Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 240
  1. #1
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe

    Ne cdo universitete te njohura Amerikane ata qe studiojn qe jan ne major "Languages" thojn qe gjuha shqipe esht e 3 e vjeter. E para esht Armenian, Germanic dhe gjuha shqipe. Gjuha Armene lindi gjuhet qe fliten ne lindje prsh rusishtja, kurs eGermanic lindi kto gjuhet skandinaze, dhe te vendeve ne qender te Europes psh, Polonia, Cekia etj. Ndersha gjuha shqipe lindi gjuhet e sotme te Europes perendimore psh Italishtja, spanjishtja etj. Kto fakte mund ose nuk mund te jen te sakta por ndaqe jan edhe dalluar nga universitete te njohura Amerikane them se kan shum renci. Sum vende te Europes dhe kultura te tjrera nuk duan qe ta quan shqipen si nje nga gjuhet e vjetra se na kan inat ose xhelozi qe Shqiperia nji vend kaq i vogel me popullsi dhe e pushtuar gjithnje te ket nje impakt kaq te madhe qe pjesa me e madhe e mohojn vetem prej historise tone

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo e para eshte Greke, e dyta eshte Armenian, e treta Gjermanike dhe Sllave, dhe pastaj vjen gjuha shqipe. A do futemi ne Evrope apo si eshte kjo pune ? He tani lerini keto perralla me mbret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Jo e para eshte Greke, e dyta eshte Armenian, e treta Gjermanike dhe Sllave, dhe pastaj vjen gjuha shqipe. A do futemi ne Evrope apo si eshte kjo pune ? He tani lerini keto perralla me mbret.
    Jo mer ti ca greku vetme grekun dini ju sepse ka pas me shum histori te lashte edhe te duket sikur ata kan qen gjighnje te parit per cdo gje.

  4. #4
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Gjuha Shqipe


    Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
    Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
    Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

    Origjina

    Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
    Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
    Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
    Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
    1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
    2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
    3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
    4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
    5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
    Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.

    Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe


    Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
    Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
    Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
    “Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
    Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
    Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
    I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
    Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
    Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
    Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
    “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
    Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
    Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
    Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
    Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
    Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
    Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
    Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
    Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
    Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.


    Dialektet e gjuhės shqipe

    Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
    Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
    Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

    Shqipja standarte


    Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
    Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
    Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
    Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
    Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
    Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
    Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
    Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
    Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
    Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
    Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
    Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
    Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
    Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).



    Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.


    Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
    Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
    Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
    Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
    Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
    Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
    Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
    Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
    Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
    Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
    Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
    Pėrhapja e gjuhės shqipe
    Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
    Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.




    Studimet pėr gjuhėn shqipe


    Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
    Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
    Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
    Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
    Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
    Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
    Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
    Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
    Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
    Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
    Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
    Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
    Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
    Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
    Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
    Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
    Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
    Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
    Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
    Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

    Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
    Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
    Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
    Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
    Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
    Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.


    marre nga Shqiperia.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #5
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162

    Kjo tregon se Shqipja eshte gjuha me e vjeter Indo-Europjane

    Kjo e fundit poashtu tregon se Shqipja eshte gjuha me e vjeter Indo-Europjane!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILIRI I MADH : 18-12-2005 mė 16:46

  6. #6

  7. #7
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Ky websajt qe e ke vene aty eshte gabim, se ata e kane vene Shqipen ne te njejten grupe me ato te afganistanit edhe te tjerat qe jane afer "Caucus Albania" d.m.th. ata thone se ne vime nga kavkazi nja 600 vjet me perpara sic thone serbet...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Origjina e nje gjuhes se nje populli nuk do thot teresishte se ai popull vjen nga atje, por tregon shenja se kjo gjuha jon ka huazime qe vijn nga gjuha indo-europiane e kjo s'do te thot se ne vijm nga indija apo kaukazi...
    Duhet te kemi parasysh se ne keto troje te sotme shqiptare kan jetuar pellazget qe njihen si autokton, e pastaj me zhdukjen e ketij emri s'do te thot se me ky popull nuk egziston...
    Me vendosjen e disa popujve nga lindja, arianve, ne europen e tere trubullohen gjuhet e kjo s'do thot qe ne s'kemi trasheguar asgje nga pellazget e iliret...
    Te marrim një shembëll konkret;
    Gjuha anglo-saksone ka periardhje germanike, pra nga dy fiset e famshme Anglet dhe Saksonët qe kalojn detin dhe pushtojn ujdhesen e sotme te mbretnise se bashkueme qe dikur quhej Britanika, por gjuha mori emrin anglo-saksone e jo gjuha autoktone e britanikve....por kjo s'do te thot se tere Britanin e kan pushtuar A&S. por kan len gjurme dhe asgje tjeter se gjuha gjermane me angleze kan dallim shumë.
    keshtu edeh me neve, na u ështe imponuar ky term per gjuhen shqipe gjoja se ka periardhje indo-europiane por harrojn se ne trashegojm nga gjuha e vjeter pellazgjike dhe ilire....
    Per ate qe thojn serbet se gjoja kemi periardhje nga kaukazi, une s'qaj fare koken se s'ka kurrfare lidhje as me gjuhe e as me gjenetiken ndermjet popullit azeri dhe popullit shqiptar.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Jo e para eshte Greke, e dyta eshte Armenian, e treta Gjermanike dhe Sllave, dhe pastaj vjen gjuha shqipe. A do futemi ne Evrope apo si eshte kjo pune ? He tani lerini keto perralla me mbret.
    Jo teknikisht shqipja eshte me e vjetra se nuk rrjedh nga asnje grup linguist. Shife ate pemen e gjuheve qe ka postuar ky djali ktu, dhe lere dashurine e madh te grekve.

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Gjuha Shqipe eshte e para ne familjen Indo-Europiane bashk me Armenian & Germanic.


    Familja Indo-Europiane ka 10 dege duke filluar me numra nga i pari deri tek i fundi:

    (1) Albanian
    (2) Armenian
    (3) Baltic
    (4) Slavic
    (5) Celtic
    (6) Germanic
    (7) Greek
    (8) Indo-Aryan
    (9) Iranian
    (10) Romance

    Familja Indo-Europiane sote:

    Albanian

    Armenian

    Balto-Slavic
    * Bulgarian
    * Czech
    * Latvian
    * Lithuanian
    * Polish
    * Russian
    * Serbo-Croatian
    * Slovak
    * Slovenian
    * Ukrainian

    Celtic
    * Breton
    * Irish (Celtic)
    * Scots (Celtic)
    * Welsh

    Germanic
    * Dutch
    * English
    * German
    * Scandinavian
    o Danish
    o Icelandic
    o Norwegian
    o Swedish

    Greek

    Indo-Iranian
    * Bengali
    * Farsi
    * Hindi
    * Pashto
    * Urdu

    Romance
    * French
    * Italian
    * Portuguese
    * Romanian
    * Spanish


    Gjuha Shqipe ka lindur gjuhet qe fliten ne Lindje te Evropes, Germanic ka lindur gjuhet Sllave dhe Armenian ka lindur gjuhet qe fliten ne Azin
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  11. #11
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    Citim Postuar mė parė nga ILIRI I MADH

    Kjo e fundit poashtu tregon se Shqipja eshte gjuha me e vjeter Indo-Europjane!
    Cili eshte burimi i kesaj?

  12. #12
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga pryll
    Cili eshte burimi i kesaj?
    Mendoj se eshte mare nga frosina.com

  13. #13

  14. #14
    Aramaishten nuk e shoh gjekundi.

    Jo gjuhen Armene, por Aramaisht, qe ishte gjuha e folur nga Krishti dhe qe shume pak njerez e flasin sot. Eshte gjuhe ne zhdukje, nderkohe vleresohet si nga gjuhet me te vjetra.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  15. #15
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anėtarėsuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    gjuha shqipe Nr. 1
    Nuk krahasohet me tjeter.

  16. #16
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Aramaishten nuk e shoh gjekundi.

    Jo gjuhen Armene, por Aramaisht, qe ishte gjuha e folur nga Krishti dhe qe shume pak njerez e flasin sot. Eshte gjuhe ne zhdukje, nderkohe vleresohet si nga gjuhet me te vjetra.
    Aramaishtja (Aramaic) eshte gjuhe semite dhe nuk eshte gjuhe indo-evropiane. Aramaishtja eshte ne grup me hebreishten dhe arabishten ne gjuhet semite.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pėrmes mbishkrimeve, Pierre Cabanes zbulon se si ka funksionuar jeta shoqėrore dhe fetare nė territoret ilire

    Cabanes: Eshtė folur ilirisht dhe shkruar nė gjuhėn e sovranit


    Alma Mile

    Pėr tė mbishkrimet janė njė botė mė vete. Aty lexon shumė mė tepėr nga ē’kanė lėnė historianėt. Kėtė herė erdhi nė Shqipėri pėr Leon Rey-n, por nuk humbi rastin tė parashtronte para studiuesve dhe arkeologėve shqiptarė, atė ē’ka zbuluar kohėt e fundit nė njė nga zonat e jugore tė vendit, pėrmes mbishkrimeve. Pėrmes gėrmave arkeologu dhe studiuesi francez Perre Cabanes zbulon se si ka funksionuar shoqėria antike, cilat ishin perėnditė qė u faleshin, si ndryshuan ato me kalimin e shekujve, si u liruan skllevėrit, etj. Sė fundmi, ai studioi mbishkrimet mbi guroren e Gramatės, pranė Dhėrmiut, por edhe tė shumė mbishkrimeve tė tjera tė gjetura mbi rrėnojat e Butrintit. Fakti qė askund nuk ka gjetur ndonjė fjalė nė gjuhėn ilire, pėr tė ėshtė normale. “Kjo ndodh edhe nė Francė”, - thotė ai duke qeshur, duke i mėshuar idesė qė ilirėt kanė pėrdorur si gjuhė tė folur ilirishten, ndėrsa nė tė shkruar gjuhėn e sovranit, pra greqishten, apo latinishten.

    Keni bėrė njė studim mbi jetėn fetare nė njė zonė nė jug tė Shqipėrisė, Ku bazohet ai dhe cilat janė dėshmitė?
    Bėhet fjalė pėr zonėn e Gramatės, 15 kilometra nė veri tė Dhėrmiut e cila ėshtė ėshtė pėrdorur nė shek. VI para Krishtit si gurore dhe ku janė zbuluar mbishkrime tė shumta. Ekzistojnė shumė gurore nė kėtė gadishull, sidomos nė pjesėn lindore qė ėshtė pėrballė Vlorės, pėrgjatė detit Jon dhe qė kanė shėrbyer pėr tė ēuar gurė nė qytetet e Durrėsit, Apolonisė, Orikumit dhe ndoshta dhe nė qytetet italiane nė jug. Mbi muret e gurores gjejmė mbishkrime qė datojnė mė vonė se pėrdorimi i gurores dhe qė na japin tė dhėna deri nė vitin 1000-1500. Shumė prej tyre janė shuar nga era nga shiu, megjithatė edhe ato qė kanė mbetur thonė shumė. Mbishkrimet mė tė lashta janė ato me gėrma tė greqishtes sė vjetėr, qė datojnė mes shek. III - I para Krishtit. Karakteristikė e mbishkrimeve tė kėsaj periudhe janė lutjet qė u drejtohen perėndive Dioskurė, qė mė vonė nė traditėn romake quhen Poluks dhe Kastor. Dioskurėt paraqesin perėnditė e mbrojtjes sė zonave detare, siē i gjejmė edhe nė dialogėt homerike, tė cilat i tregojnė si zotėr qė janė tė aftė tė zbusin stuhitė e tė shpėtojnė detarėt nė rrezik. Kėto mbishkrime shėrbejnė pėr t’i kujtuar Dioskurėve tė mbrojnė burrat dhe gratė qė jetojnė pranė Gramatės, apo edhe diku tjetėr. Nė tre mbishkrime kėrkohet ndihmė pėr shėrimin e personave tė sėmurė tė njė familjeje.
    Kėto mbishkrime janė lėnė nga vendas?
    Njerėzit qė kanė lėnė kėto mbishkrime dėshmojnė qė i pėrkasin njė komuniteti tė caktuar, i cili mund tė jetė njė komunitet skllevėrish, por pėrmendet dhe njė komunitet ushtarėsh. Nė kėtė zonė ka pasur gjithnjė trupa ushtarake.
    Mund tė flitet pėr njė tempull tė ngritur nė kėtė vend?
    Ajo qė mbetet pėr t’u vėrtetuar ėshtė nėse kėtu ka qenė njė sanktuar i vėrtetė, apo njė sanktuar i hapur nė natyrė. Diku pėrmendet edhe fjala Dioskurion, qė mund tė jetė njė tempull, ose njė vend kushtuar perėndive, njė pemė apo njė objekt tjetėr natyror. Diku tjetėr lutja nuk i drejtohet mė Dioskurėve por priftit tė madh tė perėndive, Arkironit, pėr t’u kujtuar pėr tre persona. Gjithashtu kemi njė mbishkrim jashtė periudhės antike, qė pėrmend perėndinė egjiptiane Isis, perėndia e drejtėsisė Tenis dhe njė tjetėr romake, Anteros, qė ishte perėndia e dashurive kontradiktore.
    Ku ndryshonin mbishkrimet e periudhės romake nga ajo antike?
    Edhe gjatė periudhės romake, nėpėr mbishkrime gjejmė emra, por ndryshe nga ajo antike, nuk bėhet fjalė mė pėr emra perėndish, por njerėzish. Njė rast interesant ėshtė emri i Pompeit, kundėrshtarit tė Ēezarit. Nuk them se ka qenė ai qė ka shkruar mbishkrimin mbi faqen e shkėmbit, por dikush tjetėr. Dimė qė gjatė bregut ishte njė ushtri qė tė mbante Cezarin larg. Tė tjerė mbishkrime ku pėrmenden emra konsujsh datojnė nė vitet 44 dhe 11 para Krishtit.
    Kur fillojnė tė shfaqen mbishkrimet e para, qė kanė si subjekt fenė e krishterė?
    Pas shek. VII, pas dyndjeve barbare rishfaqet sėrish gjuha greke. Por tashmė nuk pėrmenden mė Dioskurėt, por Krishti. Kėto mbishkrime tė periudhės mesjetare janė gjithnjė tė shkruara sipas njė formule identike, fillojnė me emrin e Krishtit, apo Zotit dhe i kėrkohet ndihmė. Kryesisht shprehja ėshtė : “Zot eja nė ndihmė tė shėrbėtorit tėnd!”. Ka shumė mbishkrime nė kėtė periudhė nė njė gjuhė greke qė ėshtė e vėshtirė tė lexohet. Njė mbishkrim qė na ēudit shumė ėshtė i vitit 1369, ku pėrmendet emri i perandorit tė Kostandinopojės Janit V Paleologut, i cili, sipas teksteve letrare, ka kaluar nė gjirin e Gramatės, ka shkuar nė Venecia dhe nė Romė, pėr t’i kėrkuar Papės Ivani V, qė vendet e Evropės Perėndimore tė dėrgojnė ndihmė nė Kostandinopojė, kundėr pėrparimit tė turqve. Perandori Bizantin ishte gati tė kalonte nga feja ortodokse nė atė katolike, por ndihma e krishterimit perėndimor nuk ishte e mjaftueshme, pasi Kostandinopoja u pushtua nga turqit nė 1453.
    Mes kėsaj shumėsie mbishkrimesh dhe gjuhėsh, si ka mundėsi qė nuk gjendet asgjė nė gjuhėn ilire?
    Tė njėjtėn pyetje bėjmė edhe ne nė Francė, se pėrse nuk gjejmė dėshmi tė gjuhės sė shkruar gale. Kemi gjetur gėrma greke qė nuk japin fjalė greke dhe qė mendohet tė jenė gale. Kėtu kur njerėzit kishin nevojė tė shkruanin, pėrdornin gjuhėn e qytetėrimit dominues, pra gjuhėn greke dhe deri tani nuk kemi gjetur asnjė fjalė tė shkruar nė gjuhėn ilire, as tek ju dhe as nė territoret e ish – Jugosllavisė. Por mendoj se padyshim kėtu kanė ekzistuar qytetėrime qė pėrdornin vetėm gjuhėn e folur dhe jo atė tė shkruar.
    Ju gjithashtu keni deshifruar mbishkrime mbi rrėnojat e Butrintit, ēfarė keni zbuluar mes gėrmash?
    Nė Butrint gjendet njė shumicė mbishkrimesh qė i pėrkasin periudhės sė lirimit tė skllevėrve. Nė Butrint janė liruar rreth 600 skllevėr gjatė njė periudhe 2 shekullore. Por ajo ēka ngjall interes ėshtė zbulimi pėrmes tyre i organizimit tė shoqėrisė dhe tė pronarėve. Njė karakteristikė e ēuditshme ėshtė qė liria nuk i jepej thjesht kryetarit tė familjes. Nė Butrint liria ishte e plotė pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Nė kėtė zonė ndeshim kryesisht njė shoqėri barinjsh, por qė ka kontribuar pėr t’i dhėnė gruas njė pozitė mė tė rėndėsishme nė shoqėri, pasi nė shumicėn e kohės burrat mungonin, pasi shkonin me bagėtitė nė zonat e verimit. Ky ėshtė njė lloj organizimi qė e gjen nė Epirin grek, por qė pėrfshinte tė gjithė zonėn e quajtur nė periudhėn antike Kaoni, pjesė e sė cilės ishte edhe Butrinti.




    02/02/2006

    shekulli

  18. #18
    Citim Postuar mė parė nga niku-nyc
    Jo mer ti ca greku vetme grekun dini ju sepse ka pas me shum histori te lashte edhe te duket sikur ata kan qen gjighnje te parit per cdo gje.
    Ne te gjitha studimet qe kam ndjekur deri tani dhe sipas historise, grekerit dhe shqiptaret kane qene te paret ne ate zone te Europes (ku jane dhe sot). Dhe greqishtja mbetet me e vjetra gjuhe e shkruar. Shkrimi i pare i shqipes supozohet te jete Meshari i Gjon Buzukut.(~1555) nderkohe qe Grekerit kane filluar te shkruajne shume me pare se ne.
    Sa do qe do te donim qe mos te ishte e vertete fakti eshte fakt. S'mund te flasim per gjuhe"gjermanike" apo "sllave" para "greek" sepse sllavet kane ardhur shume me vone ne Ballkan rreth shekullit (V-IV). Nderkohe qe Iliret jane shfaqur qe ne vitet 1000 p.e.s. dhe grekerit kane qene aty gjate kesaj kohe.

    te gjitha keto qe kam shkruar me lart, jane bazuar ne nje liber mbi historine Ilireve.

    Teme interesante dhe do te doja te shkruanin te gjithe nga pak.
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  19. #19
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Por ajo ēka ngjall interes ėshtė zbulimi pėrmes tyre i organizimit tė shoqėrisė dhe tė pronarėve. Njė karakteristikė e ēuditshme ėshtė qė liria nuk i jepej thjesht kryetarit tė familjes. Nė Butrint liria ishte e plotė pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Nė kėtė zonė ndeshim kryesisht njė shoqėri barinjsh, por qė ka kontribuar pėr t’i dhėnė gruas njė pozitė mė tė rėndėsishme nė shoqėri, pasi nė shumicėn e kohės burrat mungonin, pasi shkonin me bagėtitė nė zonat e verimit. Ky ėshtė njė lloj organizimi qė e gjen nė Epirin grek, por qė pėrfshinte tė gjithė zonėn e quajtur nė periudhėn antike Kaoni, pjesė e sė cilės ishte edhe Butrinti.



    Ky pohim mbeshtet terthorazi ipotezen hungareze se ne fakt rumunet e sotem apo vllehet jane ish-banoret latine ,qe dikur popullonin bregdetin shqiptar.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Dhe greqishtja mbetet me e vjetra gjuhe e shkruar
    Jo mej goce, greqishtja nuk ka si te mbetet gjuha 'me e vjeter e shkruar', per vete faktin se greqishtja nuk ka qene gjuha e pare qe eshte hedhur ne leter. Vendi i pare i takon gjuhes se sumereve (fund i milieniumit te katert p.e.s), se ishin ata qe te paret e shkruan gjuhen e tyre te folur. Bile greqishtja nuk eshte as gjuha e pare indo-europiane qe eshte shkruar. Ai 'nder' u takon hititeve, qe ishin indo-europianet e pare qe e hodhen ne leter gjuhen e tyre te folur. Greqishtja u shkrua me vone, disa shekuj pas gjuhes se hititeve, edhe ate fale kontaktit qe kishin greket me popujt e civilizuar te Lindjes se Mesme. Pasoje e ketyre kontakteve eshte alfabeti grek, i huazuar (me pak ndryshime) nga fenikasit. Ajo qe thua ti pra nuk qendron.

    Shkrimi i pare i shqipes supozohet te jete Meshari i Gjon Buzukut.(~1555) nderkohe qe Grekerit kane filluar te shkruajne shume me pare se ne
    Po he moj Julie, si e spjegon ti kete mos-shkruarje te shqipes? Cileve faktore ua atribuon ti kete vonese te shkrimit shqip?.

    S'mund te flasim per gjuhe"gjermanike" apo "sllave" para "greek" sepse sllavet kane ardhur shume me vone ne Ballkan rreth shekullit (V-IV)
    C'do te thuash ti me kete qe ke shkruar me siper, se nuk te kuptoj? Je mjaft konfuze! C'ka te bej levizja, c'vendosja apo degezimi i nje popullsie qe flet nje gjuhe te caktuar, me vjeteresin e nje gjuhe? Ti ja atribuon greqishtes vjetersine per shkak se greqishtja, per dallim nga gjuha proto-gjermanike dhe ajo proto-sllave, nuk u degezua deri ne ate mase sa te formoje dialekte aq te dallueshme nga njera tjetra, qe me vone te evoluojne ne gjuhe me vete me tipare karakteristike te tyret. Kjo qe u tha me siper ama nuk ka te beje me vjetersine e nje gjuhe, sic mendon ti, por me faktore historiko-gjeografik qe kane ndikuar dhe kane mundesuar qe nje gjuhe te kete shtrirje me te madhe gjeografike, dhe per pasoje dialektizim me te madh.

    Fiset gjermanike dhe ato sllave, ndryshe nga greket, ja dolen te popullojne dhe kolonizojne vise te tera te banuara nga popuj autoktone, dhe gradualisht, ne viset e kolonizuara arriten te formojne nje identitet te tyrin. Paralelisht me formimin e identiteteve te tyre te reja, evoluoi edhe dialekti i tyre. Po kjo nuk i ben keto gjuhe me 'moshe' me te re se gjuha greke, sic mendon ti, se cdo gjuhe u nenshtrohet ligjeve te evoluimit.

    PS: sllavet nuk jane vendosur ne Ballkan ne shek. 'V-IV', por ne shekujt VI-VII.

    Nderkohe qe Iliret jane shfaqur qe ne vitet 1000 p.e.s. dhe grekerit kane qene aty gjate kesaj kohe.
    Ku jane shfaqur, nga jane shfaqur dhe si jane shfaqur iliret, dhe ku kane qene greket gjate asaj kohe?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fejer_nagy : 03-02-2006 mė 01:25

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •