Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj

    TRIBUNALI PENAL NDERKOMBETAR PER ISH-JUGOSLLAVINE
    Lenda Nr. IT-04-84-I
    PROKURORJA E TRIBUNALIT KUNDER
    Ramush HARADINAJT
    Idriz BALAJT
    Lahi BRAHIMAJT
    AKTAKUZA

    Prokurorja e Tribunalit Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine, ne baze te kompetencave te saj sipas Nenit 18 te Statutit te Tribunalit Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine akuzon:
    Ramush HARADINAJN
    Idriz BALAJN
    Lahi BRAHIMAJN
    Per KRIME KUNDER NJEREZIMIT dhe SHKELJE TE LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, si parashtrohen me poshte .
    TE AKUZUARIT
    1. Ramush HARADINAJ, gjithashtu i njohur si "Smajl", u lind me 3 korrik 1968 ne Gllogjan ne komunen e Decanit ne krahinen e Kosoves.
    2. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Ramush HARADINAJ ishte komandant ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK). Ne kete pozite, Ramush HARADINAJ kishte komande te pergjithshme mbi forcat e UCK-se ne njeren nga zonat operative te UCK-se, te quajtur Dukagjin, ne pjesen perendimore te Kosoves ne kufirin me Shqiperine dhe Malin e Zi. Ai ishte nder udheheqesit me te larte te UCK-se ne Kosove.
    3. Zona Operative e Dukagjinit perfshinte komunat e Pejes, Decanit, Gjakoves, dhe pjese te komunave te Istogut dhe Klines, keshtu qe fshatrat Gllogjan, Dashinoc, Dollc, Ratish, Dubrave, Grabanice, Lloqan, Baballoq, Irzniq, Pozhar, Zhabel, Zahaq, Zhdr elle, Gramacel, Dujake, Piskote, Plancar, Nepole, Kosuriq, Logje, Baran, rajoni i Liqenit te Radoniqit, dhe Jabllanica ishin ne komanden dhe kontrollin e tij.
    4. Ne pranvere te vitit 1998, UCK-ja ende ishte organizate e porsaformuar pa strukture komanduese te njesuar. Kishte nje Shtab te Pergjithshem por urdhrat nuk jepeshin prej asnje komandanti te larte te identifikuar. Rrjedhimisht, ne baze te struktures fisnore te shoqerise kosovare, cdo zone operative vepronte pavaresisht nga autoriteti epror komandues dhe Ramush HARADINAJ ishte nje nga komandantet me te pavarur te zonave. Duke nisur si figure kyce ne rajonin e fshatit te tij te lindjes te Gllogjanit dhe ne komunen e Decanit, Ramush HARADINAJ e zgjeroi kontrollin e tij gjate vitit 1998 ne komunat fqinje te Pejes, Istogut, Klines dhe Gjakoves, dhe si komandant i Zones Operative te Dukagjinit kishte kontroll mbi tete brigada dhe njesite vartese te tyre.
    5. Ramush HARADINAJ e mbajti poziten e tij si Komandant i Zones gja te tere luftes ne Kosove se paku deri ne perfundimin e luftimeve ndermjet forcave serbe dhe UCK-se ne qershor 1999.
    6. Ne 1999, Ramush HARADINAJ iu bashkua Trupave Mbrojtese te Kosoves (TMK), nje force e re e krijuar prej Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK) per t'i perfshire njesite e UCK-se ne strukturen e re te forcave te Kosoves, nen administrimin nderkombetar. Ai u be Komandant i Grupit te Dyte Rajonal te TMK-se, me qender ne Prizren. Ne 2000, ai u terhoq nga pozita e tij ne TMK dhe themeloi partine politike te quajtur "Aleanca per Ardhmerine e Kosoves" (AAK). Me ne fund, ai u be deputet i parlamentit dhe aktualisht eshte Kryeminister i Kosoves.
    7. Idriz BALAJ (gjithashtu i njohur si "Togeri"), u lind me 23 gusht 1971 ne Gllareve te Komunes se Klines ne Kosove.
    8. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Idriz BALAJ ishte anetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe vepronte si komandant i njesise speciale e njohur si "Shqiponjat e Zeza". Kjo njes i zakonisht kishte baze ne fshatin Irzniq por juridiksioni i saj shtrihej neper gjithe territorin e Zones Operative te Dukagjinit. Ai ishte vartes i Ramush HARADINAJ , i raportonte drejtpersedrejti atij, dhe bashkepunonte ngushte me te.
    9. Njesia speciale e njohur si "Shqiponjat e Zeza" u krijua si Njesi Speciale e Nderhyrjes se Shpejte me urdher te Komandantit Ramush HARADINAJ. Komandant i saj u emerua Idriz BALAJ.
    10. Ne 1999, pas perfundimit te luftimeve, Idriz BALAJ iu bashkua Trupave Mbrojtese te Kosoves, dhe mbante rangun major. Ai aktualisht eshte i burgosur ne Kosove duke vuajtur nje denim 15 vjecar per vrasje, pasi u shpall fajtor ne 2002.
    11. Lahi BRAHIMAJ (gjithashtu i njohur si "Magjupi") u lind me 26 janar 1970 ne Jabllanice te komunes se Gjakoves ne Kosove. Ai eshte i aferm i ngushte i Ramush HARADINAJT .
    12. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Lahi BRAHIMAJ ishte anetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe vepronte si Zevendeskomandant i Shtabit Operativ te Dukagjinit ose si personi nderlidhes i Zones se Dukagjinit me Shtabin e Pergjithshem te UCK-se. I stacionuar ne Jabllanice, ai ishte vartes i Ramush HARADINAJT , i raportonte drejtpersedrejti atij, dhe bashkepunonte ngushte me te.
    13. Lahi IBRAHIMAJ aktualisht eshte oficer me rang te larte ne Trupat Mbrojtese te Kosoves.
    AKUZAT E PERGJITHSHME
    14. Te gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara ne kete aktakuze si krime kunder njerezimit ose shkelje te ligjeve ose zakoneve te luftes ndodhen midis 1 marsit 1998 dhe 30 shtatorit 1998 ne territorin e Kosoves ne ish-Jugosllavi.
    15. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ne territorin e Kosoves ekzistonte gjendja e konfliktit te armatosur midis Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe forcave serbe. Krimet e akuzuara ne kete aktakuze lidhen drejtpersedrejti me ate konflikt, sepse viktimat e ketyre krimeve, te cilet nuk merrnin pjese aktive ne luftime, ishin ose civile serbe ose persona qe konsideroheshin bashkepunetore te serbeve ose persona te cilet perndryshe konsideroheshin si mosperkrahes te UCK-se.
    16. Keto viktima, duke perfshire civile shqiptare dhe rome, per te cilet UCK-ja besonte se refuzonin te bashkepunonin me te ose se i rezistonin UCK-ne me mjete joushtarake, u vune ne shenjester per perndjekje dhe keqtrajtim, duke perfshire kercenime, rrembime, burgime, rrahje, tortura dhe vrasje
    17. Te gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara si krime kunder njerezimit ishin pjese e nje sulmi te gjere ose sistematik te drejtuar kunder popullates civile serbe dhe atyre anetareve te popullates shqiptare dhe rome/egjiptiane ne komunat e Decanit, Pejes, Gjakoves, Istogut dhe Klines ne krahinen e Kosoves, te cilet konsideroheshin si bashkepunetore ose si mosperkrahes te UCK-se. Secili prej Te Akuzuarve e dinte se sjellja e tij, qe perfshinte keqtrajtimet dhe kryerjen e akteve te dhunes, ishte pjese e ketij sulmi.
    18. Te gjitha veprimet ose mosveprinmet e akuzuara si perndjekje u kryen prej te Akuzuarve me qellim qe t'i diskriminonin viktimat mbi baze fetare, politike, ose racore.
    19. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ ishin te detyruar t'u bindeshin ligjeve dhe zakoneve qe rregullojne kryerjen e konflikteve te armatosura, duke perfshire Konventat e Gjeneves te vitit 1949 dhe Protokollin Shtese II.
    PERGJEGJESIA PENALE INDIVIDUALE
    20. Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ akuzohen vec e vec, ne baze te Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit, individualisht si pergjegjes per kryerjen e krimeve te parashtruara ne kete aktakuze. Sic saktesohet me tej, ata jane pergjegjes per planifikimin, nxitjen, urdherimin, kryerjen, ose perndryshe per ndihme ne kryerjen e ketyre krimeve. Me fjalen "kryerje", Prokurorja nuk pohon se tre te Akuzuarit domosdosmerisht kryen fizikisht te gjitha krimet e akuzuara. "Kryerja" ne kete aktakuze perfshin pjesemarrjen e secili t te Akuzuar ne nje ndermarrje te perbashket kriminale.
    21. Secili i Akuzuar mori pjese ne menyre te ndergjegjshme ne ndermarrjen e perbashket kriminale, duke pasur te njejtin qellim si pjesemarresit e tjere ne ndermarrjen e perbashket kriminale dhe duke qene i vetedijshem per pasojat e realizimit te qellimit te saj kriminal.
    22. Ne baze te pjesemarrjes se tyre ne nje ndermarrje te perbashket kriminale, secili i Akuzuar akuzohet si pergjegjes per veprimet e te dy te bashkakuzuarve te tjere, per veprimet e anetareve te tjere te ndermarrjes se perbashket kriminale, dhe per te gjitha krimet e kryera ne cuarjen perpara te planit te tyre te perbashket kriminal, te cilat ose ishin pjese e qellimit te ndermarrjes se perbashket kriminale ose ishin pasoja te parashikueshme te saj.
    23. Ndermarrja e perbashket kriminale filloi ne muajin prill ose para prillit 1998 dhe vazhdoi se paku deri ne shtator 1998. Anetaret e saj perfshinin Ramush HARADINAJN, Idriz BALAJN, Lahi BRAHIMAJN dhe ushtare te tjere te UCK-se qe ishin vartes te tyre, te cilet ishin te ndergjegjshem per qellimin e saj dhe moren pjese ne kryerjen e krimeve te parashtruara ne kete aktakuze ose perndryshe kontribuan ne arritjen e qellimit te ndermarrjes se perbashket kriminale. Nder te tjere, ata ishin Daut HARADINAJ, Frasher HARADINAJ, Shkelzen HARADINAJ, Nasim HARADINAJ, Zeqir NIMONAJ, Luan PERVORFI dhe Krist PERVORFI, Nazmi BRAHIMAJ, Naser BRAHIMAJ i njohur si "Rusi". Alush AGUSHI, Myftar BRAHIMAJ, Pjeter SHALA, Arbnor ZEJNELI dhe Azem VESELI.
    24. Ky qellim, i cili domosdoshmerisht kerkonte kryerjen e krimeve kunder njerezimit dhe shkeljen e ligjeve ose zakoneve te luftes, ishte konsolidimi i kontrollit te plote te Ushtrise Clirimtare te Kosoves mbi Zonen Operative te Dukagjinit te UCK-se permes sulmeve dhe perndjekjeve te drejtuara ndaj pjeseve te caktuara te popullates civile te atjeshme: dmth. largimi i paligjshem i civileve serbe prej rajonit dhe shtypja me force dhe dhune e cdo bashkepunimi te vertete ose ne dukje me serbet nga ana e civileve shqiptare ose rome te atjeshem. Qellimi kriminal perfshinte kercenimet, rrembimet, burgimet, rrahjet, torturat dhe vrasjet e civileve qe u vune ne shenjester, ne shkelje te Neneve 3 dhe 5 te Statutit te Tribunalit.
    25. Lidhur me ato pika qe kane te bejne me pjesemarrjen e Ramush HARADINAJT, Idriz BALAJT dhe Lahi BRAHIMAJT ne pjesen e ndermarrjes se perbashket kriminale qe lidhet me objektin e burgimit te UCK-se ne Jabllanice, te Akuzuarit gjithashtu mbajne pergjegjesi penale individuale per shkak se ata moren pjese ose ndihmuan ne veprimtarine e tij kur objekti i burgimit funksionoi ne nje menyre qe beri shume te qarte qellimin e diskriminimit dhe te perndjekjes qe kishte funksionimi i tij. Te gjithe krimet e pershkruara ketu dhe qe jane ne pika te vecanta te kesaj aktakuze u kryen si pjese e kesaj ndermarrjeje te perbashket kriminale ose ishin pasoja te parashikueshme te saj.
    PJESEMARRJA NE NDERMARRJE N E PERBASHKET KRIMINALE
    26. I Akuzuari Ramush HARADINAJ , duke vepruar bashkerisht me anetare te tjere te ndermarrjes se perbashket kriminale, mori pjese ne ndermarrjen e perbashket kriminale ne kete menyre:
    (a) si Komandant i Zones Operative te Dukagjinit, ai mundesoi qe forcat e UCK-se nen kontrollin e tij te vepronin ne menyre te strukturuar dhe te disiplinuar, siguroi kontrollin e pergjithshem te planifikimit dhe organizimit te operacioneve, dhe ngriti nje sistem permes te cilit individet viheshin ne shenjester per rrembime, keqtrajtime dhe vrasje, dhe me ane te te cilit u krye nje sulm sistematik ndaj pjeseve te pambrojtura te popullates civile;
    (b) duke perjashtuar te gjitha forcat rivale te UCK-se, ai siguroi pushtetin e trupave te veta brenda zones se tij, dhe duke sulmuar forca serbe neper fshatra, ai u dha trupave te veta lirine per te sunduar mbi pjeset e pambrojtura te popullates civile dhe per t'i perndjekur;
    (c) ai e perdorte shtepine e vet si qende r operative dhe i shfrytezoi mundesite e tjera te familjes Haradinaj dhe perkrahjen e anetareve te familjes per te fuqizuar me tej pushtetin e tij dhe per te perndjekur civile;
    (d) ai emeroi dhe mbajti ne pozita te pergjegjesise te bashkakuzuarit e tij perkatesisht Idriz BALAJN mbi Njesine Speciale famekeqe "Shqiponjat e Zeza" dhe Lahi BRAHIMAJN mbi nje objekt te improvizuar burgimi qe ndodhej ne nje oborr privat ne Jabllanice i cili perdorej edhe si shtab i UCK-se, duke injoruar dhe duke inkurajuar sjelljen e tyre kriminale ne keto pozita;
    (e) ne disa raste, ai personalisht urdheroi, kontrolloi dhe mori pjese ne rrahjen e personave te arrestuar prej forcave te tij, te cilet nuk kishin marre pjese aktive ne luftime, dhe ne raste te tjera, me pranine e tij dhe me miratimin e tij te heshtur ose te shprehur per nje sjellje te tille kriminale ai, ne poziten e tij si komandant, inkurajoi ose nxiti veprime kriminale te kryera prej anetareve te forcave te tij;
    (f) ai kont rolloi burgimin e metejshem, lirimin, ose trajtimin mjekesor te personave te mbajtur nga UCK-ja ne zonen e tij operative, duke perfshire objektin e burgimit te Jabllanices, te cilin ai e vizitoi personalisht dhe per te cilin dinte se po funksiononte ne menyre perndjekese dhe kriminale.
    (g) ai mori pjese personalisht ne rrembimin e personave te cilet me vone u gjeten te vrare.
    (h) ne se paku nje rast, ai dha miratimin e tij te heshtur si Komandant per ekzekutimin e personave te arrestuar.
    27. I Akuzuari Idriz BALAJ mori pjese ne ndermarrjen e perbashket kriminale ne kete menyre:
    (a) si Komandant i Njesise Speciale "Shqiponjat e Zeza", ai bashkepunonte ngushte me Ramush HARADINAJN dhe i dha perkrahje te drejtperdrejte operative per veprimtarite e tij;
    (b) personalisht, dhe duke perdorur ushtare nen komanden e tij, ai ne menyre te perseritur rrembeu, rrahu, gjymtoi, torturoi dhe vrau civile dhe persona te arrestuar qe nuk merrnin pjese aktive ne luftime;
    (c) ai perdhunoi nje grua rome/egjiptiane;
    (d) ai personalisht vizitoi qendren e burgimit ne Jabllanice, gjymtoi dhe torturoi nje te burgosur atje, dhe me pranine e tij si komandant i UCK-se dha miratimin e tij te heshtur ose te shprehur per perndjekjen dhe sjelljen kriminale te ushtareve te tjere te UCK-se, dhe e dinte se objekti funksiononte ne menyre perndjekese dhe kriminale.
    (e) ai u perpoq te fshihte rrembimet dhe vrasjet e civileve, dhe hedhjen e kufomave te tyre ne Liqenin e Radoniqit, dhe te parandalonte hetimin e tyre.
    28. I akuzuari Lahi BRAHIMAJ mori pjese ne ndermarrjen e perbashket kriminale ne kete menyre:
    (a) si Zevendeskomandant i Shtabit Operativ te Dukagjinit dhe komandant pergjegjes lokal i UCK-se, ai drejtoi objektin e burgimit ne Jabllanice dhe urdheroi, mbikeqyri dhe mori pjese ne rrahjet, torturat dhe vrasjet e personave te mbajtur atje;
    (b) ai personalisht rrembeu nje civil dhe e coi ne objektin e burgimit ne Jabllanice, ku u rrah ne men yre te perseritur, dhe e coi personalisht prej objektit te burgimit ne nje vend te mundshem ekzekutimi.
    29. Funksionimi i ndermarrjes se perbashket kriminale dhe pjesemarrja e secilit te akuzuar ne te saktesohen me tej ne akuzat dhe paraqitjen e fakteve me poshte.
    PARAQITJA E FAKTEVE
    30. Ne 1998, komuna e Decanit kishte 57,125 banore, prej te cileve 55,886 ishin shqiptare, 791 serbe dhe 448 te kombesive te tjera. Komuna e Gjakoves kishte rreth 131,700 banore ne 1998, prej te cileve 122,856 ishin shqiptare, 3,211 serbe, dhe 5,680 te kombesive te tjera. Komuna e Istogut kishte rreth 64,000 banore, prej te cileve 51,343 ishin shqiptare, 7,270 serbe, dhe 5,381 te kombesive te tjera. Komuna e Klines kishte rreth 75,000 banore, prej te cileve 66,683 ishin shqiptare, 6,306 ishin serbe, dhe 3,386 te kombesive te tjera. Komuna e Pejes kishte rreth 150,000 banore prej te cileve 111,638 ishin shqiptare, 14,765 serbe, dhe 13,788 te kombesive te tjera.
    31. Heret ne 1998, u ashpersua konflikti midis autoriteteve serbe dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne rajonin e Gllogjanit, vendlindja e Ramush HARADINAJT . Rajoni midis Gllogjanit dhe Decanit ishte i rendesise kyce strategjike per UCK-se, sepse ai lidhte shtabin e UCK-se ne Gllogjan me kufirin me Shqiperine, prej nga silleshin arme dhe furnizime per UCK-ne gjate tere vitit 1998. Gllogjani u be gjithashtu qender e rendesishme rekrutimi per UCK-ne ne rajonin e Dukagjinit dhe per Zonat Operative te Shales, Llapit dhe Drenices. Forcat e UCK-se kryen sulme ndaj policise serbe ne rajonin e Dukagjinit dhe ne nje kamp te afert te refugjateve serbe dhe malazeze qe gjendej ne fshatin Baballoq
    32. Si pasoje, me 24 mars 1998 forcat e Policise Serbe e rrethuan oborrin e familjes se Ramush HARADINAJT ne Gllogjan. Ramush HARADINAJ dhe forcat e UCK-se nen komanden e tij e zmbrapsen kete sulm me sukses. Nje polic serb u vra dhe Ramush HARADINAJ u plagos.
    33. Pas 24 marsit 1998, forcat e UCK-se nen koma nden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT nisen nje fushate sistematike per marrjen nen kontroll te rajonit midis fshatrave Gllogjan dhe Decan dhe vecanerisht fshatrat Dubrave, Irzniq, Ratish dhe Dashinoc, me qellim debimin e serbeve etnike prej fshatrave ku banonin. Gjithashtu, ata vazhduan me sulme kunder kampit te refugjateve ne Baballoq afer Decanit. Ky kamp kishte qene objekt sulmesh te ngjashme te UCK-se prej vitit 1997.
    34. Forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT , duke perfshire "Shqiponjat e Zeza" nen komanden e drejtperdrejte te Idriz BALAJT, ngacmuan, rrahen ose perndryshe debuan civile serbe dhe civile rome/egjiptiane prej ketyre fshatrave dhe vrane ata qe mbeten ose qe kishin refuzuar t'i braktisnin shtepite e tyre. Ne gjysmen e dyte te prillit 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT arriten te bllokonin pjese te Decanit per nje periudhe afro trijaveshe.
    35. Gjate muajve te mevonshem, brenda zones se Dukagjinit, dhe ne vecanti ne komunat e Decanit dhe Pejes, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT vazhduan sulme te ngjashme ndaj civileve serbe dhe rome/egjiptiane, dhe ndaj civleve shqiptare qe konsideroheshin si bashkepunetore, dhe te cilit nuk merrnin pjese ne luftime. Forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT kryen shume rrembime ne zonen e Dukagjinit, dhe dhjetra civile u zhduken. Midis marsit dhe shtatorit 1998, ne komunat e Zones se Dukagjinit, pervec atyre te permendur ne kete aktakuze, se paku 25 police serbe u vune ne shenjester dhe me shume se 60 civile, serbe dhe shqiptare, u rrembyen dhe me pas shume prej tyre u vrane.
    36. Ramush HARADINAJ dhe forcat e UCK-se qe vepronin nen komanden e tij ku perfshiheshin jo vetem Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ, e mbanin zonen operative nen kontroll te plote dhe kerkonin qe ky kontroll te ishte vetem i tyre. Ata nuk e duronin pranine e fraksioneve te tjera shqiptare qe luftonin kunder serbeve, si Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves ("FARK"), ne territorin e tyre. Me 4 korrik 1998, Ramush HARADINAJ , bashke me ushtaret e Shtabit te tij ne Gllogjan, rrahen, poshteruan dhe lenduan rende kater anetare te ketyre forcave te cilet po kalonin neper kete rajon per te marre nje kontingjent armesh qe do te vinte nga Shqiperia.
    37. Fshati Jabllanice ndodhet ne komunen e Gjakoves. Largesia e fshatit Jabllanice nga Gllogjani eshte afersisht 18km. Qe ne 1995 dhe 1996, i akuzuari Lahi BRAHIMAJ , i cili banonte ne fshat, strehonte anetare te tjere te UCK-se ne shtepine e tij ne Jabllanice dhe i ndihmonte ata ne kalimin e tyre permes rajonit te Dukagjinit. U ngrit nje depo armesh dhe shtepia e tij perdorej per tubime te fshehta. Gjate kesaj periudhe ne rajonin e Dukagjinit nuk u kryen aksione me arme. Ne fillim te vitit 1998, qe prej mars/prillit shtabi i UCK-se se Jabllanices ndodhej ne nje shtepi private. Ky shtab strehonte anetare te larte te UCK-se te cilet hynin ne Kosove d he shkonin ne rajone te tjera te krahines per ngritjen e komandave anembane territorit. Ramush HARADINAJ shkoi ne shtab per te marre trajtim mjekesor dhe per t'u sheruar prej plageve qe iu shkaktuan me 24 mars 1998 kur ndodhi ndeshja me arme me forcat serbe ne oborrin e familjes se tij ne Gllogjan, Decan. Qe prej gjysmes se dyte te majit 1998, ne kete shtab ne Jabllanice u ngrit nje qender e improvizuar burgimi. Nga kjo kohe deri ne gusht 1998 atje u mbajten, rrahen dhe torturuan te pakten 12 persona te identifikuar dhe kater te paidentifikuar, te gjithe mospjesemarres ne luftime. Per njerin dihet qe ka vdekur si pasoje e rrahjeve ne qendren e burgimit te UCK-se ne Jabllanice. Te tjeret jane ende te zhdukur.
    38. Gjate fundit te gushtit dhe fillimit te shtatorit 1998, forcat serbe nisen nje kunderofensive dhe rimoren perkohesisht rajonin rreth Gllogjanit. Nje ekip serb i mjekesise ligjore per vendin e krimit kreu nje hetim afer kanalit qe con ne Liqenin e Radoniqit, ne ferme n Ekonomia ne Irzniq dhe ne rrugen qe con ne fshatin Dashinoc.
    39. Me 12 shtator 1998 ose rreth kesaj date, ekipi gjeti se paku 30 kufoma ose mbetje te pjesshme te kufomave ne rajonin e kanalit te Liqenit te Radoniqit, gjashte kufoma ne fermen Ekonomia dhe te pakten tri kufoma ne rrugen qe con ne Dashinoc. Kufomat dhe mbetjet u ekzaminuan nga mjekesia ligjore ne nje morg provizor ne Gjakove. Disa prej ketyre mbetjeve te kufomave jane identifikuar si civile serbe, rome dhe shqiptare te cilet u zhduken midis prillit dhe pjeses se pare te shtatorit 1998 ne rajonin e Dukagjinit.
    40. Qendra operative e Ramush HARADINAJT gjate konfliktit ne 1998 dhe 1999 ishte fshati i tij Gllogjan ne komunen e Decanit. Ishte rreth dy kilometra prej rajonit te kanalit te Liqenit te Radoniqit dhe fermes Ekonomia ku u zbuluan kufomat dhe mbetjet, dhe gjendej ne njeren prej vetem dy rrugeve te ngushta qe hyjne ne kete zone. Fshati Dashinoc, ku u gjeten tri kufomat e tjera, ishte nente kilometra larg. Nuk dihet numri i sakte i kufomave te varrosura atje sepse mbetjet ishin perziere. Ekzaminimi mjeko-ligjor i mbetjeve zbulon se ne anen e liqenit u hodhen te pakten 39 kufoma.
    41. Dymbedhjete prej mbetjeve te gjetura ne vendet e siperpermendura u identifikuan prej autoriteteve serbe me ane te procedurave tradicionale te identifikimit. Ketu perfshihen: Vukosava Markoviq dhe Darinka Kovac (Pikat 7 dhe 8); Millovan Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); Millosh Radunoviq dhe Sllobodan Radosheviq (Pikat 11 dhe 12); Hajrullah Gashi dhe Isuf Hoxha (Pikat 15 dhe 16); Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj (Pikat 17 dhe 18); dhe Ilia Antiq Axhi Seferaj dhe Vellizar Stoshiq (Pikat 21 dhe 22). Pese prej mbetjeve qe u gjeten u identifikuan prej organizatave nderkombetare me prova gjenetike. Ketu perfshihen: Milka Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); nena e Deshmitarit SST7/04 (Pikat 13 dhe 14); Safet Kuqi dhe Zdravko Radunoviq (Pikat 21 dhe 22) dhe Pal Krasniqi (Pikat 31 - 33)
    42. Disa prej mbetjeve qe u gjeten ne vendet e siperpermendura mbeten te paidentifikuara megjithese ende vazhdojne te kryhen ekzaminime ne perpjekje per percaktimin e identiteteve te tyre. Keto mbetje jane te kufomave te se paku 22 individeve, nder ta edhe dy femije. Te gjitha keto mbetje tregojne shenja te vdekjes prej dhunes.
    PIKAT 1 dhe 2
    43. Familja Jollaj ishin rome/egjiptiane qe jetonin ne Gllogjan, ku shumica e banoreve ishin shqiptare. Prej marsit deri ne maj 1998, anetaret e kesaj familjeje u ngacmuan dhe u kercenuan rregullisht prej Ramush HARADINAJT dhe vellezerve te tij Daut Haradinaj, Frasher Haradinaj dhe Shkelzen Haradinaj, te cilet jetonin te gjithe shume afer. Ramush HARADINAJ dhe vellezerit e tij shpeshhere u futen ne shtepine e familjes Jollaj, duke i akuzuar per bashkepunim me serbet, dhe duke shtene me automatike ne oborrin e tyre, kinse ne kerkim te armeve. Ne shume raste, ata u thane te largoheshin prej Gllogjanit dhe te shpernguleshin prej Kosoves ne Serbi, sepse ata e d onin Kosoven vetem per shqiptaret.
    44. Ne nje rast, Ramush HARADINAJ dhe nje numer ushtaresh vendes te UCK-se qe vepronin nen komanden e drejtperdrejte te tij, sulmuan Binak Jollajn, gjyshi i familjes, e rrahen me pushket e tyre dhe i moren gjesende. Ne nje rast te mevonshem, Ramush HARADINAJ erdhi naten ne shtepine e Jollajve me nje grup ushtaresh te UCK-se. Ata i shkaterruan orendite e tyre, thyen dritaret e shtepise dhe e urdheruan familjen te dilte nga shtepia dhe te largohej nga fshati. Si pasoje, familja Jollaj u shperngul ne Piskote afer Gjakoves, ku ushtare te tjere te UCK-se vazhduan t'i ngacmonin dhe t'u merrnin gjesende.
    Ne kete menyre Ramush HARADINAJ kreu:
    Pika 1: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ngacmim, veprime cnjerezore, shkaterrim i prones), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Veprime Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5 (i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 2: S HKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, i njohur ne Nenin e Perbashket 3(1) (a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 3 dhe 4
    45. Me 18 prill 1998 ose rreth kesaj date, tre civile te kombesise serbe, dy vellezerit Dragosllav Stojanoviq dhe Mijat Stojanoviq, dhe kusheriri i tyre Vesellin Stijoviq u rrembyen prej shtepise se familjes Stojanoviq ne Dubrave prej forcave te UCK-se, ndersa po perpiqeshin te merrnin placka personale prej shtepise. Ata kishin vendosur me pare, ne fund te marsit 1998, te largoheshin nga fshati i tyre Dubrave, sepse mendonin se nuk ishin me te sigurte atje.
    46. Me 18 prill 1998, se pari ne shtepine familjare te Stojanoviqeve ne Dubrave dhe pastaj ne shtepine e Smajl Haradinajt, e cila perdorej si shtab i UCK-se ne Gllogjan, Dragosllav Stojanoviqi, Mijat Stojanoviqi dhe Vesellin Stijoviqi u moren ne pyetje dhe u rrahen. Si pasoje atyre iu shkaktuan lend ime te renda trupore dhe vuajtje te medha. Gjate marrjes ne pyetje, ushtaret e UCK-se i pyeten pse ishin kthyer ne fshatin e tyre pa leje.
    47. Ramush HARADINAJ ishte i pranishem ne ndertese ne ate kohe, dhe ishte ne dijeni per marrjen ne pyetje dhe rrahjen e ketyre tre personave. Ramush HARADINAJ shkelmoi, kercenoi dhe frikesoi Dragosllav Stojanoviqin.
    48. Me vone ate dite, ushtare te UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT detyruan Dragosllav Stojanoviqin, Mijat Stojanoviqin dhe Vesellin Stijoviqin te ecnin prej shtabit te UCK-se ne fshatin Gllogjan deri ne shtepine e Stojanoviqeve ne fshatin fqinj te Dubraves ne kerkim te armeve. Dragosllav Stojanoviqit, Mijat Stojanoviqit dhe Vesellin Stojiqit iu lidhen syte dhe u cuan me makine ne nje vend afer fshatit Baballoq ne komunen e Decanit ku u urdheruan te zbritnnin nga makina dhe te ecnin drejt rajonit serb pa i kthyer syte. U kercenuan se do te pushkatoheshin po te shikonin prapa. Te tre njerezit nuk u kthyen ne fshatin e tyre.
    49. Si pasoje e rrahjeve, Dragosllav Stojanoviqit iu desh te qendronte 28 dite ne spital; Mijat Stojanoviqit dhe Vesellin Stijoviqit iu nevojiten qendrime ne spital prej gjashte ose shtate ditesh.
    Ne kete menyre Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 3: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, veprime cnjerezore, debim ose transferim i dhushem i civileve), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Debim dhe Veprme te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(d) dhe 5(i) dhe Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 4: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, i njohur ne Nenin e Perbashket 3(1) (a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 5 dhe 6
    50. Me 23 prill 1998 ose rreth kesaj date, Rosa Radoseviq nga fshati Dashinoc i komunes se D ecanit, e lindur me 25 janar 1938, bashke me djalin e saj Stanisha Radoseviq dhe nje mik Novak Stijoviq, te gjithe serbe, ishin duke udhetuar prej Decanit kur u ndalen dhe u kontrolluan nga ushtaret e UCK-se ne udhekryqin e rruges per ne Gllogjan, ne fshatin Pozhar te komunes se Decanit. Ushtaret e UCK-se u thane se nuk mund te shkonin ne fshatin Dashinoc sepse ishte bere territor i UCK-se. Ata nuk u lejuan te ktheheshin as ne Decan. Rosa Radoseviqi, Stanisha Radoseviqi dhe Novak Stijoviqi u rrembyen nga rruga bashke me automjetet e tyre afer Pozharit dhe u cuan ne ndertesen e shtabit te UCK-se ne Gllogjam, ku u poshteruan, u mbajten, u moren ne pyetje dhe u rrahen. Grupe te ushtareve te UCK-se ne menyre te perseritur rrahen me grushta dhe i shkelmuam neper tere trupin Novak Stijoviqin dhe Stanisha Radoseviqin, duke u shkaktuar vuajtje. Ushtaret e UCK-se ne shtabin e Gllogjanit, pasi kishin rrahur dhe marre ne pyetje Stanisha Radoseviqin dhe Novak Stijoviqin, e urdheruan Stanisha Radoseviqin te kthehej ne shtepine e tij ne Decan dhe te sillte pushken e tij te gjuetise. Qe te hynte lirisht ne territorin e UCK-se, ata i dhane nje simbol te UCK-se per t'a treguar, neqoftese ushtare te tjere te UCK-se e ndalnin ne rruge. Nena e tij Rosa Radoseviqi dhe Novak Stijoviqi u mbajten ne Gllogjan para se te liroheshin me vone ate dite.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 5: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, veprime cnjerezore), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Burgim dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(e) dhe 5(i) dhe Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 6: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, i njohur ne Nenin e Perbashket 3(1) (a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 7 dhe 8 51. Me 21 prill 1998, Vukosava Markoviq (mbiemri i vajzerise Vujosheviq), e lindur me 9 gusht 1937 dhe motra e saj Darinka Kovac (mbiemri i vajzerise Vujosheviq), e lindur me 18 shtator 1932, te dyja serbe, u zhduken prej shtepise se tyre ne fshatin Ratishe te komunes se Decanit. Ratisha eshte tre deri ne kater kilometra nga Gllogjani. Te dyja grate u vrane dhe mbetjet e kufomave te tyre u gjeten nga nje ekip serb i mjekesise ligjore me 12 shtator 1998, afer kanalit prej betoni i cili con ne Liqenin e Radoniqit. Ekzaminimi zbuloi plage prej armeve te zjarrit ne te dyja kufomat dhe thyerje te shumta eshterore ne kufomen e Vukosava Markoviqit.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 7: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe , KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 8: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 9 dhe 10
    52. Me 21 prill 1998 ose rreth kesaj date, u zhduken Millovan Vllahoviqi, i lindur me 5 gusht 1935 dhe Milka Vllahoviqi, e lindur me 5 maj 1933, burre e grua, te dy serbe qe jetonin ne fshatin Ratishe te komunes se Decanit. Sipas raporteve, ushtaret e UCK-se nen komanden e Ramush HARADINAJT e cuan ciftin e moshuar ne shtabin e UCK-se ne Gllogjan. Shqiptaret vendes, te cilet u perpoqen te parandalonin rrembimin, u kercenuan se edhe ata do te vriteshin, po te nderhynin.
    53. Millovan Vllahoviqi u vra dhe mbetja e kufomes se tij u gjet me 12 shtator 1998 afer murit te betonte te kanalit te Radoniqit. Ekaminimi mjeko-ligjor zbuloi thyerje te eshtrave shkaktuar prej forces mekanike. Ne murin e betonte te kanalit shiheshin shenja plumbash.
    54. Milka Vllahoviqi nuk eshte par e e gjalle qe prej rrembimit te saj dhe besohet se eshte vrare.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 9: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 10: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, i ndeshkueshem sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 11 dhe 12
    55. Me 23 prill 1998 ose rreth kesaj date, u zhduken Sllobodan Radosheviqi, burri i Rosa Radosheviqit, i lindur me 8 tetor 1943, dhe dy fqinje, Millosh Radunoviqi, i lindur me 19 shkurt 1938, dhe gruaja e tij Milica Radunoviqi, e lindur ne 1938, te gjithe serbe, te cilet kishin mbetur ne shtepite e tyre ne fshatin Dashinoc te komunes se Decanit. Sipas thashethemeve ne ven d, ata u rrembyen prej ushtareve te UCK-se. Me vone, ne nje gazete lokale serbe dhe ne lajmet lokale te televizionit u leshua nje komunikate e UCK-se ku deklarohej se familjet e Sllobodan Radosheviqit dhe Milosh Radunoviqit duhet te shkonin ne nje vend buze rruges afer Decanit per te marre kufomat e ketyre njerezve. Familjet nuk shkuan ne kete vend, nga frika.
    56. Anetaret e Policise serbe i gjeten mbetjet e kufomave te Sllobodan Radosheviqit dhe Millosh Radunoviqit nen nje shtrese dheu me 12 shtator 1998, ne rrugen drejt fshatit Dashinoc, mu ne veri te Liqenit te Radoniqit, pikerisht ne vendin e permendur ne komunikaten e UCK-se. Megjithese ne anen tjeter te se njejtes rruge u gjeten mbetje femerore dhe rroba femerore pjeserisht te djegura, kufoma e Milica Radunoviqit nuk eshte identifikuar: zyrtarisht, ajo gjendet ne listen e te zhdukurve.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 11: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (vrasje), i ndesh kueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 12: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 13 dhe 14
    57. Nje nate, nga fundi i prillit ose fillimi i majit, nje moter e Deshmitarit SST7/04, u rrembye prej shtepise familjare ne Ratishe nga Idriz BALAJ dhe dy ushtare te UCK-se, te cilet hyne ne shtepi me force. Ajo u cua ne shtabin e Shqiponjave te Zeza te UCK-se ne fshatin fqinj Irzniq te komunes se Decanit. Atje u mbajt nje nate prej te akuzuarit Idriz BALAJ dhe ushtareve te tij. Me vone ajo u cua ne shtepine e saj per te marre rrobat e saj. Motra e Deshmitarit SST7/04 u pa nga familja e saj per here te fundit duke u marre prej te akuzuarit Idriz BALAJ dhe nuk eshte pare e g jalle prej atehere. Supozohet se ajo eshte vrare. Ajo gjendet zyrtarisht ne listen e te zhdukurve.
    58. Ne nje rast te mevonshem heret ne veren e vitit 1998, nena e Deshmitarit SST7/04 u rrembye nga i akuzuari Idriz BALAJ dhe tre ose kater ushtare te maskuar te UCK-se. Ajo nuk u pa me e gjalle dhe supozohet se eshte vrare. 59. Dikur me vone, ne gusht 1998, Idriz BALAJ bashke me ushtaret e njesise "Shqiponjat e Zeza" sulmuan shtepine e nenes se Deshmitarit SST7/04, duke shtene ne ajer me armet e tyre. Ata thyen deren, hyne ne shtepi dhe rrembyen nje te aferm tjeter te Deshmitarit SST7/04. Ai i aferm u vra dhe kufoma u gjet te nesermen afer Zhabelit te komunes se Gjakoves, ku vendosej here pas here nje njesi e "Shqiponjave te Zeza".
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 13: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ngacmim, ndalim i paligjshem, vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM K UNDER NJEREZIMIT, Vrasje dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) 5 (i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 14: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 15 dhe 16
    60. Me 20 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Hajrullah Gashi, i lindur ne shkurt 1951, dhe Isuf Hoxha, i lindur ne 1938, te dy shqiptare te Kosoves, u nisen me autobus prej Gjakoves per ne Prishtine. I akuzuari Ramush HARADINAJ dhe nje ushtar tjeter i UCK-se, te dy te veshur ne uniforma te zeza, e ndalen autobusin te hyrja e Duhles ne komunen e Suharekes, ne rrugen drejt Malisheves. Te dy hipen ne autobus. Ramush HARADINAJ tha, "Une jam Ramush Haradinaj dhe po kerkoj Isuf Hoxhen dhe Hajrullah Gashin". Ramush HARADINAJ dhe ushtari i UCK-se moren Hajrullah Gashin dhe Isuf Hoxhen prej autobusit dhe i cuan me makine ne drejtim te Gllogjanit.
    61. Te dy personat u vrane. Policia serbe i gjeti kufomat e Hajrullah Gashit dhe Isuf Hoxhes me 12 shtator 1998 afer Liqenit te Radoniqit. Ekzaminimi mjeko-ligjor i kufomes se Hajrullah Gashit zbuloi plage qe perputheshin me nje traume te shkaktuar prej nje mjeti pa maje. Kufoma e Isuf Hoxhes kishte thyerje te shumta eshterore dhe mungonin disa eshtra te kafkes.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 15: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) 5(i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 16: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 17 dhe 18
    62. Ilira Frrokaj, e lindur me 25 maj 1957 dhe burri i saj Tush Frrokaj, i lindur me 29 gusht 1961, te dy shqiptare katolike, jetonin ne fshatin Plancar te komunes se Gjakoves. Ne gusht 1998, ata u zhduken ndersa po udhetonin bashke me makine prej shtepise se tyre ne Plancar per ne fshatin Nepale. Te afermit i kerkuan te UCK-ja dhe shkuan ne shtepine e Ardian Kurtit, komandant lokal i UCK-se, ne fshatin Gramacel, ne rrugen ne te cilen kishin kaluar cifti i zhdukur. Ne kohen qe ishin atje, ne shtepi erdhi i akuzuari Idriz BALAJ dhe u degjua kur paralajmeroi Ardian Kurtin: 'Mos nderhy ne punet e te tjereve neqoftese do te mbetesh gjalle. Perndryshe mund te perfundosh si te tjeret' . Te afermit shkuan ne shtabin e UCK-se ne Gllogjan, ku u takuan me Shkelzen Haradinajn, vellai i Ramush HARADINAJT . Ata i dhane fotografi te ciftit te zhdukur dhe iu tha se Idriz BALAJ do te vinte ne shtab. Idriz BALAJ nuk u paraqit ne shtab, dhe kur ne dy raste u takua me te afermit e Ilira dhe Tush Frrokajt ai refuzoi te bisedonte per zhdukjen e tyre.
    63. Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj u vrane qe te dy. Kufomat e tyre u gjeten poshte nje ujevare te kanalit te Liqenit te Radoniqit bashke me automjetin e tyre, ne te cilin ishin disa vrima plumbash. Kufoma e Ilira Frrokajt kishte nje fishek ne kembe, thyerje te shumta eshterore, duke perfshire thyerje te kafkes, dhe shenja te djegjes se trupit. Kufoma e Tush Frrokajt e kishte kafken e thyer.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 17: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit; Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) 5(i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 18: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbash ket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 19 dhe 20
    64. Ne gusht 1998, ne Shtabin e Njesise 'Shqiponjat e Zeza' ne Irzniq, Idriz BALAJ mbajti te burgosur Zenun Gashin, ish-polic, Misin Berishen dhe djalin e tij, Sali Berishen, te gjithe te kombesise rome. Zenun Gashi u pa per here te fundit ne fshatin Kosuriq te komunes se Pejes. Ne diten e rrembimit te tij, ai ishte pare, i rrahur keqas ne nje makine me tre ushtare te UCK-se ne fshatin fqinj te Baranit. Ndersa ishte i burgosur, Sali Berishes i ishte prere hunda ne pranine e Idriz BALAJT dhe dy ushtareve te tjere te UCK-se. Idriz BALAJ i cau te tre personat ne qafe, ne krahe dhe ne kofshe, ua ferkoi plaget me kripe, dhe i qepi me gjilpere. Pastaj Idriz BALAJ i mbeshtolli Zenun Gashin, Misin Berishen dhe Sali Berishen ne tel me gjemba, dhe perdori nje mjet per te ngulur gjembat e telit ne mish. Gjithashtu Idriz BALAJ e goditi Zenun G ashin ne sy me thike. Me tej te tre njerezit u lidhen prapa automjetit te Idriz BALAJT dhe u terhoqen zvarre ne drejtim te Liqenit te Radoniqit. Ata nuk jane pare me te gjalle qe prej asaj dite dhe supozohet se jane vrare.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 19: KRIM KUNDER NJEREZIMIT,
    Perndjekje (ndalim i paligjshem. vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit; Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a), 5 (i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 20: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 21 dhe 22
    65. Ilia Antiqi, i lindur me 18 korrik 1934, bujk serb qe jetonte ne fshatin Llocan te komunes se Decanit, u pa per here te fundit i gjalle ne mbremjen e 27 os e 28 majit 1998, kur shkoi per vizite ne shtepine e vellait Gjorgje Antiqit, i cili gjithashtu jetonte ne fshatin Lloqan. Anetaret e tjere te familjes tashme ishin larguar nga fshati per shkak te incidenteve me te shtena prej UCK-se. Kufoma e Ilia Antiqit u gjet prej autoriteteve serbe ne shtator 1998 ne vendndodhjen Radoniq permendur ne paraqitjen e fakteve. Kufoma kishte thyerje te shumta te eshtrave, duke perfshire nje demtim te kafkes qe mund te jete shkaktuar prej nje goditjeje ne koke me nje mjet te mprehte.
    66. Kufoma e Axhi Seferajt, rom, i lindur me 11 korrik 1940, i cili jetonte ne Plancar te komunes se Pejes, u gjet prej ekipit serb te mjekesise ligjore me 12 shtator 1998 afer murit te betonte te kanalit te Radoniqit. Ekzaminimi zbuloi nje plage me arme zjarri dhe traume prej nje mjeti jo te mprehte duke perfshire thyerje te shumta ne kafke dhe ne nofullen e poshtme. Afer kufomes u gjet nje pjese shiriti ngjites i verdhe, i ngjashem me shiritin e gjetur rreth qafes se nje kufome te paidentifikuar.
    67. Vellizar Stoshiqi, bujk serb i lindur ne 1935, i cili jetonte ne Bellopoje te komunes se Pejes, u zhduk me 19 korrik 1998 ne Lloxhe te komunes se Pejes. Bicikleta e tij u gjet ne are, ku kishte shkuar per te kontrolluar te mbjellat. Mbetja e kufomes se tij u gjet afer te njejtit muri te betonte te kanalit te Radoniqit ne shtator 1998. Ekzaminimi i kufomes zbuloi plage prej arme zjarri ne koke dhe ne kembe, dhe te qafa u gjet nje lak litari.
    68. Safet Kuqi, i lindur me 2 janar 1951, nepune shqiptar banke, u zhduk me 6 shtator 1998 pasi kishte dale nga shtepia e tij ne Gjakove per te shkuar ne Zhdrelle, fshat rreth shtate kilometra nga Gjakova ne drejtim te Liqenit te Radoniqit. Zhdukja e tij iu lajmerua OSBE-se ne Gjakove dhe UCK-se ne Prishtine me 15 nentor 1998. Komisioni Nderkombetar per Personat e Zhdukur /ICMP/ ka bere nje identifikim te supozuar te kufomes se tij. Mbetja e kufomes u gjet ne nje zabel te mbuluar me bar dhe gjethe ne fermen Ekonomia ne shtator 1998. U identifikuan thyerje te shumta te eshtrave te fytyres dhe te brinjeve te shkaktuara prej nje mjeti pa maje.
    69. Zdravko Radunoviqi, lindur ne Rahovec, me 16 shtator 1955, inspektor serb per tregun, u zhduk me 18 korrik 1998 pasi doli prej shtepise se tij ne Peje. Ai kishte ne mend te shkonte per vizite te nje i aferm ne fshatin Dobriq, komuna e Gjakoves. Me vone ate dite policia serbe raportoi se Zdravko Radunoviqi ishte rrembyer ne fshatin Dujake, komuna e Gjakoves, prej dy anetareve te UCK-se, Luan Pervorfi dhe Krist Pervorfi dhe ishte cuar ne fshatin Gllogjan ku ata ia dorezuan njerit prej komandanteve te atjeshem te UCK-se. Ata kishin pranuar se Zdravko Radunoviqi perfundimisht ishte vrare dhe kufoma e tij ishte lene ne Liqenin e Radoniqit, ne shtator 1998. ICMP-ja ka kryer nje identifikim te supozuar te kufomes se tij e cila u gjet afer murit te betonte te kanalit te Radoniqit. Ne kafke ndodhej nje vrime daljeje shkaktuar prej nje plumbi.
    70. Afersisht u vrane 22 persona te tjere dhe kufomat e tyre u hodhen ne te njejtin vend dhe ne menyre te ngjashme si viktimat e identifikuara me lart. Vazhdojne perpjekjet per percaktimin e identitetit te ketyre viktimave me ane te provave shkencore.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen
    : Pika 21: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 22: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 23 dhe 24
    71. Me 19 maj 1998 ose rreth kesaj date, Ivan Zariqi, serb se bashku me dy shqiptare, Agron Berisha dhe Burim Bejta, u nisen prej fshatit te tyre Dollc ne komunen e Klines dhe shkuan ne m ullirin e blojes ne fshatin Grabanice te komunes se Klines. Ne mullirin e blojes ata u arrestuan prej ushtareve te UCK-se, te cilet i cuan ne nje shtepi te braktisur dhe i rrahen. Pas rrahjes ata i futen me force ne nje automjet dhe i cuan ne Shtabin e Jabllanices.
    72. Me 19 maj 1998 ose rreth kesaj date dhe ne ditet e mepasme, Ivan Zariqi, Agron Berisha dhe Burim Bejta u mbajten ne qendren e burgimit ne Jabllanice. Ne pranine e Ramush HARADINAJT dhe nderkohe qe ai shikonte, Idriz BALAJ ia preu veshi me thike Ivan Zariqit, nderkohe qe shikonte te dy burgosurit e tjere ne sy te cileve u tha, 'shikoni c'do t'ju bejme' .
    73. Pas ketij gjymtimi, Lahi BRAHIMAJ , ne pranine e Ramush HARADINAJT i cili degjonte, urdheroi, 'Tani do te leshojme dokumente per Drenice,' per Ivan Zariqin, Agron Berishen dhe Burim Bejten. Dihej dhe kuptohej se ne kete kontekst 'Leshimi i dokumenteve per Drenice' do te thoshte se ata do te coheshin per t'u ekzekutuar. Pastaj Idriz BALAJ dhe nje grup ushtar esh prej njesise se tij, 'Shqiponjat e Zeza.' i hoqen te tre burgosurit nga prania e Ramush HARADINAJT dhe i larguan. Ata nuk jane pare me te gjalle prej asaj kohe.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 23: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, veprime cnjerezore, vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a), 5 (i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 24: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 25 dhe 26
    74. Me 25 maj 1998 ose rreth kesaj date, dy rome, Uke Rexhepaj dhe dhendri i tij Nesret Alijaj, u ndaluan ne fshatin Grabanice te komunes se Klines nga ushtaret e UCK-se dhe u akuzuan si bashkepun etore te serbeve. Ata u cuan ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice dhe ne qendren e burgimit. Atje Lahi BRAHIMAJ dha urdhrin qe 'te dergoheshin ne Drenice.' Dihej dhe kuptohej se ne kete kontekst "Leshimi i dokumenteve per Drenice" do te thoshte se ata do te coheshin per t'u ekzekutuar. Asnjeri prej tyre nuk eshte pare me i gjalle prej atehere.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 25: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, vrasje), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 26: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 27 dhe 28
    75. Me 13 qershor 1998 ose rreth kesaj date, nje shqiptar katolik mashkull, De shmitari SST7/06, u ndal nga ushtaret e UCK-se ne nje postbllok ne rrugen midis Klines dhe Gjakoves. Gjate kontrollit te automjetit te tij, iu gjet nje arme zjarri dhe ai u akuzua si bashkepunetor i serbeve. Ai u cua ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Me te mberritur atje, ai u rrah rende ne krahe, ne kembe, dhe ne shpine prej ushtareve te UCK-se, nder te tjere Nazmi Brahimaj, vellai i te akuzuarit Lahi BRAHIMAJ .
    76. Prej 13 qershorit 1998 deri afersisht me 25 korrik 1998, Deshmitari SST7/06 u mbajt ne Shtabin e UCK-se dhe ne objektin e burgimit. Gjate burgimit te tij, ai u rrah rregullisht prej Lahi BRAHIMAJT , Nazmi Brahimajt dhe ushtareve te tjere te UCK-se. Me 25 korrik 1998, ose rreth kesaj date, Deshmitari SST7/06 u lirua prej shtabit te UCK-se ne Jabllanice nga Nazmi Brahimaj, i cili ishte emeruar zevendeskomandant i Shtabit Operativ te Dukagjinit prej Ramush HARADINAJT , duke zevendesuar Lahi BRAHIMAJN .
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 27: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, dhe veprime cnjerezore), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Veprime Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(i) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 28: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 29 dhe 30
    77. Me 13 qershor 1998 ose rreth kesaj date, nje automjet i vozitur prej oficerit te policise serbe Nenad Remistar u ndal ne postbllokun e UCK-se ne rrugen midis Klines dhe Gjakoves. Nenad Remistari u cua ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Me te mberritur atje, ai u rrah rende ne krahe, ne kembe, dhe ne shpine prej ushtareve te UCK-se, nder te tjere Nazmi Brahimaj, vellai i te akuzuarit Lahi BRAHIMAJ .
    78. Me 14 qershor 1998 ose rreth kesaj dat e, Nenad Remistari u nxor prej objektit te burgimit te UCK-se ne Jabllanice nga ushtare te panjohur te UCK-se. Prej atehere nuk eshte pare me i gjalle, dhe eshte i zhdukur.
    79. Midis mesit te qershorit 1998 dhe fundit te korrikut 1998, nje individ i panjohur i kombesise bosnjake dhe tre individe te panjohur te kombesise malazeze u sollen ne te njejtin objekt burgimi prej ushtareve te UCK-se. Keta individe u mbajten per nje periudhe afersisht triditeseh dhe u keqtrajtuan e u rrahen. Pastaj u nxoren prej qendres se burgimit nga ushtare te UCK-se. Nuk dihen vendndodhja dhe fati i tyre.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 29: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    Pika 30: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventa ve te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKAT 31, 32 dhe 33
    80. Me 10 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Pal Krasniqi, shqiptar katolik, shkoi ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice per t'iu bashkuar UCK-se. Ai qendroi disa dite ne Shtabin e Jabllanices, derisa nje komandant i UCK-se, Alush Agushi, i njohur si ' Mali ', e akuzoi si spiun i serbeve dhe e arrestoi. Pastaj Pal Krasniqi u rrah, derisa u detyrua te jepte nje pranim te rreme.
    81. Me 11 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Skender Kuqi, pronar dyqani i cili jetonte ne fshatin Zahaq te komunes se Pejes, vellai i te cilit ishte polic, u rrembye prej ushtareve te UCK-se, te cilet e futen ne bagazhin e makines se vet dhe e cuan ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Makina e tij u konfiskua dhe perdorej me tej prej te akuzuarit Lahi BRAHIMAJ . Pastaj Skender Kuqi u rrah keqas prej dy ushtareve te UCK-se dhe u burgos ne nje bodrum te mbushur me uje ne nje ndertese ne oborrin e Shtabit. Ky bodrum ishte mbushur me uje deri ne nivelin e ijeve.
    82. Me 13 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Deshmitarit SST7/03, shqiptar i cili kishte refuzuar te luftonte per UCK-ne, iu kerkua prej Lahi BRAHIMAJT ta shoqeronte deri ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Pasi erdhen ne Shtabin e Jabllanices, Deshmitari SST7/03 u cua prej Lahi BRAHIMAJT ne ndertesen e dyte ne oborr dhe u mbyll ne nje dhome me dy njerez te tjere. Kater ose pese ushtare te UCK-se e rrahen Deshmitarin SST7/03 deri ne alivanosje. Me vone ne te njejten dite, Nazmi Brahimaj dhe nje ushtar me emrin Myftar Brahimaj i shkelmuan te tre te burgosurit dhe i moren ne pyetje. Gjate burgimit te tyre ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice dhe ne objektin e burgimit, te tre personave u mbaheshin duart lidhur pas shpines me litar. Midis 13 korrikut 1998 dhe 16 korrikut 1998, njeri prej te burgosurve u rrah ne menyre te perseritur prej Nazmi Brahimajt dhe Naser Brahimajt, i njohur si 'Rusi'.
    83. Me 1 6 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Deshmitari SST7/03 u mor prej dhomes ne te cilen mbahej ne shtabin e UCK-se ne Jabllanice dhe u cua ne zyren e Lahi BRAHIMAJT , per t'u marre ne pyejte, Te pranishem ne kete marrje ne pyetje ishin edhe Idriz BALAJ dhe dy ushtare te paidentifikuara te UCK-se prej njesise se Policise Ushtarake. Pastaj Lahi BRAHIMAJ i pyeti te dyja ushtaret e paindentifikuara te UCK-se ''nese kishin deshire te ushtroheshin' mbi Deshmitarin SST7/03. Me tej te dyja oficeret e paidentifikuara filluan ta rrihnin Deshmitarin SST7/03 neper tere trupin me shkopinj teleskopike. Nderkohe, Lahi BRAHIMAJ dhe Idriz BALAJ qendronin anash, duke shikuar dhe qeshur. Gjate ketyre rrahjeve, Idriz BALAJ mori ne pyetje Deshmitarin SST7/03, duke e akuzuar si spiun serb dhe duke e kercenuar se do t'i priste fytin. Gjate kesaj marrje ne pyetje, Lahi BRAHIMAJ e nxiti Deshmitarin SST7/03 te vriste veten dhe i ofroi mjetin per t'a bere kete.
    84. Me 13 korrik 1998 ose rreth kesaj date, dy t e aferm te Skender Kuqit u takuan me Lahi BRAHIMAJN per te pyetur per burgimin dhe gjendjen e tij. Ramush HARADINAJ u informua per arrestimin e Skender Kuqit prej nje anetari te shtabit te tij. Pastaj Ramush HARADINAJ u takua me Nazmi Brahimajn, i cili i konfirmoi se Skender Kuqi po mbahej ne burg. Ramush HARADINAJ urdheroi lirimin e tij, por Nazmi Brahimaj e informoi se ai nuk mund te lirohej menjehere per shkak te lendimeve qe kishte pesuar nga rrahjet pasi ishte kapur ne perpjekje per t'u arratisur.
    85. Me 16 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Skender Kuqi, i pavetedijshem, u transferua per t'u mjekuar ne nje objekt per trajtim mjekesor te UCK-se ne Irzniq. Ai vdiq pas pak dhe u varros nga ushtaret e UCK-se ne Jabllanice. Anetaret e familjes se Skender Kuqit mesuan per vdekjen e tij dhe kontaktuan Ramush HARADINAJN , i cili urdheroi qe kufoma e Skender Kuqit te zhvarrosej dhe t'i kthehej familjes per varrim fetar. Pastaj u krye ceremonia e varrimit me nderimet e UCK-se dhe kuf oma e Skender Kuqit u rivarros ne fshatin Dubovik ne komunen e Pejes.
    86. Pal Krasniqi u pa i gjalle per here te fundit me 26 korrik 1998 ose rreth kesaj date ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice, ku ishte i burgosur. Ai ende figuron i zhdukur.
    u ndalua ne Jabllanice prej Lahi BRAHIMAJT , i cili e coi ne shtepine e tij duke e mbajtur ne thep te armes. Atje, Lahi BRAHIMAJ e goditi Deshmitarin SST7/03 ne menyre te perseritur ne fytyre para se ta kthente, duke e mbajtur ne thep te armes, ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice, ku Lahi BRAHIMAJ e mori ne pyetje ate. Pastaj Lahi BRAHIMAJ e futi Deshmitarin SST7/03 me dhune ne bagazhin e nje makine Mercedes-Benz dhe voziti me shume se nje ore para se ta ndalte makinen. Pastaj ia ngjeshi armen mbi gjoks Deshmitarit SST7/03 dhe e kercenoi se do ta vriste. Me tej ai vazhdoi me makine deri ne nje vend tjeter, ku e ndali makinen, e hapi bagazhin, dhe i tha nje njeriu te paidentifikuar, 'Te kam sjelle nje njeri shume te mire' . Njeriu i paidentifikuar iu pergjigj, 'Nuk kemi vend ketu per te vrare njerez. Jemi ketu per t'i mbrojtur '. Me pas Lahi BRAHIMAJ e shkelmoi Deshmitarin SST7/03 para se ta mbyllte bagazhin e makines dhe vazhdoi deri ne shtabin e UCK-se ne Gllogjan, ku Deshmitari SST7/03 iu dorezua nje oficeri te paidentifikuar te policise ushtarake te UCK-se. Ai u rrah perseri me nje shkop druri, dhe u shkelmua. Pastaj Deshmitari SST7/03 u cua ne nje dhome tjeter ku u takua me Ramush HARADINAJN , i cili i tha se mund te shkonte dhe te mos perzihej ne asnje menyre me ushtrine. Me pas Deshmitari SST7/03 u cua perseri ne Shtab ne Jabllanice dhe u lirua.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 31: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (vrasje, ndalim i paligjshem, veprime cnjerezore), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Vrasje dhe Veprime Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(a) dhe 5 (i) dhe Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 32: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Vrasje, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    Pika 33: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    PIKA 34
    88. Me 23 maj 1998 ose rreth kesaj date, Naser Lika nga Grabanica dhe Fadil Fazlija, u rrembyen ne fshatin Zhabel prej ushtareve te UCK-se, te dyshuar si tradhtare per shkak se thuhej qe perkrahnin nje parti politike (LDK) rivale te UCK-se. Ata u cuan ne Shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Ne shtabin e Jabllanices, Lahi BRAHIMAJ, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe anetare te tjere te UCK-se i kercenuan Naser Liken, Fadil Fazline dhe nje g rup prej rreth njezet personash nga fshati Grabanice, duke u thene, 'tani do te ktheheni ne fshatin tuaj qe te luftoni kunder serbeve dhe t'i detyroni te largohen. Nuk mund te jetoni asgjekundi ne Kosove nese se pari nuk e lironi fshatin tuaj prej serbeve'. Naser Lika dhe Fadil Fazlija u liruan fale nderhyrjes se nje anetari te familjes, i cili kercenoi se do te hakmerrej ndaj familjes Brahimaj po te mos liroheshin.
    89. Nje mbremje ne korrik 1998, Lahi BRAHIMAJ, vellai i tij Nazmi Brahimaj, dhe nje numer ushtaresh te UCK-se e rrembyen Naser Liken ne shtepine e tij ne Grabanice te Klines, e futen ne bagazhin e nje automjeti, dhe ne baze te nje urdhri qe iu transmetua automjetit ne radio, e cuan ne shtabin e UCK-se ne Jabllanice. Pasi erdhen atje, Naser Lika u cua para Ramush HARADINAJT dhe Idriz BALAJT . Ramush HARADINAJ i tha, " Ti e solle, vazhdo me punen tende" . Ne kete moment, nje ushtar i UCK-se i njohur si 'Bandashi' filloi ta rrihte. Ramush HARADINAJ urdheroi 'Bandashin' t a nderpriste rrahjen per nje kohe te shkurter dhe pastaj e urdheroi te rifillonte rrahjen. Pastaj Idriz BALAJ ngjeshi nje arme zjarri ne koken e Naser Likes dhe i tha ne pranine e Ramush HARADINAJT, i cili degjonte. "Une nuk rrah kurre njerez. Jam ketu per t'i vrare." Me tej Ramush HARADINAJ e urdheroi "Bandashin" te vazhdonte rrahjen. Naser Lika u godit fort dhe ra pertoke. Ne kete moment, Ramush HARADINAJ e zuri per flokesh, e ktheu fytyren e Naser Likes drejt vetes dhe i peshtyu ne fytyre. Me pas Naser Lika u burgos per tri dite ne bodrumin e mbushur me uje te nderteses se dyte te oborrit. Gjate kesaj kohe ai u rrah perseri rende. Me tej, Naser Lika u soll ne shtab dhe u detyrua te punonte ne kuzhine. Pas rreth tri javesh, ai arriti te arratisej.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 34: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, veprime cnjerezore), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunal it;
    Ndryshe, KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Veprime Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(i) dhe Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    PIKAT 35, 36 dhe 37
    90. Deshmitari SST7/01 dhe Deshmitarja SST7/02 jetonin ne fshatin Irzniq te Komunes se Decanit. Ne fillim te vitit 1998, UCK-ja hyri ne fshatin Irzniq dhe formoi nje shtab ne fshat, ne nje ndertese te bashkengjitur shkolles se fshatit. Ne kete Shtab u vendosen i akuzuari Idriz BALAJ dhe anetaret e njesise se tij "Shqiponjat e Zeza," te gjithe te veshur ne uniforma te zeza. Ramush HARADINAJ , si komandant i rajonit te Dukagjnit, vinte rregullisht ne fshatin Irzniq dhe i urdheronte fshataret ta mbronin rajonin kunder serbeve dhe te hapnin llogore ne vendet qe kishte zgjedhur ai.
    91. Ne nje rast rreth mesnates ne fund te korrikut ose fillimit te gushtit 1998, Idriz BALAJ dhe kater ushtare te UCK-se, te maskuar dhe me uniforma te zeza, detyruan Deshmitarin SST7/01 dhe Deshmitaren SST7/02 te ecnin deri ne shtabi n e UCK-se ne Irzniq. Idriz BALAJ e coi Deshmitaren SST7/02 ne ndertese per ta marre ne pyeje per pjesemarrjen ose bashkepunimin e saj me forcat policore dhe ushtarake serbe. Pasi e kishte marre ne pyetje, Idriz BALAJ urdheroi nje ushtar tjeter te UCK-se qe ishte ne dhome t'i linte vetem. Pastaj Idriz BALAJ e zhveshi Deshmitaren SST7/02, e shtyu ne nje shtrat, dhe e perdhunoi.
    92. Me pas perdhunimi iu raportua autoriteteve lokale te UCK-se nga familja e gruas. Sipas raporteve Idriz BALAJ , i pyetur prej ushtareve te UCK-se per perdhunimin, fillimisht e mohoi dhe pastaj deklaroi se e kishte kryer me urdher. Kunder tij nuk u mor asnje mase.
    93. Deshmitari SST7/01 u cua ne ndertesen e shtabit. Idriz BALAJ i vuri thiken ne fyt Deshmitarit SST7/01 dhe e kercenoi se do t'ia priste koken per shkak te kombesise se tij. Pastaj Idriz BALAJ i tha deshmitarit se te gjithe anetaret e kombesise se tij duhej te largoheshin nga Kosova. Me tej Deshmitari SST7/01 u lidh pas kornizes metal ike te nje shtrati. Ne vijim Idriz BALAJ dhe ushtare te tjere te UCK-se e rrahen ate.
    Ne kete menyre, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:
    Pika 35: KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perndjekje (ndalim i paligjshem, perdhunim, veprime cnjerezore), i ndeshkueshem sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Ndryshe , KRIM KUNDER NJEREZIMIT, Perdhunim dhe Veprime te Tjera Cnjerezore, i ndeshkueshem sipas Neneve 5(g) dhe 5 (i) dhe Nenit 7(1) te Statutit te Tribunalit;
    Pika 36: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Perdhunim, e ndeshkueshme sipas Neneve 2 dhe 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    Pika 37: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TE LUFTES, Trajtim Mizor, e njohur ne Nenin e Perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) te Statutit te Tribunalit.
    Carla del Ponte
    Prokurore
    Data 4mars 2005
    Hage Holande
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #2
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Te dhenat demografike te paraqitura ne aktakuzen kunder Ramush Haradinajt vertetojne se Gjykata e Hages ka kopjuar aktakuzat e Beogradit

    Të dhënat demografike për Kosovën kanë qenë dhe vazhdojnë të të jenë objekt i manipulimeve nga pushteti i Serbisë për qëllime propagandistike në luftën kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Edhe zyrtarisht kryetari i Serbisë M. Milutinoviq në Konferencën e Rambouillet-së në fillim të vitit 1999 deklaronte se në Kosovë shqiptarët nuk janë shumicë, por nën 50% e madje nën 40%, duke i abstraguar vlerësimet e vetë institucioneve të Beogradit se shqiptarët më 1991 përbënin rreth 82% në popullsinë e përgjithshme të Kosovës.
    Në aktakuzën e ngritur kundër Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, së paku në një pikë, dalin në shesh pasaktësi flagrante sa u përket numrave dhe raporteve të popullatës në komunat ku ka vepruar ai (ZOD). Që ta shohim se ku qëndron puna, le ta citojmë tekstin përkatës sipas aktakuzës të publikuar. Te pjesa e aktakuzës "Paraqitja e fakteve", pika 30 thuhet:
    "Në 1998, komuna e Deçanit kishte 57.125 banorë, prej të cilëve 55.886 ishin shqiptarë, 791 serbë dhe 448 të kombësive të tjera. Komuna e Gjakovës ishte rreth 131.700 banorë në 1998, prej të cilëve 122.856 ishin shqiptarë, 3.211 serbë dhe 5.680 të kombësive të tjera. Komuna e Istogut kishte rreth 64.000 banorë, prej të cilëve 51.343 ishin shqiptarë, 7.270 serbë dhe 5.381 të kombësive të tjera. Komuna e Klinës kishte rreth 75.000 banorë, prej të cilëve 66.683 ishin shqiptarë, 6.306 ishin serbë dhe 3.386 të kombësive të tjera. Komuna e Pejës kishte rreth 150.000 banorë, prej të cilëve 111.638 ishin shqiptarë, 14.765 serbë dhe 13.788 të kombësivë të tjera".
    Duke i krahasuar të dhënat e regjistrimeve zyrtare serbo-jugosllave të viteve 1981 dhe 1991 me të dhënat që i ofron Prokuroria e Tribunalit për vitin 1998 del në shesh një dallim shumë i madh. Numrit i serbëve në pesë komunat e përmendura që nga vitet '70 të shekullit të kaluar shënonte një tendencë të zvogëlimit, si përmes shpërnguljes, ashtu edhe reduktimit të shtimit natyror. Në vitin 1971 këto komuna kishin 28.487 serbë, në vitin 1981 24.692 dhe në vitin 1991 21.044 serbë, pra një zvogëlim për 13,3% në periudhën 1971-1981 dhe 14,8% në periudhën 1981-1991. Ndërkaq, sipas të dhënave të Aktakuzës, në vitin 1998 në raport me vitin 1991 numri i serbëve është 32.343, që do të thotë një rritje për 53,7% për vetëm 7 vjet! Është ky vërtet një absurd. Por absurdi më i madh është se të dhënat sipas kombësisë nuk janë as të rrumbullaksuara, siç veprohet në analizat statistiko-demografike, por jepen në njëshe, dhjetëshe, qindshe, sikur pushteti serb apo Prokuroria e Tribunalit të kishin bërë një regjistrim special të popullsisë për këtë pjesë të Dukagjinit, nga i cili kanë dalë të dhëna shumë precize!
    Nëse vështrohen të dhënat nga tabela që japim, shihet se në periudhën 1981-1991 rënie më të madhe të numrit të serbëve kanë shënuar komuna e Klinës (për 22,8%), e Burimit (për 22,0%) dhe e Deçanit (për 19,6%), ndërkaq rënie më të vogël kishin komuna e Gjakovës (për 9,1%) dhe e Pejës (për 2,1%). Rënie të numrit të popullsisë së tyre kishin shënuar në këtë periudhë edhe komunitetet e tjera joshqiptare dhe joserbe. Rënie më të madhe këto komunitete kishin në komunën e Gjakovës (për 133,1%), pastaj në komunën e Klinës (për 37,9%) dhe të Deçanit (për 26,6%); rënie më të vogël kishin në komunën e Pejës (për 15,5%) dhe në atë të Burimit (për 11,7%). Përkundër tyre, shqiptarët në të gjitha këto komuna kishin një bilanc pozitiv demografik, diku më të madh e diku më të vogël, ndonëse numri i tyre për vitin 1991 ishte vlerësuar nga institucionet statistikore të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, meqenëse shqiptarët e kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë në këtë vit për shkak të pengesave të shumta që u kishte bërë ish-shteti, - thuhet në një reagim të akademik Hivzi Islamit, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    14/03/2005
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  3. #3
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Avokati mbrojtes i ish kryeministrit Haradinaj: Zoti Haradinaj eshte i pafajshem per te gjitha pikat per te cilat akuzohet!

    Intervistë me avokatin mbrojtës të ish kryeministrit Haradinaj

    Avokatët e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i kanë studiur tashmë akuzat e ngritura kundër tij dhe besojnë se zoti Haradinaj do të lirohet nga akuzat, i tha Zërit të Amerikës Michael O’Reilly, bashkërenduesi i ekipit të avokatëve të çështjes Haradinaj. Ndër avokatët e zotit Haradinaj janë Ben Emmerson i firmës britanike Matrix Chambers në Londër, ku bën pjesë edhe bashkëshortja e Kryeministrit Tony Blaire, si dhe Conor Gearty, profesor i ligjit të të drejtave të njeriut në Shkollën Ekonomike të Londrës.

    Zëri i Amerikës: Zoti O’Reilly, ju keni deklaruar për shtypin se ekipi i avokatëve i ka studjuar akuzat në hollësi dhe se ka besim se Ramush Haradinaj do të lirohet nga akuzat. Përse mendoni kështu?

    O’Reilly: Përmbajtja e aktakuzës së ngritur kundër zotit Haradinaj se ai është përgjegjës për krime që mendohet se janë kryer nga të tjerët dhe fakti që asnjë individ tjetër nuk është indentifikuar për kryerjen e këtyre krimeve e bën aktakuzën pa themel. Krimet që përshkruhen në aktakuzë janë në shumicën e rasteve evazive, të paqara, të pasigurta dhe të bazuara në akuza të dyfishta, së pari se është kryer një krim dhe së dyti se Ramush Haradinaj ka qënë indirekt përgjegjës për kryerjen e këtij krimi janë akuza që prokuroria do ta ketë vështirë t’i argumentojë dhe mbështesë. Prandaj ne mendojmë se zoti Haradinaj do të lirohet nga akuzat.

    Zëri i Amerikës: Fakti që zoti Haradinaj iu dorëzua vullnetarisht Gjykatës së Hagës a e ndihmon atë vetë dhe ekipin e avokatëve të tij, apo nuk ka asnjë peshë në praktikën ligjore?

    O’Reilly: Ky fakt nuk ka asnjë peshë në aspektin ligjor të çështjes, pra nëse zoti Haradinaj është fajtor apo i pafajshëm në raport me akuzat e ngritura kundër tij. Por dorëzimi i tij vullnetarisht duhet të konsiderohet për lirimin e tij me kusht, të cilën avokatët mbrojtës do ta kërkojnë në fazën e parë të procesit. Qendrimi i tij dinjitoz dhe bashkëpunimi i tij i plotë me Gjykatën e Hagës janë të pashembullt dhe duhet të ndikojnë për sigurimin e lirimit të tij me kusht.

    Zëri i Amerikës: Zoti O’Reilly, Gjykata e Hagës është një institucion me prestigj ndërkombëtar, procedurat e të cilës ndiqen me vemendje nga komuniteti ndërkombëtar. A mund të ketë ky prestigj ndonjë efekt negativ në opinionin publik për ta paragjykuar zotin Haradinaj?

    O’Reilly: Mendoj se ky nuk është ndonjë faktor me rëndësi. Natyrisht që kjo është një gjykatë ndërkombëtare e krijuar në bazë të ligjit ndërkombëtar, dhe zoti Haradinaj po bashkëpunon plotësisht me të. Po ashtu edhe ekipi i avokatëve do ta zhvillojë mbrojtjen, duke e respektuar dhe njohur plotësisht autoritetin e këtij institucioni. Po ashtu edhe Gjykata e Hagës njeh të drejtën e ekipit mbrojtës dhe detyrimet e tij ligjore. Prestigji i Gjykatës nuk ka ndikim në asnjë formë në vetë çështjen, kjo është një gjykatë ndërkobmëtare që si gjithë të tjerat me më shumë apo me më pak prestigj, veprojnë në përputhje me ligjin.

    Zëri i Amerikës: Në qoftë se do të zhvilloheshin protsta me dhunë në Kosovë gjatë këtij gjyqi, a do ta dëmtonin ato në ndonjë formë çështjen apo strategjinë e ekipit mbrojtës të zotit Haradinaj?

    O’Reilly: Ato do të dëmtonin Kosovën por jo punën e ekipit mbrojtës të zotit Haradinaj. Tani çështja ka marrë rrugë ligjore dhe do të gjykohet në përputhje me ligjet. Natyrisht që regimet me dhunë ndaj kësaj çështje nuk do ta ndihmonin aspak çështjen e Kosovës. Kam besim të plotë në këtë fazë se në Kosovë nuk do të ketë ragime me dhunë. Vetë zoti Haradinaj u bëri një thirrje të fuqishme bashkëatdhetarëve të tij që të ruajnë qetësinë lidhur me këtë çështje. Dhe të gjitha shënjat tregojnë se populli i Kosovës e ka pranuar në mënyrë paqësore aktakuzën e ngritur kundër tij dhe po vepron pikërisht ashtu siç i ka kërkur zoti Haradinaj.

    Zëri i Amerikës: Zoti O’Reilly, a është zoti Haradinaj i pafajshëm deri sa t’i pranohet fajësia?

    O’Reilly: Po. Kjo parashikohet me ligj. Kjo parashikohet në ligjin ndërkombëtar dhe kjo parashikohet në statutin e kësaj gjykate.

    Cocoli - Zeri i Amerikes
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar I-amëshuar për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Ish-kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, deklaron në Hagë se nuk është fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    14/03/2005


    Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot para Gjykatës së Hagës se nuk është fajtor për vrasje, përdhunime dhe deportim të serbve kur ai ishte
    lider i guerriljve gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.
    Haradinaj nuk i pranoi 17 akuzat për krime kundër njerëzimit dhe 20 të tilla për shkelje të ligjeve të luftës në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi Dy nga ish-ndihmësit e Haradinajt, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj deklaruan gjithashtu se nuk ishin fajtorë për 16 akuza për krime kundër njerëzimit, përfshi paraburgime, deportime, vrasje dhe përdhunime dhe 19 akuza për shkelje të ligjeve të luftës.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  6. #5
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    HARADINAJ, VIKTIME E KOLABORACIONIZMIT PROSERB DHE E KISHES ORTODOKSE SERBE

    Prof. Dr. Mehdi HYSENI

    Te gjitha "lojerat" e politikes adoleshente shqiptare, dhe strategjia e sistemit neokolonialist te Serbise me ne krye Kishen Ortodokse Serbe ne disfavor te pavaresimit te Kosoves dhe te

    UCK-se/TMK-se, nuk do te perfundojne me doreheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit te Qeverise se Kosoves, perkatesisht me "shkuarjen vullnetare" te tij ne burgun e Shevingenit te Hages, me 9 mars 2005, si pasoje e ngritjes se aktakuzes nga prokurorja Karla Del Ponte (kryeperfaqesuesja e Tribunalit te Hages). Perkundrazi, ky eshte fillimi i procesit gjyqesor serbonderkombetar i gjykimit te luftes se drejte clirimtare kombetare dhe antikoloniale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK-se). Ne menyre antihumane, antiligjore dhe antidemokratike, "Koncerti i Ri Evropian" po perpiqet, qe ta kriminalizoje UCK-ne, duke e krahasuar dhe njejtesuar ate me

    agresionin dhe me luften e padrejte gjenocidale te Serbise ndaj shqiptareve dhe Kosoves. Kjo "shenje barazimi" e luftes gjenocidale serbe me luften clirimtare te UCK-se, de facto paralajmeron "stuhi te papritur" qe regjimi i Serbise, te provoje rikthimin e sovranitetit kolonial mbi Kosoven. Kete prapavije te kriminalizimit te luftes clirimtare te UCK-se, dhe te se drejtes se vetevendosjes se Kosoves, nuk duan ta shohin vetem kollaboracionistet proserbe dhe ato politika tregtare, ekonomike dhe diplomatike, te cilat jane te lidhura ngushte me mbrojtjen e interesave te sistemit neokolonialist te Serbise ne Kosove, dhe me gjere ne hapesirat e Shqiperise se kolonizuar etnike.

    Pergjegjesia ne anen e terrorit gjenocid serb, jo te UCK-se!

    Ngritja e aktakuzes kunder Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt nga ana e Tribunalit Nderkombetar te Hages eshte veper direkte e qeverise serbomadhe te Beogradit, e Kishes Ortodokse Serbe, dhe e

    fallangave te dukshme dhe te padukshme te kollaboracionizmit kuisling shqiptar, te cilat kane qene dhe jane ne sherbim direkt dhe indirekt te okupatorit cetniko-fashist serb ne Kosove, si para, ashtu edhe pas perfundimit te luftes. Keta jane nder faktoret kryesore qe po orvaten ta kompremetojne luften clirimtare antikoloniale dhe kombetare te Fatmir Limajt dhe te Ramush

    Haradinajt, kinse keta si eprore te UCK-se, gjate luftes se saj mbrojtese kunder makinerise se agresionit dhe terrorit gjenocid serb te Slobodan Milosheviqit dhe te Sheshelit, paskan kryer

    "krime lufte" ndaj disa civileve shqiptare dhe mbeturinave cetniko-fashiste serbe, te cilat kolektivisht kane marre pjese ne kryerjen e gjenocidit serb nda shqiptareve ne Kosove (1989-1999).

    Akuze kjo, sa qesharake, aq edhe absurde per ligjet dhe standardet e se drejtes nderkombetare. Shume thjesht, nese Limaj dhe Haradinaj, si komandante ushtarake nen uniformen dhe komand-_ UCK-se kane urdheruar pastrimin e disa kolaboracionisteve proserbe, te cilet kane qene "dora e djathte" e forcave policore, parapolicore, ushtarake, paraushtarake dhe te sigurise serbe ne Kosove, kjo aspak nuk do te thote se ne kete rast ata i kane dhunuar normat dhe rregullat e se drejtes se luftes, as

    te se drejtes humanitare nderkombetare. Perkundrazi, ata kane vepruar ne perputhje te plote me rregullat dhe me ligjet e luftes, sepse UCK-ja, si ushtri e organizuar dhe e komanduar guerile, e

    cila ka pasur per detyre qe, brenda zhvillimit te fazes se pare te luftes se saj, ta pastroje terrenin nga individet dhe bandat kollaboracioniste proserbe, te cilat ne forma te ndryshme e kane

    ndihmuar armikun pushtues serb ne Kosove, me qellim qe te terrorizojne dhe masakrojne popullaten civile shqiptare, si dhe te pengojne cdo perpjekje te zhvillimit te luftes mbrojtese te UCK-se

    kunder Serbise agresore dhe gjenocidale. Ne kete konteskt, eliminimi i kollaboracionisteve proserbe, dhe i te gjitha ngjyrave te tjera (pa dallim nacionaliteti) te cilet kane qene me sherbim ne anen e terrorit dhe te gjencidit serb ne Kosove, ligjerisht nuk mund te cilesohet si veper penale e pjesetareve, as e eproreve te UCK-se, sepse ata kane vepruar ne perputhje me konventat e Gjeneves

    (1949), si dhe me protokollet plotesuese te tyre, te miratauara me 8 qershor 1977 (Protokollet I dhe II). Si rrjedhim, pergjegjesia per eliminimin e bandave kollaboracioniste kusilinge e mercenare

    nga forcat guerile te UCK-se, bie ne llogari te regjimit gjenocidal serb te Beogradit, dhe te Kishes Ostodokse Serbe, te cilat per qellime te tyre te ndyra ekspansioniste, i kane mashtruar dhe pervetesuar si vegla qorre, duke i shperblyer me mallra, me shitore dhe me firma te ndryshme vetem per vetem per te thyer cdo perpjekje te levizjes se rezistences shqiptare kunder Serbise

    kolonialiste gjenocidale. Ne kete kuptim, relatoret e kolaboracionisteve te eliminuar (po qe se kane ndonje ndergjegje te paster njerezore, dhe po qe se i njohin mire ligjet dhe traditat e shqiptareve per liri dhe pavaresi nga serbosllavet kolonialiste dhe hegjemoniste te Ballkanit), nuk duhet te kerkojne llogari, as shpagim nga Fatmir Limaj, as nga Ramush Haradinaj, as ne nga UCK-ja, ne pergjithesi, sepse atyre borxh dhe hak iu ka Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila i ka fut ne ate rruge pa krye, dhe te vellavrasjes, e jo, ne asnje menyre Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, as UCK-ja, qe me luften e tyre te drejte dhe clirimtare kane qene anen e mbrojtjes se popullit shqiptar dhe te Kosoves. Si perfundim, paditesit dhe akuzuesit e kolaboracionisteve kuislinge

    proserbe (qe kane flijuar per interesa personale te tyre dhe te Serbise gjenocidale), faturen e demshperblimit le ta kerkojne nga KOS-i dhe nga qeveria serbe e Vojislav Koshtunices, e jo nga

    UCK-ja dhe heronjte e saj: Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Agim Ceku dhe Hashim Thaci e te tjere, te cilet me luften e tyre te drejte e flaken Serbine okupatore nga Kosova, si dhe i eliminuan disa nga larvat e kolaboracionizmit (thencin shqiptare) te saj. Po te ekzistonte ndonje doze e ndergjegjes morale, ligjore, kombetare, dhe e drejtesise nderkombetare, sigurisht se "flijimin" e kolaboracionisteve kuisling shqiptare te imperializmit gjakatar te Serbise, do ta shperblenin me te njejten fature te dosjes se krimeve te luftes gjenocidal te Slobodan Milosheviqit dhe te Vojislav Sheshelit, e jo te kerkojne llogari te pajustifikueshme nga viktimat e tyre shqiptare ne Kosove.

    Mirepo, meqe politika dhe propaganda serbosllave dhe e fuqive te medha everopiane, ka triumfuar mbi te drejten dhe drejtesine nderkombetare, atehere portat e hekurta te burgut te Shevingenit ne

    Amstredam, nuk do te mbyllen fare, perderisa te mos i "gllaberojne" te gjitha frytet e luftes se drejte clirimtare kombetare e antikoloniale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves(UCK-se)?! - Ja, kjo eshte filozofia e kuptimit te se drejtes dhe drejtesise nderkombetare evropiane e Tribunalit te Hages: - kriminelet cetniko-fashiste serbe (Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel etj.) dhe clirimtaret heronj shqiptare (Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj etj,) te ngujuar ne te njejten qeli te burgut te Shevingenit te Gjykates Nderkombetare te Hages?! - O tempora o mores cfare drejtesie nderkombetare?! Nderkaq, ne anen tjeter, prape i njejti paradoks moral dhe ligjor: - me dhjetra kriminele serbe dhe kolaboracioniste shqiptare kane ngelur ne liri ne Kosove dhe ne Serbi?! - Mirefilli, per kete ceshtje nuk eshte ne dijeni Tribunali i Hages?! Mirepo, c' te besh kur qellimi i fundit politik dhe ligjor i kesaj Gjykate Nderkombetare eshte pajtimi me cdo kusht i agresorit me viktimen?! Pavaresisht se nje politike e ketille eshte ne kolizion me te drejten e luftes dhe me te drejten nderkombetare, si dhe me dispozitat e Kartes se Kombeve te Bashkuara.

    Pa marre parasysh objektivat politike dhe juridike te procedures hetimore dhe gjyqesore te Gjykates Nderkombetare te Hages (me 10 vjet vonese ne nxjerrjen e se vertetes ne shesh), Gjykata Ushtarake Nderkombetare e Nyrnbergut, ndryshe nga Gjykata e Karla Del Pontes, ne bangen e zeze i ka nxjerre dhe denuar vetem kriminelet nazifashiste, bashkepunetoret dhe bashkideologet e politikes se hollokaustit te Adolf te Hitlerit, e jo edhe clirimtaret e Koalicionit Antifashist Antihitlerian, qe kane triumfuar mbi fashizmin ne permasa te perbotshme.

    Drejtesia dhe e verteta do fitoje ne Tribunalin e Hages

    S'ka dyshim se burgosjen e Ramush Haradinajt e kremton e tere Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe, si dhe kolaboracionistet e tyre hyzmeqare proserbe ne Kosove, te cilet qe pese vjet rresht

    e kane perpiluar aktakuzen kunder UCK-se dhe udheheqjes se saj, duke i fajesuar si "kriminele" dhe "terroriste", duke harruar se vete ishin dhe jane te tille, e kane pritur me padurim

    kolaboracionistet e regjur proserbe se bashku me mentoret e tyre denoncues serbomedhenj te Beogradit, te Gracanices, te Manastirit te Decanit dhe te Patrikanes se Pejes me ne krye Vojsilav

    Koshtunicen dhe me vladiken Artemije. Mirepo, pavaresisht nga akuzat e tyre te ndyra kunder luftes se drejte te UCK-se dhe drejtuesve te saj, sic jane Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kete akt te kurdisur te politikes dhe propagandes se tyre te nendheshme, sonte, as neser, nuk kane arsye te festojne, as t'i gezohen pak, as shume, sepse kushdo qe ta zevendesoje Ramush Haradinajn, si

    premier i Qeverise se Kosoves (pavaresisht se nga cila parti a levizje shqiptare vjen ai ose ajo), do ta zbatoje te njejten strategji politike dhe diplomatike ne favor te pavaresise se Kosoves, dhe te mbrojtjes se vlerave dhe te frytev te cmueshme te luftes se drejte clirimtare kombetare dhe antikolonialiste te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK-se).

    Burgosja e Ramush Haradinajt dhe e Fatmir Limajt, si shkak dhe pasoje te intrigave dhe te spiunimit te kolaboracionisteve proserbe, dhe te gjykatave politike dhe kishtare te Serbise, eshte edhe nje argument me shume se ata moralisht dhe ligjerisht ishin ne anen e drejtesise dhe te luftes se drejte clirimtare te UCK-se kunder terrorit dhe terrorizmit te organizuar institucional te Serbise dhe te Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove. Prandaj, si te tille, duke e mbrojtur drejtesine, dhe te verteten e luftes se drejte clirimtare te UCK-se, do te dalin fitimtare edhe nga procesi gjyqesor i Tribunalit te Hages (se ata ishin ne anen e mbrojtjes se lirise dhe te jetes se qenies shqiptare nga terrori gjenocid i Serbise dhe i kolaboracionisteve te saj), i organizuar dhe i montuar nga aktakuzat e "dosjes kriminele" te Kishes Ortodokse Serbe dhe te eksponenteve kolaboracioniste te saj.

    S'ka dyshim se te gjithe ata kolaboracioniste kriminele, te cilet se bashku me Serbine e kane djegur Kosoven dhe shqiptaret, "ankesat financiare-ligjore" per kundershperblim, mund t'ia drejtojne "arkes se financave" te qeverise "demokratike" te Vojislav Koshtunices, perkatesisht KOS-it, e jo Tribunalit te Hages, qe te ngreje aktpadi ligjore, sipas iniciatives paranoide antishqiptare dhe raporteve shpifese te zyrtareve kriminele fashiste te Serbise, sepse vete kriminelet serbe me ish-presidentin e tyre ne krye, Slobodan Milosheviq jane kliente dhe objekt te kesaj gjykate nderkombetare, e jo kursesi UCK-ja, as shqiptaret, te cilet u demtuan per vdekje nga agresioni gjenocidal i Serbise (1989-1999). Llogari dhe pergjegjesia, duhet te kerkohet ne anen e aktoreve dhe te autoreve te krimit gjenocidal te Serbise okupatore, e jo ne anen e UCK-se clirimtare, e cila se bashku me Aleancen luftarake te NATO-s ishte e vetmja pergjigjje e justifikueshme dhe e merituar ne ndeshkimin e saj me kunderforce luftarake.

    Me nje fjale, "shperblimi" eventual per ndonje viktime te pafajshme civile, te cilat kane pesuar ne shkembimin e zjarrit te UCK-se, si kunderpergjigje ofensivave bombarduese te forcave pushtuese

    serbe, moralisht dhe ligjerisht le te kerkohet ne vepren e kryere te gjenocidit te Serbise, e jo nga lufta heroike liridashese e UCK-se, e komanduar nga Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe te tjere. Le te denohet agresori serb, e jo lufta e drejte e UCK-se, e zhvilluar kunder agresorit ne mbrojtjen e shqiptareve te rrezikuar per vdekje dhe te Kosoves.
    E Enjte, 17 Mars 2005
    KOHA JONE
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Per te lexuar me teper per mendimin serb kundrejt R. Haradinaj, klikoni ketu.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ca mendim serb..............propoganda serbe

    Gjithe shqiptaret e vrare ne kosove nga ushtria serbe propaganda serbe ka shpikur kushedi sa teori te shesi e mbulloj masakrat e gjenocidin e nuk pranon asgje .

    Te vjen keq qe Prokuroria e Hages u katandis te bej biznese politike qe ....

    NA JEPNI NJE KRIMINEL SERB NE HAGE

    E JU NENANI NE NJE DOSJE TE FUSIM NJE SHQIPTAR TJU BEJME QEJFIN JU

    Serbe te njetat dosje kane per Thacin,Cekun e me rradhe te gjithe, e ja kane cuar dhe Interpolit, qe ndodhen dhe ca incidente me keta, kuptohet per serbet qenia shqiptar je i akuzuar me vdekje.

    Pasi dosja shihet qarte eshte prodhuar nga makineria ushtarake serbe ne kosove me doktoret e gjykatesit ushtarak serb nga kjo makineri qe beri ato krime e gjenocid ne kosove.

    Kujtoj ishin keta doktore, hetus e gjykates ushtarak qe kishte kjo makine me vete ne Kosove qe propogandonin qe nga Masakra Racaku e cdo krim i ushtrise serbe nuk qe bere nga ajo.

    Turp per keta prokuror te Hages qe legalizojne dosjet e makinerise kriminale serbe.

    Shume propagande prodhon Beogradi dhe aty jane akoma me mend e Miloshevicit.

    CA DUAM TE DIME NE PER MENDIMIN E SERBEVE PER NE, e atyre qe akoma kane mendjet e Miloshevicit ne Beograde,e dime mire nga 1999 kur gjithe shqiptaret ne kosove qe nga bebia disa muajsh te plaku u denuan si terrorista me vdekje nga makina ushtarake serbe.
    Gjerat u bene aq hapur e u cudit bota e gjithe bota e denoi.

    Po ka vend per te bere se makina propogandistike serbe Covicet,Kostunicet,Tadicet, cfar helme nuk hedhin [ne vend te plumbave te djeshem] kundra shqiptarev ne opinionin boteror me shpresen 'te genjeje sa te mundet se dicka do ngelet' e kur nuk kane asnje te drejte morale te flasin per shqiptaret pas krimeve qe kane bere ndaj tyre.

    Pra duhet dhe nje informim nga ne i vazhdushem se me sa shihet ata dhe ajo makine qe mbolli gjithe ato krime ne Kosove e Jugosllavi akoma funksionon po me mjete te tjera e me sa shihet nuk kane nderment te ndryshojne e vene mend pas atyre ca ndodhen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 24-03-2005 më 13:56

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    bledi gjokaj,

    CA DUAM TE DIME NE PER MENDIMIN E SERBEVE PER NE, e atyre qe akoma kane mendjet e Miloshevicit ne Beograde,e dime mire nga 1999 kur gjithe shqiptaret ne kosove qe nga bebia disa muajsh te plaku u denuan si terrorista me vdekje nga makina ushtarake serbe.
    Gjerat u bene aq hapur e u cudit bota e gjithe bota e denoi.


    Bota e ka memorjen e shkurter. Kete e dinte fare mire Miloshevici qe kur filloi raprezaljen. Mendimi juaj, blendi gjokaj, se gjerat tashme u qatesuan, eshte shume i prapambetur.

    Po ka vend per te bere se makina propogandistike serbe Covicet,Kostunicet,Tadicet, cfar helme nuk hedhin [ne vend te plumbave te djeshem] kundra shqiptarev ne opinionin boteror me shpresen 'te genjeje sa te mundet se dicka do ngelet' e kur nuk kane asnje te drejte morale te flasin per shqiptaret pas krimeve qe kane bere ndaj tyre.

    Lexojeni linkun qe vura me siper me vemendje, dhe analizoni butesine e tonit me te cilin i vihet laku ne qafe viktimes: Haradinaj = populli shqiptar.

    Pra duhet dhe nje informim nga ne i vazhdushem se me sa shihet ata dhe ajo makine qe mbolli gjithe ato krime ne Kosove e Jugosllavi akoma funksionon po me mjete te tjera e me sa shihet nuk kane nderment te ndryshojne e vene mend pas atyre ca ndodhen.

    Nuke kuptoj se si arrini te mendoni qe karakteri Serb mund te ndryshoje. Krime te llahtarshme kane bere serbet edhe me perpara permbi popullsine tone dhe ja ku jane sot, deri para djete vjetesh me te respektuar se kurkush ne Ballkan, si pasardhes te Ilireve qe pretendojne te jene.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    harmonies
    Lexoje dhe nje here shkrimin tim,se referimet e tua ndryshojne ate qe une them ne shkrim tim.
    Kjo eshte si ti vesh ne goje nje njeriu ate qe nuk e ka thene e ti komentosh ato pastaj.

    Mik i nderuar jep mendimet e tua e secili lexon e nxjerr konkluzionet qe te ndjejme dhe kenaqesine e forumit e mos harxhojme kohen kote se dhe nuk e dime me ke flasim.

    PS;I shkrova keto se replika jote qe e cuditshme

  11. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I thane Kadarese "Qartesoji ate shkrimet e tua se kllasa punetore nuk te kupeton, dhe po na krijon konfuzionne popull"
    I thoni kllases punetore te edukohet me thelle qe te kupetonje- ju pergjegjne.
    Do thuash tine, e mo kush eshte Kadareja? Njelloj si une e si ti...c'na duhet te gjykojme mendimin, kur (nuk) njohim personin?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 24-03-2005 më 22:47

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Na MO Na se na doli dhe nje mendimtar i thelle ne forum, intelektual nga ata te thellet bile dhe me mjeker.
    Cedo kishim dhe nje me te tille me mjeker ne Korce po na doli ndryshe.

  13. #12
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Harova nje cicke qepari, te them se Kadareja tha qe punetoreve te repartit u japme si shembulle te ndjekin te perparuarit. Nuk u themi te perparuarve te mos nxitojne e te dalin te dalluar.

    Kjo mjekra kam degjuar qe mbin nden mjeker, s’kesha degjuar qe dilkerka nga trute dhe te benkerka intellectual e mendimetar te thelle. Coc dine ca gjera njerezia .

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Baptist për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #13
    Perjashtuar Maska e direku
    Anëtarësuar
    06-11-2004
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj
    Na MO Na se na doli dhe nje mendimtar i thelle ne forum, intelektual nga ata te thellet bile dhe me mjeker.
    Cedo kishim dhe nje me te tille me mjeker ne Korce po na doli ndryshe.
    C'jane keta ore bledi. me ke kujtojne se flasne keta ore tu mbyllte?! Ne pe Korce e dime mire se kujt i vlen mjekra ore, se i dergojme nje tabore me djelmosha si puna jone Korcareve, qe i bejne tu leshoje ----- leng, dhe ja diskretitojme mjekrene.

    Po c'ke per te thene per Ramushin e columnistet Serbe me nje anglishte me te mire se shqipja Albos, a tu mbyllte, se per kete ishte tema, apo aq e pate tyna, me nje pfffffff e fshine propagandene Serbe..

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Rosaku pe Korce je mo çunke????

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  2. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  3. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  4. Haradinaj: Do tu përgjigjem pyetje të Tribunalit të Hagës
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •