Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    (Rima eshte njesoj si e poezise origjinale)


    SERVANTES

    KERKOJ NE VDEKJE , JETEN.

    Kerkoj ne vdekje jeten ,
    Shendetin ne semundje kerkoj,
    Ne burg lirine shikoj,
    Ne dalje hyrjen vetem,
    Dhe tek tradhetari besimin takoj.

    Pret askujt , fati im i dlire
    Kurre nuk shpresoj diçka te mire
    Me qiellin ai studioi
    dhe, te pamunduren kerkoi,
    Te pamunduren akoma nuk ta japin si meshire
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #82
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Roland Giguère (1929)

    Një jetë me hapa të numëruar

    Një jetë e tërë kaluar në murmurimë
    në një pafundësi kërcimesh të lehta
    në pak fjalë në pak gjeste
    midis hordhive çirrëse dhe shfrenuara

    një jetë e përkulur mbi disa fytyra të dashura
    mbi një qepallë që rrah dhe mbyllet në mesnatë
    si një grilë druri e vjetëruar
    një jetë e ngadaltë me rrota të thyera.

  3. #83
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Philippe Jaccottet (1925)

    Injoranti

    Sa më shumë mplakem, aq më shumë besoj në injorancën,
    sa më shumë jetoj, aq më pak zotëroj dhe sundoj.
    Gjithçka që kam, kjo është një hapësirë
    herë me dëborë e herë e shndritshme, por kurrë e banuar.
    Ku është dhuruesi, udhërrëfyesi, rojtari ?
    Rri në dhomën time dhe nuk flas
    (heshtja hyn si shërbyese për të vënê pak rregull),
    dhe pres që një nga një gënjeshtrat të shmangen :
    ç'mbetet vallë ? ç'i mbetet këtij plaku
    që e pengon aq mirë për të vdekur ? Ç'forcë
    e bën atë për të folur akoma mes katër mureve të tija ?
    A do të mundesha ta dija këtë, unë i padituri dhe i shqetësuari ?
    Por e dëgjoj me të vërtetë atë që flet, dhe fjala e saj
    hyn me ditën, ndonëse e paqartë :

    "Siç zjarri, dashuria e vendos dritën e saj
    vetëm mbi fajin dhe bukurinë e drurëve në hi..."

  4. #84
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Henri Michaux (1899-1984)

    Një njeri i qetë

    Duke shtrirë duart jashtë shtratit, Plume qe habitur ngaqë nuk kishte hasur në mur. « Shiko shiko, milingonat do ta kenë ngrënë… » dhe ai u kthye në krahun tjetër.
    Pak më pas, gruaja e tij e kapi nga supi dhe e shkundi : « Shiko, tha ajo, dembel ! gjatë kohës që ti ishe i zënë me gjumë na kanë vjedhur shtëpinë. » Në fakt, një qiell i paprishur shtrihej nga të gjitha anët. « Bah ! paska mbaruar », mendoi ai.
    Pak më pas, u dëgjua një zhurmë. Ishte një tren që vinte drejt tyre me shpejtësi të madhe. « Sa ajër të ngjeshur që ka, mendoi ai, me siguri do të mbërrijë përpara nesh » dhe e zuri gjumi përsëri.
    Pastaj, një i ftohtë e zgjoi. I qullur në gjak. Disa copa të gruas së tij shtriheshin aty pranë. « Me gjakun, mendoi ai, mbërrijnë lloj lloj kokëçarjesh ; nëse ky tren nuk do të kishte kaluar, do të isha fort i lumtur. Por meqë tani ka kaluar… » dhe fjeti përsëri.
    « Le të shohim, thoshte gjykatësi, qi e shpjegoni ju që gruaja juaj të jetë vrarë në atë farë feje që ta kemi gjetur në tetë copa, edhe ju, që ishit aty pranë, nuk keni bërë asgjë për ta penguar këtë, madje as që e keni vënë re. Ja misteri. Krejt çështja këtu është. »
    « Kështu si e ka nisur ai, nuk mund ta ndihmoj », mendoi Plume, dhe ra përsëri në gjumë.
    « Ekzekutimi do të bëhet nesër. I pandehur, a keni ndonjë gjë për të shtuar ? »
    « Më falni, thotë ai, nuk e kam ndjekur çështjen. » Dhe ai mbylli sytë përsëri.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    GIOCONDA BELLI

    DHE ZOTI ME BERI FEMER


    Dhe Zoti me beri femer,
    me floke te gjata,
    sy,
    hunde dhe goje femre.
    Me linja
    dhe kurba
    dhe valezime te buta
    dhe me germoi brenda,
    me beri nje prerje te qenieve njerezore.
    Endi me delikatese nervat e mia
    dhe i balancoi me kujdes
    numrin e hormoneve te mia.
    Kompozoi gjakun tim
    dhe me injektoi me te
    qe te vadiste
    te gjithe trupin tim ;
    linden keshtu idete ,
    endrrat
    instiktet.
    Te gjitha qe krijoi butesisht
    gdhendur me fryme
    dhe zhbiruar me dashuri,
    jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
    per te cilat zgjohem krenare
    çdo mengjes
    dhe bekoj seksin tim.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    RAFAEL AMOR

    MOS ME QUAJ TE HUAJ

    Mos me quaj te huaj, sepse kam lindur larg,
    apo sepse ka tjeter emer toka nga ku vij.

    Mos me quaj huaj , sepse ishte i ndryshem qielli,
    Apo se ne femijerine time perallat kishin gjuhe tjeter.
    Mos me quaj te huaj,kur ne dashurine e nje nene
    kemi pasur te njejten drite dhe te njejten reze
    me ate qe na enderrojne njesoj nenat ne gjokset e tyre.

    Mos me quaj te huaj, as mos mendo se nga vij,
    me mire te dime ku shkojme apo ku po na çon koha.

    Mos me quaj te huaj, gruri jot eshte njesoj si imi,
    dora jote si imja, zjarri yt si imi,
    dhe uria nuk na lajmeron te dyve;
    dhe me quan te huaj sepse kam lindur ne tjeter toke ;
    sepse ketu me solli nje rruge, sepse njoh te tjera detra,
    dhe nje dite ngrita spirancen nga tjeter port ;
    kur ngelen gjithmone njesoj ne lamtumira shamite,
    dhe mollzat e skuqura te atyre qe leme pas larg,
    miqte qe na kujtojne, dhe jane njesoj puthjet
    dhe dashuria e kujt enderron diten e kthimit.

    Mos me quaj te huaj, kemi te njejten britme,
    te njejten lodhje te vjeter qe vjen duke na plakur
    qe nga thellesia e kohrave, ku nuk ekzistojne kufij,
    prepara ardhjes se atyre, qe ndajne dhe vrasin,
    qe genjejne, qe vjedhin,ata qe vjedhin endrrat tona.
    Ata jane ata qe nxorren fjalen i huaj.

    Mos me quaj te huaj, sepse eshte nje fjale e trishtuar,
    Eshte nje fjale e akullt, vjen ere harrimi dhe zhdukje.

    Mos me quaj te huaj, shiko femijen tend dhe timin
    si vrapojne per dore deri ne fund te udhes.
    Mos na quaj te huaj, ata nuk dine pune gjuhesh,
    as limite flamujsh, shikoji fluturojne ne qiell
    me te qeshuren e nje pellumbi qe i bashkon ne fluturim

    Mos me quaj te huaj, mendo vellain tend dhe timin,
    trupin plote me balada duke puthur vdekshmerisht token,
    ata nuk ishin te huaj njiheshin perjetesisht ;
    dhe per lirine e tyre njesoj vdiqen.

    Mos me quaj te huaj, shikome mire ne sy,
    me tutje se urrejtja, se egoizmi dhe frika,
    dhe do shikosh se jam nje njeri. Nuk mund te jem i huaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 15-06-2005 më 13:26
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Era1 për postimin:

    bili99 (09-04-2018)

  8. #87
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    JUAN GELMAN

    SHIU

    Sot bie shume shi, shume,
    dhe duket sikur po lajne boten.
    Fqinji im ne krah shikon shiun
    dhe mendon te shkruaj nje leter dashurie,
    nje leter gruas qe jeton me te
    qe I gatuan dhe I lan rrobat dhe, ben dashuri me te
    dhe qe duket si hija e tij,
    fqinji im kurre nuk i thote fjale dashurie gruas,
    hyn ne shtepi nga dritarja e jo nga dera,
    nga nje dere hyet ne shume vende,
    ne pune, ne lagje, ne burg, ne te gjitha ndertesat e botes,
    por jo ne bote,
    ne nje grua,
    ne nje shpirt,
    domethene,
    ne ate kuti o anije o shi qe e quajme ashtu,
    si sot qe bie shume shi,
    dhe me kushton te shkruaj fjale dashurie,
    sepse dashuria eshte nje gje dhe fjala dashuri gje tjeter,
    dhe vetem shpirti e di ku te dyja takohen,
    kur,
    dhe si,
    por shpirti mund te shpjegoj,
    per kete fqinji im ka furtuna ne goje,
    fjale qe lundrojne,
    fjale qe nuk dine qe ka diell sepse lindin dhe
    vdesin ne te njejten nate qe dhe duan,
    dhe lene letra ne mendime qe kurre nuk do shkruhen,
    si heshtja qe eshte mes dy trendafilash,
    dhe si une,qe shkruaj fjale per kthime
    fqinjit tim qe shikon shiun,
    shiut ,
    zemres sime qe xixellon
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #88
    pershendetje!

    pergezime per perkthimet.

    Theodore Roethke (1908-1963)


    Korbi i Natës.

    Kur pashë korbin e hutuar,
    Të flatëronte nga një pemë e ligur,
    Një formë në mëndje u krijua:
    Mbi humnerat e ëndrrës
    Fluturoi një zog I tmerrshëm
    Larg e më tej
    Në një zezonë të pahënë,
    Thellë në tru, shumë kohë më parë.

    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar citizen insane për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Për: Përpjekje përkthimesh...

    Ç'poezi! Renshi ne mjalte ju qe i keni perkthyer!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •