shekulli
---------------
Familja shqiptare e Lulėzimit, studentit tė shkėlqyer tė "La Sapienza"-s, trondit thellė opinionin italian
Vdes studenti, fal tetė organe

Altruizmi i rrallė i familjes Hajdaraj. Shpėtojnė tetė italianė me trupin e djalit tė vdekur

Ened Janina
ITALI- Vdes nė njė aksident studenti shqiptar dhe familja vendos t'i fal organet e tij jetėsore tetė shtetasve italianė. Ngjarja e rrallė ka ndodhur nė Romė tė Italisė. Familja e Lulėzim Hajdarajt, njė studenti shqiptar qė ka vdekur aksidentalisht ka pranuar qė t'i falė organet e djalit tė saj spitalit ushtarak tė kryeqytetit italian. Kėto organe do t'u shpėtojnė jetėn dhe sytė tetė shtetasve italianė, tė cilėve do t'u transplatohen organet e Lulėzimit.
"Lulėzimi im do tė jetojė sė bashku me tetė qytetarė tė tjerė italianė",- ka thėnė nė njė intervistė televizive nė stacionin e tė rinjve MTV (EmTiVi) nėna e studentit. Gjesti altruist dhe ndjenja e lartė e humanitetit qė ka treguar familja Hajdaraj ka lėnė gojėhapur mediat dhe shtetin italian. Familja Hajdaraj, edhe pse e hidhėruar pėr vdekjen e djalit tė saj, ka pranuar kėrkesėn e spitalit italian pėr dhurimin e organeve. Trupi i pa jetė i Lulėzimit ndodhet ende nė Itali dhe pritet qė nė orėt e para tė ditės sė sotme tė rikthehet nė atdhe. Sė bashku me tė do tė kthehen edhe prindėrit e tij. Lajmi ėshtė pohuar nga mediat italiane dhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Lidra Zegali. Lulėzimi, i cili kishte lindur mė 17 nėntor tė vitit 1975, prej disa kohėsh studionte nė Itali. Ai ishte nė vitin e fundit nė Universitetin "La Sapienza" tė Romės, dega Ekonimi dhe Tregti.
Ngjarja
Rreth njė javė mė parė, Lulėzimi ishte duke u kthyer nė shtėpinė e tij nė Romė me motor. Papritur njė autoveturė, e cila po drejtohej nga njė ēift italian e ka pėrplasur atė. Si pasojė e pėrplasjes, 27- vjeēari shqiptar u plagos rėndė. Ai kishte dėmtime tė rėnda nė trup dhe hemorragji tė madhe gjaku. Menjėherė Lulėzimi u transportua pėr nė spitalin ushtarak tė Romės, ku mori edhe ndihmėn e parė mjekėsore. Me gjithė pėrpjekjet e mjekėve ai ra nė njė koma tė thellė. Pas disa ditėsh nė gjėndje kome, mjekėt italianė, vėrtetuan se truri i Lulėzimit kishte vdekur. Goditjet e shumta qė kishte marrė kishin bėrė qė koka tė ēahej dhe truri i tij tė mos furnizohej mė me gjak nė mėnyrė tė rregullt. Ky kishte qėnė edhe shkaku qė truri i tij kishte vdekur. Ndėrkohė, edhe pse truri i Lulėzimit mund tė konsiderohej i vdekur, organet e tjera vitale tė tij punonin normalisht. Gjatė kėsaj kohe nė Itali kishin shkuar edhe vetė prindėrit e 27- vjeēarit Lulėzim Hajdaraj. Mjekėt italianė u propozuan atyre qė tė dhuronin organet e Lulėzimit. Pasi e kishin vlerėsuar kėrkesėn e bėrė nga mjekėt italianė, prindėrit e Lulėzimit, e kishin pranuar atė. Mjekėt italianė bėnė menjėherė ndėrhyrjen nė trupin e studentit 27 -vjeēar. Sipas tyre, kėto organe do t'i shpėtonin jetėn disa qytetarėve tė cilėt rrezikonin qė tė vdisnin nga sėmundje tė zemrės, mushkrive, veshkave, mėlēisė apo tė humbnin shikimin. Mjekėt e kanė konsideruar Lulėzimin si njė djalė plot vitalitet dhe qė gėzonte njė shėndet tė pėrkryer.
Italia
Ky lajm ka tronditur mbarė opinionin italian. Kanalet televizive kanė transmetuar njė kronikė qė fliste pėr vdekjen aksidentale tė 27- vjeēarit shqiptar, Lulėzim Hajdaraj. Gjithashtu ky televizion i ka transmetuar mbarė Italisė bujarinė e prindėrve tė Lulėzimit qė pranuan shkatėrrimin e trupit tė tij vetėm pėr tė shpėtuar jetė tė tjera. MTV ka transmetuar edhe intervistėn e nėnės sė Lulėzimit ku ajo pranonte kėrkesėn e mjekėve italianė qė nga trupi i djalit tė saj tė shkuleshin tetė organe jetėsore. Televizioni italian ka zhvilluar edhe njė hetim nė shkollėn ku studionte Lulėzim Hajdaraj, Universiteti La Sapienza i Romės, dega Ekonomi dhe Tregti. Emisioni tregon se Lulėzimi ka qėnė njė student i shkėlqyer nė mėsime. Tė gjitha rrethet studentore dhe pedagogjike tė universitetit kishin njė opinion mjaft tė mirė pėr 27- vjeēarin nga Shqipėria. Edhe sjellja e tij ka qėnė e shkėlqyer ndėrkohė qė sjellja e prindėrve tė tij i ka lėnė tė habitur tė gjithė. Trupi pa jetė i Lulėzimit pritet qė tė vijė nė Shqipėri orėt e parė tė ditės sė sotme. Ndėrkohė qė nesėr pritet qė tė bėhet edhe varrimi i tij. Ligji pėr dhurimin e organeve ka hyrė pak kohė mė parė nė fuqi nė Itali dhe u shoqėrua me debate tė forta.