.

    Është i njohur fakti që studiues apo shkrimtarë të huaj, mes tyre edhe italianë kanë shkruar gjithnjë rreth figurës së Skënderbeut. Është e mundur që në bibliotekën e provincës së Leçes të gjenden të tilla vepra?

    Në bibliotekën e Leçes ka libra të ndryshëm mbi historinë e Skënderbeut. Më së shumti kemi veprat e disa studiuesve nga Leçe, që kanë studiuar raportet mes Italisë dhe Shqipërisë. Do përmendja njërin prej tyre, Luigi Giuseppe de Simone, i cili ka studiuar, publikuar dhe në Bibiotekën e Leçes ruhen disa dorëshkrime. Ai është një prej nga ata shumë të ‘800-ës, që do të thotë se është një traditë e gjatë, që e sjell Skënderbeun në ditët tona. Do vija në dukje faktin që provica e Salentos është shumë pranë Shqipërisë dhe për shkak të kolonive shqiptare në Itali, një arsye më shumë për ekzistencën e këtyre dorëshkrimeve.

    Sa dorëshkrime, apo libra antikuarë gjenden në bibliotekën tuaj?

    Në fondin e dorëshkrimeve në bibliotekën tonë nuk mund të them se janë shumë. Mendoj 2-3 kartela me dorëshkrime. Nuk mund të them ndonjë numër me siguri, por janë të paktën 200-300 libra që flasin për këtë argument dhe për Shqipërinë në përgjithësi. Janë libra studimorë, historikë, mbi arkeologjinë, etj. Vepra letrare, të paktën në hapësirat pulieze, të Leçes nuk kam hasur, por më tej ka relacione që autorë italianë kanë bërë poezi, poema e romane mbi Skënderbeun.

    Si paraqitet figura e Skënderbeut në këto dokumente?

    Është pikturuar gjithnjë mirë. Ai njihet jo vetëm si mbrojtës i Shqipërisë, por edhe Italisë nga pushtimi turk. Por flitet gjithashtu edhe për dhuntitë e tij drejtuese politike të kombit dhe që e bëri të lehtë të parin emigracion të shqiptarëve, pas vdekjes së tij, në kohën e të birit Gjonit, dhe më pas. Për hir të tij shqiptarët janë mirëpritur gjithnjë në Napoli, deri në vitet ‘900.

    Çfarë ofrojnë këto dokumente për këtë figurë si diplomat dhe për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë?

    E vërteta është që ka një boshllëk në histori dhe arsyeja pse jemi mbledhur këtu është pikërisht kjo. Mbi fushatat e Skënderbeut në Itali nuk është hedhur shumë dritë. Fatkeqësisht nuk i kemi të dhënat për të kuptuar mirë se ç’ka bërë Skënderbeu në Itali dhe pas kaq shekujsh nuk ka dalë askush, asnjë historian që të rendisë mirë ngjarjet dhe të na qartësojë se si kanë rrjedhur gjërat. Nëse në Shqipëri këto gjëra janë të qarta, nuk dihet se ç’ka bërë ai në vitet 1461-1462, sa i përket jo vetëm luftërave, por edhe raporteve diplomatike me papatin, me mbretërit e Napolit. Pra ka shumë për të zbuluar. Edhe prej studimeve të de Simones nuk mund të shohim se kush fshihej pas Skënderbeut, Franca, Spanja, Venecia… Kush e drejtonte Skënderbeun, për të lëvizur në një mënyrë të atillë. Duhen bërë hulumtime dhe studime të hollësishme nëpër arkiva, në Napoli, Romë, Venecia ku gjenden edhe dokumente. Apo në arkivat e Vatikanit, që janë një ar i vërtetë dhe ku ka shumë gjëra për të zbuluar. Për shembull unë mendoj dhe jam i bindur se ekziston një biografi e Skënderbeut, “L’incunabelo dell Antivarino”, gjë që ne nuk e kemi gjetur në origjinal, por se ku është…. Do isha i lumtur që bibliotekarë, apo studiues italianë e shqiptarë të mblidheshin e të diskutonin mbi këtë çështje. Fatkeqësisht edhe studiues nuk ka. Janë shumë të paktë.

    Sa i njohur është heroi në rajonin tuaj, përtej sërës së studiuesve?

    Nuk është shumë i njohur dhe unë personalisht në librat e mi jam munduar ta thelloj jetën dhe figurën e Gjergj Kastriotit, sidomos për studentët, që të paktën të mund ta njohin se cili ishte Skënderbeu, pasi fatkeqësisht nuk njihet, ndërkohë që është e nevojshme, jo vetëm në Salento, por në gjithë Italinë.

    Alma Mile

  13. #73
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    21.10.2005

    Si u gjet thesari i Drishtit

    Isha njohur me kohë me disa fragmente të Statuteve të Drishtit, botuar në “Gjurmime albanologjike” në fillim të viteve 1970, mbështetur në tekstin e pjesshëm të kopjuar me dorën e Milan pl. Šufflay-t. Por do të ishte i gjymtë përfytyrimi im dhe i lexuesit për këtë dorëshkrim, po të mos më jepeshin të dhënat e sakta nga Danish Royal Library, ku u zbulua origjinali i tij vetëm para një muaji. Ishte drejtori i departamentit të dorëshkrimeve dhe i librave të rrallë Ivan Boserup që i ofroi koleges sime prof. dr. Kaliopi Naska një kopje të librit “Catalogus codicum latinorum medii aevii Bibliothecae Regiae Hafnensis” Katalogu i kodikëve latinisht të periudhës mesjetare që ruhen në Bibliotekën Mbretërore të Hagës, përgatitur nga Ellen Jørgensen, botuar qysh në vitin 1926, por çuditërisht i pavërejtur nga studiuesit albanologë deri vonë.

    Në këtë katalog, me signaturën “Ny kgl 1822” shkurtesë për “numrin i identifikimit në Køninglische Library” - domethënë në Bibliotekën Mbretërore - janë përshkruar të dhënat kryesore të dorëshkrimit origjinal (që ruhet po në këtë bibliotekë) të “Statuta et ordinations ecclesie Driuastensis anno 1464 ab archiepiscopo Dyrrhachiensi Paolo Angelo confirmata”. Statuti i Drishtit, sikurse njoftohet në katalog, ka 19 fletë. Për një kohë ka qenë pronë private e Sir Thomas Phillipps (ka shënimin “Phillipps ms 7308” në anën e brendshme të kapakut). Biblioteka Mbretërore Daneze e bleu në vitin 1920. Për herë të parë, duke pasur edhe autorizimin e Arkivave të Shqipërisë, dorëshkrimi u këshillua drejtpërsëdrejti nga një studiues shqiptar në janar 2005. Sipas hartuesit të katalogut, dorëshkrimi është konfirmuar nga arkipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli, i cili ka ushtruar edhe detyrën e kryekancelarit të zotit të Shqipërisë Gjergj Kastrioti. Jorgensen njofton se në fletën 19 të dorëshkrimit gjendet “stema Pauli Angeli archiepiscopi Dyrrhachiensis”. Ndërsa dr. Musa Ahmeti njofton se, në hyrje të kodikut që përmban “Statutet e Drishtit”, një tjetër përmendore e së drejtës urbane të Shqipërisë në periudhën e Rilindjes Europiane, “gjendet një miniaturë me portretin e Pal Engjëllit”, punuar me shumë finesë. Portreti dhe nistoret zbukuruese janë të praruara, kurse teksti tjetër është në cilësinë e shkrimeve të kohës. Ndonëse dorëshkrimi në katalog datohet në vitin 1464, në fakt, në fletën e fundme, teksti bën fjalë për një saktësim të vogël kronologjik: shkrimi i statuteve duhet të ketë përfunduar në vitin 1468, më 12 janar, vetëm një javë para vdekjes së Gjergj Kastriotit: “… in hanc publicam formam redegi, nil adens vel minuens, quod sensum mutet vel vitiet intellectum, et in fidem premissorum meis nomine et signo solitis roboravi, una cum appensione sigilli prefati domini archiepiscopi, MCCCCLXVIII, indictione prima, die vero XII Januarii”. Dr. Musa Ahmeti pati mirësinë të më dhuronte për të ilustruar këtë dorëshkrim një prej fletëve me kaligrafi më të qartë, me nistore të zbukuruara, që mund të trajtohet edhe si miniaturë me iluminim. Zbulimi i këtij kodiku herët a vonë do të shërbejë si shkas për një reflektim të përgjithshëm për historinë e së drejtës tradicionale në Shqipëri dhe sidomos për historinë e raporteve të së drejtës urbane me atë agrare. Vetë fakti se qytetet shqiptare edhe në vitin 1468, kur Gjergj Kastrioti për pak ditë do të ndahej nga jeta, vazhdonin të hartonin statute të qeverisjes së lirë, ka një domethënie të jashtëzakonshme. Po ashtu, i përjashtuar nga mundësia e manipulimit, në një vend të largët ku u ruajt në heshtje për shekuj me radhë, dorëshkrimi do të ndriçojë edhe burimësinë e vetë Engjëllorëve, aq të përfolur në këto vitet e fundme.

    Dorëshkrimi i “Statutit të Drishtit” për herë të parë përmendet në katalogun 438 të bukinistit gjerman Karl Wilhelm Hiersemann në qershor të vitit 1915. Ndonëse “i përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore” (M. Ahmeti), në katalogun e Hiersemann dorëshkrimi citohet me titull pak a shumë të plotë: “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis”. Hiersemann e pati nxjerrë në ankand, por dorëshkrimi nuk u shit. Pronari i riparaqiti të njëjtat shënime në “Katologun 477” të vitin 1920.

    I pari që tërhoqi vëmendjen për ekzistencën, vlerën dhe rëndësinë e këtij dorëshkrimi ishte albanologu kroat Milan pl. Šufflay. Ky u njoftua për vendodhjen dhe përmbajtjen e dorëshkrimit M. Šuflajn nga Ivan Bojničić në vitin 1916. Šufflay nuk kishte mundësi ta blinte vetë dorëshkrimin, prandaj iu drejtua për ndihmë pasanikut kroat Rauh, duke i bërë thirrje që “ta blinte për Bibliotekën Universitare të Zagrebit”. Meqë kjo thirrje e tij nuk pati përgjigje, Šufflay provoi përsëri ta shtinte në dorë përmes mikut të tij L. Thalloczy, duke i rekomanduar që blerës të ishte “Akademija Vieneze ose ajo e Budapestit”, por pa sukses. Në të njëjtën kohë ai i ishte drejtuar për ndihmë edhe Akademisë Serbe të Shkencave në Beograd. Por në vitin 1920 ai njoftohet se dorëshkrim ishte blerë nga një anonim, me një pagesë marramendëse për atë kohë prej 2000 markash. Šufflay u shqetësua shumë nga kjo blerje prej privatësh, jo vetëm sepse shpresonte që një ditë do ta kishte në dorë dhe do ta botonte vetë këtë “burim me vlera të jashtëzakonshme për mesjetën e qyteteve shqiptare”. Šufflay nuk u dorëzua. Përmes mikut të tij albanolog H. Barić, nć vitin 1924, ai arriti të identifikojë emrin e blerësit, danezit Sir Thomas Phillipps. Në bashkëpunim me dy albanologë të tjerë, V. Novak dhe H. Barić, Šufflay i drejtohet me një lutje albanologu danez H. Pedersen që të ndërmjetesonte tek Sir Thomas Phillipps për të siguruar një kopje të fotografuar të dorëshkrimit. Në vitin 1925 Šufflay e kishte një kopje të dorëshkrimit, por jo të plotë. Së bashku me V. Novak, ai përgatiti për botim dorëshkrimin, në atë masë që ia kishte siguruar Pedersen, dhe e botoi në “Zbornik za arbanasku starinu, jezik i etnologiju”, Beograd, 1927.

    Statuti i Drishtit përmban traditat më të vjetra të së drejtës vendëse (“antiquissima et observata consuetudine”). Në vijim vijnë “secundum morem et consuetudinem antiquorum”, ku gjenden të tjera norma zakonore me përhapje në traditën arbërore (për shembull, “në ç’mënyrë duhet t’i respektojnë të rinjtë të moshuarit dhe në ç’mënyrë të moshuarit duhet t’i duan të rinjtë”). Statuti përcakton mënyrën e zgjedhjes së rektorit dhe të prokuratorit (përkujdesësit) të qytetit, mënyra e përdorimit të vulës, si hartohen dokumentet dhe si njihen privilegjet (koncesionet), penalitetet dhe gjobat për vjedhje dhe mashtrim, statusi i kanonikëve dhe të drejtat e tyre për përfaqësim në bisedime ose marreveshje, dënimet për dhunime, si duhet të trajtohen ankesat e qytetarëve, si të jepet drejtësi në rast të mungesës së parashkrimit të normës statutore, si mund të jepet drejtësi me ndershmëri, duke pasur gjithnjë në mendje mësimet kishtare dhe ndëshkimin hyjnor, cilat janë ndëshkimet për martesën e dyfishtë jashtë kurore (konkubinatin). Statuti përmban edhe “nene të posaçme për ndihmën dhe mbështetjen që bashkësia qytetëse duhet t’u japë studiuesve”.

    Skribi i dorëshkrimit është kanoniku dhe noteri i Tivarit Simon Dromasys, i cili e ka përfunduar kopjimin dhe çertifikimin me 12 janar 1468. Noteri konfirmon tekstin e zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut të Durrësit Gjon Mauros. Në fakt, Pal Engjëlli ndërkaq ishte ndarë nga jeta, kështu që konfirmimi i tij duhet t’i takojë tekstit të shkruar nga kanoniku i Durrësit Mauros.

    “Statuti i Drishtit” si rregullore kanonike e një katedraleje, është i vetmi statut origjinal i njohur deri me sot në të dy anët e bregdetit Adriatik, gjatë gjithë hapësirës bregdetare, që nga Istria deri në Selanik, në faqen perëndimore të Ballkanit, dhe që nga Trieste deri në Ankona, në faqen lindore të Apenineve. Për këtë arsye dorëshkrimi merr një vlerë gjeorajonale, duke pasur në vlerësim edhe faktin se përmban kanone kishtare dhe laike (shekullare) të ndërthurura në mënyrë të pandashme, pikërisht në kohën kur në këtë rajon kishte mbërritur një faktor i ri politik, ushtarak, fetar dhe kulturor, si ish-perandoria osmane.

    Me emrin e këtij dorëshkrimi është lidhur dhe një kodik tjetër, në gjuhën latine, me titullin “De romanorum magistratibus”, dorëshkrim i përfunduar më 14 gusht 1465. Të dhënat për këtë kodik janë botuar nga Davis & Orioli, në katalogun “Rare books and early mss” - Libra të rrallë dhe dorëshkrime të hershme. Në f. 13 të këtij katalogu dorëshkrimi “De romanorum magistratibus”, që ka për autor italianin Domenico Fiocchi, çmohet me vlerë minimale shitjeje 750 stërlina, shumë që sot duhet të nënkuptojë disa dhjetëra mijë dollarë. Sipas botuesit, shkrimi i kësaj vepre është i njëjti me atë të dorës së skribit të librit “Saturnalia e Makrobiut” - Saturnalia of Macrobius - i cili është pronë e “Victoria and Albert Museum” dhe është përfunduar më 5 nëntor 1465. Ky dorëshkrim paraqet interes për botën shqiptare veçmas për faktin se, sikurse thuhet në katalog (London editions), në fletën e parë, e cila është e rrethuar me linja zbukuruese në ngjyrën e verës së kuqe, gjendet një miniaturë që paraqet një klerik dominikan duke i dhuruar dorëshkrimin e tij një princi të ri shqiptar. Kurse në fund të tekstit gjendet “portreti më i hershëm i njohur gjer më sot i Gjergj Kastriotit” - “the earliest known portrait of Scanderbeg, the albanian patriot who died in 1467”. Në vijim shpjegohet se Gjergj Kastrioti vizitoi Romën në vitin 1465, me synimin për të siguruar më shumë mbështetje nga Selia e Shenjtë për qendresën kundër pushtimit të huaj. Portreti përmban edhe dy iniciale, E. V., që, sipas botuesit, “mund të kenë kuptimin “Epirota Victor”, nëse nuk janë iniciale të emrit të piktorit”. Ky përcaktim (“Epirota Victor”) me sa dihet nuk është përmendur në ndonjë burim tjetër bibliografik. Ilustrimi tjetër i këtij dorëshkrimi, sipas hartuesve të katalogut, duhet të përmbajë vetë autorin, që ia dhuron veprën e përfunduar “a young prince”, i cili figurativisht mund të jetë Skënderbeu (“… show the scribe presenting his manuscript to his patron who is probably a relaive of Scanderbeg”). Të gjitha këto të dhëna, duke përfshirë edhe hipotezën se ky portret i Skënderbeut mund të jetë bërë nga piktori gjatë kohës së vizitës në Romë, duke e parë me sytë e vet heroin e gjallë, rikonfirmohen në “Catalogue of important western and oriental manuscripts and miniatures”, London 1961, p. 57. Një kopje e portretit të rrallë të Gjergj Kastriotit, që përmendet në të dyja botimet, në një riprodhim jocilësor, na u ofrua nga Biblioteka Mbretërore e Belgjikës dhe bën pjesë në ilustrimet e këtij libri.

    Linku:

    http://www.mod.gov.al/botime/html/us...005/faqe10.htm

  14. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Shqiptare, jepni per Skenderbeun!

    Nga Ylli POLOVINA

    Keto dite ka ndodhur e papritura e ndoshta me e deshiruara. Po e shpjegojme menjehere perse eshte fjala.

    Roma eshte qyteti perendimor me me shume simbole te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ne te, ne rrugen Aventino, gjendet Piazza “Albania” me ne qender nje permendore te Heroit tone Kombetar hipur mbi kal. Sheshi eshte i madh dhe jo rralle nje lulishte prane frekuentohet nga veprimtari politike dhe kulturore. Sheshi “Shqiperia” prane ka korpusin e stermadh te selise se FAO-s dhe po ashtu ne afersi te tij ndodhet edhe godina e Tg5, zyrat dhe studiot e edicioneve informative te televizionit te shumenjohur “Canale 5” te “Mediaset”. Shtatorja e Skenderbeut po ashtu eshte mjaft imponuese. Ne piedestalin e saj shkruhet me nje dedikim germemadh “Gjergj Kastriot Skenderbeut, Rome” dhe me poshte “Ne kujtim te peseqindvjetorit te Gjergj Kastriot Skenderbeut, mbrojtesit te pakapercyeshem te qyteterimit perendimor”. Ne permbyllje gdhendet nje kryq. Inicialet e republikes se Romes antike S.P.Q.R. dhe viti MCMLXVIII.

    Mirepo ne Rome nuk ekziston vetem nje shesh me emrin e Shqiperise dhe ne mes te tij nje monument i madh i Gjergj Kastriotit. Kryeqyteti italian ka edhe nje hapesire tjeter te tij qe i kushtohet Skenderbeut. Ne rast se zona e pare gjendet ne nje nga pjeset me historike te Romes, pra ne “kraherorin” e saj, e dyta ndodhet ne zemer, ne aorte. Gjendet midis shatervanit te njohur boterisht Fontana di Trevi dhe kompleksit te pallatit Kuirinale, selise se Presidences Italiane. Ne vije te drejte jane me pak se dyqindmetra. Sapo le sheshin e madh para Kuirinales dhe poshte shkallinave te tij zbret ne rrugen Dataria, ne te djathte, ku mbaron butaz kompleksi i pallatit, gjendet Ansa, Agjensia Italiane e Lajmeve. Pak hapa me poshte, vetem pak cape dhe menjehere ndesh rrugicen “Vicolo di Scanderbeg”. Merr poshte saj dhe gjendesh para pallatit “Scanderbeg”. Sheshi para tij mban po te njejtin emer.

    Brenda kompleksit “Scanderbeg” rrugica dhe sheshi e kane burimin e emertimit te tyre nga pallati. Eshte kjo godine, e cila ka bujtur Gjergj Kastriotin ne viziten e dyte dhe te fundit te tij ne Rome. Ne disa nga shenimet udherrefyese turistike te kryeqytetit italian per Vicolo Scanderbeg (“vicolo” saktesisht quhet nje rruge qytetese e permasave mezatare, shpesh pa dalje) shkruhet se ajo “e merr emrin nga pallati i vogel, te cilin princi shqiptar Gjergj Kastrioti i quajturi Skenderbe (qe do te thote Aleksandri i Madh) e ndertoi ne sheshin Skenderbe (ne numrin 117) atehere kur erdhi ne Rome me 1466 per t’i kerkuar ndihme Papes Pali II ne favor te popullit te krishtere shqiptar ne lufte kunder turqve. Mbi portalin e pallatit, te rinovuar teresisht me 1846, gjendet nje portret i princit nen nje veshje te ruajtur ne menyre te persosur. Gjithnje sipas ketyre shenimeve turistike Princi e ka lene ne trashegim pallatin me kushtin qe portreti i tij te restaurohej cdo here qe gjykohej e nevojshme. Kjo rruge ka qene e para ne Rome, e cila ka patur nje emer te huaj dhe ne fakt emrit, duke qene i veshtire, menjehere iu kompromentua shqiptimi ne Skanabeki ("Scannabecchi"). Keto guida shenojne se “Rruga dhe sheshi perbejne nje nder vendet me piktoreske te Romes, nje lloj parajse…”.

    Nderkohe Profesor Kristo Frasheri ne librin e tij “Skenderbeu, jeta dhe vepra”, botuar ne Tirane me 2002, ne kapitullin “Skenderbeu ne Napoli dhe ne Rome”, jep edhe ai nje informacion per kete kompleks. Profesori shkruan se Gjergj Kastrioti ne viziten e tij ne Rome u vendos ne te quajturen Shtepia e Epirotit, pra ne Shtepine e Shqiptarit. Sipas studiuesit te njohur ai pallat i vogel, realisht nje bujtine, nuk ishte prone e Gjergj Kastriotit, por e nje miku te vet. Me sa duket njeriu me emrin Epiroti ne Romen e vitit 1466 ka qene nje person shume i njohur, nje hotelier me emer e ne mos nje i pasur. Historiografia shqiptare me pas nuk ka bere publike te dhena se ne shekujt pasardhes ne duart e kujt pronari perfundoi ky pallat-hotel. Dihet qe dy shekujt e fundit ate e kane zoteruar italianet dhe se prej shume vitesh ai eshte edhe Muzeu Kombetar i Makaronave. Vijon edhe tani te jete i tille. Ka mjaft turiste te huaj qe vijne ta vizitojne pikerisht per kete origjinalitet, sepse ky eshte muzeu i vetem i makaronave ne bote dhe madje cdo vit ai jep edhe nje Cmim Evropian. Vitin e kaluar ishte edicioni i katermbedhjete. Ky konkurs kombetar organizohet nen kujdesin e Ministrise se Arsimit, te Universiteteve dhe te Kerkimit Shkencor, nga Ministria e Politikave Bujqesore dhe nga Ministria e Komunikacionit e Republikes Italiane. Per rivalizuesit e saj vetem studente jepen deri ne tetembedhjete cmime te grupuara nga gjashte gjithsecili profil konkurrues. Qellimi kryesor i ketij konkursi eshte per te ndihmuar njohjen dhe vleresimin e makaronave, edukimin e studenteve me mesimin se ky eshte nje ushqim tipik italian dhe ata duhet te perpiqen sa me shume per perhapjen ne bote te kultures se kuzhines se vendit te tyre.

    Deri ketu besojme se cdo gje eshte mjaft e qarte dhe sidomos e mirekuptueshme per lexuesin, sepse ne shqiptaret, duke patur gjelle tradicionale (ta zeme) fasulet, nuk kemi aq shume konsiderate per makaronat. Nuk ndodh kjo gje me italianet, te cilet picat dhe makaronat i kane simbole kombetare. Jane ushqime qe prej tyre jane shperndare ne te gjithe boten. Pra per ta makarona nuk eshte fragment nga nje kenge me te cilen ne tallnim gjate Luftes se Dyte Boterore ushtaret pushtues italiane. Per popullin fqinj makaronat jane vlere kulturore, jane edhe ndikim, edhe prani, edhe imazh. Problemi yne, i shqiptareve, sot nuk eshte te pertallim kete pasion kulinar te italianeve, por ta mirekuptojme. Askush nuk eshte kunder ketij Muzeu te Makaronave. Ceshtja jone, dhe keshtu rikthehemi tek shpjegimi i te papritures qe ka ndodhur keto dite, ka te beje me nje merak shume te arsyeshem: Si mund ta “pajtojme“ Heroin tone Kombetar me Muzeun italian te Makaronave? Ne godinen ku ndodhet aktualisht ky muze edhe rruga qe zbret drejtpersedrejti nga rezidenca e madhe e pushtetit (ne Kuirinale para se vendoseshin Presidenca, ka qene Papati dhe me pas Mbreteria) ka emrin e Skenderbeut. Emrin e tij ka edhe sheshi para Muzeut. Po ashtu vete godina quhet Pallati Skanderbeg. Ne balle te portes se tij gjendet e pikturuar pamja origjinale e heroit tone, shkruhet emri i tij si edhe gdhendet cilesimi si Princ i Epiroteve. Me pak fjale ne kete kompleks te rralle per kombin tone ne “caput mundi”, ne Rome, ne qytetin me te madh turistik te botes, shumica e simboleve eshte i lidhur me Gjergj Kastriotin. Nga qe italianet kane shume kohe qe nuk e dine se mes shqiptareve kane patur nje aleat te madh ne luften per mbrojtjen e lirise dhe te identitetit te tyre, pronari, Fondacioni Anjeze, duke zoteruar godinen, e shnderroi ate ne muze te makaronave. Po ta njihnin mire nga afer jeten dhe vepren e shqiptarit te famshem si edhe mikut me te madh qe prej popujve te Ballkanit italianet kane patur ndonjehere, do ta benin Muzeun e tyre te Makaronave ne nje godine tjeter. Ose ne pamundesi te nje sipermarrjeje te tille dhe ne pritje te nje zgjidhjeje tjeter, he per he do te hapnin ne te njejten ndertese edhe dy apo tre dhoma si Muze per Gjergj Kastriotin dhe kontributin e tij si mburoje e pakapercyeshme per Italine. Pak e veshtire te behej normale kjo bashkejetese e Skenderbeut me makaronat, por kur shteti yne me dekada te tera qe pas pavaresimit te tij nuk e ka pare te mundshme ta bleje pallatin, nuk ka perfundim tjeter me “te lumtur” per kryesimbolin tone atdhetar vec qe shpata e tij, sic tha nje poet, te rrije me fijet e makaronave.

    Tani se fundi, vetem pak dite me pare, ka ndodhur nje e papritur qe duhet vleresuar si e gezueshme ose se paku si “interesante”. Fondacioni Anjeze kerkon ta shese godinen. I gjithe Pallati Skanderbeg ne zemer te Romes se mbushur njezete e kater ore per njezete e kater me turiste nga i gjithe globi, kushton rreth njezete milione euro. Kjo pike strategjike e perhapjes dhe e mbrojtjes se identitetit shqiptar e vendosur realisht ne zemer te Romes, por ne te vertete para syve te te gjithe botes, e vlen te blihet nga shqiptaret. Nje fushate e madhe mund te nise kombetarisht per grumbullimin e fondeve. Nismetar mund te behen parlamentet e Tiranes apo te Prishtines, lobe politikanesh, intelektualesh dhe biznesmenesh nga te gjitha trojet shqipfolese dhe nga e tere diaspora.

    I pari qe ka deklaruar deshiren se mund te kontribuoje me pjesen e tij eshte pasardhesi Alesandro Kastriota Skanderbeg. Ai na shkruan se ne rast te mosfunksionimit te nje blerjeje te te gjithe pallatit nga shqiptaret kudo ku gjenden, “familja ime eshte shume e interesuar te bleje ne porcion te vogel. Na duket nje rast historik”.

    Dhe vertet eshte rast dhe fat historik. A do ta humbasim, si zakonisht?


    E Merkure,
    20 Shtator 2006

  15. #75
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    GJERGJ KASTRIOTI, JO VETËM I TË KRISHTERËVE, EDHE I MUSLIMANËVE

    Prof.Dr. Gazmend Shpuza


    Skënderbeu, në kushtet e hapjes së Shqipërisë, i përditësuar si emblemë, si garanci e përfshirjes sonë në Evropë, përfaqëson një dukuri historike madhore të përmasave jo vetëm kombëtare, por dhe në shkallë evropiane dhe më gjerë. Ai ndihmon fuqishëm për krijimin e hapësirave të mëdha të komunikimit të bartësve të tij me botën moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kësaj figure madhore në të kaluarën dhe, jo më pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë dhe në të ardhmen ta zhveshë atë nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.

    Epoka e Skënderbeut përfaqëson një nga elementët kyç që përbën boshtin e vetidentifikimit kolektiv të shqiptarëve, që i kanë bërë ata të ndjehen një komb i vetëm. Fakti që kujtimi i Skënderbeut si hero kombëtar u ruajt prej më se pesë shekujsh në kujtesën kolektive të shqiptarëve, në shumicë mbizotëruese myslimanë, është tepër domethënës. Si të tillë, ata, përfshi dhe të krishterët, e zhveshën nga aureola fetare me të cilën u përpoqën dhe përpiqen ta paraqesin klerikët si ata të krishterë dhe ata myslimanë. Prandaj jeta dhe vepra e Skënderbeut ruan një rëndësi të madhe aktuale. Nëse në mendjet e shqiptarëve nuk do të kishte zënë vend përfytyrimi si hero kombëtar, i vënë në diskutim nga shumë anë, miti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të ishte krejtësisht jashtë funksionit të vet të pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do të kishte mbijetuar po të mos qëndronte mbi ndarjet fetare të bartësve të këtij miti pa dallim besimi.

    Vlerësimin e Skënderbeut si hero kombëtar dhe jo si hero fetar në mënyrë lapidare dhe bindëse e ka dhënë një prift si Patër Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: “Kangët e poetëve e legjendat e rapsoditë e populllit e shfaqin Skënderbeun vetëm si një fatos feje; por para synit të historiakut e të vrojtarit të paanshëm Skëndebeu asht fatosi i lirisë dhe i pavarësisë së kombeve, tue qenë që dëshira e lirisë qe ajo që ma së pari e shtyni atë burrë të përmendun me rrokë armët për Shqipninë. Skënderbeu me atë trimni e rreptësi, me të cilën luftoi kundër turqve, që ishin myslimanë, luftoi edhe kundër venedikasve që ishin të krishtenë. Prandaj të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa ndërlikim partie a besimi, do ta nderojnë Skënderbeun si një fatos të kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punën e tij. Skënderbeu asht ideali i lirisë e i pavarësisë së Shqipërisë.”

    Karakterizimi fishtian u kundërvihet përpjekjeve që bëhen dhe sot e kësaj dite për ta minimizuar dhe reduktuar rëndësinë, madhështinë e figurës legjendare të Skënderbeut në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar. Trajtimi tërësisht në rrafsh fetar dhe, për rrjedhim, mohimi i karakterit kombëtar dhe humanist i luftrave të Skënderbeut nuk ka të bëjë vetëm me debatin shkencor. Nuk mund të përligjen përpjekjet që bëhen për ta parcelizuar fetarisht Skënderbeun me pretendimin se gjithë kjo do të lehtësonte integrimin e Shqipërisë në Europë. Të gjitha këto mendime që qarkullojnë sot tek ne, poshtë e përpjetë edhe në rrethe akademike, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të dëshmojnë katërcipërisht, se platforma e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe qëndrimi jo vetëm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokës së Skënderbeut mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite. I rritur midis feve, u bë për rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar që duhej të kishte kultura shqiptare. “Patriotizmi fetar” që po shfaqet sot, nuk është gjë tjetër, veçse rikthim te një mendësi parakombëtare, e papërshtatshme e, madje e dëmshme për njësimin kombëtar të shqiptarëve. Ai kontraston haptazi me vlerësimet objektive të një pater Gjergj Fishte.

    “Fetarizimi”, “krishterizimi”, “antiislamizimi” i luftës kundërosmane të popullit shqiptar në shek. XV nën udhëheqjen e Skënderbeut, përbën, pavarësisht nga përdorimi i fesë në të dy kampet ndërluftuese të kohës, një shtrembërim të së vërtetës historike. Për të vënë në pah këtë të vërtetë kemi dhe dëshmi të cilat në të kaluarën u amplifikuan për arsyet politike dhe ideologjike që dihen. Porse, gjithësesi, sot ato nuk mund të lihen më një anë.

    Nga përvoja e gjatë e përpjekjeve për të siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati për luftën e përbashkët, heroi ynë kombëtar, duke qenë vetë i ritit ortodoks, që njihte për të parë feje Papën (sepse Patriku i Stambollit qe vënë në shërbim të sulltan Memetit të Dytë) dhe i rritur pranë oborrit të sulltanit, në një mjedis mysliman, (ai u kthye dhe në bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve të kohës, në disa përfundime që dëshmonin se ai nuk ishte një i krishterë dhe aq i devotshëm sa ta justifikonte titullin “atlet i Krishtit”.

    Më 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i përkushtuar i biografit të Skënderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, çka kumtohet për herë të parë në shqip më 1967, Heroi i Krujës “i dëshpëruar” i deklaronte një kardinali, se “s’ka marrë nga Papa asnjë grosh”. Nga ana tjetër, Ambasadori i Milanos në Vatikan raportonte se Skënderbeu me përqeshje deklaronte se “tani e tutje ai donte të bënte luftë kundër kishës e jo kundër turkut”. Në përfundim të vizitës së tij te Papa, Skënderbeu do të deklaronte se “nuk besonte që mund të gjendej mizori më e madhe në botë sesa te këta priftërinj”. Pohime si ato, që u rreshtuan më sipër, sado që të merren me rezervë, dëshmojnë bindshëm që motivet fetare në luftën e Skënderbeut qenë në rrafsh të fundit. Edhe aq sa mund të vijnë në shprehje, ato qenë diktuar jo nga karakteri i luftës që ai udhëhoqi, por nga besmi që kishin armiqtë kryesor të vendit tonë dhe nga nevoja e sigurimit të aleatëve. Këta, pas rënies së Stambollit në duart e turqve nuk mund të kërkoheshin te krerët e Kishës Lindore e cila i qe nënshtruar sulltanëve.

    Dëshmi tjetër e vetëdijes mbifetare etnike të Skënderbeut dhe të bashkëluftëtarëve të tij është dhe historicizmi të cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skënderbeu, nga sa na dëshmon Papa Piu II në kujtimet e tij, dhe, siç dihet tashmë nga të gjithë, në një letër drejtuar princit të Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumë krenari prejardhjen epirote të popullit të vet. Me këtë deklaratë ai, me sa dimë, është i pari që shpreh pa mëdyshje dhe përkatësinë e tij etnike, duke lënë më një anë etnonimin arbëresh. Asokohe ky emërtim kishte marrë karakter sektar sepse me të identifikoheshin vetëm arbëreshët katolikë. Skënderbeu dhe të tjerë më pas e patën të qartë se ky përcaktim si i tillë, tashmë përjashtonte prej tij jo vetëm arbëreshët ortodoksë por dhe arbëreshët që kishin nisur të islamizoheshin, prandaj duhej braktisur.

    Megjithëse fama që kishte fituar në ballë të luftës së popullit të vet për liri ishte shumë më e madhe se sa ajo që kishte fituar në radhët e ushtrisë së sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skënder. Ai ishte i vetëdijshëm për ndryshimet në pikëpamje fetare që kishin filluar dhe po thelloheshin në gjirin e popullit të tij. Prandaj, megjithë vlerësimin e lartë që i bënte Evropa e krishterë, duke e shpallur si “atlet të Krishtit”, ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin që kishte marrë në mesin e turqve e të nënshkruante Aleksandër. Neoarbëreshët nën shembullin e Skënderbeut, me vetpërcaktimin epirot u ngritën mbi konceptet fetare të përcaktimeve etnike të Mesjetës dhe përqafuan koncepte moderne mbifetare.

    Kjo ishte shprehje e një vetëdije të lartë etnike, e një ndërgjegjeje të spikatur historike. Ishte vetë realiteti pasarbëresh, me larminë e tij fetare, i cili kërkonte në kushtet e mbizotërimit të politikave teokratike një zgjidhje pozitive në përputhje me të. Kishat ortodokse dhe perandoritë ballkanike, duke vënë shenjën e barazimit midis besimit dhe kombësisë i konsideronin paraardhësit tanë turq, grek, latinë dhe sllavë. Në këto rrethana, të cilat i vunë neoarbëreshët përballë rrezikut që të humbisnin njësinë e tyre etnike, iu drejtuan trashëgimisë historike që nga kohët e lashta. Ajo ofronte mundësi zgjidhjeje të larmishme dhe zgjidhjen më të përshtatshme e bëri Skënderbeu.

    Roli i traditës skënderbeiane në përballimin e politikave kishtare dhe shtetërore teokratike ballkanike për kapërcimin e një krize plotësisht të mundshme të identitetit etnik kombëtar nga paraardhësit tanë shprehet qartë dhe bindshëm në të gjithë këtë proces.

    Paraardhësit tanë, që nga Skënderbeu dhe humanistët më pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapërcyen me sukses të plotë rrjedhimet që sillte mungesa e një kishe nacionale. Shqiptarët u bashkuan për rreth Skënderbeut pa dallim besimi, e përsërisim, në se ishin të krishterë latinë, të krishterë bizantinë, pravosllavë dhe unitë apo edhe të sapokthyer në islamë. Konsekuent në qëndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshëm që për hir të interesave të atdheut të luftonte dhe luftoi kundër vëllezërve të një feje. Prandaj, për të gjitha sa u tha më sipër dhe përkundrejt epitetit “atlet i Krishtit”, të dhënë nga autoritetet më të larta të kishës katolike, për motive të caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipërisë është përjetësuar, si Hero Kombëtar në një popullsi me shumicë mbizotëruese myslimane dhe ndryshe nuk mund të ndodhte.

    Përballë këtij realiteti historik madhor para kryesive të bashkësive fetare të shqiptarëve në shtetin amë, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Diasporë del detyra që të reflektojnë thellë dhe të bëhen interpretë autentikë të ndërgjegjes kombëtare të besimtarëve që udhëheqin në lutjet e tyre përpara Zotit.

    Më së parit, qëndrimi i deritanishëm i krerëve të bashkësive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombëtar është i pamjaftueshëm. Ai duhet të pajtohet plotësisht me ndjenjat e besimtarëve myslimanë ndaj Heroit të vet Kombëtar, çka vlen të shprehet qartë dhe hapur. Edhe përpjekjet për “privatizimin” e Skënderbeut, fetarisht, nga përfaqësues të bashkësive të krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo që ndodhen, duke iu kundërvënë hapur karakterizimit të Patër Gjergjit, e vënë në pikëpyetje figurën e tij si hero kombëtar, e cënojnë rendë imazhin e vërtetë të tij si të tillë.

    I pakuptueshëm në këtë drejtim mbetet, për mendimin tonë, qëndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skënderbeut. Ai është shumë larg mësimeve të shenjtorit të bektashizmit shqiptar, Naim Frashërit. Qerbelaja e Naimit nuk mund të kuptohet pa Historinë e tij të Skënderbeut.

    Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, pikërisht sepse qëndron mbi themelet e një kishe të kthyer në xhami dhe, nuk e teprojmë të themi, se qëndron edhe mbi themelet e një tempulli pagan pranë mureve të lashtë të Lisit të ilirëve, zotave të të cilëve u ka kënduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, është dhe do të mbetet një faltore e shenjtë kombëtare për të gjithë shqiptarët pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesë së shqiptarëve, shqiptarisë, të cilën e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa në vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit. Ceremonitë fetare të kryera deri më tani te ky monument i atdhetarizmit të mbarë shqiptarëve kërkojnë ta privatizojnë tempullin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe të tëhuajsojnë prej tij shumicën e tyre. Veprime të këtij lloji për parcelizimin fetar të heroit kombëtar i shërbejnë përçarjes kombëtare të shqiptarëve.

    Ceremonitë fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe të tjera në nderim të heroit kombëtar të shqiptarëve, epirotit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e kanë vendin e vet në të gjitha faltoret e shqiptarëve, në të gjitha tempujt fetar, në xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe në të gjitha tempujt e kulturës.

    Vendimi i ministrit të Kulturës të disa viteve më parë, zotit Teodor Laço për të ndaluar ceremoni të tilla separatiste në vendvarrimin e heroit të Krujës në Lezhë nuk kishte pse të anullohej. Ai mbetet një vendim plotësisht i drejtë, në radhë të pare, për të gjitha arsyet që u përpoqëm të parashtronim më sipër dhe jo sepse u bë nën trysninë e rivaliteteve midis krerëve të kishave për të kryer ceremonitë e tyre në të, për ta privatizuar këtë pronë të përbashkët të kombit shqiptar.

    Krerët e bashkësive fetare shqiptare mund të vijnë të gjithë në këtë faltore të përbashkët përkrah njëri-tjetrit dhe të hyjnizojnë në gjuhën shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisë, jo vetëm të të krishterëve, por dhe të myslimanëve. Ata mund t’i drejtohen për këtë qëllim jo vetëm Naimit, jo vetëm pater Gjergjit, por të gjithë poetëve tanë rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet për ta konsideruar Skënderbeun thjesht si një “atlet të Krishtit”, si trajtesat “shkencore” të nivelit pasuniversitar për shkurorëzimin e vijës politike të “skënderbegasve” përballë vijës, të pretenduar, “nacionaliste” të “vasalistëve”, apo dhe kërkesat për destruktimin e mitit të tij, çojnë në një pikë.

    Ata, pa dashur e ndoshta më shumë me dashje, mëtojnë, në fund të fundit, ta privojnë popullin shqiptar nga heroi i vet kombëtar. Ne e kemi realisht një hero të tillë të përmasave evropiane, pa pasur nevojë ta mitologjizojmë atë, dhe nuk mund të lejohet t’i bihet mohit apo edhe të përbaltet me një mënyrë apo me një tjetër. Sulmet ndaj mitit të Skënderbeut për destruktimin e tij, me pretendimin për një të ashtuquajtur rishikim kritik të thelbit të tij nuk mund të shërbejnë tjetër veçse për mohimin e tij, për përçarjen e shqiptarëve. Skënderbeu mbetet mishërim i idealit patriotik, i idealit të unitetit kombëtar, i virtyteve të popullit të vet.

    Prandaj në vitin jubilar të lindjes së tij, siç na mëson dhe Fishta i madh, është në nderin e të gjithë “shqiptarëvet të vërtetë”, “pa ndërlikim partie a besimi” ta nderojnë Skënderbeun “si një fatos të kombit” si “ideali i lirisë e i pavarësisë së Shqipërisë.” Thirrja e Fishtës u drejtohet më së pari krerëve fetarë të të gjitha besimeve. Skënderbeu objektivisht, i shërben fuqimisht përfshirjes së popullit tonë në rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, të cilave ai u përkiste tërësisht qysh në fillimet e tyre, që para afro 600 vjetëve, jo vetëm me luftën e tij por dhe me pikëpamjet moderne për kombin. Përvoja skënderbegiane na mëson që përfshirja, integrimi i shqiptarëve si komb në Europë nuk mund të arrihet mbi baza fetare.


    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

    P.S. Tendenca e disa esktremisteve e dogmatisteve fetar per te manipuluar me veprimtarine e tij dhe ta perdorin si mjet per arritjen e qellimeve te tyre, eshte ofendimi me i madh qe mund ti behet jetes, idealit dhe veprimtarise se Skenderbeut, ngaqe nje skllav i religjionit nuk ka kapacitet te kuptoj nje figure madhore si Skenderbeu, rrethanat dhe kushtet ne te cilin ai veproi dhe luftoi. Arsyeja eshte se ata nuk shohin pertej mureve te kishave, xhamiave dhe objekteve tjera fetar....kufinjte e botes se tyre fillojne dhe perfundojne brenda ketyre mureve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 23-09-2006 më 07:49

  16. #76
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Busti i Skënderbeut ngrihet në Detroit

    Presidenti shqiptar Moisiu në përurimin e statujës


    Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë pritet të mblidhen në sheshin jashtë kishës së Shën Palit ditën e sotme në një eveniment të rëndësishëm për ta. “Kardinali e Kishës Katolike në Detroit, Adam Maida dhe presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, do të zbulojnë sot statujën e heroit shqiptar, Skënderbeu, i cili simbolizon mënyrën se si katolikët dhe myslimanët shqiptarë dikur i tejkaluan diferencat në dobi të unitetit kombëtar”, shkruan “Detroit Free Press”. Statuja e Skënderbeut ka kushtuar 150 mijë dollarë dhe është punuar nga skulptori shqiptar, Kreshnik Xhiku.
    Ceremonia
    Ceremonia do të mbledhë në rrugën “525 W. Auburn, Rochester Hill” rreth dhjetë mijë shqiptarë jo vetëm nga Detroiti, por nga gjithë SHBA-ja. Vetë Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu do të jetë i pranishëm për të përuruar skulpturën e gdhendur nga Kreshnik Xhiku. Atë Anton Kcira, i kishës katolike shqiptare të Shën Palit, u shpreh: “Skënderbeu është një hero i madh për shqiptarët, por ne mendojmë se ai duhet të konsiderohej si hero edhe nga pjesa tjetër e botës, nëse njerëzit do të dinin historinë e tij”. Ndërsa Frances Trix, antropolog në Universitetin e Indianës dhe ekspert në historinë fetare të Shqipërisë, u shpreh: “Për vite me radhë në mënyrë të pabesueshme ai i mbajti forcat osmane jashtë Shqipërisë dhe jashtë pjesës tjetër të Evropës. Ja përse ai është një hero për gjithë shqiptarët”.
    Kreshnik Xhiku
    Kreshnik Xhiku ka qenë dekan ne Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas mbërritjes së tij në SHBA, ai e vijoi profesionin, duke bërë që skulpturat e tij të jenë pjesë e shumë koleksioneve private dhe shtetërore dhe duke fituar një sërë çmimesh.

    Qytetet ku ngrihet busti i Skenderbeut

    Tiranë
    Krujë
    Prishtinë
    Romë (Itali)
    Vjenë (Austri)
    Budapest (Hungari)
    Gjenevë (Zvicër)


    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-09-2006 më 20:35

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Takim per ngritjen e Monumentit te Skenderbeut ne Nju Jork


    Nga Pierre-Pandeli Simsia
    Nju Jork

    Diten e Shtune, me 30 Shtator 2006 Komuniteti Shqiptar i Nju Jorkut u mblodh ne nje takim ne nje nga sallat ne pallatin e Vatajve, Bronx, NY.
    Qellimi i atij takimi ishte diskutime dhe ngritja e nje komisioni per te shpejtuar nismen e marre para disa viteve per ngritjen e permendores se Gjergj Kastriotit, Skenderbeu ne Nju Jork.
    I ftuar nderi ne ate takim ishte intelektuali i mirenjohur shqiptar, zoteria Astrit Leka, i ardhur posacerisht nga Zvicra e larget, ku edhe eshte qytetar i atij shteti.
    Ne sallen e mjaftueshme per ate takim, si gjithmone ne te tilla ceremonish, mbulesa e tryezes kryesore te ligjeruesit ishte me ngjyrat kuq e zi, shenja te flamurit tone te shenjte, ku binte ne sy shqiponja dykrenore. Ishin vendosur gjithashtu edhe dy flamujt kombetar, Flamuri Shqiptar dhe Flamuri Amerikan.
    Pjesemarresit ne takim, intelektuale te njohur ne komunitetin tone si: Dr. Selahedin Velaj, Kryetari i Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Agron Fico, Zoteria i nderuar, i pranishem ne cdo aktivitet Ahmet Zherka, Artisti regjisor Xhevat Limani, Nenkryetari i Shoqates se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptaro-Amerikane, poeti Mehill Velaj, ish diplomatet shqiptare zoterinjte Pellumb Kulla dhe Skender Shkupi, Zef Bala, Kryetari i Shoqates Cameria per Nju jorkun, zoteria i nderuar Sali Bollati, bashkeshortet Kozeta dhe Qemal Zylo, Merita Bajraktari-McCormack, gazetarja Mimoza Dajci,skenografi Astrit Tota, shkrimtari Klajd Kapinova, Luc Malota, Agron Mirdita, Genc Leka e shume te tjere, ndoqen me interes fjalen e hapjes nga zoti Astrit Leka.
    Zoti Leka me urtesine e tij qe e karakterizon, me kulture qytetare pasi shqiptoi fjalet: "Kam ardhur ketu per Skenderbeun" i beri nje ekspoze te shkurter veprimtarise se tij, takimet me personalitetet e larta te shteteve te ndryshme te botes per vendosjen e monumenteve te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne kryeqytetet e atyre shteteve.
    Biseda ishte terheqese dhe interesante. Keshtu zoti Leka, ndermjet takimeve te ndryshme qe ka patur, permendi edhe ato me Zhak Shirak dhe Toni Bler.
    Fjala e zotit Leka disa here u nderpre nga duartrokitjet, e ne mes duartrokitjeve me te drejte ishte edhe nderhyrja e Dr. Namik Shehut, kur e cilesoi zotin Leka Ambasador te Skenderbeut. Perseri te pranishmit duartrokiten pas atyre fjaleve te Dr. Shehut.
    "Per britaniket ishte anonim..." tha zoti Astrit Leka, por kur ndodhi lufta ne Kosove dhe kur kryeministri e perkrahu ate lufte, zoti Leka shfrytezoi edhe rastin per te patur nje takim me kryeministrin britanik dhe fale Zotit, ai takim u be, ku zoti Leka iu paraqit me pseudonimin "Alariku". Disa fjale gjate dialogut me K/ministrin Bler qe zoti Astrit Leka i permendi ne ate takim si: "Mos kujtoni se Kosova eshte Vietnam.... Mos kujtoni se komunizmi eshte ne ngjitje..." ishin shume prekese per te gjithe te pranishmit ne salle.
    Gjithashtu z. Astrit Leka ka zbuluar edhe lidhjen qe kane britaniket me Skenderbeun."Mbreteresha Elisabet kur shkonte ne kishe, falej per Skenderbeun..." Gjate gjithe ligjerates se tij z. Leka na dha sihariqin se brenda nje viti ne Londer do te ngrihet busti i Skenderbeut.
    Intelektuali i nderuar i komunitetit Dr. Selahedin Velaj, pasi i uroi mireseardhjen ne Nju Jork nga Zvicra e larget, shprehu mendimin e tij qe monumenti i Skenderbeut jo vetem duhet te ngrihet ne Nju Jork, por edhe te nderhyhet ne Bashkine e Nju Jorkut per vend.
    I te njejtit mendim ishte edhe Dr. Namik Shehu, kur shprehu mendimin e tij se, duhet krijuar nje komision dhe pa humbur kohe, qe neser duhet te shkojme ne bashki per dhenien e lejes... madje Dr. Shehu, shprehu mendimin e tij qe Monumenti i Skenderbeut duhet te vendoset prane O.K.B-se...
    Aktori, regjisori, dramaturgu i mirenjohur Xhevat Limani ndermjet te tjerash, insistoi qe ai Monument duhet te ngrihet ne Manhatten, duke spjeguar edhe aresyet. Meqenese Manhatteni eshte jo vetem qendra e 5 qyteteve te Nju Jorkut, por edhe e tre shteteve NY, N.J., C.T. "Ne Manhatten, Skenderbeu do te kishte me teper tingull dhe kembane..." tha ndermjet te tjerash artisti Limani.
    Emeruesi i perbashket i atij takimi ishte vendosja e Monumentit te Skenderbeut ne Nju Jork dhe te gjithe folesit folen rreth atij emeruesi, duke dhene sejcili mendimet e veta.
    Keshtu folen zoterinjte Pellumb Kulla, Agron Fico, Mehill Velaj, Zef Bala, Qemal Zylo, Luc Malota, Agron Mirdita, Merita Shkupi etj., madje per thjeshtesi, zoti Pellumb Kulla e perjashtoi veten e tij ne pjesemarrje te nje komisioni, sipas propozimit qe iu be, qe, sic e spjegoi edhe vete ai, nuk do te thote se do te jete i shkeputur rreth kesaj ceshtje. Perkundrazi do jape maksimumin e tij.
    Edhe nje vogelushe Dhimitra Ksenopuli e ardhur enkas per ate takim, recitoi nje vjershe per Skenderbeun, qe u duartrokit nga te pranishmit.
    Ne fund me propozimin e pjesemarresve u ngrit nje komision i perkohshem ku do te punoje me perkushtim ne te ardhmen, me nderhyrjen ne Bashkine e Nju Jorkut, qe endra dhe deshira jone te behet realitet, ngritja e Monumentit te Gjergj kastriot Skenderbeut ne Nju Jork.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  18. #78
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Skënderbeu do kalërojë dhe në Nju-Jork

    Formohet komisioni për ngritjen e një monumenti tjetër të heroit tonë kombëtar

    Ideja për ngritjen e një monumenti të Skënderbeut në Nju-Jork është hedhur vite më parë, por komuniteti i emigrantëve shqiptarë që jeton dhe punon atje, kërkojnë që kjo ide të sendërtohet sa më shpejt. Për këtë, të shtunën pasdite në Bronks, në të quajturin Pallat i Vatajve, u realizua një takim, me qëllim përshpejtimin e nismës për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit edhe në Nju-Jork. Prej pjesëmarrësve u hodhën variante të shumta për vendvendosjen e monumentit. Disa prej tyre, thanë se Skënderbeu duhet të vihej pranë selisë së OKB-së.

    Ndërsa aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur kosovar, Xhevat Limani, tha se monumenti duhej të ngrihej në Manhatan. "Aty Skënderbeu do kishte më tepër tingull dhe kambanë", tha mes të tjerash artisti Limani. Por, gjithçka u la e hapur, duke i qëndruar të përbashkëtës, se kishte ardhur koha për ngritjen e një monumenti të heroit tonë kombëtar dhe në Nju-Jork.

    Për këtë u ngrit një komision i përkohshëm me disa anëtarë, i cili do merret fillimisht me nxjerrjen e lejes në Bashkinë e Nju-Jorkut, e më pas me të gjitha etapat e tjera të ngritjes së monumentit.

    Gazeta shqip, linku:

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=2950

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    per te ngritur nje bust te denje per kryeheroin tone duhen lek (euro,dollare)ne qofte se ka nje numer llogarie nga ndonje shoqat apo ku di un se çfare ta publikojne ne forum apo gazeta dhe ke keshtu te gjith kemi mundesine te japim sa mundemi per ndertimin e tije. do ishte nje nisme e mire ku te gjith do te tregonim sa patriota jemi.

  20. #80
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Dorëshkrimi i rrallë është shkruar nga një mik i afërt i Mediçëve, i përket vitit 1451 dhe ruhet në Firence

    Skënderbeu mes strategëve të mëdhenj

    Emri i Gjergj Kastriotit mes atyre të Belisarit, Atilës, Guiskardit e Timur Lengut


    Anisa Papleka

    Numri i veprave të botuara në gjuhë të ndryshme që bëjnë fjalë për kryeheroin tonë është shumë i madh, megjithatë, bibliotekat dhe arkivat e ndryshëm të Evropës ruajnë dorëshkrime të pabotuara dhe të panjohura, në të cilat, autorë të njohur e anonimë kanë lënë dëshmi dhe fakte të gjalla me vlerë të jashtëzakonshme që na mundësojmë të ndriçojmë dhe të njohim rrethanat shoqërore-ekonomike, funksionimin e shtetit, organizimin politiko-ushtarak, veprimtarinë e kancelarisë diplomatike, të drejtën zakonore; por edhe të kaluarën dhe biografinë e përgjithshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

    Në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Firencës, (La Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze), ruhet një vëllim me dorëshkrime, me titull: "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /Jetë njerëzish të ndritur të lashtë e bashkëkohorë/, në mesin e të cilëve është edhe një dorëshkrim - biografi, për Skënderbeun. (Për këtë dorëshkrim ka shkruar L. Marlekaj, L. Malltezi, M. Ahmeti etj).

    Në fund të faqeve, anash, por edhe në mes të rreshtave, ka korrigjime e shënime të ndryshme, (veçanërisht të shumta, në biografinë e Giovani Corvinos), të bëra nga persona të panjohur, shkrimi i të cilëve dallohet nga ai i autorit, ngase është i dobët, e në disa raste edhe i palexueshëm, derisa shkrimi i autorit është i qartë, i bukur dhe lexohet lehtë, gjë që vërehet edhe prej kopjes së origjinalit nga fleta 141r, të cilën po e botojmë ne, si ilustrim.

    Dorëshkrimi i biografisë /jetës/ së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut është i renditur i shtati. Numri i rreshtave në faqe nuk është i njëjti, ai varion nga 23 në 27, për faqe. Në gjithë dorëshkrim ka shënime anësore (margina), por edhe mes rreshtash, nga një dorë e dytë, e panjohur. Shënimet kryesisht janë përmirësime gabimesh drejtshkrimore, e vetëm në dy raste ndreqje emrash. Në tërësi, dorëshkrimi lexohet lehtë dhe pa vështirësi. Sipas zakonit të kohës, ka iniciale (nistore) dhe shkurtesa të shumta. Në dorëshkrim, nuk ka vizatime e as zbukurime.

    Vepra e Anonimit, "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /"Jetë njerëzish të ndritur të lashtë e bashkëkohorë"/, mund të datohet në bazë të një të dhëne shumë të rëndësishme, e cila ndodhet në faqen e parafundit, në tekstin e dorëshkrimit të biografisë së Skënderbeut, (faqe 149r në dorëshkrimin origjinal), ku autori ynë Anonim shkruan: "As pas lumturisë së pafundme e të papërshkrueshme të shtëpisë së Otomanëve nga viti MÇCLIII /1353/, (sipas të gjitha gjasave, këtu kemi të bëjmë me një lëshim të autorit, ngase mendojmë se, bëhet fjalë për vitin 1453, data e rënies së Konstantinopolit, e jo siç është shënuar në dorëshkrim, viti 1353), e deri më sot, MDXLI /1541/, nuk gjendet dikush, në historinë e vërtetë, që nën emrin e krishterë, me aq pak forca e ndihma, të ketë luftuar Turkun e Madh, sa i ndrituri Skënderbe (...)", pra sipas këtij shënimi, biografia e Skënderbeut është shkruar në vitin 1541! Datë kjo, që sipas mendimit tonë, përbën edhe fundin e shkrimit të të gjitha biografive tjera.

    Prej këndej, vërehet qartë se autori ynë, përpara se të shkruante për jetën e udhëheqësit shqiptar, kishte shkruar për jetët e kalorësve të tjerë të nderuar dhe të shkëlqyer të asaj kohe si: Attendolo, Piçinino, Montefeltro, Sforza, Corvino dhe Hunyadi. Për të nxjerrë një përfundim të tillë na ndihmon vetë autori, i cili në dorëshkrimin: "Alberti di famiglie illustrissime", në kapitullin e fundit: "Aragones Hispaniarum Reges", i cili ndodhet i renditur si i fundit në lidhjen e tanishme, shkruan: "Karli i V-të dhe bashkëshortja e tij, e vdekur para pak kohe, dmth. në muajin maj të vitin 1539...". (Ex Carlo quinto Germaniae, ac Hispaniarum rege Siciliaeque, et eius coniuge nuper defunctae Videlicet anno M.D.XXXIX mense maio, quae Portugalliae Regis Filia fuerat, proles gentia vivit).

    I gjithë dorëshkrimi përfshin 20 zëra, 17 biografi të personaliteteve luftarake dhe 3 kronika historike, të cilat nuk janë shumë të gjata, por janë shumë të pasura me të dhëna biografike të sakta, si dhe përshkrime interesante luftërash, por edhe momente episodike të ndryshme si p.sh., mbi origjinën, traditën familjare, stemat, flamujt, betejat, kështjellat dhe kalorësit që ishin në shërbim të tyre etj. Stili është tradicional për kohën kur u shkrua dorëshkrimi. Fjalitë janë të gjata, e nganjëherë edhe mjaft të komplikuara. Gjuha është mjaft e rrjedhshme, me disa veçori të caktuara, që na bëjnë të mendojmë se autori ynë Anonim ishte me origjinë nga Sicilia, ose të paktën atje kishte jetuar një kohë të gjatë.

    Nga 17 luftëtarët që përshkruan Anonimi ynë, shtatë janë italianë: Giovanni de Medici, /ose Giovanni delle Bande Nere/ (1468-1526), Castruçio Castracani, (1281-1328), Micheletto Attendolo, (1377-1446), Jacopo Piçinino, (1386-1464), Ezzelino III da Romano, (1194-1259), Frederico da Montefeltro, (1422-1482); Muzio Attendolo, /ose: Sforza/ (1386-1423); dy bizantinë: Belisari, (505-565); dhe Narseti (512-568); dy normanë: Boemondo, (1050-1111); dhe Roberto Guiscardo, (1014-1085); dy hungarezë: Giovanni Hunyadi (1387-1456); dhe Mattia Corvino (1440-1490); një longobardas: Alboino, (ka jetuar në shekullin e VI, dihet vetëm viti i vdekjes, 572); një shqiptar: Giorgio Castriota Scanderbeg, (1403-1468); një hun: Attila, (ka jetuar në shekullin e V, dihet vetëm viti i vdekjes, 469); dhe një mongolas Tamerlano /ose: Timur lang/, (1336-1447).

    Renditja e dorëshkrimeve në gjendjen e sotme, si duket nuk është bërë nga dora e autorit, por nga një dorë e dytë! Kjo gjë mund të jetë bërë kur është bërë lidhja e dorëshkrimeve në këtë volum, nga ana e bibliotekistit, ose ndonjë personi tjetër, ngase nuk është ruajtur as rendi alfabetik, e as ai kronologjik i personave dhe ngjarjeve. Pra, mendojmë se autori, nuk i ka shkruar me këtë renditje dorëshkrimet e tij. Këtë gjë e ilustrojmë me dorëshkrimin e "Vita di Scanderbego", i cili është i renditur si i shtati, e duhej të ishte ndër të fundit, në mos i fundit fare.

    Autori ynë Anonim, është një historian /kronist, biograf/ italian, identitetin e të cilit, me gjithë përpjekjet tona të shumta, nuk kemi mundur ta zbulojmë. Disa të dhëna të pakta mbi autorin mund të nxirren nga vetë dorëshkrimi. Ka shkruar dy vepra, njëra ka humbur, ndërsa për dorëshkrime të tjera nuk kemi të dhëna. Fillimisht, mund të themi se autori ishte sicilian ose kohë të gjatë ka jetuar në Sicili. Në këtë përfundim na shtyn dialekti karakteristik sicilian në të cilin janë shkruar të gjitha dorëshkrimet.

    Lidhjet e ngushta me familjen de Medici vërehen nga letra përkushtuese që shoqëron biografinë e Giovanni di Medicit, e cila u paraprin jetëve të tjera dhe i drejtohet djalit të tij, Cosimo, dukë i madh i Toskanës. Me një kujdes të veçantë, autori ngre lartë të bëmat e kësaj familjeje, duke vënë në pah meritat e saj, për përkrahjen dhe zhvillimin e letërsisë latine e greke, por edhe arteve të bukura e poezisë veçanërisht. Kësaj familjeje, autori ynë i kushton një vepër të tërë, e cila fatkeqësisht ka humbur.

    Nga dorëshkrimi i biografisë së Frederico da Montefeltro-s, mësojmë se autori ishte i lidhur edhe me familjen e dukës së Urbinos, që kishte mbledhur rreth vetes një numër të madh humanistësh. Prej këndej mund të argumentohet që ai ishte i njohur në rrethet kulturore të këtyre dy qendrave të rëndësishme humaniste të kohës. Nga literatura e përmendur në dorëshkrimin që shqyrtojmë, mësojmë se autori ka njohur shumë autorë të kohës, e ndër ta edhe veprat e humanistëve shqiptarë: Marin Barletit, Dhimitër Frëngut e Marin Beçikemit etj.




    ****

    Anonimi, fillimisht kishte hezituar të shkruajë për jetën e heroit shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, dhe për këtë gjë tregon edhe motivet e tij! Së pari, vëren ai, se disa shkrimtarë dhe historianë të njohur të kohës së Papës Eugen i IV-të, (1432-1447), nuk përmendin as Skënderbeun e as veprat e tij të shumta luftarake. Shkrimtarë dhe historianë të tjerë kishin shkruar për Skënderbeun, "vetëm në mënyrë fragmentare, gjë që nuk i përkiste realitetit historik", shkruan Anonimi ynë. Ai thotë: "qeshë duke lënë në heshtje jetën e tij...", por më vonë ka ndërruar mendje, ngase disa miq e kishin këshilluar që: "të mos hiqja dorë nga renditja e këtij kavalieri në mesin e shumë kavalierëve të tjerë të nderuar, e të shkëlqyer të asaj kohe; jetët e të cilëve dhe bëmat e tyre, i kam renditur më sipër". Është interesant një pohim i Anonimit se: "një autor anonim venecian, kishte shkruar për Skënderbeun një biografi jokomplete dhe me një gjuhë vulgare, të trashë; e cila ishte vështirë të kuptohej". Ne nuk kemi njohuri për një vepër të tillë! Ndërsa për Marin Barletin dhe veprën e tij për Skënderbeun të shkruar në gjuhën latine ai ka mendim të lartë dhe pohon se vepra: "ishte shkruar me elegancë, kreativitet të lartë, stil të veçantë me një gjuhë të bukur, por gjithsesi, edhe me disa të meta të ndjeshme rreth ngjarjeve dhe gjykimeve, të cilat në disa raste, nuk janë të paanshme". Megjithëkëtë, Anonimi ynë vazhdon: "ngaqë isha i nxitur nga shenjtëria e tij, Papa Pius II, (1458-1473); nga Sabellico, /1436-1506/, (i ati i të cilit ishte takuar me Gjergj Kastriotin - Skënderbeun gjatë ekspeditës së tij në Itali, që kishte vajtur t‘i ndihmonte mbretit të Arragonës, Fredinadit II-të në gusht të vitit 1461); nga Callimaco; nga Niçolo Secondino; nga Pontano, /1426-1503/; si dhe nga Volaterrano, /1434-1516/; të cilët, në veprat e tyre shkruajnë për famën dhe bëmat e këtij burri fisnik, edhe unë, vendosa që ta renditja në mesin e jetëve, të kalorësve të tjerë, të nderuar dhe të shkëlqyer edhe princin shqiptar, Gjergj Kastriotin - Skënderbeun..."

    Kjo hyrje e shkurtër, që i paraprin jetëshkrimit të Skënderbeut, sqaron, jo vetëm qëndrimin e pasigurt e hezitues të Anonimit, para se të fillojë veprën, por në të njëjtën kohë, manifeston sensin kritik nga i cili ai është udhëhequr, por në të njëjtën kohë tregon edhe burimet e shfrytëzuara dhe të konsultuara për shkrimin e jetës së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Këto burime janë të shumta, të nduarduarshme, duke filluar që nga veprat e botuara, kronikat e biografitë e ndryshme, por edhe dokumentet e kohës, rast i rrallë ky, ngase për përpilimin dhe shkrimin e biografive janë dhënë vetëm të dhënat më kryesore, në formë shumë të shkurtër ose krejt fragmentare. Kjo gjë e dallon Anonimin nga autorët tjerë të periudhës pararendëse dhe veprat e tyre analoge, si p.sh., "Vite di uomini illustri del secolo XV" e Vespasiano da Bistiçi-t, /1421-1498/; "Vitea virorum illustrium" e Paolo Giovi-t, /1483-1552/, të cilat i kemi konsultuar. I pari, siç vërehet nga vetë titulli, shkroi për jetët e njerëzve të ndritur të kohës së vet, pra shekulli i XV, dhe i dyti, shkroi për jetët e njerëzve të ndritur të çdo kohe, e të çdo vendi. Por, si njëri ashtu edhe tjetri, krahas biografive të njerëzve të ndritur dhe të njohur, për bëmat e tyre luftarake, shkruajnë edhe biografi personalitetesh tjera, të cilët kanë të bëjnë me veprimtari të ndryshme, si religjion, letërsi, politikë, art, kulturë, burrështetas të ndryshëm etj. E kundërta është me Anonimin tonë. Ai përshkruan vetëm biografitë e luftëtarëve të famshëm dhe personaliteteve të mëdha që shkëlqyen në luftëra dhe në përdorim të armëve, që nga antika e largët, e cila padyshim se na ofron shembuj madhështorë të një heroizmi mitik, e deri në kohën e tij, e cila nuk mbetet gjë mbrapa kësaj epoke, duke përfshirë këtu edhe Heroin tonë Kombëtar me luftërat e tij madhështore! Autorët e cekur kanë ruajtur renditjen kronologjike të personaliteteve, biografitë e të cilëve i kanë shkruar, derisa tek Anonimi, nuk ndodh kështu. Autori ynë Anonim, ndërtoi tregimin e tij, /biografinë për Skënderbeun/, duke pasur si synim, jo vetëm efektin narrativ, por edhe hetimin historik, të mbështetur nga një literaturë e pasur, e plotësuar me dokumente të ndryshme, me dëshirë që të krijojë një figurë sa më të gjallë, por në të njëjtën kohë, duke u munduar të mos bjerë në lëshimet e Marin Barletit dhe autorëve të tjerë të kohës. Autori e ndjek Skënderbeun në provat e kurajës dhe të karakterit, por disi vë anash jetën shpirtërore dhe atë politike, duke lënë mundësi debati për autoritetin dhe madhështinë e tij!



    Gazeta Shqip (05.10.2006), linku:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=3145

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •