Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Question Të barabartë?!

    Degjoj shpesh te thuhet: “Njerezit kane lindur te barabarte.”
    Kjo qendron, ne aspektin qe te gjithe kane te drejte te barabarte per te jetuar plotesisht jeten e tyre (derisa kjo "plotesisht" te mos cenoje te drejten e gjithkujt tjeter).
    Por po te mendosh pak me thelle…aftesite e individeve te ndryshem jane te ndryshme. Shume i kane te kufizuara/te shtrira ne nje limit modest e te tjere gezojne limite qe shkojne shume larg. Pra, njerezit jane jo te barabarte nga intelekti/aftesite/talentet, menyra sesi ndjejne (ca me pak e ca me shume) etj etj. Atehere pse thuhet qe njerezit lindin te barabarte. Nganjehere kjo me duket shume qesharake! Ah, kjo barazia...e lakmuar nga te gjithe doktrinat(pothuaj)!

    green

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Greeno,
    Kur thuhet: "Njerezit lindin te barabarte" pikesepari, gjate interpretimit duhet te kihet parasysh menyra se si eshte ndertuar fjalia dhe "destinacionit" te cilit ajo i eshte drejtuar per t'i "mberritur" duke i'u shmangur ne te njejten kohe analizave te "parakohshme" te cilat rrjedhin si rezultat i pershpejtimit ne te gjykuar, te pershpejtuar nga pershpejtimi per te pershpejtuar ne menyre te rrufeshme. (lol - mo ma merr per ters...shaka hesapi. Fundja, secili ka mendimin e tij, apo jo?!)

    Per me teper, ndryshimi midis kuptimit te nenkuptuar tashme te cilit i destinohet "thenia" nga menyra se si interpretohet nga interpretuesi duke u bazuar teresisht ne kendveshtrimin e tij/saj krijon ose hap "kanalet" neper te cilat kalojne shpjegime apo mendime (ashtu si ne rastin aktual) nga me te ndryshmet dhe eshte pikerisht situata "seleksionuese" e sapokrijuar e cila behet shkak per keqkuptim.

    Ashtu sic e ke permendur edhe vete ne fillim te shkrimit, tek i cili do shtoja dicka tjeter; ajo cka qendron ne thelb te thenies ka te beje me "ndergjegjesimin" apo me mire te them (shkruaj) "nxitjen" e pse jo, "venien ne dijeni" ose pse te mos themi (lol) "perforcimin" e idese se transmertuar ne thelb te fjalise, sipas te ciles "njerezit lindin te barabarte" por pershtatshmeria e rrethanave per te "zhvilluar me tej" ate cka tashme "zoterojme" në nivele te barabarta, apo pengesat me te cilat ndeshemi gjate jetes jane te niveleve "jo koherente" apo te ndryshme me aktualitetin ne te cilin ndodhet secili prej nesh. Marrim nje shembull te thjeshte...Nese do krahasonim privilegjet e nje njeriu, i cili trashegon te ardhura te konsiderueshme per te avancuar ne jete me ate te nje njeriu objektivi i te cilit nuk eshte me teper se mbijetesa perderisa ky i fundit nuk egziston 1 / te qind-disaten e privilegjeve te te parit atehere dalim tek ajo pika te cilen e ke prekur "rikoshe" sipas te ciles duket ironik perfundimi i nxjerre prej "thenies" Mgjth, menyra se si nje njeri e vlereson veten, pavaresisht nga rrethanat, luan nje rol te rendesishem ne inisiativen apo vendimet e ketij individi (i betuar) per te arritur (besnikerisht) qellimin per te cilin ai mendon se jeton dhe do jetoje.

    Shkurt, thenia ka me teper karakter "inspirues apo inkurajues" per njerezit te cilet e "gjejne" vetveten (ka rendesi menyra se si formulohet fjalia per te dhene kuptimin e vertete i cili mendohet te komunikohet) ne rrethana te papershtatshme per te zhvilluar me tutje ate cka "u nda qe prej fillimit" ne nivele te barabarta e cila ka te beje me privilegjin e te jetuarit, pavaresisht nga rrethanat. Tek kjo e fundit do shtoja ate cka eshte mjaft e rendesishme qe ka te beje me nivelin e "perpjekjeve" te ketij njeriu per te sfiduar "fatin" apo nenshtrimi i vullnetshem ndaj asaj cka "duket" e pamundur per t'u arritur.

    Njerezit jane te barabarte ne lindje. (me perjashtim te rasteve me crregullime fizike apo mendore) Pas lindjes ata "ngarkohen" automatikisht me "pergjegjesine" e "ruajtjes" se "statusit" qe prej lindjes, pavaresisht nga rrethanat e papershtatshme apo veshtiresite qe ata do hasin. Tek kjo pike e tutje dalin ceshtje nga me te ndryshmet te cilat lypin shpjegime ne tema më vete.

    Shendet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 18-03-2005 më 00:03

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Deshirat thelbesore shpirterore te njeriut jane dy:

    1. Te jetoje.
    2. Te mos jetoje i vetem.

    Pra jeta e perbashket eshte themeli i asaj qe njerezit sjellin nder mend kur perdorin fjalen "lumturi" pasi nuk mund te gjesh lumturine ne vetmi, vetem ne unitet dhe dashuri.

    Kur degjon apo lexon dike te shprehet se "njerezit lindin te barabarte", thelbi i mesazhit nuk eshte ai bajat i dukshem, por nenteksti i deshires njerezore per te ndertuar unitetin ne dashuri qe sjell paqe dhe lumturi. Si ndertohet ky unitet? Kjo pyetje mund te marri 1 milion pergjigje te ndryshme dhe nuk eshte ceshtje per diskutim ketu.

    Ajo qe eshte e dukshme dhe per diskutim eshte deshira sublime e njeriut per te rigjetur kuptimin e humbur te jetes se tij, asaj jete qe ndryshe nga kjo e cila jetojme, nuk njeh as vuajtje, as luftra dhe as padrejtesi.

    Ne lindim njesoj ne nje bote qe nuk i perkasim.

    Albo

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    MEQENESE postimet brenda teme i prish dhe poston jashte teme vete ke nevoje per mesim.

    Deshirat e njeriut jane.

    Te besoje
    Te jetoje
    Te njihet
    Te vleresohet
    Te sigurohet
    Ti jepet mundesia
    etj etj

    Per temen

    Njerzit lindin te barabarte vetem ne disa aspekte fizike.Si gjinia , dituria, mundesia per te arritur dicka etj.

    Mirepo me vone njeriu me rritjen e tij dhe per shkak te ndryshueshmerise ne qenie dhe ne cilesi duke qene secili qenie ne unike atehere dhe perfitimi dhe formimi i tij ndryshon gjate jetes.

    Ne shume shoqeri sllogani, gjithe njerzit jane te barabarte eshte sllogan i madh por ne realitet asnje prej tyre nuk e pranon kete sllogan ne veprime.

    Barazia e njerzve do ia humbte vleren dhe motivimet per te ngritur ne nivele te larta diturie dhe per te dhene maksimumin e tyre.

    Sistemi komunist predikoi per kete gje por kjo ia hoqi deshiren per te kontribuar me gjithe mundesine atij qe kishte aftesi kurse denbelin e barazoi me te mencurin.

    Shoqeria kapitaliste me te vertete predikon se barazia e njerzve egziston me fjale porse ne veprimet e saj ajo i jep perparesi te pasurit .Mjafton te shikosh sistemin taksor.Nuk i jep mundesi cdo njeriu te filloje nje bisnes sepse taksohet qe ne startimet e para te tij.Po keshtu dallimet raciale, klasore etj jane te tjera dukuri qe sllogani i madh i barazise
    eshte fallco.Dhe se sistmi i votimit ne to eshte vetem mashtrim per te vene ne pushtete ato qe deshirojne vete klasat e pasura dhe interesat makrokapitaliste.Ato barazojne nje budalla me nje te zgjuar.Ato barazojne nje pijanec me nje njeri te shkolluar, ato barazojne ne vote nje njeri qe ska mbaruar asnje shkolle me nje njeri qe ka mbaruar 3 universitete.Ku shkoi mundi i tyre.

    Pra per mua vetem ne disa gjera njeriu eshte barabarte me te tjeret.

    Pra liria per te vepruar dhe dhenia mundesise per te mesuar .Pra barazia ka lidhje me vullnetin ose lirine e njerzve.Po keshtu dhe barazia ne gjykim.Pra eshte e lidhur liria ne vepra me gjykimin te dyja keto jane te vetmet qe hyne ne aspektin e barazise.

    Qenia njerzore per sa i perket cilesive te saj ndahet ne dy grupe.

    Cilesi te dhuruara qe ne lindje.
    Cilesi te fituara gjate jetes.

    Cilesite e dhuruara qe ne lindje ndahen ne dy grupe.

    Cilesi te barabarta.Gjinia(Meshkuj-Meshkuj, Femra-Femra) dituria,llogjika, liria dhe vullneti, etj
    Cilesi jo te barabarta. Bukuria , gjatesia,seksi (Meshkuj-Femra) etj.

    Cilesite e fituara gjate jetes per shkak te dy cilesive lart nuk mund te barazohen midis njerzve.Sepse ajo qe njerzit arrijne dhe perfitojne gjate jetes se tyre eshte e ndryshme prandaj ndryshon me vone , zgjuarsia e tyre, dituria, te menduarit aftesia per te vepruar etj.

    Pra si njerez jemi te ndryshem me cilesi te ndryshme porse ne disa gjera jemi te barabarte.

    Kush pretendon te barazoje njerzit ne cdo ceshtje vetem se ka shkatarruar motivimin, drejtesine, dhe vleresimin e njerzve.

    Kurre nuk mund te jete i barabarte i nje njeriu qe ka mbaruar 3 universitete me nje person qe punon ne are.
    Nuk mund te jete i barabarte zgjuarsia e nje njeriu qe ka studiuar per shkenca politike dhe sociale me nje njeri qe studion shkenca elektronike .Fjala behet per diskutime dhe per drejtimin e popullit.Kurre nuk mund te jene te barabarte nje budalla me nje te mencur.Sistemi qe ngrihet duke predikuar barazine njerzore ne cdo aspekt eshte sistem padrejtesie i cili e con njeriu ne kaos dhe zh-vleresim.

    Pra njerzit nuk mund te jene te barabarte .I miri dhe i keqi ne sistemin e gjykimit dhe vleresimit nuk jane te barabarte.

    Barazia mund ta humbi drejtesine dhe vleresimin .

Tema të Ngjashme

  1. Shën Averki i Barabartë me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58
  2. Absurditeti i "zotit"
    Nga darwin në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-09-2007, 08:39
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Pse njerëzit e botës nuk janë të barabartë?
    Nga BurimTopi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •