Vėshtrim
Nietzsche Filozof lirik
Filozofia lirike e Nietzsche (Niēe) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nėse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me do vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas veti njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenolog apo heideggeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėrsia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ēdomethėnje ka tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Daseine e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.
vazhdon
Krijoni Kontakt