Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Jep dorėheqjen av. Martin Vulaj nga kreu i K.K.SH.A

    Jep doreheqjen avokati Martin Vulaj nga posti i Drejtorit Egzekutiv i Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)

    NgaBEQIR SINA ( Nju - Jork)


    Detyra e Drejtorit Ekzekutiv emeron zotin Fran Shkreli Washington, D.C.

    Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), e cila thote se eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te Ceshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative, leshoje mbreme(11 mars 2005), nje komunikat zyrtare ku konfirmon doreheqjen zyrtare te avokatit Martin Vulaj.
    Keshtu qe, Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan, pas doreheqjes se zotit Martin Vulaj nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv emeron zotin Fran Shkreli. Sipas kumteses thuhet, se zoti Shkreli ka punuar per 30 vjet ne institucione te qeverise amerikane fillon detyren e re me 13 mars, 2005. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), eshte nje organizat e re lobiste, pa ndonje tradite ne jeten ploitike te organizatave shqiptare ne Amerike. Ajo eshte e krijuar rishtaz gjate viteve 97-te , pikerishte at'here, kur shqiptaret po perjetonin ngjarjet me tragjike ne Shqiperi. At'here, kur vendi yne po kalonte edhe periudhen me te rende ne historine e saj ne aspektin politiko - ekonomik e shoqerore - ate te kollapsit dhe "thermimit" te shtetit te ri demokratik shqiptar, pas 50 vjeteve te izolimit dhe nje diktature te papare komuniste. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), ka ndrruar ne 8 vjet, rreth 4 drejtor egzekutiv.
    Zoti Vulaj nderkohe, pas doreheqjes ne kumtes shpreh falenderimet e tij ndaj Bordit Drejtues te KKSHA, per perkrahjen e tyre gjate rolit te tij si drejtor ekzekutiv. -"Eksperienca ne rolin e drejtorit ekzekutiv te KKSHA-s, shtoi zoti Vulaj me kete rast, ka qene nje eksperience e pakrahasueshme dhe une jam shume mirenjohes te kem pasur fatin te udheheq komunitetin tone ne nje kohe kaq te rendesishme. Une jam i bindur se zoti Shkreli do beje nje pune te mrekullueshme per ta udhehequr kete organizate te rendesishme"- eshte shprehur Vulaj.

    Nderkaq, per drejtorin e ri, thuhet ne komutes se Fran Shkreli morri detyren e drejtorit te divizionit evropian ne Zerin e Amerikes ne vitin 1994 pas nje pervoje 20 vjeqare ne kete institucion ku ne vitin 1974 kishte filluar pune si gazetar dhe producent. Shume shpejte ai u avansua ne rolin e redaktorit dhe ne vitin 1984 u emerua shef i sherbimit shqip . Nen udheheqjen e tij, divizioni evropian i Zerit te Amerikes kishte me shume se 200 punetore qe transmetonin programe ne 18 gjuhe te ndryshme. Zoti Shkreli ka luajtur nje rol te rendesishem si drejtor i divizionit evropian edhe gjate konflikteve ballkanike kur ky institucion ishte burim i informatave objektive dhe te sakta ne kohen kur ky rajon kishte nevoje me se shumti per nje burim te tille.

    Kush eshte avokati Martin Vulaj !?!
    Pa dyshim se nje nga shembujt me tipke te shqiptareve qe ka bere emer edhe eshte ndjer nje njeri i suskseseshem ne SHBA-s, eshte edhe avokati i njohur Martin Vulaj. Avokati Vulaj, i merguar shume vite me pare me gjithe familje e tij nga trevat shqiptare ne Mal te Zi, ka arritur te integrohet dhe ndertoje nje jete shume aktive ne SHBA-s . Per rreth 27 vjet, aq sa mendohet se mund te kete ne Amerike, ai , se bashku me te arfem te familjes, ka mundur te kete suskese edhe ne biznes, duke patur te ardhura shume te mira.
    Martin Vulaj, nje avokat qe drejtoj per tre vjet Keshillin Kombetar shqiptaro amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u be mjafte i njohur sidomos ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te shqiptarve, ne Ƨeshtjet e emigrimit ne 15 vjetet e fundit ne zyren e avokatise "Vulaj & Marku" Attorneys & Counselors at Law, ne dowtown Manhttan -ne Broadway. Sidomos vitet e fundit, Martin Vulaj, ka qene shume aktiv ne shume probleme qe prekin Ƨeshtjen shqiptare. Pak kohe me pare ai ishte edhe ne Tirane, Prishtine e Shkup, ku pati disa takime me drejtues shteti si me Presidentin e Kosoves dr Rugova, dhe me ish Kryeministrin Haradinaj.
    Vlen te per t'u permendur se Vulaj, ka qene shume aktive edhe ne ndihmese te sponsorizimeve te disa aktiviteteve te komunitetit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Avokati Martin Vulaj, ish drejtori egzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (National Albanian-American Council) i nje organizate tjeter shqiptare ne Amerike lobiste kjo, eshte nje nder hartuesit e nje projektkushtetute te Kosoves, sebashku me eksperte qe njohin mire Ƨeshtjet ballkanike, ish-zyrtare te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit si: Paul Williams, James Hooper, Morton Abramowitz.
    Projektkushtetuta e Kosoves, e cila i'u dorezua gjate vizites se fundit ne Prishtine te Vulajt, ne cilesine e Drejtorit Egzekutiv te KKSHA, Presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, eshte projekt i OJQ-ja amerikane Public International Law and Policy Group. Projektkushtetuta synon te zevendesoje Kornizen Kushtetuese te tanishme dhe mbeshtetet ne kushtetutat e vendeve te Ballkanit, Baltikut dhe Europes Qendrore e Lindore. Avokati Vulaj ka organizuar dhe udhehequr gjate periudhes qe drejtoj KKSHA, takime te rendesishme me senator. kongresmen, politikan amerikan e te huaj ne SHBA-s. Martin Vulaj, Williams dhe Abramowitz kane qene keshilltare nderkombetare ne perberje te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Rambujese, me 1999.
    Martin Vulaj punoj per cėshtjen kombetare shqiptare, per tre vjet si Drejtor Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan, dhe mbi 15 vjet si avokat, nga Shteti Nju Jorkut. Nuk dihet ende se cili dote jete percaktimi tij ne jeten politike e shoqerore pas doreheqjes!?!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-03-2005 mė 00:50

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Martin Vulaj eshte nje avokat i sukseshem dhe i perkushtuar per ceshtjen kombetare apo per komunitetin shqiptar ne SHBA. Dobesia e vetme e tij eshte se i mungon intuita politike jo vetem kur vjen fjala tek politika shqiptare, por edhe tek politika e brendshme dhe e jashtme amerikane.

    Dy here rresht organizata qe ai drejton beri dy gabime trashanike politike qe nuk falen:

    1. Mbeshtetja e Wesley Clark ne garen presidenciale.
    2. Mbeshtetja e Kerry-Edwards ne garen presidenciale.

    Keto qendrime ishin qendrime emocionale te grupit qe perfaqeson kete organizate, pa kurrfare largpamesie apo perllogaritje politike.

    Sot organizata e tij i gjen dyert e mbyllura ne Washington nga administrata e Bush fale njeanshmerise te kesaj organizate ne zgjedhjet presidenciale amerikane. Le te shpresojme se Shkreli do ti japi nje drejtim te ri kesaj organizate.

    Albo

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Nuk eshte e vertete qe NAAC ka mbeshtetur vetem Wesley Clark dhe Kerry-Edwards per garat presidenciale.Eshte e vertete qe ndoshta keta i ka mbeshtetur me shume dhe ndoshta kjo ishte ajo qe u pa apo u pergojua me shume, por kjo nuk do te thote qe nuk ka mbeshtetur fare Bushin. Perkundrazi, nje pjese e mire e bordit drejtues te NAAC jane republikane dhe ata kane financuar fushaten e Bushit.
    Arsyeja pse NAAC mbeshteti Clark eshte per vete faktin qe ai ishte komandant i forcave te NATO-s gjate luftes ne Kosove dhe eshte ne te vertete mik i shqiptareve.
    Ndersa sa per Kerry-n e mbeshteti sepse (nje fakt qe pak e dine) ai eshte nje nder njerezit qe influencoi per krijimin e projektkushtetutes se Kosoves, te cilen sic thuhet me lart, Martin Vulaj e dorezoi gjate vizites se tij ne Kosove.Gjithashtu mes Bushit dhe Kerry-t, ishte ky i fundit ai i cili kishte nje program qe premtonte me teper per ceshtjen shqiptare deri edhe pavaresine e Kosoves, nderkohe qe Bush as e vershellente fare.
    Albo, administrata e Bushit nuk po merr ne konsiderate lobin grek apo izraelit pa le te konsideroje aq lart, komunitetin shqiptar dhe perfaqesuesit e tij. O kane force keto dy grupime prane Washingtonit o s'ka komunitet tjeter, dhe shih cfare po ben Bushi: pranon emrin Maqedoni si emer zyrtar per ish-FYROM (ne kundershti me pretendimet e qeverise greke) dhe detyron Ariel Sharonin te terheqe trupat nga Palestina.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    KKSHA-ja dhe Martin Vulaj nuk janė angazhuar nė fushatėn e PD-sė amerikane pėr pushtet. Ėshtė fakt se disa nga KKSHA-ja kanė pėrkrahur PD-nė sikur qė disa tjerė kanė pėrkrahur PR-nė por KKSHA si institucion nuk ėshtė pėrzier fare nė fushatė. KKSHA i dha ēmim mirėnjohjeje edhe ish-sekretarit tė shtetit amerikan gjatė kohės sė udhėheqjes sė Bushit plak pėr kontributin nė ēėshtjet tona kombėtare, republikanit James Baker. Poashtu nė ceremoninė e pranimit tė dhjetė shteteve europiane nė NATO ku ishte e ftuar edhe Shqipėria, administrata e Bushit e ftoi KKSHA-nė edhe pse LQSHA-ja ka qenė historikisht mė afėr republikanėve kur edhe vet Dioguardi ėshtė republikan.

    Sidoqoftė, falenderojmė Martin Vulajn pėr kontributin e tij dhe i urojmė punė tė mbarė dhe shumė suksese drejtuesit tė ri Fran Shkrelit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Tue pas parasysh se jam anetar i NAAC-ut , dhe se Martinin e kam shok dhe jam ne lidhje te afert gjaku me ta nuk po komentoj tjeter pos se ka punuar me pasion dhe e ka mesuar shqipen (qe se fliste boll mire) boll mire. Kete Franin se njoh mire dhe se di sa aftesi ka...............por do ta njoh ne mbledhejen qe ti vije.........

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Jonian, ato qe ke shkruajtur ti me lart, tregojne anen tjeter te kesaj organizate, organizimin e dobet te saj qe eshte ende ne nivel individual dhe me nje grup te vogel njerezish. Une nuk kam lexuar qofte edhe nje deklarate per shtyp te kesaj organizate ku ajo shprehte neutralitetin e saj ne zgjedhjet presidenciale, apo prononcimin e ndonje anetari te kesaj organizate ne media pro presidentit Bush. Por di qe kjo organizate, emeroi edhe nje vullnetar ne rradhet e saj ne kampin e Kerryt, si perfaqesues i gjithe komunitetit shqiptar ne Amerike qe do te votojne per Kerry. Bile doli edhe tek Zeri i Amerikes per te "pergenjeshtruar" deklarimin e Kerry se 10% e popullsise shqiptare eshte minoritet grek, cituar ne nje leter drejtuar institulit pan-helen ne Amerike qe u be publike e plote ne website e kesaj organizate.

    Debati nuk shtrohet se cilen ane duhet te mbante organizata apo anetaret e saj. Debati shtrohet, a i takon nje organizate shqiptaro-amerikane qe te mbaje ane ne politiken amerikane? Sigurisht qe jo, pasi pavaresisht nga partite ne pushtet ne Amerike, imazhi i shqiptareve te Amerikes prane Departamentet te Shtetit duhet te jete nje imazh apolitik, i pa diktuar nga politika.

    Sic e thashe edhe me lart, le te shpresojme se emri i ri do te sjelle nje fryme te re dhe energji te reja ne kete organizate.

    Albo

    P.S Lobi grek dhe lobi hebre kane qene dhe vazhdojne te jene ne mase elektorat tradicional i Partise Demokratike, por Bush po e ndryshon kete gje, jo duke iu ardhur pas qejfit, por duke u dhene zgjidhje konkrete problemeve qe kane 3 dekada qe rrine pezull dhe kalohen mandat pas mandati nga dora e nje presidenti tek nje tjeter. Dhe sa per dijeni, Xhon Kerry eshte vete hebre dhe ka qene krahu i djathte i governatorit te MA dhe ish kandidatit per president ne 1988, Michael Dukakis, greko-amerikan. Dukakis e katapultoi Kerry ne politiken kombetare amerikane. Si hebrejte edhe greket nuk mund te gjenin nje kandidat me te mire se Kerry edhe sikur te kerkonin lart e poshte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2005 mė 01:50

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ky Zef Brozi cfar posti ka ne kto komitetet Shqiptaro-amerikane?

    Kto dit ju dha Nanos nje titull..Pelegrin e i Paqes.. nga nji far komiteti i sdi kujt..

    Mirpo me emrin e Nanos ose te partis qe ai frymezon e drejton jan te lidhura dy kasaphana.. vlor 97-ta e Stankovac 98-99-ta..

    Pra jan njerzit e tij qe direkt a indirekt sollen Vlor 97-ten e Stankovacin 98-99..
    e kur them Vlor 97 kuptoj krejt Shqiperine e 97 e deri sot ku cdo dit i merr jeten dikujt Tritol-kallashi e me stankovac kuptoj krejt Masakren qe pesoj Kosova prej Serbis kur e ngrata Kosov me dhun u detyrue me u udhheq "drejt fitorjesh" prej nji bande te emrume po prej Nanos me emrin shtab uck-e..

    dicka asht jo fort ne rregull nen rrogozet katolike..

    ktu desha me dal..

    A i lun atdhetaria e sinqert kto komitete ...sikurse ate qe dekoroj Nanon e kte te Vulo-Brozave.. a ndoj Sevo tarif e nanos me spiuj te llojit zef Broz e zef bushat..

    ??


    ...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Do ja lejme Kondosit qe t'i zgjidhi ceshtjet e NAAC-se bashke me At Arthur Liolinin kete patriot te shquar.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  9. #9
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    O braro je jashtė teme. Mos na ngatėrro me fe tani
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 16:04
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  4. Krizė nė Maqedoni: Kryeministri jep dorėheqjen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 01:40
  5. Arbėn Xhaferi jep dorėheqjen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •