Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shqipëria, e kërcënuar nga terrorizmi?

    Shqipëria nuk është një vend veçanërisht i kërcënuar nga terrorizmi, por, përsa kohë që ky i fundit përbën një rrezik të madh për gjithë botën, asnjë vend nuk është plotësisht i mbrojtur; po kështu edhe Shqipëria. Prandaj duhet bashkëpunim mes të gjitha shteteve. Ky ishte thelbi i asaj çka u deklarua gjatë një takimi të djeshëm, organizuar nga Instituti për Studime Evropiane në Tiranë, i cili, përpos historianëve, analistëve të medias dhe pushtetarëve kishte ftuar edhe dy ekspertë amerikanë. Lawrence Cline, nga qendra për marrëdhëniet civile-ushtarake (programi kundër terrorizmit) dhe Thomas Mockaitis, historian në Universitetin e Depaul.
    ***
    “Në takim biseduam për kërcënimet e mundshme të terrorizmit, në të cilat është e përfshirë edhe Shqipëria. Nuk ka asnjë vend që nuk është i kërcënuar nga terrorizmi. Erdhëm këtu për të dëgjuar nga përfaqësuesit shqiptarë se çfarë mendojnë në kuadër të kësaj lufte të përgjithshme kundër terrorizmit,”-deklaruan ekspertët amerikanë për “Shekullin”. Sipas tyre, nevoja për ngritjen e një rrjeti bashkëpunimi mes të gjitha shteteve është kritike.
    Të pyetur se si e shihnin rolin e Shqipërisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Cline dhe Mockaitis thanë se roli ishte i rëndësishëm, dhe se ajo mund ta jepte ndihmën e saj në shumë mënyra. “Së pari, duke qenë e qendrueshme, një shoqëri demokratike që respekton të gjitha besimet fetare. Këto e largojnë atë nga një vend potencial të mundshëm për terrorizëm dhe sjellin stabilitet në rajon. Shqipëria ka kontribuar, përtej mundësive të saj, edhe në koalicione brenda rajonit e në botë.”
    ***
    “Kjo është një përgjigje shumë e thjeshtë,” deklaroi eksperti amerikan Cline, kur u pyet se sa e kërcënuar ishte Shqipëria nga terrorizmi . “Unë nuk e shoh Shqipërinë si një nga vendet kryesore për terrorizëm, por, nga ana tjetër, çdo shtet është i kërcënuar prej tij.”
    Çfarë roli mund të luajë Shqipëria në luftën globale kundër terrorizmit? Sipas ekspertëve të huaj, ajo, së pari duhet të japë shembullin e mirë në rajonin e Ballkanit si një vend i stabilizuar. Dhe pastaj i vjen radha bashkëpunimit të vërtetë kundër terrorizmit, kryesisht duke dhënë e ndarë informacione, për vetë pozicionin e vendit tonë në Ballkanin Perëndimor, ku kryqëzohen mijëra kalime.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Aman re ti ...Cne Shqiperia e kercenuar nga terrorizmi . Shqiperine e perdorin te gjithe [ Me amerike , me bin laden ] si ure kalimi . As qe i shkon ne mend bin ladenit ti beje gje , sepse dhe jemi popull mysliman dhe .....
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga kokashta
    Aman re ti ...Cne Shqiperia e kercenuar nga terrorizmi . Shqiperine e perdorin te gjithe [ Me amerike , me bin laden ] si ure kalimi . As qe i shkon ne mend bin ladenit ti beje gje , sepse dhe jemi popull mysliman dhe .....
    Thua ti ta kene gabim ata qe bejne keto mbledhje??

    Arabia Saudite etj. nuk i kane shpetuar terorizmit nga fakti se jane muslimane. Per me teper, nuk eshte cudi qe bota perendimore duke perfshire Shqiperine ne kete menyre, do gjithashtu te sigurohet qe pikerisht nga fakti se shumica e popullsise eshte muslimane, vendi jone nuk behet vater e mundshme e terrorizmit. Tashme dihet qe kjo ka ndodhur ne te shkuaren (kohen kur u mbyll dhe u fortifikua ambasada amerikane).

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •