Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ibiza
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    11

    Shqiptaret, banoret me te hershem te adriatikut.

    Shqiptarėt, banorėt mė tė hershėm tė Adriatikut


    Prof. dr. Dhimitėr Pilika

    Sipas autorėve tė lashtė, Adriatiku nė fillim quhej “Deti i Kronosit dhe i Reas”, mė pas “Gjiri Jonian”, me njė emėrtim tė trefishtė, tė lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike.
    Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, mė 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtėrore, politike dhe kulturore e pellazgėve, orakulli paragrek i sė cilės ka qenė mė i lashti dhe mė i njohuri nė Ballkan e nė Europė. Disa qindra dijetarė, klasikė e modernė, shpesh me emėr ndėrkombėtar, janė marrė me kėtė popull. Disa prej tyre kanė pėrdorur nė rrafsh tė gjėrė, nė shėrbim tė sė vėrtetės, pėrparėsinė e faktorėve vendimtarė tė brendshėm, vendorė. Rrjedhimisht, ata kanė nxjerrė argumente autentikė tė pashtershme sidomos pas sjelljes nė Luvėr tė gjetjeve arkeologjike tė Dodonės dhe daljes mė 1878 nė Paris tė dy vėllimeve tė Konstantinit Karapanos “Dodona dhe rrėnojat e saj”. Kėto zbulime sensacionale kishin bėrė pėr vete paraprakisht bashkėpunimin aktiv tė anėtarėve tė Institutit tė Francės E. Egger dhe J. De Witte, qė mbahen si pasuesit e pellazgistėve francezė J. B. Jourdan (1746), Ch. Dupuis (1798), L. Petit-Radel (1810-1852), J. Michelet (1831), L. Benloeė (1877).
    Nė shkallė ndėrkombėtare prej gjithė pėrfundimeve tė tyre tė verifikuara mirė, del se pellazgėt, qė mbizotėronin nė Adriatik, i kanė sjellė Europės, ndėr tė tjera, alfabetin e parė, qytetėrimin mė tė lashtė: mjeshtėrinė, teknikat e dobishme, themelet e shkencės, mitologjinė etj., e nė veēanti emrin e vetė Europės, kulturėn e grurit, shpikjen e bukės, ndėrtimin e qyteteve e bėrjen e regjistrimeve, tė ligjeve, tė monedhave, tė Lojėrave Olimpike... Pindari gjenial i ka quajtur “paraselenitė”, domethėnė qė janė shfaqur para daljes sė hėnės nė kupėn qiellore... Si rrjedhim, me vėrtetimin mbi baza rreptėsisht shkencore tė autoktonisė me prestigj tė pellazgėve kundrejt ardhėsve tė rinj, helenėve, cili ka qenė zhvillimi i tyre i mėtejshėm nė brigjet e Adriatikut? Kjo kumtesė bėn njė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur shkurt kėsaj pyetjeje, tė parė nga kėndvėshtrimi i popullit shqiptar, pjesėtar i familjes adriatike.
    Sipas humanistėve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshėm Piu II, Antonio Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu mė vonė tė Pjer Ronsarit, Alfons Lamartinit, Zhyl Mishlesė, Elize Reklysė, Feliks Zhyljenit dhe shumė tė tjerėve, vazhdimėsia e shqiptarėve shkon nė vijė tė drejtė te Aleksandri dhe Pirroja, mbretėr tė Epirit, trashėgimtarė tė Dodonės “ab antiquo”. Ky pohim mbėshtetet gjėrėsisht nga humanistėt tanė Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetėr Bogdani, si dhe nga mijėra dėshmi “in loco”, tė shkruara dhe gojore. Mė 1882 u gjet nė Arkivin e Napolit dhe u botua njė letėr e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut (1405-1468), poliglotit qė dinte pesė gjuhė tė huaja bashkė me letėrsitė e tyre pėrkatėse: heroi ynė kombėtar, mė 31 tetor 1406 ia dėrgonte princit tė Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thėnė se po t’u besojmė kronikave tona kombėtare, ata na tregojnė se sovranėt epirotė e molosė, Aleksandri dhe Pirroja, kanė qenė stėrgjyshėt e shqiptarėve; kėta dy dinastė u shquan me ekspeditat e njohura qė ndėrmorėn pėrtej Adriatikut. Tėrėsia e rrethanave domethėnėse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtė e Skėnderbeut, qė u bė e njohur mė 1962, ka emblema tėrėsisht dodonase; pėrkrenarja e tij, qė ruhet nė Vjenė, ėshtė e njėjtė me helmetėn e Pirros, tė pėrshkruar prej Plutarkut; pėr mė tepėr, nė drurin gjenealogjik tė pasardhėsve tė tij, jo rastėsisht janė shquar Pirroja I, Kastrioti-Skėndėrbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skėnderbe. Si pėrfundim, duhet tė saktėsojmė se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit - shqiptarėt e sotėm, deri mė sot, nuk ėshtė kundėrshtuar nga asnjė dokument historik i vlefshėm.
    Njė repertor mjaft i pasur greko-romak, qė asnjėherė nuk ėshtė hedhur poshtė, vėrteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosė, ishin aecidė, pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Eakut, gjyshit tė Akilit, i cili qė nga Homeri ėshtė vlerėsuar si mishėrimi i vetė prototipit tė pellazgut. Veē kėsaj, diēka qė ėshtė plotėsisht e provueshme, ka vazhduar ngritja nė shkallėn e princit, pa asnjė qėllim tė paravendosur, e tre nipėrve tė Skėndėrbeut, qė sanksionuan onomastikėn pellazgjike, mjaft domethėnėse, tė paraardhėsve tė tyre parahistorikė: Akili I Kastrioti-Skėnderbeu, Akili II Kastrioti-Skėnderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skėnderbeu. Si pasojė logjike e kėtij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndėrmjet shqiptarėve dhe pellazgėve ka vijuar tė imponohet qė nė zanafillėn e epokės moderne, njė e vėrtetė tashmė e pranuar nga njė ushtri specialistėsh shqiptarė e tė huaj.
    Pėrfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, tė pandarė prej Adriatikut, ėshtė provuar nė mėnyrė tė padyshimtė, pa asnjė hije etnocentrizmi, nėpėrmjet pėrputhjeve, ndihmesave, konvergjensave tė pakundėrshtueshme tė mijėra tė dhėnave ndėrdisiplinore, zakonisht tė pabotuara, vendore, qė u pėrkasin fushave tė mėposhtme: historigrafisė, nunizmatikės, epigrafisė, fizikės radiometrike, kimisė (sė metaleve, tokave etj.), etnologjisė, folkloristikės, gjuhėsisė, onomastikės, etimologjisė, antropologjisė, hematologjisė, ballkanologjisė, etruskologjisė, jurisprudencės, paleografisė, statistikės, demografisė, klimatologjisė etj. Afėr rivierės sonė, nė jug tė Buthrotit tė lashtė, tė cilin e donte aq shumė “Andromaka” e Rasinit tė pavdekshėm, gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, nė tė cilėn janė gjetur mė 1933 “ankorat e argjirit”, njė “specialitet” gjithėmesdhetar eskluziv i pellazgėve, tė quajtur prej kohėsh zotėr tė deteve.
    Njė legjendė provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur mė 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik tė Dodonės, qė ėshtė himnizuar nga “Iliada”, pikėrisht te stanet e atit tė tij, Kronosit, nė rrethinat e qytetit tė Anhiazmit ose tė Onhezmit, qė ėshtė emri i babait tė Eneut, Ankizit, i cili me sa duket ėshtė varrosur kėtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona nė jug). Gjurmėt e kultit tė monarkut tė gjithėfuqishėm tė zotėrve tė Dodonės, me shpurėn e tyre, e mbulojnė gjithė hapėsirėn adriatike. Tėrėsia e kėtyre atributeve tė posaēme, domethėnė shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumė mė tepėr se kudo gjetkė, gjenden me bollėk nė bregdetin tonė adriatik, si dhe nė brendatokėn, deri pėrtej kufinjve tė Dalmacisė, tė Peonisė dhe Dardanisė, Kosova e sotme. Nė kėtė krahinėn e fundit kohėt e fundit janė vėnė re pesėdhjetė mbishkrime “zeusiane”, tashmė tė botuara, nė shfaqje tė tjera tė panumėrta tė trashėgimisė kulturore dhe tė teogonisė pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtėsinė dhe vazhdimėsinė kaq tė qartė e tė pandėrprerė, studiuesi i shquar i Mesjetės, Alen Dyselje, ka thėnė mė 1981: “Historia na mėson se lidhur me Kosovėn, serbėt janė pushtues tė ardhur mjaft vonė”...
    Do t’i kapėrcejmė hollėsitė e bollshme pėr adhurimin e veēantė tė secilės prej dymbėdhjetė hyjnive tė Dodonės-Olimpit nė mjedisin tonė, dhe do tė ndalemi vetėm te hyjnesha e dytė e panteonit paragrek: Demetra, e njohur pa pėrjashtim nga tė gjithė si hyjnesha e mirėfilltė pellazgjike, etimologjia e emrit tė sė cilės shpjegohet vetėm ndėrmjet gjuhės shqipe. Shenjat e adhurimit tė saj vazhdojnė tė jenė tė gjalla edhe nė vitin 1994. Ēdo vit nė njė datė qė nuk ndryshon, duke respektuar ritet pagane tė paracaktuara “ab immemorabili”, fshatarėt shqiptarė, nė pjesėn mė tė madhe gra, tė besimeve tė ndryshme, shkojnė tė lahen veshur me rroba nė plazhet tona tė Adriatikut me qėllim qė tė kenė shėndet e pjellshmėri tė vazhdueshme. Deri mė sot gėrmimet kanė zbuluar faltore, flijimore, skulptura, medalione etj. kushtuar kėtij mishėrimi karakteristik tė matriarkatit dhe bujqėsisė pellazgjike. Po tė vėshtrohet sipėrfaqja e territorit tonė, denduria e tyre ėshtė e habitshme, unikale nė botėn europiane...
    Nė njė largėsi jo tė madhe nga porti “dardan” i Orikumit nė bregdetin adriatik shqiptar, qė nė agimin e kohėve ndodh njė dukuri tepėr e rrallė, nė rrethinat e fshatit Tragjas, (fshati i sotėm ka po atė emėr Tragjas): prodhohet kripė edhe sot e kėsaj dite nė sasi tė mėdha vetvetiu, pa asnjė pėrpjekje njerėzore, duke pėrfituar nga veprimi periodik i rrymave detare nė gropat e vogla gjeologjike. Sipas fjalėve tė Helanikosit dhe Stefan Bizantinit, pėrfytyrohej se atje ishte djepi i vėrtetė i kripės sė gjellės, ku Poseidoni, hyjnia tipike pellazgjike i detrave kishte krijuar pėr herė mbi tokė kėtė lėndė tė pazėvendėsueshme gjatė jetės sė njerėzve tė vdekshėm...
    Shumė kohė pėrpara luftės sė Trojės lėvizjet migruese tė pellazgėve e kishin pėrshkruar Adriatikun nė drejtim tė Apulisė, nė grykėderdhjen e lumit Po... Virgjili dhe Aulu-Geli i vėshtronin kėta lundėrtarė si banorėt e parė tė Italisė; sipas Plinit, Solinit, Varronit, Tit Livit, Denisit tė Halikarnasit, Ovisit, Tacitit, Higinit, Ceces... kėta pellazgė ēuan atje pėr herė tė parė shkrimin dhe kulturėn e artet. Sipas Denisit tė Halikarnasit, Plini e Plutarku, ata madje kanė qenė themeluesit e vėrtetė tė Romės. Muret e famshme ‘pellazgjike’, ‘ciklopike’, ‘poligonase’, ‘megalitike’, ‘moenia aeacia’, qė nė njė farė mėnyre kanė mbetur tė pashkatėrrueshme deri nė ditėt tona, dalin zakonisht nė gjithė rrethimin e Adriatikut, duke nxjerrė nė dukje njėsinė e tij. Po shėnojmė kalimthi, se Athina vetė themelimin e murit tė Akropolit tė saj e lidhte me dy arkitektė ndėrtues, pellazgėt Agronalasi dhe Hiperbiosi, qė janė pėrjetėsuar nga Pausania. Mė pas, rreth viteve 80-81 para erės sonė vėmė re njė zhvendosje masive, me egėrsi tė padėgjuar nė drejtim e pėrkundėrt; 150.000 pellazgė etruskė, tė dėbuar nga Gadishulli italik me urdhrin e diktatorit Sula, gjetėn strehė tė pėrhershme te bashkėatdhetarėt e tyre nė Molosi (Shqipėria jugore), e cila mė parė ishte pėrgjakur dhe rrafshuar me tokėn tėrėsisht nga xhelati romak Paul Emili. Kjo zhvendosje e tmerrshme me dhunė na ėshtė kumtuar e dėshmuar prej dijetarit frėng tė shekujve tė iluminizmit, Nikola Feretit, nė veprėn e tij “Observations”...
    Aventurat e heroit legjendar Kadmit, Herkulit, argonautėve, tė cilėt janė cilėsuar si pellazgė nga Lucien i Samosates, Diodori, Pausania, Liciforo e tė tjerė, e lidhin ngushtė Adriatikun me stėrgjyshėt e popullit shqiptar nėpėrmjet dyzinash tė dėshmive domethėnėse, tė cilat pėr shkak tė mungesės sė kohės, nuk ėshtė e mundur tė jepen mė gjėrėsisht...
    Diodori na mėson se ishulli kaonas i Korkyrės, i cili vetvetiu na sjell ndėr mend binjakun dalmat, mban emrin e motrės sė Pellazgut, stėrgjyshen e pėrbashkėt tė gjithė pellazgėve. Mė lejoni tė citoj njė shembull tė shkallės sė habitshme tė arritur nga qytetėrimi i tyre paragrek, katėr mijė vjet mė parė. Nė kėngėn e shtatė tė “Odisesė”, poeti, me akribinė e tij proverbiale, pėrshkruan pallatin e mbretit tė pellazgėve feacinė, Alkinoosit nė Korfuz:
    “Herė shndriti nga njė shkėlqim i beftė i diellit ose i hėnės, herė shkėlqen banesa e lartė e…………………………….. shqitmadhit Alkinoos. Nga tė dy anėt e pragut shtriheshin muret e veshura me bronz deri nė fund tė pallatit; pėrsipėr kanė njė brez tė kaltėr; dyert janė prej ari; pragu ėshtė prej bronzi me ndėrfutje argjendi; harku ėshtė prej ari; nga tė dyja anėt varen vargonj ari e argjendi, tė cilėt Hefesi i ka punuar me njė art tė mrekullueshėm... Brenda pėrgjatė gjithė mureve janė vėnė frone tė mbuluara me vela tė holla e tė lehta, punė dore grash. Aty ulen krerėt e feacinėve... Nė piedestal tė ngritur mirė lartohen shtatore prej ari, qė paraqesin djelmosha, tė cilėt mbajnė nė duar pishtarėt e ndezur dhe qė natėn ndriēojnė kthinat e Alkioosit...”
    Pėrpara kėtij shkėlqimi pothuaj prej dyzet shekujsh lind pyetja me tė drejtė: a ėshtė kapėrcyer ndonjėherė njė madhėshti e tillė pėrrallore?...
    Pėrveē se historian, po edhe njohės i hollė i kėsaj kulture ‘adriatike’ tė paraardhėsve tanė pellazgjikė e ilirė, Lamartini i paharrueshėm do t’i shkruante nga Iskia mė 8 shtator 1844 atdhetarit e poetit tonė, Jeronim de Radės, luftėtarit tė betuar kundėr zgjedhės osmane tė asaj kohe: “Jam i lumtur prej kėsaj shenje tė vėllazėrisė poetike e politike midis meje e teje. Poezia ka ardhur nga brigjet tuaja dhe atje duhet tė kthehet. Unė nuk kam meritė tjetėr, veēse ta parandjej dhe tė bėj urimet e para pėr lirinė e pėr ringjalljen e Shqipėrisė...”
    Nga pikėpamja gjuhėsore, njė numėr i madh toponimesh rreth Adriatikut me mbaresėn -one (-ona), qė ndeshet te Dodone-Dodona, si Aenona, Avlona, Ancona, Aona, Arasona, Aulona, Bausiona, Blanona, Cartona, Cremona, Crotona, Chrysondyona, Flanona, Herona, Narona, Promona, Salona, Sationa, Scardona, Sulmona, Tariona, Triuncona, Verona etj... (pėr tė mos u shtrirė mė tej gjeografikisht), duket qartė se kėtė po kėtė mbaresė tė emrit tė kryeqytetit tė pellazgėve, mėmės sė qyteteve europiane. Vetėm analiza e toponimeve dhe etnonimeve primitive, tė regjistruara prej kohėsh nė brigjet rethadriatike, do tė na sillte nė njė pėrfundim mėsimdhėnės; njė shumicė e emrave tė tyre jo rastėsisht shpjegohen etimologjikisht nėpėrmjet shqipes, ose mė mirė, pėrbėjnė njė pėrkthim fjalė pėr fjalė nga gjuha jonė. (Dihet sesi Platoni nė “Kratilin” e tij dėnon rreptė maninė greke pėr kalkime, qė shkaktohej kryesisht prej hegjemonizmit pa cak e kufi). Tabloja e mėposhtme onomastike, ndonėse nuk ėshtė e plotė, pėrsėri ėshtė mjaft domethėnėse.
    Agrianes, Antibaris, Auendeates, Autariatae, Avendone, Barbanna, Bari, Bigeste, Bora, Bounima, Bretension, Brina, Brundisium, Busento, Busento, Bylazora, kepi Glotta, Dagnum, Dalmatae, Dalmatia, Delmion, Delminion, Daranti, Daranto, Dardani, Dardania, Dardapara, Dardi, Dassaretae, Dassaretia, Derriopes, Deuriopes, Dimallum, Durrachium, Emathia, Enchelana, Enchelanes, Eordea (Eordia), Gurasson, Gurbicon, Halsion, Helidones, Helidonion, Hellopia, Kerauniabore, Kroia (Kruja), Lamatis, Lim, Lopsi, Lopsoca, Malatis, Maledi, Maljena, Malontina (Maltein), Malontum, Maluentum, Maluntum, deti Croni dhe Rheae, deti Ionium, Mathis, Matoas, Metubarris, Molossia, Ombla, Omphalion, Opitergium, Pelagones, Pelagonia, Petra, Pirustae, Pistum, Ragusium, Rhizon, Sason, Scheria, Stena, Tara, Taras, Tarentum, Taria, Tarin, Tariona, Tariotae, Tarneum, Tarsatica, Tarus, Taulantii, Tergeste, Tergolape, tharandt, tirol, (tyrol), Tragurium (trogir), Trimallum, Ulcaea palus, Ulcianum, Ulcirus mons, Ulcisia castra, Ulco amne, Ulkinion, Vendenis, Vendum, Vindenis, Vindinid etj... (Ndonėse janė larg nga trevat adriatike, e meritojnė tė pėrmenden nė kėtė rast, pėr shkak tė rėndėsisė sė tyre tė posaēme, vargmalet madhėshtore Beskidet dhe Karpatet, deti Baltik, Bizanti, Dardanelet, ishulli anatolik Karpathos...)
    Nga na tjetėr, njė shkencė eksperimentale, antropologjia, nėpėrmjet korifejve tė saj. J. Deniker, E. Pittard, na jep sigurinė se shqiptarėt e sotėm e kanė prejardhjen e tyre drejtpėrdrejtė nga pellazgėt. Nė Adriatik dalin metropolet tona antike: Durrėsi, Apolonia dhe mė nė jug Buthroti, qė tė tria tė lulėzuara shumė shekuj pėrpara themelimit tė Romės, nėse i besojmė Apianit, Antologi Palatinit, Barletit, si dhe Apolodorit, Plutarkut, Pausanias dhe Teukerit tė Cizikės, Virgjilit, Stefan Bizantinit...Deri nė fillim tė erės sė re ato kanė pėrdorur pa ndonjė ndėrprerje kalendarin e rėndėsishėm pellazgjik tė Bunimės, sipas mbishkrimeve tashmė tė njohura. Teatrot e tyre, krahas atyre tė Nikesė, Bylisit, Orikumit, Hadrionopolit, Foinikės, Dodonės etj. kanė shkėlqyer gjatė antikitetit me emrin e dėgjuar dhe dendėsinė gjeografike... Ajka e aristokracisė romake i bėnte tė kapėrcenin Adriatikun pinjollėt e saj qė ta pėrsosnin arsimimin e tyre dhe tė specializoheshin te ne nė fushėn e filozofisė, letėrsisė, arteve, pa pėrjashtuar artin ushtarak. Pėr kėtė qėllim Jul Cezari pati zgjedhur Durrahiumin, njė qendėr e rėndėsishme kulturore dhe ekonomike, me rreth njėqind mijė banorė, e cila ekspononte materiale tė ēmueshme (argjend etj.), esenca mjekėsore dhe kozmetike shumė tė kėrkuara. Lidhur me Oktavian Augustin, Mark Vipsanius, Agripėn, Mecenėn, ata parapėlqenin Apologjinė tonė kundrejt Romės dhe Athinės, ndėrsa Ciceroni, qė e kishte parė nė vend Apoloninė, e ka quajtur “mafnam urbem et gravem”.
    Nga fillimi i shekullit XIII para erės sė re, bashkėvėllai i pellazgut Akil, Diomedi - paraardhėsi i Aleksandrit Molos, qė shpėtoi nga lufta e Trojės, u end pa pushim nėpėr pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit tė Diomedit dhe njė faltoreje “tė adhurueshme e tė shenjtė”, sipas Aristotelit tė Scimnosit, duke e pėrfunduar atje poshtė harkun e jetės.
    Pothuaj njėkohėsisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te plazhet adriatike tė afėrta me Buthrotin dhe mbretėroi nė “viset e molosėve” (Prejardhjen e tij pellazgjike e kanė sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi, Prisciani...) Nė brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e Bylisit, qė e pėrkujtonte nė monedhat e veta. Thuhet se, nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė pėrsėritur, ka pėrsosur njė racė tė lartė gjedhėsh, qė e kanė lėvduar me tė drejtė Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky lloj ka ardhur deri te rritėsit e sotėm tė racave rekorde. Akileidi, veē tė tjerash, mbahet si krijuesi i njė valleje tėrheqėse, pirrikes, qė ende vazhdon dhe lulėzon nė Shqipėri...
    Ndėr studiuesit tanė mėsimet e urta tė njė historie tė tillė tė gjatė ushqejnė dhe ndriēojnė tė kaluarėn e tė ardhmen, kurdoherė nė shėrbim tė paqes, tė lirisė, tė vėllazėrisė mes popujve tė Adriatikut dhe tė mbarė botės... Plejada tė tėra pėrfaqėsuesish tė shkencės franceze kanė dhėnė ndihmesė tė frytshme pėr ndriēimin e problemeve themelore tė pellazgologjisė nė kuadrin e kulturave mesdhetare. E ndiej veten tė nderuar qė kėtu tė bėj njė homazh tė pėrzemėrt e tė fuqishėm pėr ta, nė veēanti pėr kujtimin e pashuar tė Robert d’Anzhelisė dhe Dominik Briquel-it. Ata pajtohen tė gjithė sesa e sigurtė ėshtė mirėnjohja e popullit tonė, e “besės”, fjalės sė dhėnė tė shqiptarėve, i cili kurrė nuk do ta harrojė bujarinė e popullit vėlla francez.
    (Kumtesė e paraqitur nė Kolokuimin ndėrkombėtar “E kaluara dhe e ardhmja e Hapėsirės Adriatike”, organizuar nė Paris mė 29 e 30 nėntor 1994 nga institucioni shkencor kulturor ndėrkontinental “Horizont 2000”, nėn kujdesin e lartė tė ministrit francez tė punėve tė jashtme, Alen Zhupe.)
    Pėrkthyer nga frėngjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Ku e gjetet kete artikull mo aman se ne cdo forum qe shkoj pothuaj te njejten dite ka mbire kudo, hahah.

    Megjithate, eshte artikull interesant, ta kishin shkruar ne anglisht e ta postoja ne ndonje forum grek te benim icik sherr.

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ku Te Vete Mendja King Leqe Mire E Ke.
    Ate Te Shikonin Ato Pastaj Na Urrenin Me Shume.


    Shyqyr Qe Jemi Nje Here Ne Vend Te Pare Per Mire
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •