Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Arsimi i lartė shqiptar

    Arsimi jashtė tregut,
    tregu pa tė arsimuarit

    Adri Nurellari
    (marre nga gazeta Metropol)


    Arsimimi luan njė rol tė padiskutueshėm nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Tashmė ėshtė mė se e qartė qė burimet natyrore kanė kaluar ne dorė tė dytė dhe burimet njerėzore, jo ne askpektin sasior por cilėsor, kanė zėnė rolin vendimtar nė ēdo ekonomi.Rusia mund tė konsiderohet si shteti mė i pasur me burime natyrore ndėrkohė qė njė vend shumė herė mė I vogėl qoftė pėr nga popullsia ashtu edhe pėr nga sipėrfaqja, si Belgjika, eksporton mė shumė se Rusia si dhe ka tė ardhurat pėr frymė disa herė mė tė larta. Ekonomia e dytė e botės ėshtė Japonia, tmerrėsisht e varfėr nė minerale dhe toka bujqėsore dhe me karakteristika gjeografike shumė tė pafavorshme.E njėjta gjė vlen po tė shihet qė Izraeli i ndodhur ne mes tė shkretėtirės I rrethuar nga vende armiq ka mirėqėnie ekonomike mė tė lartė se vende tė tjera tė rajonit qė kanė marrė si dhurata nga Perėndia rezervva tė pamata nafte.

    Nė Evropėn Perėndimore vihet re njė plakje e popullsisė dhe njė rėnie e rritjes natyrale. Baby-boom i disa dekadave mė parė ėshtė zėvendėsuar nga njė situatė ku gati pėr dy persona jo-aktivė nė Evropėn Perėndimore, ka vetėm njė person nė punė. Ndėrkohė e njėjta situatė vlen, bile ėshtė mė e theksuar, nė vendet e Evropės Qėndrore dhe Lindore qe sapo janė futur nė Bashkimin Evropian. E kundėrta e kėsaj prirje gjendet tek kombi shqiptari i cili ėshtė mė i riu nė Evropė. Pėr rininė e popullsisė vendin e parė ėshtė Kosova, tė dytin Shqipėria dhe mė pas ndiqemi nga irlandezėt. Prandaj duhet qė ta konsiderojmė popullsinė e re shqiptare si njė avantazh tė rėndėsishėm tė krahasuar i cili mund tė shfrytėzohet me sukses pėr tė mirėn e zhvillimit tė vendit. Rėndėsia e kėtij avantazhi tė Shqipėrisė ėshtė akoma mė e madhe kur marrim nė konsideratė faktin qė rrethohemi nga dy shtete, Italia dhe Greqia , qė respektivisht janė kombet mė tė plakura tė Evropės. Njė situatė tillė ėshtė shfrytėzuar nė mėnyrė jashtėzakonisht efikase nga Irlanda e cila duke aplikuar politika tė duhura fiskale dhe arsimore gjatė viteve nėntėdhjetė ka kaluar njė mrekulli tė mirėfilltė ekonomike duke u bėrė njė ndėr destinacionet e preferuara botėrore pėr investime tė drejtpėrdrejta tė huaja. Eshtė e qartė qė nė rastin e Shqipėrisė kėto investime nėse do tė vijnė nuk kanė pėr tė ardhur pėr krahė pune masive tė pakualifikuar. Kuptohet pra dobia qė do tė kishte pėr Shqipėrinė arsimimi.

    Por ajo qė vlen tė diskutohet ėshtė se nė ē’mėnyrė do tė josheshin investitorėt e huaj nga krahu i lirė i punės nė Shqipėri. Ka tė ngjarė qė investimet nė bazė tė konceptit “Porter’s cluster” do tė ishin mė tėrheqėset pėr tė huajt. Koncepti “Porter’s cluster” ose “competitive cluster” ėshtė nxjerrė nga Michael E. Porter, profesor i shkollės sė biznesit tė Harvardit, dhe shėrben pėr tė pėrshkruar njė vendodhje gjeografike qė ka njė avantazh tė qėndrueshėm konkurues me vende tė tjera, ku burime apo kompetenca tė caktuara janė akumuluar nė mėnyrė tė konsiderueshme duke i dhėnė kėtij vendi njė pozicion ēelės pėr njė degė apo aktivitet tė caktuar tė ekonomisė. Nė rastin e burimeve njerėzore qė mund tė shfrytėzohet nga Shqipėria, bėhet fjalė pėr transferimin e atyre pjesėve tė industrive tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me procese tė linjės sė prodhimit qė kėrkojnė numėr tė madh punonjėsish dhe kualifikim jo shumė tė lartė.

    Kostoja e krahut tė punės nė vende si Gjermani e Franca ėshtė jashtėzakonisht e lartė si pasoje e rrogave tė larta , taksave tė larta dhe nivelit tė lartė tė sigurimeve shoqėrore qė duhet tė paguajnė punėdhėnėsit. Kėtu duhet shtuar njė tjetėr problem dėrmues pėr bizneset e perėndimit qė ėshtė mungesa e fleksibilitetit qė vjen pėr faj tė legjislacionit dhe levizjes sindikaliste qė e bėjnė tė pamundur pėrshtatjen me tregun.

    Rroga dysheme qė paralizon kerkes-ofertėn nė tregun e punės si dhe vėshtirėsitė pėr tė pushuar puntorė nė rastet e rėnies sė shitjeve apo situata tė tjera qe diktojnė nevojėn per uljen e prodhimit dhe shkurtimin e punonjėsve, mund ta cojnė njė kompani drejt falimentimit. Po tė njėjtin rezultat kanė edhe lėvizjet e konsoliduara sindikaliste tė perėndimit tė cilat imponojnė kėrkesa qė shpesh nuk mund te pėrballohen nga punėdhėnėsit. Pėr rrjedhojė kompanitė industriale tė Evropės perėndimore ose investojnė nė kėrkimin dhe aplikimin e teknikave dhe teknologjive tė reja qė risin shkallėn e automatizimit dhe pakėsojnė nevojėn pėr punonėtor, ose trasferojnė ato linja prodhimi qė nevojisin shumė punėtorė nė ato vende ku ka krah pune tė lirė e tė kualifikuar me bollėk dhe ku punėtorėt nuk kanė shumė pretendime. Kėtė situatė e ka shfrytėzuar shumė mirė Rumania e cila ėshtė bėrė njė ndėr vendet cluster pėr krah tė lirė e tė kualifikuar pune.

    Superioritetin e cilėsisė ndaj sasisė nė ēėshtjet e arsimimit me sa duket nuk e ka kuptuar ende ministria e arsimit dhe shkencės, siē edhe dėshmohet nga vendimi i kohėve tė fundit tė qeverisė pėr rritjen e numrit tė pranimit tė studentėve tė rinj nė universitetet shqiptare. Arsimi ynė i lartė lė shumė pėr tė dėshiruar pėr faj tė disa arsyeve kryesore. Sė pari ėshtė mungesa e burimeve materiale (pėr te mos folur pastaj pėr cilėsinė e burimeve egzistuese) siē janė ambientet e mėsimit, bibliotekat, mjetet e laboratoret si dhe konviktet pėr studentėt. Sė dyti ėshtė mungesa e pedagogėve dhe cilėsia e ulėt e shumė prej tyre, gjė qė sa vjen e shtohet si pasojė e emigrimit tė truri. Sė treti metodika e mėsimdhėnies mbetet e vjetėruar dhe ruan tiparet e sė kaluarės pasi synon vetėm zotėrimin e njohurive dhe riprodhimin e thatė tė tyre duke penguar krijimtarinė dhe pėrparimin.

    Arsimimi bashkėkohor i mėshon analizės dhe mendimit kritik nė pėrpunimin e diturive si dhe nevojėn e arritjes sė pavarsisė intelektuale qė ėshtė njė ndėr premisat qė nxisin progresin. Pėr rrjedhojė studentėt tanė dalin nga njė pjesė e mirė e universiteteve shqiptare tė keq-arsimuar dhe rritja e numrit tė studenteve pa u marrė paraprakisht me cilėsinė e shkollave vetėm rrit pėrmasat e dėmit qė I shkaktojmė burimeve njerėzore shqiptare.

    Pėrpos cilėsisė sė dobėt tė shkollės sė lartė qė ka tė bėjė me njė menaxhim tė dobėt tė resurseve egzistuese vihet re nje mospėrputhje e politikave zyrtare arsimore me kėrkesėn e tregut tė punės. Tek universitetet kjo gjė vihet re nė shpėrndarjen e kuotave tė pranimit mes fakulteteve tė ndryshme. Vazhdohet tė mbahen hapur dhe me shumė studentė degė tė ndryshme qė nuk kanė fare prespektivė nė Shqipėri ose ku ka njė mbi popullim studentėsh. Tė tilla janė inxhinieritė industriale ndėrkohė qė industria shqiptare ėshtė zhdukur si dhe disa degė tė shkencave shoqėrore ku ėshtė dyndyr shumica e maturantėve. Ndėrkohė degė tė tjera, pėr tė cilat ka nevojė vendi, si agronomia dhe inxhinieria e ndėrtimit, vazhdojnė tė kenė njė numėr relativisht tė kufizuar.

    Ne duhet qė pėr hir tė realitetit dhe nevojės sė mbajtjes tė njė standarti minimal cilėsie, tė pranojmė qė mundėsia e qeverisė pėr tė ofruar arsimim tė lartė ėshtė shumė e kufizuar. Pėrmbushjen e kėrkesės sė madhe duhet tja lėmė nė dorė arsimimit jashtė Shqipėrise si dhe universiteteve private. Prania e kėtyre tė fundit duhet inkurajuar pasi ka pėr tė lehtėsuar ndjeshėm sektorin publik si dhe ka pėr tė rritur cilėsinė e arsimimit nė pėrgjithėsi nėpėrmjet konkurencės, tėrheqjes sė kapitalit privat si dhe aplikimit tė metodave menaxhuese efikase.

    Megjithatė papėrshtatshmėria e politikave arsimore me tregun aktual tė punės dhe mosmarrja parasysh e prirjeve dhe potencialeve tė kėtij tregu duket edhe tek vėmendja pakėt qė i kushtohet arsimit pėr tė rritur. Ajo qė vihet re ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e njerėzve qė braktisin shkollėn janė banorėt e zonės rurale si dhe ata qė shkojnė emigrant. Pėr momentin bujqėsia e prapambetur shqiptare nė tė shumtėn e rasteve ėshtė njė aktivitet i mbyllur i ēorganizuar. Bujqėsia jonė angazhon gjithė familjen dhe fėmijėt sapo rriten paksa shtyhen nga prindėrit qė tė ndihmojnė nė blegtori ose punė e tjera bujqėsore duke braktisur shkollat. Mirėpo ėshtė e sigurtė qė kjo bujqėsi primitive ka pėr tu zhdukur si pasojė e konkurencės nė njė kohė tė afėrt. Pėrjashto disi blegtorinė dhe hortikulturėn, degėt e tjera e tjera tė bujqėsiė zorr se kanė njė tė ardhme nė kushtet e Shqipėrisė Gjithashtu rritja e pėrdorimit tė teknikave moderne dhe mekanikės bujqėsore ka pėr ta ulur ndjeshėm nevojėn pėr krahė pune nė bujqėsi. Po kėshtu ritmet e emigracionit janė duke rėnė dhe emigrantėt qe kthehen kanė punuar kryesisht nė ndėrtim dhe bujqėsi dhe janė shpesh tė pakualifikuar ose pa zanat. Edhe nėse sektori i ndėrtimit shqiptar mund tė thithi njė pjesė tė mirė tė tyre, nuk mund tė pritet qė ndėrtimet nė Shqipėri tė ecin pa fund. Me njė fjalė nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė pritet qė Shqipėria tė ballafaqohet me njė miriadė njerėzish tė pakualifikuar dhe tė papunė sepse nuk do te jenė aspak konkurent ne tregun gjithnjė e mė nderkombėtar tė punės. Kėta njerėz nuk do tė mund tė inkuadrohen dot nė sistemin formal tė arsimimit ku edhe pėrqėndrohet vėmendja e shtetit tonė por do tė nevojisin atė qė jashtė quhet “vocational training” qė i referohet arsimit tė specializuar pėr tė rritur.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Problemet e procesit tė Bolonjės

    Problemet e procesit tė Bolonjės
    Adri Nurellari (Instituti Liberal)
    gazeta metropol

    Fillimi I vitit tė ri shkollor nė Shqipėri u shoqėrua nga debate tė gjithanėshme pėr aplikimin e procesit tė Bolonjės nė universitetet tona. Entuziazmi pėr kėtė proces ka pėrfshirė shumė njerėz por nė tė njėjtėn kohė ka lėnė shumė tė tjerė me pyetje tė papėrgjigjura. Prandaj lind edhe nevoja qė tė sqarohen disa probleme tė procesit tė Bolonjės para se tė pėrqafohet ky proces plotėsisht nė Shqipėri.
    Problemi i parė ka tė bėjė me retorikėn qė ka mbėshtjellė reformat pėr zbatimin e kėtij procesi tek ne. Ky proces po portretizohet si zgjidhja magjike pėr tė gjitha problemet e arsimit tonė tė lartė. Gjasme po ta kemi adoptuar kėtė proces universitetet tona kanė pėr tė arritur standarte evropiane. Kjo ėshtė njė farsė e madhe pasi problemet e shkollave tona nuk qėndrojnė tek forma por tek cilėsia e pėrmbajtjes.
    Shndėrimi i programeve universitare nė 3 + 2 + 3 nuk do tė thotė qė kėto programe do tė jenė mė cilėsore, nuk do tė thotė qė metodologjia e mėsimėdhėnies do tė jetė mė e mirė, se pėrgatitja e pedagogėve do tė jetė mė e lartė, se kėrkesa e llogarisė do tė jetė mė rigoroze, se mjetet mėsimore si laboratoret do tė jenė mė tė kompletuara, se studentėt do tė jenė mė tė motivuar etj…
    Pėr mė tepėr ky proces nuk na ndihmon ne hyrjen nė Bashkimin Evropian. Edhe pse ky proces ka lindur atje, ai nuk bėn pjesė ne kėrkesat qė duhen pėrmbushur pėr tu futur atje. Atė po e pėrqafojnė edhe vende tė Kaukazit dhe Azisė Qėndrore qė nuk kanė ndonjė tė ardhme brenda Bashkimit Evropian. Pra njerezit nuk duhen gėnjyer se gjoja ky proces na ndihmon nė integrimin Evropian.
    Vėmendja e madhe qė i kushtohet aplikimit tė kėtij procesi nė Shqipėri nuk bėn gjė tjetėr veēse largon vėmendjen nga problemet kryesore qė rėndojnė nė arsimin tonė tė lartė duke ēliruar pėrgjegjėsit nga procesi i llogaridhėnies nėpėrmjet pėrdorimit pėr qėllime promocionale politike tė procesit tė Bolonjės.
    Duhet bėrė e qartė se ky proces ėshtė nisur nė perėndim pėr tė ndihmuar lėvizshmėrinė e studentėve nga njė vend nė tjetrin. Pėrdorimi i 3+2+3 si dhe i mėnyrėa sė njėjtė tė matjes sė krediteve do tė krijonte njė sistem reference tė pėrbashkėt qė do ta bėntė shumė mė tė lehtė lėvizjen e njė studenti nga njė institucion nė tjetrin. Mirėpo edhe nė Bashkimin Evropian kjo lėvizje varet shumė nga cilėsia e universitetit prej nga vjen dhe cilėsia e universitetit ku pretendohet tė shkohet.
    Me fjalė tė tjera ta zėnė se njė student nga universiteti i Tarantos do tė donte transferohej pėr njė vit nėpėrmjet programit evropian Erasmus nė universitetin prestigjoz tė Leiden-it nė Hollandė, procesi I Bolonjės nuk ka pėr ta ndihmuar shumė. Kjo pasi universiteti i Leiden-it ka tė drejtė ta refuzojė kėtė transfertė duke u bazuar tek cilėsia, pavarsisht se mund tė kenė forma tė njėjta tė programeve. Vlera e kėtij procesi bie akoma mė tej kur bėhet fjalė pėr punėsimin. Punėdhėnėsi nė perėndim ka pėr tė parė aftėsitė dhe njohuritė e zotėruara, pėrvojėn e kandidatit dhe emrin e shkollės nga vjen diploma e tij dhe jo nese diploma ėshtė “Bolonjeze” apo jo.
    Pra po tė shihet me kujdes futja e procesit tė Bolonjės tek ne nuk ka pėr tė sjelle ndonje risi tė madhe. Dobia mė e madhe ka pėr tė qėnė tek lehtėsimi i shkuarjes pėr studime tė mėtejshme tė studentėve shqiptarė nė Evropėn Perėndimore. Megjithatė ky nuk ka qėnė ndonjė problem i madh nė tė kaluarėn pasi nė rastin kur dėshirohet qė tė shkohet pėr njė studim pasuniversitar si pėr njė kurs master ose pėr tė bėrė doktoraturėn, katėr vitet e universiteteve shqiptare nė mė tė shumtė e rasteve janė marrė nė konsideratė si tė mirėqėna dhe tė plota. Kuptohet qė ato katėr vite paragjykohen nė varėsi tė reputacionit tė universitetit tonė dhe ėshtė e qartė se nėse dikush aplikon nga Universiteti i Sorbonės pėr tė vazhduar studimet nė Harvard do tė ketė shumė mė shumė shanse pėr tu pranuar se njė i diplomuar i Tiranės. Por kjo gjė vlen njėlloj edhe pėr njė student tė Universitetit tė Nimes ose Universitetit tė Marsejės pasi nuk ka tė bėjė me 3+2+3 por me cilėsinė e arsimit tė ofruar nė shkollė. Prandaj kėtu duhen pėrqėndruar energjitė dhe burimet tona.
    Njė tjetėr problem i procesit ėshtė edhe cilėsia e modelit qė po aplikohet. Nė fakt ky sistem ėshtė tipik i Gjermanisė ndėrkohė qė modelet mė tė suksesshme tė arsimit tė lartė sot nė botė janė ato Anglo-Amerikane. Pra po marrim modelin e njė vendi qė brenda Bashkimit Evropian, bashkė me Greqinė, mbahet se ka njė nga pėrqindjet mė tė larta tė studentėve qė largohen pėr tė vazhduar studimet nė Amerikė e Britani.
    Vetė ēėshtja e standartizimit ėshtė problem mė vete. Ky standartizim jo spontan i ardhur me plan nga shteti krijon njė egalitarizėm dhe ul autonominė dhe fleksibilitetin e universiteteve tė ndryshme. Kjo pėrpjekje ėshtė nė kundėrshti me prirjet dhe nevojat e ekonomisė sė epokės sė globalizmit ku tregjet e punės kėrkojnė shkolla sa mė dinamike qė tė mund tė pėrshtaten me shpejtėsi me kėrkesat qė mund tė parashtroj ky treg. Gjithashtu universitetet duhet tė kenė hapėsirė qė tė konkurojnė me njėri tjetrin pasi ashtu rritet cilėsia dhe pasurohet oferta qė i jepet studentėve. Ndėrtimi i uniformitetit nė sistemin universitar ka pėr tė hequr dinamizmin pėr tė cilin kanė nevojė shkollat e larta dhe ka pėr tė penguar progresin. Pėr mė tepėr ėshtė shumė e dobishme qė nė tregun e arsimit tė lartė tė ketė shkolla elite pėr studentėt mė tė mirė dhe jo si nė Gjermani ku kjo gjė mungon. Nuk mund tė detyrojmė studentėt mė tė talentuar tė qėndrojnė nė tė njėjtėn klasė e tė ecin me tė njėjtėin rritėm me studentėt mė mediokėr.
    Problemet me futjen e procesit tė Bolonjės nė Shqipėri nuk kanė tė bėjnė vetėm me dobine qė mund tė ketė tek ne si dhe me dobitė e hamėndsuara tė standartizimit, por edhe me kapacitetet tona pėr ta plotėsuar kėtė proces. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr mungesėn e informimit tė stafeve pedagogjik e administrativ tė universiteteve pėr detajet e procesit, por edhe me impaktin qė do tė sjelli reforma.
    Impakti kryesor ėshtė rritja e peshės sė kurseve pasuniversitare dhe ulja e asaj universitare. Kursi universitar do te ulet nga katėr ne tre vite ndėrkohė qė do tė rritet nevoja pėr organizmin e masterave dy vjeēar dhe tė programeve trevjeēare tė doktoraturės. Por kurset pasuniversitare pėrqėndrohem tek procesi i kėrkimit shkencor pėr tė cilin ne nuk kemi shumė traditė si dhe burime. Pėrjashto institutet e Akademise sė Shkencave dhe ndonje fakultet aty kėtu nė universitetin e Tiranės, nė shkollat e tjera zorr se bėhet ndonjė punė shkencore kėrkimore. Befas, me procesin e Bolonjės kėto shkolla do tė duhet te kthehen nė qėndra kėrkimore qė zorr se ka pėr tė qėnė e lehtė nė kushtet e mungesės sė laboratoreve dhe bibliotekave. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishmja neve na mungon stafi mėsimėdhėnės pėr tė aplikuar procesin e Bolonjės. Pėr tė dhėnė mėsim nė kurse pasuniversitare duhet qe te zotėrohet doktoratura nga pedagogėt por shumica dėrmuese e pedagogėve tė universiteteve shqiptare nuk kanė as master por vetėm diplomė universitare. Atėhere kush do tė japi mėsim nė 2+3 qė vjen pas trevjeēarit universitar? Kjo situatė dikton nevojėn pėr frenimin e zellit tė madh pėr tė rendur pas procesit tė Bolonjės dhe kėrkon rishqyrtimin e mundėsive dhe nevojės sė sistemit tonė arsimor pėr aplikimin e procesit tė Bolonjės.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik

    Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik
    adri Nurellari

    Kohėt e fundit vihen re pėrpjekje tė mediave private shqiptare pėr tė dubluar programe apo filma tė prodhuar jashtė Shqipėrise. Nė pamje tė parė kjo gjė mund tė duket e dobishme pasi nxit lėvrimin e gjuhės shqipe nė televizione, gjė qė ka munguar edhe si pasojė e rėnies sė kinematografisė shqiptare gjatė dekadės sė fundit.
    Duke qėnė tė mėsuar me televizionet italiane, fakti i dublimit na duket tejet natyral dhė nuk na duket cudi qė kjo gjė tė bėhet edhe nė Shqipėri. Por unė besoj se ne duhet tė matemi para se ta bėjmė traditė dublimin e filmave apo programeve tė tjera audiovizive tė huaja. Unė besoj se nuk duhet ti dublojmė filmat por tė mjaftohemi mė nėntitujt pėr dy arsye kryesore. Sė pari pėr tė ruajtur origjinalitetin e veprave artistike kinematografike dhe sė dyti pėr tė stimuluar zhvillimin ekonomik shqiptar nėpėrmjet pėrhapjes sė njohjes sė anglishtes nė shqipėri ( duke qėnė se pjesa mė e madhe e filmave dhe programeve janė origjinalisht nė anglisht).
    Tek shohim filmat e dubluar italisht dallojmė se zėrat e Marlon Brando, Robert Redford dhe Paul Newman jane tepėr tė ngjashėm, ose mė saktė janė tė njėjtė pasi i pėrkasin njė farė Giuseppe Rinaldi. Po kėshtu nuk kemi fatin qė tė dėgjojmė zėrat origjinal tė aktorėve Robert de Niro, Sylvester Stallone, Al Pacino dhe Dustin Hoffman por atė tė dubluesit Ferruccio Amendola. Italia ka pasur arsye objektive pėr tė dubluar filmat. Nė fakt filmat u panė nė vitet 20-tė si mjete ideale pėr tė pėrhapur njė gjuhė standarte letrare nė Italinė e fragmentuar nga dialektet e shumta. Mendohet se nė atė periudhė mė pak se ¼ e popullsisė e kuptonte tamam gjuhen letrare. Kjo bėri qe regjimi fashist ta ndalonte me ligj projektimin nė vend te filmave ne gjuhė tė huaj.
    Mirėpo dublimi sjell nė njė farė mėnyrė pėrdhosjen e veprave tė kinematografisė. Prandaj edhe disa vende si ato Skandinave e kanė tė ndaluar me ligj dublimin pasi besojnė se prek te drejtėn e autorit pėr ta patur veprėn tė pacėnuar. Kinematografia ėshtė njė art dhe duhet trajtuar si i tillė. Unė mendoj se dublimi ėshtė njėsoj sikur tė merrnim njė pikturė klasike dhe ti ndėrronim ngjyrat ose sikur tė merrnim skulpturėn e njė personi dhe ti ndėrronim fytyrėn. Pėr filmat nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm ana pamore por edhe ajo dėgjimore, pasi aktrimi nuk ka tė bėj vetėm me paraqitjen, plastikėn ose pantomimen por edhe me zerin. Sado qė tė pėrpiqen dubluesit, mospėrkimi mes fjalėve qė fliten dhe lėvizjeve tė buzėve mbetet shumė i dukshėm dhe i sikletshėm. Admiruesve tė filmave nuk iu jepet mundėsia qė tė dėgjojne zėrat origjinal te aktorėvė duke humbur kėshtu kėnaqėsinė e tė dėgjuarit tė nuancave dhe aksenteve vokale tė tė mėdhėnjve tė kinemasė. Vlera artistike e aktrimit tė yjeve tė kinemasė del nė pah vetėm kur mund tė shijojmė pėrdorimin simultan tė zėrit me gjestet dhe mimikėn. Dėmi ėshtė akoma mė i madh kur kujtojmė se dubluesit shpesh i duhet qė tė ndryshoj atė qė personazhi i filmit thotė nė mėnyrė qė tė pėrshtasi fjalėn e gjuhės vendase mė lėvizjen e gojės sė karakterit tė filmit nė njė moment tė caktuar.
    E vetmja alternativė ndaj dublimeve janė nėntitujt, por mbrojtėsit e dublimeve pretendojnė se leximi i nėntitijve ėshtė i mundimshėm dhe shkėput vėmendjen nga rrjedha e filmit. Mirėpo unė mendoj se duke u ushtruar, leximi i nėntitujve bėhet shprėhi dhe nuk terheq mė vėmendjen. Bile ka studiues qė thonė sė nė vendet ku nuk ka dublime por vėtėm nėntituj, njerėzit janė tė prirur pėr tė lexuar mė shumė libra. Mua mė pėlqen autenticiteti i njė vepre dhe besoj se pėrdorimi i nėntitujve ėshtė e vemja mėnyrė qė kombinon kuptueshmėrine e filmit me afrimitetin mė tė madh me origjinalin.
    Pėrvecse dobisė qė kanė nėntitujt nė konservimin e vlerave artistike, duhet tė cmojmė edhe dobine qė do kenė nė pėrhapjen e njohjes sė gjuhės angleze. Duke patur parasysh qė filmat anglofon janė mbizotėrues tė tregut botėror tė kinematografisė ėshtė e kuptueshme qė nėse do ti shikonim filmat origjinal e jo tė dubluar nė italisht apo shqip, ne do ta njihnim mė masivisht anglishten. Dihet se shqiptarėt sot kanė italishten si gjuhė tė dytė falė televizioni. Hollanda dhe Skandinavia qė vendosin vetėm nėntituj pėr cdo film dhe program televiziv, pėr tė njėjtėn arsye kanė anglishten sic kemi ne italishten.
    Unė nuk dua tė paragjykoj italishten, e cila ėshtė njė gjuhė mjaft e bukur dhe e pasur, por dua tė theksoj faktin qė ne e flasim tashmė italishten dhe se dobia e saj praktike ėshtė shumė herė mė e vogėl se ajo e lingua franca tė vėrtetė, anglishtes.
    Duke patur parasysh lidhjen qė egziston mes zhvillimit social dhe komunikimit kuptojmė edhe problemin e madh qe sjell larmia e gjuhėve qė fliten nė botė pėr komunikimin dhė krijimin e marrėdhėnieve tė shėndosha. Ne e dimė gjithashtu qė gjuha angleze, pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm historik ėshtė pėrdorur tashmė gjerėsisht nė gjithė botėn si ura e artė qė lidh njerėzit qė i pėrkasin kombeve, racave apo feve tė ndryshme. Anglishtja ka fituar njė rol tė pamatė nė tregtinė ndėrkombėtare, cėshtjet politike dhe rritjen kulturore. Zgjerimi i pandalueshėm i tregut ndėrkombėtar lė tė kuptojmė se qė tė zhvillojmė ekonominė shqiptare duhet tė jemi sa mė tė pėrgatitur pėr tė, dhe njohja masive e gjuhės angleze ėshtė njė ndėr hapat kryesore. Duke qėnė gjuha kryesore e komunikimit ajo ėshtė e nevojshme edhe pėr qarkullimin dhe shkėmbimin e shpejtė tė informacionit shkencor, artistik dhe kulturor.
    Literatura qė gjendet nė anglisht ėshtė shumė e pasur dhe influencuese dhe mbledh pėrvojėn e ardhur nga njerėz prej shumė vendesh. Anglishtja mes te tjerash gėzon edhe fatin qė ėshtė njė gjuhė me hapėsirė tė gjerė qė lejon njrezit tė shprehin lehtė krijimet dhe imagjinatėn e tyre si dhe tė komunikojnė me tė tjerėt nė njė mėnyrė shumė efikase. Pėr mė tepėr zhvillimet kryesore shkencore nė shekullin e njėzetė u arritėn nė vende anglofone si Britania dhe Amerika dhe pėr rrjedhoje anglishtja ka fituar nė njė farė mėnyre tė drejtėn pėr tu konsideruar gjuha amtare e shkencės. Botimet anglisht nuk po pėrkthėhen mė nė gjuhen kombėtare as nė vende me gjuhė tė konsoliduar dhe tė pėrhapur si Gjermania pasi pritet qė komuniteti shkencor ta zotėroje tashmė kėtė gjuhė. Pėr rrjedhojė zoterimi i gjuhės angleze jep mundėsinė e shfrytėzimit tė njė gamė tė gjerė burimesh dhe do tė ndihmonte nė rritjen cilėsore tė burimeve njerėzore nė Shqiperi. Nuk ėshtė e rastit qė kohėve tė fundit vendet qė thithin me shumė investime tė drejtpėrdrejta tė huaja janė vendet ish koloni tė Britanisė si India e Pakistani, ku anglishtja ėshtė si gjuhė zyrtare. Shumė biznese perėndimore, sidomos nė sektorin ė shėrbimeve (ku janė tė angazhuar edhe shumica e shqiptarėve), ėshtė duke u transferuar nė kėto vende duke pėrfituar nga lehtėsirat qė ofrohen nga njohja e anglishtes. Psh. nėse nė Britani i bėhet njė telefonatė njė operatori telefonik ka shumė gjasa qė tė komunikojė me njė indian apo pakistanez, pasi ky biznes ėshtė transferuar pothuaj i gjithi nga Britania nė gadishullin Indian. Favoret qė krijon njohja e gjuhės angleze duhen shfrytėzuar edhe nga shqiptarėt, prandaj duhet tju themi jo dublimeve italiane dhe shqiptare. Masivizimi i njohjės se anglishtes nga shqiptarėt mund tė bėhet lehte duke ditur qė ne jemi njė komb qė kemi disi prirje pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja.

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •