Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18

Tema: Apollonia

  1. #1
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Apollonia

    Ndertesa simbol (me e shquar) e Apollonise qe shihni ne foto quhet ndryshe edhe Monumenti i Agonoteteve.
    Thuhet se u ndertua per te meshiruar vdekjen e vellait ushtarak te nje zyrtari te larte te Apollonise. Gjithashtu ky ishte vendi ku beheshin mbledhjet e keshillit te qytezes. ( "bashkia" )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Perballe Monumentit te Agonoteteve ( kam pershtypjen se quhet ndryshe edhe Buleterioni ) , ndodhet nje tjeter objekt i rendesishem : Odeoni ose teatri.
    Ka nje kapacitet prej 200 vendesh dhe ne skenen e tij jepeshin recitale muzikore por shfrytezohej edhe nga oratore e njerez te shquar te cilet diskutonin ne publik idete e tyre filozofike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kjo eshte nje rruge me kollona qe te shpinte ne qender te qytezes (Kollonada). Pergjate kesaj rruge arkeologjistet kane zbuluar mjaft statuja e oobjekte te tjera, nderkohe qe edhe pjese nga qyteza e Apollonise gjenden akoma te pazbuluara nen kodren ku dikur shtrihej madheshtore nje nder qendrat me te rendesishme te bregdetit ilir.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje shqiponje e gdhendur ne kishen antike te Apollonise ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja edhe kisha ne stil bizantin e Shen Merise, Apolloni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Veshtrim me i plote mbi Apollonine ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje statuje e gjendur ne rrenojat antike ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    TIRANE (18 Tetor)

    - Disa rrėnoja tė zbuluara gjatė gėrmimeve tė fundit arkeologjike nė qytetin antik tė Apollonisė, mund tė jenė pjesė e njė tempulli helenistik, bėri tė ditur drejtuesi i palės shqiptare tė gėrmimeve, Bashkim Vreka. "Gėrmimet janė ende tė papėrfunduara dhe pėr tė qėnė mė tė saktė nė kėtė pėrfundim, duhen bėrė gėrmime tė mėtejshme", konfirmoi ai. Kėto gėrmime u kryen nė agora, qė ėshtė edhe 'bėrthama' e qytetit antik tė Apollonisė, ku ka kryer studimet njė nga perandorėt mė tė famshėm romak Oktavian Augusti (Augustus). Sipas Vrekės, "aty u gjetėn disa mure qė dėshmojnė pėr ekzistencėn e njė monumenti antik mbi portikun", shėtitoren e apollonasve tė lashtė, "njė monument ky, i cili mund tė jetė njė tempull i periudhės helenistike". Vreka pėrmend edhe zbulimin e njė fragmenti rruge tė shtruar me zaje mbi depozitėn e ujit, si dhe tė njė kanali me njė gjatėsi prej 40 metra, "i cili ka shėrbyer pėr kullimin e ujrave".

    dxh/ko (BalkanWeb)

    .................

    Po ki mo Bashkim Vreka cben keshtu?
    Pse mo keq jeshem na te na tregoj helenistiken e Apollonise ki birbo me shkolle?
    Van u shitnė per nje vize dhe keta arkeologet e edukuar na partia jon famė madhe.

    glauku..po ti mo na te kemi zotrote?
    na fieri je ?

    na fieri brėna apo na fieri perjashta?

    A do te shkojme ndonjihere e Enin atje e ti germojme ato lendina .. he mo si thua..?

    une mendoj qe tabani nen uje i Vjoses aty pertej ka shume thesare historike sepse deri aty ne shtyllas vinin Anijet nga Deti.

    te shohim mos gjejme ndonje varse floririi a ndonje tepsi me mishkrime te vjetra..iliro-albanezo-myzeqare e ti hedhim poshte pretendimet shoviniste greko-socialiste.

    Enii je ndakort me muan apo jo..

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Braro,

    cte te thom une mo

    Mendimi im:

    nuk duhet marre si dicka negative karshi shqiptareve apo arkeologjise sone, epitetimi "helenistik" qe i ben arkeologu Vreka pjeseve te mbetura te tempullit.

    Pasi se pari ai i di me mire se ne, mqs eshte i zanatit, se dyti nga vezhgimet do kene pare se stili i ndertimit eshte ai qe i perket periudhes helenistike, qe zgjat prej v. 323-150 p. K., dmth nga vdekja e Alseksandrit te Madh e deri ne fillimin e periudhe romane.
    Pra karakteristikat e objekteve te zbuluara ne Apolloni i perkasin kesaj periudhe.

    Po ashtu duhet permendur se, Apollonia fillimisht eshte ngulim grek, i koloneve te ardhur nga Korinthi e Kerkyra, te cilet themeluan vendbanimin e Apollonise afer Vjoses aty nga viti 588.

    Une them se ska gje te keqe nqs arkeologu eshte shprehur se objektet i perkasin periudhes helenistike.

    Ne lashtesi njihen kryesisht gjate qyteterimit grek, tri periudha, ajo arkaike, klasike e helenistike.
    Dhe me daljen ne skene te Romes se Lashte, fillon qyteterimi roman.

    Une them se Glaukus ka qene nder ato ane!

  10. #10
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fakti eshte se as jam nga Fieri e as kam qene ndonjehere ne Apolloni, por besoj do shkoj nje dite ...

    +++++++++++++++++++++


    Ne foto shihni murin romak qe rrethon kodren e Apollonise.
    Ne sfond duken manastiri i stilit bizantin, bazilika dhe kembanorja...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  11. #11
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje mozaik i zbuluar ne rrenojat e nje vile romake ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  12. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    34
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Apollonia, ose Kultura e Braktisur

    Nga Mustafa Nano

    Qyteti i Apollonisė gjendet nja njėzet kilometra tutje Fierit, ngjitur me Pojanin e sotėm. Apollonia, siē mund ta dijė tashmė edhe shqiptari mė i pabredhur e mė i pakėnduar, nuk ėshtė mė qytet. Eshtė thjesht njė gėrmadhė monumentale, dėshmi mbi dymijėvjeēare e qytetėrimit tonė antik. Qė tė jemi mė tė saktė nė pikėpamje shkencore, Apollonia ėshtė dėshmi e qytetėrimit tė vjetėr helen, mė pas romak, e mė pas akoma bizantin, mbi troje shqiptare, gjė qė njė pjesė historianėsh e arkeologėsh tė kėtushėm e pranojnė apo e nėnvizojnė jo pa njė lloj meraku patriotik e nacionalist. Eshtė njė merak i tepėrt e jo fort i kuptueshėm. Eshtė i tillė edhe me logjikėn e stėrkėndellur tė nacionalistėve, pasi qoftė dhe me kėtė logjikė nuk ėshtė pak tė mburresh me faktin qė kėto troje kanė qenė pjesė e tri prej qytetėrimeve mė tė rėndėsishme tė kontinentit “mė tė vjetėr” tė planetit, mbi themelet e tė cilėve ėshtė ngritur pjesa mė e madhe e qytetėrimit tė sotėm perėndimor. Ky ėshtė me sa duket kompleksi i atyre njerėzve, tė cilėt nuk dinė tė ngopen duke qenė pjesė e historisė; pėrkundrazi, duan tė jenė bėrės ekskluzivė tė historisė.
    Nė kėtė kuptim e me kėtė arsyetim, do t’u duhej tė rrinin kokulur kombet mė tė rėndėsishėm tė Europės e mė tej, tė cilėt e kanė ngritur qytetėrimin e tyre tė sotėm mbi qytetėrime mė tė hershme qė nuk janė tė tyret. Nuk do ta theksoja kėtė, nėse nuk do ta vija re kėtė merak nė shpjegimet e ciceronit, i cili ishte megjithatė njė djalė i zellshėm, i gjendur, i edukuar. Pėr kėtė shkak ne duhet ta duam e ta ruajmė “gėrmadhėn” me emrin Apolloni. Duhet tė bėjmė kujdes qė tė mos ndodhė ajo qė ka ndodhur qysh nga momenti, kur ky qytet antik ėshtė bėrė objekt hulumtimesh i shkencėtarėve tanė e tė huaj. E kam fjalėn tek grabitjet qė i janė bėrė kėtij monumenti tė kulturės sonė e tė kėtyre anėve nė mėnyrė tė veēantė e tė kulturės europiane nė njė kėndvėshtrim mė tė pėrgjithshėm. Ē’ėshtė mė e keqja, kėto grabitje janė bėrė mś pėrpara hundės sė shtetit shqiptar, dhe me shtet shqiptar kam parasysh tė gjitha regjimet qė i kanė zėnė vendin njėri-tjetrit pėrgjatė shekullit tė kaluar.
    Nėse pėrjashtojmė grabitjet qė janė bėrė gjatė luftės sė dytė botėrore, tė gjitha grabitjet e tjera janė bėrė ose nga syleshėsia e shtetit shqiptar, ose me lejen e kėtij shteti. Thonė qė grabitjet e fundit janė bėrė gjatė krizės sė vitit ’97, por kam frikė se asnjė grabitės nuk ka qėnė i penguar tė ushtrojė profesionin e vet edhe pas kėsaj krize. Edhe sot, ndonėse nė pamje tė parė vihej re njė pėrpjekje pėr ta administruar mirė kėtė pasuri kulturore tė paēmueshme, nuk shquheshin masa speciale pėr ta ruajtur kėtė pasuri. E them kėtė, pasi njė pasuri e kėsaj natyre dhe e kėtyre pėrmasave nuk mund tė trajtohet ashtu si shteti i sotėm e trajton Apolloninė. Deri disa rreshta mė sipėr, me termin “pasuri” nėnkuptoja njė vlerė tė pandėrrueshme historike, kulturore, tradicionale shqiptare e jo shqiptare, por nuk ėshtė mė e tepėrt qė kėtė momument kulture ta shohim edhe si rezurs turistik me vlera tė pallogaritshme. Bota e sotme e vende mė serioze se ky i yni, ka kohė qė krahas pėrpjekjeve pėr t’i ruajtur e mirėmbajtur pasuri tė tilla, kanė zėnė t’i shndėrrojnė nė destinacione tė njė pelegrinazhi kulturor, e bashkė me kėtė kanė ngritur mė kėmbė njė industri gjigante turistike, nė ingranazhet e sė cilės qarkullojnė miliarda dollarė.
    Disa banorė tė Pojanit mė mirė tė mė kishin qėlluar me njė shpullė se sa tė mė kishin treguar, qė gjatė komunizmit tė Enver Hoxhės, nė Apolloni mbėrrinin ēdo ditė disa autobuzė me turistė. Ndėrsa dje, pėr rreth gjashtė orė qė qėndruam atje, duke pėrjashtuar punėtorėt e administrimit tė kėtij qyteti, nuk pamė kėmbė vizitori. Ēdo ditė kjo punė ėshtė – na thoshin atje, a thua se nuk ishte njė monument kulture, por njė xhungėl e frikshme. Ēfarė mjerimi! Dhe janė shteti ynė, qeveritė tona e qeveritarėt tanė, tė cilėt si pėr ta shtrirė gjeografinė e papėrgjegjshmėrisė e injorancės sė tyre deri nė kufij ekstremė, e kanė lėnė Apolloninė nė mėshirė tė fatit. Deputetėt shqiptarė mund tė kenė bėrė ēmos pėr tė tėrhequr fonde shtetėrore e pėr t’i investuar kėto fonde nė ndėrtimin e rrugėve qorre nė shėrbim tė njė fshati tė veēantė, por ėshtė e ēuditshme se si askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr pėr tė ndėrtuar e asfaltuar rrugėn Fier-Pojan, pėr tė cilėn nuk do duheshin mė shumė se 500 mijė dollarė. Ishte e trishtueshme ta shihje atė rrugė nė atė gjendje, dhe kjo gjendje ėshtė e tillė pėr turpin e tė gjithė atyre qė kanė nė dorė tė bėjnė diēka. Gjetja e fondeve e ndėrtimi i asaj rruge ėshtė baras me njė mundim qesharak pėr njė ministėr kulture apo pėr njė kryeministėr. Do tė mjaftonin fondet e ngrira tė disa fakulteteve tė UT-sė nga ana e Ministrisė sė Financave pėr ta zgjidhur kėtė problem. Sikur Kryeministri apo ministri i Financave tė bisedonin me Dhori Kulen, Ylli Pangon e Kudret Ēelėn, kėta tė fundit sipas shumė gjasave do tė binin dakord qė kėto fonde, nė vend tė rrinin tė ngrira, tė derdheshin nė emėr tė Apollonisė. Do tė binin dakord, pasi e duan kulturėn mė shumė se ēdo qeveritar.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Drejtori i Muzeut, pohon se ka konstatuar se njė statujė e gjetur nė Apolloni, vite mė parė, ėshtė njė kopje e statujės sė Athinasė, realizuar nga Fidia nė shek V p.es
    Njė Athina e famshme, e fshehur nė Muzeun Kombėtar

    Admirina Peēi
    Njė statujė e hyjneshės Athina, e gjetur para disa viteve nga gėrmimet nė Apolloni, nxjerr nė dritė emrin e njė skulptori tė famshėm tė shekullit. I-II i quajtur Eumero. Saktėsimi se kjo shtatore, tė cilės i mungon koka, ėshtė njė kopje e pėrkryer e statujės sė famshme tė Athinasė, kryeveprės sė antikitetit realizuar nga Fidia, ėshtė njė zbulim me mjaft vlerė. Deri tani njihej fakti se nė botė kishte vetėm njė skulpturė ( kopje e kėsaj kryevepre) qė paraqet Athinanė dhe ajo gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Athinė. Ajo ėshtė quajtur kopja romake e statujės sė madhe nė Pallas Athinės. Ndėrsa statuja tė cilės i mungon koka, e zbuluar nė Apolloni, paraqet njė tjetėr kopje tė kėsaj statuje, e pėr mė tepėr ajo mban njė mbishkrim mjaft interesant nė fund tė saj, ku shėnohet edhe emri i skulptorit qė e ka realizuar. Ėshtė vetė drejtori i Muzeut Kombėtar nė Tiranė, Moikom Zeqo, qė pohon se ky identifikim ėshtė bėrė kohėt e fundit, nga ai vetė. Ai shton se ajo ėshtė njė shtatore prej mermeri, nė kėmbė, qė i takon hyjneshės Athina. “Kjo skulpturė e tregon hyjneshėn tė veshur me veshjen antike dhe ka kokėn e thyer, por ėshtė njė imitim i shkėlqyer i skulpturės sė Fidias, skulptorit mė tė madh tė antikiteitt shekullit tė V para krishtit”,- thotė Zeqo, duke rrėfyer edhe pėr kopjen tjetėr tė kryeveprės sė Fidias e cila ndodhet nė Athinė. “Deri mė dje besohej se ajo ishte e vetmja kopje e mbetur nga kryevepra e zhdukur e Fidias”- thotė Zeqo. “ Por tani del se ka edhe njė kopje tė dytė e cila ndodhet nė Muzeun Historik Kombėtar, qė ėshtė njė tjetėr imitim i kėsaj kryevepre”- sqaktėson ai.
    Athinaja e nėnshkruar
    Megjithėse shtatuja ėshtė mjaft e dėmtuar (i mungon koka dhe dy kolona ku Athinaja ka vendosur duart) ajo tregon pėr njė finesė dhe mjeshtėri tė madhe tė skulptorit qė e ka realizuar. Por veē kėsaj, ajo ē’ka ėshtė e rėndėsishme, sipas Zeqos, ėshtė fakti se kjo skulpturė mban njė mbishkrim interesant. “Kopja romake qė ruhet nė Muzeun e Athinės nuk ka asnjė mbishkrim”- thotė Zeqo, - dhe autori i saj nuk dihet se kush ėshtė. Kurse kjo kopje qė ndodhet nė muzeun Kombėtar ka mbishkrimin “ Eumero Athinaio Epoi” qė do tė thotė “Eumero Athinanė e bėri”- saktėson Zeqo, duke shtuar se kėsisoj njihemi me emrin e njė skulptori tė Apollonisė, emri i tė cilit nuk ishte dėgjuar mė parė. “Kjo pra ėshtė e vetmja kopje e kryeveprės sė Fidias, qė ka njė emėr autori”,- thotė Zeqo, duke e quajtur faktin e daljes sė kėtij emri nė skenė, si njė zbulim mjaft intrigues. “Ky skulptor i antikitetit qė quhet Eumero ka realizuar njė punė tė pėrsosur, duke u nisur nga imitimi i njė kryevepre si ajo e Fidias. Nė fakt statuja ka pėrmasa mė tė vogla se origjinali i famshėm, i cili ėshtė zhdukur. Vetė Zeqo pohon se mbi kėtė fakt ai ka shkruar njė shkrim studimor dhe ngacmimi kryesor ka qenė pikėrisht emri i kėtij skulptori qė del nė dritė. “Ai imiton shkollėn e Fidias, qė ėshtė e shekullit tė V para Krishtit”,- thotė Zeqo, ndėrsa saktėson se skulptura ėshtė e shekulli tė I-rė apo tė II-pas Krishtit. Kėsisoj vėrtetohet se ai nė kėtė periudhė ka vazhduar traditėn e njė skulptori shumė tė madh. “Ai duhet tė ketė qenė njė skulptor shumė i njohur i Apollonisė. Kėtė e vėrteton fakti se ai e nėnshkruan veprėn e tij. Kemi tė bėjmė kėsisoj me njė artist shumė tė mirė tė antikiteitt nė Apolloni, i cili ka njė mjeshtėri shumė tė lartė dhe nuk duhet tė ketė bėrė vetėm kėtė skulpturė. Por emri i tij nė tė tregon se kjo do tė ketė qenė njė vepėr vėrtet e arrirė e tij”,- thotė Zeqo, ndėrsa shton se do tė ishte shumė interesante tė gjurmohej edhe mė tej pėr tė parė nėse ka skulptura tė tjera tė realizuara nga Eumero. “Nuk ka mundėsi qė kjo tė jetė e vetmja vepėr e tij. Kėtė e tregon edhe fakti qė ai i ka vėnė emrin e tij si autor statujės, qė do tė thotė se ai ka qenė nė kohėn e tij njė artist me shumė famė dhe e ka pasur njė lloj krenarie pėr atė vepėr”,- thotė Zeqo. “Unė mendoj se Eumero duhet tė futet nė historinė e arteve tė antikiteit tė realizuara nė territorin Shqipėrisė. Ai i pėrket njė qyteti shumė tė madh arkeologjik, mė tė madhit tė skulpturave qė kemi sot, qė ėshtė Apollonia e Ilirisė, e cila ka qenė qyteti mė i famshėm ndėr tridhjetė qytetet mė tė famshme nė botė qė kanė pasur emrin Apolloni”.
    Si ishte vepra origjinale e Fidias?
    Nė Historinė e Artit pėrshkruhet me hollėsi kryevepra e antikitetit statuja e Athinasė, e realizuar nga Fidia. E cilėsuar si njė shėmbėlltyre gjigante e drunjtė, rreth 36 kėmbė ( 11 metra e lartė), pra e lartė sa njė pemė , e mbuluar tej e tej me material tė ēmueshėm – parzmorja dhe rrobat e bėra prej floriri ndėrsa lėkura prej fildishi. Mburoja dhe disa pjesė tė parzmores shndrisnin nga njė ngjyrė e fortė, pa harruar sytė,qė ishin bėrė prej gurėsh tė ngjyrosur. Mbi kaskėn e perėndeshės kishte grifonė, kurse sytė e njė gjarpri tė madh e tė mbledhur kutullaē brenda mburojės, ishin , doemos tė shėnuar me gurė tė shndritshėm. Duhet tė ketė qenė njė pamje misterioze, adhurim-ndjellėse ajo qė shihte njeriu kur hynte nė tempull dhe menjėherė vihej pėrballė me kėtė statujė gjigante. Nė disa nga tiparet e saj kishte padyshim diēka thuajse primitive dhe tė vrazhdė, diēka qė pėrsėri lidhet me njė idhull tė kėtij lloji me ato bestytni tė lashta kundėr tė cilave kishte predikuar profeti Jeremiah. Pallas Athina, ashtu siē e ka parė dhe e ka derdhur Fidia, nuk ishte thjesht idhull i njė demoni. Nga tė gjithė burimet del se statuja e tij kishte njė dinjitet qė ju jepte njerėzve njė ide krejt tjetėr pėr karakterin dhe kuptimin e zotave tė tyre. Pėrveē Athinasė sė Fidias, edhe statuja e famshme e tij e Zeusit nė Olimp, kanė humbur pėrfundimisht, por tempujt ku kanė qenė vendosur janė ende dhe bashkė me to edhe disa zbukurime tė bėra nė kohėn e Fidias.

    Konstatime tė tjera ndėr statujat e Muzeut Historik
    Nė koleksionin e statujave tė antikitetit nė Muzeun Kombėtar, pas njė koleksionimi qė ka nisur prej disa javėve, janė bėrė edhe konstatime tė tjera pėr vepra tė caktuara. “Gjatė punės shkencore pėr klasifikimin e kėtyre skulpturave janė bėrė edhe disa korrigjime”,- thotė Zeqo, duke treguar se njė kokė qė deri mė sot konsiderohej si koka e Demostenit, ėshtė vėrtetuar tashmė se nuk ėshtė koka e Demostenit por ėshtė koka e njė magjistrati tė Apllonisė, i njė figure me rėndėsi vendase nė Apolloni sepse nga gjithė koleksioni i skulpturave qė i takon Demostenit nuk kombinon me kėtė portret.
    Ndėrsa njė tjetėr skulpturė e zbuluar nė Butrint, e njohur si Dea e Butrintit, Zeqo thotė se nė tė vėrtetė ajo nuk paraqet njė kokė femre. “Ajo ėshtė koka e Apollonit. Saktėsisht kjo ėshtė njė kopje e kokės sė Apollonit e realizuar nė fillim tė shekullit tė parė tė e.s.
    Po ashtu sipas Zeqos ka edhe statuja tė tjera tė kėsaj periudhe tė cilat nuk janė pikėrisht ato pėr tė cilat u identifikuan. Krahas kėtij koleksionimi, punonjėsit e muzeut, po punojnė nė mėnyrė intensive pėr katalogimin e tė gjithė objekteve “Konkretisht tani po merremi me sallėn e antikitetit. Po nxirren objektet, po bėhen kartelat, si dhe fotografitė dhe kalimi nė fiksimin dixhital”,- thotė Zeqo, duke shtuar se gjatė kėsaj kohe po bėjmė edhe rishikimin e disa datimeve, tė disa objekteve pėr tė realizuar njė klasifikim edhe mė tė saktė tė tyre.
    Copyright 2002 Shekulli

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    586
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Skulpture bronxi zbuluar ne Apolloni.
    (ruajtur ne Muzeun e Apollonise)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tetėdhjetė vjet gėrmime nė qytetin antik. Flasin arkeologėt qė punuan njė jetė nė kėtė qytet, edhe nė emėr tė atyre qė nuk jetojnė mė

    Ja pse Apollonia ėshtė e madhe


    Elsa Demo

    Se si Apollonia hyri nė analet e historisė, kėtė herė na e tregon njė grua. Aleksandra Mano. E para arkeologe femėr shqiptare. Koha ka bėrė tė vetėn, e ndonjė shenjė nė veshjen e saj elegante, ashtu siē na shfaqet nė vitin ’58, nė gėrmime, e gjen, tek trupi i vogėl i gruas, qė pėrmendėsh lėviz duart nė drejtime tė ndryshme tė qytetit, qė i kushtoi jetėn. Sot e kanė sjellė nė Apolloni kujtimi i Leon Rey, e bashkė me tė edhe pėrvjetori i tetėdhjetė i gėrmimeve nė sitin antik. Aleksandra citon Ciceronin.“Magna urbs et gravis” qytet i madh e i rėndėsishėm. Kėshtu e quante ai Apolloninė njė nga 30 qytetet e botės antike kushtuar Perėndisė Apollon. Nė pamundėsi pėr tė kumtuar fjalėn e saj nė simpozium, arkeologia tregon pėr analet historike nga mė tė hershmet e deri tek ato nė Mesjetė qė flasin pėr kėtė qytet, 12 km larg Fierit tė sotėm.
    Vėshtrim i saj mbi Apolloninė nėpėr analet e historisė, nis me burimet nga koha e lulėzimit e deri nė perėndimin e tij. “Njė nga parėt qė e pėrmend Apolloninė ėshtė Ekateu i Miletit, nė shek.VI-V p.e.s., Herodoti e mė pas Tuqididi, qė pėrmend se ky qytet ishte koloni e Korintit. Burimet e periudhės helenistike, deri nė shekujt e parė tė erės sonė, janė mė tė shumta pėr shkak tė ngjarjeve historike. Luftėrat qė kishin shpėrthyer ndėrmjet maqedonasve e ilirėve dhe sidomos Roma qė synonte t’i pushtonte.” Mano perifrazon atė ēka Jul Ēezari thotė nė ditarin e tij pėr qėndrimin qė mbajtėn apolloniakėt nė luftėn civile duke pėrkrahur Ēezarin nė luftėn kundėr Pompeut. Kėshtu pra Apollonia u pėrdor prej tij si fortesė.
    Djemtė e Romės i quan arkeologia shqiptare, perandorin e parė Oktavian Augustin i cili bashkė me Agripėn erdhėn nė studion nė Apolloni, njė qytet i lirė tashmė ku artet, arkitetura ishin nė lulėzim. Si zėdhėnės tė kėtyre fakteve tė rėndėsishme Mano pėrmend Nikollėn e Damaskut. “Me luftėrat qyteti nis tė bjerė nė degradim. Dhe mė vonė nga shek.III-V pakėsohen burimet nga autorėt grekė e latinė. “I vetmi burim i kėsaj periudhe na vjen nga shek.VI nga Stefan Bizantini, qė e quan qytetin e parė ilirik.”
    Aleksandra ėshtė nė radhėn e arkeologėve tė parė qė u pėrfshinė nė kėrkimet e misionit shqiptaro-sovjetik. Ai ka gėrmuar nė nekropolin e Apollonisė, nė vitet ’58 –’60. Mė vonė nė vitin ’71 i kushtohet teatrit tė qytetit, bashkė me bashkėshortin e saj, arkeologun Buran Dautaj. Pėr dhjetė vjet. E qė nga viti ’81, kur ajo do tė dilte nė pension, aty, nė teatėr, nuk do tė vihet mė dorė.
    Ajo lė monumentin e Agonotetėve, me njė marramendje tė lehtė, dhe lė pas fjalėt pėr njeriut tė parė qė preku Apolloninė, ndėrmjet dy luftėrave botėrore. “Ndėrsa shoh, bibliotekėn e vjetėr, Agonotetėt, portikun…Leon Rey mė ngjall respekt.”
    Ndoshta ėshtė qyteti mė elegant i botės antike nė Shqipėri, Apollonia. Nuk di si ta quash ėshtė pak apo ėshtė shumė, ky imazh i saj. Kaq ėshtė gjithė drita qė ka, apo ka edhe mė. Sipas studiuesve, edhe shumė pyetje mbeten pa pėrgjigje. Ndėrsa e vetmja gjė qė ėshtė bėrė pėr kėtė qytet nė drejtim tė turizmit janė vetėm pak kilometėr rrugė e asfaltuar, e deri dje, nė pėrvjetorin e 80-tė tė gėrmimeve zifti ishte ende i ngrohtė.

    Dhimosten Budina
    Zbuluesi i dhomės sė Akilit
    Pentesileas i janė varur kėmbėt dhe flokėt e gjata tė zeza qė i bien prapa shpine, ndėrsa po jep shpirt nė krahėt e Akilit. Amazona u mund nga heroi i Trojės. Ky ėshtė historia qė tregon mozaiku mė i rėndėsishėm, pasi ka pėr subjekt Luftėn e Trojės e qė ndodhet nė Apolloni.
    Ai qė e zbuloi ėshtė Dhimosten Budina. Eshtė nė radhėn e njerėzve bashkėkohės me emra tė njohur tė arkeologjisė shqiptare, por qė sot nuk jetojnė mė, Hasan Ceka, Skėnder Anamali, etj. Akilin e Pentesilenė i zbuloi nė banesėn me peristil, njė banesė e madhe 2500m2. Dhoma e mozaikut prej atėherė do t’i mbetej emri “dhoma e Akilit”.
    Budina studioi arkeologji nė Moskė, ku do tė kthehej sėrish pas rėnies sė diktaturės.
    Ai e shikon Apolloninė sot, si pėrmbushje tė asaj ēka ėndėrronin arkeologėt e brezit e tij. “Bashkėpunimi francezėt ėshtė njė vazhdimėsi e mirė.” E pėr tė pohuar pėr sė dyti pohon pa vetėdije nė gjuhėn ruse. “Da, da. Po kjo ėshtė e vėrtetė. Gėzohem qė e shoh Apoloninė shumė mirė. Eshtė vazhdimėsi e asaj qė bėri Leon Rey nė Apolloni e Ugolini nė Butrint. Tė dytin politika e kohės e quante fashist, qė kishte pėr qėllim vetėm zbulimin e gjurmėve tė kulturės romake. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kur politizohet shkenca, natyrisht nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr njė dhjetėvjeēar kėta arkeologė, kanė zbuluar monumente kolosale.” Budina vazhdon tė merret me arkeologji, “kur e thėrrasin”. Po shkruan kujtimet pret tė pėrfundojė gėrmimet nė Antigone, njė qytet jo pa rėndėsi, e qė pėr nga madhėsia qėndron krahas Apollonisė, e Bylisit.

    Koēo Zheku
    I ngritėm me duar Agonotetėt
    “I nxora gurėt dhe i vendosa nė tokė njė e nga njė sipas vendit qė kishin. I ngritėm me njė trekėndėsh. Kemi punuar me dorė, pothuaj si nė kohėt antike.” Eshtė Koēo Zheku njeriu qė nė vitin 1974 nisi restaurimin e monumentit tė Agonotetėve, simboli i Apollonisė. Njė nga monumentet qė e ka gėrmuar Leon Rey. E gjeti kėtė monument tė rrėzuar nga njė tėrmet. “Gjithė fasada qė shikoni sot ngritur ishte rrėzuar tek kėmbėt e tij. Pjesėt e tjera i kemi bėrė prej betoni, sepse nuk i gjetėm pjesėt e humbura. Dikur Apollonia u kthye nė njė gurore ku njerėzit i merrnin gurėt antikė pėr ndėrtime tė ndryshme. Ky ėshtė vetėm njė fragment nga arkitektura monumentale e antikitetit.” Koēo Zheku ka punuar nė Fontanėn e Apollonisė, zbuluar nga Hasan Ceka, ka restauruar portėn pranė obeliskut tė Apollinit, manastirin qė u kthye nė muze. Ai tregon se ishte kryetari i kėshillit tė qytetit, qė e ngriti kėtė monument pėr nder tė vėllait tė tij, nė shek.II e.s, i cili ishte Agonotet.

    Intervista
    Pierre Cabane,
    Apollonia parajsa mbi tokė
    E quajnė njeriu qė ndjek gjurmėt e Leon Rey-t. Pierre Cabane arkeologu dhe studiuesi francez, qė dhjetė mė parė do tė botonte librin “Shqipėria, vendi i shqiponjave” tregon se si erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe ēfarė i ndalohej tė prekte nga toka arkeologjike. Studiuesi i historisė sė Epirit, nė vitin 1996 do tė vlerėsohej nga presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me medalien “Naim Frashėri i Artė”. Eshtė i njėjti vlerėsim qė do t’i jepej edhe Leon Rey-t, “postum”.

    Si ndodhi nė fillim qė ju edhe sot pas 30 vjetėsh vazhdoni tė vini nė Shqipėri?
    Eshtė shumė e thjeshtė. Nisa tezėn e doktoraturės nė Francė pėr rajonin e Epirit. Profesori im i tezės erdhi nė Shqipėri nė vitin 1965 dhe nė kthim mė tha: terreni juaj ėshtė nė kufirin shqiptaro-grek. Kėshtu ndodhi qė erdha nė Shqipėri pėr herė tė parė nė vitin 1971. U prita mirė nga arkeologėt shqiptarė dhe nga ana tjetėr nė atė epokė, gjithēka qė mė lejohej ishte epigrafia, ndėrkohė qė arkeologjia i rezervohej totalisht shqiptarėve.

    Do tė thotė qė keni pasur edhe pengesa nga regjimi i asaj kohe?
    Jo, Akademia e Shkencave mė kishte vėnė nė dispozicion njė veturė dhe pėr ta njohur mė mirė Shqipėrinė me mua do tė ishin kolegėt Skėnder Anamali e Selim Islami. Por vėshtirėsia ishte se nuk na lehohej tė vizitonim disa site. Pėr shembull Foinike, pėr arsye se aty ishte vendosur njė repart ushtarak dhe bėheshin kėrkime nafte. E ndaluar ishte tė hyje edhe nė Orik. Aty do tė shkoja me kolegėt shqiptarė vetėm nė vitin 1999, pra mė shumė se 28 vjet pas ardhjes sime nė Shqipėri.
    Aso kohe Oriku ishte nė qendėr tė bazės tė nėndetėseve tė Pashalimanit.

    “Shqipėria, vendi i Shqiponjave”, pėrse e shkruat kėtė libėr.
    Sepse, deri atėherė Shqipėria, njihet keq nga Evropa Perėndimore. E shkrova kėtė libėr nė vitin 1994. Ishte njė mėnyrė pėr zgjuar tek oksidenti dėshirėn tė vizitonte, bukuritė dhe pasuritė e kėtij vendi.

    Libri mban parathėnien e shkrimtarit Kadare…
    Po. Jemi njohur atė kohė, nė Francė, ndėrsa nė Shqipėri jemi takuar tek kafe Dajti, aty, ku edhe muret kishin veshė.

    Ēfarė ėshtė Apollonia pėr ju?
    Ashtu siē thoshte Leon Rey ky qytet ėshtė njė lloj parajse mbi tokė. Pėr mua gjithashtu. Nė manastirin e saj, kemi kaluar netė tė tėra, nė fillim kur erdhėm pėr epigrafitė dhe e mė pas pėr gėrmimet arkeologjike. Do tė doja qė ky qytet tė ishte nė tė ardhmen njė shkollė arkeologjike pėr tė rinjtė shqiptarė, sepse kėtu kanė shansin tė gjejnė gati tė gjitha periudhat, ato mė arkaiket, deri nė epokėn mesjetare. Kėtu janė gjithė periudhat e artit dhe arkeologjisė. Dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė qendėr historike pėr Shqipėrinė, qė ėshtė ruajtur mirė, megjithė vėshtirėsitė e viteve tė fundit.

    Epiri, ju jeni studiues i tij, pėrse vazhdon tė zgjojė kaq shumė interes?
    Epiri ishte njė shtet nė kohėt e vjetra qė u zhvillua nė kufirin greko-shqiptar. Janė dy grupe etnike qė ndodhen kėtu. Despotėt dhe molosėt ashtu edhe Kaonia qė shtrihet nė jug tė Shqipėrisė. Kjo krahinė ishte njėkohėsisht kufiri qė ndante botėn helenike nga ajo ilire dhe ishte njė zonė kontaktesh e kėmbimesh, tepėr e pasur ndėrmjet dy botėve. Shpesh evokohen rastet e Bylisit dhe Amantias, ku kemi penetrimin e kulturės helene dhe gjurmėt arkeologjike e dėshmojnė kėtė, dhe nga ana tjetėr raportet tė botės ilire me fqinjėt e jugut. Njerėzit nė kėto zona malore jetonin nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, bėnin njė jetė pastorale. Dua tė kujtoj rolin tepėr tė veēantė qė nisėn t’i ti lejonin gruas nė kėtė shoqėri. Nė shumė aspekte. Dhe nuk mbetet pas edhe nga roli i gruas nė qytetin e Athinės qė shpesh e konsiderojmė si model tė qytetėrimit tė botės antike, ku roli i gruas ishte mė minor, gjithmonė nėn tutelėn e babait apo burrit. Nė shkrimet e Butrintit shohim se gruaja vendos vetė, apo i jep liri skllevėrve tė saj, ėshtė kreu i familjes nėse babai apo burri ėshtė zhdukur nga familje. Pra ėshtė njė shoqėri tepėr interesante. Por gjėja mė e vėshtirė e historisė ilire ėshtė mungesa e shkrimeve tė kėsaj gjuhė, por nėpėrmjet arkeologjisė dhe nėpėrmjet epigrafisė, ne arrijmė megjithatė tė njohim elementė tė shoqėrisė ilire, njė shoqėri tepėr e pėrzier nė krahinat qė shtrihen Epir.

    Zoti Cabane, cilat janė anėt e medaljes qė ju shihni gjatė punės suaj nė Shqipėri.
    Ajo anė e mirė ėshtė ngrohtėsia dhe pritja qė gjej nė kėtė vend. Pėr tė kundėrtėn, nuk di ē’ju them. Mendoj fjalėt e Jusuf Vrionit, kur ishte ambasador i Shqipėrisė nė UNESCO. Diskutonim pėr gjėra tė rėndėsishme dhe njė moment e ndėrpret bisedėn dhe thotė. “Problemi ėshtė themelor pėr ne. Rrugėt e Tiranės janė rrethuar nga plehrat.” Kishte tė drejtė. Eshtė dėshmi e mungesės sė pėrgjegjėsisė sė qytetarėve, qė mėsuan tė ndėrtojnė gjithēka nė mėnyrė kolektive dhe pėr pasojė mendojnė se mund tė hedhin gjithēka kėshtu. Por dua tė them se aktualisht, e fatmirėsisht shoh progres tė mėdh.
    Intervistoi E. Demo





    16/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Apollonia ne rrezik?
    ------------------------------

    Njė spostim i vogėl ruan vlerat historike

    Korrieri E Hene, 19 Mars 2007

    Autostrada qė prek muret e qytetit antik tė Aollonisė ka lėnė nė pozicione tė kundėrta deri nė ditėt e sotme arkeologjinė shqiptare dhe dikasterin e Punėve Publike. Pėrfaqėsuesit e Parkut Kombėtar tė Apolonisė dhe Institutit tė Arkeologjisė shqiptare kane kėrkuar prej kohėsh spostimin e aksit rrugor 1 kilometėr larg piketave tė parkut.

    "Ėshtė e disata herė qė ne kemi kėrkuar spostimin e projektit prej njė kilometėr larg pikave eksiztuese, pasi projekti prek territorin antik tė Apollonisė. Ai prek njė pjesė tė mirė tė rrėnojave tė epokės romake",-ka pohuar arkeologu Vangjel Dimo.-"Gjithashtu projekti prek edhe lagjen e portit tė qytetit antik tė Apolonisė. Edhe para njė viti e kemi diskutuar njė gjė tė tillė dhe nėpėrmjet shtypit kemi kėrkuar qė tė spostohet deri njė kilometra nė veri tė qytetit antik, pasi autostrada duhet tė kalojė jashtė territorit tė qytetit antik si dhe Parkut Arkeologjik Kombėtar Apolonia. Nėse autostrada Fier-Vlorė do tė niste nė piketat e vendosura, humbja do tė ishte fatale pėr vetė vlerat qė mbartin zonat qė do tė asfaltohen e qė janė tė piketuara nga puna shumėvjeēarėve e arkeologėve shqiptarė ndėr vite".

  17. #17
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga glaukus 001
    Fakti eshte se as jam nga Fieri e as kam qene ndonjehere ne Apolloni, por besoj do shkoj nje dite ...
    Me mire vone se kurr.

    Ti je mire,me sa po lexoje je mjaft i informuar per kete "Mrekulli turistike" po ka ca te tjer si ty qe kur i pyet per Apollonin thon, "cfare eshte Apollonia"

    PershendeTje nga nje Fierak & pergezime per temen.
    Feel the pump √

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,283
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gylaku dhe miqtė e tij

    Nė kohėn antike ka pasur tė paktėn 30 qytete qė u ngritėn nėn egidėn e Apollonit. Pėr kėtė arsye Apolloninė tonė, pėr ta dalluar nga tė tjerat, shkrimtarėt antikė e quajnė Apollonia e Ilirisė, Jonit apo Epirit. Stefan Bizantini shton edhe epitetin "e para" duke dashur tė thotė me kėtė se ishte mė i madhi dhe mė i njohuri ndėr qytetet qė mbanin kėtė emėr. Nė fakt, nė mesin e shek. VI tė e.s., kur Stefani bėnte kėtė cilėsim, Apollonia po katandisej nė njė fshat. Por ky shkrimtar jetonte me tė kaluarėn duke lexuar Herodotin, Tukiditin , Strabonin etj. Kėtė qytet tė Ilirisė, shkruan Stefani, e banonin ilirėt si dhe Epidamin. Pastaj u dėrguan 200 kolonė korintas me nė krye Gylakun, i cili e quajti Gylakea. A mund tė besohet njė bibliofili qė shkruante pėr fakte qė kishin ngjarė 1200 vjet para tij? Arkeologėt provuan se Stefani ishte mjaft i saktė. Gjatė gėrmimeve nė Apoloni u gjetė fragmente qeramike dhe vegla hekuri dhe bronxi, qė i takonin fundit tė periudhės sė bronxit dhe fillimit tė asaj tė hekurit. Ato ishin sende tipike ilire qė i pėrkisnin njė popullsie e cila kishte banuar aty shumė kohė para ardhjes sė kolonistėve. Edhe ajo qė dukej legjendė pėr emrin e njė prijėsi korinthas, u vėrtetua nga gjetja e njė mbishkrimi qė pėrmend fushėn e Gylakut.

    Vetė apoloniatėt duket se pėlqenin m shumė njė variant tjetėr mbi themelimin e qytetit. Sipas njė mbishkrimi tė porositur prej tyre nė Olympia tė Greqisė, Apolonia ishte "ndėrtuar pranė Jonit nga Foibi (Apoloni) flokėgjatė". Relievi qė shoqėron kėtė mbishkrim bėn aluzion pėr njė origjinė homerike tė paraardhėsve tė tyre. Aty paraqiten Odiseja, Menelau, Paridi dhe heronj tė tjerė tė luftės sė Trojės. Apollodori duket se na sqaron nėnkuptimin e kėtij relievi kur shkruan se "mbasi vdiq Helefenori nė Trojė, ata qė ishin me tė, duke u fshehur buzė gjirit Jon, u vendosėn nė Apoloninė e Epirit". Sigurisht qė apoloniatėt kanė shkuar tepėr larg duke kėrkuar origjinėn e tyre, por dėshira pėr tė rrjedhur nga heronjtė e Trojės ishte tepėr e modės nė atė kohė.

    Shkrimtarė tė tjerė tė lashtė qėndrojnė mė afėr tė vėrtetės kur japin lajme mbi themelimin e Apollonisė nė fillimin e shek. VI p.e.s. Nė pėrgjithėsi ata bashkohen edhe pėr origjinėn e kolonistėve tė pare. Plutarku thotė se ata ishin korinthas tė larguar gjatė sundimit tė tiranit Periandėr (fundi i shek. VII-fillimi i shek. VI p.e.s). Straboni pėrcakton edhe qendrat nga u nisėn: Kikysi dhe Dysponti, nė rrugėn ndėrmjet Elidės dhe Olympias nė Peloponez. Nė njė vend tjetėr, Straboni shkruan se sė bashku me korinthasit nė Apoloni u vendosėn edhe korkyrasit, gjė qė dėshmohet edhe nga Skymi dhe Pausania. Korkyra, qė ishte vetė koloni e Korinthit (737 p.e.s), luajti mė pas njė rol tė veēantė kolonizues nė bregdetin e Jon dhe Adriatik. Ka shumė mundėsi qė prej saj tė jenė nisur edhe kolonistėt e pare tė Dyrrahut dhe Apolonisė.

    Thamė mė lartė se kėto lajme tė autorėve antikė janė vetėm afėr tė vėrtetės, sepse ata qindra kolonistė nuk zbritėn nga anijet nė njė ditė tė vetme pėr tė themeluar mbi njė kodėr tė shkretė qytetin e Apolonisė. Shumė kohė para vitit 588 p.e.s., ndėrmjet vendasve ilirė dhe lundėrtarėve grekė ishin vendosur marrėdhėnie shkėmbimi nė natyrė. Nė Belsh janė gjetur copa enėsh greke tė fund shek VIII p.e.s., pra tė kohės sė themelimit tė Korkyrės. Nė Kute dhe Margėlliē tė Mallakastėrs, enėt e importuara i takojnė shek. VII p.e.s., pra gjithmonė para themelimit tė Apolonisė. Ėshtė e qartė se tregtarėt grekė kishin krijuar njė pike tregtimi, njė emporion, diku nė grykė tė Vjosės. Prej aty nuk qe e vėshtirė tė merreshin vesh me vendasit, pėr t’u vendosur nė qendrėn mė tė afėrt ilire, nė kodrėn ku u ngrit mė vonė Apolonia. Shkėmbimi i mallrave ishte i leverdishėm pėr tė dy palėt dhe pėr mė tepėr aristokracia ilire kishte nevojė pėr sendet luksoze tė artizanatit grek. Mbi kėtė bazė grupe zejtarėsh gjenin vazhdimisht vend pune nė qendrėn e re, ku pėrziheshin me banorėt vendas, derisa zotėruan mbi ta.

    Pėrderisa kolonia e re kishte njė karakter zejtar-tregtar, ajo mund tė ekzistonte nė marrėveshje tė plotė me vendasit. Por nė antikitet asnjė qytet nuk mund tė jetonte vetėm si i tillė. Njė pjesė e popullsisė do tė merrej patjetėr me bujqėsisė dhe veēanėrisht me vreshtari. Nga Herodoti mėsojmė se nga fundi i shek. VI p.e.s. apoloniatėt kishin kullota buzė Vjosės, ku kullosnin njė kope tė pėrbashkėt. Gjithashtu qytetarėt kishin arat e tyre jashtė qytetit.

    Shtimi i shpejtė i popullsisė do tė nxirrte patjetėr nevojėn pėr toka, tė cilat i takonin fiseve ilire. Ky ishte njė rast tregu pėr aristokracinė ilire, por ndonjėherė edhe shkak lufte.

    Fqinjė tė Apolonisė, sipas Aristotelit, ishin taulantėt dhe atintanėt, tė parėt zotėr tė fushės, tė dytėt nė zonėn kodrinore tė Mallakastėr. Pėrtej Vjosės vinin amantėt, apo abantėt, siē u pėlqente tė quheshin. Ky shtrembėrim i lehtė i emrit i lidhte kėta ilirė, qė kishin dėgjuar Homerin, me lokridasit dhe abantėt e Eubesė, tė cilėt, sipas legjendės, pas rėnies sė Trojės erdhėn me tetė anije deri tek mallet Keranune (Karaburuni dhe Mali i Ēikės). Qyteti i tyre Throni u bė armiku i Apolonisė. Shkaqet pėr kėtė nuk i dime. Mund tė mendohet se Throni ishte qendėr tregtare, njė skelė qė konkurronte nė njė fare mase Apoloninė dhe mund tė strehonte piratėt.

    Nė kėtė rast vjen nė konsideratė Treporti nė gjirin e Vlorės, ku arkeologėt kanė gėrmuar njė vendbanim ilir tė shek. VI-V p.e.s. Po tė jetė kėshtu, apoloniatėt kishin edhe arsyet tė tjera pėr t’i vėnė syrin kėtij vendi. Ai ishte njė skelė e mire rezervė nė rast se deti i egėrsuar nuk lejonte hyrjen e anijeve nė grykėn e Aos dhe mjaft e veēuar nga pjesa tjetėr e territorit amant, pėr t’u shkėputur prej tij. Por nė qoftė se Throni ka qenė nė brendėsi, atėherė shkaku i luftės mund tė ketė qenė tjetėr. Njė shkrimtar i vonė, Eliani, ndoshta jo rastėsisht, e lidh luftėn e apoloniatėve me ilirėt me burimet e serės pranė Nymfeut. Dėshira pėr ti zotėruar kėto burime mund tė ishte njė shkak tjetėr i luftės dhe Throni atėherė duhet kėrkuar nė bregun e djathtė tė Vjosės.

    Megjithėse nuk dimė shkaqet e luftės, ne njohim pasojat e saj. Sipas Valter Maksimit, qė shkruan nė shek. I tė e.s. “Ngjarje e thėnie tė shėnuara”, apoloniatėt nė kėtė luftė tė vėshtirė kėrkuan ndihmėn e dyrrahasve. Kėta tė fundit s’kishin fitim tė hynin nė grindje me ilirėt dhe i propozuan pėr ndihmė (apoloniatėve) lumen Aea (variant i Aos), duke dashur t’i thoshin me kėt se lumi duhej tė mbetej kufiri midis dy palėve. Por apoloniatėt e morėn punė kallėp dhe i caktuan lumit radhėn e parė nė ushtri, si komandant tė tyre. “Megjithėse nuk kishin shpresė –shkruan Maksimi- ata i mundėn armiqtė e tyre duke ia veshur kėtė triumf besimit tė kėtij falli”.

    Kjo fitore do tė ishte harruar nė qoftė se nė ekstazėn e saj, apoloniatėt nuk do tė kishin vendosur ta pėrjetėsonin nė art. Njė e dhjeta e plaēkės u caktua pėr tė mbuluar shpenzimet e ngritjes sė njė monumenti kushtuar Zeusit, nė Olympia tė Peloponezit. Porosia iu ngarkua Lykut, tė birit tė Mironit tė famshėm. Njė kopje e dytė e kėtij monumenti u ngrit edhe nė Apoloni. Ne sot e njohim me hollėsi kėtė monument nė bazė tė pėrshkrimit tė saktė tė Pausanias, qė e vizitoi rreth mesit tė shek. II tė e.s. Gjithashtu gėrmimet arkeologjike nė Olympia nxorėn nė dritė edhe njė pjesė tė bazamentit tė kėtij monumenti me mbishkrimin arkaik: “ Kėtu gjendemi si dhuratė e Apolonisė sė ndėrtuar pranė Jonit nga Foibi flokėgjatė. Fituesit kundėr abantėve, Zeusit ia kushtojmė njė tė dhjetėn e plaēkės tė marrė nė Thronion”. Nė qendėr tė bazamentit gjysmėrrethor prej mermeri ishte paraqitur njė skenė nga gjigantomania (lufta me gjigantėt): Thetis dhe Himera i luten Zeusit pėr tė bijtė e tyre. Pjesa tjetėr paraqet kundrejt njėri-tjetrit heronjtė e Trojės: Akilin kundėr Agamemnonit, Odisenė kundėr Helenit, Menelaun kundėr Paridit dhe Ajaksin kundėr Deifobit. Nė kėtė mėnyrė Lyku simbolizonte ndeshjen e helenėve me “barbarėt”, siē komentonte Pausania.

    Nė qoftė se vepra e Lykut do tė jetonte pėr shekuj, ideja e tij pėr armiqėsinė midis helenėve tė Apolonisė dhe “barbarėve” tė Ilirisė ishte dritėshkurtėr. Pėrkundrazi, nė tė ardhme do tė ndodhte e kundėrta: ata do tė lidheshin ngushtė me ilirėt dhe do tė shkėputeshin nga helenėt e tjerė. Sidoqoftė, nuk duhet tė kėrkojmė tek Lyku qė tė parashikonte historinė. Megjithatė ai i shėrbeu asaj duke pėrjetėsuar nė art njė ngjarje, ndėrsa koha e veprimtarisė sė tij nė vitet 470-450 p.e.s., na jep datėn kur ndodhi ajo.


    Neritan Ceka, Apollonia e Ilirisė, fq.17-21
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Tema tė Ngjashme

  1. Apolloni 2008
    Nga ajzberg nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 301
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 13:51
  2. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  3. Sa ilire jemi?
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 01-01-2007, 07:41
  4. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 08:38

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •