EDGAR ALLAN POE (1809-1849)
VETEM
Qysh nga ora e fëmijërisë, unë nuk jam
Njëlloj me të tjerët ; unë nuk shoh
Siç të tjerët ; unë nuk di t'i nxjerr
Pasionet e mia nga ujëvara e përbashkët
Nga një tjetër burim vjen
Dhimbja ime, kurrë nuk kam mundur për t'a zgjuar
Zemrën time në tonin e gëzimit të të tjerëve
Dhe gjithçka që doja, unë e doja vetëm
Eshtë atëherë - në fëmijërinë time - në agim
Të një jete të vrullshme që qe nxjerrur
Në çdo hon të së mirës dhe së keqes,
Ky mister që gjithmonë më mban -
Në vërshime dhe në ujëvarë
Në thepisjen e kuqe të malit --
Në diellin që sillet përreth meje
Në arin e tij vjeshtor
Në vetëtimën që fluturonte në qiell dhe kalonte
Pranë meje për t'u larguar,
Në gjëmimin dhe në stuhinë
Dhe në renë që merrte formën
(Ndërsa anash qielli ishte blu)
E një demoni në sytë e mi.
(Përkthyer nga UN)
Krijoni Kontakt