Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Ritual i turpshëm kundër traditës

    Ritual i Turpshem Kunder Tradites, Kunder Normales

    Nga Petro Dhimitri
    Kanada

    Qe me 1468, pra qe ne Mesjete, Shqiperia ka patur nje kushtetute. Quhej Statuti i Katedrales se Drishtit. Edhe ne treva te tjera ka patur statute, po deri ne ditet tona vetem ky dokument na ka arritur. Ai permban nje kompleks rregullash per treven, te shkruara ne 32 faqe ne pergamen fin. Pra, qe ne ate kohe, (ndoshta dhe me perpara, por ende nuk kemi ne dore ndonje prej tyre) klerike katolike te gjithe te arsimuar ne Vatikan, kishin hartuar ligjet e bashkejeteses se shqiptareve. Ato ishin te detyruar t'i zbatonin te gjithe, sepse ishin ligjet e qeverisjes se asaj kohe. Ishin shkruar me aq kompetence e ndershmeri, sa nuk dilte nevoja qe per te zgjidhur konfliktet e mundshme te vinin perfaqesues ose diplomate nga vende te ndryshme te Evropes qe te shuanin sherret e shqiptareve. Po ne ditet e sotme?

    Edhe pse kemi nje kushtetute, edhe pse kemi ligje, kur lind nevoja per zgjidhje te reja, hartuesit e ligjeve te sotme (qe nuk jane me klerike) por specialiste te partive politike pretendente per te qeverisur, nuk shikojne interesat e Shqiperise dhe te bashkeshtetasve te tyre, po ato te partive qe i kane caktuar. Prandaj, qofte dhe per probleme me shume matematike se politike, si ajo e ndarjes se zonave zgjedhore, ata nuk munden te binin ne ujdi, po u desh nderhyrja e OSBE-se, qe socialistet te pranonin ligjin e pergatitur nga juristet e Evropes. Doemos ata pranuan kur nga Komuniteti Evropian u mbajt qendrim i prere dhe i ashper. Vetem nga ky fakt me lind e drejta te pyes veten pse kur ne shekuj te gjitha problemet i kemi zgjidhur vete, tani per cdo ligj, sidomos kur ai lidhet me zgjedhjet, duhet patjeter te vijne te huajt per te ctjerrur lemshin qe ne e mbeshtjellim vete?!

    Ne Evrope, vetem gjate luftes ne Bosnje nderhyri Bota per te sheshuar kontradiktat. Me pas SHBA sulmoi Jugosllavine nga ajri kur Miloshevici nisi fushaten barbare per pastrimin etnik te kosoves. Edhe tani Bota eshte ne Kosove per te garantuar paqen dhe sigurine. Ne te dy rastet kemi kontradikta midis boshnjakeve nga njera ane dhe serbeve nga ana tjeter si dhe midis shqiptareve dhe serbeve. Nuk ka asnje rast qe Evropa brenda kontinentit te kete nderhyre ushtarakisht ose dhe te kete derguar ligjvenes e diplomate njerin pas tjetrit per me shume se dhjete vjet per te shuar e zgjidhur grindjet, kacafytjet e partive te te njejtit komb, pervec se ne Shqiperi. Duhet te kujtoj misionet "Pelikan" te NATO-s qe dy here u bene shpetimtare te Shqiperise. Pse u krijuan ato situata? Sepse heren e pare ish komunistet dhe heren e dyte PD-ja donin te mbanin pushtetin me cdo kusht, duke mos respektuar as ligjet qe i kishin hartuar vete. Kaq shume rrezikonte Shqiperia per t'u kthyer ne kasaphane, sa vetem prania e NATO-s i trembi udheheqesit pushtetuzurpues te shqiptareve per te mos perdorur forcen. Tere ai lemsh u mbeshtoll, se PS-ja i kishte hartuar ligjet pa konsensus me opoziten, duke vene ne lan e pare interesat partiake. Kete gje beri me pas dhe PD-ja. Nuk mund te kete shqiptar qe te harroje vitin 1997 dhe kembenguljen e ish Presidentit Sali Berisha qe, kur tere populli ishte ngritur kunder keqqeverisjes se tij, ai nuk donte te jepte doreheqjen. U desh Evropa te binte ish kancelarin e Austrise, zotin Vranicki qe ta bindete Berishen per te lene postin qe e rimori jashte cdo rregulli kur Shqiperia ishte ne gjendje te jashtezakonshme?! Pra, sa trup per ne shqiptaret qe nuk e gjejme dot gjuhen e perbashket, por duhet te vijne te tjeret per te bere arbitrin dhe te meritojne rolin e shpetimtarit?! E pra, te pakten, sipas dokumenteve qe kemi, qe me 1468 kemi qene mesuar t'i zgjidhnim vete te gjitha konfliktet. Me vone kemi dhe kanunin e Leke Dukagjinit, po ajo tradite vajti e shkoi. Tani nuk jemi ne gjendje te bejme as nje kod zgjedhor si dhe zgjdhje te rregullta, te pakontestueshme nga asnje parti, sado e vogel qe te jete ajo. Madje, ne menyre anti-demokratike partite e ashtu quajtura te vogla nga dy partite e medha PS dh PD, jane lene jashte diskutimeve per shume probleme te rendesishme?! As shume e as pak, kjo do te thote qe te gjithe te tjeret duhet te pranojne corben qe gatuajne Nano me Berishen dhe klanet e tyre. E me qe ata grinden per cdo ide, atehere vjen Evropa e na meson edhe per praktika qe ne shqiptaret i miredime, po qe per arsye partiake nuk duam t'i miratojme e zbatojme.

    Dikush mund te thote se une mund ta ekzagjeroj gjendjen. Do te isha i lumtur, po qe se vertete do te gaboja. Po, e verteta dhe e drejta nuk mund te mbulohen. Te vjetrit thone se ato po t'i futesh dhe shtate pash nen dhe, perseri kane per te dale ne siperfaqe. Dhe te verteten per Shqiperine keto dite na i kujtoi perseri eurodeputetja Doris Pack. Ne nje interviste per televizionin Top Chanel ajo tha se nese dikush do te guxoje te manipuloje zgjedhjet, atehere kjo do ta coje Shqiperine prapa. Pse e ben ajo kete paralajmerime? Sepse Evropa e ka nuhatur qe PS-ja qellimisht cdo gje qe lidhet me zgjedhjet perpiqet ta komplikoje, ta lere per afatet e fundit qe te mos kete kohe per ndryshime, qe te mos degjohet zeri i opozites. Ata sorollasin pergjigjet per draftet qe pergatisin juristet e organizmave nderkombetare, kryesisht Evropiane, qe perpiqen te na ndihmojne, madje jo rralle i kane ironizuar propozimet e tyre. Prandaj dhe perfaqesuesi i Keshillit te Evrope Jerzy Smoravinski ne fillim te marsit tha se praktikisht eshte veshtire te shmangen problemet e zgjdhjeve te kaluara, qe do te thote: perseri manipulime. Tere kete peshtjellim socialistet e bejne vetem e vetem qe te mos lene pushtetin. Per te realizuar kete qellim udhe i ish komunisteve, shoku Fatos Nano angazhon tere te zgjedhurit ne hallkat partiake si dhe manipulon ne menyre te paskrupullt nje pjese te mire te antaresise te partise. Atje ku e shikon se duhet te beje dicka me shume, aktivizon njerezit e preferuar qe ka vendosur ne krye te policive neper rrethe. Keto dite shtypi njoftoi se ne Durres vrane "trimin" e cartuar te socialisteve i cili gjate zgjedhjeve te me parshme kishte terrorizuar popullsine e nje zone te madhe elektorale. Arsyet e vrasjes nuk mund t'i hamendesojme, por te ben pershtypje fakti qe shtypi pohoi se ai kishte terrorizuar elektoratin, duke kercenuar haptazi ata qe donin te votonin per opoziten. Pra, ja si dalin fakte te tjera per zgjedhjet e ashtuquajtura demokratike te PS-se, kur na ka perdorur dhe trima rrugace dhe kontigjente te burgjeve per te siguruar sa me shume vota.

    (Vijon)

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Faleminderit per informacionin e bollshem veshtruesja, po aman lere politiken se po na del nga hundet, me neverit cdo politikan qe shoh, me duket sikur shoh shushunjat tek thithin gjak.


    Dito.

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dhe me qe nuk arrijme dot t'i bejme zgjedhjet si eshte per te qene, atehere kerkojme ndihmen e te huajve. Mos valle kaq te paditur jemi sa te mos bejme dot zgjedhje te rregullta si i ben tere Evropa, duke perjashtuar Ukrainen ku per manipulimet mendohet se dha nje kontribut te cmuar Rusia?! Jo, nuk jemi injorante, madje jemi tejet te shkolluar e te shkathet, po e keqja jone eshte se secila parti qe ka pushtetin ne vend te ndershmerise, ne plan te pare ve hilete, duke trilluar lloj lloj menyrash si per mashtrim sa me te sofistikuar ashtu dhe per te perdorur forcen ne zonat periferike, sepse vezhguesit e huaj, edhe po qelloi qe shkojne atje, qendrojne vetem pak kohe. Kur ikin ata, nis vallja e hajduteve te votave.

    Ne keto rrethana, partite e opozites shpetimin e shikojne te Evropa, pra te te derguarit e huaj fjala e te cileve gjithmone ka qene dhe mbetet konsultative. Megjithate ajo ka peshe, se lidhet sidomos me ndihmat e mundshme qe bota do t'i jape apo nderprese Shqiperise. Pa ato ndihma asnje qeveri ne Shqiperi nuk mund te kete jete as dhe gjashte muaj. Per kete loje aspak te ndershme te mashtrimeve elektorale te te dy partive tona (qe kane kembyer njera tjetren ne qeverisje) PS-PD pervec ciftit Nano-Berisha jane pergjegjese forumet drejtuese te ketyre partive dhe dhjetra mijera e mos me shume anetare ose aktiviste te tyre. Ata behen bashkevjedhes te votave, duke i sjelle nje dem te pariparueshem demokracise dhe Shqiperise. Per momentin u duket se kane fituar dhe ashtu eshte, por per te ardhmen ata kane per te qene te humbur, sepse, po qe se arrin nje dite partia tjeter te marre pushtetin, ka per t'ia shperblyer po me mashtrime e manipulime elektorale. Atehere kane per te qene ata qe do te bertasin derin e kupe te qiellit dhe do te kerkojne qe te vije Bota per te na bere kodin zgjedhor dhe rolin e arbitrit ne zgjedhje. Keshtu peseritet nje here ne dy vjet ky ritual i turpshem i politikes shqiptare sa here jane zgjedhjet parlamentare dhe ato per organet e pushtetit vendor.

    Per cudi, politikanet tane edhe pse nuk garantojne dot zgjedhje te ndeshme, i kerkojne Evropes te neshkruajne sa me pare marreveshjen e stabilizim-asociimit?! Mendojne se evropianet jane naive e mund te luajen me ta si me popullin shqiptar qe pa diskutim meriton kete lloj qeverisje qe kemi. Te gjithe ne, po ta donim sado pak Shqiperine, nga Konispoli ne Vermosh duhet te qeme ngritur ne protesta paqesore e vetem paqesore qysh me skandalin e Dushkut, qysh kur filluan te zhdukeshin gjurmet per vrasjen e Azem Hajdarit dhe shume skandale te tjera te keqqeverisjes se komunistit Fatos Nano. Po ne, deri sa nuk na eshte prekur xhepi yne, heshtim ose perflasim si llafazane, madje behemi dhe vegla te njeres apo tjetres parti manipuluese, sepse nuk shikojme perspektiven e interesave tona e pothuaj nuk merakosemi fare per fatet e demokracise, te cilen e konceptojme sikur duhet e na i sjelle dhe rrise Evropa ose SHBA-ja?! Vetem kur na vjen laku te fyti nuk dime te gjejme alternative tjeter vecse te rrembejme armet per t'i vringelluar, per t'i sprazur kunder qiellit ose dhe kunder njeri tjetrit. Indiferentizmin tone per menyren se si na qeverisin, lideret e partive po e shfrytezojne edhe per problemet e jetes se brendshme te partive te tyre, duke vene ne jete politiken perca dhe sundo. Ajo po na kushton shume, sepse ne shume raste politikanet tane memure radhiten ne anen e me te forit, thjesht sepse poste, para, rryshfete nendore ose krejt haptas. Ky korrupsion galopant ka perjetesuar kolltuqet e liderve partiake. Edhe pse ata kane deshtuar disa here, vazhdojne te qendrojne krye te partive... dhe korrupsioni vazhdon te lulezoje. Korrupsioni ne piramiden e pushtetit, korrupsioni ne tere ekzekutivin, korrupsioni ne gjyqesorin dhe policine. Keto thekson edhe Raporti i SHBA-se per te drejtat e njeriut per vitin 2004 ne Shqiperi qe na u be i njohur ne keto dite te para te marsit 2005. Raporti botohet vetem disa muaj para zgjedhjeve parlamentare te cilat i pres me ankth edhe per te mesuar se cfare lloj manipulimi te ri kane per te zbatuar kesaj rradhe ish komunistet me te pazevendesueshmin ne parti dhe pushtet me emrin Fatos Nano.

    Po a mundet te bejme zgjedhje pa patur nevoje per tutele te huaj? Edhe mundet, ne qofte se me ligj do te ndeshkohen rrepte jo vetem antaret e komisioneve, policet apo aktivistet e cartuar qe perdhosin voten e popullit, por ne radhe te pare drejtuesi i partise te zones. Po te jene disa raste denimi me i rende te rezervohet per kryetarin e partise qe ka dhene porosi direkt ose indirekt per manipulime. Nuk mund te ndodhe kurre qe nje kryetar komisioni votimesh, nje polic apo aktivist te shkeli ligjin dhe te beje manipulime pa patur nje udhezim. Po udhezimet, qofshin ato me sekretet e me te sofistikuarat dalin nga zyra e udheheqesit te partise. Si rregull jane udhezime gojore, ne menyre qe, edhe po qelloi qe manipulimet te behen objekt i drejtesise, te mos kete lene dokument te shkruar. Ai ka per t'i lare duart si Pons Pillati.

    Kur kujtoj te shkuaren e larget nuk mund te mos cuditem nga fakti qe vetem nje tufe klerikesh te arsimuar si dhe disa intelektuale laike jo vetem hartuan statutet e qeverisjes se trevave shqiptare, por luajten rol vendimtar te jashtezakonshem edhe per t'u zbatuar rigorozisht ato ligje. Sot Shqiperia kur ka nje armate te madhe universitaresh, kur ka Akademine e Shkencave dhe shume institucione te tjera te larta, per turp te dheut, e perseris per turp te dheut, edhe per te ndare zonat e votimeve, partite tona nuk arrijne dot te merren vesh dhe ligjin vine dhe na i bejne te huajt!? Te kuptohemi: E falenderoj Evropen dhe cdo psecialist te huaj qe na ka ndihmuar, por ate ligj mund ta benim vete dhe ndihma e Evropes le te perqendrohej ne fusha e probleme me madhore te cilat mund te mos i bejme dot vete e prej te cilave vendi yne do te kishte perfitime te medha. Po kush prej politikaneve po pyet per perfitimet e Shqiperise perpara perfitimeve marramendese qe atyre u ka sjelle abuzimi me pushtetin?! Ndaj makuterise se tyre tere armata e intelektualeve e Shqiperise po hesht dhe pranon te neperkembet edhe dinjiteti i kombit nga te pazevendesueshmit Nano, Berisha, Gjinush e kompani te cilet rrezikojne ta kthejne Shqiperine prapa. Evropa nuk mund te fuse gjirin e saj nje vend qe mbjell dhe kultivon grindje e perplasje, pasiguri dhe korrupsion. Ja pse heshtja e intelektualeve dhe e cdo shqiptari te ndershem ndaj menyres se si qeveris partia fituese dhe sa realisht demokratike eshe opozita, gjithashtu po shkakton nje dem qe nuk eshte i vogel.

    Lus zotin qe kur te zgjohen intelektualet tane e mos jete per Shqiperine shume vone.

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Faleminderit per informacionin e bollshem veshtruesja, po aman lere politiken se po na del nga hundet, me neverit cdo politikan qe shoh, me duket sikur shoh shushunjat tek thithin gjak.


    Dito.
    Me vjen keq Odeon_relax, pikerisht sepse politika na ka merzitur te gjithe prandaj dhe po i postoj keto artikuj: ne duhet te dalim nga gjendja e Indiferentizmit ku ndodhemi.

    Duhet te na bejne pershtypje keto manipulime dhe abuzime rituale, dhe duhet te levizim.

    Me respekt,
    Veshtrusja

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Burimi:

    Gazeta Illyria #1425

    8-10 Mars 2005

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537

    Odeon

    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Faleminderit per informacionin e bollshem veshtruesja, po aman lere politiken se po na del nga hundet, me neverit cdo politikan qe shoh, me duket sikur shoh shushunjat tek thithin gjak.


    Dito.

    E di ke te drejte por ne qe jemi jashta na vjen mire qe te degjojme mire per shqiperine.

    Nuk duhet te thuhet vec leri e shef cpo bejne kta ne pushtet sot japin kosoven me gjith qef.




    Veshtruesja eshte atdhetare mer jahu nuk rrit dot pa fol per ta po ashtu edhe une

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    diskuri i fushates

    Diskursi i Fushates Qeveritare
    nga Adri Nurellari
    marre nga Gazeta Metropol


    Kohët e fundit është vënë re se qeveria e sotme shqiptare përpiqet ti shmanget debateve ne lidhje me ecurinë e dy proceseve integruese, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, pasi ato mund të shërbejnë si dy indikatorët kryesore mates të mosarritjeve të alternativës socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2001 Partia socialiste hyri duke krijuar një koalicion për integrimin. Vetë emri i këtij koalicion është shume domethënës dhe e tregon se premtimi kryesor i kësaj qeverie ishte çuarja e vendit para në procesin e integrimit Euro-Atlantik. Ligjërimi anti-Berishë ishte përdorur tanimë me shumicë gjatë fushatës së vitit 1998 dhe dukej sikur e kishte humbur disi dobinë e saj prandaj premtimi i integrimit tingëllonte si më i përshtatshmi për kohën. Megjithatë miti I vitit 1997 dhe retorika e ndezur anti-Berishë akoma nuk është shkulur nga retorika e Partisë Socialiste, aq sa po t’iu vësh veshin fjalëve të tyre sot të krijohet ideja se po të mos ishte Berisha rrugët do të ishin më të mira, nuk do të kishim korrupsion, s’do të kishim nevojë për viza, dielli do të shkëlqente më shumë, shiu do të binte më rrallë etj etj. Po kështu viti 1997 vazhdon të citohet dhe ricitohet siç bëhej dikur në librat komuniste me krahasimin e statistikave të realizmit socialist me ato të vitit 1938.
    Siç dihet fare mirë, Shqipëria mbeti jashtë rrethit të të ftuarve në NATO në Pragë në nëntor 2002. Kurse firmosja e Marrëveshjes së Stabilizimt dhe Asocimit që ishtë parashikuar të arrihej në vitin 2003 është shtyrë për një periudhë të pacaktuar dhe kjo periudhë ka për tu bërë e qartë vetëm pasi të shihet mënyra e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005. Pa u futur për të diskutuar për korrektësinë e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe saktësinë e rezultateve, del qartë se premtimi me të cilin u fituan ato zgjedhje zor se është mbajtur. Koalicioni i atëhershëm për integrim nuk ka arritur ta nxjerrë vendin nga përjashtimi që vuajmë në lidhje me anëtarësimin në Nato dhe Bashkim Evropian.
    Fushata e viti 2001 nuk mundet të ripërsëritej edhe si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë së socialistëve. Skuadra me të cilën partia socialiste u fut në zgjedhje atëhere ka ndryshuar shume dhe qeveria e reklamuar në atë kohë ka një përbërje krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Kjo e trondit akoma më tej legjitimitetin e qeverisjes socialiste në vitin 2005, pasi kjo nuk është qeveria për të cilën është votuar në vitin 2001. Prandaj çështja e integrimit është shndërruar në një damkë disfate për partinë socialiste. Sakaq e dimë që fabulën e integrimit e ka përqafuar në retorikë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kështu qe edhe po të donte ta përdortë integrimin, partia socialiste nuk do të mundte se ia kanë marrë tashmë.
    Por mos-arritjet e partisë socialiste kanë të bëjnë jo vetëm me në vënd numëronë e integrimit por edhe me varfërinë, kriminalitetin apo korrupsionin. Skandalet e njëpasnjëshme që kanë dale dhe që kanë arritur kulmin me akuzat e ndërsjellta dhe të pa-përgënjeshtruara që dolën në mbledhjen e KPD-së e bindën Partinë socialiste se dielli nuk do mund të mbulohej më me shoshë. Kjo çoi në ndryshimin e retorikës së partisë socialiste e cila nuk mund të mburrej më me arritje ose duke prekur plagën e integrimit por duke u përpjekur të thojë se në Shqipëri nuk ka një alternativë më të mirë. Reklama e qeverisë socialiste sot ngjan me moton e nje reklame të tipit “Ne të mirë nuk jemi mirë por më të mirë nuk kemi parë”. Prandaj qeveria sot nuk mburret më si më parë me ato pak rrugë që janë inauguruar kushedi sa herë por thjesht e ka përqëndruar aksionin e vetë politik tek denigrimi i opozitës.
    Në këtë kurth kanë rënë me apo pa dashje shumë analistë të cilët nuk tregojnë gishtin tek institucionet përgjegjëse për problemet e Shqipërisë por flasin për fajin e gjithë klasës politike duke bërë bashkëfajtore edhe Partinë Demokratike e cila si forcarë opozitare nuk ka kurrfarë prerotagive. Këtu përfshihen mjaft aktor të shoqërisë civile siç është Mjaft-i, i cili e ka akuzuar mjaftueshëm Partinë Demokratike si përgjegjëse për mbytjen e gomones së 9 Janarit si dhe për mjaft problemet të tjera që janë hasur tek ne. Kjo propaganda nuk bën gjë tjetër veç shtimit të radhëvë të zonës elektorale gri duke rritur numrin e atyre qe nuk votojnë pasi mendojnë se të gjithë politikanët njëlloj janë. Del e qartë pra se kushdo që kapërdin idenë se opozita ështe e paaftë dhe se për problemet e Shqipërisë e ka fajin e gjithë klasa politike, nuk bën gjë tjetër veçse çon ujë tek mulliri i Partisë Socialiste.
    Mirëpo kaq e rafinuar dhe në të njëjtën kohë efikase është kjo taktikë fushatimi, sa edhe vetë pjestarë të opozitës nuk kanë ditur ti kundërvihen. Opozita vazhdon me retorikën akuzuese anti qeveritare duke denoncuar për ço paaftës apo skandal që shkaktohej prej qeverisë. Debati mes pozitës dhe opozitës I ngjan një disktutimi të tipit : “Opozita: -Ju jeni të këqinj, ju jeni të këqinj, - ndërsa pozita : -ne jemi të këqinj por ju nuk jeni më mirë-.” Vetë kryeministri Nano nuk e ka pasur për gjë të thojë se ai është kritikuesi më i madh i qeverisë së vetë dhe dendur pranon hapur paaftësine e qeverisë për të eleminuar ekonominë informale, për të luftuar korrupsionin apo për të siguruar infrastrukturë. Ajo që mungon këtu është reagimi i duhur ndaj pohimit të fundit të debatit imagjinar t ë mësipërm, pra Partia Demokratike duket se akoma nuk ka mundur ti përgjigjet akuzës se demokratët nuk janë më të mirë.
    Situata dikton nevojën për ta bërë më të qartë pse partia demokratike është ndryshe. Ligjërimi i opozitës përqëndrohet kryesisht tek denoncimi i qeverisë për korrupsion dhe mosbatim të ligjit. Kjo gjë vjen me të drejtë pasi detyra kryesore e një partie opozite është që ti bëj karshi qeverisë dhe ta monitorojë dhe demaskojë sa herë lind nevoja. Kjo nevojë bëhet barrë akoma më e rëndë për Partinë Demokratike kur dihet se media dhe gjyqësori shqiptar të cilat duhet të merren zakonisht me këto çështje, nuk funksionojnë siç duhet. Mirëpo këto çështje janë kryesisht çështje teknike dhe përqendrimi tek to e ka larguar vëmendjen nga temat e filozofisë politike qe e bëjnë të qartë ndarjen e të majtës nga e djathta. Në fakt me këto denoncime të shpeshta doktor Berisha thjesht tregon simptomat e një sëmundje të mirënjohur qe ai e diagnostikon si qeveria e Zemunit, por nuk shpjegon bindshëm pse marrja e barnës “Parti Demokratike” ka për ta përmirësuar gjendjen.
    Për popullin e thjeshtë kjo përqasje është e mjaftueshme dhe bindëse pasi tregon se opozita I ka identifikuar problemet. Mirëpo për klasen e mesme, akademikët, biznesmenët, që në më të shumtën e rasteve janë të plogësht, kjo nuk është mjaftueshëm. Këta të fundit janë deklaruar si partnerët e zgjedhur për të ardhmen nga Partia Demokratike. Mirëpo që të shkundet nga apatia dhe të bëhet për vetë kjo elitë e shoqërisë shqiptare duhet të përdoret një komunikim ndryshe nga ai që bëhet në udhëtimet e ditëve të shpresës.
    Kjo kërkon transformimin nga qasja konsekuentaliste në një qasje deontologjike. Në filozofinë e moralit teoritë deontologjike janë ato teori që besojnë se veprime te caktuara janë në vetvete të ndaluara ose te pranueshme kurse teorite konsekuentaliste deklarojnë se mund të themi që një veprim është I drejte apo I gabuar në varësi të pasojave të shkaktuara nga ky veprim e për rrjedhojë në varësi të rrethanave kur ndërmerren këto veprime.
    Partia socialiste deri tani ka treguar se ka vepruar në mënyrë konsekuentaliste. Që do të thotë se pavarsisht se është parti e majtë ka ndërmarrë privatizimin e sektorëve strategjik. Në një situatë të caktuar siç ishte KPD-ja, kryeministri Nano akuzoi disa kolegë të vetë si të korruptuar dhe pak kohë më pas I fut në qeveri ngaqe rrethanat ishin ndryshuar. Në një ambjent deklarohet si prioritet ndërtimi I ekonomisë së tregut mirëpo në një rrethanë tjetër liçensa e telefonisë mobile I jepet vetëm dy firmave. Në momente te caktuara është nxjerrë në pah partneriteti me Italinë duke folur madje për protektorat ose është shpallur si përparësi integrimi në Evropë. Por në një rrethanë tjetër kryeministri ynë ka dale pro ndërhyrjes në Irak të amerikanëve dhe kundër evropianëve tek global post duke I quajtur shtetet kryesore evropiane mosmirënjohëse.
    Ndërsa qeveria socialiste dendur I ka përkulur e përdredhur qëndrimet në varësi të rrethanave, partia demokratike duhet të deklarohet hapur deontologjikisht për çështjet më të rëndesishme të sotshme dhe se ka për tu vepruar më nje frymë të caktuar dhe jo me pragmatizëm e oportunizëm. Duhet deklaruar psh që sipas PD-së ligji është I barabartë për të gjithë, që prona private do trajtohet si e shenjtë dhe që tregu I lirë ka për tu konsideruar si prioritet. Përqafimi i një filozofie të caktuar qeverisje dhe premtimi i një vije të caktuar politike do ta bëj më të lehtë kontrollin që elektorati do të ushtronte ndaj një qeverie të mundshme demokratike, dhe do ti bindte votuesit skeptikë që të votonin.

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    liridashes, ju falenderoj per pjesemarrjen te kjo teme. Artikulli na jep nje analize te mire te asaj qe ka ndodhur dhe na jep sugjerime te vlefshem per ate qe duhet sot. Po bej nje permbledhje te pikave qe konsideroj te rendesishme nga ky artikull me pak komente.

    ...Siç dihet fare mirë, Shqipëria mbeti jashtë rrethit të të ftuarve në NATO në Pragë në nëntor 2002. Kurse firmosja e Marrëveshjes së Stabilizimt dhe Asocimit që ishtë parashikuar të arrihej në vitin 2003 është shtyrë për një periudhë të pacaktuar dhe kjo periudhë ka për tu bërë e qartë vetëm pasi të shihet mënyra e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005...Por mos-arritjet e partisë socialiste kanë të bëjnë jo vetëm me në vënd numëronë e integrimit por edhe me varfërinë, kriminalitetin apo korrupsionin…
    Atehere populli e di fare qarte, sipas ketij artikulli (dhe sipas realitetit qe po provon vete sot), qe Nanua nuk e ka zbatuar planin elektoral qe i ka premtuar popullit, ai nuk i ka sjelle integrimin Shqiperise per hire te abuzimeve te tij te vazhdueshme. Kjo eshte nje arsye shume e fort perse asnjera klas shoqerore, nese perbehet nga njerez atdhetar dhe njerez qe jane kundra varferise, kriminalitetit, apo korrupsionit nuk duhet te votoj per ‘te. Poashtu, PS-ja nuk ja vlen per arsye te veprimeve “konsekuentaliste”, sic permendet afer fundit te artikullit:

    Që do të thotë se pavarsisht se është parti e majtë ka ndërmarrë privatizimin e sektorëve strategjik. Në një situatë të caktuar siç ishte KPD-ja, kryeministri Nano akuzoi disa kolegë të vetë si të korruptuar dhe pak kohë më pas I fut në qeveri ngaqe rrethanat ishin ndryshuar.
    Per me teper, artikulli permend:

    Reklama e qeverisë socialiste sot ngjan me moton e nje reklame të tipit “Ne të mirë nuk jemi mirë por më të mirë nuk kemi parë”.
    Kjo eshte me se e vertete. Partia Socialiste po pranon se nuk eshte “e mire”. A duhet me teper? Vetem nese populli eshte komplet budalla (qe nuk besoj te jete), do votoj per nje parti qe e pranon dhe vete se nuk eshte “e mire”.

    Nje nga pikat kryesore qe permend artikulli eshte : Situata dikton nevojën për ta bërë më të qartë pse partia demokratike është ndryshe.

    Thjesht mobilizmi i Partise Demokratike per te krijuar nje plan ekonomik ndryshe nga ai i Socialisteve tregon se te pakten PD-ja po e ben mundimin per te sjelle vertete ndryshime ne vendin tone. Pastaj edhe vete denoncimi i abuzimeve te PS-s (ashtu sic permend artikulli) eshte arsye ne vetvete perse duhet votuar per PD-n. Ne po shohim statistika te manipulimeve qe jane kryer, PD-ja eshte duke e shfaqur realitetin per popullin qe ska qen i bindur deri tani mbi manipulimet e PS-s.

    faleminderit edhe nje here liridashes dhe mireulexofshim

    Veshtrusja

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  4. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  5. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •