Kjo teme eshte ne dy pjese.
Jam duke shkruar dicka per sofistet dhe Sokratin dhe deri tani mbarova per sofistet dhe me ngelet te shkruaj edhe per Sokratin.
Ja edhe shkrimi:
Sofistet dhe Sokrati
Filozofėt e parė e pėrqėndruan vėmendjen mbi natyrėn;
Sofistėt dhe Sokrati e shpėrngulėn interesin e filozofisė nė studimin e njeriut. Nė vend tė pyetjeve tė mėdha kozmike reth parimeve tė fundit tė sendeve, filozofia filloi tė preokupohet pėr ēėshtjet qė lidhen mė direkt me sjelljen e njeriut. Ky kalim nga predominimi i ēėshtjeve shkencore nė ēėshtjet bazė etike, shpjegohet pjesėrisht me dėshtimin e parardhėsve tė Sokratit pėr tė arritur nė njė koncept unik pėr kozmosin. Ishin dhėnė interpretime jo tė qėndrueshme pėr natyrėn dhe nuk dukej ndonjė mėnyrė pėr ti pajtuar ato.
Herakliti thoshte se natyra ėshtė e pėrbėrė nga njė pluralitet substancash dhe ēdo gjė ėshtė nė njė proces tė ndryshimit konstant ose tė rrjedhės, ndėrsa Parnemidi mbronte pikėpamjen e kundėrt duke argumentuar se realiteti ėshtė njė substancė e vetme statike ėshtė njėshi dhe lėvizja e ndryshimit janė iluzione qė na jepen nga shqisat tona, tė cilat kapin dukjen e sendeve.
Kėto kontradikta kozmologjike sollėn thjeshtė njė lodhje intelektuale nga vlerėsimet pėr tė shmangur vėshtirėsitė nė zbėrthimin e sekreteve tė natyrės. Nė vend tė debateve reth teorive alternative tė natyrės, filozofia u orientua tani drejt problemit tė dijes njerėzore, duke pyetur nėse ėshtė e mundur pėr mendjen njerėzore tė zbulojnė ndonjė tė vėrtetė universale.
Sofistėt
Sofistėt ishin filozofėt, shkencėtarėt, oratorėt dhe mėsuesit e parė endacak, tė cilėt u paraqitėn nė gjysmėn e dytė tė shekullit V p.e.s nė Athinė, kurse mė vonė nė tėrė Greqinė e vjetėr. Ata ishin njerėz me dituri tė gjėrė tė llojllojshme tė cilėt edukonin dhe arsimon ēdokė qė kishte mundėsi t`ua paguante punėn e tyre arsimore.
Hegeli pėr iluministėt thotė se ishin iluministėt (arsimuesit) e parė tė popullit ne trevėn e Europės. Ato dhanė kontribut tė madh pėr arsimimin e turmave tė gjėra popullore dhe nė ngritjen e vetėdijes politike tė masave.
Me sofistėt (dhe Sokratin) filloi periudha antropologjike nė zhvillimin e filozofisė greke. Pikėrisht sofistėve u takon merita pėr aktualizimin e ēėshtjeve lidhur me njeriun, shtetin, tė drejtėn, moralin, lumturinė etj.
Sofistėt nuk paraqitnin njė shkollė tė vetme unike, por dalloheshin sipas mendimeve dhe bindjeve tė tyre.
Sofistėt u bėne zėdhėnės tė mėdhenj tė ndriēimit grek duke i detyruar athinasit tė mernin nė konsideratė se ose idetė dhe zakonet e tyre janė ngritur mbi tė vėrtetėn ose ato janė thjeshtė mėnyra konvencionale tė tė sjellurit.
Ata pyesnin: А ėshtė dallimi midis grekėve dhe barbarėve si dhe dallimi midis mjeshtėrve dhe skllevėrve i bazuar nė prova apo thjeshtė nė paragjykime.
Sofistėt jo vetėm qė kishin jetuar nė vende tė ndryshme me zakonet e tyre tė ndryshme, por ata gjithashtu kishin grumbulluar njė fond tė gjėrė informacioni bazuar nė mbikqyrjen e shumė fakteve kulturore.
Njohuritė e tyre enciklopedike pėr kulturat e ndyshme i bėnė ata skeptikė rreth mundėsisė pėr tė arritur ndonjė tė vėrtetė absolut, sipas sė cilės shoqėria tė mund tė regulloj jetėn e saj. Sofistėt ishin nė radhė tė parė njerėz praktikė dhe rethanat nė demokracinė athinase nė kohėn e sundimit tė Perikliut ishin tė tilla ku aftėsitė praktike mund tė viheshin nė pėrdorim shpejtė. Ishin interesat dhe aftėsitė e tyre nė prozė dhe gramatikė si dhe aftėsitė e tyre nė diskutime tė cilat i bėnė ata tė jenė tė vetmit tė pėrshtatshėm pėr skenėn e kohės. Nėn sundimin e Perikliut, aristokracia ishte zėvendėsuar me demokracinė dhe kjo ka patur efekt nė interpretimin e jetės politike nė Athinė duke tėrhequr qytetarėt e lirė nė diskutime politike dhe duke i bėrė ata tė pėrshtatshėm pėr tė udhėhequr.
Edukimi i vjetėr aristokratik nuk kishte pėrgatitur njerėz pėr kushtet e reja tė jetės demokratike, sepse ky edukim kishte qenė i bazuar nė pjesėn mė tė madhe nė traditėn familjare. Sofistėt hynė nė kėtė vakum kulturor dhe me interesat e tyre praktike pėr tė dhėnė mėsime plotėsuan njė nevojė urgjente. Ajo qė i bėri ata mjaft tė kėrkuar ishte se ata shpallėn mbi tė gjitha se do t`u mėsojė artin e retorikės, artin e tė folurit nė mėnyrė bindės
Fuqia e tė folurit nė mėnyrė bindėse ishte bėrė njė nevojė politike nė Athinėn demokratike pėr secilin qė shpresonte tė ngrihej nė nivelin e udhėheqėsit. Reputacioni i sofistėve nė fillim ishte shumė i favorshėm. Ata bėnė njė shpėrblim tė madh duke i mėsuar njerėzit tė paraqisnin idetė e tyre qartė dhe nė mėnyrė bindėse. E folura qartė dhe fuqia bindėse ishin veēanėrisht tė domosdoshme nė njė asamble popullore, ku do tė ishte shkatėrues lejmi i debatit midis folėsve tė papėrgatitur, tė cilėt nuk mund as tė paraqisnin idetė e tyre nė mėnyrė efektive, dhe as tė zbulonin gabimet nė argumentet e kundėrshtarėve. Por retorika u bė si njė thikė e cila pėrdoret pėr mirė ose pėr keq, pėr tė prerė bukė ose pėr tė vrarė. Ai qė do tė zotėroj fuqinė e aftėsisė bindėse mund tė pėrdor kėtė fuqi ose tė zgjidhė njė problem tė vėshtirė dhe duke rezistuar psikologjikisht, tė arij nė njė ide mė tė mirė, por mund ta pėrdorė nga ana tjetėr, pėr tė imponuar njė ide pėr tė cilėn ai ka njė interes tė veēantė, ku mirėsia e brendshme e tė cilės ėshtė e diskutueshme. Kalmi nga njėri pėrdorim i retorikės tek tjetri, ishte lehtėsuar shumė nga skepticizmi i brendshėm i sofistėve. Ishte skepticizmi dhe relativizmi i tyre qė i bėri tė dyshimtė. Asnjė nuk mund tė kritikoj ata pėr pregatitjen e juristėve tė aftė, pėr tė argumentuar tė dy anėt e njė rasti.
Sigurisht, njė person meriton tė ketė mbrojtėsin e tij pėr tė pėrballur me sa mė shumė aftėsi akuzat qė bėhen kundėr tij. Pėr sa kohė arti i tė folurit bindės ėshtė i lidhur me gjetjen e sė vėrtetės nuk ka asnjė ankim pėr sofistėt. Por, kur ata e shihnin tė vėrtetėn si njė ēėshtje relative, ishte e pashmangshme qė ata tė akuzohen se po i mėsonin tė rinjtė se si tė bėnin qė njė rast i keq tė dukej i mirė ose qė njė padrejtėsi tė dukej e drejtė.
Tre sofistėt mė tė shquar, tė cilėt e zhvilluan aktivitetin e tyre nė Athinė gjatė shekullit tė V p.e.s janė:
Protagora, Gorgjiu dhe Trasimaku.
Protagora
Protagora ishte i pari sofist grek mė i famshėm, mė i vjetri dhe mė me influencė nė shumė drejtime. Fuqia e tij oratorike i ka fascinuar dėgjuesit, tė cilėt nė ndikim tė tij ishin si tė magjepsur. Filozofia e Protagorės ėshtė antropologjike, sensualiste, relativiste dhe pragmatike.
Kryemendimi i Protagorės ėshtė se njeriu ėshtė masa e atyre qė ekzistojnė se ekzistojnė, kurse tė atyre qė nuk ekzistojnė se nuk ekzistojnė. Jashtė njeriut dhe pavarėsisht nga ai, asgjė nuk mund tė njihet, tė vlerėsohet, e as tė ekzistojė. Thelbi i sensualizmit tė Protagorės qėndron nė pohimin se shqisat dhe pėrvoja janė burimet kryesore tė njohjes sė botės dhe tė gjėsendeve. Gjėsendet janė tė tilla ēfarė na duket se janė-thotė Protagora duke shprehur besimin e tij tė plotė nė aftėsinė njohėse tė shqisave tė njeriut.
Filozofia senzualiste e Protagorės ėshtė e lidhur me pragmatizmin e saj. Sipas Protagorės ēdo gjykim ėshtė
relativ dhe pragmatik.
Kur e pyetėn Protagorėn se cili gjykim duhet ta konsiderojė tė vėrtetėn, ai u pėrgjigj: Atė gjykim ose atė ligj i cili ėshtė i dobishėm. Kėshtu sipas Protagorės dobia ėshtė kriter i vėrtetėsisė, i mirėsisė, i bukurisė etj.
Protagora u mor edhe me ēėshtjen e ekzistencės sė Zotit. Sipas tij pėr Zotin nuk mund tė thuhet se ekziston, e as se Zoti nuk ekziston. Ēėshtja ėshtė shumė e ndėrlikuar, kurse jeta e njeriut ėshtė e shkurtėr pėr tu pėrgjigjur se a ekziston apo nuk ekziston Zoti. Me kėtė Protagora u akuzua pėr ateizėm.
Gorgjiu
Gorgjiu erdhi nė Athinė nga Sicilia si ambasador nga qyteti i tij i lindjes Leontini nė vitin 427 p.e.s. Gorgjiu ka qenė njė sofist i famshėm dhe orator i shkėlqyeshėm. Ėshtė autor i veprės Pėr natyrėn ose mbi tė paqenėt.
Nė kėtė vepėr Gorgjiu shtroi teza tė kundėrta me ato tė aleatėve. Tri tezat e tij tė njohura pėr qenien janė: (1)asgjė nuk ekziston, (2) edhe nėse ekziston ndonjė gjė ajo nuk mund tė njihet dhe kuptohet dhe (3) edhe nėse ekziston ndonjė gjė edhe kjo nėse mund tė njihet dhe kuptohet ajo nuk mund tė shprehet dot.
Sado qė kėto duken disi tė ēuditshme, mirėpo me anė tė kėtyre tezave Gorgjiu vuri nė pah vėshtirėsitė qė shfaqen gjatė njohjes. Kėto kanė tė bėjnė me faktin, se qenia dhe mendimi, objektiva dhe subjektiva janė gjėra tė ndryshme.
Njėherit kėto tri teza sugjerojnė relativizmin dhe antidogmatizmin, se asnjė pohim apo asgjė nuk ėshtė aq e sigurtė, saqė tė mund tė pohojmė nė mėnyrė kategorike. Nė etikė Gorgjiu ishte relativist. Se a ėshtė diēka e mirė ose e keqe varet nga rethanat, vendi dhe koha.
Trasimaku
Trasimaku nė veprėn Republika ėshtė portretizuar si sofist qė pohon se padrejtėsia ėshtė mė e parapėlqyer se sa jeta nė drejtėsi. Ai nuk e shikonte padrejtėsinė si njė defekt tė karakterit. Pėrkundrazi, Trasimaku, e konsideronte personin e padrejtė si person pozitivisht superior nė karakter dhe nė inteligjencė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnl se padrejtėsia paguan jo vetėm nė nivelin e dobėt tė njė hajduti xhepash, megjithėse edhe nė kėtė nivel ka njė pėrfitim, por veēanėrisht nė rastin e atyre qė e perfeksionojnė padrejtėsinė dhe bėhen zotėr tė qyteteve dhe kombeve. Drejtėsia, thotė ai, ėshtė ndjekur vazhdimisht dhe tė ēon nė dobėsi. Trasimaku thotė se njeriu duhet tė ndjekė nė agresivitet interesat e tij nė njė formė virtualisht tė pakufizuar tė vetėshpalljes. Ai e shikonte drejtėsinė si tė ishte nė interes tė tė fortit dhe besonte se forca ka tė drejtė. Ligjet, thoshte ai, janė nga grupet sunduese pėr interesat e tyre. Kėto ligje pėrcaktojnė se ēfarė ėshtė e drejtė. Nė tė gjitha shtetet e drejta ka te njejtin kuptim sepse e drejta ėshtė nė interes tė grupit qė ėshtė nė pushtet. Kėshtu, Trasimaku thotė se konkluzioni kryesor ėshtė se e drejta ėshtė kudo e njejtė-interesi i grupit mė tė fortė
Pergatiti Mirsad Asani
(vazhdon)
Krijoni Kontakt