Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova

    Shpërthim në Prishtinë

    Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Prishtinës në kohën kur po kalonte kolona e presidentit Ibrahim Rugova.

    Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë tha se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën Ramiz Sadiku, prapa Teatrit Kombëtar.

    Një nga makinat në autokolonë është dëmtuar.

    Nuk ka njoftime për të lënduar e as për atë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

    Policia ka bllokuar vendin e shpërthimit.

    Marre nga BBC

    Duhet permendur se presidenti Ibrahim Rugova po shkonte te takonte Javier Solanen, ne nje takim dypalesh.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Me teper per viziten e Solanes ne Prishtine

    Solana qëndron në Kosovë

    Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana ka arritur mbrëmë në Prishtinë për të diskutuar me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ata vendorë rrugën përpara në zbatimin e standardeve.

    Zoti Solana ka theksuar se nuk sheh ende shenja të krizës qeverisëse në Kosovë, por ka bërë me dije se kompletimi i institucioneve duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur, për faktin e moshumbjes së hapit në zbatimin e standardeve.

    Vizita e zotit Solana vjen në një periudhë kur ende nuk janë kryer të gjitha konsultimet për kompletimin e qeverisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

    Autoritetet ndërkombëtare kanë thënë se nuk shohin krizë qeverisëse dhe se formula e koalicionit dypartiak, që ka qeverisur Kosovën deri më tani duhet të vazhdojë edhe më tej.

    Por thuhet se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri do të shikojë mundësitë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, megjithëse kjo formulë mund të shkaktonte më shumë probleme në qeverisjen e Kosovës deri në zgjidhjen e statusit përfundimtar të saj.

    Havier Solana e viziton Kosovën pas një periudhe të gjatë dhe ai këtu nuk ka qëndruar qëkur u krijua qeveria e koalicionit LDK-AAK me në krye ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

    Vizita e zotit Solana në Prishtinë, ndërkohë do të ndërlidhet me përgëzimet për kosovarët dhe institucionet e tyre me mënyrën e sjelljes gjatë ditëve të kaluara, pas dorëzimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj në Hagë.

    Havier Solana gjatë ditës së sotme do t'i përcjellë porositë e tij presidentit Ibrahim Rugova, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike shqiptare e serbe.

    Marre nga BBC.

    Shpresoj qe shperthimi i sotshem te mos kete efekte negative ne keto bisedime.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ky shperthim eshte edhe nji argument me teper qe rugoves sa her ti vie pak si ngusht dine te gjindet ne keso situatash tamam sikur te kishte shkollen qe e kane te kryeme UDB-ja
    e serbis.
    Tani kur ka dhan dorheqje te dhunshme nga kryetari i ldk-se e ka mbet vetem ne postin e kryetarit te Kosoves,e kur dihet qe tani duhet te zgjidhet Kryeministri i Kosoves ,e per ket ka ardh edhe Havier Solana e ky po kerkon nji bashkqeverisje me baze te gjer ,rugoven e kan kaplue ethet e karrikes dhe prej frige qe do mbes pa kolltuk ai eshte ne gjendje te bej qmos,si njifar shkau ne vitet e 80 kur e futi shishen e birres ne prapanicen e vet vetem per tua lane shqiptarve.
    E kur dihet se rugova e ka sigurimin e fort qe bashkpunon me sigurimin serb ket e kane vertetue edhe policija amerikane dhe ata ja pregaditen ket per mrekulli por nuk do ti shitet hiq keti bali.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova gjykon shpërthimin


    Prishitnë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 17

    Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, të martën ka dënuar shpërthimin që ka ndodhur në Prishtinë përderisa kolona e veturave të tij ishte duke kaluar në atë moment. Rugova ka kërkuar nga organet komptente që të ndriçojnë rastin. Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, përderisa kolona e veturave të Ibrahim Rugovës ishte duke kaluar për në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.
    ------------------------

    KMDLNJ: Akte të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe destabilizojnë Kosovën


    Prishtinë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 03

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë dënon aktin e sotëm të shpërthimit në Prishtinë në kohën kur kryetari Rugova dhe eskorta e tij po kalonin andej pari. KMDLNJ duke mos paragjykuar cakun dhe motivin e këtij akti, vlerëson se aktet e tilla, nga të cilat rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës, janë akte të atyre që janë kundër sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Kosova kur nuk ka me pas president ma te mire se Ibrahim Rugova.

    E tash po shihet se kush jon shkit e flliqt pra Hashim Thaci bashk me ata komandantat e bllaces qe ju tha Ramushi.

    Prap po them as ne anderr kosova nuk ka me pa president ma te mire se Ibrahim Rugova.


    Thaci osht kriminel i cili shihet, hiq pa e dite se cka ka bo.


    E ti Llap bashk me ata kriminelat e tu qe i simpatizon kini mu zhduk prej ksaj kosove krejt, se nuk jau rrasim hiq na edhe ju keni me plas ton jeten si gjytyryma.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti Rugova: Shpetova dhe njehere ashtu si nje vit me pare (UPDATE)
    Lajmi i ores 11:00 AM


    PRISHTINE (15 Mars) -Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova e denoi ashper tentativen e atentatit ndaj tij. "Shpetova edhe nje here - mesohet te jete shprehur Rugova.: Si President i Kosoves, e gjykoj kete rast dhe kerkoj qe te pengohen ata njerez qe kane per qellim te bejne vepra te tilla. Ata duhet te marrin denimin e merituar, sepse nuk mund t'i lejojme qe te vene ne rrezik jeten e qytetareve te Kosoves", tha Presidenti Rugova menjehere pas takimit me perfaqesuesin e BE Havier Solana. Presidenti Rugova i ka shpetuar sot nje atentati me bombe te telekomanduar ndersa udhetonte me eskorten e tij. Shperthimi ndodhi sot ne mengjes rreth ores 8:25, ne rrugen "Agim Ramadani" ne Prishtine, dhe per pasoje eshte plagosur nje anetar i grupit te shoqerimit te presidentit. Lajmi u konfirmua per NEWS24 nga zedhenesi i SHPK rafki Morina. Sipas burimeve presdienciale ne Kosove, ne makinen e demtuar ndodhej edhe vete presidenti Rugova, i cili nuk ka pesuar asnje demtim dhe eshte transportuar menjehere ne nje makine tjeter. Ngjarja ka ndodhur pikerisht ne kohen kur eskorta e presidentit te Kosoves drejtohej ne hotelin ku qendronte perfaqesuesi i larte i BE Havier Solana, per nje takim qe do te zhvillonin 2 personalitetet. Sipas SHPK-se mjeti shperthyes ishte vendosur ne nje kontejner te mbeturinave, ne rrugen "Agim Ramadani", para Shtepise se Sporteve, dhe ka shperthyer, me telekomande ne momentin kur po kalonte eskorta e Presidentit Rugova. Shperthimi ka demtuar veturen ne te cilen ndodhej Presidenti. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja menjehere kane dale ne vendin e ngjarjes dhe po i kryejne hetimet dhe kane bllokuar rruget perreth ku ka ndodhur shperthimi. Rugova kerkoi qe te merren masa per shtimin e kontrollit te kufijve dhe te aeroportit. Ai tha se policia e Kosoves duhet te specializohet dhe duhet te jete e pranishme aty ku mund te rrezikohet jeta e qytetareve, sidmos keto dite kur qytetaret kane treguar nje pjekuri dhe nje maturi shume te madhe. Po ashtu Presidenti Rugova tha se ende ka elemente qe deshirojne destabilizimin e Kosoves. "Per fat te keq, ende ka elemente, ende ka njerez qe deshirojne ta destabilizojne Kosoven", tha ai, duke shtuar se situata e sigurise ne Kosoves eshte pergjithesisht e mire. "Kosovaret jane te afte te mbrojne stabilitetin ne vend, stabilitetin ne kete pjese te Evropes dhe te botes", theksoi Presidenti Rugova pas takimit me Havier Solanen. db/db(NEWS24/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga zerocool
    Kosova kur nuk ka me pas president ma te mire se Ibrahim Rugova.

    E tash po shihet se kush jon shkit e flliqt pra Hashim Thaci bashk me ata komandantat e bllaces qe ju tha Ramushi.

    Prap po them as ne anderr kosova nuk ka me pa president ma te mire se Ibrahim Rugova.


    Thaci osht kriminel i cili shihet, hiq pa e dite se cka ka bo.


    E ti Llap bashk me ata kriminelat e tu qe i simpatizon kini mu zhduk prej ksaj kosove krejt, se nuk jau rrasim hiq na :) edhe ju keni me plas ton jeten si gjytyryma.
    Mos bacit mus shaj se je i ri e te ndalet rrita gjysm,por lutju Zotit qe u shpetoi kryetari se besa kishte qene shume ne rrezik .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK: Kjo është vepër e atyre që nuk e duan progresin


    Prishtinë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 55

    Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm shpërthimin në Prishtinë, me ç’rast u lënduan dy qytetarë. Aktet e tilla të dhunës, të përsëritura, kanë për qëllim destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, në kohën kur institucionet, partitë politike, dhe qytetarët së bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in, janë duke bërë çmos që të ruhet qetësia dhe siguria gjatë proceseve të rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe qytetarët e saj, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ORA denon atentatin ndaj Rugoves: Akti jo vetem ndaj figures e presidentit, por dhe perpjekje per destabilizim
    Lajmi i ores 12:00 PM

    PRISHTINE (15 Mars) -Subjekti politik ORA permes nje komunikate per shtyp denoi ashper tentim-atentatin e sotem ndaj Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. "Ky akt eshte i drejtuar jo vetem ndaj figures se Presidentit dhe Institucionit te cilin ai perfaqeson, por eshte edhe nje tjeter perpjekje qe te destabilizohet situata ne Kosove, pas provimit te madh te pjekurise qe dhane qytetaret e Kosoves te prire nga shembulli i respektimit te sundimit te ligjit nga ish-Kryeministrit z. Ramush Haradinaj. Ne keto momente solidarizohemi me Kryetarin Rugova dhe kerkojme unitet popullore ne vetepermbajtje dhe ne denim e te gjitha akteve te dhunes. Kushdo qe eshte pergjegjes per kete sulm, eshte e qarte se ka punuar drejtperdrejt kunder interesave te Kosoves dhe te qytetareve te saj", citohet ne komunikate te partise Ora. db/db (QIK/BalkanWeb
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    [ KOSOVA ] Go to Homepage
    Reagime ne Prishtine pas atentatit kunder Presidentit Rugova dhe eskortes se tij
    Lajmi i ores 1:00 PM



    Pamje nga shperthimi i sotemne Prishtine
    PRISHTINE (15 Mars) -Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut, (KMDLNJ), me seli ne Prishtine denon atentatin e sotem ne Prishtine kunder Presidentit Rugova dhe eskortes se tij. KMDLNJ vlereson ne nje komunikate se akte te tilla, nga te cilat rrezikohet jeta e qytetareve te Kosoves, jane veprime te atyre qe jane kunder sigurise dhe sundimit te ligjit ne Kosove. Ai me kete rast kerkon nga organet hetimore dhe te drejtesise ne Kosove qe autoret e veprave te tilla, ne te cilat rrezikohet jeta e qytetareve, te dorezohen para drejtesise, thuhet ne kete komunikate te KMDLNJ. Asociacioni i Komunave te Kosoves ne emer te te gjitha komunave te Kosoves denon ashper atentatin e sotem kunder Presidentit Ibrahim Rugova dhe eskortes se tij. AKK-ja dhe komunat e Kosoves e denojne ashper kete akt te shemtuar, qe ne fakt eshte sulm i drejtperdrejte kunder institucioneve te Kosoves dhe institucionit me te larte te vendit. Padyshim qe ky eshte dhe nje atentat kunder stabilitetit dhe progresit qe ka arritur dhe po arrin Kosova ne kete etape shume te rendesishme te rruges se saj drejt njohjes se pavaresise se Kosoves, thuhet ne nje komunikate te AKK-se. Komunat e Kosoves kerkojne edhe kesaj radhe nga qytetaret e tyre qe te jene te qete dhe te reagojne me gjakftohtesi ndaj sulmeve kunder institucioneve qe i kane zgjedhur, duke u bere te ndergjegjshem se ende ka elemente qe duan destabilizimin e vendit tone. Njekohesisht nga organet kompetente kerkohet qe sa me shpejt te zbulohen autoret e ketyre akteve te shemtuara qe po tentojne te pengojne dhe te njollosin imazhin e Kosoves, thuhet ne kete komunikate, te nenshkruar nga kryetari i AKK-se, Ismet Beqiri. db/db (/BalkanWeb)




    Qfar more po a jeni ne medn kqyre cka thiot tash ky demokrati i europes.Ajo qereveri qe patem do me than nuk ka vy pra sipas tij.Pra keto jane perallat e juaja dhe te europes.
    Mos u habitni fare se po deshtojme per cdo dite.po ku ke pa qeveri me njerez analafabete e me kryeminister me shkolle fillore o djale.Kjo ju ka vyue njehere se ma lete na kana dredhue e tash duhete edhe nje qeveri anaalöfabete prap.
    Solana: Ne baze te Kushtetutes i takon presidentit te Kosoves te formoje sa me shpejt qeverine e re



    PRISHTINE (15 Mars) -Pas takimit me presidentin Rugova, perfaqesuesi i larte i BE-se per politiken e jashtme dhe sigurine, Javier Solana, ka nenvizuar se ne Kosove duhet te formohet sa me pare qeveria ne menyre qe Kosova te ece perpara. Solana, pas ketij takimi qe zhvilloi me Rugoven dhe zevendeskryeministrin, Adem Salihaj, ka theksuar se eshte presidenti i Kosoves ai, qe ne baze te Kornizes Kushtetuese, mban pergjegjesine per te formuar sa me shpejt qeverine e re dhe duhet te takohet me te gjitha partite politike. Ai me pas ka shtuar se presidenti i Kosoves ne kete ceshtje ka mbeshtetjen e plote te BE-se. Nderkohe Rugova eshte shprehur se tani per tani ne Kosove nuk ka krize institucionale. Me tej ai ka premtuar se shume shpejt do te caktonte kryeministrin e ri. Ai me poshte permendi faktin se institucionet e Kosoves dhe qeveria jane perqendruar ne aspektin e sigurise dhe kjo eshte rregulluar shume pas marsit te vitit te kaluar. Solana, qe prej zgjedhjes se qeverise se Haradinajt nuk e kishte vizituar Kosoven. Dje ne mbremje ai u takur dhe me shefin e UNMIK-ut ndersa sot pritet te takohet edhe me perfaqesues te tjere te institucioneve. db/db (/BalkanWeb)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Per mua ky atentat me teper se ndaj Rugoves eshte nje perpjekie per destabilizim te Kosoves e prishjes se imazhit te mire te krijuar pas arrestimit te Haradinaj dhe ne diten qe syte e Europes qene ketu se Solana qe ne Prishtine.

    Kush eshte me i interesuar per kete---- Beogradi.
    Dhe agjentet e tij qe me nje akt si ky pa autor te prishin imazhin e Kosoves.

    Me vjen shume keq qe shume bien ne gracken e Beogradit e luften nderpartiake pas ketyre akteve.
    Dhe me sa lexova dhe ne media asnje nuk e permente hapur Beogradin dhe agjentet e tij qe cdo dite mendojne per destabilizimin e Kosoves qe eshte baza e planit te tyre per Kosoven.
    Kosovaret e politikanet e tyre duhet ta sulmojne[politikisht] Beogradin e te mos rrine ne heshtje kur aty nuk rreshtin sulmet ndaj Prishtines e shqiptareve ne format me te ndryshme.

    Beogradi eshte i interesuar per destabizilim te Kosoves se kjo eshte menyra qe i mban akoma shpresat e tij gjalle dhe baza e gjithe stategjive serbe ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-03-2005 më 10:41

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj
    Per mua ky atentat me teper se ndaj Rugoves eshte nje perpjekie per destabilizim te Kosoves e prishjes se imazhit te mire te krijuar pas arrestimit te Haradinaj dhe ne diten qe syte e Europes qene ketu se Solana qe ne Prishtine.

    Kush eshte me i interesuar per kete---- Beogradi.
    Dhe agjentet e tij qe me nje akt si ky pa autor te prishin imazhin e Kosoves.

    Me vjen shume keq qe shume bien ne gracken e Beogradit e luften nderpartiake pas ketyre akteve.
    Dhe me sa lexova dhe ne media asnje nuk e permente hapur Beogradin dhe agjentet e tij qe cdo dite mendojne per destabilizimin e Kosoves qe eshte baza e planit te tyre per Kosoven.
    Kosovaret e politikanet e tyre duhet ta sulmojne[politikisht] Beogradin e te mos rrine ne heshtje kur aty nuk rreshtin sulmet ndaj Prishtines e shqiptareve ne format me te ndryshme.

    Beogradi eshte i interesuar per destabizilim te Kosoves se kjo eshte menyra qe i mban akoma shpresat e tij gjalle dhe baza e gjithe stategjive serbe ne Kosove.

    Po po me siguri shkje jane kan ata.
    Vallhaj po u mush Prishitna plot

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tirana zyrtare dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj autokolonës së Presidentit të Kosovës

    Tiranë, 15 mars - Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë priti me shqetësim lajmin për sulmin e mëngjesit të sotëm ndaj autokolonës së Presidentit të Kosovës, z. Ibrahim Rugova. Ministria e Punëve të Jashtme, në emër të qeverisë shqiptare, e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar, dhe i përcjell keqardhjen dhe shqetësimin e saj Presidentit Rugova.
    Këto veprime të dhunshme janë të papranueshme jo vetëm sepse cënojnë figurën e Presidentit dhe institucionin që ai përfaqëson, por edhe sepse synojnë të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë.
    Shprehim bindjen se populli i Kosovës do ta përcjellë këtë akt ekstremist me gjakftohtësinë dhe maturitetin që e karakterizon, duke u krijuar të gjitha kushtet e mundshme autoriteteve kompetente për gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij atentati.
    Gjejmë rastin që edhe një herë t'u shprehim solidaritetin tonë Presidentit Rugova, institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse dhe gjithë popullit të Kosovës, duke bërë thirrje për të vazhduar në rrugën e demokratizimit dhe rindërtimit të mëtejshëm të Kosovës dhe së ardhmes së saj të pakthyeshme evropiane, thuhet në një njoftim të MPJ të Shqipërisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    kosoves i duhet nje sherbim sekret i cili i eleminon te gjitha kalbsirat e shikut, udb-es, kgb-es, cia-es, t´grekve, francezve dhe te gjitha shtetve tjera te cilat mendojn se duhet me lujt me kosoven dhe fatin e popullit shqiptar.

    cilit shtet ti tekte mundet te hy ne kosove dhe te operoj, pa e ndal askush pa pas as nje veshtirisi, se populli shqiptar nuk ka ndonje organizat e cila ja mbron interesat.
    moj e mira bash kurkun hiq

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kriminelet Cenike-Komuniste ne aksion! Arradhat Enveriste te Kosoves (AEK-u) bashke me miqte e tyre Shkije jane ne aksion!

    Kujdes Kosove!


    Sulmi mbi figuren numer nje ne Kosove, Presidentin Rugova, eshte edhe nje sulm terrorist i drejtuar pikerisht mbi arritjet e deritanishme te Kosoves, eshte sulm i drejteperdrejte mbi te ardhmen e Kosoves, eshte nje sulm i drejtuar drejteperdrejte mbi institucionet e Kosoves, si dhe mbi vullnetin e popullit te Kosoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    PDK: Kjo është vepër e atyre që nuk e duan progresin


    Prishtinë, 15 mars 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 55

    Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm shpërthimin në Prishtinë, me ç’rast u lënduan dy qytetarë. Aktet e tilla të dhunës, të përsëritura, kanë për qëllim destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, në kohën kur institucionet, partitë politike, dhe qytetarët së bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in, janë duke bërë çmos që të ruhet qetësia dhe siguria gjatë proceseve të rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe qytetarët e saj, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
    Cerdhja e Krimit ne Kosove - PDK-ja po tregon edhe nje here fytyren e saj. Ne vend se te denoj aktin terrorist mbi Presidentin Rugova, PDK-ja denon shperthimin e e dirigjuar nga agjentet e saj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arb

    Paske harrue se ne Kosove rugov-popi i pat edhe do far sigurimca qe besa tan i madhe e i vogel e din qe ata bashkpunoin me sigurimcat e serbis e per kso skenash ata veq jan te njoftun nuk po me dhimbeni hiq se nuk ju shit as kesaj radhe mesa ju pate shit kur i paten thye keta sigurimca dritaret e villes se rugov-popit ne velani vitin e kaluem e u munduat si kesaj radhe tua mveshni PDK-se por u shkoi huq e huq do tu shkoi gjith sepse ini
    genjeshtar te keqi qe femijet ju kuptoin e le ma te tjeret

    E keta te PDK-se nuk jan aq naiv e te bien ne rrjetin e propagandes se rrejshme te sigurimcave te rugov-popit por reaguan siq duhet te reagoin e denuan dhunen dhe lendimin qe psuen dy qytetar te pafajshem kushdo qe qendron pas keryre shperthimeve
    mus mendove se po dufka me e marr shamin e me qajt kah genjeni ju a haaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    per ata qe shpejt paskan harrue se kushe mban lidhje me shkiet (serbet)

    --------------


    Skandaloze: Zbulohen aparate përgjuese në ndërtesën e Presidencës së Kosovës

    Spiunim i përditshëm brenda Presidencës së Kosovës

    Sipas një hetuesi ndërkombëtarë, çdo takim, bisedë dhe levizje brenda ndërtesës së Presedencës së Kosovës përgjohet. Hetues ndërkombëtarë janë vënë në dijeni, se Ramë Maraj – që pretendon se është Këshilltar Special i Presidencës së Kosovës, me bashkpunëtorët e tij, kohë më parë, brenda ndërtesës së Presidencës së Kosovës, kishte vendosur aparaturë përgjuese. Ramë Maraj publikisht është Drejtor i “Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve” -Prishtinë (“POLITICAL-STRATEGIC AND PUBLIC OPINION RESEARCH INSTITUTE”-PRISTINA - IHPSO), që është i regjistruar në UNMIK me datë 4. 2 . 2000, me numër regjistrimi 5200018 –1 – regjistruar si OJQ në UNMIK.
    Hetuesi ndërkombëtar beson se në stafin drejtues të këtij instituti bëjn pjesë: Avdi Behrami,jurist i dip.; Besnik Salihu; Bahtir Osmani,prof.etj
    Por, prapa këtij instituti qëndron veprimtaria dhe aktivitetet diskrete të bashkpunëtorëve dhe të Ramë Marajt - si Shef i Sherbimit Sekret të ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Vetë Ramë Maraj, i cili pretendon të jetë njeriu me influencë brenda presidencës së Kosovës, është i pajisur me kamerë përgjuese që ka formën e lapsit. Oficierët hetues ndërkombëtarë thonë se me zbulimin e këtij rasti, është vështirë të thuhet se nëse këto aparate përgjimi janë të porositura nga ndonjë shërbim i huaj i fsheht, por mëgjithatë kjo nënkupton një delikt zyrtarë, që Presidencës së Kosovës mund t’i shkaktojë pasoja të mdha politike. Sepse për këtë tashmë janë informuar Përfaqësitë e Huaja Diplomatike.
    Dhe mu për këtë, parashihet që së shpejti Ndërtesës së Presidencës t’i kontrollohet imuniteti. Dhe nëse është kështu, atëhere ekziston mundësia që të nisen procedura gjyqësore ndaj përsonave përkatës, apo vetë shefit të të ashtuquajturit “Sigurimi i Atdheut”. Gjithashtu, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë përreth Presidencës së Kosovës janë koncetruar veprues të spiunazhit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Oficeri Amerikan i policisë David Wentz ka dhënë njoftimin qysh më heret se Ramë Maraj kontakton me shërbimet Informative Serbe...



    Ja informacioni në anglisht.....

    Mafioso ... na e qite punë edhe ti .... si pa rend na e hape punën e Ramës.... u dasht edhe pak me lënë me sharrue ky edhe më fell ore....


    Policeman Wentz was used as a scapegoat

    ***** reports that David Wentz, chief of the Regional Crimes Sector, was arrested yesterday morning by the Kosovo Organized Crime Bureau (KOCB) on suspicion of revealing confidential information and endangering the investigations against a police officer. Defence lawyer Tome Gashi suggested that someone could have used Wentz as a scapegoat to cover up for other problems in the international police force in Kosovo.

    The US career police officer David Wentz paid for 30 seconds of telephone conversation with a KPS investigator, Fadil Sylevic, with over 24 hours in prison.

    The lawyer Tomë Gashi says the prosecutor used a short conversation officer Wentz had with Sylevic.

    ‘I met your boss’, Wentz told Sylevic in this conversation and the latter asked surprised ‘which boss?’ The conversation that the American officer is charged with, and which is suspected to have revealed confidential information, as attorney Gashi says, concluded with the words, ‘We need to end the conversation as we are being listened to’. Wentz told police he was joking in this conversation with Sylevic and that this is clearly seen if you listen to the tape, which according to Gashi, you can clearly
    hear him laughing during the conversation.

    The international prosecutor has questioned officer Wentz under the suspicion he knew there was an investigation ongoing against detective Fadil Sylevic, and that he gave out confidential information that jeopardized the investigation of this case.

    ‘I do not understand how a man that has prior information that a person is under surveillance tells him through the telephone that ‘We need to stop the conversation as you are being eavesdropped’. If I had something secret then I would call Sylevic for a coffee’, says Wentz calling the justification of the prosecutor to question him ridiculous.
    The American officer Wentz says that the KOCB refused him the right to call a lawyer for 5 hours, although he had asked to contact lawyer Gashi, as the US Embassy in Skopje had recommended him. ‘If they violated my rights as a head of a unit, I do not dare imagine what could happen to an ordinary citizen’, said Wentz for ***.

    The police officer with high responsibilities for building human resources at the international police in Kosovo seems very sceptical about one of the highest units of crime investigation in Kosovo, KOCB.

    According to attorney Gashi, Wentz jokingly told Sylevic in the telephone
    conversation that the ‘boss’ whom he had mentioned is Ramë Maraj, the head of the Institute for Strategic Research of Public Opinion, also known as being close to President Ibrahim Rugova.

    Sources from the police say that investigators of the UNMIK Police in fact see this institute as an information service close to LDK, and for this reason, says the source, police investigators met with Maraj several times.

    In a telephone interview for ***, Ramë Maraj refused to have ever met with UNMIK Police and that he said he did not have any information that Mr. Wentz was arrested.

    In this respect, Sylevic thinks that if Mr. Maraj or someone else has something against him, then it must have to do with the fact that he never ‘belonged to a certain political grouping’.

    ‘As you know, there are founded suspicions that ShIK (Kosovo Secret Service) is functioning as a service of the opposite side. I have never accepted to work for either wing, and therefore I suppose that it is possible that SHIK and Maraj are angry about it’, says Sylevic.

    For him, the head of RCS, detained Tuesday afternoon and released Wednesday, is only an ‘investigator with whom he has cooperated for a long time’. ‘He is a good investigator and has extraordinary sources’, Sylevic says.

    Sylevic admits the existence of some tensions between him and Maraj although he has never met him, he says for the paper.

    The attorney of the American police officer, Tomë Gashi, says that somebody has probably used Wentz as a scapegoat to cover up other problems, which seem to be quite obvious at some very important units of the international community in Kosovo.

    Gashi says that when he got the call from the investigative police of KOCB and from his client to take over the case he thought it was a joke. ‘I simply did not think that such a senior police unit could imprison such an important investigator and a head of a unit like RCS’.

    Gashi visited the detention centre late at night after he made sure Wentz was really detained.

    ‘It is strange how he was denied the right to a lawyer for hours on end even though he insisted on that’, says Gashi.

    Wentz concludes that ‘Very often UNMIK denies the human rights that it is
    constantly trying to promote’
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723


    PRISTINA, Kosovo -- President Ibrahim Rugova has escaped unhurt after a dustbin exploded as his car drove past in the capital Pristina.

    Tuesday's explosion comes a day after former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj pleaded not guilty to war crimes charges at The Hague.

    The blast occurred about 8:20 a.m. (0720 GMT) as Rugova was headed to a nearby government building for a meeting with European Union foreign policy chief Javier Solana.



    The black vehicle that was used to drive Ibrahim Rugova to Pristina is parked on the side of the main road in Kosovo's capital after an explosive device was detonated as his convoy travelled towards a meeting with EYU officials.(AFP/Ermal Meta)

    Bodyguards of Kosovo's president guard the damaged vehicle still carrying President Ibrahim Rugova after a failed assasination attempt on his life in Kosovo's capital Pristina on Tuesday March 15, 2005. Rugova survived an apparent assassination attempt Tuesday after a bomb exploded as his convoy passed through central Pristina. (AP Photo/ Visar Kryeziu)

    A NATO bomb disposal robot sifts through the garbage near the black SUV that was driving Kosovo President Ibrahim Rugova to a government building, on the side of the main road of Kosovo's capital Pristina on Tusday March 15, 2005. Rugova escaped an apparent assasination attempt on his life unharmed . A police officer at the scene of Tuesday's explosion told The Associated Press on condition of anonymity that the blast appeared to have been caused by a remote controlled explosive device..(AP Photo/ Visar Kryeziu)
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •