Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.

    Mendoj se kjo eshte nje tjeter ceshtje e rendesishme , te cilen dua ta trajtotj ne kete faqe kristijane.
    Po e nis fillimisht me vargun baze , ne te cilin do ta mbeshtet dhe kete predikim. Tek ungjilli pas Mateut:22:15--22. Kemi nje bisede midis farisenjve dhe herodianeve , te cilet perpiqenshin me cdo kusht qe ta zinin Jezusin ne gabim , ne lidhje me fjalen e Perendise. Pak a shume historia eshte kjo:
    Dishepujt e farisejnve se bashku me Herodianet (te cilet perfaqsonin qeverine e HErodit), shkuan nje dite ne tempull dhe i thane JEzusit: Na thuaj nese eshte e lejueshme apo jo, qe ti paguajme taksen Cezarit? Dhe Jezusi ju tha: me jepni nje monedhe o HIPOKRITE. Jezusi pasi mori monedhen dhe ja u tregoi atyre , ju tha: e kujt eshte kjo fytyre dhe ky mbishkrim? dhe farisenjte thane: E cezarit. Atehere JEzusi ju tha: Jepini Cezarit ate qe i perket Cezarit, dhe jepini Perendise ate qe eshte e Perendise.
    Ketu mbaron dhe kjo bisede midis Farisenjve dhe Jezus Krishtit.
    Por cili eshte mesazhi qe Fryma e Shenjte e Perendise na tregon ne te krishtereve nepermjet kesaj ndodhie?
    Le te vazhdojme me mesimin e Perendise.
    Eshte shume e rendesishme per nje te krishtere , qe te njohe dhe te ndaje "GJENE " e Perendise, nga ajo e botes. Shpesh here ndodh qe, ne, ngatrojme "GJERAT" e Perendise me ato te botes, dhe ne vend qe ti japim Perendise , "GjERAT" qe i perkasin Atij, ne sjellim para tij gjerat e botes. JEzus Krishti na jep nje mesim te qarte , persa i perket "GJERAVE" te Perendise dhe gjerave te botes. Por le te shohim konkretisht ndodhine ne tempull, midis Jezusit dhe Farisenjve .
    Farisenjte dhe herodianet, vijne ne tempull dhe pyesin Jezusin duke i thene: A duhet ti paguajme taksen CEzarit?
    Kjo pyetje nuk shpreh qellimin e vertete te farisenjve, sepse : Kush ishte Jezusi qe farisenjte ta pyesnin? Jezusi nuk ishte , as ndonje pushtetar dhe as ndonje mekembes i Cezarit , pra pyejta e farisenjve kishte per qellim, ta akuzonte Jezusin si nje shkeles te ligjeve te Cezarit dhe si nje njeri qe i meson turmat te mos i binden Cezarit. Qellimi i farisenjve dhe gjithe parise se Izraelit ishte , ta eleminonin Jezusin , pasi turma te medhaja e ndiqnin ate. Po keshtu tek Jezusi ata shikonin njeriun kundershtar , i cili i demaskonte duke ju nxjere ne shesh, perdorimin e keq te pushtetit qe ata kishin mbi popullin e Izraelit. (nje fetar kur nuk ka Pernedine ne zemer , eshte nje diktator i verber).
    Gjithsesi edhe sot nese sheh nder disa kisha (instituciune), do te shohesh drejtues te ndryshem , te cilet perdorin metodat "Fariseike", duke sulmuar dhe perndjekur puntoret e vertete te Zotit Krisht. Gjithsesi ata me keto "SULME", perpiqen qe te ndertojne pozitat e tyre njerezore me BOTEN, sepse poziten qiellore e kane humbur me kohe.
    Kete fenomen e shohim te demonstruar plotesisht tek farisenjte dhe herodianet. Ata nepermjet akuzave dhe kurtheve qe i ngrinin Krishtit, kerkonin qe te forconin poziten e tyre me Cezarin, por ne te njejten kohe ata kishin humbur poziten e tyre me Perendine, dhe Jezusi tha: e c'te duhet nese fiton gjithe Boten dhe ke humbur shpirtin tend?
    Por cfare simbolizon Cezari?
    Ne rastin konkret Cezari simbolizon boten, dhe kush eshte i botes, i bindet dhe ben vullnetin e saj.
    Farisenjte erdhen tek Jezusi , dhe ne te njejten kohe kerkonin interesin e Cezarit. Njeriu shkon tek Krishti , pikerisht qe te njohe dhe te lidhe mardhenie te perjetshme me Perendine. Ka plot njerez te tille , te cilet thone : "Jemi te krishtere", por me vepra tregojne dhe perfaqesojne BOTEN, Cezarin. Kete HIPOKRIZI e shohim tek farisenjte. Ata si njeres te perendishem (ne dukje), erdhen tek Jezusi dhe u INTERESUAN per GJERAT e Cezarit. Por cfare ju tha Jezusi?
    Pergjigja e Jezusit eshte nje mesim i mrekullueshem per te gjithe te krishteret e vertete. Jezusi ju tha: Jepini Cezarit ceshte e Cezarit, dhe jepini Perendise ceshte e Perendise.
    Jezusi ndan ploteisht ne kah te kundert "GJENE" e Perendise , me ate te Botes. Kete ndarje Jezusi naj tregon edhe tek shebelltyra e Grurit dhe e Egjres. E megjithse te dyja keto, jane te mbjella ne njejten are, ato nuk jane e njeta gje. Sensi dhe natyra e tyre jane krejt te ndryshme dhe te kunderta me njeratjetren. JEzusi thote se GRURIN e mbolli i zoti i ares (Perendia) , ndersa Egjren e mbolli Armiku(satani). ME kete JEzusi tregon se , te krishterin e mbolli Krishti ne aren e vet, dhe ai eshte "GRURI" i Perendise. Ndersa EGJREN e mbolli satani , ne menyre tinzare.
    JEzusi na tregon se i krishteri, i cili eshte "Mbjelle" prej Jezusit, eshte ploteisht ne gjendje qe te njohe dhe te ndaje "GJENE " e Perendise , nga gjeja e botes. Po keshtu, ai eshte plotesisht ne gjendje qe ti jape Perendise ate qe eshte e Perendise, dhe ti jape botes ate qe eshte e botes , dhe jo anasjelltaas. Kjo njohuri vjen prej Perndise dhe jo prej njeriut.
    # Farisenjte perpara Jezusit.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-08-2002 mė 10:03

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    C'eshte e Perendise , dhe c'eshte e njeriut.

    # Farisenjte para Krishtit.
    Ardhja e farisenjve tek Krishti si dhe pyetja qe ata i drejtojne Jezusit, tregon qarte se ata nuk kishin as nje fare GJEJE per ti dhene Perendise. Ata perkundrazi : sollen GJERAT e botes tek Perendia. Por cila ishte arsyeja? Ata nuk ishin pjese e Krishtit, ata nuk ishin "MBJELLE"prej Krishtit ne aren e Perendise, dhe kush nuk eshte i "MBJELLE" prej Krishtit nuk mund ti jape Perendise , ate qe i perket Perendise. Le ta konkretizojme kete fakt nperemjet Shembelltyres se "Djalit Palngprishes".
    Cfare ndodhi me largimin e Djalit Plang. prej shtepise? Ai mori "PASURINE" e atit te vet dhe ja dha botes, duke e harxhuar ate ne nje jete plot Imoralitet, dhe plangprishje. Ky fakt tregon se, ai eci ne te kundert me mesimin e atit te vet. Me kete fakt Jezusi na tregon se, njeriu i dha Botes ate qe ishte e Perendise, dhe ky veprim i njeriut e coi ate drejt VDEKJES se perjetshme.
    Nese do te fokusohemi per nje cast tek farisenjte , do te shohim se dhe ata bejne te njejtin veprim qe beri Djali Plang. Ata , PUSHTEITN qe Perendia ja u kishte dhene per te udhehequr popullin e Izraelit, e vune ne funksion te CEZARIT. Ata perpiqeshin qe te kishin mardhenie sa me te mira me CESARIN(BOTEN), duke e kryqezuar Krishitn ne kryq. Bibla thote se: "Miqesia me BOTEN, eshte armiqesi me Perendine". Djali plang. eshte nje fakti i gjalle i ketij realiteti, ai u "LIDH" me BOTEN duke i kthyer shpinen atit te vet. Pra te qenit i Krishtere , se pari do te thote: armiqesi me boten . Pali thote : Mos e doni Boten dhe gjerat qe jane ne te. Fjala "Bote" , nuk do te thote te mos duash krijesen e Perendise. Te mos duash "BOTEN" do te thote : te jesh kunder vullnetit te saj e cila drejtohet prej mekatit dhe vdekjes se perjetshsme.
    Le te rikthehemi peseri tek farisenjte.
    Nese sheh farisenjte , ajo qe te bije ne sy eshte fakti se, ata ishin te interesuar jo vetem qe te kapnin Jezusin ne gabim , por ishin te ineteresuar edhe rreth mardhenies dhe miqesise se tyre me CEZARIN. Nese analizojme pyetjen e tyre drejtuar JEzusit, ajo ne thelb te vet kishte te bente me nje mardhenie njerezore. Por pyetja ime eshte:
    Perese Jezusi ju dha dy pergjigje per nje pyejte? Pyetja e farisenjve kishte te bente thjesht me nje mardhenie njerezore, por : perse Jezusi, neperemjet pergjigjes se dyte, per te cilen farisenjte nuk pyeten dhe nuk u interesuan apak, ju tregon edhe mbi mardhenen e njeriut me Perendine?
    Le te ndalemi tek ky fakt.
    Pasi farisenjte e pyeten Jezusin rreth takses se Cezarit, Jezusi mori nje monedhe dhe i pyeti farisenjte: E kujt eshte kjo fytyre dhe ky mbishkrim? Dhe farisnjte i thane: E Cezarit.
    Kjo pyejte e Jezusit eshte nje mesim i mrekullueshem per cdo te krishtere. "Fytyra"e "MONEDHES", tregon fytyren, karakerin dhe natyren e njeriut pa Perendi, ndersa "mbishkrimi" i "MONEDHES" tregon: Mesimin e BOTES, nepermjet te cilit ushqehet njeriu pa Perendi. Por cfare deshmon Jezusi perballe ketij Fakti? Ai thote: Jepi Cezarit c'eshte e Cezarit. Me kete Jezusi na tregon se, persa kohe qe njeriu eshte LARK Perendise, ai eshte pjese e CEZARIT, ai i jep gjithshka CEZARIT. Le ta konkretizojme kete fakt nepermjet Djalit Plang. Ai persa kohe qe jetoi lark familjes se tij aterore, ishte MIK me "CEZARIN". Ai jetonte, punonte dhe kontribonte vetem per "CEZARIN". Ai e dha gjithshka ne dore te "CEZARIT, bile dhe vete jeten e tij. Por cili ishte perfundimi i tij?
    Ai po shkonte dret vdekejs. Ai ishte perballe katastrofes se plote , ne te cilen te con "mbreteria" e "CEZARIT". Por cfare beri Djali Plang. perballe ketij fakti? Ai perzgjodhi familje e tij, atin e tij te dashur, si i vetmi shpetimtar , i cili do te mund ta shpetonte ate nga "mbreteria" e "CEZARIT.
    Me kthimin e Djalit Plang. drejt atit te tij, ne zbulojme qellimin dhe arsyen e pergjigjes se dyte , qe Jezusi ja u dha farisenjve ne Tempull. Le ta shohim se cila ishte pergjigja e dyte , qe Jezusi ju dha Farisenjve: "Jepini Perendise, c'eshte e Peredise".
    Kur i krishteri kthehet tek Perendia , ai i ka dhene plotesisht Perendise ate qe eshte e Perendise. Bibla na tregon se, Perendia e krijoi njeriun per veten e tij dhe jo per "CEZARIN". Pra kur krijesa kthehet te Krijuesi , ai ka plotesuar fjalen e Krishtit: "Jepi Perendise ate qe eshte e Perendise".
    Nese njeriu nuk kthehet tek Krishti dhe nuk behet nje me te, ai nuk eshte ne gjendje qe te njohe GJENE e Perendise dhe GJENE e Botes. Me kujtohet njehere nje miku im , i cili me beri kete pyejtje: Cilat jane GJERAT qe duhet ti japim Perendise, dhe cilat jane GJERAT qe duhet ti japim Botes?
    Mendoj se kjo eshte nje pyejte teper e rendesishme , mbese dhe ndokush prej jush , e ben kete pyetje.
    Se pari , i thashe: Duhet te vish tek Perendia , qe te jesh ne GJENDE te njohesh GJENE e Perendise, dhe keshtu do te mund te ndash: c'ka eshte e Perendise, dhe c'ka eshte e Botes. Pa erdhur ne kete mardhenie me Perendine , je si ai i verberi i cili ka lindur i verber qysh ne bark te nenes. Ky i verber nuk e ka konceptin e "DRITES", pra ai nuk eshte ne gjendje qe te ndaj DRITEN nga ERRESIRA , dhe keshtu nuk eshte ne gjendje qe te DALLOJE dhe te ndaje gjerat nepermjet SHIKIMIT. Kur Adami dhe Eva mekatuan ne Eden, ata nuk kishin koncept mbi "VDEKJEN", pasi askush nuk kishte vdekur me pare.( Por kjo nuk i shfajsonte ata. Ata moren denim per shkak te mozbindjes ndaj Urdherit te Perendise , te cilin e megjithse e dinin, nuk e zbatuan). Npermjet keture shembujve i dashur mik , dua tju them se :pa erdhur ne Paqe me Perendin, pra pa erdhur tek Perendia, nuk mund te dallosh dhe ti japesh Perendise , ate c'ka eshte e Perendise.
    # Njohja e GJESE se Perendise.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-08-2002 mė 23:00

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Njohja e GJESE se Perndise.

    Gjene e Perendise njeriu fillon ta njohe , pasi eshte kthyer tek Perendia, pasi ai ka pranuar Jezusin si shpetimtarin e tij. Fakti se perse farisenjte nuk e pyeten Jezusin mbi ate cka ata duhet ti jepnin Perendise , deshmon qarte se ata nuk ishin kthyer tek Krishti. Moskthimi i njeriut tek Krishti , tregon qarte vendodhjen dhe te qenit nje me "CEZARIN". Ai nuk eshte ne gjendje qe te njohe dhe ti jape Perendise , ate qe i perket Perendise.
    Teksa hedh nje sy ne kete faqe fetare te Abasoul, do te shohesh se shume njerez , te cilet nuk e NJOHIN JEzusin personalisht, japin leksione dhe mesime mbi Perendine. Por kata njereze jane plotesisht ne rruge te gabuar. Kete e them se: kur i ballafaqon ata me fjalen e Perendise, ata nuk dine te pergjigjen dhe jane ne konfuzitet te plote. Kjo eshte nje prej arsyeve se perse ata Grinden sa here qe diskutojne me kristjane te vertete, kjo, sepse ata jane prej BOTES, dhe nuk jane ne gjendje qe te njohin dhe ti japin Perendise Gjerat qe i perkasin atij. Ata mendojne se duke bere nje perzgjedhje nga gjerat e Botes, mund tja cosh Perendise dhe keshtu je ne rregull me Perendine Por a eshte keshtu?
    Nje shebull te shkelqyer e shohim tek libri i zanafilles. Abeli dhe Kaini ishin dy femijet e pare te adamit dhe Eves. Ata i bene nga nje OFERTE Perendise, por Perendia pranoi dhe cmoi vetem oferten e Abelit. Perese? Sepse Abeli e njihte Perendine, sepse ai Jetonte me Perndine , dhe keshtu ai diti ti jape Perendise ate qe i perkiste Perendise. Pra kush ishte ndryshimi midis Abelit dhe Kainit? Abeli ishte i Perendise , ndersa Kaini ishte i botes. Abeli duke qene i Perendise, veproi simbas vullnetit dhe mesimit te fjales se Perendise. Ndersa Kaini duke qene pjese e"CEZARIT", deshmoi dhe veproi simbas mesimt te Botes. Ai mori gjene e Botes dhe ja beri ofrerte Perendise. Por Perendia nuk e pranoi dhe nuke cmoi oferten e tij. Po keshtu te njejtin veprim e shohim edhe tek farisenjte. Ata ishin te interesuar per OFERTEN e CEZARIT dhe jo ate te Perendise. Por Jezusi ju deshmoi qarte se, kush ka "FYTYREN" dhe "MBISHKRIMIN" e "Cezarit" ne zemer te tij, ai eshte pjese e "CEZARIT", dhe kete OFERTE me FYTYRE dhe MBISHKRIM te "CEZARIT", nuk mund tja besh OFERTE Perendise.
    # Cfare eshte e Perendise dhe cfare eshte e "CEZARIT".
    Bibla eshte i vetmi liber , nepremjet te cilit Perendia na zbulon vetveten, vullnetin, karakterin, madheshtine dhe fuqine apsolute te tij, mbi cdo gje dhe ne vdo gje. Krahas ketij fakti , Perendia ne Bible na zbulon: "CEZARIN" e fshehur ne zemer te njeriut, Ai na zbulon hapur vullnetin e "CEZARIT", i cili eshte i kundert me ate te Perendise. Kur JEzusi u tundua ne shkretetire, Djalli Satana i ofroi atij mbreterine e "CEZARIT", duke i then se: Une jam mbreti i mbreterise se "CEZARIT", prandaj bjere permbys para meje dhe adhurome , dhe une kam per te te dhene te gjithe kete mbreteri.
    Por si veproi Jezusi? Ai e kundershtoi Satanin duke i thene: "Shporru Satan, sepse eshte SHKRUAR : Adhuro Zotin Perendine tend, dhe sherbei vetem atij."
    Ketu shohim se JEzusi nuk i ofroi "CEZARIT" GJENE e Perendise, perkundrazi ai e kundershtoi fuqishem mbreterine dhe mbretin e kesaj mbreterie "CEZARJANE". Te adhurosh Perendine , Zotin e vertete Jehovah , do te thote: Ti japesh Perendise ate qe eshte e Perendise. Te adhurosh Perendine do te thote:te kundershtosh satanin , te duash Perendine, ti bindesh dhe te ndjekesh Krishtin. Pra shikoni se midis Perendise dhe "CEZARIT" ka nje ndarje te tejskajshme.
    Dikush njehere me pyeti: Cfare duhet ti jape i krishteri "CEZARIT" dhe cfare duhet ti jape Perendise?
    Pergjigja ime ishte e shkurter dhe kuptimplote: Me kthimin qe i krishteri ben drejt Krishtit, i ka dhen "CEZARIT" plotesisht ate qe eshte e "CEZARIT",pra Jeten e tij te meparshme nene mekat . Qe nga ky moment i krishteri nuk jeton me per "CEZARIN". Ai eshte i vdekur per Boten dhe i gjalle per Perendine. Dhe njekohesisht ai i ka dhene Perendise ate qe eshte e Perendise, Jeten e vet. Kujtoni se si tha Ati per djalin plangprishes , pasi biri i tij u khye ne shtepi: "Ky biri im qe ishte i VDEKUR , tani u kthye ne Jete.
    Ketu perfundon dhe kjo teme.
    Zoti ju bekofte.
    Deshmuesi i Krishtrit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 02-09-2002 mė 13:10

Tema tė Ngjashme

  1. Ikonat ne fene Orthodhokse
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-02-2015, 18:30
  2. Theosis - qėllimi i vėrtetė i jetės njerėzore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 13:12
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Besimi , E Verteta , Llogjika Dhe Fakti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-04-2003, 21:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •