Prifti grek, seks me djemte e Korces"
E Marte, 22 Mars 2005
I prezantuar ne qytetet e juglindjes si "Papa Jani", nje prift helen qe ishte i autorizuar te vinte ne Shqiperi, "per te perhapur ortodoksine", dyshohet se abuzonte seksualisht me djemte shqiptare, i nxitur nga prirjet e dyshuara te tij, homoseksuale. Policia e heton ne kete piste, ndersa punonjes te disa hoteleve, tregojne fakte qe forcojne akuzat. Deshmia si priftit grek, iu tha "mjaft" ne dogane, teksa hynte per te dhjeten here, duke perdorurdisa emra te rreme
KORCE - Nje prift grek, dyshohet se ka zgjedhur qytetin e Korces dhe ate te Bilishtit per te kryer marredhenie seksuale me djem te rinj, te cilet i siguronte gjate udhetimeve te tij te shpeshta ne rajonin juglindor shqiptar. Burime te mireinformuara prane Drejtorise se Policise ne Korce, bejne te ditur per "Korrierin", se prifti paraprakisht eshte identifikuar me emrin Aris Malilis, rreth 50 vjec. Por ai eshte shfaqur ne hyrje-daljet e tij ne vendin tone, kryesisht ne Korce dhe Bilisht, edhe me dy emra te tjere te rreme, Papa Janis Kaliuhos dhe Papa Janis Kalinfos. Prifti i dyshuar per prirje homoseksuale dhe abuzim seksual me te rinjte shqiptare, eshte vene ne listen e te dyshuarve qe prej pak ditesh. Nderkohe qe ka qene nje kontrollor i policise shqiptare ne piken e kalimit te Kapshtices qe ka nisur te dyshoje tek shtetasi grek i cili hynte ne Shqiperi ne menyre shume te shpejte dhe te vecante.
Duke iu referuar te njejtave burime mesohet se hyrja e fundit ne Shqiperi nepermjet te njejtes pike kalimi Papa Jani ka hyre gjate dites se veres me 14 mars dhe ka qendruar per dy dite ne qytetin e Korces. Ndalesat dhe lidhjet e Papa Janit, prifti nga zona e Follorines, pjese e Greqise veriore ne kufi me Shqiperine kane qene perhere me persona te njejte, nderkohe qe lidhja e tij permanente eshte nje i ri nga qyteti i Pogradecit mjeti i te cilit ka pritur priftin ne Kapshtice. Prifti homoseksual kryente marredhenie intime me djem te moshes 18-30 vjec, nderkohe qe kete fakt sipas policise e kane konfirmuar edhe punonjes te ndryshem te hoteleve qe frekuentonte kleriku orthodoks.
Deshmi te ndryshme vijne per frekuentim te hoteleve me luksoze te qytetit te serenatave, nderkohe qe disa prej pronareve te tyre e kane pohuar faktin qe te kene pasur per klient priftin homoseksual. Keshtu Hotel Grand-i, Hotel Regency, Hotel Pacili kane qene pikat ku kleriku emri i te cilit ka mbetur i veshur me mister edhe per policine vendore ka frekuentuar ne mardheniet e tij intime me te rinj shqiptare te cilet i paguante me cmime qe ende nuk jane konfirmuar.
E pyetur nga "Korrieri", nje punonjese prane hotel Regency-it ne Korce, e cila nuk ka dashur te identifikohet ka pranuar te kete pare ne dhomen nr 108 te hotelit, disa here me rradhe ne kohe te ndryshme (se fundi me 13 dhe 14 mars 2005), shtetasin grek me veladon te zi, i cili regjistrohej me emrin Papa Janis Kaliuhos. Ai, mbyllej ne dhome per disa ore me dy djem qe punonjesja, tha i njeh per fytyre dhe jane banore nga qyteti i Korces. Ngjarja e bujshme, ishte edhe ne qender te emisionit satirik "Fiks Fare" ne top Channel, ne programin e tij te djeshem. Irena Vreto
Mare nga korrieri.com
Krijoni Kontakt