Jep doreheqjen avokati Martin Vulaj nga posti i Drejtorit Egzekutiv i Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)
NgaBEQIR SINA ( Nju - Jork)
Detyra e Drejtorit Ekzekutiv emeron zotin Fran Shkreli Washington, D.C.
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), e cila thote se eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te Ceshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative, leshoje mbreme(11 mars 2005), nje komunikat zyrtare ku konfirmon doreheqjen zyrtare te avokatit Martin Vulaj.
Keshtu qe, Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan, pas doreheqjes se zotit Martin Vulaj nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv emeron zotin Fran Shkreli. Sipas kumteses thuhet, se zoti Shkreli ka punuar per 30 vjet ne institucione te qeverise amerikane fillon detyren e re me 13 mars, 2005. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), eshte nje organizat e re lobiste, pa ndonje tradite ne jeten ploitike te organizatave shqiptare ne Amerike. Ajo eshte e krijuar rishtaz gjate viteve 97-te , pikerishte at'here, kur shqiptaret po perjetonin ngjarjet me tragjike ne Shqiperi. At'here, kur vendi yne po kalonte edhe periudhen me te rende ne historine e saj ne aspektin politiko - ekonomik e shoqerore - ate te kollapsit dhe "thermimit" te shtetit te ri demokratik shqiptar, pas 50 vjeteve te izolimit dhe nje diktature te papare komuniste. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), ka ndrruar ne 8 vjet, rreth 4 drejtor egzekutiv.
Zoti Vulaj nderkohe, pas doreheqjes ne kumtes shpreh falenderimet e tij ndaj Bordit Drejtues te KKSHA, per perkrahjen e tyre gjate rolit te tij si drejtor ekzekutiv. -"Eksperienca ne rolin e drejtorit ekzekutiv te KKSHA-s, shtoi zoti Vulaj me kete rast, ka qene nje eksperience e pakrahasueshme dhe une jam shume mirenjohes te kem pasur fatin te udheheq komunitetin tone ne nje kohe kaq te rendesishme. Une jam i bindur se zoti Shkreli do beje nje pune te mrekullueshme per ta udhehequr kete organizate te rendesishme"- eshte shprehur Vulaj.
Nderkaq, per drejtorin e ri, thuhet ne komutes se Fran Shkreli morri detyren e drejtorit te divizionit evropian ne Zerin e Amerikes ne vitin 1994 pas nje pervoje 20 vjeqare ne kete institucion ku ne vitin 1974 kishte filluar pune si gazetar dhe producent. Shume shpejte ai u avansua ne rolin e redaktorit dhe ne vitin 1984 u emerua shef i sherbimit shqip . Nen udheheqjen e tij, divizioni evropian i Zerit te Amerikes kishte me shume se 200 punetore qe transmetonin programe ne 18 gjuhe te ndryshme. Zoti Shkreli ka luajtur nje rol te rendesishem si drejtor i divizionit evropian edhe gjate konflikteve ballkanike kur ky institucion ishte burim i informatave objektive dhe te sakta ne kohen kur ky rajon kishte nevoje me se shumti per nje burim te tille.
Kush eshte avokati Martin Vulaj !?!
Pa dyshim se nje nga shembujt me tipke te shqiptareve qe ka bere emer edhe eshte ndjer nje njeri i suskseseshem ne SHBA-s, eshte edhe avokati i njohur Martin Vulaj. Avokati Vulaj, i merguar shume vite me pare me gjithe familje e tij nga trevat shqiptare ne Mal te Zi, ka arritur te integrohet dhe ndertoje nje jete shume aktive ne SHBA-s . Per rreth 27 vjet, aq sa mendohet se mund te kete ne Amerike, ai , se bashku me te arfem te familjes, ka mundur te kete suskese edhe ne biznes, duke patur te ardhura shume te mira.
Martin Vulaj, nje avokat qe drejtoj per tre vjet Keshillin Kombetar shqiptaro amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u be mjafte i njohur sidomos ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te shqiptarve, ne Ƨeshtjet e emigrimit ne 15 vjetet e fundit ne zyren e avokatise "Vulaj & Marku" Attorneys & Counselors at Law, ne dowtown Manhttan -ne Broadway. Sidomos vitet e fundit, Martin Vulaj, ka qene shume aktiv ne shume probleme qe prekin Ƨeshtjen shqiptare. Pak kohe me pare ai ishte edhe ne Tirane, Prishtine e Shkup, ku pati disa takime me drejtues shteti si me Presidentin e Kosoves dr Rugova, dhe me ish Kryeministrin Haradinaj.
Vlen te per t'u permendur se Vulaj, ka qene shume aktive edhe ne ndihmese te sponsorizimeve te disa aktiviteteve te komunitetit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Avokati Martin Vulaj, ish drejtori egzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (National Albanian-American Council) i nje organizate tjeter shqiptare ne Amerike lobiste kjo, eshte nje nder hartuesit e nje projektkushtetute te Kosoves, sebashku me eksperte qe njohin mire Ƨeshtjet ballkanike, ish-zyrtare te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit si: Paul Williams, James Hooper, Morton Abramowitz.
Projektkushtetuta e Kosoves, e cila i'u dorezua gjate vizites se fundit ne Prishtine te Vulajt, ne cilesine e Drejtorit Egzekutiv te KKSHA, Presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, eshte projekt i OJQ-ja amerikane Public International Law and Policy Group. Projektkushtetuta synon te zevendesoje Kornizen Kushtetuese te tanishme dhe mbeshtetet ne kushtetutat e vendeve te Ballkanit, Baltikut dhe Europes Qendrore e Lindore. Avokati Vulaj ka organizuar dhe udhehequr gjate periudhes qe drejtoj KKSHA, takime te rendesishme me senator. kongresmen, politikan amerikan e te huaj ne SHBA-s. Martin Vulaj, Williams dhe Abramowitz kane qene keshilltare nderkombetare ne perberje te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Rambujese, me 1999.
Martin Vulaj punoj per cėshtjen kombetare shqiptare, per tre vjet si Drejtor Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan, dhe mbi 15 vjet si avokat, nga Shteti Nju Jorkut. Nuk dihet ende se cili dote jete percaktimi tij ne jeten politike e shoqerore pas doreheqjes!?!...
Krijoni Kontakt