Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Njeriu dhe shoqėria civile

    Njeriu dhe shoqėria civile


    I


    Njeriu si qenie njerėzore, sot ėshtė pika mė neurologjike e kėtij shekulli, qė filloi me begati grandiose, qė i la si dhuratė shekulli i kaluar. E tani, ku do tė vete kjo qenie e pėrsosur natyrale – nė shtigje tė reja apo nė vazhdimėsi tė etjeve tė veta tė pėrsėritura tė shekullit njezet? Apo siē thotė vet: Po ia lė fatit, se unė kėshtu do tė ec, e jo, jo, Ti mburresh se je qenie shoqerore, por harron se nė radhė tė parė je qenie fizike e kėtij universi. Intensiteti i fuqisė sate latente e dehur nga shpejtėsia pėr inovacione ngarend aq fuqishėm sa nuk respekton as hapėsirė e as kohė pėr tė ardhur deri te caku i dėshiruar dhe si ti arrijė qėllimet, shastiset nga gėzimi kur vjen te profiti i dėshiruar.
    Fati tė themi mė dėshpėron, mė torturon sa edhe mė poshtėron, por unė prapė nuk dorėzohem, se kam intelektin se jam zotėrues kudo nė gjithėsi. Pasi e ēmon veten sit ė tillė nga e merr kėtė forcė nga qielli apo nga toka?
    Natyra nuk ėshtė depo private e jote, qė mund ta shkatėrrosh apo ta mbash sipas dėshirės sate e thua: “Bėj si dua vetė,” pa vrarė mendjen pėr rrjedhimet qė tė vijnė nga natyra kur ti e ngacmon, e gjurmon, e shfrytėzon dhe e dhunon. Ty nuk tė shkon mendja se kjo gjithėsi mund tė kėrkojė llogari. Kurt ė zuri frika nė shekullin e kaluar shpejt ngarend me propaganda, media e gazeta: “Ta ruajmė ambientin – ta ruajmė natyrėn – ekologjia ėshtė pjesė e domosdoshme e ekzistencės sonė”. Po kjo ekologji si nuk ekzistoi nė shekullin 19 e nė shekujt e kaluar? Njeriu mendoi se u zgjidh ky problem, kjo frikė u evitua, shkojmė mė tutje. Megjithatė njeriu sot I pėrngjan njė aparati sensomatik e nėpėr botė pėrhapen fjalė: “Mund tė na kėrcėnohet mungesa e ujit”. A ka nevojė njeriu tė bėjė panik?... Ti o njeri, mburresh me tė arriturat tua nė ēdo fushė shkencore, sportive e artistike pse tė zė frika e dukurive tė tjera universale?
    Nė qoftė se sot hetohet se truri i njeriut ėshtė zėnė nė kllapi nga inercioni apo shpejtėsia marramendėse tekniko – teknologjike, atėherė le tė bėhet migrimi i trurit, tė hiqen barrierat e ēfardo doktrine e tė ēfarėdo vendi dhe qė pėrshpejtojnė ndėrgjegjet mė tė larta tė dijetarėve botėrorė pėr shpėtimin e ekzistencės njerėzore se nuk ka alternativė tjetėr. Nė qoftė se ti njeri hesht dhe mbėshtetėsh nė faktin se tani jemi tė sigurt nga informatika pėr ēfarėdo qė ndodh nė planetin tonė, gabohesh. Informatika nuk ėshtė objekt stopingu pėr tė arriturat tjera erudicionale, por ėshtė koka e njeriut qė i tejkalon ēdo gjė. Ajo ėshtė burim i pashtershėm pėr gjurmime, elaborime e operacione tė tjera tė gjithėmbarshme njerėzore se ėshtė vetė mbret i qenies sė vet pėr fisnikėrimin e harmonizimin e vet – vetės kosmike tė kėtij planeti...


    II

    Krijimi i gjerė dhe i pafund i shkollave, enteve dhe institucioneve masive nėpėr botė bėri qė nė saje tė teknikės sė pėrditshme inovatore tė ketė hapsirė dhe mundėsi tė shfaqen me mijėra e mijėra ide e postulate tė njerėzve, tė cilėt duke mos pėrfillur indeksin ekonomik vlerat e tyre i shėndrruan nė shkumė sapuni. Dikush do tė thotė: “Ēfarė po dėgjoj e ēfarė po lexoj po mė rėndojnė disponimin, mė hudhin nė kotėsi”.
    Ne s’kemi kohė, na pret karriera, pasuria, frika nga varfėria, duhet bėrė veshin e shurdhėr nga zhurmat e ēfarėdo lloji. Ne mbajmė avazin tonė qė na ėshtė trazuar me shekuj. Ne s’jemi engjėj as qenie njėmijėvjeqare qė tė ndreqim punėt e botės. Pse profesionistėt qė merren me qėshtjet abstrakte nuk arrijnė nė mėnyrė tė shpejtė tė na konretizojnė kah duhet tė shkojmė e si tė ecim pa kurrėfarė digresionesh ekonomike. A ka ardhur njeriu tė bėhet i lumtur apo tė torturohet e tė thotė: “Unė s’jam pesimist mua mė mban djersa ime, mundi im”. Mua mė nevoitet vetėm busolla. Dhe ja njeriu si qenie multidimensionale ngecė nė rrugė, nuk do pėrsėritje gabimesh e falimentimesh.
    Shekulli i ri, deviza e re e me ēka? – me formulėn e gabuar e tė shpikur nga koka e vet kur thotė: “ Teoria e mirėpraktika mė e mirė”. Jo, kurrsesi praktika solide e rezultative sjell teorinė bindėse. Natyra s’ka gjuhė njerėzore, por ka shpatė tė mprehtė revanshiste e hakmarrėse sa e shpien njeriun deri nė zbritjen e njė progresi aritmetik . Zinxhirėt e labirintit tė tij duhet shpatalluar e me se ? – me lojalitetin e tij , duke formuar muskujt nė hullinat e errėta tė plugimeve mizantropike e filantropike me linja natyrale deri nė piramidėn sociale . Ja konfiguracioni i jetės sė tij , relievi i shpirtit tė tij . Kur dihet se ēdo mall matet nė vagė , le tė matet edhe njeriu nė vagėn e vet e mos tė gėnjejė se vlen mė shumė .


    III


    Lumi ka rrjedhen e vet nė shtratin e vet. Edhe njeriu ynė duhet tė mėsojė paralelisht si tė ecė nė trotuaret e jetės sė vet. Andaj lindi ideja e partive politike si e vetmja alternativė pėr ruajtjen e qetėsisė dhe mirėqenjės civile nė botė. Kėto parti politike nuk guxojnė tė jenė inerte hove hove dhe tė deinkurajuara se nuk mund ta mundin njėra tjetrėn nė konkurrencėn politike tė njė kohe dhe tė njė vendi.
    Pėrkundrazi, nė luftėn kundėr deshtimit forcat e reja mund tė gjejnė rrugė nė hapėsirėn opozitare.
    Shoqėria Civile duhet tė bėjė sytė katėr qė tė mos pėrsėriten normat klishe tė sė kaluarės me refrenin alogjik, duke thėnė: Lėre, lėre se ėshtė i yni, se ėshtė ithtarė i partisė sonė etj. Kjo do ti kontribonte rėnies sė forcave politike e diplomatike. E kėshtu ndonjė parti politike do tė plasaritė muret e godinės sė vet edhe nė fushat tjera mjaftė delikate.
    Shoqėria Civile nuk ėshtė tablo transparente e profilizuese e predikimeve qė nė mėnyrė precize tė dėshmojnė vetėm faktet, argumente, gjera negative, neglizhenca tė njė suksesi efemer. Shoqėria Civile ėshtė organizėm i gjithėmbarshėm, funkcionalitet i kombinatorikės e varianteve tjera sa mė tė qėlluara e tė pėrditshme, duke mos lėnė aspak vend lėshimit tė ndonjė rasti tė veēantė qė mund tė godasė qoftė resurset natyrale qoftė qarkullimin e mallit.
    Shoqėria Civile nuk guxon tė bjerė apo tė jetė anemike e fizionomisė sė saj. Vigjilenca e vet duhet tė jetė e pagjumtė. Nė burimet e veta tė pashtershme intelektuale gjurmon dhe kurrė nuk duhet tė lė ndonjė kėnd karrige tė zbrazėt pa mjeshtėrinė e vet infrastrukturale.
    Vija e gjatė e njeriut civilizues me kėrkesat e veta permanente ėshtė e pafund. Shoqėria Civile i kristalizon gjėrat, nevojat njerėzore, lirinė e njeriut kur ka liri, kur s’ka liri, pse s’ka liri, si duhet mbajtur atė liri.
    Dhė sa duhet shoqėria civile me degėt e veta profesioniste dinamovike tė udhėheqė apo tė sugjerojnė? Atėherė tė krijohen grupe studimore nėn pėrcjelljen e ēfaqjeve ideore si inkarnacion i jetės sė vet nė prosporitetin humanitar e drejta e tij e punės, forma tė reja sindikaliste pėr mbrojtjen e pronės sė njeriut koherent me detyrimet e tij.
    Ēėshtja e privatizimit nė shekullin 21 si mund tė realizohet, tė organizohen debate e tribuna qė e analizojnė dhe shqyrtojnė kėtė sfidė, qė nė shekujt e kaluar s’ka qenė problem (pėrveē nė kauzėn e komunizmit). Kordinimi dhe qarkullimi i mallit, evidentimi i tij, rritja e standardit tė njė vendi, mbajtja e stratifikimit popullor, tė nxituarit e investimeve nė rritjen e kapitalit dhe natyrshmėria tatimore e tij.
    Shoqėria Civile nuk ėshtė arbitėr i ndeshjeve atakimeve e grushtimeve tė rėnda tė akcioneve tė brendshme ose tė jashtme. Ajo mban shkopin pėrmirėsues tė korifeut permanentė nė ēdo pikė tė zezė lėshimėsh subkoshiencionale e ēoroditjeje gjėrash tė paparashikuara nė ēdo kėnd integral e inkorporues tė mbarė jetės sonė nė emrin e madh 21 (shekull), sė bashku me mendimtarėt qė janė alfa dhe omega e ndėrtesės arkitekturale, bukuria e sė cilės ndriēon pėrherė shoqėrin civile, e cila e mban nė supet e veta pėrgjegjėsinė e sintagmės shekspiriane: “Tė jesh apo tė mos jesh – kjo ėshtė njė ēėshtje”.


    Prof. Ismail Koshi
    26.09.2002

  2. #2
    budabar
    Anėtarėsuar
    03-11-2008
    Vendndodhja
    selanik greqi
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pershendetie dhe urime nga greqia

Tema tė Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    By prishtinase in forum Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishėm
    By biligoa in forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Kthimi Kah Zoti
    By NoName in forum Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 17:41
  4. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    By Matrix in forum Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  5. Libri rijadus salihin
    By useid in forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 11:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •