MĖSO TĖ THUASH JO
(poezi 1999-2004)
SHTĖPIA BOTUESE
ROZAFA
Prishtinė
2004
autoportret futuristik
Nėse unė Aziz Mustafa e mashtroj vdekjen deri nė vitin 2062
pas Krishtit torta ime e ditėlindjes nuk do tė mund
ti zėj 95 qirinjtė Nė retrospektivė do tė mendoj se si nuk
paskam pasur kohė tė vdes Kėrrusur do tė jem nga ecja vertikale sytė 95% tė
demtuar me ca syze sa fundi
i shishes sė Coca-Cola-s Veshėt me njė aparat auditiv digital
Do tė urinoj nėpėr njė kateter silikoni Folley 20 mm Nuk i paramendoj
gjėrat ireale a do tė jenė ende ireale
Do kem veshur blue jeans tė shekullit njėzet
Do tė lexoj poezi nė orė letrare nėse nuk do tė ma kenė
hequr laringun e zemrėn do ta mbajė gjallė me karditonikė
nėse nuk do tė ketė mė dashuri Do tė shkruaj ende poezi apo
njė prototip tė saj pėr lulet e akuariumeve dhe pėr fluturimin
Do tė shkruaj pėr fėmijėt qė plaken nė moshėn 20 vjeqare
dhe pėr delet kibernetike dhe klonimin nė lagjen e poshtme
dhe armėn gjenetike nė vend tė fushave tė minuara nė luftrat
mes popujve tė vegjėl nė njė qoshe tė gadishullit qė dikur quhej mė njė emėr tė quditshėm Ballkan
Dijarti im do ti ketė atėherė 63 vjet i vdekur dhe nuk do tė plaket si unė dhe
mėma e tij e mirė Do tė filloj tė pi duhan sepse do gjendet bari pėr kancerin
mushkėror me qeliza tė vogla Do tė kem kaluar njė luftė njė meningjit viral dhe
kushedi sa labirinte sallash operacioni Tėrė arna do tė jem pos shpirtit Ende nuk
do ta kem shkruar traktatin pėr amshimin Deri atėherė nuk e di a do tė mė duhen
testiset Ndoshta do tė jem klonuar pėr hatėr tė njė gjeni tė lashtė arian Kohės do
t`ia nxjerrin gjuhėn Nuk e di a do ta kemi kapėrcyer vetvehten Nuk di a do tė ketė
kuptim gruaja gota dhe gjithēka qė fillon me germėn g duke mos futur kėtu
gomarėt Ne do tė vazhdojme tė bėjmė dashuri tė zjarrtė nė internet me vetminė
tonė tė thellė Fėmijėt nė kushedi ēfarė valėsh do tė na thėrrasin Nga cili planet
vallė do tė eksplorojnė tė kaluarėn e botės Nuk e di a do tė jam ky qė jam sot
Nuk do tė jem ndoshta fare njeri
Do tė jem poezi
(kjo poezi ka ndarė vendin e dytė nė konkursin e gazetės Koha ditore pėr vitin 2000)
Krijoni Kontakt