Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Sofistet dhe Sokrati

    Kjo teme eshte ne dy pjese.
    Jam duke shkruar dicka per sofistet dhe Sokratin dhe deri tani mbarova per sofistet dhe me ngelet te shkruaj edhe per Sokratin.
    Ja edhe shkrimi:


    Sofistet dhe Sokrati

    Filozofėt e parė e pėrqėndruan vėmendjen mbi natyrėn;
    Sofistėt dhe Sokrati e shpėrngulėn interesin e filozofisė nė studimin e njeriut. Nė vend tė pyetjeve tė mėdha kozmike reth parimeve tė fundit tė sendeve, filozofia filloi tė preokupohet pėr ēėshtjet qė lidhen mė direkt me sjelljen e njeriut. Ky kalim nga predominimi i ēėshtjeve shkencore nė ēėshtjet bazė etike, shpjegohet pjesėrisht me dėshtimin e parardhėsve tė Sokratit pėr tė arritur nė njė koncept unik pėr kozmosin. Ishin dhėnė interpretime jo tė qėndrueshme pėr natyrėn dhe nuk dukej ndonjė mėnyrė pėr ti pajtuar ato.
    Herakliti thoshte se natyra ėshtė e pėrbėrė nga njė pluralitet substancash dhe ēdo gjė ėshtė nė njė proces tė ndryshimit konstant ose tė rrjedhės, ndėrsa Parnemidi mbronte pikėpamjen e kundėrt duke argumentuar se realiteti ėshtė njė substancė e vetme statike ėshtė njėshi dhe lėvizja e ndryshimit janė iluzione qė na jepen nga shqisat tona, tė cilat kapin dukjen e sendeve.
    Kėto kontradikta kozmologjike sollėn thjeshtė njė lodhje intelektuale nga vlerėsimet pėr tė shmangur vėshtirėsitė nė zbėrthimin e sekreteve tė natyrės. Nė vend tė debateve reth teorive alternative tė natyrės, filozofia u orientua tani drejt problemit tė dijes njerėzore, duke pyetur nėse ėshtė e mundur pėr mendjen njerėzore tė zbulojnė ndonjė tė vėrtetė universale.


    Sofistėt



    Sofistėt ishin filozofėt, shkencėtarėt, oratorėt dhe mėsuesit e parė endacak, tė cilėt u paraqitėn nė gjysmėn e dytė tė shekullit V p.e.s nė Athinė, kurse mė vonė nė tėrė Greqinė e vjetėr. Ata ishin njerėz me dituri tė gjėrė tė llojllojshme tė cilėt edukonin dhe arsimon ēdokė qė kishte mundėsi t`ua paguante punėn e tyre arsimore.
    Hegeli pėr iluministėt thotė se ishin iluministėt (arsimuesit) e parė tė popullit ne trevėn e Europės. Ato dhanė kontribut tė madh pėr arsimimin e turmave tė gjėra popullore dhe nė ngritjen e vetėdijes politike tė masave.
    Me sofistėt (dhe Sokratin) filloi periudha antropologjike nė zhvillimin e filozofisė greke. Pikėrisht sofistėve u takon merita pėr aktualizimin e ēėshtjeve lidhur me njeriun, shtetin, tė drejtėn, moralin, lumturinė etj.
    Sofistėt nuk paraqitnin njė shkollė tė vetme unike, por dalloheshin sipas mendimeve dhe bindjeve tė tyre.
    Sofistėt u bėne zėdhėnės tė mėdhenj tė ndriēimit grek duke i detyruar athinasit tė mernin nė konsideratė se ose idetė dhe zakonet e tyre janė ngritur mbi tė vėrtetėn ose ato janė thjeshtė mėnyra konvencionale tė tė sjellurit.
    Ata pyesnin: А ėshtė dallimi midis grekėve dhe barbarėve si dhe dallimi midis mjeshtėrve dhe skllevėrve i bazuar nė prova apo thjeshtė nė paragjykime.
    Sofistėt jo vetėm qė kishin jetuar nė vende tė ndryshme me zakonet e tyre tė ndryshme, por ata gjithashtu kishin grumbulluar njė fond tė gjėrė informacioni bazuar nė mbikqyrjen e shumė fakteve kulturore.
    Njohuritė e tyre enciklopedike pėr kulturat e ndyshme i bėnė ata skeptikė rreth mundėsisė pėr tė arritur ndonjė tė vėrtetė absolut, sipas sė cilės shoqėria tė mund tė regulloj jetėn e saj. Sofistėt ishin nė radhė tė parė njerėz praktikė dhe rethanat nė demokracinė athinase nė kohėn e sundimit tė Perikliut ishin tė tilla ku aftėsitė praktike mund tė viheshin nė pėrdorim shpejtė. Ishin interesat dhe aftėsitė e tyre nė prozė dhe gramatikė si dhe aftėsitė e tyre nė diskutime tė cilat i bėnė ata tė jenė tė vetmit tė pėrshtatshėm pėr skenėn e kohės. Nėn sundimin e Perikliut, aristokracia ishte zėvendėsuar me demokracinė dhe kjo ka patur efekt nė interpretimin e jetės politike nė Athinė duke tėrhequr qytetarėt e lirė nė diskutime politike dhe duke i bėrė ata tė pėrshtatshėm pėr tė udhėhequr.
    Edukimi i vjetėr aristokratik nuk kishte pėrgatitur njerėz pėr kushtet e reja tė jetės demokratike, sepse ky edukim kishte qenė i bazuar nė pjesėn mė tė madhe nė traditėn familjare. Sofistėt hynė nė kėtė vakum kulturor dhe me interesat e tyre praktike pėr tė dhėnė mėsime plotėsuan njė nevojė urgjente. Ajo qė i bėri ata mjaft tė kėrkuar ishte se ata shpallėn mbi tė gjitha se do t`u mėsojė artin e retorikės, artin e tė folurit nė mėnyrė bindės
    Fuqia e tė folurit nė mėnyrė bindėse ishte bėrė njė nevojė politike nė Athinėn demokratike pėr secilin qė shpresonte tė ngrihej nė nivelin e udhėheqėsit. Reputacioni i sofistėve nė fillim ishte shumė i favorshėm. Ata bėnė njė shpėrblim tė madh duke i mėsuar njerėzit tė paraqisnin idetė e tyre qartė dhe nė mėnyrė bindėse. E folura qartė dhe fuqia bindėse ishin veēanėrisht tė domosdoshme nė njė asamble popullore, ku do tė ishte shkatėrues lejmi i debatit midis folėsve tė papėrgatitur, tė cilėt nuk mund as tė paraqisnin idetė e tyre nė mėnyrė efektive, dhe as tė zbulonin gabimet nė argumentet e kundėrshtarėve. Por retorika u bė si njė thikė e cila pėrdoret pėr mirė ose pėr keq, pėr tė prerė bukė ose pėr tė vrarė. Ai qė do tė zotėroj fuqinė e aftėsisė bindėse mund tė pėrdor kėtė fuqi ose tė zgjidhė njė problem tė vėshtirė dhe duke rezistuar psikologjikisht, tė arij nė njė ide mė tė mirė, por mund ta pėrdorė nga ana tjetėr, pėr tė imponuar njė ide pėr tė cilėn ai ka njė interes tė veēantė, ku mirėsia e brendshme e tė cilės ėshtė e diskutueshme. Kalmi nga njėri pėrdorim i retorikės tek tjetri, ishte lehtėsuar shumė nga skepticizmi i brendshėm i sofistėve. Ishte skepticizmi dhe relativizmi i tyre qė i bėri tė dyshimtė. Asnjė nuk mund tė kritikoj ata pėr pregatitjen e juristėve tė aftė, pėr tė argumentuar tė dy anėt e njė rasti.
    Sigurisht, njė person meriton tė ketė mbrojtėsin e tij pėr tė pėrballur me sa mė shumė aftėsi akuzat qė bėhen kundėr tij. Pėr sa kohė arti i tė folurit bindės ėshtė i lidhur me gjetjen e sė vėrtetės nuk ka asnjė ankim pėr sofistėt. Por, kur ata e shihnin tė vėrtetėn si njė ēėshtje relative, ishte e pashmangshme qė ata tė akuzohen se po i mėsonin tė rinjtė se si tė bėnin qė njė rast i keq tė dukej i mirė ose qė njė padrejtėsi tė dukej e drejtė.
    Tre sofistėt mė tė shquar, tė cilėt e zhvilluan aktivitetin e tyre nė Athinė gjatė shekullit tė V p.e.s janė:
    Protagora, Gorgjiu dhe Trasimaku.

    Protagora
    Protagora ishte i pari sofist grek mė i famshėm, mė i vjetri dhe mė me influencė nė shumė drejtime. Fuqia e tij oratorike i ka fascinuar dėgjuesit, tė cilėt nė ndikim tė tij ishin si tė magjepsur. Filozofia e Protagorės ėshtė antropologjike, sensualiste, relativiste dhe pragmatike.
    Kryemendimi i Protagorės ėshtė se “njeriu ėshtė masa e atyre qė ekzistojnė se ekzistojnė, kurse tė atyre qė nuk ekzistojnė se nuk ekzistojnė. Jashtė njeriut dhe pavarėsisht nga ai, asgjė nuk mund tė njihet, tė vlerėsohet, e as tė ekzistojė”. Thelbi i sensualizmit tė Protagorės qėndron nė pohimin se shqisat dhe pėrvoja janė burimet kryesore tė njohjes sė botės dhe tė gjėsendeve. “Gjėsendet janė tė tilla ēfarė na duket se janė”-thotė Protagora duke shprehur besimin e tij tė plotė nė aftėsinė njohėse tė shqisave tė njeriut.
    Filozofia senzualiste e Protagorės ėshtė e lidhur me pragmatizmin e saj. Sipas Protagorės ēdo gjykim ėshtė
    relativ dhe pragmatik.
    Kur e pyetėn Protagorėn se cili gjykim duhet ta konsiderojė tė vėrtetėn, ai u pėrgjigj: Atė gjykim ose atė ligj i cili ėshtė i dobishėm. Kėshtu sipas Protagorės dobia ėshtė kriter i vėrtetėsisė, i mirėsisė, i bukurisė etj.
    Protagora u mor edhe me ēėshtjen e ekzistencės sė Zotit. Sipas tij pėr Zotin nuk mund tė thuhet se ekziston, e as se Zoti nuk ekziston. Ēėshtja ėshtė shumė e ndėrlikuar, kurse jeta e njeriut ėshtė e shkurtėr pėr tu pėrgjigjur se a ekziston apo nuk ekziston Zoti. Me kėtė Protagora u akuzua pėr ateizėm.

    Gorgjiu

    Gorgjiu erdhi nė Athinė nga Sicilia si ambasador nga qyteti i tij i lindjes Leontini nė vitin 427 p.e.s. Gorgjiu ka qenė njė sofist i famshėm dhe orator i shkėlqyeshėm. Ėshtė autor i veprės “Pėr natyrėn ose mbi tė paqenėt”.
    Nė kėtė vepėr Gorgjiu shtroi teza tė kundėrta me ato tė aleatėve. Tri tezat e tij tė njohura pėr qenien janė: (1)”asgjė nuk ekziston”, (2) “edhe nėse ekziston ndonjė gjė ajo nuk mund tė njihet dhe kuptohet” dhe (3) “edhe nėse ekziston ndonjė gjė edhe kjo nėse mund tė njihet dhe kuptohet ajo nuk mund tė shprehet dot”.
    Sado qė kėto duken disi tė ēuditshme, mirėpo me anė tė kėtyre tezave Gorgjiu vuri nė pah vėshtirėsitė qė shfaqen gjatė njohjes. Kėto kanė tė bėjnė me faktin, se qenia dhe mendimi, objektiva dhe subjektiva janė gjėra tė ndryshme.
    Njėherit kėto tri teza sugjerojnė relativizmin dhe antidogmatizmin, se asnjė pohim apo asgjė nuk ėshtė aq e sigurtė, saqė tė mund tė pohojmė nė mėnyrė kategorike. Nė etikė Gorgjiu ishte relativist. Se a ėshtė diēka e mirė ose e keqe varet nga rethanat, vendi dhe koha.

    Trasimaku
    Trasimaku nė veprėn “Republika” ėshtė portretizuar si sofist qė pohon se padrejtėsia ėshtė mė e parapėlqyer se sa jeta nė drejtėsi. Ai nuk e shikonte padrejtėsinė si njė defekt tė karakterit. Pėrkundrazi, Trasimaku, e konsideronte personin e padrejtė si person pozitivisht superior nė karakter dhe nė inteligjencė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnl se padrejtėsia paguan jo vetėm nė nivelin e dobėt tė njė hajduti xhepash, megjithėse edhe nė kėtė nivel ka njė pėrfitim, por veēanėrisht nė rastin e atyre qė e perfeksionojnė padrejtėsinė dhe bėhen zotėr tė qyteteve dhe kombeve. Drejtėsia, thotė ai, ėshtė ndjekur vazhdimisht dhe tė ēon nė dobėsi. Trasimaku thotė se njeriu duhet tė ndjekė nė agresivitet interesat e tij nė njė formė virtualisht tė pakufizuar tė vetėshpalljes. Ai e shikonte drejtėsinė si tė ishte nė interes tė tė fortit dhe besonte se “forca ka tė drejtė”. Ligjet, thoshte ai, janė nga grupet sunduese pėr interesat e tyre. Kėto ligje pėrcaktojnė se ēfarė ėshtė e drejtė. Nė tė gjitha shtetet e drejta ka te njejtin kuptim sepse e drejta ėshtė nė interes tė grupit qė ėshtė nė pushtet. Kėshtu, Trasimaku thotė se “konkluzioni kryesor ėshtė se e drejta ėshtė kudo e njejtė-interesi i grupit mė tė fortė”


    Pergatiti Mirsad Asani

    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sokrati


    Sokrati ėshtė njė nga kritikuesit mė tė mprehtė tė sofistėve. Identifikimi i Sokratit me sofistėt, pjesėrisht ka ardhur nga fakti se Sokrati ka pėrdorur analizėn e pamėshirshme pėr ēdo subjekt, teknikė kjo gjithashtu e pėrdorur nga sofistėt. Por midis Sokratit dhe sofistėve ka njė dallim kryesor. Sofistėt treguan se argumente njėlloj tė bazuar mund tė jepen pėr secilėn anė tė njė ēėshtjeje.
    Ata ishin skeptik dhe dyshonin nėse mund tė ketė ndonjė dije tė sigurt ose tė besueshme. Pėr mė tepėr, ata konkludonin se pėrderisa gjitha dijet janė relative atėherė edhe idetė dhe idealet morale janė gjithashtu relative.
    Sokrati nga ana tjetėr kishte njė motivim tė ndryshėm pėr argumentet e tij tė qėndrueshme. Ai besonte nė arritjen e sė vėrtetės dhe e konsideronte gjetjen e bazave tė njė dijeje tė qėndrueshme dhe tė sigurtė si misionin etj.
    Ai gjithashtu pėrpiqej tė zbatonte bazat pėr njė jetė mė tė mirė. Duke zbatuar misionin e tij, Sokrati formuloi njė metodė pėr arritjen e tė vėrtetės, duke e lidhur dijen me veprimtarinė nė njė mėnyrė tė tillė me njėra tjetrėn saqė pėr tė, tė argumentosh njohjen e sė mirės, ėshtė tė veprosh mirė sepse dija ėshtė virtyt. Ndryshe nga sofistėt Sokrati u muar me argumentimet nė dialektikė jo pėr tė shkatėruar tė vėrtetėn ose pėr tė zhvilluar aftėsitė pragmatike midis juristėve dhe politikanėve, por pėr tė arritur konceptet krijuese tė sė vėrtetės dhe tė mirės.


    Jeta e Sokratit

    Rallė mund tė gjendet njė vend dhe njė kohė kaq e pasur me njerėz gjenialė, sesa Athina nė kohėn kur lindi Sokrati. Sokrati u lind nė Athinė nė vitin 470 p.e.s dhe ėshtė njė ndėr figurat mė interesante dhe mė atraktive nė historinė e filozofisė sė lashtė greke. Ishte me origjinė tė thjeshtė-nėna e Sokratit ishte amvise,kurse i ati gurskalitės. Sokrati ishte autodidakt dhe u aftėsua dhe u ngrit nė nivel tė njė filozofie falė punės sė tij vetanake.
    Por megjithėse Sokrati u rrit nė njė periudhė tė artė, nė vitet e tij tė fundit atij iu desht tė shihte mundjen e Athinės nė luftė dhe ta mbyllte jetėn e tij nė burg nė vitin 399 p.e.s nė moshėn 71 vjeēare. Sokrati ėshtė i vetmi qė nuk ka shkruar as edhe njė resht (asnjė vepėr). Megjithatė ai ėshtė filozofi qė ka ushtruar ndikim mė tė fuqishėm pėrgjatė shekujve. Shumica e atyre qė ne dime pėr tė, ka qenė ruajtur nga tre bashkohės tė rinj tė tij, Aristoteli, Platoni dhe Ksenofoni.
    Nga kėto burime del se Sokrati ka qenė njė gjeni, i cili pėrveē njė arsyetimi tė jashtėzakonshėm dhe rigoroz, zotėronte edhe njė ngrohtėsi personale dhe njė ndjenjė humori. Ai ka pasur njė trup tė fortė dhe zotėronte njė fuqi tė madhe fizike. Nė komedinė e tij, Aristofani e pėrshkruan Sokratin si njė shpezė shtėpiake qė tė bėn pėr tė qeshur me zakonet e tij tė rrotullimit tė syve, duke u referuar me ēapkėnllėk nxėnėsve tė tij dhe dyqanit tė mendimit.
    Ndėrsa nga Ksenofoni na vjen portreti i njė ushtari besnik, i cili kishte njė pasion pėr diskutime rreth bazave tė moralit dhe i cili nė mėnyrė tė paevitueshme tėrhiqte tė rinjtė tė kėrkonin kėshillėn e tij. Platoni e konfirmon portretin e Ksenofonit dhe shton se Sokrati ishte njė njeri me ndenjė tė lartė detyre dhe me njė pastėrti morale absolutiste. Nė veprėn “Simpoziumi” Platoni tregon se si Alkibadi, njė i ri mesatar pėrpiqej tė fitonte simpatinė e Sokratit duke sajuar mėnyra tė ndryshme pėr tė qėndruar me tė. Por thotė Alkibadi:”asnjėherė nuk ndodhi njė gjė e tillė”; ai thjeshtė mund tė bisedonte me mua nė mėnyrėn e tij tė zakonshme dhe kur e kisht harxhuar ditėn me mua, mė linte e vazhdonte me rrugėn e tij. Gjatė fushatave ushtarake Sokrati mund tė ecte pa ngrėnė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe ndėrsa tė tjerėt mbėshteteshin me mandeke kundėr tė ftohtit tė ashpėr tė dimrit, Sokrati ecte jashtė nė dimėr duke mbajtur njė pallto qė e kishte zakon tė vishte dhe ai ecte mbi akull mė lehtė pa kėpucė, se sa tė tjerėt me kėpucė-thotė Alkibadi. Sokrati ishte nė gjendje tė pėrballonte njė pėrqėndrim ekstrem. Gjatė njė fushate ushtarake ai qėndroi nė njė meditim tė thellė pėr njė ditė e njė natė tė tėrė, derisa erdhi agimi dhe lindi dielli, pastaj ai u largua pasi bėri njė lutje pėr diellin.Ky mbase ka qenė rasti me anėn e tė cilit ai provonte atė qė ai e quante vazhdim i misionin tė profetit mbi jetėn morale tė bashkėkohėsve tė tij.Ai gjithmonė merrte mesazhe apo paralajmėrime nga njė zė misterioz ose nga si e quante ai- daimoni i tij.
    Megjithėse kjo shenjė mbinatyrore ka pėrshkruar mendimet e tij qė nga fėmijėria e hershme, kjo tė sygjeron mė shumė se ēdo gjė tjetėr, sensibilitetin e Sokratit si njė vegimtar, veēanėrisht ndjeshmėrinė e tij pėr cilėsitė morale tė veprimeve njerėzore tė cilat e bėjnė jetėn e vlefshme pėr ta jetuar. Ai duhet tė ketė qenė i familjarizuar me shkencat natyrore tė filozofėve tė hershėm jonianė dhe anaksakgorėsve, sadoqė tel vepre Apologjia ai thotė se “e vėrteta e thjeshtė ėshtė se, o Athinas, se unė nuk kam tė bėj fare me spekulimet fizike”. Ngjarja mė e rėndėsishme qė konfirmoi misioni I tij si njė filozof moral ishte pėrgjigja e Orakullit tė Delfit. Kur Kerofani pyeti Orakullin nėse gjendej ndonjė person I gjallė ql tė ishte mė I zgjuar se Sokrati, Orakulli u pėrgjigj se nuk gjendej. Sokrati interpretoi kėtė pėrgjigje duke thėnė se ai ishte mė I zgjuar sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, Sokrati kishte pėr qėllim, nė kėrkimet e tij, qė tė triumfonte e vėrteta dhe dituria.


    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sokrati si njė filozof
    Pasi qė Sokrati nuk ka shkrimet e tija, sot ka disa mosmarėveshje se ēfarė idesh filozofike mud t`i atribohen atij nė tė vėrtetė. Burimet tona mė tė gjėra pėr idetė e tij janė dialoget e Platonit, nė tė cilat ai ishte veēanėrisht nė dialogjet e hershme, personazhi kryesor.
    Por ēėshtja kryesore ėshtė nėse Platoni ėshtė kėtu pėr tė sqaruar se si mendonte Sokrati, apo shprehte idetė e tij nėpėrmjet figurės sė Sokratit.
    Disa argumentojnė se Sokrati i gjetur nė dialogjet e Platonit ėshtė historikisht Sokrati i vėrtetė.
    Nga ana tjetėr Aristoteli bėn njė dallim midis kontributit filozofik tė dhėnė nga Sokrati dhe atij tė dhėnė nga Platoni. Sokrati, sipas Aristotetlit ka merita pėr “argumentimet induktive dhe pėr pėrkufizimet univerzale”, ndėrsa Platoni atij I atribon zhvillimin e teorisė sė formave, nocionin e ideve ose formace univerzale, qė ekzistojnė pavarėsisht nga sendet e veēantė qė ato personifikojnė. Argumentimi, se kush e zhvilloi teorinė e formave nė pjesėn mė tė madhe ka pėrfunduar. Derisa vetė Aristoteli ka qenė veēanėrisht I interesuar nė kėtė temė, duke e diskutuar atė gjatė me Platonin nė Akademi, duket e arsyeshme tė mendohet qė dallimi I tij, midis ideve tė Sokratit dhe tė Platonit ėshtė I saktė. Nė tė njejtėn kohė, disa nga katalogjet e hershme janė pėrshkrime tė qarta dhe tė sakta tė mendimeve tė vetė Sokratit, si nė rastin e Apologjisė dhe Euthifro.
    Mbi kėtė bazė, Sokrati ėshtė pare si njė filozof origjinal I cili zhvilloi njė metodė tė re tė kėrkimeve intelektuale.
    Qė Sokrati tė ishte I sukseshėm nė kapėrcimin e relativizmit dhe tė skepticizmit tė sofistėve, ai duhej tė zbulonte ca themele tė palėvizshme, mbi tė cilat tė ndėrtohej godina e diturisė.
    Kėto themele Sokrati I zbuloi jo nė faktet e botės jashtė njeriut, por brenda njeriut. Bota e brendshme e njeriut, thotė Sokrati, ėshtė vendi I njė aktiviteti unik, vendi I aktivitetit njohės I cili udhėheq aktivitetin praktik.
    Pėr tė pėrshkruar kėtė aktivitet Sokrati krijoi konceptin e shpirtit tė psiqikės.
    Pėr tė shpitri nuk ėshtė ndonjė dhunti e veēantė, as ndonjė lloj I veēantė substance, por ėshtė deri nė njė farė shkalle kapacitet pėr inteligjencė dhe karakter. Sokrati mė vonė pėrshkroi se ēka kuptonte me shpirt si “diēka brenda nesh nė bazė tė sė cilės ne jemi tė pėrcaktuar, tė zgjuar ose budallenj, tė mire ose tė kėqij ”.
    Duke e pėrshkruar atė me kėto terma, Sokrati identifikoi shpirtin me fuqitė normale tė inteligjencės dhe tė karakterit, vė vend qė ta identifikonte me ndonjė substance mbinatyrore. Shpirti ėshtė struktura e personalitetit. Sado qė pėr Sokratin, shpirti nuk ishte njė send, ai mund tė thoshte qė qėllimi mė I madh I njeriut duhet tė ishte kujdesi pėrkatės pėr shpirtin sa mė tė mire qė tė ishte e mundur. Pika e patundshme nė kėtė konceptim tė shpirtit ishte, pėr Sokratin, ndėrgjegjėsimi I vetėdijshėm I njeriut se ēfarė kuptimi kanė disa fjalė pėr tė. Tė dish se disa gjėra kundėrshtojnė disa tė tjera, qė drejtėsia nuk mund tė ketė pėr qėllim tė dėmtojė tė tjerėt, paraqet pėr Sokratin njė shembull tipik tė njė lloj njohjeje tė shpirtit, qė mund tė arrihet pikėrisht duke pėrdorur fuqinė e tij. Tė veprosh nė kundėrshtim me kėtė njohje, tė dėmtosh tė tjerėt edhe kur dihet qė njė sjellje e tillė ėshtė nė kundėrshtim me njohjen e tij tė drejtėsisė ėshtė tė ushtrosh dhunė mbi natyrėn e tyre si njė qenie njerėzore. Sokrati ishte I sigurtė qė njerėzit mund tė arrinin njohjen e vėrtetė dhe tė besuseshme dhe se vetėm njė njohje e tillė mund tė ishte baza e vėrtetė e moralit.
    Detyra e tij e pare kryesore ishte pra, tė sqaronte veten dhe pasuesit e tij se si arihej njohja e besueshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Metoda Sokratike

    Sokrati ishte I bindur qė rruga mė e sigurtė pėr tė arritur njohjen e besueshme ishte nėpėrmjet praktikimit tė bashkėbisedimit tė rregullt, duke vepruar si njė mumi intelektuale, njė metodė qė ai e quajti dialektikė.
    Sokrati pėr zhvillimin dhe mishėrimin me idetė e tij zbatoi metoda tė veēantė e cila nė historinė e filozofisė njihet si metoda sokratike.
    Metoda sokratike pėrbėhet nga dy pjesė apo faza nga ironia dhe nga majeutika. Ironia sokratike ėshtė njė veprim metodik, i cili mbėshtetet nė ndjekjen e mendimit, parashikimit tė pyetjeve tė bashkėbiseduesi tė deklarohet se nuk ėshtė dakord me vetveten aq sa edhe ai vetė nuk di mė se ēfarė kishte menduar. Ironia sokratike ėshtė pra zbulim i mosdijes, pėrkatėsisht qėllimi i ironisė ėshtė qė tia bėj me dije bashkėbiseduesit se mendimet e tij janė tė mangėta, tė njėanshme. Nė tė vėrtetė ironia sokratike ėshtė njė induksion. Pėrmes fazės sė dytė majeutikės, Sokrati te bashkėbiseduesi ndikonte tė zgjohej ndjenja e sė vėrtetės, pėrkatėsisht bashkėbiseduesi tė nxjer pėrfundime tė sakta. Majeutika ėshtė njė definicion, pėrkufizim, deduksion pėrkatėsisht “art i tė lindurit”. Sokrati thoshte se ai ushtronte tė njejtin profesion sikurse nėna e tij, ka ndihmuar qė tė lindin fėmijė, Sokrati ka ndihmuar qė tė lindin shpirtėra, tė lind ndjenja e sė vėrtetės. Sokrati nga nxėnėsit e tij kėrkonte para sė gjithash nuhatje pėt tė vėrtetėn. Thėnia e njohur e Sokratit:”Unė di se nuk di asgjė” ėshtė njė kėrkesė pėr njė tė vėrtetė mė tė lartė, e jo pėr tė vėrtetėn nė vetvete.


    Filozofia morale

    Sokrati tėrė filozofinė e tij ia kushtoi njohjes sė njeriut dhe marrėdhėnieve ndėrnjerėzore, si miqėsisė, dashurisė, mirėsisė, trimėrisė, guximit, urtėsisė, drejtėsisė, tė mires, maturisė, kėnaqėsisė etj.
    Sokrati me kėtė filozofisė sė vet ia dha orientimin antropologjik. Duke e pasur parasysh kėtė orientim antropologjik mendimtari I njohur romak, Ciceroni thotė se Sokrati e zbriti filozofinė nga qielli dhe e vendosi mbi tokė. Pėr Sokratin, dituria dhe virtyti ishin e njejta gjė. Nė qoftė se virtyti kishte tė bėnte me “bėrjen e shpirtit sa mė tė mirė qė ishte e mundur” sė pari ėshtė e nevojshme ta dijmė se ēfarė e bėn shpirtin tė mirė. Virtyti dhe dituria janė pra tė lidhur ngushtė. Ai I identifikoi tė dyja duke thėnė se qė tė njohės tė mirėn do tė thotė tė bėsh tė mirėn dhe se dituria ėshtė virtyt. Duke identifikuar diturinė dhe virtytin, Sokrati gjithashtu thoshte se vesi ose ligėsia janė mungesė e diturisė. Ashtu si dituria ėshtė virtyt, ashtu edhe vesi ėshtė injorancė. Tė barazosh virtytin me diturinė dhe vesin me injorancėn mund tė duket se bie nė kontradiktė me experience mė elementare tė qenieve njerėzore. Kuptimi ynė I pėrbashkėt na trgon se mė shpesh jepemi pas gjėrave qė ne I dime qė janė tė gabuara kėshtu qė bėrja e gabimit pėr ne ėshtė njė veprim I paramenduar dhe I vullnetshėm. Sokrati do tė kishte qenė I gatshėm tė pranonte qė njerėzit kryejnė veprime qė mund tė quhen ligėsi. Kur dikush kryen njė veprim tė keq, thotė Sokrati, ai gjithmonė e bėn atė duke menduar qė ai veprim ėshtė I mirė nė njė farė mėnyre.
    Njė nga pyetjet nė filozofinė morale tė Sokratit ka qenė:
    Si duhet jetuar sipas parimeve tė sė mirės?. Sokrati ishte i pari qė mbeti i habitur nga detyrimet qė ka qenia njerėzore pėr ta drejtuar jetėn e vet, pėr ti drejtuar veprimet drejt sė mirės. Kur njė njeri sipas Sokratit vepron, ai ėshtė i prirur tė arrij diēka tė cilėn e sheh si tė mirė. Mirėpo ndodh tė lind e keqja e cila sipas Sokratit rrjedh nga fakti se njeriu gabohet me ēėshtjen e sė mirės.
    E keqja vjen nga padija. Pra, sipas Sokratit, ne bėjmė tė kėqija vetėm pėr shkak tė paditurisė, dhe nėse ne dėshirojmė tė zbulojmė paditurinė dhe tė njohim tė vėrtetėn dhe tė zhvillojmė te vetja kėrkesėn pėr tė vėrtetėn duhet tė fillojmė me veten tonė. Prej kėtij rrjedh edhe maksima e famshme e Sokratit:”Njeri, njihe vetėm vetveten tėnde”. Tė njohim veten tone, do tė thotė tė zbulojmė te tek ajo jo vetėm rrėnjėn mė tė thellė tė ndjenjės pėr tė vėrtetėn, port ė zbulojmė edhe padijen tone. Pra, qėllimi I njohjes sė vetvetes ėshtė qė njeriu tė bėhet I vetėdijshėm pėr mosdijen e vet, tė bėhet pėrpjekje qė kjo mosdije tė kapėrcehet e tė zėvendėsohet me dituri tė vėrteta, tė zhvillohet ndjenja e sė vėrtetės te njeriu.
    Pėr tė zbuluar tė mirėn e vėrtetė, sipas Sokratit ėshtė I domosdoshėm njė transformim I brendshėm, pasi padituria prej sė cilės rrjedh njė veprim I keq, nuk ėshtė njė padituri objective. Ajo ėshtė njė paaftėsi e brendshme. Tė njohėsh tė vėrtetėn e mire ėshtė nė vetvete edhe njė veprim moral, sepse ndjenja pėr tė vėrtetėn ėshtė vet morali.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gjyqi dhe vdekja e Sokratit

    I bindur se kujdesi pėr shpirtin njerėzor duhej tė ishte qėllimi mė i madh pėr njeriun, Sokrati harxhoi shumicėn e kohės sė vet duke shqyrtuar jetėn e vet dhe jetėn e mendimet e bashkėkohėsve tė tij athinas.
    Gjatė kohės qė nė Athinė ishte njė demokraci e sigurtė dhe e fuqishme nė Perikliun, Sokrati mund tė vazhdonte karierėn e tij si njė zekth pa ndonjė kundėrshtim serioz.
    Zhvillimi i aftėsive dialektike midis tė rinjėve nga familjet e shquara, aftėsimi i tyre nė ngritjen e ēėshtjeve kėrkuese rreth zakoneve tė moralit, tė fesė dhe tė sjelljes politike shtuan shumė shpejtė dyshimet pėr Sokratin, por veprimet e tij nuk ishin konsideruar si njė rrezik i qartė dhe aktual, derisa athinasit ishin nė luftė me spartanėt.
    Njė seri ngjarjesh tė lidhur me kėtė luftė ēuan eventualisht nė gjykimin dhe dėnimin e Sokratit. Njė ngjarje ishte veprimi tradhtar i Alkbiadit, pėr tė cilin athinasit e dinin se ai ishte nxėnės i Sokratit. Alkibadi aktualisht kishte shkuar nė Spartė dhe i kishte dhėnė kėshilla tė vlefshme spartanėve nė luftėn e tyre me athinasit. Nė mėnyrė tė pavitueshme, shumė athinas nxorrėn pėrfundimin se Sokrati, nė njė farė mėnyre, duhet tė ishte i pėrgjegjshėm pėr atė ēka Alkibadi kishte bėrė. Mė tej, Sokrati u gjend nė mosmarėveshje serioze me Komitetin e Senatit tė tė Pesėqindėve, ku ai ishte anėtar. Nė fillim komiteti i rezistoi kėsaj, duke i mbrojtur nga quajtja si dhunues tė procedurave tė rregullta tė konstitucioneve.
    Por, kur paditė kėrcėnuan se do tė shtonin emrat e anėtarėve tė Komitetit nė listėn e gjeneralėve, vetėm Sokrati i qėndroi mendimit tė tij, ndėrsa pjesa tjetėr e Komitetit kapitulloi. Gjeneralėt u gjendėn fajtor dhe gjashtė prej tyre, tė cilėt ishin nė arrest u dėnuan menjėherė me vdekje. Kjo ndodhi nė 406 p.e.s dhe nė 404 p.e.s. Me rėnien e Athinės, Sokrati edhe njėherė u gjend nė opozitė me njė grup tė rrezikshėm. Sokrati duke gjurmuar pas tė vėrtetės morale dhe ekzistencės sė vet i dha kuptim etik. Kur u bė i famshėm, pushteti i Athinės e akuzoi se ai e prishte rininė. Edhe pse e vėrteta ishte se Sokrati vinte gjithēka nė dyshim: tė drejtėn e shtetit, autoritetin, fenė etj. Gjyqi athinas Sokratin e dėnoi me vdekje. Mirėpo, nė kohėn ėshtė i dėnuar nė burg me vdekje, nxėnėsit e tij e organizojnė arratisjen e tij. Sokrati edhe pse dėnimin e tij e quan tė padrejtė, ai nuk ikėn nga burgu. Sokrati mendonte se kishte qenė i dobishėm dhe se shteti pėrkundrazi duhej ta shpėrblente. Nėse do arratisej nga burgu, do tė mohonte gjithēka qė u kishte mėsuar tė tjerėve. Sokrati edhe pse e dinte se ishte i dėnuar padrejtėsisht, pėrkundrazi i arsyetonte ligjet e shtetit. Ai ka thėnė “ligjet janė babai dhe nėna ime”. Sokrati do tė qėndroj nė burg dhe do tė pėsoj dėnimin- piu kupėn me helm dhe vdiq nė moshėn 70 vjeēe.


    (fund)

    Pergatiti Mirsad Asani aka StormAngel
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Fatos Kongoli
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 19-11-2011, 18:09
  3. Sokrati
    Nga nitROSHI nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 15:42
  4. Te vdesesh per Filozofine:
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 07:51
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •